“SPAK ka kontroΙΙuar dje shtëpitë e dy ρersonazheve të ekranit”, Karamuço: Hetuesit janë llahtarisυr nga ato që panë

Ervin Karamuço i ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Top Story” me Grida Dumën tregoi se së fundmi janë kontrolluar nga SPAK banesat e dy personazheve të ekranit, ku i janë sekuestruar telefona dhe pajisje të tjera komunikimi.

Sipas Karamuços, disa politikanë të lartë janë nën hetim për transaksionet dhe pasuritë që ata zotërojnë.

Karamuço: Meqë jemi tek korrupsioni, aktualisht është duke u zhvilluar një kontroll i madh në disa banesa në Tiranë nga ana e SPAK-ut. Dy prej tyre i përkasin njerëzve që ne i njohim në ekranet tona. Njërit prej tyre dje në njërën prej shtëpive i janë bllokuar celularë dhe pajisje të tjera të komunikimit.

Grida Duma: Si i njohim në ekranet tona, në çfarë kuptimi?

Karamuço: Janë njerëz të ekranit që dyshohet se janë të lidhur me politikanë shumë të lartë të vendit dhe mendohet që mund të jenë bërë bashkëpunëtorë për pastrimin e produkteve të veprave penale. Ndërkohë është edhe një grua e moshuar e cila po hetohet si latifondistja më e madhe e rrethinave të Tiranës mbas Toptanësve, por e viteve të fundit që ka toka pafund deri në Rinas.

Grida Duma: Për çfarë hetohet?

Karamuço: Për pastrim të produkteve të veprës penale edhe ajo, transaksione dhe asete në emrin e saj.

Grida Duma: Kur shfaqet për publikun kjo e dhënë se cilët po hetohen me emra?

Karamuço: Janë politikanë të lartë që tani po hetohen dhe janë në fazën e fundit të asaj që ne i themi hinka për të dalë në konkluzione. Vijnë pafund kartela pasurie që shikohen transaksione të reja dhe është një çmenduri. Ata aty janë llahtarisur nga gjërat që po ju vijnë në burime të ndryshme, nga institucionet shqiptare, lidhur me pasuritë se si janë ngurtësuar, transferuar dhe pastaj janë munduar të fshihen gjurmët.

Vdekjet e MISTERSΉME në Shqipëri, dëshmia: Nga këngëtarja Anita Bitri dhe famiΙjarët e saj në SHBA, te kαtër turistët rυsë në Qerret të Kavajës!

Bardhyl Çipi, është një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj, mjeko-ligjorë.

Një libër mbi vdekjen dhe provat shkencore për zbulimin e llojeve të ndryshme të saj: vrasje, vetëvrasje, të stimuluara dhe të detyruara nga regjimi komunist, vrasje dhe gjenocide ndaj Shqiptarëve nga fqinjët e tyre, kufoma të freskëta apo të dekompozuara dhe të skeletizuara.

Dokumentet e vdekjeve të personave të shquar; Kenedit, Linkolnit, Napolonit, Leninit, Trockit, etj., dhe ngjarje të tjera të vdekjeve të njerëzve të zakonshëm.

Njohuri mbi ndryshimet që ndodhin pas vdekjes dhe ekzaminimit të kufomave në botë dhe në vendin tonë, nga pikëpamja historike, etike, mjekoligjore, juridike. Disa nga librat e tij të fundit janë; “Manuali i Mjekësisë Ligjore” (2015), “Bioethics in Albania noëadays” (2016), “Tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore” (2018), “Mjekësia Ligjore Kriminalistika” (2020).

Vdekjet e Anita Bitrit dhe katër turistëve rusë në Shqipëri

Edhe në vendin tonë ka pasur mjaft raste vdekjesh nga oksidi i karbonit, me një pjesë të të cilave jam ndeshur edhe unë gjatë ushtrimit për një kohë shumë të gjatë, të profesionit të mjekësisë ligjore.

Por ajo që m’u kujtua në fillim ka qenë vdekja e këngëtares së njohur shqiptare, Anita Bitri, së bashku me nënën dhe vajzën e saj, më 19 tetor 2004, në Staten Island të Nju Jorkut.

Nga ekzaminimet mjeko-ligjore dhe toksikologjike, si dhe shqyrtimi i të dhënave hetimore dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes, ajo u konsiderua si një rast i ndodhur për shkak të bllokimit të tubit të shkarkimit të monoksidit të karbonit (CO) të kaldajës së sistemit të ngrohjes, nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të një ballkoni, në pjesën anësore të shtëpisë ku banonin viktimat.

Si pasojë e këtij bllokimi, ato u helmuan nga gazi vdekjeprurës i oksidit të karbonit, që kishte mbushur mjedisin e brendshëm të shtëpisë, nga bojleri që ndezi vetë viktima një natë më parë, për t’u ngrohur, sepse koha ishte ftohur shumë.

Rasti u konsiderua aksidental dhe nuk u shoqërua me ndjekje penale të ndonjë personi.

Rasti i vdekjes së katër turistëve rusë në Shqipëri

Po ngjarja më e rëndë e helmimit vdekjeprurës nga monoksidi i karbonit që ka ndodhur në vendin tonë, padyshim ka qenë ajo e vdekjes së katër turistëve rusë, më datën 15 tetor 2021, në një hotel të fshatit Qerret, të rrethit të Kavajës, për të cilën, një muaj e gjysmë më vonë, në një intervistë telefonike, gjatë një emisioni televiz të gazetares së njohur Klodiana Lala, unë shpjegova aspektet mjekoligjore të këtij rasti tragjik, me katër vdekje.

Kjo bisedë televizive, ndofta e bë shkaku që më shtyu që unë t’i shqyrtoj me më shumë kujdes të gjitha rrethanat, të dhënat hetimore, toksikologjike, mjeko-ligjore të këtyre vdekjeve, të paraqitura në mediat visive dhe shtypin e vendit tonë, duke u mbështetur edhe në përvojën time dhe literaturën e pasur përkatëse.

Madje për t’i plotësuar sa më shumë këto të dhëna, unë u takova edhe me prokurorin, që më tregoi edhe dosjen penale të kësaj ?ështjeje, në lidhje me aspektet mjeko-ligjore të saj.

Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se; më 15.10.2021, ora 22.10, është marrë njoftimi se në Qerret, Golem Kavajë, në Hotel “Gloria Palace”, në ambientet e SPA-së, janë gjendur katër persona pa shenja jete, që rezultuan të ishin të katër shtetasve rusë: dy prindër, vajza dhe dhëndëri i tyre.

Itinerari i lëvizjeve deri në vdekjen e tyre ka qenë pak a shumë ky:

Viktimat kanë qenë akomoduar në këtë hotel, që më datën 10 tetor 2021. Pas disa ditëve të qëndrimit në hotel, më 15.10.2021, kanë udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut dhe në orën 10.07 kanë kaluar kufirin e Qafës së Thanës; Atje ata janë ushqyer dhe po atë ditë, në orën 17.07, kanë hyrë përsëri në Shqipëri, nga pika kufitare e Tushemishtit. Janë ndalur vetëm në Librazhd, ku janë ushqyer përsëri. Në orën 20.00, janë kthyer në hotel ku kishin prenotuar ambientet e SPA-së, që një ditë më parë, dhe kanë porositur për disa ushqime, që të çoheshin në dhomat e tyre. Ata janë gjetur të vdekur në ambientet e SPA-së nga personeli i hotelit.

Pas njoftimit nga hoteli, u krye menjëherë, nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, këqyrja e vendit të ngjarjes. Kufomat u gjetën në katin përdhe (kati 0) të godinës së hotelit, ku në anën veriore të këtij kati, ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në një ambient me përmasa 22.2 -8.4 m., në qendër të të cilit ndodhet pishina, me përmasa 11.5 x 6.5 m., me volum 60 muji.

Në skajin veri perëndimor të këtij ambienti, gjendet e vendosur, sauna e cila në momentin e këqyrjes, rezulton në punë dhe në pultin e saj, lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celsius. Përreth perimetrit të pishinës, gjenden të vendosura radhazi shezllone plastike, me ngjyrë të bardhë.

Në cepin veri-lindor të pishinës, pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe, gjendet e shtrirë në mënyrë të ?rregullt, kufoma e një shtetasi mashkull, i identifikuar më pas si ajo e shtetasit S. B.

Në anën lindore të pishinës, në mesin e gjatësisë së saj, gjenden pranë njëra-tjetrës, dy kufoma të tjera, një mashkull dhe një femër, e identifikuar si N. B. dhe N. B. dhe këto dy kufoma, të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës, në shezllongun e mesit, gjendet e shtrirë dhe pa asnjë shenjë jete, kufoma e shtetases E B.

Nga këqyrja e jashtme e kufomave, tek asnjëra prej tyre nuk u vërejtën dëmtime të jashtme trupore (shenja dhune).

Nga ambienti i vendit të ngjarjes u morën në cilësinë e provave materiale, dy telefona celularë të viktimave dhe veshjet e përdorura prej tyre. Në vijim nga uji i pishinës, u morën konform procedurave standarde, për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik, dy kampione uji, të ndarë nga njëri-tjetri, një për ekzaminim me volum 1000 ml. dhe një për ruajtje, volum 100 ml.

Gjithashtu u morën për ekzaminim të mëtejshëm edhe dy kampionë pluhur, në dukje si klor që përdoret për dezinfektimin dhe përpunimin e ujit të pishinës; kampionët e klorit u morën të ndara në masën nga 100 ml. secila, një për analiza dhe tjetra për ruajtje. Gjithashtu nga dhomat në të cilat ishin akomoduar viktimat, u morën për ekzaminime të mëtejshme produktet ushqimore dhe mbetjet e tyre, me qëllim që ato të ekzaminoheshin.

Ditën tjetër, më 16.10.2021, u krye autopsia e katër viktimave. Në ekzaminimet mjeko-ligjore të tyre u vunë re shenjat karakteristike të vdekjeve asfiktike, si dhe ngjyra e kuqe e çelur e indeve, në të katrë viktimat. Këto të dhëna, jepen në aktet përkatëse mjeko-ligjore, të shoqëruara me analizat toksikologjike, që rezultuan që gjaku i tyre, përmbante onoksid karboni, në shifrat 75 – 80 %.

Rezultatet mjeko-ligjore të këtyre katër vdekjeve, u shpallën kur kishte kaluar më shumë se një muaj, nga ndodhja e kësaj ngjarjeje tragjike. Kështu që gjatë muajit të parë pas këtyre vdekjeve, u dyshua më shumë për një helmim nga klori, ose avujt e tij, një helmim ushqimor, apo biologjik, etj.

Mjaft kohë më pas, është kryer edhe një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja, për të përcaktuar, nëse CO në ajër ka ardhur si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit siç duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera. Nga kryerja e tij, nuk u arrit ndonjë rezultat.

Pikërisht, në intervistën e dhënë prej meje, në dhjetor të vitit 2021, unë shpjegova, midis të tjerave:

Monoksidi i karbonit (CO), i dalë në rezultatet e ekspertizës është një nga helmet më të rrezikshme dhe në momentin që ai lidhet me hemoglobinën, bëhet vdekjeprurës. Vdekja e tyre ka ndodhur për arsye se problemi në kaldaja, duhet të jetë shumë i rëndë, që vdiqën të katër bashkë. Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë e peshë sa të ajrit dhe formohet kur ka djegie. Ai konsiderohet një nga helmet më të rrezikshme dhe më të përhapura. Ka si veti që të lidhet, me hemoglobinën e gjakut.

Në rastet kur futet monoksidi në trup, nëpërmjet frymëmarrjes, ai lidhet me hemoglobinën e rruazave të kuqe të gjakut, dhe kjo lidhje me të, është 250 herë më e fuqishme se ajo me oksigjenin. Varet nga sasia e gazit të oksidit të karbonit, në vendin ku ndodhet njeriu. Oksigjeni zëvendësohet me këtë gaz dhe shfaqen shenjat e helmimit, me dhimbje koke, marrje mendsh. Ka edhe një lloj euforie, e ngjashme me dehjen. Pastaj kalohet në fazën e dytë, ku njeriu ka pamundësi në të lëvizur, pastaj bie në koma dhe vdes.

Në rastin konkret, fakti që këta katër viktima të gjetura të vdekura në të njëjtën ambient, gjaku i të cilave përmbante CO në sasi shumë të lartë, e vërteton në mënyrë të saktë; që vdekja e tyre ka ardhur nga helmimi, me oksid karboni.

Viktimat në këto vdekje, paraqiten me një ngjyrë të të kuqe të çelur të trupit të tyre, e ngjashme me atë njeriut të gjallë, siç u gjetën edhe në këtë ngjarje.

Në momentin kur kanë hyrë punonjësit, ambienti është pastruar. Këtu është diçka që duhet parë me kujdes, fakti që këta vdiqën të katërt, tregon se mundësia për një defekt në kaldajë, të jetë shumë e madhe”.

Në të vërtetë, arsyeja kryesore, që unë po e bëj përsëri këtë analizë mjaft të hollësishme të këtij rasti, është se kjo ngjarje e rëndë vdekjeprurëse, kur ka kaluar një kohë e gjatë, vazhdon të mbetet ende e pazbuluar, në lidhje me rrethanat dhe shkakun e këtij helmimi.

Në fillim unë dua të theksoj punën e ekipit të ekspertimit të Institutit të Mjekësisë, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë mjaft vite më parë, i cili arriti të përcaktojë me saktësi, si shkaktar të këtyre katër vdekjeve: helmimin nga CO (oksidi i karbonit).

Përveç kësaj, unë po përmend edhe të dhënat e literaturës së huaj, sipas të cilës, vdekjet nga helmimi me CO, të ndodhura në mjediset e mbyllura të pishinave dhe saunave të hoteleve, kanë ndodhur në mjaft raste në SHBA-ës, për shkak të defekteve të pajisjeve ngrohëse dhe atyre të ventilimit, të mjediseve të mbyllura të këtyre pishinave.

Por cilat janë të metat, që mund të kenë ndikuar negativisht në mos zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje ,në fshatin Qerret të Kavajës?

– Së pari, për këtë rast tragjik, u mendua menjëherë në fillim, për vdekje të ndodhura kryesisht nga helmimi me klor, ose avujt e tij, helmim ushqimor, ose biologjik, etj. Kështu, me aq sa kam arritur të verifikoj, nga të dhënat e marra prej meje në Prokurorinë e Kavajës dhe atyre paraqitura në shtyp, në këqyrjen e vendit të ngjarjes, menjëherë pas ndodhjes së saj, nuk rezulton të jenë parë dhe kontrolluar instalimet, për ngrohjen e mjediseve të brendshme të pishinës dhe saunës të hotelit: kaldaja ngrohëse e instaluar përjashta hotelit, me tubacionet e saj, sistemi i ventilimit, etj.

– Së dyti, ka një vonesë të pashpjegueshme, mbi një muaj, në shpalljen e rezultateve të plota të autopsive të viktimave, që përmbajnë edhe ekzaminimet toksikologjike përkatëse, për zbulimin e shkaktarit të vërtetë të këtij helmimi të rëndë, ndërkohë që rezultatet e ekzaminimeve toksikologjike, të vdekjes të shkrimtarit Francez Emil Zola, i kryer 120 vite më parë, e kanë zbuluar dhe shpallur në shtyp këtë helmim, shumë shpejt, vetëm 2-3 ditë, pas vdekjes së tij.

Ndërsa në rastin e vdekjes së katër turistëve rusë, gjatë kësaj periudhe mbi një-mujore, u kërkua kryesisht për helmim nga klori dhe avujt tij. Më vjen keq, ta deklaroj konstatimin e këtyre të metave, që kanë ndikuar padyshim në mos zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje, të cilat mund të kenë ndodhur, për arsye të ndryshme.

Unë po i shpall ato, sepse ky është një rast i rëndë, me katër jetë njerëzore të humbura, për të cilat mjekësia ligjore, një shkencë e vënë në shërbim të interesit kolektiv dhe drejtësisë shoqërore, së bashku me organet përkatëse të drejtësisë, kanë detyrimin, që t’i sqarojnë këto vdekje, në të gjitha detajet e tyre. Për fat të keq, për këtë ngjarje tragjike, Prokuroria e vendit tonë, ka pezulluar hetimet e mëtejshme./Memorie.al              

Βαbai i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharαke në vitin 2023, zbardhet për herë të parë dokυmenti

Gazetari Adriatik Doçi zbuloi së fundmi kartelat e 17 pasurive (të papublikuara më parë) në emër të Fatime Kryemadhit (mamaja e Monika Kryemadhit), Drini Kryemadhit (vëllai i Monika Kryemadhit) dhe Rexhep Metaj (babai i Ilir Metës). Sipas Doçit, Babai i Ilir Metës, Rexhep Metaj, rezulton pronar i një apartamenti në Gjirin e Lalzit, me sipërfaqe 76 m2, me vlerë 60 mijë euro. Ky apartament është blerë në gusht të vitit 2023. Së pari, në Gjirin e Lalzit një apartament 76 m2 nuk kushton 60 mijë euro. Me 60 mijë euro mund të blesh një garazh, por jo apartament. Së dyti, edhe sikur SPAK dhe publiku të besojë se apartamenti paskërka kushtuar 60 mijë euro, nuk dihet se cili është burimi parave. Babai i Ilir Metës ka si të ardhura të ligjshme një pension, pak më të lartë se të nënë Selvisë, por që nuk mjafton as për shpenzimet mujore. Ndërkaq, Fatime Kryemadhi rezulton pronare e një pasurie me vlerë miliona euro nga Sauku, TEG, Mëzez deri në Gjirin e Lalzit. Si të ardhura të ligjshme, Fatimja ka një pension, pak më të lartë se sa pensioni i nënë Selvisë. Këto pasuri janë të ndryshme me pasuritë e deklaruar nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, ku përfshihen pallati në Laprakë, vila në Gjirin e Lalzit, shtëpia 500 m2 në Kodrën e Diellit, etj.

Babai i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një

Detajet

Për këto zbulime që thuhet se kanë rënë në duart e SPAK foli dhe profesori i njohur Ervin Karamuço, i cili edhe pse nuk përmendi emra tha se familjarët e një politikani kanë dalë pronarë të mëdhenj tokash në periferi të Tiranës. Karamuço nuk bëri me dije emra, por tha se bëhet fjalë për mijëra metër katrorë tokë që më parë nuk dihej se ishin në ngarkim të këtyre personave. “Janë disa hetime dhe në një prej këtyre hetimeve, ndërkohë që mund të merreshin masa konkrete, kanë vajtur 2 oficerë të BKH dhe kanë gjetur një mal me prova dhe do hapet një çështje tjetër penale sepse familjarët e një politikani na kanë dalë latifondistët më të mëdhenj të rrethinave të Tiranës me 9 kartela me mijëra metër katrorë që deri dje nuk diheshin që ishin në ngarkim të tyre. Kjo ka frenuar një hetim, prandaj amplituda e SPAK ndryshon herë pas here sepse ka një ngarkesë të tillë dhe kjo është arsyeja pse shtyhen hetimet”, u shpreh ai.

Kontrolli i shtëpisë së Olti Currit

Jo vetëm kaq, shpërndarja e pasurisë së çiftit Meta-Kryemadhi dyshohet se është bërë edhe tek emra të njohur. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të SPAK-ut kanë kontrolluar banesën e blogerit Olti Curri, në lagjen “Kodra e Diellit”. Kjo u bë me dije nga gazetari Bledi Mane. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mane u shpreh së fundmi se banesa në të cilën jeton blogeri ka qenë në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës, por ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Currit. Gazetari shton se agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale. “Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të Spak-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit në lagjen Kodra e Diellit në kryeqytet. Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit. Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale. Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkruajtja e teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme. Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit të cilët prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim”, thuhet në postimin e Manes.

Vrαnë dy ‘kokat e mëdha’ të mαfias greke, identifikohen autorët, mes tyre edhe një shtetas shqiρtar(Foto)

Policia greke ka publikuar fotot dhe detaje e organizatës kriminale përgjegjëse për vrasjen e bosit të mafias Yiannis Skaftouros në Skourta Boiotia në prill 2022, të ekzekutimin e Vassilis Roubetis dhe dhëndrit të tij, Dionysis Mouzakitis, në Korydallos në qershor 2023 dhe tentativa për vrasje një muaj më vonë në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria, djegia e makinave në parkingun e një karburanti në Aspropyrgos që i përkiste familjes Skaftouros dhe djegia e një magazine industriale ku makineritë e lidhura me prodhimin e duhanit produktet u shkatërruan.

Mes personave që janë pjesë e bandës është dhe 26-vjeçari shqiptar, Xhonatan Pajo.

Duke paraqitur rastin në fillim të muajit janar, drejtori i Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, gjeneral brigade Ioannis Skouras, kishte thënë se anëtarët e një organizate ndërkombëtare të përfshirë në rastet e vrasjeve, vrasjeve në tentativë dhe në rastet e shpërthimeve dhe zjarrvënieve.

(Xhonatan Paja)

Ata janë të përfshirë konkretisht,

– Në vrasjen e Yannis Skaftouros dhe plagosjen e dy të afërmve të tij, më 25 prill 2022 në Skourta Boeotia.

– Në vrasjen e Vassilis Roubetis dhe Dionysis Mouzakitis, më 07 qershor 2023 në Korydallos, të cilët u vranë teksa hynin në parkingun e një pallati.

– Në tentativën e vrasjes së një burri, më datë 03 qershor 2023 në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria.

– Zjarrvënia e automjeteve në parkingun e një karburanti më datë 10 qershor 2023 në Aspropyrgos, ambiente të cilat i përkasin kompanive të familjes Skaftouros.

– Në zjarrvënie në një magazinë industriale më datë 16 qershor 2023, ku u asgjësuan makineritë që lidhen me prodhimin e produkteve të duhanit.

Vrasja e Skaftouros

Dy persona, pasi kishin mbuluar tiparet e fytyrës, sulmuan me armë zjarri, duke ekzekutuar Yiannis Skaftouros dhe duke plagosur dy të afërm të tij. Më pas janë arratisur me një motoçikletë të cilën e kanë braktisur dhe gjatë hetimeve është gjetur. Në sipërfaqen e makinës u gjetën gjurmë gishtash të një anëtari të organizatës.

Jul Deda ‘zbërthen’ lojën e Eglës në BBV: Po të mos lidhej Ilnisa në shtëpi…

Orët e para të mëngjesit, Graciano, Erjola dhe Juli kanë analizuar lojën e disa prej banorëve të shtëpisë së ‘BBV3’.

Një prej tyre ka qenë Meritoni dhe më pas është komentuar dhe Ilnisa e cila nuk është më pjesë e garës.

Juli shprehet se nëse Ilnisa nuk do të ishte lidhur me Meritonin dhe do të vazhdonte të luante njësoj sikur në fillim të formatit, ajjo jo vetëm që do të ishte pjesë e garës por aktorja Egla Ceno do të ishte jashtë shtëpisë.

“Tri mesazhet e Veliajt”/ Analisti Artur Zheji ‘zbërthen’ fjalën e kryebashkiakut pas daljes nga SPAK dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikë: I pari është…
“Po të mos lidhej Ilnisa, po të vazhdonte me atë llogjikën e fillimit, sot Egla do të ishte jashtë. Do të kishte dalë Egla me kohë!”- shprehet Juli.

https://www.instagram.com/reel/C6cwCC5It5Y/?ig_mid=2220CF88-8714-4370-AC25-C4F9ABA193A9

https://www.instagram.com/reel/C6cwCC5It5Y/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fjul-deda-zberthen-lojen-e-egles-ne-bbv-po-te-mos-lidhej-ilnisa-ne-shtepi%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1113%2C%22ls%22%3A341%2C%22le%22%3A1061%7D

Lidhje të fortë me gjakun “Ilir”, çfarë mbante të shkruar në unazë Pirrua i Epirit?

Nga Nevila Dervishi

Pirrua, Mbreti i Epirit (319-272 p.e.s), një territor që shtrihej në zona përgjithësisht të banuara nga ilirët dhe më tej nga pasardhësit e tyre, më së shumti njihet si strateg e gjeneral i papërsëritshëm në fushat e betejave.

Askush nuk di të thotë se në cilën gjuhë Pirrua komunikonte me ushtarët e njerëzit e vet, dihet vetëm që ai kishte një lidhje të fortë me gjakun ilir.

Ai ishte kushëri i Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh, ndërsa një lidhje tjetër me ilirët ishte edhe fakti se ai, qysh fëmijë, ishte rritur në oborrin e Mbretit Glauk të Taulantëve, një prej fiseve më të mëdha ilire, zotërimet e të cilit, në kohë të ndryshme, kapnin hapësirën mes lumit Neretva (Bosnje-Hercegovinë) dhe Vjosës.

Por Pirrua i Epirit nuk njihet vetëm për bëmat e tij si strateg ushtarak i antikitetit.

Historia ka lënë pas edhe të dhëna që thonë se ai ishte një mbret i dhënë pas dijes dhe, sa duket, edhe i kujdesshëm për popullin e vet.

Dëshmohet se një pjesë të rregullave, apo normave, të cilat udhëhiqnin veprimtarinë e tij të përditshme, ai i kishte gdhendur në një unazë apo byzylyk, që mbante në dorë, për ti pasur gjithmonë përpara mendjes.

Këtë fakt e zbulon apo e sjell për herë të parë Gjon Muzaka, i quajtur Princ i Epirit, një nga aleatët dhe bashkëluftëtarët e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ai e ka përfshirë përmbajtjen e shkrimeve në unazën e Pirros në testamentin që u ka lënë pasardhësve të tij në vitin 1510, pak vite përpara se të vdiste.

Për herë të parë testamenti i tij është publikuar i përkthyer në shqip në nëntor të vitit 1931 në revistën “LEKA” (nr.11), që shtypej në Shkodër.

Ja përkthimi i plotë nga italishtja i pjesës që flet për rregullat që Pirrua i Epirit mbante të shkruara në unazën e vet:

1-Të fortin nuk e shpërblen sa duhet edhe sikur botën mbarë t’i japësh, të dobëtin nuk e ndëshkon sa duhet, edhe sikur vetë jetën t’ia marrësh.

2-Është më i nderuari ndër të nderuarit ai që goditet prej fatit, pa pasur faj, dhe është më i poshtri ndër të poshtër ai që përkëdhelet nga fati pa e merituar.

3-Atë çka mund ta bëni me të mirë, mos e bëni me të keq.

4-Atë që mund ta arrini me paqe, mos e kërkoni me luftë.

5-Atë çka mund ta fitoni duke e kërkuar, mos e humbni duke kërcënuar.

6-Atë çka mund ta ndreqësh pa bërë zhurmë, mos e ekspozo në publik.

7-E ka bërë mirë detyrën ai prind, që lë pas një fëmijë të ditur por të varfër dhe nuk e ka bërë detyrën ai tjetri, që lë pas një fëmijë të pasur por budalla.

8-Ka më shumë vlerë një ndihmë e vogël, por e ardhur në kohë, se sa një e madhe, por që mbërrin me vonesë.

9-Njeriu që arrin të bëhet tiran i madh me forcë, meriton te kthehet në skllav me drejtësi.

10-Nuk mjafton që një person te jetë i mirë, është e domosdoshme qe ai të ndreqë gjërat që kanë marrë për keq.

11-Në këtë jetë, njeriu duhet të verë në punë mendjen, sepse lumturia është një mall hua, kurse fatkeqësia është pasuria e natyrshme e tij.

A e keni ditur që flamuri Shqiptar renditet në top 5-shën e flamujve më të vjetër në botë

Për shumicën e vendeve, data e miratimit të flamurit të tyre është e qartë, por për të tjerat është e diskutueshme.

Data ose viti i saktë i miratimit të flamurit të çdo vendi mund të jetë i panjohur ose i debatuar për shkak të ndryshimeve të dizajnit, por nga hulumtimi ynë, këtu janë pesë flamujt më të vjetër të vendeve në botë.

1. Flamuri i SKOCISË (832)

Flamuri i Skocisë e ka origjinën në vitin 832 pas Krishtit, gjatë një beteje të zhvilluar në epokat e errëta. Njihet si flamuri më i vjetër i Evropës. Shpesh i referuar si Saltire e Skocisë, Saltire ose Kryqi i Shën Andreas, Flamuri i Skocisë përdor një sfond të kaltër. Dizajni i tij është i guximshëm dhe unik me një fushë të thjeshtë blu dhe kripë të bardhë.

Sipas traditës, ai përfaqëson Shën Andrean, i cili supozohet të jetë kryqëzuar në një kryq të asaj forme. Kryqi i Shën Andreas mbahej si një distinktiv mbi kapele në Skoci në ditën e festës së Shën Andreas.

2. AUSTRIA (1230)

Flamuri i Austrisë ka tre vija të barabarta horizontale të kuqe, të bardhë dhe të kuqe. Historikisht, dizajni bazohet në stemën e dinastisë Babenberg, dhe në fillim flamuri ishte portokalli-bardhë-blu, por më vonë vijat portokalli dhe blu u bënë të kuqe.

Sipas legjendës, flamuri u shpik nga Duka Leopold V i Austrisë si pasojë e luftimeve të tij gjatë Rrethimit të Akresë (1189-1191). Pas një beteje të ashpër, pardesyja e tij e bardhë u zhyt plotësisht në gjak. Kur hoqi rripin, lecka poshtë ishte jashtëzakonisht e bardhë, duke zbuluar kombinimin e ngjyrave të kuqe-bardhë-kuqe. Aq i pushtuar nga kjo pamje unike, saqë i miratoi ngjyrat dhe skemën si flamurin e Austrisë.

Megjithëse flamuri austriak ishte në punë në 1105, ai nuk u miratua zyrtarisht deri në 1230.

3. LETONI (1280)

Një nga flamujt më të vjetër në botë, Flamuri i Letonisë u përmend për herë të parë në kronikën mesjetare të quajtur Kronika e Rhymed e Livonia në 1280. Kronika përmend një standard të kuq me një shirit të bardhë që përdoret nga fiset letoneze.

Sipas LatvianHistory.com, “kur udhëheqësi i fisit të lashtë Letonez Semigallian drejtoi sulmin kundër Rigës së kontrolluar nga kryqtarët Teutonikë, ushtarët Latgalianë nga Cēsis erdhën për të mbështetur kryqtarët. Latgalianët erdhën me flamur të kuq-bardhë-kuq që kronisti e quajti “flamuri i letëve”.

Një leg.jendë i referohet një shefi të plagosur për vdekje të një fisi letonez, i cili ishte mbështjellë me një çarçaf të bardhë. Pjesa e çarçafit ku ai ishte shtrirë mbeti e bardhë, por dy skajet i ishin njollosur në gjak. Gjatë be.tejës tjetër, fleta e njollosur me gjak u përdor si flamur. Sipas legjendës kësaj radhe luftëtarët letonez ishin të suksesshëm dhe e përzunë armikun.

4. DANIMARKA (Miratuar 1307 ose më herët)

I njohur si i njohur si “Dannebrog” ose “rroba daneze”, në Danimarkë, dizajni aktual i një kryqi të bardhë skandinav në një sfond të kuq u miratua zyrtarisht në 1307 ose më herët. Flamuri i Danimarkës mban gjithashtu Rekordin Botëror Guinness për flamurin kombëtar më të vjetër të përdorur vazhdimisht.

Sipas legjendës, flamuri erdhi në zotërimin danez gjatë Betejës së Lyndanisse në 1219. Danezët ishin në një kryqëzatë të dështuar në Estoni, por pasi iu lutën Zotit, një flamur ra nga qielli. Pas kësaj ngjarjeje, mbreti danez Valdemar II vazhdoi të mposhti estonezët. Përdorimi i parë i regjistruar i flamurit u shfaq më pak se 100 vjet më vonë. Kjo legjendë nuk ka të dhëna historike ose faktike, megjithëse shumë e konsiderojnë atë të vërtetë.

Burimet vënë në dukje se ndërsa Danimarka nuk ishte kurrë pjesë e Perandorisë Romake, modele të ngjashme u përdorën nga Perandoria për të përfaqësuar provincat, pasi kryqi i bardhë është simbol i krishterimit. Dizajni kryq u miratua më vonë nga vende të tjera nordike si Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda.

5. SHQIPËRI (1443)

Flamuri i Shqipërisë përbëhet nga një fushë (sfondi) e kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në qendër. Shfaqja e parë e flamurit të Shqipërisë u bë më 28 nëntor 1443, kur Skënderbeu (Gjergj Kastrioti), heroi kombëtar i Shqipërisë, ngriti flamurin e tij mbi kalanë e Krujës në kundërshtim me turqit që sundonin vendin. Dizajni unik i shqiponjës me dy koka është huazuar nga Perandoria Bizantine.

Simboli i shqiponjës dykrenare u ripërdor nga nacionalistët shqiptarë gjatë fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të, si simbol i fushatës së tyre për pavarësinë e vendit të tyre nga Perandoria Osmane. Më 28 nëntor 1912 u shpall Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamuri u miratua zyrtarisht.

ILIRISHTJA ESHTË GJUHA E SHQIPTARVE OSE ARNAUTËVE. KOSOVA ESHT PASARDHSJA E DARDANËVE TË LASHT PARA ROMAK

а, која су отпочела крајем трећег века па кроз цео IV V и VI век се продужавала, ПОЈАВЉУЈУ СЕ у овим пределима и СРБИ, који овде ЗАТИЧУ ИЛИРЕ (АРБАНАСЕ) и полатињене Илире (Влахе).”,

(https://www.decani.org/…/%D0%BA%D0%BE%D1…/view-document).

https://www.decani.org/…/%D0%BF%D1%83%D1%82%D0%BE%D0%BF…

Si do jetë hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH

Hekurudha Vorë Hani i Hotit do të jetë elektrike dhe trenat në të do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 kilometër në orë.

Vepra infrastrukturore e gjatë 120 kilometër parashikohet të përfundojë në 2030-n duke bërë të mundur që nëpërmjet saj të lëvizin 2.3 milionë udhëtarë e 900 mijë tonë mallra çdo vit.

Detajet janë publikuar në marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimit të çuar në Kuvend për miratim nga qeveria.

“Është e vetmja linjë ndërkombëtare që vendi ka le të themi për transportin e pasagjerëve dhe mallrave, që para viteve ’90.

Lidh Shqipërinë me Malin e Zi përmes stacionit të Tuzit për të vijuar pastaj në Podgoricë dhe lidhjen me kryeqytete e tjera së asaj pjese të Rajonit siç është Beogradi, Zagrebi, Lubjana e deri në Budapest”, tha Erjola Muka, Zhvillimi i Infrastrukturës dhe Territorit, MIE.

Sipas relacionit që shoqëron marrëveshjen, linja hekurudhore pritet të përbëhet nga 12 stacione, 12 ura dhe një tunel të gjatë 320 metër. Koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë.

“Eliminohet kështu lënda djegëse dhe me këtë linjë hekurudhore ne i përafrohemi tërësisht standardeve të Bashkimit Europian”, shtoi Muka.

Marrëveshja e kredisë me BERZH, që pritet të miratohet në Kuvend kap një vlerë prej 98.75 milionë euro. Në total, linja hekurudhore pritet të kushtojë 356 milionë euro.