E rëndë në Tiranë/ 26-vjeçarja hidhet nga kati i 5-të i pallatit, policia: Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se…

Një 26-vjeçare është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë, ndërsa sipas deklarimeve të familjarëve e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Ja si është gjendja shëndetësore e Eglës pas vizitës së mjekëve (Video)

Egla pati një shqetësim shëndetësor sot, teksa mjekët nxituan brenda shtëpisë së Big Brother për t’i ofruar ndihmën.

Por duket se në këto orë të mbrëmjes, dhe pas serumit, Egla jo vetëm që e ka marrë veten, por ka rinisur debatet me banorët.

Ajo është çuar nga krevati, tashmë në rolin e lideres së shtëpisë, dhe u ka kërkuar banorëve të bëjnë punë.

Nuk ka kaluar ky moment pa përplasje mes saj, Meritonit dhe Romeos, që i kanë thënë të shtrihet pasi është sëmurë.

Sakaq, Egla u ka kërkuar banorëve të mos bëjnë punë në dhomën e gjumit, ku do qëndrojë në regjim shtrati.

https://www.instagram.com/reel/C6b9Ms-sI22/?utm_source=ig_embed&ig_rid=384ae8a0-30c6-4858-a7cf-73402d7768a5&ig_mid=CCBC0A8F-D942-4661-8D48-9C790FA5348A

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6aa0990e-6bef-4836-9b1e-ba1e93751c6c&ig_mid=507D6EA2-9538-4DE1-8527-224E2F9FDFDE

“Ti do që Egla të ikë dhe të anulohet televotimi”/ Romeon e kap frika se mos lë shtëpinë e BBV, ja si reagon pas gjendjes shëndetësore të aktores (Video)

Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi. Pasditen e sotme është komunikuar për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore e për momentin shfaqej e shtrirë në shtratin e saj me vigon duke marrë serum.

Deri në një moment banorët nuk e dinin se ku ndodhej Egla dhe mendonin se ishte nën kujdesin e mjekëve në spital.

Duke komentuar situatën, Graciano u shpreh shumë i revoltuar ndaj Romeos, pasi për të nuk duhet të presë që ajo mund të largohet nga shtëpia, pasi televotimi i tij me Heidin nuk do të anulohej.

Romeo e ka mohuar që ai dëshiron largimin e Eglës nga shtëpia.

Graciano: Pse bëhesh i keq o burrë, i plasi se u eliminua të jetë mirë me shëndet, unë e di që ti ndoshta do të lirohesh që ajo të iki dhe të prishet gjëja poo…

Meritoni: Jo, jo, nuk prishen nominimet, o Graciano.https://www.instagram.com/reel/C6bdpRJsj63/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fti-do-qe-egla-te-ike-dhe-te-anulohet-televotimi-romeon-e-kap-frika-se-mos-le-shtepine-e-bbv-ja-si-reagon-pas-gjendjes-shendetesore-te-aktores-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A471%2C%22ls%22%3A211%2C%22le%22%3A337%7D

Aksidenti tragjik në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin (Video)

Pamjet e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë publikuar duke shfaqur momentet e fundit të dy personave që mbetën të vrarë pas incidentit.

Siç duket edhe në video, zetori me të cilin udhëtonin 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë, përmbyset dhe bie në kanal.

Nuk është e qartë se përse zetori ku ndodheshin dy viktimat është përmbysur duke sjellë edhe vdekjen e tyre, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin për një moment.

Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i ka zënë poshtë.

“E pe që Baçi nuk erdhi fare?”/ E nxori “kokë më kokë” në nominim me të dashurën, si reagoi Romeo kur pa që mjekët janë futur në shtëpi për Eglën, ja çfarë thotë aktorja për Heidin (Video)

Marrëdhënia mes Eglës e çiftit, Romeos dhe Heidit u “lëkund” mbrëmjen e djeshme pasi këta të fundit mendojnë se aktorja i ka nxjerrë në nominim “kokë më kokë” se kush do të largohet, dhe jo që njëri prej tyre do të kualifikohet direkt për në finale.

Përgjatë gjithë mbrëmjes edhe sot paradite Romeo ishte personi i cili vendosi t’i qëndrojë larg Eglës dhe t’i mbajë qëndrim.

Mirëpo, kjo sjellje e aktorit nuk zgjati për shumë pasi gjendja shëndetësore e rënduar e Eglës bëri që ai menjëherë t’i shkonte pranë.

Në një bisedë me Julin, vetë aktorja i tha që Romeo ka një zemër shumë të madhe, ndërsa partnerja e tij, Heidi, ende nuk ka shkuar që ta pyesë si është.

Egla: A e pe që erdhi Romeo?

Egla: A e pe që ka zemër të madhe siç të kam thënë?

Egla: E pe që Baçi nuk erdhi fare?

Juli: Po Baçi është akull, po do vijë edhe Baçi

Juli: Po, mbase nuk e di që je këtu fare por do ja thotë ai edhe do vijë.

Pasditen e sotme Egla papritur u ndie keq. U desh ndërhyrja e mjekëve në shtëpi që gjendja shëndetësore e aktores të stabilizohej. Përmes një zarfi produksioni i Big Brother Vip njoftoi dhe banorët e tjerë duke theksuar se në vijim do të ketë një njoftim të dytë në lidhje me rrugëtimin e aktores në finalen e madhe të 25 majit.

Aktualisht Egla ndodhet në dhomën e gjumit, e shtrirë, ku dhe i është vendosur dhe një serum.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f7cf5879-ecd1-485a-886c-755ee9f6c2ab&ig_mid=F037E534-DC28-42EA-BF39-F9C5996C2B0E

Sophia, roboti më inteligjent në botë tenton të arratiset gjatë prezantimit në Greqi, rrëzohet keq (Video)

Sophia, i konsideruar si humanoidi më inteligjent në botë, ka pësuar një incident të pakëndshëm në Greqi.

Gjatë prezantimit në një event teknologjik në Selanik, roboti Sophia ishte vendosur në një podium, por ka kryer një veprim të pazakontë.

Roboti ka nisur të ecë papritmas, duke u rrëzuar nëpër shkallë.

Sipas disa medieve greke, incidenti ka ndodhur gjatë kohës që në sallë ka hyrë kryeministri grek Qirjako Miçotaqis.

Guri që flet shqip dhe ‘tronditi’ Greqinë: Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret

Pllaka e gurit në ishullin grek të Lemnosit i përket shekullit të VI.p.e.r. dhe është deshifruar nga studiuesi Muharrem Abazaj.

Një mbishkrim i tillë mjaft i vjetër është gjetur në territorin e Greqisë, në ishullin Lemnos. Ai është bërë objekt deshifrimi nga shumë studiues, midis të cilëve edhe Nermini Vlora (Falasci), e cila ka deshifruar një pjesë të mirë të shkrimit. Por, siç thotë ajo, nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe.

Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të identifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokëshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet.

Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një një histori e dhimbshme e lidhur me pronën, me tokën.

“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”.

Edhe portreti në gurin e mbishkrimit si dhe thika përbri tij, flasin qartë për këtë përmbajtje. Deshifrimi i këtij mbishkrimi me anën e shqipes, tregon në mënyrën më të plotë për lidhjen e pellazgjishtes me shqipen.

Marko Boçari, shqiptar e bir shqiptari

Shumë historianë helenë suliotët i quajnë grekë. Teori të cilat qarkullojnë prej dhjetëra vitesh dhe janë të pabazuara historikisht. Fakti që pjesa më e madhe e tyre i përkisnin besimit ortodoks, fakti që historia e tyre bëri bujë në Greqi dy shekuj më parë, fakti që ata ishin burra trima që bënë histori dhe lanë një emër të pavdekshëm, raportet që ata krijuan me rusët dhe francezët, i ka bërë shumë të famshëm. Por krahina e Sulit është shqiptare dhe vetëm shqiptare. Dhe këtu na vijnë në ndihmë disa fakte të padiskutueshme.

Të gjithë studiuesit e huaj të asaj kohe vinin në dukje faktin që banorët e gjashtë fshatrave që përbënin Sulin, flisnin një gjuhë të çuditshme që nuk ishte greqisht, fakti që banorët e atyre zonave dinin vetëm shqip dhe mbi të gjitha hartimi i fjalorit të parë shqiptar nga Marko Boçari, hedhin poshtë të gjitha tezat e grekëve që shumë herë janë quajtur manipulatorë të historisë. Sepse fjalori u hartua pikërisht me qëllimin që të ndihmonin shqiptarët të mësonin greqisht. Vetë konsulli francez, Pukëvili, ka lënë dokumente ku shkruan se bëri përpjekje që suliotët të studionin greqisht dhe të merreshin vesh me grekët.

Pikërisht për të hedhur dritë mbi një figurë shumë të rëndësishme të historisë shqiptare, na vjen në ndihmë historiani Arben Llalla. Në bazë të shumë dokumenteve historike, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790, në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Kryengritjes të 1821, Noti Boçari, i cili ka lindur në Sul në vitin 1759. Ai është ministri i parë i Mbrojtjes i shtetit grek, dhe vdiq më 1841.

Që një pjesë e popullsisë së suliotëve janë çamë, këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik: “Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.

Ndërsa studiuesi Ciapolini thotë: “Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është shqipja e dialektit të Çamërisë”.

Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më të rëndësishëm, të Kryengritjes së vitit 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por ai kishte një aftësi të madhe dhe një dëshirë të admirueshme për shkrim e këndim. Duke qenë se suliotët ishin të njohur për trimëri e një guxim të pashembullt në luftra, ëndrra e Markos ishte që Suli të ishte i pavarur dhe të jetonte në një shoqëri të lirë e të drejtë. Shqiptarët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerrjes së vlerave tradicionale e të bashkësisë.

Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh i greqishtes dhe shqipes së thjeshtë”(Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ), 1809, të cilin e shkroi vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait, Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza.

Përfundimi i këtij fjalori ishte i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vetë, përpjekje të mësojnë suliotët greqisht dhe të merren vesh me grekët.

Sido që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore, që krijoi një vepër gjuhësore dhe kulturore, si rrjedhim, me të drejtë, Marko Boçari mund të quhet realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqiptar.

Fjalori i Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas dorëzimit të armëve duhet t’i përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.

Fjalori ka rëndësi të veçantë, se shpreh shumë elemente të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekët.

Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se tregtia në zona të gjera të Ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dygjuhësh, me qëllim që shqiptarët, në njëfarë mënyre ishin të detyruar të mësonin greqishten, që po fitonte terren si gjuhë e tregtisë në Ballkan.

Kështu gjuha shqipe mbeti një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj, duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin Ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano-turk. Marko Boçari, me një vullnet dhe guxim, në moshën 19-vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull origjinal “Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ” (Fjalori dygjuhësh greqisht dhe i shqipes së thjeshtë). Fjalori dygjuhësh përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.

Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë, Pukëvili, duke studiuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frëngjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.

Markoja, sipas historianit Llalla, ishte jo vetëm studiues i famshëm, hartues fjalori, por dhe një trim me merita të veçanta. Ai do të vritej më 9 gusht 1823, duke luftuar kundër ushtrisë së Mustafa Bushatit.

Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Evropën. Ai i kishte shkruajtur një letër Bajronit, kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez, Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur dhe mbajti një fjalim mbi varrin e tij, i veshur me kostumin e njohur kombëtar shqiptar. Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.

Pas vdekjes së tij qeveritarët grekë i vunë zjarrin shtëpisë së Boçarëve, duke djegur shkresa shumë të vjetra, një arkiv i pasur i jetës së shqiptarëve.

Shumë historianë grekë e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronj të tjerë shqiptarë të Kryengritjes të 1821, si grekë dhe jo shqiptarë, duke pasur parasysh që Marko dhe të tjerë heronj të 1821, i përkisnin fesë ortodokse.

Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron, në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari, profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte ndihmesën shqiptare në kryengritjen e 1821 dhe origjinën shqiptare të Marko Boçarit.

“Komentet e mia të mëposhtme kanë të bëjnë me një letër të publikuar të një ministri grek, që ka deklaruar se nuk paska shqiptarë në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqi ka më shumë se një milion shqiptarë ortodoksë. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua, por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre dhe fisin e tyre shqiptar.”

Arvanitasit, heronjtë shqiptarë të revolucionit grek

Popullsia shqiptare që jeton në shtetin e ri Grek ndahet në dy grupe, arvanitasit që janë vendas dhe njihen që në kohën antike dhe jetojnë në 450 katunde dhe shqiptarët që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osman dhe që banojnë në mbi 150 fshatra. Katundet që janë banuar nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe, ndodhen në zonën e Epirit, në Thrakë, në ishujt e Korfuzit, Speca, Hidra, Psaron,Andron, Peloponez, etj.

Sipas historianit Arben Lalla, pyetja më evidente është se kush është vendi amë i tyre? Sipas studiuesve helenë, Arvanitasit e Greqisë janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7, por në fakt studiuesit e huaj nuk janë dakord me këtë mendim. Sipas tyre rrënjët shqiptare në Greqi janë shumë më të hershme, që në kohën antike. Sepse ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimpit, emrat e qyteteve të lashta të Greqisë, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.

Dhe në fakt shpjegimi i fjalës arvanitas vjen nga fjala arbana që do të thotë arbërës-njeri që punon tokën. Për herë të parë u quajt Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas Krishtit, territori mes Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt Albanian. Por në fakt emri arvanitas sipas historianit Llalla është më i vjetër se emri ilir dhe është vërtetuar dhe më i vjetër se emri alban. Pra vjen direkt nga pellazgjishtja. Arvanitasit janë autoktonë në Greqi dhe shumë më të vjetër se grekët.

Historia e arvanitasve është lyer gjithnjë me gjak e trimëri. Një nga faqet më të ndritura të tyre është pjesëmarrja heroike në revolucionin e 1821-it, bashkë me grekët kundër osmanëve turq. Sipas historianit Lalla kjo përbën një faqet më të ndritura të historisë së Greqisë dhe të arvanitasve. Edhe pse grekët kanë theksuar gjithnjë që arvanitasit janë rracë e ulët, u është mohuar gjuha shqipe dhe u hodh baltë mbi shumë figura të shquara duke i quajtur tradhëtarë, duke i burgosur dhe duke i vrarë në pabesi, e vërteta nuk vdes.

Një nga faktet historike që nuk mund të diskutohen tashmë është fakti që 90 ndër 100 heronjtë e Revolucionit grek të 1821-it ishin arvanitas ose shqiptarë. Arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-it, përveçse uishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhën e kryengritjes, kjo nuk diskutohet. Dihet tashmë nga të gjithë që arvanitasit ishin popull luftarak, krenaria e të cilëve nuk e lejonte skllavërinë. Revolucioni i 1821-it ishte kryesisht vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishullit të Hidrës, Specas dhe Psaros.

Ata krijuan çetat e para të komitëve nën pushtimin turk që ruajtën jo vetëm mosnënshtrimin dhe lirinë por dhe traditat e tyre të lashta, muzikën, vallen dhe këngën popullore. Ato luftuan ashpër kundër turqve por historia e tyre më e lavdishme është revolucioni grek. Heronjtë arvanitas të revolucionit të 1821 janë: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri do t’u këndonte shqiptarve heronj të revolucionit grek të 1821.

  • E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
  • Gjith shqiptarë qenë,
  • S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )
  • Xhavela e Mjauli?
  • Shiptar, bir shqiptari,
  • Me armët e Shqipnis.
  • I u hodhën themeli Greqis.

Dhe jo vetëm kaq. Do ishin shqiptarët ata që do t’i sjellin kurorën e Greqisë, mbretit të saj Othon, sepse tre anëtarët e komisionit ishin shqiptarët: Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa.

Historiani Llalla është i bindur që revolucioni grek është vepër e arvanitasve. Edhe shteti që u krijua mbas vitit 1821 përbëhej nga shumica e banorëve që flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Ishte fama shqiptare ajo që i detyroi grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimërisë së heronjve shqiptarë, grekët e morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova deri në Peloponez. Dhe duke qenë se ata donin të asimilonin çdo gjë shqiptare dhe ta quanin të tyre, i bënë ca ndryshime të vogla kostumit kombëtar, por ajo mbetet në jetë të jetëve krijesë shqiptare siç është i lavdishëm kontributi i shqiptarëve në luftë, ne formimin e shtetit grek dhe në të gjitha etapat e zhvillimit të jetës politike dhe shoqërore.

“Shkelzeni te Dritan Prifti…” – Gazetari: Ju tregoj videon me të cilën Meta shantazhon Berishën!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për proceset gjyqësore të hapura ndaj kreut të PL-së, Ilir Metës, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, marrëdhënien mes Metës dhe Berishës, arratisjen dhe akuzat ndaj Arben Ahmetajt dhe shumë çështje të tjera.

Ndërsa fliste për marrëdhënien mes Berishës dhe Metës, të dy me gjyqe të hapura në SPAK, gazetari foli edhe për një video, me të cilën kreu i PL-së ka kërcënuar më parë dhe kërcënon ish-kryeministrin Berisha.

“Berisha po distancohet nga Ilir Meta, që mos e bashkojë hallin e tij me hallin e Metës. Sepse halli i Metës është shumë më i madh. Nëse Berisha akuzohet për një episod korruptiv që i ka kaluar dhëndrit ish-klubin e Partizanit, për të ndërtuar, Ilir Meta është nën hetim për pastrim parash dhe akuza të tjera, korrupsion, fshehje pasurie, ka disa dosje të hapura për të. Nuk besoj që Berishës i intereson që të bashkojnë hallet dhe të vazhdojnë luftën kundër SPAK-ut. Mos harrojmë që Meta e shantazhon herë pas herë Sali Berishën. E ka shantazhuar edhe më parë. Fillimi i shantazhit ka nisur që në 2015-ën.

Të gjithë e mbajnë mend kur Berisha nisi një sulm politik ndaj Metës me të cilin e akuzonte se kishte porositur vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit. Ndërkohë Meta iu përgjigj duke e kërcënuar me publikimin e një videoje të Shkëlzen Berishës. Besohet se është një video kur Shkëlzeni paraqitët te Dritan Prifti për të kërkuar favor dhe për të bërë pazare me pasuritë publike. Nuk është bërë publike kjo video. E ka parë një rreth i ngushtë gazetarësh në rrethet politike dhe mediatike, por nuk u bë publike sepse Sali Berisha u tërhoq, reflektoi pas atij shantazhi që i bëri Ilir Meta”, tha gazetari.