Kjo është grekja që ra në DASΗURl me shqiptarin 21-υ. jeçar

Gruaja greke vendosi ta jetojë pjesën e mbetur të jetës me një djalë shqiptar që i kishte marrë mendjen.

E pa në një dyqan ku ai punonte dhe aty filloi gjithçka.

Mori dhe motrën me vete dhe i tregoi se atë natë e donte në dhomën e saj djaloshin që i kishte marrë mendtë.
Djali, vetëm 21 vjeç, nuk ngurroi t’i shkojë nga pas dhe të dy u përfshinë në zjarrin e një dashurie që sa vinte e bëhej më i fortë.


Aq i fortë sa gruaja që jeton në qytetin e Selanikut, vendosi të martohet me djalin 29 vjet më të vogël se vetja.

E kur martohesh ke dhe ca detyrime të tjera. Ndan ca gjëra kështu që për 50-vjeçaren ishte mëse normale të derdhej në lumin e besimit ndaj bukuroshit shqiptar.

Ata tashmë kishin gjithçka bashkë, përfshirë numrin e llogarisë bankare.
Çdo gjë mirë kur befas djalit na i teket të lërë gjithçka dhe të ikë në Shqipëri.

I riu i tha gruas se nuk mund të rrinte më. Duhet të ikte në vendlindje sepse do të hapte atje një biznes të vetin.
E shoqja u mërzit shumë për dashurinë që po i shkëputej nga krahët.

E nuk mjaftoi kjo, por ditë më vonë, mësoi dhe diçka tjetër: Ai i kishte përlarë të gjitha paratë që kishin në bankë, plot 40 mijë euro.


Gruaja u tmerrua dhe shkoi në Policinë e Selanikut dhe denoncoi të riun. Nuk është e qartë se çfarë do të bëjë policia, por ligjërisht djali nuk ka asnjë problem pasi paratë i kishin në llogari të përbashkët.

HlSTORlA nga Koplikυ: Β. ëmë D ASΗURl tërë natën, kur u zgjoυa ρashë TMERRlN me sy

Një 23-vjeçare tregon se si partneri i saj prej vitesh është larguar prej saj krejt papritur.

Kjo është historia e dhimbshme e rrëfyer për…

“Si jeni? Ju lexoj gjithmonë dhe në disa histori e kam gjetur edhe unë veten.

Sot dua t’ju tregoj historinë time të dashurisë, e cila nuk pati fund të lumtur, përkundrazi.

Jam 23 vjeçe nga Kopliku, por jetoj jashtë. Jam e realizuar si femër dhe mendoja se deri dje kisha gjithçka.

Isha e lidhur me një djalë shqiptar prej 2 vitesh dhe gjithçka shkonte shumë mirë mes nesh.

Derisa një mëngjes krejt papritur ai kërkon që të ndahet me mua. Atë natën e fundit, se ne jetonim bashkë, bëmë dashuri e në mëngjes më kërkon ndarjen.

Ishte një t merr për mua, në fillmim mendoja se po bënte shaka.

Ai më tha vetëm që do të merrte rrobat dhe do të ikte nga shtëpia, pasi lidhja jonë nuk mund të shkonte më tej.

E pyeta për motivin dhe më tha që i ka mbaruar dashuria. Nuk di t’ju them si jam ndjerë, por di të thëm që se prisja aspak.

I thashë se si i iku? Ne jemi mirë, i thashë. Nuk dha shpjegime dhe iku pas 3 ditësh.

Unë ruajta karakterin e normal nuk u luta, por ende sot po vuaj. Kam marrë vesh që po kalon depresion e nuk po di si ta ndihmoj.

Nga një anë ndihem e lënduar si më la, më pergjegjësinë e qerasë e të gjitha. Nga ana tjetër them nëse është e vërtetë që ka depresion, ndoshta duhet ta ndihmoj. Se këtu shumë njerëz vetëvriten.

Ai jeton tani me prindërit. Si mendoni a duhet ta kërkoj?”, shkruan ajo.

Gr. υαja doIi nga shtëpia dhe Ia b υrrin me 3 FËMlJË, por kur u kthye pas 2 ditësh…

U lodha nga puna një ditë dhe ajo që dëshiroja të bëja ishte vetëm të shtrihesha dhe të shihja ndeshjen në TV.

Në ato momente, ajo po përpiqej të vinte djalin e vogël në gjumë, dhe dy fëmijët e tjerë po grindeshin.

Në vend që ta ndihmoja, unë ia ngrita volumin edhe më lart televizionit.

“A nuk të duket se duhet të kesh një rol më aktiv në edukimin e fëmijëve të tu? Ti ke mundësi të japësh ndihmesë edhe më shumë rreth shtëpisë,” më bërtiti mua.

I thashë asaj gjëra të tmerrshme dhe ajo më bërtiti akoma më shumë.

Fëmijët po shihnin konfliktimin tonë dhe u mërzitën akoma më shumë.

“Më erdhën në majë të hundës të gjitha,” tha ajo me lotët që i derdheshin rrëke nëpër faqe.

Pasi shfryu, ajo vrapoi jashtë shtëpisë, duke më lënë që të kujdesem vetë për fëmijët.

Unë duhej t’i ushqyeja fëmijët dhe … t’i vija në shtrat vetë.

Ajo nuk u kthye ditën tjetër, kështu që u detyrova t’i kërkoj shefit tim një ditë pushim që të kujdesesha për fëmijët.

Kisha aq shumë për të bërë saqë nuk nuk më doli asnjë mundësi që të bëja dush.

Kisha për të ngrohur qumështin, t’u gjeja veshjet e fëmijëve, dhe njëkohësisht të pastroja të gjithë kuzhinën.

E provova vetë se çfarë do të thotë të mos kesh mundësi për t’u ulur dhe të hash me qetësi në tavolinë. Kam përjetuar atë ndjenjën kur je shteruar fizikisht dhe emocionalisht sa doja të flija 20 orë rresht. Por më duhej të çohesha, sepse foshnja po qante.

Kam jetuar vetëm dy ditë dhe dy netë në mënyrën se si gruaja ime ia ka dalur të jetojë çdo ditë të sajën, dhe tani e kuptoj.

U lodha!

E kuptova se çfarë ngarkese të stërmadhe nervore dhe fizike kishte gruaja ime saqë nuk i jepej as më e vogla mundësi të dilte njëherë me shoqet e saj, të shkonte në palestër të kujdesej për trupin e saj, apo ta bëntë qoftë një natë të vetme gjumin e qetë.

Unë gjithashtu kuptova më në fund pse ajo mërzitej aq shumë kur nëna ime e kritikonte për mënyrën se si ajo vendoste për të rritur fëmijët, sepse askush në botë nuk e di se çfarë është më e mira për fëmijët tanë, përveç nënës së tyre.

E kuptova se sa i keq kisha qenë si burrë dhe si baba.

Vendosa të ndryshoja sjelljen time. Dhe doja t’i kërkoja falje përse kisha qenë aq i verbër.

E thirra nënën time të vinte dhe të më ndihmonte të kujdesesha për fëmijët, kështu që unë mund të përqëndrohesha në gjetjen e gruas sime.

Kur po bëhesha gati të dilja nga dera për të shkuar te shtëpia e shoqes së saj të shihja nëse ajo ishte atje.

Papritmas, ajo ishte duke qëndruar tek hyrja pas dere.

Ajo dukej e mërzitur, por e çlodhur …

Unë shkova tek ajo, e mbajta shtrënguar dhe i thashë, “Zemër, kam qenë kaq egoist dhe kaq i verbër. Faleminderit që më ndihmove të shoh. Te lutem me fal!”

“Më vjen keq, nuk duhet të të kisha lënë … të dua!”, tha ajo.

“Mos të të vijë keq, edhe unë të dua”.

Është e lehtë që gratë dhe nënat tona të merren si të mirëqëna por ata janë superheronjtë në jetën tonë që kurrë nuk kërkojnë një faleminderit.

Ato janë të forta, ato janë jeta dhe ato janë të dashura.

Kujdesi i nënës është themeli për të ushqyer bukurinë e shpirtit të fëmijës. Dashuria e saj sjell të gjitha potencialet mahnitëse të një fëmijë, mençuria e saj e çon fëmijën të zhvillohet në mënyrën e duhur.

INjë grua e dashur është gjithmonë aty kur ju nevojitet, ajo udhëzon dhe ndihmon burrin e saj për të kapërcyer çdo sfidë në jetën e tij. Një grua është ajo që e mban traditën familjare të gjallë.

“Ai ishte i ραri për mυa, më bIeu iPhone”/ V.ajza nga Laçi tregon p engun e jetës: Ai ishte i m…

Dashuria e parë për një 18-vjeçare nga Laçi ka rezultuar një zhgënjim, pasi njeriu që kishte në krah në fakt ishte i martuar dhe kishte edhe fëmijë.

Kjo është historia e saj e rrëfyer. Shkrimi i vajzës:

Përshëndetje! Jam një vajzë nga Laçi. Deri dy javë më parë isha femra më e lumtur në botë. Tani po vuaj tmerrësisht fort.

Njoha dashurinë e jetës kur shkoja të ndihmoja kushëriren me shit në dyqanin e saj.

Aty njoha B. Sa herë vinte blinte shumë gjëra dhe më thoshte të merrja ç’të doja. Ishte i veshur mirë fort, dhe vinte era parfum.

Një ditë më fton për kafe e pranoj direkt se mezi po prisja.

Mbaj mend atë ditë shkuam në Shëngjin dhe më puthi e kaluam super krejt. Pas dy takimesh vendosa të pranoja të bëhesha e tija.

Më thoshte që më dashuronte e do më merrte për nuse sa të mbarojë shkollën. Më trajtonte si princeshë.

Më ka ble Iphone. Që nga xhinset e deri tek lyrjet e flokëve të gjitha. Biles më thoshte që nëse në shpi kanë nevojë për ndihmë.

Por unë veç iher i mora kur donim me ik me pushime me prindërit. E doja me shpirt edhe pse kishim 18 vite diference moshë.

E dua prap. Ama telefonin s’ma linte me ja prek se thoshte ka gjëra pune.

Na kishin parë dhe një ditë vjen babi në shtëpi dhe më qëllon me grusht. Aq fort sa rashë përtokë. I kishin thënë babit për lidhjen.

Ishte tmerr, s’po kuptoja asgjë. Babi më tha që ai ishte i martuar dhe e kishte vajzën 3 vjeçe. Aty kam qarë dhe i kam kërkuar babit falje në gjunjë e që nuk e dija. I bija telefonit të atij e nuk përgjigjet.

E ka fikur. Po çmendem. Babi do t’më çojë të jetoj në Itali tek tezet se thotë tani na ke turpëruar. Nuk di si të veproj. Nuk dua të shkatërroj familje, por unë nuk e dija. Ai as më takoi t’më thoshte lamtumirë.

HABlT 19 υ jeçαrja nga Tirana: “Dua të kem Ιidhje por…

Të jesh person i paraqitshëm, konsiderohet si një plus i madh, sidomos për vajzat, të cilave u hapen më lehtë dyert e jetës.

Ndërkohë që disa vlerësojnë më shumë zgjuarsinë, janë të rralla ato vajza që nuk duan që t’i shohin thjesht si të bukura.

Një rast i ngjashëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçare, e cila nuk e ka përdorur në asnjë moment të jetës pamjen e saj të jashtme dhe nuk dëshiron të identifikohet për bukurinë e saj.

Vajza rrëfen se dëshiron të jetë e një mashkulli në jetë.

Vajza ka shkruar për JOQ:

Pershendetje JOQ. Une quhem Antonela dhe doja te ndaja me ju dicka .Jam 19 vjeqe dhe edhe pse nuk me pelqen ta tregoj e paraqitshme .

Duke qene me kete pamja gjithmone dhe kur isha ne gjimnaz isha ne qender te vemendjes te cunave dhe madje mua me ngacmonin shum problemi eshte se ateher me pelqente qe te me ngacmonin

por un nuk kam qene asnjeher ne nje mardhenie dhe gjithnje qendroja serioze sa shumica e meshkujve mendonin se isha e lidhur.Mendoja se kur te vija ne tr edhe pse nuk isha shum larg tr do dilja ose do njihja dike .

Tani shoh nje ndryshim te madh tek un me bezdis fakti kur nje mashkull me ngacmon madje nuk duroj fare tme thone sa e mir je e urrej kete fakt,sdua te jem ne qender te vemendjes madje e urrej kete gje .

Kam dy vite ne tr dhe rri pothuajse vetem shkoll shpi,kontakt me cunat sbehet fjale fare nuk me ngjisin sepse me duken se te gjithe kan vetem nje qellim me femrat,dhe dua qe kur te lidhem te jete lidhja e pare dhe e vetme .

Dua nje lidhje ndryshe nga keto qe shohim per dit,dua te jem vetem e nje mashkulli dhe ai te jet i fundit per mua.

Para sa kohesh pata filluar pune si recepsioniste por dhashe dorheqjen sepse nuk vlersohesha fare per punen aty te mbanin vetem si imazh per te terhequr klientat dhe as kete nuk e duroj.

Une nuk dua te jem vetem nje vajz e paraqitshme por dua qe njerzit tme shohin pertej kesaj .Faleminderit dhe shpresoj ta postoni. Atonela T

Pas ndαrjes së bujshme, Liami fΙet për dashυrinë e re, ja kush është υαjza që i ka rrëmbyer zemrën ish-konkurentit të BBVA3

I ftuar në një program televiziv ka qenë ish-banori, Liam Mandiaro.

Gjatë intervistë ai foli edhe për partneren e tij, ku u shpreh se: “Ajo është këtu”.

Liam zbuloi edhe se çfarë i kishte thënë ajo pas daljes nga shtëpia.

“Më bëhet qejfi tha dhe jam krenare me ty. Më bëhet qejfi që dole jashtë tha sepse nuk më interesojnë gjërat e tjera.”
Liam u pyet gjithashtu nga Enxhi edhe për cilin lojtar që ndodhet brenda shtëpisë ai do të bëjë tifo tani. Ai u përgjigj duke thënë:

“Më lër kohë vetëm 24 orë. Ju e keni parë nga ekrani por nga aty brenda unë e kam pasur horizontin më të gjerë. Julin po them. Meritoni më pëlqen por ai ka një afrimitet me Romeon që mund ta ndëshkojë për vazhdimin e lojës.

Kυrsi i Këmbimit/ Euro ‘mbγtet’ nga Leku, Paundi gjithashtu në rënie

Dollari amerikan ka pësuar një rënie këtë të hënë më 29 prill dhe ai blihet sot me 93.4 lekë e shitet me 94.5 lekë sipas kursit të këmbimit valutor.

Sakaq monedha evropiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta, ajo në tregun valutor blihet me 100.5 lekë dhe shitet me 101.3 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 117.0 lekë dhe shitet me 118.1 lekë.

Franga zvicerane në tregun valutor blihet këtë të hënë me 102.5 lekë dhe shitet me 103.5 lekë.

Αksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë/  Ηumb jetën pasagjeri

Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:50, pranë fshatit Memëlisht. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë u plagos drejtuesi i automjetit tip “Citroen”, 58-vjeçari me inicialet Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe humbi jetën shtetasi me inicialet F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 29 Prill 2024

Dashi

Venusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

Demi

Sot do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet që keni bërë dhe do bëni gjithçka që t’i ndreqni ato sa më pare. Nëse jeni në një lidhje yjet do ju sigurojnë të jetoni në një klimë më të ngrohtë se kohët e fundit. Çastet intime do jenë edhe më të shumta. Nëse jeni beqarë do jeni më joshësit dhe më flirtuesit nga të gjithë kështu që askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent. Në punë shpesh nuk do ndiheni në vendin që ju takon, por mirë është të mos e ngrini shumë zërin. Veproni gjithmonë me takt dhe diplomaci. Financat do kenë probleme të vogla, por po nuk i rregulluat situata ka rrezik t’iu përkeqësohet.

Binjakët

Saturni do e stabilizoje jetën tuaj sot dhe do ndiheni më në formë. Në çdo moment do merrni frymë lirisht. Nëse jeni në një lidhje, përkëdheljet dhe fjalët e ngrohta nuk do jenë të mjaftueshme për ta mbajtur partnerin pas vetes. Bëni akoma më shumë përpjekje për ta surprizuar atë e për t’ia mbushur zemrën. Për ju beqarët ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv kështu që nuk do ju ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Nëse në punë ju bëhet një propozim për ndryshim pozicioni duhet të mendoheni gjatë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në planin financiar sido që të jetë situata mirë është që të shpenzoni me kujdes.

Gaforrja

Mërkuri dhe Urani do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua ndryshojnë tërësisht ditën. Në punë sidomos do keni më shumë fat. Gjithçka do jetë në avantazhin tuaj. Nëse keni një lidhje në mëngjes do e kritikoni partnerin për disa gjëra dhe atij mund t’i mbetet qejfi megjithatë pas mesditës gjërat do rregullohen. Do i kuptoni gabimet dhe do gjeni mënyrën më të mirë për të kërkuar falje. Ju beqarët më në fund do keni një takim serioz që do ua ndryshojë tërësisht jetën. Në punë do ju bëhen edhe propozime të jashtëzakonshme që nuk duhet t’i humbni. Dite me shumë fat për këtë plan. Paratë nuk do jenë të shumta, por të mjaftueshme.

Luani

Ambienti do jetë i tillë sot që do ju bëjë mjaft nostalgjikë. Në disa momente mundet edhe të mbylleni në vetvete. Nëse jeni në një lidhje gjatë gjithë kohës do ju pushtojë pesimizmi dhe nuk do doni të dilni nga shtëpia apo nga mjedisi ku ndodheni. Dëgjojeni partnerin dhe shoqërojeni atë atje ku do ju ftoje pasi do ndiheni më mirë. Ju beqarët do keni ide të gabuara për disa persona dhe do hidhni hapa të gabuara. Në punë nuk do mund t’iu realizohen të gjitha planet dhe ky do jetë si një dështim për ju. Sektorin e financave do e keni më tepër kujdes dhe do dini ta mbani situatën të stabilizuar.

Virgjëresha

Sot do i vini vetes qëllim për të ecur përpara dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Shokët e vjetër do keni mbështetje shumë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të bëni tolerime për të mirën e përbashkët. Kritikat e partnerit mos i merrni fare për keq. Ju beqarët nuk do e realizoni dot sot takimin e jetës tuaj. Do jeni të stresuar dhe aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë. Në punë do provoni një fushë të re që më parë nuk kishit guxuar dhe do zbuloni se keni më shumë aftësi nga sa mendonit. Në planin financiar intuita nuk ka për t’iu çuar në rrugë të gabuar.

Peshorja

Sot do kaloni një ditë tejet intensive dhe përgjithësisht pozitive, por nuk do mungojnë as momentet stresuese. Nëse jeni në një lidhje duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës në çift pasi po e latë pas dorë për jetën profesionale keni për t’u penduar rëndë. Nëse jeni vetëm do keni më shumë mundës për të realizuar takime nëse i dëgjoni miqtë dhe pranoni të dilni me personat që do ju njohin ata. Në punë do keni diskutime serioze me shefat dhe për ju do fillojë një etapë shumë më e begatë. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni sepse po e lëshuar dorën do ju fillojnë problemet.

Akrepi

Hëna do jetë në kundërshti me Plutonin gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që tensioni të mbizotërojë sidomos në rrethin shoqëror dhe atë sentimental. Nëse jeni në një lidhje sot do jetë dita më e favorshme për të dalë në një darkë e për të folur seriozisht. Duhet patjetër të sqaroni problemet serioze që keni pasur së fundmi. Duke i shtyrë edhe ë tepër situata do ndërlikohet. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe të paarsyeshëm prandaj mund të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse në punë punoni me përkushtim dhe largpamës çdo gjë do ju shkojë më së miri. Financat nuk do jenë shumë keq.

Shigjetari

Urani do jetë planeti që do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës sot dhe do ju sjellë gjallëri pafund. Do jenë të pakta momentet kur do ndiheni nervozë. Nëse keni një lidhje nuk do mund të qëndroni në një vend, por gjatë gjithë kohës do doni të bëni ndryshime dhe gjëra të reja. Partneri do ju bëjë të njihni një tjetër lloj pasioni që do e adhuroni pafund. Nëse jeni ende beqarët ka mundësi të keni dashuri platonike pa konkretizuar asgjë. Në punë nuk do ju mungojnë për asnjë çast energjitë dhe do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur sa më lart. Me shpenzimet do jeni shumë ë të matur dhe do dini t’i hidhni hapat me maturi.

Bricjapi

Planetë do ndikojnë pozitivisht tek jeta juaj sot dhe do ju bëjë t’i mendoni mirë fjalët para se t’i thoni. Ju të dashuruarit mund të jeni pak nervozë orët e para, por me kalimin e kohës gjendja do përmirësohet. Do e merrni gjithçka me optimizëm dhe do keni një pasdite të animuar. Ju beqarët duhet të dilni, të shkoni në vente të ndryshme dhe duhet të mos mbylleni në shtëpi. Vetëm duke vepruar kështu do mund të takoni persona interesantë. Në punë, strategjitë që do ndiqni dhe hapat që do hidhni do nxisin admirimin e të tjerëve. Edhe rivalët më të fortë do bëjnë një hap prapa. As buxheti nuk do jetë i keq sepse do dini t’i menaxhoni gjithë kohës të ardhurat tuaja.

Ujori

Fale planetëve sot do kaloni një ditë shumë të bukur dhe do merrni po aq sa do jepni. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka për partnerin pa e ditur se edhe ai po mendon gjëra gjigande për ju. Pasditja dhe mbrëmja do jenë me të vërtetë interesante. Nëse jeni në një lidhje sot do ecni me hapa më të shpejta drejt personin që keni filluar të pëlqeni. Në punë do fillojë të ndihet me shumë era e arritjeve, por ju nuk do doni ta besoni. Suksesi do jetë i garantuar. Buxheti nuk ka për të qenë i keq, megjithatë mirë është të ecni me plane kur të shpenzoni në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e mirë.

Peshqit

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari. 

Gjermani/ Shqiptari vret ρronarin e një Ιokali

Një 38-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Duseldorf të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane mësohet se autor është një shqiptar i Kosovës, i cili banon prej vitesh në Gjermani.

Viktima është pronar i një lokali dhe deri më tani dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive banale.

Shqiptari është arrestuar në vendngjarje nga forcat e policisë. Pasi ka kryer vrasjen, ai është larguar, por u rikthye më vonë në lokal duke kërcënuar këdo që ishte atje.

Prokurorët e ngjarjes do japin më shumë informacion ditën e nesërme, pasi janë duke grumbulluar të gjitha provat.

Nuk dihet nëse viktima dhe autori kanë pasur njohje më herët.