Një video e një ‘Rap Battle’ shumë të veçantë mes një djali shqiptar dhe një turk është bërë virale në TikTok, duke tërhequr më shumë se 2 milionë shikime dhe duke shkaktuar një valë reagimesh.
Beteja, e cila u zhvillua në gjuhën gjermane, ka befasuar dhe argëtuar shikuesit, të cilët kanë mbetur të impresionuar me shkëlqimin e freestyle-it të reperit shqiptar.
I pari në skenë, reperi shqiptar, nuk la asnjë hapësirë për konkurrentin e tij turk, duke vazhduar pa ndërprerje deri në fund të betejës. Përformanca e tij e fuqishme dhe e pandërprerë e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes, ku shprehje të mençura, të qeshura dhe rima interesante janë dëgjuar njëra pas tjetrës.
Publiku i pranishëm ka reaguar me entuziazëm, duke brohoritur çdo herë që reperi shqiptar binte në sy me ndonjë fjali interesante apo një koment qesharak.
Shikuesit në TikTok janë shprehur të befasuar nga aftësitë e reperit shqiptar për të mbajtur ritmin dhe për të krijuar fraza të menjëhershme që jo vetëm që sfiduan kundërshtarin, por edhe argëtuan të pranishmit që i kishte përreth.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korcë, në lagjen 4, ku një djalë i moshës 2 vjeç ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorrin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.
Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës. Motorri i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg, raporton gazetari Tonin Frroku.
Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit.
Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës.
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas një qytetari që ka dërguar një video pranë redaksisë sonë, një person i paidentifikuar ka tentuar të qëllojë me thikë disa fëmijë.
Nuk dihet shkaku i këtij veprimi por nuk përjashtohet mundësia që personi të jetë me probleme mendore.
Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania:
Pershendetje JOQ, desha te tregoja nje video qe ka ndodhur sot ne Vlore, ku nje i çmendur tenton te godasë fëmijët e shkolles me thike. Flm.
Dy punëtorë nga Shqipëria kanë përfunduar në spital pasi janë rrëzuar nga çatia e një shtëpie ku po punonin në Maltë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pietro Floriana këtë të premten në orën 08:30.
Sipas mediave lokale, dy shqiptarët që po punonin në një ndërtesë të re, u ngjitën në çatinë e shtëpisë ngjitur dhe papritur çatia u shemb. Policia tha se shqiptarët kanë rënë nga kati i tretë dhe janë dërguar në spital për mjekim, por ende nuk dihet gjendja e tyre.
Ndërkohë vlen të thuhet se të shtunën e kaluar një punëtor shqiptar humbi jetën kur u shemb çatia e një rezidence në Sliema. Ndërsa dhëndri i tij me të cilin po punonte, edhe ai nga Shqipëria, mbeti i plagosur.
Disa të rinj në Tiranë kanë rënë pre e një mashtrimi nga tre vajza, shtetase të Kosovës.
Djemtë kanë treguar për JOQ ALBANIA se me vajzat janë njohur në rrjetin social Snapchat dhe janë takuar në Tiranë për të darkuar.
Por pas darkës, vajzat u kanë treguar djemve se hoteli ku po qëndronin u ka mbajtur peng kartat e identitetit për të bërë pagesën. Djemtë duke mirëkuptuar hallin e vajzave, iu kanë dhënë atyre 200 euro për të paguar dhomën e hotelit.
Gjatë rrugës, vajzat janë ndarë me djemtë me arsyetimin se do të shkojnë në hotel për të bërë pagesën, por kjo s’ka ndodhur kurrë.
Vajzat janë larguar nga hoteli pa paguar dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë vjedhur rreth 1500 euro nga xhupi i një prej djemve, që ai e kishte lënë në makinë.
Djemtë dhe hoteli kanë bërë denoncim në Komisariatin numër 4 për vjedhjen dhe mashtrimin e tre vajzave, dy prej tyre të identifikuara nga kartat personale.
Të rinjtë thonë se vajzat që u kanë bërë bllok në rrjetet sociale mund të kenë mashtruar edhe djem të tjerë pasi punonjësit e hotelit i kanë parë edhe herë të tjera me djem të ndryshëm.
Ata u kërkojnë bashkëmoshatarêve që të kenë kujdes nga mashtrime të tilla pasi është shumë e lehtë të biesh pre e tyre.
Denoncimi i të rinjve:
Pershendetje JOQ do doja te lajmeronit qytetaret te kene kujdes nga keto dy vajza dhe nje shoqe e tyre,te treja shtetase kosovare te cilat kan kryer disa mashtrime dhe vjedhje ndaj djemve te rinj. Gjithashtu kan ikur pa paguar nga nji hotel ne qender te tiranes ku kam ndejtur per disa dite. Jan bere kallzimet ne komisariatin e policise po do doja qe ms te bijn me njerez pre e mashtrimeve te ktyre vajzave
Kallzimet jan bere ne komisariatin numer 4. Nuk disponoj prova konkrete pasi dhe mesazhet te cilat jane derguar ne snapchat nuk i kemi se na kane bere bllok ne momentin qe kan marre leket dhe kan ikur
Vajzat i kemi njohur ne rrjete sociale pasi jemi takuar dhe kemi darkuar na kan kerkuar ndihme pasi hoteli i kishte mbajtur mjetin e identifikimit sepse nuk kishin kryer pagesen,na erdhi keq dhe i dham 200 euro per tpaguar dhomen dhe per te marre mjetin e identifikimit mbrapsh.Jemi nisur per tek hoteli ku qendronin dhe na kerkuan te ndalonim makinen disa metra larg hotelit,pas disa minutash konstatuam qe na kishin marr nje shume te konsiderueshme parash nga xhupi qe kishim lene mbrapa dhe kur u perpoqem ti kontaktonim ne rrjetin social ku kishim komunikuar pame qe na kishin bere bllok
Sot kontaktuam hotelin dhe morem vesh qe vajzat nuk kishin paguar dhomen dhe ishin larguar nga hoteli duke len peng mjetin e identifikimit. Dhe ne dhe hoteli i kemi bere denoncim ne komisariat vajzave. Hoteli na tha qe vajzat kishin qen ne ambjentet e hotelit dhe me disa djem te tjere Te cilet mendojme se kane qen dhe ate pre e mashtrimeve te tyre
Rreth 1500 euro kane marre. Foto te vajzes se 3 nuk kemi sepse sja kemi gjetur akoma identitetin
Ushtria amerikane ka filluar ndërtimin e një baze lundruese në brigjet e Gazës për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare, ka njoftuar departamenti amerikan i mbrojtjes.
Bëhet e ditur se anijet do të dërgojnë ndihma nga Qipro në bazë prej ku kamionët do të ngarkohen dhe do të nisen drejt Gazës.
Zyrtarët amerikanë thonë se baza do të jetë funksionale në fillim të majit.
Fillimisht, ky plan u njoftua nga presidenti amerikan, Joe Biden, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar urinë në Gazë, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit.
“Punë Pa Teka” nga Kristi Gongo këtë herë u ndal në një furrë buke, ku punonjësit e bëjnë natën ditë.Gjatë punës, përveç vështirësive dhe lodhjes, nuk janë ndalur as të qeshurat.
Xhorxhi, bukëpjekësi që ka nisur punën që 17 vjeç, ka treguar për ditën e parë të punës.
Me shaka ai ka treguar se në ditën e parë të punës, ka ardhur me këmishë e i veshur serioz.
Kjo shkaktoi të qeshura mes tyre stafit, e teksa tregoi të gjithë situatën me detaje:
“Kam 6 vite që e kam nisur punën, kam qenë 17-18 vjeç kur hyra për herë të parë. Kjo ka qenë puna e parë. Nuk kam pasur njeri në familje, por thjesht më pëlqeu si gjë. Ditën e parë të punës kisha ardhur si për dasëm, me xhinkse e këmishë. Thash dita e parë, nuk po bëj ndonjë punë. Por që sa vajta në punë më tha ajo ç’më ke ardhur si dhëndër”, tregoi me shaka Xhorxhi.
Ditën e djeshme në mediat online qarkulloi lajmi se aktori italian Massimiliano Varrese do të vijë në Big Brother Vip Albania për një përballje me Heidin.
Shkak për këto aludime u bënë lëvizjet e fundit të aktorit i cili nisi të ndiqte në Instagram faqen zyrtare të Top Channel dhe një prej autoreve të programit.
E mesa duket aludimet nuk janë pa vend!
Vetëm pak minuta më parë, Olti Curri ka publikuar në Instagramin e tij mesazhet që Massimilianon i ka dërguar një ndjekëses së tij, të njëjtën mesazh edhe në italisht edhe në shqip.
Aktori shprehet se dëshiron të vijë në Big Brother Albania që të tregojë të vërtetën e tij në lidhje me raportin që ka pasur me Heidin në Grande Fratello.
Historia me aktorin në vendin fqinj, i është përdorur disa herë Heidit në shtëpinë e “BBVIP3”, sigurisht për ironi, por edhe është komentuar masivisht nga publiku për të.
Ne na mbetet të presim ditët në vazhdim për të parë nëse do të ketë vërtetë një përballje mes Heidit dhe aktorit italian.
Teksa jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?
Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë është rritur sërish me 1 mijë ndjekës, nga 450 mijë ka shkuar në 451 mijë.
Roza Lati nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke numëruar sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj. Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo.
Heidi ka pasur një rritje prej plot 5 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 137K, por nga ana tjetër Romeo ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 339 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, po ashtu si Romeo, edhe ai është rritur me 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 327K.
Ndërkohë, sërish një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 264 në 265 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska, e cila ka shtuar plot 5.4K në “Instagram”.
Liami ka fituar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar. Nga ana tjetër, Egla Ceno ka humbur 100 ndjekës dhe tashmë ka 72.4K në “Instagram”.
Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno, pas përplasjeve të shumta kanë kaluar një moment të qetë së bashku, ndërsa kanë shprehur vlerësimet për njëri-tjetrit gjatë këtij rrugëtimi në BBV.
Moderatori u shpreh se ndoshta do vije dita që ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për të gjitha situata mes tre, ndërsa tha se e ka dashur dhe respektuar aktoren.
Nga ana tjetër, edhe Egla ka shprehur vlerësim për Meritonin, duke thënë se debatet me të kanë qenë të vërteta dhe jo të të stisura dhe të ndyra siç kërkon Juli dhe Françeska të bëjnë me të.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Do vijë dita që do më kërkosh, e ndoshta do të të kërkoj falje
Egla: E di pse
Meritoni: Se më ke lënduar
Egla: Nuk të kam lënduar, ti më ke lënduar dhe provokuar. Un kam qenë e detyruar të reagojë.
Meriton: Tek dhoma e bardhë kemi kaluar momente të vështira, duke i bërë ti të vështira. Duke mos pranuar urimin
Egla: Po çfarë urimi mo, ju më bastarduat deri natën e ditëlindjes, unë ta pranoja, për çfarë ta pranoja. Si mund ti pranosh nga dikë që të degjeneron, të tall. Megjithatë, e di për çfarë të respektoj, që debatet me ty nuk janë të stisura dhe të ndyra si kërkon Juli dhe Françeska të bëjnë me mua. Ne të dy kemi ca gjera prej vërteti. Ai po kërkon të më njollosi. Kam zero respekt për ta. Të respektoj dhe veten dhe ty.
Meriton: Unë e kam të përjetuar me ty, dhimbje, kemi qenë të afërt, të gjitha. Nëse ka dikë që e kam respektuar e kam dash si njëri në këtë shtëpi, ka qenë e vërtetë që ke qenë ti.