Pllaka e gurit në ishullin grek të Lemnosit i përket shekullit të VI.p.e.r. dhe është deshifruar nga studiuesi Muharrem Abazaj.
Një mbishkrim i tillë mjaft i vjetër është gjetur në territorin e Greqisë, në ishullin Lemnos. Ai është bërë objekt deshifrimi nga shumë studiues, midis të cilëve edhe Nermini Vlora (Falasci), e cila ka deshifruar një pjesë të mirë të shkrimit. Por, siç thotë ajo, nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe. Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të identifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokëshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet.
Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një një histori e dhimbshme e lidhur me pronën, me tokën.
“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”.
Edhe portreti në gurin e mbishkrimit si dhe thika përbri tij, flasin qartë për këtë përmbajtje. Deshifrimi i këtij mbishkrimi me anën e shqipes, tregon në mënyrën më të plotë për lidhjen e pellazgjishtes me shqipen.
Shumë historianë helenë suliotët i quajnë grekë. Teori të cilat qarkullojnë prej dhjetëra vitesh dhe janë të pabazuara historikisht. Fakti që pjesa më e madhe e tyre i përkisnin besimit ortodoks, fakti që historia e tyre bëri bujë në Greqi dy shekuj më parë, fakti që ata ishin burra trima që bënë histori dhe lanë një emër të pavdekshëm, raportet që ata krijuan me rusët dhe francezët, i ka bërë shumë të famshëm. Por krahina e Sulit është shqiptare dhe vetëm shqiptare. Dhe këtu na vijnë në ndihmë disa fakte të padiskutueshme.
Të gjithë studiuesit e huaj të asaj kohe vinin në dukje faktin që banorët e gjashtë fshatrave që përbënin Sulin, flisnin një gjuhë të çuditshme që nuk ishte greqisht, fakti që banorët e atyre zonave dinin vetëm shqip dhe mbi të gjitha hartimi i fjalorit të parë shqiptar nga Marko Boçari, hedhin poshtë të gjitha tezat e grekëve që shumë herë janë quajtur manipulatorë të historisë. Sepse fjalori u hartua pikërisht me qëllimin që të ndihmonin shqiptarët të mësonin greqisht. Vetë konsulli francez, Pukëvili, ka lënë dokumente ku shkruan se bëri përpjekje që suliotët të studionin greqisht dhe të merreshin vesh me grekët.
Pikërisht për të hedhur dritë mbi një figurë shumë të rëndësishme të historisë shqiptare, na vjen në ndihmë historiani Arben Llalla. Në bazë të shumë dokumenteve historike, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790, në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Kryengritjes të 1821, Noti Boçari, i cili ka lindur në Sul në vitin 1759. Ai është ministri i parë i Mbrojtjes i shtetit grek, dhe vdiq më 1841.
Që një pjesë e popullsisë së suliotëve janë çamë, këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik: “Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.
Ndërsa studiuesi Ciapolini thotë: “Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është shqipja e dialektit të Çamërisë”.
Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më të rëndësishëm, të Kryengritjes së vitit 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por ai kishte një aftësi të madhe dhe një dëshirë të admirueshme për shkrim e këndim. Duke qenë se suliotët ishin të njohur për trimëri e një guxim të pashembullt në luftra, ëndrra e Markos ishte që Suli të ishte i pavarur dhe të jetonte në një shoqëri të lirë e të drejtë. Shqiptarët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerrjes së vlerave tradicionale e të bashkësisë.
Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh i greqishtes dhe shqipes së thjeshtë”(Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ), 1809, të cilin e shkroi vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait, Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Përfundimi i këtij fjalori ishte i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vetë, përpjekje të mësojnë suliotët greqisht dhe të merren vesh me grekët.
Sido që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore, që krijoi një vepër gjuhësore dhe kulturore, si rrjedhim, me të drejtë, Marko Boçari mund të quhet realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqiptar.
Fjalori i Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas dorëzimit të armëve duhet t’i përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.
Fjalori ka rëndësi të veçantë, se shpreh shumë elemente të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekët.
Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se tregtia në zona të gjera të Ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dygjuhësh, me qëllim që shqiptarët, në njëfarë mënyre ishin të detyruar të mësonin greqishten, që po fitonte terren si gjuhë e tregtisë në Ballkan.
Kështu gjuha shqipe mbeti një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj, duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin Ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano-turk. Marko Boçari, me një vullnet dhe guxim, në moshën 19-vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull origjinal “Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ” (Fjalori dygjuhësh greqisht dhe i shqipes së thjeshtë). Fjalori dygjuhësh përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.
Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë, Pukëvili, duke studiuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frëngjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.
Markoja, sipas historianit Llalla, ishte jo vetëm studiues i famshëm, hartues fjalori, por dhe një trim me merita të veçanta. Ai do të vritej më 9 gusht 1823, duke luftuar kundër ushtrisë së Mustafa Bushatit.
Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Evropën. Ai i kishte shkruajtur një letër Bajronit, kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez, Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur dhe mbajti një fjalim mbi varrin e tij, i veshur me kostumin e njohur kombëtar shqiptar. Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.
Pas vdekjes së tij qeveritarët grekë i vunë zjarrin shtëpisë së Boçarëve, duke djegur shkresa shumë të vjetra, një arkiv i pasur i jetës së shqiptarëve.
Shumë historianë grekë e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronj të tjerë shqiptarë të Kryengritjes të 1821, si grekë dhe jo shqiptarë, duke pasur parasysh që Marko dhe të tjerë heronj të 1821, i përkisnin fesë ortodokse.
Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron, në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari, profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte ndihmesën shqiptare në kryengritjen e 1821 dhe origjinën shqiptare të Marko Boçarit.
“Komentet e mia të mëposhtme kanë të bëjnë me një letër të publikuar të një ministri grek, që ka deklaruar se nuk paska shqiptarë në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqi ka më shumë se një milion shqiptarë ortodoksë. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua, por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre dhe fisin e tyre shqiptar.”
Popullsia shqiptare që jeton në shtetin e ri Grek ndahet në dy grupe, arvanitasit që janë vendas dhe njihen që në kohën antike dhe jetojnë në 450 katunde dhe shqiptarët që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osman dhe që banojnë në mbi 150 fshatra. Katundet që janë banuar nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe, ndodhen në zonën e Epirit, në Thrakë, në ishujt e Korfuzit, Speca, Hidra, Psaron,Andron, Peloponez, etj.
Sipas historianit Arben Lalla, pyetja më evidente është se kush është vendi amë i tyre? Sipas studiuesve helenë, Arvanitasit e Greqisë janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7, por në fakt studiuesit e huaj nuk janë dakord me këtë mendim. Sipas tyre rrënjët shqiptare në Greqi janë shumë më të hershme, që në kohën antike. Sepse ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimpit, emrat e qyteteve të lashta të Greqisë, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.
Dhe në fakt shpjegimi i fjalës arvanitas vjen nga fjala arbana që do të thotë arbërës-njeri që punon tokën. Për herë të parë u quajt Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas Krishtit, territori mes Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt Albanian. Por në fakt emri arvanitas sipas historianit Llalla është më i vjetër se emri ilir dhe është vërtetuar dhe më i vjetër se emri alban. Pra vjen direkt nga pellazgjishtja. Arvanitasit janë autoktonë në Greqi dhe shumë më të vjetër se grekët.
Historia e arvanitasve është lyer gjithnjë me gjak e trimëri. Një nga faqet më të ndritura të tyre është pjesëmarrja heroike në revolucionin e 1821-it, bashkë me grekët kundër osmanëve turq. Sipas historianit Lalla kjo përbën një faqet më të ndritura të historisë së Greqisë dhe të arvanitasve. Edhe pse grekët kanë theksuar gjithnjë që arvanitasit janë rracë e ulët, u është mohuar gjuha shqipe dhe u hodh baltë mbi shumë figura të shquara duke i quajtur tradhëtarë, duke i burgosur dhe duke i vrarë në pabesi, e vërteta nuk vdes.
Një nga faktet historike që nuk mund të diskutohen tashmë është fakti që 90 ndër 100 heronjtë e Revolucionit grek të 1821-it ishin arvanitas ose shqiptarë. Arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-it, përveçse uishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhën e kryengritjes, kjo nuk diskutohet. Dihet tashmë nga të gjithë që arvanitasit ishin popull luftarak, krenaria e të cilëve nuk e lejonte skllavërinë. Revolucioni i 1821-it ishte kryesisht vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishullit të Hidrës, Specas dhe Psaros.
Ata krijuan çetat e para të komitëve nën pushtimin turk që ruajtën jo vetëm mosnënshtrimin dhe lirinë por dhe traditat e tyre të lashta, muzikën, vallen dhe këngën popullore. Ato luftuan ashpër kundër turqve por historia e tyre më e lavdishme është revolucioni grek. Heronjtë arvanitas të revolucionit të 1821 janë: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri do t’u këndonte shqiptarve heronj të revolucionit grek të 1821.
E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
Gjith shqiptarë qenë,
S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnis.
I u hodhën themeli Greqis.
Dhe jo vetëm kaq. Do ishin shqiptarët ata që do t’i sjellin kurorën e Greqisë, mbretit të saj Othon, sepse tre anëtarët e komisionit ishin shqiptarët: Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa.
Historiani Llalla është i bindur që revolucioni grek është vepër e arvanitasve. Edhe shteti që u krijua mbas vitit 1821 përbëhej nga shumica e banorëve që flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Ishte fama shqiptare ajo që i detyroi grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimërisë së heronjve shqiptarë, grekët e morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova deri në Peloponez. Dhe duke qenë se ata donin të asimilonin çdo gjë shqiptare dhe ta quanin të tyre, i bënë ca ndryshime të vogla kostumit kombëtar, por ajo mbetet në jetë të jetëve krijesë shqiptare siç është i lavdishëm kontributi i shqiptarëve në luftë, ne formimin e shtetit grek dhe në të gjitha etapat e zhvillimit të jetës politike dhe shoqërore.
Çudirat duket se nuk kanë të sosur në tekstet me të cilat mësojnë fëmijët në Shqipëri.
E radhës vjen nga libri i historisë së klasës së katërt. Bëhet fjalë për një pasazh që flet për fshatin.
“Fshati është vërtet i bukur dhe atje jetohet mirë”, thuhet në tekst mes të tjerash, ndërsa si shembull i fshatit me foto paraqitet … rezidenca luksoze “ROLLING HILLS”.
Komentet pas publikimit të rastit në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.
Blogeri Oltion Kadaifciu, i cili ka publikuar dhe përmbajtjen e librit të hisotrisë shkruan:
“Nga libri i historise se klases se katert duket se ka ardh prap koha per ate barsaleten e kohes se diktatures ku femijet pasi degjonin per bukurine e Shqiperise socialiste donin te shkonin e jetonin atje”.
Ndërkohë, gazetari Ermal Mulosmani shkruan: Ohhh, çfarë perle! Historia e Shqipërisë, libri shkollor, klasa e katërt,
për të ilustruar gjendjen e fshatrave të Shqipërisë paska marrë një “shembull tipik” fshati, atë të Rolling Hill!!!
Sul muesi kamerunas, Samuel Eto, prej vitesh po vazhdon karrierën e tij në Turqi dhe duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli i luajtur.
Së fundmi, gjatë një interviste, ai ka zbuluar edhe një histori të veçantë që i ka ndodhur vite më parë gjatë një vizite në Bregun e Fildishtë. Eto rrëfen:
Para 10 vitesh kam qenë në Bregun e Fildishtë dhe një ditë, pasi kisha bërë shopping me gruan time, një person kërceu sipër taksisë ku isha unë.
Mendova se donte të më sul’monte dhe u tremba, por ai më qe’tësoi me mirësjelljen e tij.
Dua të të pyes vetëm për një gjëmë tha, më pas do të jesh i lirë të thërrasësh pol’icinë, por nuk jam këtu për të të sul’muar.
Më shpjegoi se parkonte makinat, se kishte disa projekte dhe ëndrra, por se askush nuk donte ta ndihmonte ekonomikisht.
Pasi e dëgjova, i dhashë një çek prej 4.500 eurosh dhe i thashë të këmbenim numrat e telefonit sepse do të kthehesha në Abidjan pas 12 muajsh dhe do shihja nëse do ta kishte shumëfishuar shumën që i dhashë apo jo.
Dy muaj para se të kthehesha në Bregun e Fildishtë, në 2008-ën, më telefonoi dhe më tha se i kishte shumëfishuar paratë.
E takova përsëri në Abidjan dhe më tregoi dyqanin që kishte hapur me vegla pune dhe që e drejtonte vetë.
U ndjeva krenar për të, njerëz të tillë të shtyjnë t’i ndihmosh. E ndihmova përsëri dhe ai punësoi 25 të rinj aty”.
Mund të keni parë një shenjë të vogël të rrumbullakët në krahun e majtë të dikujt ose mund ta keni edhe vetë.
Kjo është një shenjë për shkak të vak.sinimit. Sipas ‘Organic Healthy Food’, kjo va.ksinë ishte shumë e zakonshme para viteve ’70.
Mjekët përdorën një vi rus të gjallë Va.ccinia për të shk aktuar një përgjigje imune që do të mbronte njerëzit nga vi rusi Variola, i cili shkaktone linë.
Pas kryerjes së va.ksinimit, formohehe flluska dhe më pas krijohet një kore e cila shërohet për disa javë.
Në fund mbetet vetëm një shenjë e rrumbullakët, e dhëmbëzuar.
Krahu injerëzve injektohet disa herë me va.ksinë, e cila krijon edhe atë ‘hartë’.
Kjo është edhe arsyeja sepse ajo nuk është një pikë e vogël, por një shenjë e dukshme.
Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve në Tuzla, të Turqisë por askush nuk po e di se kush është ky.
Burri misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria po fajësohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.
Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve, i tha agjensisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve.
Më tej ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.
Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet.
Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra, tha pronari i dyqanit.
Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”.
Mesa duket imagjinata e papërmbajtur i ka rrëzikuar shëndetin një vajze nga Kolumbia.
Raportohet se Diana Martinez, 22 vjeç, futi një patate në va.giηën e saj për të parandaluar shtatzëninë por kjo u shoqërua me një pasojë të rëndë për trupin e saj.
Mesohet se prej lagështisë patatja nisi të lëshojë sythe brenda va.ginës.
E reja u alarmua kur pas se rrenjët po dilnin nga v.agina e saj dhe ndiente dhimbje të forta barku.
“Mami më ka thënë dikur që për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara, mund të fusja një patate”, – ka thënë vajza.
Vajza e mbante pataten brenda va.ginës prej 2 javësh.
E pas ndihmës që i dha një infermiere e lagjies për të nxjerrë pataten, Diana iu drejtua menjëherë spitalit.
Një burrë ka vendosur t’i shkruajë një letër gruas së tij, ku i thotë se e ka tradhëtuar me motrën e saj dhe pas gjithë kësaj do të largohet.
Por përgjigjia që i ka kthyer ajo e ka lënë pa fjalë. Letra e burrit:
“E dashur grua, Po të shkruaj këtë letër për të thënë se po largohem përgjithmonë nga jeta jote.
Unë kam qenë bashkëshorti ideal me ty për 7 vjet. Këto 2 javët e fundit kanë qenë ferr…Shefi yt me telefonoi për të thënë se sot ti u largove nga puna.
Javën e kaluar, kur ti erdhe në shtëpi as që e vure re se unë kisha ndryshuar modelin e flokëve, as që unë kisha gatuar ushqimin tënd të preferuar dhe as që kisha veshur një palë bokse të reja të mëndafshta.
Ti hëngre për 2 minuta, dhe shkove direkt për të fjetur. Ti nuk më thua më se më do, ti nuk do më të bëjmë seks apo ndonjë gjë tjetër që na lidh si burri dhe grua.
Ose ti po më tradhton me dikë tjetër, ose nuk më do më. Kushdo qoftë arsyeja, unë jam po largohem. Ish burri yt. P.S. Mos u përpiq të më gjesh.
Motra jote dhe unë jemi duke u larguar për në Virxhinia së bashku! Të uroj suksese!” Letra e ish-gruas:
“I dashur ish-burrë, Asgjë nuk e ka bërë ditën time më të bukur veçse marrja e letrës tënde. Eshtë e vërtetë që kemi qenë të martuar për 7 vjet, por tani ky burrë i mirë është shumë larg atij që ka qenë.
E vura re dhe modelin tënd të flokëve javën e kaluar, por gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ” Dukesh tamam si vajzë!” Nëna ime më ka mësuar se nëse nuk kam diçka të mirë për të thënë më mirë të mos komentoj.
Dhe kur thua se ke gatuar ushqimin tim të preferuar, e ke ngatërruar atë me të motrës time, sepse unë nuk ha mish derri që 7 vjet më parë. Për ato bokset e reja mëndafshi u largova nga ty sepse pash çmimin $ 49.99 që ishte ende mbi to, dhe u luta të ishte vetëm një rastësi që motra ime këtë mëngjes më kërkoi $ 50 borxh.
Pas gjithë kësaj, unë ende të dua dhe mendoja që ne do të mund të rregullonim marrëdhënien tonë sërish. Kur unë fitova lotarinë prej 10 milionë dollarësh lashë punën dhe bleva 2 bileta për në Xhamajkë por kur unë u ktheva në shtëpi ti kishe ikur.
Besoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Shpresoj që ju të keni jetën që gjithmonë keni dashur. Avokati im më tha se letra që më ke shkruar siguron që mos të marrësh asnjë lek nga unë. Kështu që kujdesu për veten.
Nga ish gruaja jote! P.S. Nuk e di nëse ta kam thënë ndonjëherë këtë, por motra ime Karla ka lindur Karl. Shpresoj të mos jetë problem. “