Gjuhëtari Xhevat Lloshi: Televizionet janë mbushur me lolo!

Profesori dhe gjuhëtari Xhevat Lloshi rikthehet në studion e emisionit Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Profesor Lloshi përcolli disa mesazhe të forta nga studioja e emisionit Shqip. Që nga mesazhi për lolot e televizionit që flasin për gjuhën shqipe, te humbja e kulturës së shqiptarëve, inteligjenca artificiale dhe shkatërrimin e gjuhës nga moda. Profesor Lloshi tregon se si disa njerëz dalin nëpër studio televizive dhe thonë gjëra qesharake dhe të pavërteta për protagonizëm.

“Umberto Eco, gjuhëtar dhe shkencëtar ka thënë televizioni bëri që çdo kush të dalë të flasë publikisht madje edhe loloja i fshatit. Lolot e fshatit në këtë kohë nuk janë pak në Shqipëri dhe ne nuk mund ta mohojmë ekzistencën e tyre.

Në kohën moderne, televizioni dhe mjetet e komunikimit masiv, bënë që dikush të mos jetë një njeri i humbur në fshat, por të dalë në rrafshin publik dhe të flasë përpara të gjithëve. Kjo është një joshje e jashtëzakonshme për ta. Sepse një njeri që mund ta ndjejë veten jo të vlefshëm, kur del në TV, i duket vetja me shumë vlerë. Sidomos kur merr edhe vlerësime nga të njerëz të të njëjtit nivel. Ky fenomen quhet protagonizëm dhe është në të gjithë fushat.

Isha në një studio në një televizion dikush më tha gjuha shqipe është e vjetër sa njerëzimi. Unë e pyeta sa i vjetër është njerëzimi dhe ai nuk diti të më përgjigjej. Si mundet që sot kur Elon Musk po përpiqet t’i çojë njerëzit në mars, ne të kemi kaq pak informacion për njerëzimin?!

Ky është faji i mungesës së kulturës, i studiuesve dhe i mësuesve që nuk i kanë ngulitur dijet themelore për kulturën e njeriut. Mungesa e kësaj ngulitjeje lë vend të zbrazët për të thënë gjëra qesharake dhe të pavërteta.”, u shpreh zoti Lloshi.

Shkëlzeni dhe dëshmitari kyç kundër Metës, bashkë në Vjenë. Ky është personi i 6.8 milionë eurove tërhequr me çanta

Për herë të parë, emri i Shkëlzen Berishës, si i përfshirë në çështjen CEZ, u përmend nga Juristi i OSHEE, Romeo Karaj, njeriu që ngriti perden mbi prapaskenat e një prej aferave më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, duke u shkaktuar shqiptarëve një dëm ekonomik prej 450 milionë eurosh.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për aferën CEZ, Romeo Karaj, në nëntor të vitit 2016, tha për herë të parë se Shkëlzen Berisha mund të kishte lidhje me sekserin Nuel Kalaj.

Nuel Kalaj, pas firmosjes së privatizimit, ka tërhequr me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, 6.8 milionë euro, duke i larguar më pas nga Shqipëria pa asnjë taksim, deklarim, apo justifikim prejardhje.

Po kush eshte Nuel Kalaj?

Nuel Kalaj eshte një person emigrant në Francë, nga Prizreni.

Juristi Romeo Karaj ka deshmuar ne Komisionin Hetimor Parlamentar se Nuel Kalaj dhe Kastriot Ismailaj kanë qenë sekserë në marrëdhëniet mes ERE dhe CEZ. Ata negociuan ulje të çmimit të blerjes së energjisë nga CEZ-i te KESH-i me pasoja për buxhetin dhe favorizime për CEZ-in. Është premtuar 10 milionë dollarë për t’u paguar në dorë. Pasi janë bërë këto pagesa, mblidhet ERE dhe merr një vendim për uljen e çmimit të energjisë në favor të kompanisë çeke” – dëshmoi juristi.

Komisioni hetimor, duke iu referua të dhënave nga sistemi TIMS, doli në përfundimin se Shkëlzen Berisha dhe Kastriot Ismailaj kanë udhëtuar në një avion drejt Vjenës.

Kastriot Ismailaj është aktualisht i burgosur për aferen CEZ dhe bashkë me gruan kanë qenë miq të ngushtë të Metës dhe Kryemadhit, tashmë janë dëshmitarë kyç të SPAK në hetimin ndaj ish-presidentit.

Komisioni hetimor për çështjen CEZ pretendon se Shkëlzen Berisha ka udhëtuar jashtë vendit pa u regjistruar në kufi. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, figurojnë të paktën 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi të Berishës gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.

Sipas këtyre të dhënave ai ka dalë nga Shqipëria 48 herë dhe është kthyer 54 herë.

Kjo mospërputhje provon se ai eshte kthyer në Rinas duke mos lënë gjurmë në kontrollin e TIMS për këtë punë. Drejt Vjenës udhëton sërish në datën 16 prill 2010 por nuk figuron gjëkundi Chek-imi i kthimit. Zhvillon sërish një udhëtim në kryeqytetin austriak gjatë datave 16-18 maj.

Mosfunksionimi i sistemit TIMS është përdorur shpesh si argument nga PD për të akuzuar eksponentë të maxhorancës së kanë kryer lëvizje të paregjistruara dhe për qëllime të paligjshme jashtë vendit, po me sa duket ata që akuzojnë, kanë bërë edhe vetë të njëjtën gjë. (Dita)

Sami Frashëri: Pellazgët janë kombi më i vjetër Arian i Europës

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur prej mijëra vjetësh, dhe nuk fliten më në asnjë vend të botës.

Në vendin e tyre fliten gjuhët që rrjedhin prej tyre. Shqipja si gjuhë është e ngjashme me greqishten e vjetër, me latinishten, me sanskritishten gjuhë e vjetër e Indisë, me zendishten gjuhë e Persisë së vjetër, me keltishten, me teutonishten etj.

Por këto gjuhë që numëruam më sipër janë me të reja se gjuha shqipe dhe kanë mijëra vjet që nuk fliten më, dhe rrojnë të shkruara vetëm në faqet e disa librave shumë të vjetër.

Këto gjuhë quhen “gjuhë të vdekura”, dhe shqipja, gjuha jonë që është më e vjetër nga ato është e gjallë dhe flitet edhe sot si në kohën e Pellazgëve.

Pa dyshim Pellazgët janë kombi më i vjetër arian i Europës. Ka shumë fakte dhe shumë rrëfime që na tregojnë se Pellazgët që ne na duken si një përrallë për faktin që janë një komb shumë i lashtë, kanë folur këtë gjuhë që flasim edhe ne sot e kësaj dite. Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologjia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë.

Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologjia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë.

Gramatika e gjuhës shqipe, lakimi dhe zgjedhimi, hollësia e nyjeve, dhe e përemrave e të tjera bukuri të kësaj gjuhe, që jo vetëm asnjë nga gjuhët e sotme nuk i ka, por as gjuhët e vjetra nuk i kanë, na tregojnë që shqipja është një gjuhë shumë e vjetër dhe na vjen nga kohët e qëmotëshme e ruajtur e paprishur dhe e pandryshuar. Shënja e kombit është gjuha. Çdo komb njihet me anë të gjuhës. Ata njerëz që harrojnë apo nuk flasin më gjuhën e tyre, me kalimin e kohës bëhen qytetarë të atij kombi që i flasin gjuhën. Shumë qytetërime që janë zhdukur mos pandehni se vdiqën ose u vranë të gjithë, jo, por u përzien me kombe të tjerë dhe morën gjuhën e tyre dhe u bënë pjesë e tyre.
Kështu u zhdukën Maqedonasit, Thrakët, Frigasit, dhe shumë popullësi të tjera që nuk ishin pellazgë d.m.th. shqiptarë si ne, pra këto popullësi sot nuk janë por u zhukën dhe u harruan sepse humbën gjuhën e tyre. Por shqiptarët e atij vendi që sot quhet Shqipëri e kanë ruajtur fort mirë gjuhën e tyre, dhe kështu edhe sot në këtë vend flitet gjuha e Pellazgëve të lashtë./ZgjohuShqiptar.info

Qyteti Ilir në Kretë dhe monedha e tij shkruar në shqip Elyrion

Aleksander Hasanas

(ripublikim)

* Έλυρος” Quajtur një vend i lashtë në gjuhën para-greke në Kretë (sot Greqi) i pa shpjegueshëm në gjuhën greke dhe i lënë ashtu pa shpjegim pikërisht sepse aty shkruhet dhe ka kuptimin e qartë: Έλυρος; Élyros = ILYRIN.

Elyros ishte një qytet i lashtë në Kretë jugperëndimore në kodrën e Kefalas, pranë fshatit aktual Rodovani . Elyros përjetoi një periudhë të akneve të paktën deri në periudhën klasike greke, nga 500 në 350 pes. [1] .

Gjatë kësaj periudhe, Elyros ishte një nga qendrat më të rëndësishme urbane të Kretës jugperëndimore, me një popullsi prej rreth 16,000 banorë. Ishte një zyrë dhe qendër tregtare me prodhimin e armëve të mëdha. Pranimet e saj ishin Siria dhe Lissos . Në Elyros, adhuronin Apollonin , bijtë e Filakidit , Filanderi dhe nimfa Akakalidas .

Elyros përmendet si një vend i mundshëm i origjinës së Thalita , krijues i valleve të zjarrit. Elyros ishte në luftë me Kydonia , një qendër e rëndësishme e Kretës në atë kohë [2] .

Banorët e Elyrus dërguan një ambasadë në Oracle të Delphi dhe së bashku një zotim bronzi që përshkruante një Dhi që ushqente Zeusin kur ishte foshnje. Elyros ishte gjithashtu një nga tridhjetë qytetet që nënshkruan aleancën me Eumenes të dytë në 183 pes.
Ishte një qendër e rëndësishme gjatë periudhës romake. Statuja e Filozofit të Elyros, periudha romake, është sot në Muzeun Arkeologjik të Chania.

Robert Pashley ishte i pari që njohu vendndodhjen e qytetit pranë fshatit Rodovani. Apostulli Thenon studioi rrënojat e qytetit më gjerësisht dhe zbuloi një mbishkrim të mbishkrimit “të turbulluar qytetin e Hilarionit ” [4] .———————————–

Në gjuhën shqipe jo vetem “Amalthea” Dhia që ushqeu Zeusin me qumështin e saj “t’ambël” në Kretën ilire, mer kuptim të qartë vetem nepërmjet gjuhës shqipe por edhe vet Bleta ajo që mbledh grumbullon “Melin – dialekti geg” ndaj quhet: “Meli-sa”

Elyros i lashtë” konsiderohet si një nga qytetet më të rëndësishme të lashtë të Kretës jugperëndimore gjatë kohës para helene dhe romake dhe është ndërtuar mbi kodër  ne krye, 450 metra nga fshati Rodovani. Të gjeturat e deri më tani përfshijnë ndërtimin e karakterit kryesisht publik dhe edhe pse është vlerësuar se ishte një qytet shumë i madh “Elyros” i lashtë ishte një nga qytetet më të rëndësishme në Prefekturën e Chania.

Është një qytet Dorian që ka mbajtur në marrëdhënie me shenjtërinë e Apollo në Delphi. Kjo marrëdhënie konfirmohet nga Pausanias që sheh shekullin e 2-të. AD, tempulli i Apollo përkushtimit të Eliros dhe kjo është gjithashtu vendlindja e qytetit lirik poetit “gjethe e çarë” ose “Thales” ”

Krahu i lashtë i një muri të lashtë

“Eliros i lashtë” preu monedhën e vet me mbishkrimin “ELYRION”

“Buzë e qytetit, në teori, është i shekullit të 4 pes. deri në antikitetin e vonë. Në shekullin e 3 Ancient Elyros së bashku me qytetet e saj fqinje ( Hyrtakina, Tala, Pykilassos) kishte krijuar një bllok politik dhe ekonomik me një monedhë të përbashkët, i njohur si një federatë ose një publik i kufijve”.

Një tregues i qartë se sa i fortë ishte ky qytet, rrjedh nga fakti se ai ka prerë monedhën e vet me mbishkrimin ELYRION.

“Në pjesën e përparme të medaljes ishte koka dhi dhe nje maje shigjete ndërsa në anën tjetër kjo monedhë kishte bletën e *melit – mjaltit “melisa”. Qyteti lulëzoi veçanërisht gjatë periudhës romake dhe periudhën e hershme bizantine përmendur si një “peshkopi” dhe u shkatërrua nga saraçenët.

Reliket që janë të dukshme në kodrën e Kefallas të Rodoviani [Rrodhobian] datojnë në periudhën romake të qytetit, aty gjenden mbetjet e projekteve infrastrukturore të gjera siç është ujësjellësi. Ky ujësjellës solli ujë në qytet përmes një burimi nga fshati Livadia, që është disa kilometra më lart.

“Në vitin 1963, gjatë ndërtimit të kishës së Zojës në kodër, ishte vendosur dhe gërmuar një bazilike e hershme e krishterë e shek 5-të me mozaikë të ruajtura pjesërisht dhe një tempull të Mesjetës në tre varre.

Ekziston gjithashtu një pronë e një ndërtese që daton në fund të shekullit të 3 dhe 4 pes, ndërsa pjesët e murit të qytetit janë ruajtur gjithashtu. Për fat të keq, nuk ka tregues deri tani se ku ishin banesat! Janë gjetur vetëm ndërtesat publike dhe një pjesë e varrezave ku është mjaft e madhe. Më në përgjithësi, të gjitha ndërtesat që janë gjetur janë të një natyre publike. ”

Antikiteti në zonë lulëzoi nga shekulli 19 deri në shekullin e njëzetë

“Zona ishte shumë e pasur dhe aty janë gjetur shumë artifakte të e rëndësishme të cilat shumë prej tyre kanë” shkuar “jashtë nga plaçkitësit”, thotë znj Tsigou.

“Ne kemi gjetje të rëndësishme, si skulptura, vazo, por janë të kufizuara për shkak se ne gërmojmë një kompleks të pakët në teritor.Aty gjendet edhe një pishinë shumë e madhe, që do të thotë se ka shërbyer per nevojat gjatë kesaj bote.

Mënyra e ujsjellësit nga qyteti Livadia është mbresëlënëse.”

Çfarë po ndodh në zonë në vitet e fundit

“Për shkak se aty nuk ka shpronësime nuk mund të bëhen gërmime sistematike, sipas “ligjit greek” që të fillojnë të gërmime mbi keto prona me pronarë, kjo është e paligjshme. Perpunimet Aktualisht janë të bëra për këtë qytet si monumente të dukshme arkeologjike dhe prerje të kufizuara eksploruese në pronat që i përkasin ministrisë së kulturës.

Këto janë prona të blera në vitin 2002 nga ish Bashkia e Lindjes Selinos dhe Shoqata Kulturore e ish-komunitetit të Rodovanit “Eliros të lashtë”.

“Ky sezon është në progres, blerja e tre pronave që janë në afërsi të ndërtesës së teatrit me shpresën se ajo do të shkojë përpara dhe do të nxjerrë në pah më mirë zonën e ndërtesës, ndërsa në zhvillim e sipër janë veprime për promovimin e mëtejshëm dhe mbrojtjen e qytetit të lashtë ELYRION të Chanias./ZgjohuShqiptar.al

*Aleksander Hasanas – Gjuha Shqipe Etimologji

VIDEOLAJM/ Me fΙαmuj kυqezi e këngë popullore, shqiptarët kërcejnë valle para ρarlamentit në Athinë

Shqiptarët kanë festuar në mes të Athinës për 28 dhe 29 nëntorin. Me flamuj kuqezi dhe me këngë popullore shqiptare ata kanë kërcyer valle para Parlamentit grek.

Kanë qenë mediat greke që kanë publikuar videon e tyre duke kërcyer në Athinë nën ritmet e muzikës shqiptare. Kujtojmë se festat kombëtare të Shqipërisë janë festuar në disa shtete të botës, nga shqiptarët që jetojnë atje.

“Në Dubai ofertat janë më të larta, 2 mijë euro në orë”- Rrëfimi i 28-vjeçarit që punon si es.kόrtë: Isha kamarier dhe nuk e përballoja dot jetesën. Ja si e nisa këtë profesion

Një i ri italian ka rrëfyer punën e tij, si eskort. Po si e ka nisur këtë punë? Enea tha se ishin vështirësitë ekonomike ato të cilat e shtyn drejt një profesioni të tillë.

Ai rrëfeu se punonte si kamareie dhe fitonte rreth 600-700 euro në muaj, ndërkohë që i duhej një punë e dytë që t’i sillte më shumë të ardhura.

Profesionin e shoqëruesit e nisi kur një shofer e ftoi për darkë dhe të qëndronte me të kundrejt një pagese.

“Kam mbi 7 vjet që e bëj këtë punë këtu. E dua punën time, është jeta ime. Më përpara punoja në një restorant si kamarier dhe kisha shumë shpenzime. Nuk kisha shumë mundësi që të dilja jashtë për darkë me shokët. Nuk arrija të dilja as me të fejuarën time. Sot e kam ish-të fejuar. Kur fillova punën si kamarier s’e kisha menduar kurrë se do të bëja këtë punë këtu. Në fillim ishte për nevoja ekonomike, pastaj u shndërrua si një pasion. Si kamarier punoja 8 orë në ditë dhe paguhesha 600-700 euro. Po kërkoja një punë të dytë, sidomos kur kisha qiranë për të paguar. Njoha një vajzë e cila më dha kontaketet, ajo studionte në universitet dhe më ftoi të shkoj njëherë për darkë dhe ajo më pagoi vetëm të isha shoqëruesi i saj. Ishte surprizë nuk e dija që do më paguante. Aty e kuptova se mund ta bëja si punë. U ndjeva shumë i gëzuar kur mora pagesën e parë dhe me ato para shkova për darkë me të fejuarën”, tha Enea.

Enea shoqëron klientë të moshave të ndryshme në Itali, Dubai, Zvicër, Arabi Saudite. Ai tregoi se klientet e tij variojnë nga mosha 20 deri në 60 vjeçe dhe fitimet nisin nga 450 euro ora.

“Pagesa nis le të themi 450 euro ne lartë ora, varet për në ditë të plotë çmimi ulet, bëj ulje nëse rri gjithë ditën. Për një orë ose dy unë duhet të marr makinën, trenin, avionin për të ardhur, ndaj çmimi është më i lartë për vetëm 2 orë”, rrëfeu Enea.

28-vjeçarit tha se meshkujt që punojnë si zhigolo në Dubai marrin rreth 2 mijë euro në orë.

“Ka kërkesa edhe në Dubai, çmimet janë shumë të larta. Kam njohur disa zhigolo që punojnë vetëm në Dubai, çmimi në orë është mbi 2 mijë euro. Janë italianë ose lindorë”, tha Enea.

DERDHl aIumin të shkrίrë në foIenë e miIingonave,u trυIIos nga ajo që nxjerr !

Derdhi alumin të shkrirë në folenë e milingonave, u ha bit nga ajo që nxori ! /

Milingonat janë të njohura si punëtor të mëdhenj që gjithmonë janë në lëvizje.

Sjelljet e tyre i kanë fascionuar shumë shkencëtarë.

Por, a jeni pyetur ndonjëherë se si duket brenda foleja e tyre? Ky njeri u përpoq ta kuptonte dhe …rezultati është i jashtëz.akonshëm

SHIKO VIDEON KËTU

Si ta hapni derën e makinës për 30 sekonda nëse i harroni çelësat brenda

Ju ka ndodhur kjo ndonjëherë dhe si zgjidhje të vetme e keni parë mekanikun?

Por deri te mekaniku nuk mund të shkojmë me veturë, përderisa problemi është pikërisht te çelësat.

Nuk është ky problem i vetëm që na preokupon.

Pyetja e radhës është, a do të vijë mekaniku për të ju bërë zgjidhjen?

Tani hapja e derës nuk është problem.

Ne do të tregojmë disa trike, se si në mënyrë të shpejtë ta hapni derën e makinës suaj, pa asnjë problem, shkruan Instructable.

SHIKO VIDEON KËTU

I riu ulet te pije kafen në Tiranë, ajo që shikon në filxhan e trυIIosi fare

Çdokujt i ndodh që të gjendet në situata të ndryshme, të cilat jo gjithmonë i kuptojmë.

Një qytetari nga Tirana i ka ndodhur pikërisht kjo ditën e sotme teksa është ulur të pijë kafe me shoqërinë.

Atij i është shfaqur fjala “Allah” në filxhanin e kafenesë krejt pa e kuptuar dhe i riu ka mbetur pa fjalë.

Ndërkohë ai shkruan pranë JOQ:

Përshëndetje JOQ! Më doli shkrimi “Allah” te kafja sot dhe më bëri shumë kurioz se çfarë domethënie ka apo çfarë mesazhi mund të jetë.

Filxhani ishte plot fare dhe kur ra gati në gjysmë m’u shfaq kjo fjala dhe ngela komplet i habitur.

Dua ta di nëse është gjë e mirë, nëse dikush ia ka idenë se çfarë mund të jetë”, përfundoi qytetari.

Kjo është mjaft e rrallë në fakt dhe urojmë që të jetë një shenjë e mirë për qytetarin.

Njihυni me mollën e qυαjtur “Diamant të zi”, një copë kυshton 6 euro e 60 cent

Mollët kanë zakonisht ngjyrë të kuqe, të gjelbër dhe të verdhë por ka edhe me tre ngjyrat e kombinuara, megjithatë ato mund të kenë edhe ngjyrë vjollcë dhe kuqe të mbyllur.

Të paktën kështu përshkruhet lloji i mollëve të zeza “diamant” që rriten në kodrat e Tibetit dhe duken magjike, sa që shumë persona mezi besojnë që ekzistojnë.

Pjesa e jashtme e tyre shkëlqen dhe ka ngjyrë pothuajse të zezë dhe për këtë quhen diamante të zinj.

Janë temperaturat e larta që i ka bërë këto molla që ngjyrën e kuqe ta shndërrojnë në të zezë, por rol të madh luan edhe lartësia mbidetare prej 3,100 metrave në provincën Ningch ku edhe rriten, dhe temperaturat dallojnë shumë gjatë natës dhe ditës.