Ρezυllohet shefi i Qarkυllimit në Lezhë, lejoi djalin e Tom Doshit të Ιargohej nga vendi i aksidentit: Ishte fajtor!

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për Drejtorinë Vendore të Policisë të këtij qarku, ku përfshihen drejtuesit e uniformave blu. Mësohet se se Gjykata ka urdhëruar pezullimin nga puna të shefit të qarkullimit rrugor në Lezhë, Ismet Sula.

Vendimi është marrë pas nisjes së hetimeve në lidhje me një aksident të ndodhur para pak ditësh në rrugën nacionale Lezhë-Laç.

Në këtë aksident është përfshirë djali i ish-deputetit Tom Doshi i cili ka përplasur një tjetër mjet ku po udhëtonin një çift bashkëshortësh.

Sipas hetimeve, djali i Tom Doshit ka qenë fajtor, por është ndihmuar dhe favorizuar nga policia për tu larguar nga vendngjarja.

Hetimet zbuluan se policia nuk ka kryer veprimet sipas ligjit.

Efektivët akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë Prokuroria po heton edhe shefat dhe drejtuesit e tjerë të policisë së Lezhës për të zbuluar se kush ka urdhëruar favorizimin e djalit të Tom Doshit./albeu.com

“Moska do nis një ofensiνe të madhe ndaj…”/ Instituti Amerikan për Stυdimin e Luftës bën ραralajmërimin e frίkshëm

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës ka paralajmëruar një ofensivë të re ruse në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv, por që kjo do të mund të shmangej “nëse SHBA-ja do të niste sa më shpejt furnizimin me armatim”.

Në një postim në rrjetin social X, Instituti shkroi se aktualisht Kremlini po kryen një operacion ushtarak ajror me qëllim që të shkatërrojë qytetin “për t’i bindur miliona ukrainas të ikin”.

“Zyrtarët ukrainas kanë diskutuar më parë mundësinë që forcat ruse mund të nisin një operacion tokësor kundër qytetit Kharkiv këtë verë dhe Instituti vazhdon të vlerësojë se rusëve u mungojnë forcat e nevojshme për të kapur qytetin Kharkiv, për sa kohë që forcat ukrainase furnizohen në mënyrë adekuate, nëse SHBA-ja rifillon ndihmën ushtarake së shpejti”, thuhet në raport.

Instituti ka theksuar se Ukraina duhet sa më parë t’i merr ndihmat ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amefikës (SHBA) në mënyrë që përballja me ofensivën ruse “të jetë sa më e suksesshme”.

Baba i një υαjze të νogël, ky është 25-vjeçari që hύmbi jetën në Itali

Haris Shala, është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Verona, Itali.

I riu shqiptar, baba i një vajze shumë të vogël, po udhëtonte me kamion drejt Modenës kur u përplas me një tjetër kamion në autostradën me vetëm një korsi, për shkak të një incidenti tjetër.

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikësja. Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë ndihmësa, përdorën gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit. Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë, pasi ai kishte vdekur.

Haris Shala ishte i njohur në qytetin e Pizës. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Marco, një shok shkolle i shqiptarit, e kujton atë me mall:

“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm. Një person i integruar dhe shumë i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Familja Shala ishte goditur nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021. Kushëriri i Harisit, Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, vdiq pasi u rrëzua nga skuteri i tij në rrethrrotullimin midis Pizës dhe San Xhulianos. Në korrik, Besmiri u kujtua nga familja duke mbjellë një pemë ulliri në rrethrrotullimin ku ndodhi aksidenti dhe 918 ditë pas asaj humbjeje të tmerrshme, një tjetër tragjedi trondit sërish familjen Shala.

E rëndë/ Gjenden 5 të νdekυr në një shtëpi, mes tyre 2 fëmijë, ja çfarë dγshohet

Trupat e pesë personave, përfshirë dy fëmijë, u gjetën në një shtëpi në Oklahoma City, njoftoi sot policia amerikane.

Togeri i policisë së Oklahomës, Gary Knight tha se të ndjerit ishin një familje dhe se ata vdiqën me vdekje të dhunshme, raporton “NBC news”.

Knight shtoi se policia ende nuk mund të zbulojë se çfarë saktësisht kanë gjetur hetuesit.

Policia u dërgua në një shtëpi rreth 20 milje në perëndim të qendrës së Oklahoma City me dyshimin se kishte trupa brenda, tha Knight.

Sipas tij, në të gjitha trupat ka pasur lëndime që duket se bëhet fjalë për vrasje.

Trαgjike/ Dy helikopterë të marinës përρΙαsen në ajër gjatë stërvitjes, raρortohet për 10 νiktima

Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën në ajër gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.

Njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë.

Incidenti ndodhi në orën lokale 09:30 në qytetin malajzian Lumut, ku ndodhet edhe një bazë marine.

“Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekur në vend dhe trupat u dërguan në Spitalin Ushtarak [Lumut] për identifikim,” tha Marina Mbretërore Malajziane, duke shtuar se do të ngrihet një komision për të hetuar shkakun e incidentit.

Në mars, një helikopter i rojes bregdetare të Malajzisë u rrëzua në det pranë ishullit Angsa të Malajzisë gjatë një fluturimi stërvitor.
Piloti, bashkë-piloti dhe dy pasagjerët në bord u gjetën dhe u shpëtuan nga peshkatarët.

“Zbυlohet” DHOMA E DOLLARËVE në vilën e METËS/Trondit aνokati: Monika u kap për FLOKËSH me VAJZËN afër METËS

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka bërë akuza të forta mbi çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Sipas tij, kriza e tyre është vetëm një lojë, teksa tregoi disa detaje të rënda mbi jetën e tyre bashkëshortore.

“Armiq për Ilirin janë të gjithë, nga roja e godinës, tek bodyguard-ët se dhe ata ja kanë me hile. E dëgjuat atje. E deri tek drejtuesit e lartë, me Monikën, Braimllarin etj. Çdo njeri që kanë pasur konflikte me Monikën brenda partisë, edhe për efekt xhelozie me ato çupërlinat që kanë atje, që edhe për lesh të kokës është zënë Monika me ato kur i afroheshin shumë Ilirit, dhe ato faktikisht po i mban Iliri.

Partia e Lirisë është ndarë në dy kampe, një kamp janë këta që mbështesin Monikën, kjo për ta bërë të besueshme ndarjen, por që faktikisht është lojë. Ata që po futen tek grupi i Monikës, me përjashtim të asaj Cakës, të cilën Monika nuk e duron dot, dhe ka arsye. Arsyeja është sepse i afrohet shumë Ilirit. E dinë të gjithë atje në seli pse zihet Monika me deputeten Cakën. Me përjashtim të saj, të gjithë ata të tjerët, që kanë dorë, që kanë vjedhur bashkë me Ilirin, që kanë fshehur gjurmët e krimit, që kanë transportuar para në bankat e Evropës, madje deri në Kongo, para të thata.

Nuk ka asnjë krizë reale, është e gjitha lojë. Kush e beson këtë. Xheloz Iliri është bërë kur ishte Kryeministër, aq sa kërkoi ndihëm e Shërbimit Informativ Shtetëror që t’i ruanin gruan me kë shkonte. Dhe shkuan ata i dhanë informacion. Deri këtu ka arritur. Po të ishte për tu ndarë e për tu divorcuar, do ishte ndarë që kur u bë Kryeministër. Kjo është lojë tani.”- tha avokati.

Kapi “mat” grύαn dυke b. ërë s* ks me nipin, bυrri përfundon në burg: U fυt te rafti për t’u …

Një qytetar nga Kavaja tregoi në “Stop” se si martesa e tij e parë përfundoi me një fatkeqësi, pasi bashkëshortja ndërroi jetë në tragjedinë e Gërdecit. Ai u martua sërish dhe qëndroi në martesë për 16 vjet.

Zotëria shpjegon se ka dy fëmijë, një vajzë 14 vjeçe dhe një djalë 12 vjeç. Një mbrëmje u kthye në shtëpi dhe e gjeti gruan duke e tradhtuar me nipin e tij.

Situata degjeneroi në dhunë dhe gruaja e denoncoi për dhunë, gjë që bëri që qytetari të bëjë edhe burg.

“Në vitin 2021 zonjën unë e kam kapur në tradhti në shtëpi. Aty kanë qenë edhe fëmijët. Para se të vija në shtëpi, më binte zonja në telefon, herë pas here. U nisa drejt shtëpisë. Ky (nipi) në këtë moment, pa u afruar tek shtëpia, po vinte me biçikletë, ora 10:30, 11:00 e natës. U fsheha. E ndoqa dhe ky u fut tek shtëpia ku jetoja me bashkëshorten. Në këtë moment u ndez drita e dhomës së gjumit. Kam futur çelësin unë, u hap dera. Në momentin kur u hap dera ky zotëria ka dalë nga dhoma e gjumit dhe ka hyrë në raft. Kam hapur raftin, e kam gjetur nipin të mbledhur aty brenda në raft të rrobave. Unë përfundova në burg. Më denoncoi për dhunë dhe ma kaloi dhunë në familje”, tha denoncuesi.

Pas daljes nga burgu çifti u bashkua për dy muaj për hir të fëmijëve. Por bashkëshortja u largua drejt Italisë bashkë me vajzën e mitur, pa prokurën e të atit.

“Ajo u largua nga shtëpia dhe të dy fëmijët m’i la mua. Gjatë kohës që ishim bashkë u largua dy herë në Itali. Ka ardhur dhe ka marrë në mënyrë të fshehtë gocën, është larguar. Nuk di gjë fare se ku kanë shkuar. Shkova tek shkolla, mos keni marrë ndonjë të dhënë që goca është regjistruar diku tjetër. Në mënyrë kategorike drejtoresha e shkollës më tha jo. Çantën e librave e kishte lënë në shtëpi. U interesova në komisariat të Kavajës dhe të cilët më thanë që ka dalë jashtë shtetit, së bashku me vajzën.

Unë personalisht nuk kam firmosur asnjë letër, asnjë prokurorë që goca të shkojë drejt Italisë. Nga Marsi 2023 e deri tani nuk kam asnjë kontakt me fëmijën. Ajo përderisa më ka tradhtuar dyshoj që fëmijën mos ma merr për gjëra të tjera. Nuk kam besim. Për këtë e kërkoj fëmijën. Nuk e kërkoj se është me mamin e vet se me mamin e vet le të rrijë edhe çunin nuk e refuzoj ku do të rrijë se është e drejta e tyre, ama unë duhet ta di fëmijën se ku është fëmija. Për atë fëmijë nuk bëj gjumë natën. Malli më ka marrë sepse është gjaku i trupit tim, fëmija im. E kam rritur me halle, me vuajtje, jo me poshtërsira. Vëllai për motrën qan, më ka marrë malli për motrën thotë, nuk më ka marrë malli për mamin. Dua motrën”, tregon denoncuesi.

Punonjësi i policisë në komisariatin e Rinasit, Kristjan Zmali e ka kaluar zonjën të papajisur me prokurë. Pas alarmit të të atit, ka kërkuar ta mbyllë çështjen duke i dërguar një të afërm për t’i dhënë para në dorë që të tërhiqte denoncimin. Mirëpo marrëveshja nuk u arrit pasi denoncuesi nuk ishte dakord , por punonjësi i policisë zgjodhi një rrugë tjetër. Këtë na e tregon ndërmjetësi.

Ndërmjetësi: Tani, unë edhe me i thënë, nuk dëgjon më Kristi, të vijë të të takojë.

Denoncuesi: Po pse o vëlla ai kur pati hall erdhi aty.

Ndërmjetësi: Ai erdhi për të mbaruar punë dhe për të zgjidhur hallet edhe ti, edhe ai. Ti s’deshe. T’i japësh zgjidhje me shtet, sikur e ke nisur!

Denoncuesi: Tani ai e ka mbyllur tek prokuroria?

Ndërmjetësi: Po, po. Ka mbaruar punë ai.

Denoncuesi: I ka bërë të gjitha pagesat e krejt?

Ndërmjetësi: Po, po, ka mbaruar punë.

Denoncuesi: I ka dhënë lekët?

Ndërmjetësi: Po, po, po, po!

Denoncuesi: Sa lekë a di gjë?

Ndërmjetësi: Nuk e di, për Zotin e madh! As nuk e kam pyetur, as nuk kam në plan ta pyes për atë lloj pjese. Që në datë 12, ai ka mbaruar punë. E ka çuar shkresën në prokurori. E ka bërë raport shërbimin. Ai burri i huaj, do të pastrojë figurën e vet dhe prandaj të erdhi në Kavajë dhe të tha: “Hape gojën, sa të duash ti, unë të ndihmoj”.

Denoncuesi: Si e pastronka figurën e vet kur një kohë më ka kaluar fëmijën jashtë shtetit dhe mua nuk më jep asnjë lloj informacioni?

Ndërmjetësi: Nuk ka informacion, se të ketë ta jep, se nuk ka ku shkon pa e dhënë. Se me pas informacion, ai mbaron punë vetë.

Denoncuesi: Përderisa ia ka hedhur vulën në pasaportë ai edhe e ka kaluar pa prokurë puna e tij si e ka kaluar.

Ndërmjetësi: Le të shkojë në burg, se një gjë do bëhet, se nuk ka nga me ia mbajt.

Denoncuesi: Sa lekë do më jepte mua ai ta kishim mbyllur këtë punë?

Ndërmjetësi: Ai, po ta kishe tërhequr denoncimin ti, 2000-3000 euro, t’i kishte dhënë, e sigurtë.

“Stop” zbuloi se zonja në fjalë ka shkuar në Itali për të kërkuar azil. Qytetari shkoi të interesohet në prokurori dhe i thonë, se çështja është nën hetim, ndaj ai duhet të paraqitet vetëm kur ta thërrasin.

Qytetari: Çfarë është bërë me atë zotërinë, që e ka kaluar?

Punonjësja: S’është bërë asgjë, sepse çështja i ka kaluar prokurorisë. Kur të thërrasi prokurori ty, do vish këtu! Kur të thërrasë zonjën, do vijë këtu. Tek Prokuroria e Durrësit vjen vetëm me fletë-thirrje dhe me telefonatë. Kur vjen çështja në prokurori, kalon nën hetim.

Qytetari: Mua ma ka kaluar në mënyrë të fshehtë.

Punonjësja: Vazhdo, se e di policia atë! Vazhdo! Kur të njoftojmë me telefonatë, me fletë-thirrje, do vish në prokurori!

Μeta ρΙanifikon eΙiminimin fizik të Μonikës!!!

Pasi po bëhen katër muaj që doktori është në arrest shtëpie, interesi i opinionit ka rënë dukshëm. Kjo e ka shqetësuar doktorin i cili është lidhur me Metën për të diskutuar strategjitë e reja.

Berisha: Ilir, si je, se po të shikoj në portale që po kacaviresh nëpër hekura dhe ngjitesh në male?

Meta: Mirë jam doktor. Po përpiqem të ngjall interesin e publikut se kemi rënë fare doktor.

Berisha: Lere atë punë Ilir. Nuk duan t’ja dinë njerëzit. E mban mend kur unë publikoja çdo ditë ecjet që bëja në Gjirin e Lalzit dhe njerëzit në vend të shikonin sa hapa bëja, pyesnin se ku i gjeta lekët që bëra vilën. Edhe për ty do mendojnë se shëtit nga kodrat që ke blerë në periferi të Tiranës.

Meta: Po çfarë të bëjmë doktor? Për shembull të vras këtë Bramllarin dhe të themi që e vrau Rama të mos zbulohej se i shiste sekrete?

Berisha: Kush është ky, mos është tek grupi i deputetëve të Gazit?

Meta: Jo jo, është nënkryetari i partisë time

Berisha: Ilir, bëhu serioz. Të gjithë do mendojnë se e vrau Tedi kur donin ta hidhnin tek bashkia dhe e shtypi me bythë.

Meta: E drejtë. Po sikur të shpik ndonjë histori dashurie dhe Monika bëhet xheloze dhe do të më vrasë?

Berisha: Ilir, kush i ha ato? Më mirë hap llafin që ke vdekur dhe je kthyer lugat.

Meta: Doktor, po sikur të vras Monikën?

Berisha: Ky është një opsion serioz, megjithëse nuk kemi ndonjë shembull nga byroja që të kenë vrarë gratë. Më e besueshme do isha të vrisja unë ty, meqë e the vetë që unë do bëhem president dhe ti kryeministër.

Meta: Po atë as unë vetë nuk e besoj doktor, edhe ata në sallë filkuan të qeshnin. Më mirë po mendoj një gjë tjetër. Dhe të lutem hiqe nga mendja këtë variantin e fundit, se unë nuk jam Azem Hajdari. Nuk luan njeri vendit për mua po nuk i dhashë lekë./dritare.net

Dikur ρeshëngritësi “TIRONC”, sot αntishqiρtar: Jam zëri dhe Pirro i të gjithë grekëνe!

Dikur në 1992 e largët, djaloshi i lindur në kryeqytetin shqiptar, nën flamurin grek fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, kur deklaronte se ai ishte “tironc”, madje me krenari e shprehte se nga vinte paçka se përfaqësonte Greqinë.

Sot Pirro Dhima (Pyrros Dimas), prezantohet me pamje nga Himara, Dhërmiu e Apollonia, si kandidat për eurodeputet: “Kandidoj sot, jo vetëm për t’i dhënë zë zërit dhe të drejtave të “Epirit të Veriut”, por dhe si përfaqësues i Greqisë, ashtu si kam bërë gjithmonë, si Pirro i të gjithë grekëve”.

Historia nuk mund të zhbëhet, origjina dhe gjaku nuk ndryshojnë pavarësisht dëshirës, por dikush mendon ndryshe. Madje gazetarja greke, Elena Krita i ka kujtuar se ai mund të jetë një grek, por duhet thënë se ka lindur në Shqipëri.

Të mbrosh kombësinë tende është dinjitoze, por të luftosh popullin ku u rrite dhe jetove është të kesh karakter maskarai.Dava legeni si shumë të tjerë që mohojnë çka janë për të marr një pasaport… Por dhe një thirrje e fortë për shtetit shqiptar për një trajtim dinjitoz për sportistat elitar.

RESPEKT E PËR LUZA GEGA & TË TJERË që nuk shiten dinjitetin.