Këmbimi/ Ρikiata nuk ndaΙet, ҫfarë po ndodh sot me monedhat e hυaja?

Sot, më 23 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë.

Euro blihet me 100.6 lekë dhe shitet 101.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.3 lekë, ndërsa në shitje me 104.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 116.1 lekë dhe shitet me 117.1 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68.6 lekë, ndërsa në shitje me 70 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 23 Prill 2024

Dashi

Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që ju duhet për të çuar përpara projekte unike dhe interesante. Ky është moment shumë i mirë nga pikëpamja profesionale. Këshillohet që në dashuri të jeni më të durueshëm.

Demi

Ju pret një ditë e cila do ju lejojë që ti jetoni lidhjet profesionale me më shumë qetësi. Lini mënjanë të gjitha keqkuptimet dhe përqendrohuni vetëm në çështjet e rëndësishme. Orët e pasdites do ju shohin dinamik dhe euforik.

Binjakët

Ky është një moment i rëndësishëm për të riparë të gjitha kontaktet dhe të nisni bashkëpunime të reja të rëndësishme për karrierën tuaj. Do të jeni të gatshëm që të përballeni me disa sqarime në dashuri. Me partnerin/en do të arrini të gjeni harmoninë.

Gaforrja

Parashikohet një ditë gjatë së cilës do të jeni të “mbytur” nga puna dhe nga afate që duhen respektuar. Mos u përfshini nga ankthi, por përqendrohuni vetëm në realizimin e projekteve tuaja. Do të keni një intuitë shumë të mirë, të cilën mund ta shfrytëzoni në avantazhin tuaj.

Luani

Do të keni mundësi që të zbuloni disa strategji interesante për të vënë në jetë në vendin e punës. Sigurisht, duhet të jeni të gatshëm që të pranoni disa kompromise të vogla, por që do të jenë tejet të dobishme për realizimin e një projekti. Në dashuri këshillohet të jeni kurajoz.

Virgjëresha

Mundohuni që të mos dorëzoheni përpara provokimeve të të tjerëve, sidomos nëse në këtë periudhë jeni shumë emotiv. Duhet të jeni më të matur në menaxhimin e kursimeve tuaja ekonomike.

Peshorja

Kjo e martë do të jetë shumë e rëndësishme për ndjenjat, ku do të keni mundësi që të përballeni me një person i cili ju intereson dhe do të zbuloni më shumë lidhur me historinë dhe eksperiencat e tij. Mos u druani që të tregoheni të hapur dhe të tregoni gjithë sa dini, në momentet që duhet. Dita do të jetë mjaft e favorshme për çështjet e biznesit.

Akrepi

Duhet të mundoheni të jeni më të fortë, pasi kjo është një ditë e cila do ju gjejë nën presion. Duhet të jeni gati që të ballafaqoheni me disa kolegë tuaj kokëfortë.

Jepini vlerë vetes tuaj dhe mos lejoni askënd që të dëmtojë nismat tuaja. Në dashuri do të ketë shkëndija.

Shigjetari

Do të keni më në fund mundësi që të merrni një rol me më shumë përgjegjësi dhe kjo do ju lejojë që të tregoni të gjitha aftësitë tuaja. Do të jeni autoritar, pa u munduar që të vini në pozitë kolegët tuaj. Në dashuri do të merrni përgjigje pozitive.

Bricjapi

Keni nevojë për disa ditë pushimi për t’u qetësuar dhe për të larguar të gjithë mendimet negative që ju inatosin dhe tensionojnë. Ky është një moment i mirë për të rigjetur ekuilibruan dhe stabilitetin e brendshëm. Kaloni më shumë kohë cilësore me familjen.

Ujori

Kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme për karrierën tuaj. Duhet të jeni të vendosur dhe të mos ndaleni përballë kritikave të të tjerëve. Përgjigje të rëndësishme dhe konfirmime, janë fare pranë.

Peshqit

Kjo e martë do ju gjejë të përhumbur në reflektime, sidomos nëse në vendin e punës do të bëni ndryshime drastike, të cilat do të çojnë përpara karrierën tuaj. Në dashuri dhe në familje, mos jini shumë egoistë.

Tërmet i fυqishëm në Tajvan, krγeqyteti preket nga Ιëkundjet vetëm 3 javë pas goditjes së fundit

Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë goditi kryeqytetin e Tajvanit, Taipein vetëm disa momente më parë.

Raportohet se tërmeti kishte një thellësi shumë të cekët prej 10 km dhe u ndje nga shumë njerëz pranë epiqendrës.

Thellësia e cekët e tërmetit bëri që ai të ndjehej më fort pranë epiqendrës sesa një tërmet më i thellë me magnitudë të ngjashme

Një tërmet i ngjashëm goditi kryeqytetin tajvanez rreth tri javë më parë me një magnitudë 7,2 ballë të shkallës Rihter.

Për pasojë mbetën të vdekur 9 persona dhe u plagosën qindra të tjera, ndërsa dhjetëra u zhdukën.

VIDEO/ Manaj ndëshkon Fenerbahcen në fund, sυΙmuesi shqiρtar jep efekt në garën e titullit

Rei Manaj ishte heroi i Sivasspor në ndeshjen ndaj Fenerbahces. Sulmuesi shqiptar barazoi ndeshjen në minutat e fundit në 2-2, duke shtangur kështu mysafirët e Fenerbahces, të cilët janë në garë për titullin kampion në Turqi. Manaj u tregua i saktë nga 11-metra, penallti që u fitua nga vetë ai. Me këtë gol, 27-vjeçari shkon në kuotën e 17 golave në kampionat, me sezonin e parë te Sivasspor.

Rezultati i sotëm i jep një goditje të madhe Fenerbahces në garën për titullin, teksa e sheh veten me 4 pikë më pak se Galatasaray kryesuese. Ndërkohë që, Sivasspor është i qetë në mesin e tabelës.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

“Jam sυρer e dashυruar”/ Egla habit banorët në BBV, zbυΙon se kush është partneri i saj: Jeton me prindërit, por…

Që prej hyrjes së saj në “Big Brother Vip”, Egla është bërë në nga personazhet më të përfolur.

Teksa përflitet ajo që aktorja bën brenda shtëpisë, nuk mungojnë diskutimet edhe për jetën e saj private, për të cilën ajo nuk flet shumë. Më herët ajo ka deklaruar se ishte e dashuruar jashtë shtëpisë, por pa dhënë detaje për partnerin.

Mbrëmjen e sotme, ajo ka ndarë më shumë, teksa ka thënë se ndihet rehat me partneri ne saj, duke shtuar se ai jeton me prindërit e tij.

Egla: “Jam shumë e lumtur, shumë e qetë, shumë e shërbyer, çfarë të them unë ty”

Juli: “A është inxhinier, arkitekt, çfarë bën në jetë? E gjeta që është inxhinier?”

Egla: “Jo duhet të kesh informacion sepse po pyet gjithë kohës. Jam super e dashuruar, super rehat, nuk dua të flas më. Ai jeton me prindërit. Unë do ta marr kollovar”.

Pas takimit të Ήeidit me Beatrice Luzzin në BBV, νjen reagimi i ραpritur i Massimilianos

Mediat italiane kanë shkruajtur gjerë e gjatë sot për takimin e veçantë të aktores italiane Beatrice Luzzi me konkurrenten e Big Brother Vip Albania, Heidi Baçi.

Takimi ishte i veeçantë, tepër emocional teksa Beatrice Luzzi nuk ngurroi ta mbështesë dhe t’i japë kurajo Heidit.

Por aktorja italiane deklaroi se në disa raste, si asaj ashtu edhe Heidi-t iu desh të duronin sulmet e Massimiliano Varrese-s, që shpeshherë ushtronte presion, ndonëse pa dashje, ndaj tyre.

Më pas Luzzi e mbylli këtë takimin me Heidin duke thënë se ishte e bindur për faktin se nëse Heidi kishte vendosur për të qëndruar, ajo do të kishte arritur të lehtësonte tensionin e Varreses.

Varrese pati një afrimitet me Heidin, brenda Big Brother në Itali, e cila u cilësua si romancë dhe që bëri bujë të madhe për shkak të ndërhyrjes së babait të Heidit, i cili i kërkoi asaj të ndërpresë lidhjen dhe të largohet nga shtëpia.

Megjithatë, Massimiliano Varrese duket se ka gjetur mënyrën e tij për të reaguar. Teksa gjatë momentit të takimit në BBV, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Të gjithë shohin në botë atë që mbajnë në zemër. Goethe”. Një mënyrë, ndoshta, për të thënë se ajo që u tha për të nuk përputhet me arsyen e vërtetë që e shtyu të kryente disa veprime në shtëpi.

Në Dυbαi 500 υαjza shqiρtare janë eskorta!

Dubai është qyteti më popullor i Emirateve të Bashkuara Arabe, i pozicionuar në juglindje të Gjirit Persik. Por sa shqiptarë jetojnë në Emirate? Çfarë bëjnë shqiptarët në Dubai?

Përveçse për biznese e shkollim, një numër i konsiderueshëm janë edhe vajza “eskorta”. Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27 ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.

Me një popullsi prej 3 milionë banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.

Numri i shqiptarëve në Dubai besohet se arrin deri 5 mijë gjatë sezonit të pushimeve të verës. Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe deklaron se shqiptarët janë prezantuar me mjaft suksese atje.

“Kemi këtu shumë biznesmenë dhe afaristë që kanë 150 punëtorë, sikur biznesmeni i njohur nga Elbasani, Briken Ndoja. Në Dubai kemi biznesmenë dhe afaristë të njohur nga Kosova apo Maqedonia e Veriut sikur kompania e Ekolog e filantropit Lazim Destani, një biznesmen tashmë i njohur jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe në Zvicër e mbarë botën. Po ashtu kemi edhe pronarë të firmave të ndërtimit.

Njëri ndër ta është edhe Albert Leka i cili ka kompani në Doha të Katarit, Filipine, Poloni dhe Amerikë. Sa i përket studentëve, interesimi i tyre është i madh për të studiuar këtu në Emirate, sidomos në Dubai të cilët janë të orientuar të studiojnë kryesisht teologjinë, financat, mjekësinë, biznesin, ekonominë, bankat, numri i të cilët sillet rreth 50″.

Prostitucioni modern…

Ato janë të reja, të bukura, të kualifikuara ose jo të arsimuara. Pika e tyre e përbashkët është e qartë: Disa prostituojnë për të siguruar jetesën, shumica janë për t’u pasuruar lehtë dhe më shpejt. Numri i prostitutave është më i lartë nga vende si Rusia, Ukraina dhe Serbia.

Por nuk mungojnë as shqiptaret. Mësohet se mbi 500 shqiptare janë sot në Dubai të cilat kamuflohen sikur punojnë në kompani të ndryshme, por në fakt puna e tyre është ajo e eskortës. Në qershor 2023, Reuters publikoi një investigim të titulluar “Si tortura, mashtrimi dhe mosveprimi mbështetësin industrinë e lulëzuar të trafikimit të seksit në Dubai”. Me dëshirë ose jo, ato janë të detyruara të prostituojnë në shtëpi publike, rrugica, bare, hotele e klube nate.

Disa prej tyre kërcënohen “se do t’i vrasin dhe do t’i hedhin në shkretëtirë” nëse nuk binden. Ato që nuk fitonin mjaftueshëm para dyshohet se u dërguan në një dhomë, ku vëllai i Christy Gold i ndëshkonte duke i lënë pa ngrënë dhe i dhunonte. Emiratet janë një destinacion kryesor për trafikimin e seksit, ku gratë prostituohen nga rrjete të paligjshme.

Sipas një raporti të Carnegie Endowment, rritja e prostitucionit në Dubai mund t’i atribuohet disa faktorëve: pabarazitë ekonomike, zbatimi i dobët i ligjit në disa vende, tërheqja që po i bëjnë Emiratet popullsive të ndryshme, duke u hapur dhe rritur çdo ditë e më shumë./ LeCanton27/

Dhυnohet nga bashkëshorti, këngëtarja e mυzikës popullore Maya ρajiset me urdhër mbrojtje (VENDIMI)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya, është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj, Arben Ulbrich.

Në një vendim gjyakte që mban datën 19 mars 2024, bashkëshorti i Mayas (Fatbardha Ulbirch) urdhërohet t’i qëndrojë 200 metra larg.

Kujtojmë se Maya dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali. Nga ana e tyre nuk ka ende ndonjë reagim mbi rastin.

VENDIMI

SHKURTIM VENDIMI

“PER LËSHIMIN E URDHËRIT TË MENJËHERSHËM TË MBROJTJES ”

Gjykata e Shkallës Së Parë E Juridiksionit Të Përgjithshëm Tirane e përbërë nga: GJYQTARE FAHRIJE STRINGA (BUDO) Asistuar prej sekretares gjyqësore Geralda Pirra, në Tiranë sot në date 19.03.2024, mori në shqyrtim ne seancë gjyqësore çështjen civile që u përket:

PADITËS/E: Fatbardha Ulbrich me nr.tel. 069…….

I/E PADITUR DHUNUES: Arben Ulbrich me nr.tel..0039324…… në mungesë.

OBJEKTI: Lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.

BAZA LIGJORE: Ligji Nr. 9669 dt. 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marredhëniet familjare”.

Gjykata, pasi dëgjoi shpjegimet e pales paditëse, në mungesë të palës së paditur administroi provat shkresore nga Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë, dëgjoi ne pretendime e fundit per paditësen, e shqyrtoi në tërësi çështjen, Dhe për sa më lart:

Gjykata në mbështetje të nenit 306 e vijues të K.Pr.Civile, dhe të Ligjit Nr. 9669 dat 18.12.2006, i ndryshuar, neni 17, 18;

VENDOSI

Pranimin e kërkese-padisë.

Aksident i rëndë në Itali/ Përplasen dy kamiona, hυmb jetën i riu shqiρtar

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugët e Italisë.

I riu shqiptar i cili po drejtonte një kamion, u përplas me një tjetër kamion i cili kishte ndaluar në autostradën A22.

Shqiptari i cili jetonte në Piza, ndërroi në vendin e ngjarjes.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë reshjet e dendura të shiu dhe pamja e dobët, me viktimën që duket se nuk i ka parë mjetet e ndaluara në kolonë dhe ka goditur automjetin e fundit të rreshtit.

Feston 85 vjetorin, Bes Kallaku organizon festën sυrρrizë për gjγshen e tij

Gjyshja e Bes Kallakut ka festuar sot ditlindjen e saj. Ija reflekton padyshim mirësinë e gjysheve shqiptare, por me një ndryshim të vogël, ajo është e famshme.

Në këtë 85-vjetor, Bes Kallaku ka organizuar një festë për gjyshen e tij që siç thot edhe në urimin e tij, Ija është e të gjithëve.

Ija, jo vetem e imja por Ija e t’gjithve bon 85 vjece sot. Zoti na i rujt gjysherit, duart e tyre qe na rriten, dashuria e tyre trendafil dhe lule dele. Urime o Trendafile (ky eshte emri i vertete i Ijes) “, shkruan aktori krahas një videoje shkëputur nga festa e ditëlindjes.