Negociata e fshehtë e Edi Ramës me ndërkombëtarët? Rikthimi i beftë i Lea Ypit, gati për Kryeministre teknike?

Nga best seller akademik në skenarin e pasardhëses politike: sinjalet e një “desantimi” të përgatitur mes krizës së mazhorancës dhe presionit ndërkombëtar

Lea Ypi, profesoresha e njohur e filozofisë, përkatësisht e materializmit, në London School of Economics, prej vitesh është kthyer në një best seller me librat e saj biografikë. Këto vepra ajo i prezanton jo vetëm në Britaninë e Madhe, por pothuajse në të gjitha qendrat kryesore europiane: Francë, Gjermani, Zvicër, Suedi, Danimarkë, Itali etj.

Këto prezantime kanë pasur rëndësi të veçantë në mjediset akademike dhe në establishmentin politik të së majtës europiane.

Ndërkohë, mediat më të rëndësishme britanike dhe europiane, që nga The Guardian, Observer, Le Figaro, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Corriere della Sera etj., kanë shkruar gjerësisht gjatë këtij viti për biografinë e një ylli në ngjitje të së majtës globale, që vjen nga një familje me origjinë fisnike, e persekutuar gjatë regjimit komunist.

Profesoresha shqiptare konsiderohet si një nga dhjetë mendimtarët më në zë të kontinentit dhe një nga intelektualët që artikulon dhe mbron më qartë pikëpamjet e së majtës.

Lea Ypi nuk është një aktiviste klasike, siç janë shumë figura të së majtës në Europë, të cilët njihen më shumë për zhurmën rreth çështjeve të caktuara, si Gaza apo të drejtat civile. Ajo është një intelektuale që e trajton humanizmin si pjesë integrale të shoqërisë. Me fjalë të tjera, ajo qëndron më afër një qasjeje centriste të së majtës, larg ekstremeve fanatike.

Ypi është gjithashtu anëtare e Akademisë Britanike dhe pjesë e një qendre intelektuale europiane ku formësohet mendimi i së majtës globale. LSE është një nga qendrat më të njohura të këtij formësimi, e financuar nga fondacionet Soros.

Edi Rama e ka promovuar Lea Ypin në nivele të larta ndërkombëtare, duke u dhuruar kopje të librit të saj, në gjuhët përkatëse, krerëve të shteteve që ka takuar. Ky është një sinjal i qartë, i lexuar më shumë politikisht sesa letrarisht.

I gjithë ky operacion “rastisi” në një moment të veçantë politik, kur lobet brenda rrjetit Soros mbështetën Erion Veliajn si pasardhës të Edi Ramës.

Në vitin 2024, gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, kjo u bë e dukshme, kur Blinken takoi kryebashkiakun e Tiranës dhe i përcolli Edi Ramës mesazhin për të “hapur krahun”.

Pikërisht atë ditë përfundoi në SPAK edhe letra e famshme anonime e Nesti Angonit, e cila më pas çoi në goditjen ndaj Erion Veliajt. Gjatë kësaj periudhe, konkretisht në vitin 2025, Lea Ypi pati një vit shumë të suksesshëm në lançimin e saj europian.

Ndërkaq, në dhjetor, në momentin më të vështirë për mazhorancën, pas goditjeve të SPAK ndaj kupolës së Edi Ramës, Lea Ypi zbarkoi në vendlindje.

A është rikthimi i Lea Ypit, një negociatë e Edi Ramës

Fillimisht, ajo mori titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, qytetin e saj të lindjes.

Qytet ku profesoresha Ypi kaloi edhe festat e fundvitit, duke dhënë një mesazh me kuptim të veçantë për rikthimin:

“E kalova natën e Vitit të Ri me familjen, miqtë e vjetër dhe të rinj, duke diskutuar për librat, politikën, letërsinë dhe angazhimin politik, duke filluar, siç kam ndërmend, për të vazhduar! Ju uroj të gjithëve një vit të mrekullueshëm 2026, me gjithë mirënjohjen time për mbështetjen këtë vit!”

Ky është një mesazh i qartë që flet për një fillim të rëndësishëm në jetën e saj të angazhuar, të cilin ajo e ka përmendur edhe në një intervistë televizive, në një nga emisionet politike në Tiranë. Një deklaratë që e sheh hyrjen në politikë si mundësi, por pa përcaktuar një afat konkret.

Megjithatë, të gjitha këto zhvillime nuk duken rastësi dhe krijojnë një panoramë më të qartë se faza e përgatitjes së Lea Ypit ka përfunduar, ndërsa tani ka nisur koha e aktivizimit.

Një angazhim politik që, për një figurë me peshë ndërkombëtare dhe intelektuale, nuk do të kishte kuptim në një rol të dorës së dytë, por vetëm në një pozicion lidershipi të nivelit të parë.

Pra: lidere e mundshme e socialistëve, kryeministre “teknike” deri në anëtarësimin në BE, apo pasardhëse e Edi Ramës, në një moment të përcaktuar nga vetë “mbreti”?

Duket se kemi të bëjmë me një negociatë në distancë mes Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve, të cilët po i kërkojnë zbatimin e një “date skadence”.

Lea Ypi nuk ka asnjë lidhje familjare apo historike me PS-në, pasi vjen nga një familje e persekutuar dhe me të shkuar të djathtë. E djathta shqiptare, deri më tani, e ka bojkotuar plotësisht aktivitetin e saj dhe nuk ka shprehur simpati, duke e parë me xhelozi provinciale çdo ide për një katapultim politik.

Ndërkohë, në të majtë vërehen lëvizje interesante. Edhe pse nuk e pëlqejnë një “desantim me parashutë” nga lart, disa deputetë fillimisht kanë shprehur dyshime, por më pas i kanë zbutur qëndrimet duke folur për simpati.

Puzzle po shkon drejt fazës finale. Ende mbetet e paqartë mënyra e këtij “desantimi politik”, por një element duket imperativ: koha.

Dhe koha duket se është tani, pikërisht në ditët që vijnë, kur mund të vijë lajmi që do të përpiqet të mbysë sokëllimat nga ajo që Edi Rama e quan “Stacioni i Trenit”./Pamfleti

Gati qeveria teknike? Ja kush është femra e famshme shqiptare që Edi Rama është i gatshëm ta bëjë Kryeministre

Nëna e Beatrix dhe Alban Ramosaj diagnostikohet me kancer, këngëtarja bën postimin prekës

Një lajm i trishtë ka prekur opinionin publik ditën e sotme.

Nëna e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj ka bërë të ditur se është diagnostifikuar me kancer, duke hapur një kapitull të vështirë për familjen e artistes.

Vetë Beatrix ka reaguar përmes rrjeteve sociale me një postim tepër prekës, ku shpreh forcën, dashurinë dhe admirimin e pakushtëzuar për nënën e saj.

Krahas një fotografie nga ambientet spitalore, këngëtarja e quan të ëmën “forca ime, jeta ime”, duke theksuar se edhe në momentet më të vështira ajo vazhdon të buzëqeshë dhe të mbetet e pathyeshme në shpirt.

“Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë. Edhe kur trupi lodhet, shpirti i saj mbetet i pathyeshëm,” shkruan Beatrix, duke e cilësuar nënën e saj si heroinën e jetës.

Nëna e Beatrix dhe Alban Ramosaj diagnostikohet me kancer,

Megi Pojani do të martohet? Këngëtari i zbulon sekretin

Në ekranin e Top Channel më 1 Janar është transmetuar “E Diella e parë”.

Nostalgji muzikore nga Top Fest ndër vite, të ftuar specialë, surpriza dhe emocione.

Teksa po këndonin dhe po festonin në studio të gjithë së bashku ishte Sinan Hoxha ai që zbuloi se duke diskutuar me Megin në tavolinë ajo kishte kërkuar që artisti të ishte në dasmën e saj.

Për këtë Sinani shtoi se:

Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për 2026, më 12 gusht martohet.

Megi Pojani më pas pohoi: “Po, e bëra”

Gjermane, bionde dhe nëna e vajzës së tij, kush është ish-bashkëshortja e Mirit të BBV? (FOTO)

Miri, një nga emrat më të diskutuar të këtij sezoni në “Big Brother VIP Albania”, po tërheq vëmendje për dinamikën e tij në shtëpi dhe për një trekëndësh emocional që ka ngritur tensionin mes dy prej banoreve.

Dy vajza, Lorna dhe një tjetër banore, kanë shfaqur interes për të, duke e bërë këngëtarin një nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni.

Por një detaj nga e kaluara e tij ka nxitur kuriozitetin e mediave dhe ndjekësve. Miri ka pasur një martesë të mëparshme me një grua bjonde, gjermane, me të cilën ka edhe një vajzë.

Ky informacion ka hapur mundësinë për spekulime, veçanërisht lidhur me preferencat e tij për gratë me tipare fizike të ngjashme.

Një tjetër pikë interesi është ngjashmëria mes ish-bashkëshortes së tij dhe një prej vajzave që po i shfaq pëlqim, Lornës. Lorna është gjithashtu bjonde, gjë që ka shtuar më shumë dyshime dhe spekulime se Miri mund të tërhiqet nga një tipar fizik që i kujton të kaluarën e tij.

Përveç konkurrencës për çmimin e madh, Miri duket të jetë i përfshirë edhe në një lojë emocionale që mund të jetë po aq intrigante dhe e tensionuar sa gara për fitimin e “Big Brother”. Ky aspekt i tij po shton më shumë drama dhe interes për publikun.

Tr¤gjedia familjare i ndodhi Kryetarit të Bashkisë, Pjerin Ndreu: Jam i tr●nditur … (Foto)

Petrit dhe Elona Florini, humbën jetën tragjikisht paraditen e sotme në aksidentin e ndodhur në aksin “Lezhë–Mabë”, në fshatin Gocaj.

Ata kishin lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, këtë e ka bërë me dije vet ndreu përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshorten Elona Florini, sot humben jeten tragjikisht ne nje aksident ne Lezhe!” ka shkruar ai. Teksa më tej ka shkruar se kjo ishte një ngjarje trinditëse për të gjithë familjarët duke përfunduar: “U preheshi ne paqe Petrit dhe Elona!”

Kujtojmë se Petriti dhe Elona Florini udhëtonin me automjetin tip “Mercedes Benz”, kur u përplasën me një tjetër makinë, me të cilën po qarkullonte një grua me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Nga veprimet paraprake të policisë dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, duke sjellë humbjen e kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe më pas goditjen e fortë anësore nga foristrada, e cila po lëvizte në drejtim të Shkodrës.

Postimi i plotë:

Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshorten Elona Florini, sot humben jeten tragjikisht ne nje aksident ne Lezhe! Nje ngjarje tronditese per te gjithe ne!

U preheshi ne paqe Petrit dhe Elona!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?ref=embed_post#

Moti bën kthesën e FORTË/ IGJEUM parashikon përmbytje! Ja qytetet që rrezikohen

nstituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në Alpe ditën e sotme priten reshje dëbore.

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 03) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Nesër në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (3 -7 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite  (e shtunë, dt. 03) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Alpe ditën e sotme priten reshje dëbore.

TEMPERATURA

Sot (e shtunë, dt. 03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA

Sot pasdite  (e shtunë, dt. 03) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

Ngjeshet kalendari i ndeshjeve në 2026-n, për herë të parë UEFA aplikon një format të tillë, ja kur dhe si do të luajë Shqipëria

Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me praninë e parë në play-off në mars për një biletë në këtë aktivitet.

Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.

Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo do të thotë që dritarja e ndeshjeve ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.

Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator-6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.

Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027 pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.

Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.

“Hyrje të reja që do të TRONDISIN banorët”/ Çfarë pritet të ndodhë në Prime-n e së shtunës në BBVip 5: Një letër e PAZAKONTË…

Të shtunën mbrëma, spektakli i shumëpritur i “Big Brother VIP 5” pritet të rikthehet me një episod të mbushur me emocione të forta, surpriza të njëpasnjëshme dhe zhvillime të papritura që do të ndikojnë ndjeshëm në dinamikat e lojës. Prodhimi i këtij edicioni duket se ka përgatitur një mbrëmje të veçantë për publikun dhe banorët, duke rritur edhe më shumë kuriozitetin dhe tensionin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në promon zyrtare të publikuar në faqen e “Big Brother VIP” në rrjetin social “Instagram”, janë përmbledhur disa nga momentet më pikante dhe më të komentuara që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në shtëpi. Pamjet tregojnë debate, përballje emocionale dhe situata që kanë vënë në provë marrëdhëniet mes banorëve, duke lënë të kuptohet se loja po hyn në një fazë gjithnjë e më të ndërlikuar. Këto fragmente kanë shtuar interesin e publikut, i cili tashmë pret me padurim mbrëmjen e së shtunës.

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq. Sipas asaj që paralajmërohet në promon e spektaklit, në shtëpinë e “Big Brother VIP” pritet të mbërrijë një letër e pazakontë, e cila besohet se do të ketë një ndikim të madh tek banorët. Ende nuk është bërë e ditur se kujt do t’i drejtohet kjo letër dhe çfarë përmbajtje do të ketë, por ajo ka ngjallur menjëherë dyshime, spekulime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve të reality show-t.

Një tjetër element interesant që do të zbulohet gjatë spektaklit është hapja e një ambienti të ri brenda shtëpisë. Ky ambient, i cili deri më tani ka qenë i panjohur për banorët, pritet të ndryshojë rrjedhën e lojës dhe të sjellë sfida të reja. Ambientet e reja në “Big Brother” shpesh shërbejnë si pika kyçe për prova, përballje ose vendime të rëndësishme, ndaj zbulimi i tij është pritur me shumë kureshtje.

Përveç letrës dhe ambientit të ri, produksioni ka paralajmëruar edhe hyrje të reja në shtëpi. Banorë të rinj pritet t’i bashkohen lojës, duke “tronditur” balancat e krijuara deri tani. Hyrjet e reja zakonisht sjellin energji të freskët, por edhe tension, pasi konkurrentët aktualë duhet të përshtaten me personalitete të reja dhe strategji të panjohura.

Publiku tashmë është bërë jashtëzakonisht kurioz për të mësuar se kush do të jenë banorët e rinj dhe si do të ndikojnë ata në lojë. Në rrjetet sociale kanë nisur spekulime të shumta, ku fansat përpiqen të hamendësojnë emra të mundshëm dhe të parashikojnë reagimet e banorëve aktualë. Kjo atmosferë pritjeje ka shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj spektaklit.

“Në ditën e 14 agravon situata. Një letër e pazakontë pritet të mbërrijë në shtëpi. Një ambient i pazbuluar dhe disa hyrje të reja që do të trondisin banorët. Big Brother VIP, të shtunën ora 21:00”, thuhet në promon zyrtare të publikuar nga produksioni. Kjo deklaratë konfirmon se spektakli i së shtunës do të jetë vendimtar dhe plot zhvillime të rëndësishme.

Me gjithë këto elemente surprizë, mbrëmja e së shtunës pritet të jetë një nga episodet më interesante të këtij edicioni të “Big Brother VIP 5”, duke mbajtur të mbërthyer para ekranit mijëra teleshikues që ndjekin me vëmendje çdo hap të lojës.

VIDEO

Sigurimi i makinave nuk do jetë njësoj për të gjithë, si pritet të llogaritet gjatë vitit 2026

Duke nisur nga 1 janari 2026, në tregun e sigurimeve në Shqipëri do të hyjë në zbatim sistemi bonus-malus për sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, një ndryshim i rëndësishëm që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në koston e policave për drejtuesit e mjeteve.

Ky sistem synon të vendosë një lidhje më të drejtpërdrejtë mes sjelljes së drejtuesit në rrugë dhe primit të sigurimit që ai paguan, duke ndëshkuar ata që shkaktojnë dëme dhe duke favorizuar, qoftë edhe në mënyrë më të moderuar, ata që kanë një histori të pastër drejtimi.

Sistemi bonus-malus nënkupton se drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar aksidente dhe dëme do të përballen me prime sigurimi më të shtrenjta krahasuar me tarifat aktuale. Në të kundërt, drejtuesit që nuk kanë shkaktuar dëme gjatë një periudhe të caktuar do të përfitojnë prime më të ulëta sigurimi.

Megjithatë, sipas ekspertëve të tregut të sigurimeve, ndikimi i këtij sistemi nuk do të jetë i barabartë për të dyja kategoritë. Rritja e primit për drejtuesit me histori dëmesh, të klasifikuar si “malus”, pritet të jetë ndjeshëm më e madhe, ndërsa ulja për drejtuesit pa dëme, të konsideruar si “bonus”, do të jetë më e kufizuar.

Ky ndryshim vjen pas një procesi disa-vjeçar përgatitor në nivel ligjor dhe rregullator. Në vitin 2024, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Kjo rregullore hyri në fuqi më 1 janar 2025 dhe përbën bazën mbi të cilën kompanitë e sigurimit llogarisin primet e policave të detyrueshme motorike.

Megjithatë, edhe pse rregullorja hyri në fuqi në vitin 2025, në fazën e parë të zbatimit të saj sistemi bonus-malus nuk u përfshi ndër faktorët e riskut. Vendimi për ta shtyrë aplikimin e këtij parimi për në vitin 2026 u mor për t’i dhënë kohë tregut, kompanive të sigurimit dhe vetë drejtuesve të mjeteve që të përshtateshin gradualisht me ndryshimet e reja. Kështu, viti 2026 shënon momentin kur bonus-malus do të fillojë të ketë efekt konkret në çmimin e sigurimit të detyrueshëm motorik.

Aktualisht, në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë e sigurimit marrin në konsideratë një sërë faktorësh kryesorë risku. Ndër më të rëndësishmit është historiku i dëmeve, i cili përfshin edhe rastet kur drejtuesi ka shkaktuar aksident, por nuk është i shënuar si shkaktar në policën e sigurimit.

Po ashtu, në llogaritje përfshihen fuqia motorike e mjetit, mosha e të siguruarit, eksperienca e tij në drejtimin e mjetit motorik, si dhe fakti nëse mjeti përdoret nga një individ apo nga një subjekt juridik.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në çmimin e primit janë qarku i regjistrimit të mjetit, i cili lidhet me frekuencën e aksidenteve në zona të caktuara, si dhe vjetërsia e mjetit, pasi mjetet më të vjetra konsiderohen zakonisht me risk më të lartë. Me hyrjen në fuqi të sistemit bonus-malus, historiku i dëmeve do të marrë një peshë edhe më të madhe në përllogaritjen finale të primit, duke e diferencuar më qartë koston mes drejtuesve “të kujdesshëm” dhe atyre “problematicë”.

Aplikimi i sistemit bonus-malus është i parashikuar edhe në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili ka hyrë në fuqi që në vitin 2021. Megjithatë, ligji e përcakton bonus-malus si një të drejtë të kompanive të sigurimit dhe jo si një detyrim të detyrueshëm për t’u zbatuar në mënyrë uniforme. Kjo do të thotë se, edhe pse sistemi hyn zyrtarisht në fuqi, mënyra konkrete e aplikimit dhe shkalla e diferencimit të primeve mund të ndryshojë nga një kompani sigurimi tek tjetra.

Në përfundim, hyrja në fuqi e sistemit bonus-malus nga 1 janari 2026 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në tregun e sigurimeve motorike, duke nxitur përgjegjësi më të madhe te drejtuesit e mjeteve dhe duke penalizuar më fort ata që shkaktojnë dëme. Ndërkohë, drejtuesit me histori të pastër pritet të përfitojnë, edhe pse në një masë më të kufizuar, nga prime më të ulëta sigurimi.