Fatmir Meraja i Krishteri qe u be Musliman tregon Priftit se cka pa te Bibla qe e shtyri te ik nga Feja Katolike(video)
VIDEON e gjeni më poshtë:
https://m.facebook.com/Kojshia.Show.Official/videos/440623295022195/?ref=embed_video
Lajmet e Fundit
Fatmir Meraja i Krishteri qe u be Musliman tregon Priftit se cka pa te Bibla qe e shtyri te ik nga Feja Katolike(video)
VIDEON e gjeni më poshtë:
https://m.facebook.com/Kojshia.Show.Official/videos/440623295022195/?ref=embed_video
Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare.
Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra. Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) e gjetkë. (Studimi i BE-së më 1987)

Fjala çam është një evoluim i termit “t’chiam” dhe përkon me emrin e një lumi të vjetër që kalonte përmes krahinë së Çamërisë. Fjala “T’chamis” haset në shumë harta të vjetra romake dhe helene, duke na treguar se emri “Çamëri” është më i vjetër se Epiri dhe është përdorur vetëm nga popullsia shqiptare ndër shekuj. Ajo që është më e rëndësishme të thuhet këtu është se, popullsia çame ka një etnitet, traditë dhe zakone të mirëfillta shqiptare.
Gjuha shqipe e folur në Çamëri, mund të theksojmë se është pikëtakimi, apo pikëpjekja e dy dialekteve tona, gegë e toskë, me elemente të lashtësisë historiko-linguistike, si gërshetim dialektesh e nëndialektesh shqipe, si një gjuhë e ruajtur me elemente origjinale të rrënjëve ilirishte.
Kultura çame është shprehëse e vlerave të një popullsie me histori të lashtë, bart shtresëzime të hershme, të formuara në epoka të ndryshme. Siç mund të jetë vënë në dukje nga studiuesit e ndryshëm, ajo është formuar nga elementë të lashtë parailirë (Pellazgë, Ilirë e që u trashëguan në mesjetën e hershme në kohën e formimit të kombësisë shqiptare. Nuk është e rastit një nga përfundimet e studiuesve gjermanë në librin “Këngët e çamëve“ se ky gjurmim muzikologjik dhe tekstologjik dhe botimi i materialit të mbledhur na tregon qartë se te këngët çame kemi të bëjmë me një shtresë arkaike të muzikës shqiptare. Atje nga trojet tona të braktisura, lëviz dhe gjallon shpirti i Çamërisë dhe i popullsisë së saj, gjallon bota e miteve, bota parapagane e pagane, bota e perëndive. Ato janë zot në shtëpinë e tyre.
Një tjetër vlerë të trashëgimisë kulturore të popullit çam është veshja kombëtare, për të cilën kanë folur studiues e shkrimtarë, si nga vendi edhe të huaj. Ndër të tjera, me interes të veçantë është dhe përshkrimin që i bën diplomati dhe shkrimtari François Pouqueville, i cili në vitet 1820 kishte bërë një ekspeditë në viset shqiptare dhe ndër të tjerash, kishte bërë një përshkrim rreth veshjes çame dhe elegancën që u jep ajo banorëve të asaj krahine: “…Udhëtari që do të shikojë ata çamë, që do të kenë shpëtuar nga sundimi feudal i sovranit të Janinës dhe një rënie mortaje, do të njohë me vështirësi ata burra të bukur, me ato qëndisma të bukura lara-lara të veshur me kostume të shkëlqyera dhe të ngarkuar me ar të çmueshëm, që ngjasin sikur të ishin një koloni ushtarësh të Pirros, të pasur me plaçka të Trojës, që kanë zbarkuar sërish në Epir…”.
Mjaft të bukura e të larmishme janë veshjet popullore të përdorura nga popullsia e krahinës së Çamërisë.
Deri në fund të shek. XIX veshja më e përhapur për burra si tek ata të besimit mysliman dhe tek ortodoksët, ishte ajo me fustanellë e shoqëruar me stoli të qëndisur me fije argjendi me gjunjakë, xhamadan, mëngore, këmishë të shkurtër me mëngë të gjëra, qeleshja me majucë, opingat me xhufka të kuqe dhe çorapet e bardha. Pjesë tjetër shoqëruese e kësaj veshje konsideroheshin zbukurimorja e gjoksit e punuar nga argjendarët e qytetit të Janinës si dhe silahu i zbukuruar me fije argjendi i cili i vendosur mbi brez, shërbente për të mbajtur armët e brezit si dhe koburet.
Çamëria ka dhënë një trashëgimi të madhe kulturore për popullin shqiptar duke filluar nga gjuha, veshja, këngët e zakonet dhe të gjitha këto janë vlerat që populli shqiptar duhet t’i ruajë dhe t’i mbrojë si thesar të çmuar.

Copëtimi i Shqipërisë u përcoll vazhdimisht, prej shumë medieve të huaja. Një ndër to, gazeta në gjuhën frënge “La Jeune Turquie”, ka botuar deklaratën në shtator, të delegatit shqiptar, Filip Noga, për gazetën “Neue Frei Presse” në lidhje me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha, sidomos në zonën jugore.
Çfarë ka thënë më konkretisht, patrioti shqiptar, për medien austriake
Një nga delegatët e Shqipërisë, Filip Noga, që sapo ka ardhur nga Londra në Vjenë, deklaroi për “Neue Frei Presse”:
“Kuptohet fare lehtë, se shqiptarët nuk mund të jenë të kënaqur me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Që në 1880, Anglia propozoi të formonte një Shqipëri autonome që përbëhej nga katër vilajete, Janina, Kosova, Manastiri dhe Shkodra, pra, një Shqipëri shumë më të madhe se ajo e krijuar në Konferencën e Londrës.
Shqiptarët e konsiderojnë dhënien e territoreve me popullsi të pastër shqiptare ndaj Greqisë dhe Serbisë, si një padrejtësi që Evropa u bëri atyre. Ndihemi të lënduar që Krahina e Çamërisë, e cila shtrihet deri në Prevezë, me një popullsi prej 80 mijë shqiptarësh, iu dha Greqisë.
Konferenca e Londrës ka miratuar, në parim, si kufi jugor të Shqipërisë linjën e Kepit Stylos deri në Korçë dhe dhe i ka lënë komisionit ndërkombëtar detyrën për të vënë këtë vendim në ekzekutim, si dhe të vendosë përfundimisht kufirin pas një vizite në këto vende.
Komisioni duhet t’i caktojë çdo fshat Shqipërisë ose Greqisë sipas popullsisë. Ky komision ndërkombëtar, ku do të përfaqësohet nga vendimarrës të Fuqive të Mëdha dhe të Shqipërisë, ende nuk është formuar. Anëtarët ende nuk janë emëruar. Por, formimi i komisionit nuk mund të presë më, sepse afati i nisjes së tij është caktuar në ditët e para të shtatorit.

Shqiptarët i janë mirënjohës Evropës, për atë pak gjë që ka bërë për ta dhe shpresojnë se ajo do të riparojë dëmin që i ka shkaktuar Shqipërisë gjatë demarkacionit. Shqiptarët janë veçanërisht mirënjohës ndaj Austro–Hungarisë për mënyrën se si monarkia mbrojti Shqipërinë dhe kontribuoi në çlirimin e saj. Perandorin Franz–Jozef, ne e thërrasim “xhaxha” dhe “Çlirues i Shqipërisë”.
Noga shprehu gjithashtu, falënderimet e tij për shtypin austro-hungarez dhe kërkoi të bëjë publike lutjen e shqiptarëve që Greqia, t’i tërheqë trupat nga territoret që i përkasin Shqipërisë: Korça, Gjirokastra, Himara.”
Fjalori i madh i gjuhës shqipe për të cilin është duke u punuar nga viti 2021 do të përmbajë mbi 110 mijë fjalë dhe mbi 11 500 shprehje frazeologjike dhe do të jetë gati vitin që vjen në formë elektronike për të vijuar më tej edhe me procesin e printimit.
Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë të zhvilluar në universitetin Fan Noli, prof.dr Ali Jashari pjesë e grupit të punës që është marrë me hartimin e këtij fjalori tha se për këtë fjalor është angazhuar një grup i madh specialistësh dhe pjesë e tij do të jetë edhe arbërishtja.
“Kjo zbrazëti që duket nga 1980 deri në vitin 2023, jo se s’janë botuar fjalorë, janë botuar e janë pasuruar me fjalë të reja si ai i 2006 apo 2020, janë bërë shumë botime leksikografike që shërbyen si bazë për ndërtimin e këtij fjalori të madh. Vetë kartoteka elektronike që u krijua me punën e hartuesve për 1 vit e ca, ishte baza kryesore ku mbështetet pikërisht hartimi i këtij fjalori. Nëse themi që ka kaq fjalë dhe kaq shprehje, do të thotë që është një bazë e dokument real ku janë mbështetur hartuesit. Fjalori ka përmbi 110 mijë fjalë, pa llogaritur kuptimet sepse një fjalë ka disa kuptime dhe këto janë fjalë më vete, ka rreth 11.500 shprehje frazeologjike dhe shumë njësi të tjera ligjërimi si sinonime, antonime, homonime etj. Deri tani themi se ka përfunduar puna më e madhe hartuese e më pas vijnë proceset e tjera, së shpejti do të fillojë korrektimi, redaktimi dhe botimi do të jetë brenda vitit 2024”, u shpreh Dr. Ali Jashari, anëtar i grupit të punës.
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe hedh për herë të parë në përdorim një pasuri kaq të larmishme jo vetëm nga numri i fjalëve dhe i shprehjeve, por edhe i njësive të tjera gjuhësore, edhe nga pasqyrimi i të gjithë shtresave të leksikut të shqipes që nga shekulli i 16-17-të deri në ditët tona.
Tek statusi ku unë postova një shkrim të Historianes së Nderuar Elena Kocaqi, pati kundërshtime rreth etnisë Pellazgjike të Trojanëve, ku sipas komentuesit ky fakt është një fakt pa argument shkencor, megjithatë për të mos u zgjatur, po i paraqes këtë shkrim të Gjuhëtarit dhe Atdhetarit të ndjerë Altin Kocaqi:
Thukididi: Lufta e Trojës e bë nga pellazgët dhe jo grekët
Nga – Altin Kocaqi
Trillimet edhe përrallat me grek alien që vijnë nga kohët e zymta të prehistorisë e në vazhdimësi nuk kanë asnjë bazë shkencore. Pika e parë e trillimit ishte edhe mbetet miti i Luftës së Trojës. Lavdinë e kësaj lufte sot e marrin grekët si gjithëpjesëmarrës të kësaj lufte mitike. Sot bota shkencore ka arritur në një nivel të mirë akadamik edhe mundet të diskutojë nga e para shumë tematika të nxehta që duken se serviren si përralla por në brëndësin e tyre kanë forcë të madhe rraciste edhe asimiluese.
Aq sa mund të jetë Filipi II edhe Aleksandri i Madh sllavobullgare, apo aq sa mund të jetë serb Konstandini i Madh, po aq ka qënë edhe Lufta e Trojës një luftë mes grekërish. Fqinjët tanë i japin shumë rëndesi figurave historike edhe nëpërmijet tyre ngren kombet e tyre që në shumicë përbëhen nga autoktonët e asimiluar. Homeri u shkruajt për herë të parë në shek VI-V para Krishtit ndërsa Thukididi jetoi në fund të shek V para Krishtit. A mundet ta njohi Homerin, më mirë se Thukididi, një ëndërrimtarë i Rilindjes Europiane?
Në gërmën e shkrimit akademik shumë pak shance, ose aspak, ka një studiues që jeton 2000 vjetë më vone se ngjarja që ta njohi ngjarjen më mirë se sa bashkëkohori i kohëshkrimit të Homerit(Thukididi). Ndaj me rregullat akademike fjalën e parë e ka Thukididi i cili jo më pak edhe jo më shumë na thotë se Luftën e Trojës e bënë Pellazgët edhe jo Grekët. Për Thukididin grekët e parë edhe të vetëm janë një togë ushtarësh që erdhën me Akilin nga Fthia ose më saktë,sipas Homerit, ‘largë nga Efira dhe lumi Selient’: Thukididi në hyrjen e veprës Lufta e Peleponezit shkruan: “Pamundësinë, e kohëve të vjetra, më duket se vërteton mbi të gjitha dhe e vërteta se para luftës së Trojës asgjë nuk ndërmori së bashku Greqia.
Mendoj se në të vërtetë as ky emër nuk është dhën për të gjithë vendin dhe as që ekzistonte para Elinos djalit të Dhefkalionit, por fiset e ndryeshme, në shtrirjen më të madhe PELLAZGËT, emëroheshin sipas emrave të vëndbanimeve. Provën më të mirë e ka Homeri. Sepse, dhe përse jetoi shumë më vonë se Luftrat e Trojës, ai askund nuk emëroj më këtë emër të gjithë,as ndonje tjeter, përveç atyre që erdhën me Akilin nga Fthiotidha, të cilët ishin dhe Grekët e parë, por i quan ata -pjesmarresit e luftes- në poemat e tij përgjithësisht, Danaus, Argjeus, Akej” Grekët në Luftën e Trojës nuk i njohu as Homeri edhe as Thukididi…dhe po i njohin ënderrimtarët ellinoman.
Ndërsa më poshtë keni si referim burimin ku Historiani Grek i antikitetit thotë qartë se Lufta e Trojës u zhvillua nga Pellazgët:
http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text…
Një dasmë në Akai u prish brenda një nate, konkretisht në natën të parë.
Konkretisht, sipas pelop.gr , gjatë një dasme në Bashkinë Erymanthos, nusja është kapur në flagrancë me të dashurin e saj në tualetin e lokalit ku po zhvillohej festa.
Dhëndri është një burrë nga zona, ndërsa nusja nga Patras. Por ajo që askush nuk e dinte është se nusja kishte një lidhje paralele me Patrinos, i cili punon në fushën e fruta-perimeve.
Në fakt, dhëndri e dinte për “miqësinë” dhe pranoi të ishte i ftuar si në ceremoninë e martesës ashtu edhe në pritjen!
Nusja dukej shumë e lumtur dhe u argëtua duke kërcyer në dasmën e saj në një sallë banketi të njohur në zonë. Por në një moment, pas takimit me të dashurin e saj, ajo u gjend në tualet me të.
“Rreth orës 3 të mëngjesit e ka thirrur në tualet dhe sigurisht janë larguar veçmas”, tha për pelop.gr A.D, dëshmitar okular i ngjarjes. Por vjehrra prej kohësh kishte “dyshuar” se diçka e çuditshme po ndodhte me “më të afërt” dhe “ndonjëherë partnerin” e nuses dhe e ndoqi atë. Priti pak, dhe befas futet në tualet dhe sheh “mikun” bashkë me nusen në një kontekst erotik !
Të njëjtat burime raportojnë se i dashuri është goditur me grusht nga dhëndri dhe një person tjetër, ndërsa sigurisht çifti është çuar në divorc të nesërmen! Nuk dihet nëse nusja vazhdon lidhjen me të dashurin e saj të “dhuruar”.
Në zemër të rajonit italian të Reggio Emilia, Tullio Massoni ka krijuar një vresht të vogël që dëshiron ta shndërrojë në art.
Pikërisht, shishet e verës që prodhohen nga ky vresht nuk shiten në dyqan, por në galeri. Gjithashtu, edhe çmimi për një shishe është si për veprat e artit: plot 5000 euro.
Vreshti ka një sipërfaqe prej 60 metrash katrorë dhe prodhon 29 shishe verë të kuqe në vit. Tullio Massoni e rrit rrushin e tij në çatinë e Via Mari 10, adresa nga e cila merr edhe emrin vera.
“Babai im bënte verë dhe më la trashëgim një vresht të madh, por kur bëra llogaritë, kuptova që më shumë do të shpenzoja sesa do të fitoja nga ai vresht, kështu që e shita. 20 vite më vonë, u pendova që e shita dhe vendosa që të bëja një vresht në miniaturë”, tregon Massoni për CNN.
“Vera ime është një formë shprehjeje artistike, është një provokim filozofik, diçka që ti e mban në dhomën e ndenjes dhe t’i tregosh miqve që në atë shishe ka verë që vjen nga një vresht në çati, që e ka bërë një i çmendur”, shtoi italiani.
Natyra zakonisht na fr ikëson me fuqinë e saj. Njerëzit që kanë përjetuar një tërmet, uragan apo fatk eqësi tjetër natyrore, e dinë këtë vetë.
Por shpesh, ngjarje dhe fat keqësi të tilla zbulojnë gjëra të mahnitshme, nga të cilat ne gjithmonë mund të mësojmë diçka të re dhe shumë tërheqëse…
Në fshatin irlandez Kolluni të County Sligo (Irlanda Veriore) shpër theu një stuhi shumë e fortë që rrëzoi një ah madhështor 200-vjeçar, shkruan meganews.al.
Surpriza e njerëzve ishte kur midis rrënjëve të pemës së p rerë gjetën një skelet njerëzor … të ndarë në gjysmë. Këmbët e skeletit ishin në tokë, ndërsa pjesa e sipërme e trungut ishte ngatërruar në rrënjë.
Arkeologët vendas kanë përcaktuar se ky v arr i pazakontë i përket një të riu nga 17 deri në 20 vjeç, i cili vd iq nga një vde kje e dh unshme midis 1000 dhe 1200 vjet më parë, shkruan meganews.al.
Shkencëtarët gjithashtu arritën të përcaktojnë se i ndjeri kishte shumë pl agë në duar, këmbë dhe brinjë, të cilat ndoshta i ishin shkaktuar me th ikë ose me shpatë.
Fatkeqësisht, nuk ka gjasa që ajo që ndodhi në atë vend të mund të përcaktohet kaq shumë vjet më vonë: nëse i riu vd iq në një betejë ose për shkak të ndonjë konf likti që çoi në një lu ftë.
Kjo është se si Natyra, herë pas here, hap velin e së kaluarës para nesh. Fatkeqësisht, ne nuk jemi gjithmonë në gjendje të marrim një vizion të qartë për atë që ndodhi…
Sigurohuni që të ndani përshtypjet tuaja për këtë incident në komentet më poshtë.
Kanali Saint-Martin është një nga më të vjetrit dhe më të mrekullueshmit në Paris.
Megjithatë, është gjithashtu një nga kanalet më të p;istë.
Për këtë arsye autoritetet komunale janë mbledhur për ta pastruar atë me shumë përpjekje.
Kohët e fundit ata vendosën që ta thajnë atë për herë të parë që nga viti 2001,
por kur punëtorët filluan pastrimin në fund filluan të shfaqen papritur disa gjëra.
Ju nuk do t’i besoni atë lloj gjërash që gjetën, që nga shishet e verës bosh, biçikleta dhe madje edhe një motor.
Por kjo nuk është e gjitha, ata gjithashtu gjetën një ar më, shumë modele të telefonave celularë dhe një gamë të gjerë të objekteve të përditshme.
Kjo është ndoshta arsyeja se pse ishte aq i popullarizuar kanali në mesin e parisienëve, kur u dyndën për të parë rezultatet e punëtorëve të qytetit.
Ata mundën të hipnin në një aeroplan që nisej nga aeroporti Salento i Brindizit për në Londër me dy pasaporta false,
por agjentët dyshuan për qëndrimet e udhëtarëve dhe vendosën t’i kontrollonin me pajisje shkencore dhe zbuluan se dyshimet e tyre ishin të bazuara mirë.
Pasaportat në fakt ishin false dhe dy shqiptarët u arrestuan.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shtatorit kur agjentët e Polaria (Policia Kufitare Ajrore) prangosën në aeroport një 31-vjeçare shqiptare dhe një 27-vjeçar të së njëjtës kombësi.
Të dy iu drejtuan policëve të kufirit ajror, të ngarkuar me kontrollin e dokumenteve të pasagjerëve që niseshin për destinacione jashtë Shengenit.
Ndoshta ata shpresonin të kalonin pa u vënë re nga udhëtarët e tjerë, por ata u ndaluan për një kontroll. Burri dhe gruaja i dhanë oficerëve dy pasaporta elektronike dhe dy bileta fluturimi për në Londër.
Prekja e grave është çelësi kryesor i dëshirës, ??tregoi studimi.
Domethënë, ndryshe nga shqisat e tjera, të cilat jo domosdoshmërish duhet të përfshihen ndërsa jeni duke përjetuar nga partneri juaj, prekja është reciproke:
“Ju mund të ndjeni se si unë ju prek ju, ndërkohë që ndjej të prekurat e femrës.”
Përfitoni nga teknika e terapisë se.ksuale. Lëreni partneren të shtrihet në shpinë. Prekini ngadalë flokët, hundën, veshët, buzët – çdo gjë.
Ju pretendoni të jeni shansi i fundit për të shijuar trupin e saj.
Shkoni më poshtë te trupi i saj dhe prekjani këmbët, pastaj kthehuni përsëri nga fillimi.
“Qëllimi është hartimi i territorit të ri er otik, në gje.nitalet, gj oksin dhe kofshët e brendshme, ka më shumë receptorë nervorë, kështu që këto janë pjesët më të ndjeshme të trupit”, thotë një psikolog social.
“Pothuajse çdo pjesë e trupit mund të bëhet erotike në qoftë se ju e dini se si ta lidhni atë me kënaqësi se.k.suale”.