Mori dy kαrtonë të verdhë, por nuk doli me të kuq, rregυlli i rrallë që la në fυshë portierin EmiΙiano Martinez

Aston Villa u kualifikua në gjysmëfinalen e Conference League, pasi eliminoi Lille. Ajo që bëri përshtypje te tifozët, përtej faktit që anglezët kaluan me penallti (të dyja-ja ndeshjet 2-1), ishte një rast i rrallë.

Portieri i skuadrës nga Birmingham, Emiliano Martinez u ndëshkua dy herë me karton të verdhë, por nuk u largua nga fusha e lojës. Në fakt, Martinez “u zverdh” në të 39-tën, ndërsa mori një tjetër karton të verdhë gjatë festës provokuese ndaj tifozëve, gjatë ekzekutimit të penalltive.

Rregullorja është e qartë, Martinez nuk doli me karton të kuq pasi gjatë penalltive, lojtarëve u pastrohet “libri i kartonëve”.

(J.S/BalkanWeb)

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 19 Prill 2024

Dashi

Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së fundmi në familje. Keni qenë shumë agresiv dhe kjo për shkak të disa të papriturave me të cilat jeni përballur dhe që ju kanë humbur durimin. Përfitoni nga kjo fundjavë për të rregulluar çdo keqkuptim.

Demi

Në dashuri do të jeni shumë xheloz dhe kjo gjë mund të shkaktojë probleme edhe në disa projekte profesionale, duke iu shpërqendruar. Mundohuni që të jeni më shumë të kuptueshëm në raport me partnerin/en. Në vendin e punës priten konfirmime të reja.

Binjakët

Kjo e premte do të jetë mjaft e rëndësishme për të vlerësuar emocionet. Parashikohet një ditë mjaft e mirë për aleanca të reja dhe për të gjetur më shumë mbështetje në vendin e punës.

Gaforrja

Është një ditë gjatë së cilës nuk përballoni dot shumë gjëra, për shkak se në këtë moment jeni tepër të angazhuar në punë, për t’iu dedikuar të tjerave. Parashikohen mundësi shumë të mira, për takime të reja.

Luani

Do të merrni përgjigje të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të shikoni me sy tjetër disa situata sentimentale. Duhet të jeni më të vendosur sa i takon ndjenjave tuaja, pasi kjo është periudha me e favorshme për të kultivuar ndjenjat dhe raportin në çift.

Virgjëresha

Kjo ditë do ju gjejë mjaft romantik dhe ëndërrimtarë. Dashuria do të jetë epiqendra e kësaj të premteje, ku do e kaloni pa tensione dhe të shpërqendruar. Transaksionet janë mjaft të favorshme.

Peshorja

Po përkushtoheni maksimalisht për të arritur një objektiv profesional që i keni vendosur vetes. Por duhet të jeni më të organizuar për arritjen e tij, pasi një e papritur e vogël ekonomike, mund të ngadalësojë ritmin tuaj.

Akrepi

Mos u përfshini nga ankthi, pasi idetë dhe intuita juaj do ju lejojnë që të rregulloni çdo të papritur. Në dashuri duhet të jeni më spontan, sidomos nëse kohëve të fundit keni qenë konfuz. Analizoni mirë çdo detaj, para se të merrni një vendim përfundimtar.

Shigjetari

Ka ardhur momenti që në sferën profesionale të riktheheni në lojë. Do të jeni të fortë dhe karizmatik, ndaj mos u stepni për të çuar përpara propozime të reja. Në dashuri do të jeni të përfshirë nga dyshimet.

Bricjapi

Ky është momenti më i mirë për të rindezur pasionin. Së fundmi në dashuri do të jeni shumë të hutuar, për shkak të punës së tepërt. Kjo e premte është mjaft e favorshme për të bërë një arratisje romantike.

Ujori

Kjo ditë do të jetë mjaft dinamike, sidomos nëse do ju duhet të dorëzoni një projekt vendimtar për karrierën tuaj. Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm me shpenzimet, pasi mund të ketë të papritura të vogla.

Peshqit

Në vendin e punës ka tensione dhe kjo mund t’iu bëjë të ndiheni të frustruar. Megjithatë duhet të silleni me sa më shumë diplomaci, për të shmangur përplasjet e ndezura. Në dashuri parashikohet rikuperim.

Krγemadhi konfirmon “ndarjen” me Metën: Palë të treta kanë hγrë në jetën tonë! ZBULON dhe SHKAKUN

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka pranuar këtë të enjte se ka një krizë në marrëdhënien bashkëshortore mes saj dhe Ilir Metës.

Kryemadhi tha se raporti i tyre për momentin është i ngrirë dhe sipas saj, për të përkeqësuar këtë raport ka pasur ndërhyrje nga persona të tjerë.

Kryemadhi: Raporti im bashkëshortor është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti.

Kanë ndërhyrë njerëz që mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare bëjnë karrierë politike.

Nuk është hera e parë, nuk kemi konflikte parimore dhe morale janë konflikte politike që padyshim reflektohen.

Një tjetër krisje në parti? SυΙmet ndaj SPAK, drejtuesja e mαrrëdhënieve me pυblikun në PL Silva Caka ‘thυmbon’ kryetarin: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës?

Ilir Meta i ka intensifikuar sulmet e ndaj Altin Dumanit duke mos fshehur as shqetësimin se SPAK do ta fusë në burg ndërsa përmendi edhe sekuestrime florinjsh e pasurish të tij.

E ftuar në një program televiziv Silva Caka drejtuese e marrëdhënieve me publikun në PL u pyet nëse akuzat e Metës vijnë për shkak se ai ka paranoja që SPAK mund ta arrestojë përmendi rastin masës së arrestit caktuar ndaj Sali Berishës që e quajti skenar për të minimizuar opozitën. Ajo la të kuptohej se edhe Meta mund të ketë fatin e Berishës.

Pyetje: Flitet se ky është një lloj inskenimi që po bën Meta, një ndarje rolesh. Një paranojë e tij për akuzat ndaj SPAK apo ka diçka te vërtete.

Caka: Deri tani nuk kemi asnjë lloj paranoje të Metës as për akuzë as për pretenca. Arrestimi i Berishës proces politik, pse të duket habi që të ndodhë ose të tentohet t’i bëhet edhe Metës. A është thirrur gruaja e Beqjas ndonjëherë për tu pyetur? Mos të duket e habitshme që ne e kemi thënë se tentativa më e madhe është për të minimizuar dhe zhdukur opozitën në këtë vend.

“Në SPAK, 9 kallëzime ndaj Metës”/ Gazetari i njohur xbuΙon detajet e bujshme: Në bαnesën e nënës së Kryemadhit janë sekuestruar 5 telefona, ka dγshime se…

Gazetari Ermal Vija thotë se në SPAK ka 9 kallëzime penale ndaj Ilir Metës, 5 prej të cilëve është bërë regjistrimi penal.

“Mund të them zyrtarisht që deri në këtë moment në SPAK ka pasur 9 kallëzime, nga këto për 4 është vendosur mos fillim dhe për 5 të tjera është vendosur regjistrimi i procedimit penal. Dy janë bashkuar në një të vetëm, procedime që lidhen me hetimet për lobimin e LSI. Këto 9 kallëzime janë në drejtim të Kryemadhit dhe të Metës. Ndaj Kryemadhit janë 6 kallëzime, 3 procedime janë regjistruar si kallëzime për vepra penale. Janë të paktën 4 vepra: shpërdorim i detyrës, pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurish. për këto po kryhen hetime por deri në këto momente nuk ka asnjë regjistrim ndaj Metës.”, tha ai.

Gazetari thotë se gjatë kontrolleve në shtëpinë e nënës së Monika Kryemadhit janë sekuestruar pesë telefona celularë që mund të japin detaje në lidhje me kallëzimet të bërë ndaj çiftit Kryemadhi-Meta.“Është një nga veprimet hetimore të kryera në bazë të një procedimi penal sa i takon.

Urdhri është dhënë nga prokurori për ushtrim kontrolli në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi, në bazë të procedimit sa i takon cifti Meta Kryemadhi për një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që janë kryer dhe të mos jetë deklaruar burimi i të ardhurave. Mbi këtë kallëzim, është urdhëruar edhe kontrolli në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi.

Por për shkak se hetuesit janë gjetur disa transferta bankare në drejtim të njerëzve të lidhur me Metën dhe Kryemadhin. Agjentet e BKH kanë gjetur 5 telefona, që janë sekuestruar, për njërin prej tyre ka qenë vetë Kryemadhi i është drejtuar SPAK me argumentin se telefoni është në pronësi të saj dhe s’mund të sekuestrohet një telefon në pronësi të një deputeti.

SPAK pretendon se janë gjetur në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi, e cila nuk mban një mandat deputeti. Kanë dyshuar se këto telefona mund të kenë detaje që mund të ndihmojnë hetuesit në drejtim të zonjës kryemadhi dhe zotit Meta. SPAK argumenton se ky telefon është gjetur në banesën e një personi që nuk është deputet. Kjo është një nga arsyet se pse gjykata nuk ia ka kthyer zonjës Kryemadhi telefonin.”, tha gazetari.

‘Me lekët e Big Brother do të shΙγente borxhet e ko* ainës’/ Shρërthen Stresi bën deklaratën e fortë për ish-konkurentin e BVVK, ja për kë bëhet fjalë

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova dhe reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si (Stresi) ka reaguar për ndodhitë e fundit në BBVA si dhe veprimet dhe sharjet e Meritonit ndaj banorëve.

Ai gjithashtu ka komentuar deklaratën e Meritonit, siç pretendoi ai që e kishte bërë kundër reperit pasi kishte fituar Big Brother-in. Stresi pretendoi se Meritoni pati thënë “se e fitoi ai i Shqipërisë”.

Derisa komentonte sjelljen dhe fyerjet e Meritonit, Stresi foli pikërisht edhe për deklaratën e moderatorit që kishte bërë për të.

“Dëgjova Meritonin duke thënë (për mua) e ka fituar ai i Shqipërisë, pse kush duhet ta fitonte Big Brother”, theksoi Stresi përmes një videoje.

Ai pas kësaj dha deklarata të forta gjithashtu edhe për Vedat Bajrami.

“Kush duhet ta fitonte, Vedati që me borxhe që ka në Prishtinë të kokainës të fitonte lekët e Big Brother dhe të shlyente borxhet e kokainës që ka nëpër Prishtinë”, deklaroi Stresi, i cili po ashtu në këtë video përmendi edhe disa banorë të tjerë.

Vlen të theksohet se Stresi si dhe Vedati kanë pasur raport të tensionuar brenda formatit të BBVK.

Rikthehet “mαkthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i Ιëkυndjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët.

Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e Tokatit, ndërsa thellësia ishte 5.99 kilometra, duke e bërë tërmetin mjaft të ndjeshëm për qytetarët turq.

Ndërkaq mediat vendase kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.

Kujtojmë se shkurtin e vitit të kaluar Turqia u godit nga një tërmet katastrofik, ku u regjistruan mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale.

Grυαja në Lushnjë godet me tυllë në kokë bαshkëshortin

Një 50-vjeçare është proceduar penalisht në Lushnjë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanë, ku shtetësja me ininciale, Sh.S, ka goditur me tullë bashkëshortin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftimi i plotë i Policisë.

“Nuk jύstifikohem, dua fitoren mbrapsht”, paraΙajmërimi i Florian Markυt për Chris Kongon

Florian Marku pësoi disfatë pas 13 fitoresh si profesionist. Marku u mund nga Chris Kongo, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar në një komunikim me fansat në rrjetet sociale, analizoi humbjen.

MESAZHI I MARKUT

“Përshëndetje të gjithëve, kanë kaluar disa ditë nga ndeshja dhe ja ku jemi. Ndeshja nuk vajti siç doja, por stërvitja vazhdon dhe qëllimi është i njëjti, me kokën poshtë dhe shumë stërvitje unë kam për t’ia arritur qëllimit tim, sido që të shkojë puna, me ndihmën e Zotit. Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, përqafonte shumë dhe më prishi komplet lojën.

Por në atë ndeshje nuk kam unë siç duhej të isha atë natë. Kanë ndodhur shumë gjëra, por nuk më pëlqejnë justifikimet. Kështu që më mirë justifikimet ti mbaj për veten deri në momentin që unë do të ndeshem përsëri me të njëjtin kundërshtar dhe të marr fitoren mbrapsht. Jemi duke punuar për ndeshjen e kthimit në Londër me të njëjtin kundërshtar”, u shpreh fillimisht 31-vjeçari.