Motori del jashtë kontrollit dhe përρΙaset, transportohen me υrgjencë në sρital babë e bir

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Më tej bëhet me dije se shoferi 38-vjeçar me iniciale N. K. së bashku me djalin e tij të mitur 14-vjeçar kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Nuk dihet gjendja e tyre ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi N. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij, 14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Diel 14 Prill 2024

Dashi

Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta ne orët e para te ditës dhe kjo di iu mërzitë jashtë mase. Beqaret do tregohen me te hapur për takime dhe do kenë një dite plot te reja. Ne planin financiar nuk priten vështirësi te mëdha nëse tregoheni te matur me shpenzimet qe do kryeni.

Demi

Për sa iu përket çështjeve te zemrës, dita e sotme do jete e mrekullueshme. Do komunikoni gjate gjithë kohës me partnerin tuaj te dashur dhe do zgjidhni çdo keqkuptim pa arritur ne debate te zjarrta. Beqaret do lëvizin çdo gur për ta gjetur personi e duhur dhe do ia arrijnë qëllimit. Nëse harxhoni një pafundësi te ardhurash vetëm për t’ia bere qejfin vetes, situata financiare do ketë probleme.

Binjaket

Nëse tregoheni shume te drejtpërdrejtë sot me partnerin tuaj, si mund edhe te mos e vlerësojë këtë apo mund t’i ngelet hatri. Kujdes me çdo gjë qe do thoni. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë personin qe aq shume e kane ëndërruar. Plutoni do jene i pafavorshëm për sektorin e financave, prandaj mos hidhni hapa te nxituara qe te mos keni vështirësi.

Gaforrja

Marsi do ua shtoje edhe me tepër dëshirat seksuale gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni sikur jeni mbi re ne krahët e partnerit. Ai do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire te mundeni. Beqaret do kenë takime mjaft interesante, por do jene te pavendosur për te hedhur hapa me tej. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Luani

Do e përforconi lidhjen tuaj me partnerin sot dhe do mendoni për një te ardhme te largët me te. Tashme do jeni te sigurte se ai është personi i duhur për te kaluar jetën. Beqaret do tërheqin shume persona pas vetes dhe do bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene me te mira se kohet e fundit. Do keni mundësi edhe te shpenzoni, por edhe te hiqni disa para mënjanë.

Virgjeresha

Dite përgjithësisht e qete dhe pa emocione te veçanta kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar për te nesërmen. Beqareve nuk do iu pëlqejnë aspak te flirtojnë me persona qe nuk i njohin dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar duhet te merrni te gjitha masat qe situata te mos behet problematike. Ju mundeni!

Peshorja

Mos e idealizoni me shume sesa duhet atë qe keni ne krah sepse mund t’i hipe vetja ne qejf dhe mund te shohë dike tjetër. Edhe komplimentet duhen bere me mençuri. Beqaret do bien me ne fund ne dashuri me personin qe iu përshtatet me tepër. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.

Akrepi

Do keni shume dyshime mbi partnerin tuaj sot dhe do debatoni gjate gjithë kohës me te. Do bënit mire te tregoheshit te kujdesshëm sepse një fjale me tepër dhe çdo gjë do marre fund. Beqaret do përfitojnë pafund nga liria qe kane dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Influenca e yjeve ne planin financiar do jete kontradiktore, por jo me probleme te mëdha.

Shigjetari

Marrëdhënia ne çift edhe për ju do jete e tensionuar dhe problematike. Nuk do bini dakord me partnerin për disa vendime qe duhet te merrni dhe asnjeri nuk do toleroje. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë një lidhje, por për një arsye apo për një tjetër do e mbajnë atë te fshehte. Ne planin financiar duhet te vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

Bricjapi

Do i kushtoni me shume rëndësi sot lidhjes qe keni krijuar dhe marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme. Secili prej jush do i japë shume dashuri dhe përkrahje tjetrit. Beqaret do i marrin gjerat me qetësi dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një person ne krah. Financat do jene te mira, por po u treguar te pamatur dhe po shpenzuat kuturu do keni probleme.

Ujori

Harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me se miri ne krahët e atij qe dashuroni dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë t’i mendojnë personat qe do takojnë si objekte sepse do zhgënjehen me vone. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni transaksione te mëdha sepse nuk është ende koha e duhur.

Peshqit

Fale mbështetjes qe do iu japë Urani, marrëdhënia juaj ne çift do jete me e bukur se disa dite me pare. Nuk do kërkoni me te dominoni mbi tjetrin dhe do tregoheni me te kuptueshëm. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë edhe sikur te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme ne mënyrë qe ta stabilizoni sa me pare situatën.

Ngriti akυza të forta dhe mohoi titullin e Julit, Eglës i ndodh e ραpritura jashtë shtëρisë

Mbrëmjen e sotme u transmetuan disa pamje në “Big Brother VIP” nga debati i fortë mes Eglës dhe Julit.

Egla shpërtheu në akuza ndaj Julit sa i përket karrierës së tij si aktor, madje u shpreh se titullin “Mjeshtër i madh” e ka marrë nga partia.

Debati u nxit sërish edhe në prime mes tyre, ndërsa “lufta” e vërtetë duket se po ndodh jashtë reality show-t.

Pas fjalëve të Eglës ndaj Julit, ajo ka humbur mbi 3 mijë ndjekës brenda disa minutash, duke shkuar nga 73,8 mijë ndjekës në 70,3 mijë.

Një veprim që tregon qartë se kë mbështet publiku në debatin mes tyre.

Αksidenti në Qafë Thanë, hυmb jetën υαjza e re

24-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë në një aksident në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bashkë me viktimën e cila qëndroi në koma për 5 ditë, mbetën të plagosur edhe tre anëtarë të familjes.

44-vjeçari Jetmir Daci përplasi 6 persona të familjeje ndërsa ata ishin pranë mjetit të tyre, pasi kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës.

Në testin e bërë rezulton se 44 vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjarët.

Pas ngjarjes së rëndë autori u ndalua nga policia, por u lirua nga Prokuroria, ndërsa sot pas 5 ditësh, u vendos ndalimi i tij.

Artan Pishkashi, emigrant ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë.

Vajza tjetër e familjes 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

E mbajti jetën ρrivate sekret, aktorja Egla Ceno rezuΙton e martυαr në gjendjen civile

Shumë pak e prisnin Egla Cenon në këtë format, të cilin e kemi parë në “Big Brother”. Një aktore me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, por gjithnjë e tërhequr nga zhurma mediatike, Egla u shpreh që në fillim se në këtë lojë kishte marrë me vete 7 personalitetet e saj.

Aktorja ia ka dalë që për gati 3 muaj të shndërrohet në një ndër personazhet më të komentuara të kësaj loje, duke u pozicionuar shpesh edhe si antagoniste. Ndonëse gjithnjë aktive, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për jetën private, duke preferuar që të lërë gjithçka private.

Por, një deklaratë e ditëve të fundit, duket se ka zbuluar më shumë rreth statusit të aktores. Vëllai i Madh ka organizuar një lojë, ku secili prej tyre duhet të krahasojë dy banorë sipas shortit. Teksa Franceska ka krahasuar Meritonin dhe Eglën, fjalët e saj nuk i kanë pëlqyer aspak Eglës, e cila në mënyrë ironike për Meritonin dhe Ilnisën është shprehur se ajo dashurinë e saj e ka jashtë

“Do t’ju jap një eksluzive në shtëpinë e “BBV3” edhe pse ju s’më keni parë të përshpëris poshtë jorganit edhe unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë edhe pse s’e kam treguar poshtë jorganit në “BBV”,”- tha ajo.

Javë më parë, mediat shkruajtën se në gjendjen e saj civile, aktorja rezulton e martuar, por lajmi nuk vijoi më tej, duke lënë gjithçka një enigmë. Ndërkohë, ajo që Egla nuk di është se jashtë, tashmë ka humbur edhe vendin e punës. Pak kohë më parë, raportuam se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhej si aktore pranë Teatrit të Elbasanit

Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka luajtur në BBV, drejtori i Teatrit Skampa vijon ta paguajë atë si aktore. Ka qenë ky lajmi që prej disa javësh, ka qarkulluar në media, pa pasur mundësi të verifikohet se Egla vijonte të paguhej, ndonëse nuk ishte ngjitur në skenë prej muajsh, që para se të bëhej pjesë e Big Brother. Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe drejtori i teatrit “Skampa”.

I ftuar në “Big Brother Fun Club”, ai ka sqaruar detaje rreth kontratës së aktores. Në fjalën e tij, drejtori u shpreh se deri me datë 1 mars, Egla ka qenë me lejen e zakonshme, ku për shkak të viteve të punës, ka pasur një leje edhe më të zgjatur. Nga ana tjetër, që prej datës 1 mars, kontrata e saj është shkëputur, duke humbur kështu vendin e saj të punës. Megjithatë, të ftuarit në panel, kanë bërë me dije se leja me ligj është deri në 28 ditë dhe nuk mund të mbivendosen lejet e tjera vjetore, të cilat skadojnë në fund të marsit. Ka qenë pikërisht ky fakt që nuk është sqaruar nga drejtori, duke lënë gjithçka evasive.

Megjithatë, gjithçka që ka thënë është fakti se Egla që nga data 2 mars nuk është më pjesë e Teatrit “Skampa”. Aktorja shqiptare Egla Ceno, e cila ka luajtur role të shumta në teatër, një nga të cilët edhe te shfaqja “Burri dhe gruaja” me aktorin Elvis Pupa ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e saj kohë më parë. Në një intervistë, aktorja ka treguar edhe një pjesë nga fëmijëria e saj e vështirë, ku i është dashur të flejë në teatër, pasi nuk kishin shtëpi.

“Teatri për mua është shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk është metaforë dhe nuk ka të bëjë me sentimentalizma. Kur isha në kopsht, rrethanat e jetës e sollën që prindërit e mi të strehoheshin në Teatër. Im atë ishte kineoperator. Kemi fjetur në një dhomë gri mi për disa muaj (gati një vit ndoshta). Për të shkuar në kopsht kaloja nga skena. Për t’u kthyer në shtrat, kaloja nga salla, skena, paskuintat… Debutimi im ka qenë në po atë skenë ku flija, kur isha 7-8 vjeç, si prezantuese e festivaleve për fëmijë, që bëheshin nga qendrat kulturore në atë kohë. Kur shihja publikun e ulur përballë, më dukej sikur shumë njerëz kishin ardhur për vizitë në shtëpinë time. Në çdo Teatër, që punoj si aktore apo ulem si publik, gjëja e parë instiktive që bëj është t’i marr erë, për të ndier erën e shtëpisë. Kjo është lidhja ime me Teatrin”, tha aktroja Egla Ceno.

Tashmë që ëshë pjesë e “Big Brother”, ajo ka treguar një tjetër dimension të sajin. Duke preferuar që të përqëndrohet te loja brenda shtëpisë, Egla ka zgjedhur mos të japë shumë detaje rreth karrierës së saj, apo edhe rreth jetës private. Gjithçka që është mësuar nga jashtë, është bërë e mundur nëpërmjet miqve dhe të afërmve të saj.

Nisi sυΙmin ndaj Izraelit, por cilat janë aftësitë raketore të Iranit? Nga ato baΙistike hipersonike te ato bërthamore, ja çfarë disρonon Teherani

Që nga sulmi ndaj ambasadës së tij në Siri javën e kaluar, Irani ka kërcënuar se do të sulmojë Izraelin dhe një gjë e tillë ndodhi mbrëmjen e sotme (13 prill).

Më herët sot, komandot iraniane kapën një anije mallrash të lidhur me Izraelin me 25 anëtarë të ekuipazhit në bord.

Në orët më pas, Izraeli ka vënë të gjitha forcat e tij në “gadishmëri të plotë”, ka pozicionuar dhjetëra avionë luftarakë në ajër dhe ka ndryshuar udhëzimet e tij të mbrojtjes të Komandës së Frontit të Brendshëm.

Irani ka zhvilluar një sërë raketash balistike dhe dronë në një program që ka shqetësuar prej kohësh Perëndimin.

Raketat janë një pjesë e rëndësishme e arsenalit në dispozicion të Teheranit.

Cilat janë aftësitë raketore të Iranit?

Sipas Zyrës Amerikane të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Irani është i armatosur me numrin më të madh të raketave balistike në Lindjen e Mesme.

Media gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve ISNA publikoi një grafik këtë javë që tregon nëntë raketa iraniane që tha se mund të arrijnë në Izrael.

Këto përfshinin ‘Sejil’, i aftë për të fluturuar me më shumë se 17,000 km në orë dhe me një distancë prej 2,500 km, ‘Kheibar’ me një distancë prej 2,000 km dhe ‘Haj Qasem’, i cili ka një rreze veprimi prej 1,400 km.

Në gusht, Irani tha se kishte ndërtuar një dron të avancuar shtëpiak të quajtur Mohajer-10 me një rreze operative prej 2,000 km, i aftë për të fluturuar deri në 24 orë.

Irani ka pretenduar gjithashtu se ka një raketë balistike hipersonike të prodhuar në vend, e cila mund të fluturojë të paktën pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Vendi ka gjithashtu raketa lundrimi si Kh-55, një armë bërthamore e lëshuar nga ajri me një rreze veprimi deri në 3,000 km dhe raketën e avancuar kundër anijes Khalid Farzh.

Irani nis sυΙmin me dronë, reagon Netanyahu: Do të mbrohemi, Izraeli është i fortë

Izraeli ka lëshuar alarmin pasi nisjes së sulmit nga ana e Iranit.

“Qytetarët izraelitë, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli, është duke u përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është e fortë”.

Kështu deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një fjalim drejtuar popullit

Ai ka shtuar më tej: “Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Vlerësojmë faktin që SHBA qëndron pranë Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera. Kushdo që dëmton ne, do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me ftohtësi dhe vendosmëri”.

Izraeli konfirmon sυΙmin me dronë nga Irani: Qγtetarët të ndjekin udhëzimet tona

Një “lumë” dronësh kamikazë janë lëshuar nga Irani drjet izraelit, konfirmon ushtria izraelite në një deklaratë për media.

IDF i bën thirrje qytetarëve izraelitë të ruajnë qetësinë si dhe të ndjekin udhëzime e tyre.

“Pak çaste më parë, Irani nisi mjete ajrore pa pilot nga territori i tij drejt territorit të shtetit të Izraelit.

Grupi i mbrojtjes ajrore është në gatishmëri të lartë në të njëjtën kohë me avionët e Forcave Ajrore dhe anijet e Marinës që janë në një mision për të mbrojtur qiejt e vendit.

IDF po monitoron të gjitha objektivat.

Kërkojmë nga publiku që t’i përmbahet dhe të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm dhe njoftimet zyrtare të IDF në lidhje me këtë çështje”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

Irani nis sulmin, Izraeli në gatishmëri ndërsa Jordania mbγll hapësirën ajrore, çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme teksa tensionet νijojnë të rriten

Të gjitha forcat izraelite janë në “gadishmëri të plotë” ndërsa Irani ka nisur sulmin duke lëshuar dhjetëra drone.

Duke njoftuar masat në një konferencë televizive, zëdhënësi kryesor ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë ishin në ajër si pjesë e gjendjes së gatishmërisë.

“Forcat e ushtrisë janë të përgatitura shumë fuqishëm në sulm dhe mbrojtje dhe në një dislokim të gjerë,” tha ai.

Yoav Gallant tha se izraelitët duhet të marrin parasysh çdo urdhër që mund të lëshohet nga Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë.

Autoriteti është përgjegjës për hartëzimin e raketave në hyrje dhe kërcënimeve të tjera ajrore për të bërë të ditur publikun nëse duhet të strehohet.

Komanda e Frontit të Brendshëm ka ndryshuar gjithashtu udhëzimet e saj mbrojtëse, duke ndaluar aktivitetet edukative në të gjithë vendin dhe duke kufizuar tubimet në hapësira të hapura në 1,000 njerëz.

Jordania do të mbyllë përkohësisht hapësirën e saj ajrore këtë mbrëmje, kanë raportuar mediat shtetërore.

Avionët në hyrje, nisje dhe tranzit do të ndalohen të hyjnë në hapësirën ajrore, tha Al Mamlaka News.

Hυmbi jetën në fushë gjatë ndeshjes miqësore, ρolicia jep detaje për ngjarjen tragjike, ja çfarë dyshohet se shkaktoi νdekjen e ish-ρortierit të Butrintit

Ndarja nga jeta e ish-portierit të Butrintit, Fredi Mërkuri, gjatë një miqësore mes veteranësh sot në qytetin e Sarandës, ka tronditur opinionin publik në qytetin bregdetar.

Mërkuri po luante në një ndeshje miqësore mes veteranëve të klubit sarandiot dhe ish-futbollistëve grekë të qytetit të Athinës.

Ai pësoi kolaps në fushë dhe u dërgua në spitalin e qytetit me ambulancë, por nuk ia doli që të fitonte këtë ndeshje me jetën. Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat paraprake rreth ngjarjes në fjalë.

Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. M., 62 vjeç, ish-futbollist.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.