Jasir Asani bën publike lidhjen, kush është bυkuroshja brune që i ka rrëmbγer zemrën futbollistit të Kombëtares

Jasir Asani është një nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare më të përfolur. Pak kohë më parë, sulmuesi anësor pranoi se ishte i dashuruar dhe se e dashura e tij ishte shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Në nëntor te viti të kaluar, ai postoi një foto me partneren e tij, por nuk i zbuloi fytyrën.

Ndërsa sot, përmes një postimi në instastory Asani ka publikuar një foto së bashku me të dashurën e tij, teksa postimin e shoqëron me një emoji zemre.

Kujtojmë që futbollisti në një intervistë të dhënë më parë ka treguar se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe.

Por theksoi se i ka kërkuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të presë edhe pak, pasi dëshiron të fokusohet tek karriera e tij.

Partnerja e Jasirit është një shqiptare e Maqedonisë së Veriut pak vite më e vogël se futbollisti. Çifti kalojnë shumë kohë së bashku, duke e bërë këtë lidhje të rëndësishme që në fazat e para.

“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani në WakeUp.

Në koma prej ditësh/ Ndërron jetë tek “Trauma” 24-vjeçarja që u pΙagos rëndë nga shoferi i dehur, mbetën të Ιënduar edhe gjγshja me dy motrat

24-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë në një aksident në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bashkë me viktimën e cila qëndroi në koma për 5 ditë, mbetën të plagosur edhe tre anëtarë të familjes.

44-vjeçari Jetmir Daci përplasi 6 persona të familjeje ndërsa ata ishin pranë mjetit të tyre, pasi kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës.

Në testin e bërë rezulton se 44 vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjarët.

Artan Pishkashi, emigrant ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë.

Vajza tjetër e familjes 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

“Malokët, jo në plazh”, Arjan Konomi “shρërthen” ndaj Olta Xhaçkës: Çadrën e kujt moj tyryfγçkë, te vendi i sa*tëme

Analisti i njohur ka bërë një reagim të fortë pas deklaratës televizive të deputetes Olta Xhaçka, se bashkëshorti i saj e donte statusin e investitorit strategjik që “dikush” të mos shkonte “nga mali dhe t’i vendoste çadrën para plazhit”.

Deklarata televizive e Xhaçkës në emisionin e Grida Dumës dhe heshtja e moderatores përballë ofendimit të banorëve të jugut, po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta. Mes tyre, dhe ky i Arjan Konomit.

“Mbeta pa fjalë nga emisioni i Top Channel.’Për të mos ardhur dikush nga mali të vendosë çadrën aty ku ti bën plazh’. Është një tyryfyçkë si Olta Xhaçka dhe që s’mund ta kundërshtojë njeri me këto broçkulla që thotë.

Se është dhe budallaqe derisa arrin t’i thotë me fjalët e saj këto gjëra. As armiku s’do ti thoshte. Ministri duhet të jetë një njeri dinjitoz që përfaqëson Shqipërinë e të gjithë të themi ky person na përfaqëson. Ne kemi këtë, tyryfyçkën”, shprehet Konomi.

Si një figurë publike dhe më tepër banor i jugut, ai nuk kursen epitetet për ish-ministren dhe tregon dhe një episod personal, kur djemtë e Vunoit nuk lejoheshin të laheshin as pranë shkëmbinjve të Jalës sepse në resortin aty pranë kishte shkuar ministrja dhe kishte urdhëruar që askush të mos lejohej në det.

“Kam pas dhe një precedent me Olta Xhaçkën në Jalë, te plazhi i fshatit tim në Vuno. Kur ne vinim, jo te plazhi që s’na lini por nuk na linin as te shkëmbinjtë. Dhe kur pyeta pse nuk na linin te shkëmbinjtë ku jemi mësuar të lahemi dhe të rrimë që fëmijë, aty na kanë rritur gjyshërit tanë. Kishte ardh Olta Xhaçka. Kjo nuk donte që aty as në shkëmbinj të kishte djemuri”, tregon analisti.

Arjan Konomi e quan pafytyrësi atë që deklaroi Xhaçka dhe evidenton se nuk i ndjek emisione të tilla për të shmangur rrjedhimisht dhe të tilla reagime të forta, për të cilat kërkon ndjesë për fjalorin e përdorur. Ai thotë se këtë herë nuk mund të mos reagonte.

“Do të do vijnë nga mali dhe do vendosin çadër. Çadrën e kujt moj? Te vendi i satëme? Sa turp. Më falni, por jam me të vërtetë i indinjuar sepse unë as i shof e as i dëgjoj këto emisione, e këta njerëz, për të eleminuar këtë që po bëj. Por ndoshta kam bërë gabim. Sepse këto këllira vazhdojnë dhe të përfaqësojnë Shqipërinë”, shprehet Arjan Konomi.

PAMJET / AΙketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”.

Drejt saj është hedhur një kanaçe, kur për fat të mirë ka shpëtuar pa e prekur në kokë.

Ngjarja u regjistrua në momentin që moderatorja shpalli emrin e një prej finalistëve të këtij edicioni.

“Gabim, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton sesa i aftë apo jo është ky konkurrent.

Ky është një djalë fitues. Ky është një shembull shumë i keq që mua më revolton shumë që po ndodh po çfarë ti bësh”, tha Alketa pasi u qëllua me kanaçe.

Ankorohet në ρortin e Durrësit suρerjahti i bosit të Tottenhamit, Joseph C. Lewis

Ka mbërrin këtë të shtunë në portin e Durrësit superjahti i bosit të Tottenham-it, Joseph C. Lewis.

“Aviva”, jahti luksoz i 46-ti më i gjati në botë, do të qëndrojë plot 5 ditë në portin më të madh në vend.

Mbërritja e tij i paraprin mbërritjes së vetë bosit të Tottenham-it, Joseph C. Lewis, i cili thuhet se do të takohet me kryeministrin Edi Rama të hënën.

Ish-kampioni i botës në ρeshëngritje, Pirro Dhima bëhet baba për herë të 5-të! Pαrtnerja e tij sjell në jetë υαjzën dy muaj pas martesës

Ish-kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima është bërë baba për herë të pestë. Bashkëshortja e tij Afërdita Skafida ka sjellë në jetë fëmijën e tyre.

Pirro Dhima ka ndarë lajmin me ndjekësit teksa postoi në Instagram një foto të dorës së vajzës së tij të porsalindur brenda në maternitet.

“Me plot lumturi dhe emocione mbajmë mrekullinë tonë të vogël në krahë!… Mirë se vjen engjëlli ynë!”, shkroi ai.

Kampioni olimpik tregoi pak kohë më parë se si reaguan fëmijët kur u tregoi se pas vdekjes së nënës së tyre kishte nisur një lidhje me sportisten.

“Unë u thashë fëmijëve se ka një grua që më bën të lumtur. U takuam, dolëm, nuk mund të them se e pranuan me shumë gëzim dhe e kuptoj, më duket normale por ka edhe disa gjëra që kanë nevojë për kohën e tyre.”

Gjatë intervistës sa i përket anëtares së re të familjes, Pirro Dhima shtoi: “Do të jetë një vajzë. Unë e quaj atë Coracle. Tre vajza, dy djem.”

Çifti u martuan në ceremoni familjare në kishën e Agios Georgios në Kavouri pasditen e së shtunës 3 shkurt.

Më e dashurυαr se kurrë, kush ia ka fituar zemrën Egla Cenos! E mbajti jetën ρrivate sekret, aktorja rezυlton e martυαr në gjendjen civile

Shumë pak e prisnin Egla Cenon në këtë format, të cilin e kemi parë në “Big Brother”. Një aktore me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, por gjithnjë e tërhequr nga zhurma mediatike, Egla u shpreh që në fillim se në këtë lojë kishte marrë me vete 7 personalitetet e saj.

Aktorja ia ka dalë që për gati 3 muaj të shndërrohet në një ndër personazhet më të komentuara të kësaj loje, duke u pozicionuar shpesh edhe si antagoniste. Ndonëse gjithnjë aktive, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për jetën private, duke preferuar që të lërë gjithçka private.

Por, një deklaratë e ditëve të fundit, duket se ka zbuluar më shumë rreth statusit të aktores. Vëllai i Madh ka organizuar një lojë, ku secili prej tyre duhet të krahasojë dy banorë sipas shortit. Teksa Franceska ka krahasuar Meritonin dhe Eglën, fjalët e saj nuk i kanë pëlqyer aspak Eglës, e cila në mënyrë ironike për Meritonin dhe Ilnisën është shprehur se ajo dashurinë e saj e ka jashtë.

“Do t’ju jap një eksluzive në shtëpinë e “BBV3” edhe pse ju s’më keni parë të përshpëris poshtë jorganit edhe unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë edhe pse s’e kam treguar poshtë jorganit në “BBV”,”- tha ajo.

Javë më parë, mediat shkruajtën se në gjendjen e saj civile, aktorja rezulton e martuar, por lajmi nuk vijoi më tej, duke lënë gjithçka një enigmë. Ndërkohë, ajo që Egla nuk di është se jashtë, tashmë ka humbur edhe vendin e punës. Pak kohë më parë, raportuam se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhej si aktore pranë Teatrit të Elbasanit.

Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka luajtur në BBV, drejtori i Teatrit Skampa vijon ta paguajë atë si aktore. Ka qenë ky lajmi që prej disa javësh, ka qarkulluar në media, pa pasur mundësi të verifikohet se Egla vijonte të paguhej, ndonëse nuk ishte ngjitur në skenë prej muajsh, që para se të bëhej pjesë e Big Brother. Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe drejtori i teatrit “Skampa”.

I ftuar në “Big Brother Fun Club”, ai ka sqaruar detaje rreth kontratës së aktores. Në fjalën e tij, drejtori u shpreh se deri me datë 1 mars, Egla ka qenë me lejen e zakonshme, ku për shkak të viteve të punës, ka pasur një leje edhe më të zgjatur. Nga ana tjetër, që prej datës 1 mars, kontrata e saj është shkëputur, duke humbur kështu vendin e saj të punës. Megjithatë, të ftuarit në panel, kanë bërë me dije se leja me ligj është deri në 28 ditë dhe nuk mund të mbivendosen lejet e tjera vjetore, të cilat skadojnë në fund të marsit. Ka qenë pikërisht ky fakt që nuk është sqaruar nga drejtori, duke lënë gjithçka evasive.

Megjithatë, gjithçka që ka thënë është fakti se Egla që nga data 2 mars nuk është më pjesë e Teatrit “Skampa”. Aktorja shqiptare Egla Ceno, e cila ka luajtur role të shumta në teatër, një nga të cilët edhe te shfaqja “Burri dhe gruaja” me aktorin Elvis Pupa ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e saj kohë më parë. Në një intervistë, aktorja ka treguar edhe një pjesë nga fëmijëria e saj e vështirë, ku i është dashur të flejë në teatër, pasi nuk kishin shtëpi.

“Teatri për mua është shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk është metaforë dhe nuk ka të bëjë me sentimentalizma. Kur isha në kopsht, rrethanat e jetës e sollën që prindërit e mi të strehoheshin në Teatër. Im atë ishte kineoperator. Kemi fjetur në një dhomë gri mi për disa muaj (gati një vit ndoshta). Për të shkuar në kopsht kaloja nga skena. Për t’u kthyer në shtrat, kaloja nga salla, skena, paskuintat… Debutimi im ka qenë në po atë skenë ku flija, kur isha 7-8 vjeç, si prezantuese e festivaleve për fëmijë, që bëheshin nga qendrat kulturore në atë kohë. Kur shihja publikun e ulur përballë, më dukej sikur shumë njerëz kishin ardhur për vizitë në shtëpinë time. Në çdo Teatër, që punoj si aktore apo ulem si publik, gjëja e parë instiktive që bëj është t’i marr erë, për të ndier erën e shtëpisë. Kjo është lidhja ime me Teatrin”, tha aktroja Egla Ceno.

Tashmë që ëshë pjesë e “Big Brother”, ajo ka treguar një tjetër dimension të sajin. Duke preferuar që të përqëndrohet te loja brenda shtëpisë, Egla ka zgjedhur mos të japë shumë detaje rreth karrierës së saj, apo edhe rreth jetës private. Gjithçka që është mësuar nga jashtë, është bërë e mundur nëpërmjet miqve dhe të afërmve të saj.

Sami Frashëri: PeΙΙazgët janë kombi më i νjetër Arian i Eυropës

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur prej mijëra vjetësh, dhe nuk fliten më në asnjë vend të botës.

Në vendin e tyre fliten gjuhët që rrjedhin prej tyre. Shqipja si gjuhë është e ngjashme me greqishten e vjetër, me latinishten, me sanskritishten gjuhë e vjetër e Indisë, me zendishten gjuhë e Persisë së vjetër, me keltishten, me teutonishten etj.

Por këto gjuhë që numëruam më sipër janë me të reja se gjuha shqipe dhe kanë mijëra vjet që nuk fliten më, dhe rrojnë të shkruara vetëm në faqet e disa librave shumë të vjetër.

Këto gjuhë quhen “gjuhë të vdekura”, dhe shqipja, gjuha jonë që është më e vjetër nga ato është e gjallë dhe flitet edhe sot si në kohën e Pellazgëve

Pa dyshim Pellazgët janë kombi më i vjetër arian i Europës. Ka shumë fakte dhe shumë rrëfime që na tregojnë se Pellazgët që ne na duken si një përrallë për faktin që janë një komb shumë i lashtë, kanë folur këtë gjuhë që flasim edhe ne sot e kësaj dite. Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologjia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë.

Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologjia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë.

Gramatika e gjuhës shqipe, lakimi dhe zgjedhimi, hollësia e nyjeve, dhe e përemrave e të tjera bukuri të kësaj gjuhe, që jo vetëm asnjë nga gjuhët e sotme nuk i ka, por as gjuhët e vjetra nuk i kanë, na tregojnë që shqipja është një gjuhë shumë e vjetër dhe na vjen nga kohët e qëmotëshme e ruajtur e paprishur dhe e pandryshuar. Shënja e kombit është gjuha. Çdo komb njihet me anë të gjuhës. Ata njerëz që harrojnë apo nuk flasin më gjuhën e tyre, me kalimin e kohës bëhen qytetarë të atij kombi që i flasin gjuhën. Shumë qytetërime që janë zhdukur mos pandehni se vdiqën ose u vranë të gjithë, jo, por u përzien me kombe të tjerë dhe morën gjuhën e tyre dhe u bënë pjesë e tyre.

Kështu u zhdukën Maqedonasit, Thrakët, Frigasit, dhe shumë popullësi të tjera që nuk ishin pellazgë d.m.th. shqiptarë si ne, pra këto popullësi sot nuk janë por u zhukën dhe u harruan sepse humbën gjuhën e tyre. Por shqiptarët e atij vendi që sot quhet Shqipëri e kanë ruajtur fort mirë gjuhën e tyre, dhe kështu edhe sot në këtë vend flitet gjuha e Pellazgëve të lashtë.

Artikulli i 1901: Rreth 19 km nga Athina, bαnorët dinë νetëm shqip

The Journal Junior – Minneapolis më datën 31 gusht 1901 raportoi se një mësues, në fshatin e Salesit zbuloi që nxënësit e tij nuk kuptonin asnjë fjalë të vetme në greqisht.
Ka ndodhur në vitin 1901, kur një media e rëndësishme në SHBA, raportonte se në një zonë vetëm 12 milje (19.31 km) larg Athinës, askush nuk dinte asnjë fjalë greqisht.

Në këtë shkrim korrospodenti i The Journal Junior – Minneapolis, raporton se në fshatin Salesi, askush nga nxënësit e fshatit nuk dinte asnjë fjalë greqisht, ata flisnin vetëm shqip. Banorët e këtij fshati, e konsideronin greqishten si gjuhë të huaj. Ky ishte raliteti, në shumë zona të Greqisë, në vitin 1900.