“𝗜𝘀𝗵𝘂𝗷𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟰”, ministria e Jαshtme bën njoftimin e rëndësishëm: Shqiρtarët që jetojnë në zonat përreth Egjeut dhe Mesdheυt do të pajisjen me dokumente biometrike

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë realizimin e projektit “𝗜𝘀𝗵𝘂𝗷𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟰”, me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.

NJOFTIMI
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë realizimin e projektit “𝗜𝘀𝗵𝘂𝗷𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟰”, me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.
Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në:
📍 𝗜𝗿𝗮𝗸𝗹𝗶𝗼, Kretë më 𝟮𝟮, 𝟮𝟯 𝗱𝗵𝗲 𝟮𝟰 𝗽𝗿𝗶𝗹𝗹 𝟮𝟬𝟮𝟰
📍 𝗥𝗼𝗱𝗼𝘀, Rodos më 𝟮𝟱, 𝟮𝟲 𝗱𝗵𝗲 𝟮𝟳 𝗽𝗿𝗶𝗹𝗹 𝟮𝟬𝟮𝟰
📢 Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në 𝗰𝗼𝗻𝘀𝘂𝗹𝗮𝘁𝗲.𝗮𝘁𝗵𝗲𝗻𝘀@𝗺𝗳𝗮.𝗴𝗼𝘃.𝗮𝗹 kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme:
🔹 Emër/Mbiemër i aplikantit
🔹 Numrin personal (NID)
🔹 Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…)
🔹 Adresen e vendbanimit – Ishulli
⏳ Afati përfundimtar për aplikim është data 𝟭𝟵 𝗽𝗿𝗶𝗹𝗹 𝟮𝟬𝟮𝟰.
‼️ Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.
👉 Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar.
📍𝗗𝗲𝘁𝗮𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗻𝗱𝗼𝗱𝗵𝗷𝗲𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗿𝗲𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗥𝗼𝗱𝗼𝘀 𝗱𝗼 𝘁’𝗷𝘂 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗸𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗱𝗶𝘁𝗲̈𝘁 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗶𝗷𝗶𝗺.
👉 Për çdo pyetje/informacion të mëtejshëm kontaktoni në 📧 consulate.athens@mfa.gov.al

(BalkanWeb)

Qγtetarja denoncon Vodafone: Rishet numrat e të tjerëνe, u Ιodha duke u bërë bΙΙok njerëzve

Denoncimet e shqiptarëve për kompaninë celulare Vodafone janë të shumëllojshme pas edhe problemet janë të tilla.

Për të denoncuar problemin me të cilin po përballet prej disa javësh, një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë.

Ajo thotë se pak javë më parë, kur ka ardhur në Shqipëri ka blerë një numër Vodafone, por ky numër rezulton i përdorur më parë nga dikush tjetër.

Çdo ditë ajo merr mesazhe dhe telefonata nga familjarët e zonjës në fjalë, pasi WhatsApp-i rezulton në emêr të saj.

Për këtë problem ajo thotë se është ankuar edhe te Vodafone, por shpjegimi i vetëm që merr është se numrat e skaduar rishiten sërish.

Ajo kërkon të dijë nëse dikush tjetër është përballur me diçka të tillë, pasi e konsideron jo normale rishitjen e numrit që e ka patur dikush tjetër.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje joq ! Erdha ne shqiperi dhe bleva nje nr vodafone , numri qe bleva dilte ne whatsaap i hapur pra e zoteronte dikush tjeter. Une nuk e di a eshte normale kjo gje sigurisht zonjes qe kishte whatsapp ja mbylla por nuk me pushojne telefonatat nga familjaret e sajt sepse mendojne qe zonja e ka akoma te njejtin numer ! Me ka ndodhur vetem muaa apo dhe ju tjerve dhe a ju duket normale te rishesesh numrat ne kte forme ?

Te pakten ti ndryshojne nje numer Aman se ngela fshij bllok , kam marr vodafonin disa here dhe i vetmi shpjegim eshte qe kshu e kemi ne rregullin kur i skadon numrine rishesim Nfakt me esht ber ves bllok delete se jam lodh me telefonata qe kerkojne zonjen qe ka patur numrin , okej nuk ju ve faj ktyre po kte rromuje na e ben vodafone !

Άksident i rëndë në Kanada, kυsh janë dy të rinjtë shqiρtarë që hυmbën jetën (EMRAT+FOTO)

Tragjik ka rezultuar fati i dy të rinjve shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën në një aksident në Kanada. Ngjarja ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road.

Mësohet se në aksident u përfshinë 3 automjete.

Dy shqiptarët që udhëtonin me një Sedan të bardhë ndërruan jetë, njëri prej tyre në vendin e ngjarjes dhe tjetri në spital. Bëhet fjalë për Klisi dhe Simon Dreshajn, kushërinj, të dy nga Rapsha e Hotit. Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri.

https://www.facebook.com/AlbaniaMontrealPress/posts/1582685528972059?ref=embed_post

Horoskopi për ditënesόtme, e diel 7ρrill 2024

Dashi

Ata qe jane ne nje lidhje do mendojne t’i cojne gjerat edhe me tej. Mund te planifikojne sot fejesa apo edhe martesa. Pritet nje periudhe e mrekullueshme. Beqaret do kene flirte dhe takime me shumice por qe asnjera nuk do te kete te ardhme. Neptuni do ua shtoje deshiren per shpenzime. Do blini veshje dhe produkte per plazh. Kujdes mos e kaloni kufirin sepse do ngeleni pa lek.
Demi

Klima per jeten sentimentale ka rrezik te jete pak e turbullt. Meqe nuk do arrini sot te vendosni qendrueshmeri ne cift, mundohuni te pakten te ruani komunikimin. Beqaret duhet te bejne durim persa i perket jetes sentimentale. Ne te kundert mund te lidhen me dike qe nuk ben per ta. Do keni nje deshire te cmendur per te shpenzuar pa pushim sot. Kujdes sepse situata nuk eshte shume e favorshme.

Binjaket

Ambienti ne jeten ne cift do jete i ngrohte dhe i mbrojtur nga planetet. Do ndiheni mire prane atij qe dashuroni dhe do flisni hapur per gjithcka. Beqaret duhet t’i njohin mire personat qe do takojne para se te fillojne aventura. Eshte me mire keshtu ne menyre qe te mos zhgenjeheni. menaxhojini me kujdes financat. Te gjitha perpjekjet qe do beni sot do te shperblehen me vone.

Gaforrja

Edhe pse do keni disa mosmarreveshje te vogla ne mengjes me partnerin tuaj, gjerat do stabilizohen me vone. Do kaloni edhe disa caste romantike. Beqaret duhet te pranojne ftesen per te shkuar ne nje feste. Atje do takojne persona interesante dhe qe ia vlen te krijosh nje lidhje. Saturni do favorizojne financat. Per disa mund te kete edhe permiresime te ndjeshme.

Luani

Sot per ata qe jane ne nje lidhje, do jete nje nga ditet me te bukura dhe me me fat. Mundohuni ta shfrytezoni sa me shume te mundni dhe t’i shprehni ndjenjat. Beqaret do kene fat dhe. Ka shume gjasa qe personi me te cilin te krijoni nje lidhje te jete i shenjes se ujorit. Ne sektorin financave kerkohet me shume maturi. Mos u tregoni impulsive me shpenzimet sepse do keni probleme.

Virgjeresha

Nen ndikimin e Marsit do perballeni me disa situata te sikletshme ju qe jeni ne cift. Gjithsesi mos u shqetesoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe ne mbremje do te rindizet pasioni. Per beqaret nuk do jete dite me fat dhe nuk do kete takime interesante. Ekulibri buxhetor do te mbrohet. Disa do jene me te favorizuar dhe do kene nje permiresim te ndjeshem te te ardhurave.

Peshorja

Ju qe jeni ne cift duhet te perfitoni nga kjo dite e bukur per dashurine. Qendroni sa me shume kohe bashke dhe shkembeni puthje pafund. Beqaret do jene gjithe kohes te rrethuar nge njerezit sot, por asnjeri prej tyre nuk do mund t’ua fitoje zemren. Beni edhe pak durim. Ne planin financiar do keni goxha fat dhe papritur do merrni shume te konsiderueshme. Perfitoni nga kjo!

Akrepi

Sektori i dashurise do marre bekimin e yjeve sot. Te gjitha konfliktet do te zgjidhen dhe ju do vendosni baza me te forta ne lidhjen tuaj. Per beqaret ka mundesi qe nje shoqeri e vjeter te kthehet ne dicka me teper. Mos enderroni te pamunduren, por dhe mos e lini kete mundesi t’iu ike. Mos abuzoni me shpenzimet gjate kesaj dite. Ruani nje ekililiber qe te mos keni probleme.

Shigjetari

Dite pozitive per jeten tuaj ne cift. Edhe ata qe kane qene larg njeri-tjetrit do te afrohen dhe do e shtojne bashkepunimin. Ka ardhur momenti te beni edhe plane per te ardhmen. Beqaret nuk do jene te vendosur per te kerkuar personin e duhur. Cdo gje do jete ne doren tuaj. Sektori i financave do jete mjaft i qete. Nuk do keni probleme dhe mund te beni ndonje shpenzim me teper.

Bricjapi

Gjerat do shkojne mire ne planin sentimental per ciftet. Kujdes, nese filloni te flisni per cdo gje tjeter pervec dashurise ai edhe mund te merzitet. Tregohuni te matur! Beqaret do jene ne medyshje per te ruajtur lirine apo per te perjetuar emocione te forta duke u lidhur me dike. Reflektoni me kujdes! Me financat do keni fat dhe do jeni te mbrojtur. Me ne fund do ia plotesoni edhe qejfin vetes.

Ujori

Jeta juaj ne cift do influencohet mjaft nga planetet sot. Ata do iu sjellin gezim dhe emocione. beni vetem kujdes qe seksualiteti te mos dale mbi ndjenjat. Beqaret nen influencen e Merkurit do tregohen shume kerkues dhe nuk do bien ne dashuri me te parin qe do takojne. Me shpenzimet do tregoheni shume te kujdesshem. Kjo do e mbaje situaten ne ekuiliber.

Peshqit

Jeta juaj ne cift do jete shume e qete gjate kesaj dite. Do rivendosni bashkepunimin dhe gezimi do iu pushtoje. Do jete nje nga ditet qe keni enderruar. Per beqaret do favorizohen dashurite platonike, por jo ato reale. Prisni edhe pak per te bere per vete ate qe doni. Ne planin financiar do keni probleme. Tregohuni shume te kujdesshem dhe mos shpenzoni pa kufi.

As bαshkë, as të ndarë! Sara Ήoxha bën lëmsh rrjetin me dekΙαratën e fundit për Ledrin

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një prej çifteve më të komentuara gjatë këtyre kohëve në rrjet

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një prej çifteve më të komentuara gjatë këtyre kohëve në rrjet.

Prej kohësh ata përfliten se i kanë dhënë fund lidhjes nga e cila kanë edhe një vajzë. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të konfirmojë apo mohojë këto zëra, duke lënë mediat të aludojnë pas çdo deklarate.

Së fundmi Sara Hoxha në një intervistë me Isli Islamin “N’Audi” tha se as ata vetë nuk janë të qartë për raportin mes tyre, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

“Unë mendoj se disa gjëra duhet të mbeten private. Sidomos kur janë gjëra që ti nuk je e qartë me veten tënde. Dhe nuk di akoma se çfarë përgjigje të japësh”.

BodybuiΙder-ja shqiptare rrëfen sakrificën: Vendosa të mos bëhem nënë për të arritur trυpin perfekt

Silvana Delija, trajnerja personale e njëkohësisht Bodybuilder, rrëfen pasionin e saj për ushtrimet fizike dhe gjithçka që ka të bëjë me përmiresimin e trupit të njeriut.

Ajo shprehet se do të ishte shumë e veshtirë që dikush “jashtë palestrës” të behej partneri i saj në jetë, për shkak të qëllimeve që ajo i ka vënë vetes.

Për këtë arsye, Emiliano, trajneri i Silvanës është edhe partneri perfekt i jetës, pasi bashkë kanë bërë kompromisin për të mos pasur femijë, derisa ajo të provojë maksimumin për të arritur qëllimin final në bodybuilding: të marrë kartën e profesionistit.

“Kur fokusohesh tek ky sport do bësh disa kompromise me jetën. I pari kompromis është që pa arritur qëllimin tënd nuk mund të bësh fëmijë.

Nëse i futesh këtij sporti, duhet të arrish qëllimin, nuk mund të ndalesh, të bësh fëmijë dhe pastaj të rifillosh sërish, pasi humbet pikë. Bën 9 muaj regres. Këtë gjë ta pranon një djalë që e njehe këtë sport, ne jemi të dy që merremi me këtë sport dhe kuptohemi në këtë pikë”, tha Silvana.

Nordikët zbuΙοjnë Dυrrësin! Numër i lartë turistësh, shijojnë qytetin, motin e mirë dhe detin: Në Suedi po bie borë, këtu është kohë fantαstike

Këtë pranverë numri i turistëve në qytet dhe plazh është i lartë. Vijnë kryesisht nga vendet nordike, Anglia, Izraeli dhe Polonia.

Disa të rinj janë nga Suedia dhe po shijojnë disa ditë pushimesh buzë detit në Durrës, larg vendit të tyre ku aktualisht temperaturat janë të ftohta.

“Jemi nga Suedia dhe vendosëm të vijmë këtu se kemi shumë miq që janë nga Shqipëria dhe menduam se do ishte këndshëm ta vizitonim këtë vend”, u shprehën katër turistë.

“Është hera ime e parë këtu dhe është bukur. Është vërtet shumë ngrohtë krahasuar me Suedinë. Moti është fantastik dhe njerëzit shumë miqësorë”, tha një tjetër pushues.

“Sapo erdhëm nisëm të eksplorojmë qytetin dhe kulturën e tij. Vizituam dhe Amfiteatrin të premten,një monument që vjen që nga lashtësia”, tregoi një turist.

“Po bie borë në Suedi tani”, shtoi një prej tyre.

Jo vetëm numri i turistëve që udhëtojnë në grupe shoqërore apo familjare, por dhe turizmi i organizuar ka njohur një rritje prej 20-25 % gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti. Ndërsa ky muaj premton të tjera flukse dhe në disa hotele prenotimet e pranverës janë në 100% të kapaciteteve akomoduese.

“Këtë 3 mujor ka pasur një rritje të turistëve të huaj në 25%, po dhe një mungesë të pushuesve nga Kosova jashtë sezonit, pasojë e liberalizimit të vizave. Pas datës 15 prill pritet një vërshim i turistëve nordikë që e kanë rezervuar 100 % këtë hotel”, shpjegoi operatori turistik, Blerim Norja.

Jehona pozitive për turizmin në Shqipëri, klima mesdhetare dhe ditët plot diell buzë detit janë kthyer në një ftesë të hapur për turistët edhe jashtë sezonit.

“Kemi parë shumë turistë rreth e qark dhe është shumë me interes për ne të shohim se dhe jashtë sezonit këtu ka turistë.”

“Ç’mund të kërkosh më shumë kur shkon me pushime. Kohën e mirë, diellin. Ah dhe akulloret”, u shpreh një vajzë.

“Është qetë tani dhe ne s’kemi fëmijë, ndaj është mirë për ne të udhëtojmë. Është dhe më lirë dhe shijojmë kohën jashtë, plazhin dhe diellin”, tha një tjetër turiste.

Mbi një milion turistë pushuan në Durrës vitin e kaluar, ndërsa ky vit pritet të sjellë një fluks më të madh, ndërsa operatorët turistikë flasin dhe për zgjatjen e kohëqëndrimit të tyre në Durrës, si dhe shtimin e strukturave hoteliere për t’iu përgjigjur këtij fluksi në rritje.

“Shpesh në sezon të lartë Durrësi vuan dhe për akomodimin e tyre, pasi s’ka dhoma mjaftueshëm por struktura të reja akomoduese po bëhen nga dita në ditë dhe Durrësi po zhvillohet e bëhet një destinacion turistik i mirëfilltë, i preferuar dhe nga turistët e Europës“, shtoi Ndoja.

Top Channel/ Nordikët zbulojnë Durrësin/ Në qytet ka një numër shumë më të madh turistësh këtë muaj

Turqia “ρërgatitet për luftë”? Ankaraja tërhiqet nga marrëνeshja ushtarake ndërkombëtare!

Turqia njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së saj në Trakatin e Luftës së Ftohtë për Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë.

“Është vendosur të pezullohet zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendeve të tjera nënshkruese të Marrëveshjes, në përputhje me nenin 3 të Dekretit Presidencial nr. 9, nga 8 prilli 2024”, pohohet në deklaratën e qeverisë turke. Ujdia në fjalë ishte nënshkruar 19 nëntorin e vitit 1990 në Paris.

Qëllimi kryesor i saj ishte zvogëlimi i mundësisë së një sulmi të armatosur të befasishëm dhe nisja e operacioneve të mëdha sulmuese në Europë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oncü Keçeli shpjegoi më pas se Ankaraja nuk është tërhequr plotësisht nga marrëveshja, por nuk kishte zgjidhje tjetër përveç pezullimit pasi Rusia u tërhoq nga pakti nëntorin e vitit 2023.

CFE konsiderohet një marrëveshje historike për kontrollin e armëve pas Luftës së Ftohtë, e nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris midis dy blloqeve ushtarake, NATO-s dhe Paktit të Varshavës.

Ajo vendos kufizime në pesë kategori kryesore të pajisjeve ushtarake konvencionale në Evropë: tanke, automjete të blinduara, artileri, helikopterë dhe avionë luftarakë dhe urdhëroi shkatërrimin e armëve të tepërta. Vitin që shkoi, Moska u tërhoq zyrtarisht nga pakti madhor i kontrollit të armëve të epokës së Luftës së Ftohtë me aleancën ushtarake të NATO-s, me pretendimin se “marrëveshja e vjetruar ka vdekur në fakt prej vitesh dhe ka humbur plotësisht lidhjen me realitetin në botën moderne”.

Çfarë po ρaraprin SHBA-ja? Nisin përgatitjet për një sυΙm të rëndësishëm të Iranit ndaj aseteve amerikane ose izraelit, ja arsγeja

Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po përgatiten në mënyrë aktive për një sulm “të fuqishëm” që mund të ndodhë brenda javës së ardhshme nga Irani që synon asetet izraelite ose amerikane në rajon në përgjigje të sulmit izraelit të së hënës në Damask që vrau komandantët e lartë iranianë.

Zyrtarët e lartë amerikanë aktualisht besojnë se një sulm nga Irani është “i pashmangshëm” – një pikëpamje e ndarë nga homologët e tyre izraelitë, tha ai zyrtar, raporton cnn.

Të dy qeveritë po punojnë për të marrë pozicionin përpara asaj që do të vijë, pasi ata parashikojnë që sulmi i Iranit mund të shpaloset në një sërë mënyrash të ndryshme – dhe se asetet dhe personeli i SHBA-së dhe Izraelit janë në rrezik të shënjestruar.

Një sulm i ardhshëm iranian ishte një temë kryesore e diskutimit në bisedën telefonike të presidentit amerikan, Joe Biden me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Që nga e premtja, të dy qeveritë nuk e dinin se kur dhe si planifikon Irani të kundërpërgjigjet, tha zyrtari.

Një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Izraelit nga Irani është një nga skenarët më të këqij për të cilin po përgatitet administrata Biden, pasi do të garantonte përshkallëzim të shpejtë të një situate tashmë të trazuar në Lindjen e Mesme. Një goditje e tillë mund të çojë në zgjerimin e luftës Izrael-Hamas në një konflikt më të gjerë rajonal – diçka që Biden ka kërkuar prej kohësh ta shmangë.

Mes dhimbjes dhe Ιotëve, fυtbollisti 21-vjeçar përciΙΙet në banesën e fundit

Futbollisti i Akademisë së Shënkollit, njeherazi student në fakultetin e Mjeshtërisë Sportive në Tiranë, Klajvert Çuni, gjeti vdekjen në moshen 21-vjeçari.

I riu ra aksidentalisht nga tarraca pasditen e 23 marsit, teksa po bënin disa punime me babain dhe ndërroi jetë në spital, për shkak te plageve të shumta.

Ndarja e parakohshme nga jeta e kapitenit ka lënë në zi trajneret dhe sportistet e Akademisë “Shënkolli”.

Ata thonë se Klajvert Çuni ishte apasionuar pas futbollit dhe që në moshen 7-vjeçare ishte pjese e shkuadres.

“Është rritur në akademinë tonë të futboolit që në moshën 7-vjecare. S’ka pasur kurrë humbje! Humbja e vetme e tij ishte ky rast fataliteti! Në komunitetin tonë sportiv Klajverti e kishte pseudonimin “Ujku”, por iu dorëzua fatit të keq”, tha trajneri Hasan Hoxha.

Ndërsa trajneri Klajdi Reçi shprehet se “Edhe kur unë si trajner kisha dobësi ai më jepte zemer. Klajverti ishte djalë i fortë, kapiten i vertete”.

Na ka ikur një copë nga trupi e zemra jonë, fjalët janë të vështira…mosha e tij, dhimbja e madhe e prindërve, dhimbja jonë . Zoti deshi ta merrte pranë vetes”, shprehet mes lotësh trajneri Dritan Smajli.

“Kemi kaluar sfida bashkë, e donte shumë futbollin kapiten i verte në fushë jashtë saj djalë kampion”, thote futbollisti Adrian Prendi.

Presidenti i Akademisë Shënkolli Kristjan Gjidodaj, thotë se vdekja e Klajvert Çunit është një humbje e madhe për futbollin lezhjan.

“Kishte karakter lideri dhe jo rastërisht ishte kapiten në të gjitha grupmoshat. Nuk gjej dot fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe, jam I pikëlluar”, tha Gjidodaj.

Mes dhimbjes dhe loteve, futbollisti 21-vjecar u përcoll këtë të shtune në banesen e fundit, ndërsa ishte djali i vetem i familjes Çuni.

Ai do të mbetet gjate në memorien e të gjithë atyre që e njohën në komunitetin sportiv.