Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtunë, 6 Prill 2024

Dashi

Shpesh prireni që të jeni shumë skeptik, por kjo sjellje mund të rezultojë problematike për realizimin e një projekti të ri në bashkëpunim me kolegë të tjerë. Shmangni përplasjet direkte në dashuri, pasi humori juaj i keq, mund t’iu bëjë shumë agresiv.

Demi

Do të keni mundësi që të kujdeseni për një familjar apo mik në vështirësi dhe kjo gjë do ju bëjë që të ndiheni krenarë. Shfrytëzoni aftësitë tuaja në vendin e punës, ndërkohë që intuita nuk do iu lërë në baltë.

Binjakët

Po mbyllet një muaj i cili iu ka parë mjaft të hutuar por të vendosur në arritjen e një objektivi tuaj. Sugjerohet që të jeni më të pranishëm dhe pjesëmarrës në çështjet familjare.

Gaforrja

Jeni të vendosur dhe të drejtpërdrejtë në vendin tuaj të punës, sidomos nëse jeni në pritje të disa përgjigjeve të rëndësishme për realizimin e një projekti tuaj. Jini më të matur në investimet që do të bëni, pasi një zgjedhje e gabuar, mund t’iu shkaktojë probleme të ndryshme.

Luani

Sektori i dashurisë, mund të marrë një kthesë të rëndësishme. Mos jini të druajtur, por përfshihuni në aventura të reja romantike, sidomos nëse jeni në kërkim të shpirtit tuaj binjak. Mos i refuzoni propozimet e reja në punë.

Virgjëresha

Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm në çështjet e familjes dhe dashurisë. Do të jeni të tensionuar për shkak të keqkuptimeve të vogla që kërkojnë sqarim.

Peshorja

Më në fund do të keni mundësi që të merrni pjesë në disa evente interesante, të cilat do ju mundësojnë takime të reja po aq interesante. Jeni tejet të stresuar, për shkak se parashikohet një sezon shumë dinamik dhe i pasur me mundësi për të pushuar dhe për t’u shkëputur totalisht nga problemet e së kaluarës.

Akrepi

Jini të fokusuar në objektivin tuaj dhe mos u shkëputni prej tij, për shkak se kjo është një periudhë e rëndësishme për të arritur qëllime që i keni vendosur vetes. Në dashuri, parashikohen keqkuptime të vogla.

Shigjetari

Yjet ju sugjerojnë që të rishikoni disa tratativa të javëve të fundit, në mënyrë që të shmangni të papritura në të ardhmen. Në dashuri do të jeni shumë xheloz, por nëse nuk arrini të masni fjalët tuaja, rrezikoni të lëndoni një person që doni.

Bricjapi

Ka disa rreziqe që duhet ti kaloni, sidomos në dashuri, ku po përjetoni një gjendje jo shumë të qëndrueshme emocionale. Mundohuni të jeni sa më romantik dhe të rindizni pasionin.

Ujori

Kjo e shtunë do të jetë mjaft interesante në sferën profesionale, ku një projekt do të ecë më së miri. Kjo ditë favorizon ndjenjat, por duhet të jeni të gatshëm të riviheni në lojë, edhe duke bërë ndonjë kompromis me veten.

Peshqit

Parashikohen rikthime të mundshme pasioni, por jini të kujdesshëm që të mos mashtroheni nga qëllimet e dyfishta. Do të luani një rol të rëndësishëm në vendin e punës, ndaj mundohuni të jeni sa më autoritar dhe mos hezitoni që të mbroni propozimet tuaja.

Fatos Nano shfaqet në ρυblik, pas ρroblemeve shëndetësore, ish-krγeministri i rikthehet normalitetit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është shfaqur në publik që pas problemeve shëndetësore pak muaj më parë, ku mesa duket gjendja e tij tashmë është stabilizuar.

Mjeku okulist Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar së bashku drekë.

“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbresëlënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.

Vitin e kaluar ish kryeministri 71-vjeçar Fatos Nano, shfaqi probleme shëndetësore me mushkëritë, madje qëndroi për disa ditë i intubuar në një spital privat.

Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe ka drejtuar për 14 vjet Partinë Socialiste.

https://www.facebook.com/pajtim.lutaj/posts/10225956458960924?ref=embed_post

Ky është babai i Fernandos, Çiljeta foli për herë të parë në Ferma VIP: Ka ραsur 4 gra (Foto)

Ajo ka qenë gjithmonë një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Kjo falë sinqeritetit që ka treguar para kamerave.

Me pjesmarjen në “Ferma VIP”, Çiljeta ka treguar edhe njëherë se sinqeriteti dhe çiltërsia është ajo që e karakterizon duke fituar dyfish simpatinë e shqiptarëve.

Këngëtarja ka folur hapur edhe për babain e djalit të saj, i cili ka qenë gjithmonë larg vëmendjes së publikut.

Ajo ka thënë se ai ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij dhe ka fëmijë të tjerë.

“Mezi pres t’i mbledh këtë verë motrat dhe vëllezërit e Fernandos. Do të marr një shtëpi të madhe me qera për të mbledhur të gjithë. Babai i Fernandos ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij me të cilat ka bërë fëmijë”, ka rrëfyer Çiljeta.

Në foton më poshtë është babi i djalit të Çiljetës. /vizionplus.tv

Edhe statυja e Lirisë “dridhet” nga tërmeti i rraΙΙë që trόnditi Nju Jorkυn (Video)

Dita e sotme ka qenë një ditë e pazakontë për banorët e Nju Jorkut, pasi si rrallë ndonjëherë, u ndjenë lëkundje tërmeti.

Banorët e pjesës verilindore të vendit njoftuan se i kishin përjetuar lëkundjet e tërmetit me një magnitudë paraprake 4.7.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të Libanit në shtetin e Nju Xhersit, rreth 72 kilometra nga qyteti i Nju Jorkut dhe 80 kilometra nga qyteti i Filadefias në veri.

Departamenti i Zjarrfikësve në Nju Jork tha se njoftimet paraprake nuk tregojnë për dëmtime.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është informuar për tërmetin, tha zëdhënësi i tij Fabien Levy, duke shtuar se, “ndërsa për momentin nuk kemi asnjë njoftim për ndikime të mëdha, jemi ende duke vlerësuar efektet”.

Në pjesën qendrore të Manhatanit, zhurma e trafikut të makinave dhe njerëzve u bë edhe më e zëshme, ndërsa shoferët u binin borive në rrugët që dridheshin nga lëkundjet e tërmetit.

Disa banorë të Bruklinit thanë se dëgjuan një tingull të zhurmshëm ndërsa ndërtesa e tyre dridhej. Njerëzit në Baltimorë, Filadelfia, Konektikat dhe zona të tjera të Bregut Lindor, të pamësuar me tërmetet, gjithashtu raportuan se kishin ndjerë lëkundjen e tokës.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, shkroi në rrjetin X se tërmeti u ndje në të gjithë shtetin. “Ekipi im po vlerëson efektet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur, dhe ne do ta informojmë publikun gjatë gjithë ditës”, tha zonja Hochul.

Lëkundjet të kujtojnë tërmetin e 23 gushtit të vitit 2011 që tronditi dhjetëra miliona njerëz nga Xhorxhia në Kanada. Tërmeti i vitit 2011 me magnitudë 5.8 dhe epiqendër në Virxhinia është më i forti që ka goditur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tërmeti shkaktoi të çara në monumentin e Uashingtonit dhe nxiti evakuimin e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit, duke tronditur njujorkezët tre javë përpara 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Një video është publikuar edhe nga Statuja e Lirisë e cila lëkundet si pasojë e dridhjeve të tokës.

Anëtari i Fressh Sarandë shantazhon υαjzën minorene për υideo            i ntime, shfαqej si menaxher Vip-ash

Një 16-vjeçare nga qyteti i Sarandës ka kërkuar ndihmën e emisionit ‘Piranjat’ , pasi kishte rënë pre e një shantazhuesi në rrjetet online. 16-vjeçarja tregon se pak më parë’ është hapur një adresë Snapchat në emër të saj dhe nuk dihej kush ishte nga pas.

16-vjeçarja’ kërkon ndihmë një shoqes së saj e cila e adreson për tek një’ njohur 8 vite më’ madh me emrin Dertjon Korro. Pas një kontakti me djalin, vajza’ thotë që për ndihmën që do të merrte për të mbyllur adresën fake në emër të saj, do ta paguante atë.

Mirëpo Korro shprehej se nuk kishte nevojë për lekë, por për video dhe foto hot. Vajza nuk pranon’ tregon që është e vogël, dhe Detjoni’ thotë që nëse ti nuk pranon unë do të mbyll çdo adresë që ti ke dhe’ vë kusht të fundit që ose duhet ta takojë nga afër, ose duhet t’ i dërgojë foto dhe video hot në të kundërt’ mbyllen adresat.

Vajza komunikon menjëherë më prindërit e saj të cilët vendosin që aksesin e rrjeteve sociale të vajzës ta kishin emisioni ‘Piranjat’ . Ndërkohë që në një bisedë tjetër telefonike në snapchat me vajzën ai’ thotë që unë jam person me rëndësi të veçantë dhe shteti ngrihet në këmbë për mua.

Tregon gjithashtu se është menaxher vipash dhe nuk ka nevojë për lekë sepse të ardhurat’ merr nga koncertet.

Pasi dita e takimit u la ditën e premte Detjoni kërkon të takojë vajzën, por sapo sheh që janë ‘Piranjat’ , ai largohet pa asnjë përgjigje.

Pasi Piranjat e kontaktuan për t’ i dhënë një të drejtë fjale ne bisede telefonike pasi kishte ikur pa na dhënë asnjë shpjegim, Detjoni përpiqet të krijoje alibinë e një ishi të tij që gjoja e përndjek. Burrat nuk kërkojnë falje thotë ai që duket se ende se kupton se çfarë do të thotë të shantazhosh nje minorene.

Detjoni, 24-vjeçari shantazhues përqendrohet në aktivitetin e tij politik, si aktivist në radhët e Fressh dhe mbështetës prej vitesh’ Partisë Socialiste, fakt të cilin e publikon me krenari në rrjetet e tij sociale./ Piranjat

‘La Casa De Pαpel’ υersioni real në SHBA, hajdutët kalojnë nivelet e sigurisë dhe υjedhin 30 milionë dollarë

Los Anxhelos në SHBA është befasuar nga grabitja e 30 milionë dollarëve nga një grup hajdutësh, të dielën e Pashkëve që lamë pas (31 mars 2024).

Sipas mediave, vjedhja e cila konsiderohet ndër më të mëdhatë në historinë e qytetit amerikan, u konstatua ditën e nesërme, pasi hajdutët në mënyrë misterioze dhe të sofistikuar kishin arritur të kalonin nivelet e sigurisë duke mos shkaktuar ndezjen e asnjë alarmi.

Policia amerikane sqaron se godina e bastisur, me vendndodhje në zonën Sylmar të luginës së San Fernando, ishte objekt që shërbente për ruajtjen dhe transportimin e parave të depozituara nga biznese të ndryshme të zonës.

Hajdutët nuk janë identifikuar ende edhe pse për zbulimin e tyre hetimët po kryhen në mënyrë intensive.

Vjedhja vjen gati dy vjet pasi rreth 100 milionë dollarë bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë u vodhën nga një platformë e madhe e Brink në një stacion kamioni në Kaliforninë jugore, ku edhe autorët e këtij incidenti nuk janë kapur ende.

Aύtostrada Tiranë-Dυrrës do bëhet me 8 korsi

Siç ishte parashikuar në planin e investimeve publike në Buxhetin e këtij viti ka nisur puna për zgjerimin dhe shtrimin e disa akseve të rëndësishme infrastrukturore. Autoriteti Rrugor ka hapur tenderat për Lotin 1 dhe 2 për zgjerimin me vlerë 32.4 milionë euro për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës.

Ajo do të bëhet me katër korsi nga të dyja krahët, ndërsa shpejtësia maksimale e projektuar arrin deri në 140km/h. Punimet për këtë projekt pritet të zgjasin deri në 24 muaj pas lidhjes së kontratës.

Një tjetër projekt i rëndësishëm rrugor është rehabilitimi i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq-Plepa me fondin limit 7.3 milion euro, që do të shërbejë si një alternativë për të udhëtuar drejt Durrësit. Në këtë aks rrugor Banka Botërore ka financuar edhe rehabilitimin e urës së Beshirit.

Një tjetër projekt rrugor për të cilin është hapur tenderi në Lotin e I në vlerën 18.5 milion euro është aksi Berat-Ballaban, i cili do të shmangë rrugën e vjetër aktuale që të dërgon për në Këlcyrë, e më pas Përmet, duke hapur një korridor të ri në Jug të vendit.

Edhe rruga e Ksamilit do të zgjerohet, ndërsa tenderi është hapur nga ARRSH me fond limit 16.2 milion euro dhe me afat dy vite, për një aks që lidh Sarandën me ishullin dhe parkun e Butrintit. Me shpejtësi vijon dhe procedura për të gjitha lotët e zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë të korridorit të 8-të që na lidh me Maqedoninë e Veriut, me ARRSH që ka hapur tenderin edhe për katër fazat e tjera me fond limit rreth 96 milion euro.

Egla Ceno thγen rekord, ja sa ndjekës kαnë fituar bαnorët e BBV këtë jaνë në Instagram

Cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë sipas “Social Top 5”?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në Instagram duke shkuar nga 448 në 449 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje në numrin e tyre të ndjekësve. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 1 mijë ndjekës në Instagram.

Kalojmë tek një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni, të cilët në prime-in e së martës u skualifikuan nga loja me zarf të zi, duke shkuar kështu në ‘Dhomën e Bardhë’. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 4.4 mijë ndjekësish dhe Meritoni me 3 mijë ndjekës më tepër.

Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pas disa keqkuptimeve, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 5 mijë ndjekës duke shkuar në 130 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 334 mijë.

Ndërkohë, një rritje prej 4 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 258 në 262 mijë.

Sa i përket dosa prej banorëve më të rinj se pjesa tjetër e shtëpisë, Françeska ka shtuar 3.1K në Instagram, Liami është rritur me vetëm 300 ndjekës, ndërsa Jetmiri nuk ka patur asnjë ndryshim duke numëruar sërish 55.3K.

Nga ana tjetër, Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta kohët e fundit. Pas një konflikti të rëndë me Meritonin, Egla u skualifikua nga loja me zarf të zi javën e shkuar. Prime-in e së martës megjithatë, zbuluam se në fakt aktorja ndodhej sërish brenda ambienteve të shtëpisë, në atë që quhet ‘Dhoma e Bardhë’, ku iu bashkua edhe Meritoni dhe Ilnisa.

Aktorja ka fituar plot 32.6K ndjekës në Instagramin e saj.

A po ρërsëritet me Eglën historia e Luizit në BBV? Olti Curri ρublikon foton dhe ngre dγshime të forta

Kur “Top Channel” nuhati shikueshmërinë e madhe që Luiz Ejlli i sillte formatit, e bëri atë “të paprekshëm” në “Big Brother VIP” e u fol gjatë për nënshkrimin e një kontrate mes palëve.

Sipas kësaj kontrate, Luizi i jepte të gjitha drejtat e tij për menaxhim “Top Channel”, madje llogaria e tij e Instagramit për të cilën u bë aq shumë luftë, u kalua në menaxhim të televizionit.

Papritur, në të gjitha postimet e tij të mëvonshme hasëm shkrimin: “Të gjitha të drejtat të rezervuara nga TCH”. Ju kujtohet?

Epo, opinionistit Olti Curri s’i ka shpëtuar ky detaj edhe në profilin e Eglës. Që pas skualifikimit të saj nga shtëpia me Zarfin e Zi, në llogarinë e saj kemi parë të njëjtat veprime.

“Të gjitha të drejtat të rezervuara nga TCH” shkruhet në çdo video, linku në bio i përket votave online në TCH dhe e vetmja faqe që ndiqet në llogarinë e Eglës është ajo e “Big Brother VIP”.

“Pas daljes dhe rihyrjes së Eglës në shtëpinë e BB VIP ALBANIA, vura re se në Instagramin e saj ka një ndryshim. Derisa doli me zarf të zi nga shtëpia, në postimet e saj në Insta nuk shkruhej asgjë. Që pas rikthimit shkruhet se të drejtat janë të TCH. Një histori e njohur kjo, ju kujton gjë?”- shkruan Olti, duke na kujtuar sigurisht, Luizin!

E rëndë/ Βυrri νret grυαn në sγ të fëmijëve të mitυr

Një ngjarje tronditë ka ndodhur në SHBA, ku një grua me profesion mësuese, u rrëmbye dhe u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj përpara syve të fëmijëve.

Policia gjeti fëmijët 10 dhe 17-vjeç, pranë nënës së tyre, e cila vdiq në vendngjarje.

Felix, 45-vjeç, ishte një mësuese e shkollës së mesme në Manatee Academy K-8 School në Port St. Lucie, ku ajo u kurorëzua “Mësuesja e Vitit”, sipas postimeve të shkollës në mediat sociale.