Sot është Nata e Kadrit, αgjërimi në këtë ditë konsiderohet i νlefshëm sa një mijë mυaj

Muaji i Ramazanit futet në javën e tij të fundit por edhe më të rëndësishmen në aspektin fetar, ku gjithmonë 10 ditëshi i fundit ka edhe rëndësinë më të madhe dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve.

Sot është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj.

Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Çfαrë ndodhi në BBV? Egla prek në ρikën e dobët Meritonin: Ju rroftë… (Video)

Qëndrimi në “Dhomën e Bardhë” është kthyer në një torturë psikologjike ku debatet mes Ilnisës, Meritonit me Eglën nuk kanë të ndalur.

Kjo e fundit ka prekur në pikën e dobët moderatorin duke përmendur bluzën me shkrimin “special” që ai ka marrë për Ditën Botërore të Autizmit.

Ndonëse u justifikua se nuk e dinte një detaj të tillë, Egla nuk reflektoi por vazhdoi duke thënë se është vetëm një “bluzë”, si të ishte pavlerë por për Meritonin ajo bluzë simbolizon shumë më tepër.

Pjesë nga debati:

Egla:Ju rrofshin bluzat me special ju, se ju jeni zero. Kupton? Pse më shikon ashtu? Hë mo pse më shikon? Ma shpjego.

Meriton: Kjo bluzë ka ardhur më 2 Prill (Dita botërore e autizmit) dhe ka të bëjë…

Egla: Ndjesë, ndjesë nuk e dija. Nuk e dija, ndjesë stop E ke thjeshtë një bluzë. S’bëra lidhje se s’pashë ëndrra unë jam në errësirë.

Meriton: Mos të ta shikoj fytyrën.

Egla: Po ri mor ti mor o. Gjete gur ti të përdorësh edhe këtë. S’ke pikë turpi, do të përdorësh edhe këtë ti.

Gjete okazion me përdor. Hajde, okazioni këtej, 2 mijë lekë sherri.

https://www.instagram.com/p/C5Wjsd-AybG/?igsh=YjcxZXNqNWkwYWRt

https://www.instagram.com/p/C5Wjsd-AybG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=578fd49b-ca8c-4059-89d6-9bfaa25984df&ig_mid=AECA8A1E-F5D9-40A9-A673-AFCBB96D6DAE

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Ρremte 5 Prill 2024

Dashi

Në këtë moment është e domosdoshme të mundoheni të sistemoni disa çështje të mbetura pezull në vendin e punës. Në dashuri do të jeni entuziastë dhe kjo, në sajë të disa konfirmimeve që keni marrë së fundmi.

Demi

Mundohuni që të mos bëni shpenzime të çmendura, pasi në këtë moment duhet të përqendroheni në realizimin e një projekti. Në dashuri parashikohen tensione dhe temperamenti juaj mund ti ushqejë më tej. Bëni kujdes me fjalët!

Binjakët

Kjo ditë fundjave do të jetë disi e zbehtë, për shkak të disa vonesave me të cilat do të haseni në punë. Tregohuni më të matur në menaxhimin e financave tuaja.

Gaforrja

Do të ndiheni dembel dhe të pafuqishëm, dhe gjithçka për shkak të lodhjes së akumuluar gjatë periudhës së fundit. Këshillohet që të lini mënjanë të gjitha keqkuptimet në dashuri si dhe mundohuni që të risillni harmoninë në çift.

Luani

Sa i takon dashurisë, kjo është periudha më e frytshme dhe intriguese. Për ata që janë vetëm favorizohen takimet dhe një raport miqësor mund të kthehet në diçka më të konsoliduar dhe pasionante. Kjo e premte parashikon fitore të mëdha në punë.

Virgjëresha

Jeni lodhur së tepërmi gjatë periudhës së fundit, ndaj është normale që të ndiheni të pafuqishëm. Ajo që këshillohet është që ti delegoni edhe tek të tjerët çështjet më urgjente që kërkojnë zgjidhje. Në dashuri, do të merrni përgjigjet që prisnit prej kohësh.

Peshorja

Në këtë moment nuk duhet të humbni kohë dhe energji pas çështjeve që nuk iu interesojnë, për shkak se ka disa afate që duhen respektuar. Në dashuri, mos u tregoni shumë të ftohtë dhe të largët.

Akrepi

Dashuria do të jetë prioriteti i kësaj dite dhe do e gjeni veten të përhumbur nga sharmi i partnerit/es, gjë që do ju kthehet me të njëjtin intensitet. Këshillohet që të mos jeni të nxituar dhe të mos merrni një vendim shumë drastik.

Shigjetari

Duhet të mundoheni që të mos tregoheni shumë sipërfaqësorë në dashuri, sidomos nëse partneri/ja juaj është në kërkim të më shumë konfirmimeve nga ana juaj. Nisja e projekteve të reja, favorizohet pafund gjatë kësaj dite.

Bricjapi

Përfitoni nga kjo e premte për tu përqendruar më shumë në prioritetet tuaja. Bëni kujdes me luhatjet e humorit, për shkak se mund të krijojnë keqkuptime, të cilat vështirë se mund të kapërcehen kollaj.

Ujori

Kjo është një fazë e turbullt sa i takon emocioneve tuaja gjë që do ju lejojë që të rimëkëmbeni. Kjo e premte ofron mundësi shumë të mira, për rikthimin e pasionit në çift. Në punë, parashikohen mundësi të mira.

Peshqit

Mos u tregoni shumë kritik me bashkëpunëtorët tuaj, pasi ruajtja e një klime pozitive do të jetë shumë e rëndësishme për rezultatet pozitive të projekteve që keni nisur. Përfitoni nga kjo ditë për të qëndruar më shumë me familjen.

Fotoja e Pirro Dhimës në gαrdhin kufitar shkαkton reagime të forta në Greqi. Gazetari: Arrogancë ρranë simbolit të ρërjashtimit

Reagime të ashpra në opinionin publik grek ka shkaktuar një postim i Piro Dhimës nga vizita para pak ditësh në kufirin greko-turk në Evros. Piro Dhima, në kuadrin e fushatës elektorale për zgjedhjet europarlamentare ku këtë radhë kandidon me të djathtën qeverisëse “Demokracia e Re”, ka konsideruar murin e lartë kufitar me Turqinë si “mbrojtje kufitare e Greqisë dhe mbarë Europës”, duke shtuar se “është detyrë të mbështeten banorët dhe rojet kufitare për të qenë të gjithë BE më të sigurt”.

Ky postim ka shkaktuar mjaft reagime, jo vetëm nga e majta progresive, por edhe nga intelektualë bashkatdhetarë e emigrantë shqiptarë, si në median greke ashtu edhe në rrjetet sociale.

Gazeta të mëdha si “Efimeridha ton Sintakton”, Documento etj.i kanë kujtuar Dhimës të kaluarën e tij të viteve të hershme si emigrant, duke shprehur zhgënjimin e thellë si për postimin ashtu dhe për sqarimin e mëtejshëm ku Piro Dhima shton se “ndryshe nga muret që ngrinte Shqipëria për të na izoluar, ky mur u ndërtua për të na mbrojtur”.

Reagimet e shumta në median greke dhe rrjetet sociale kritikojnë thellë pozicionimet pro ekstremistëve, siç konsiderohet, nga një njeri me të kaluar thuajse të njëjtë me emigrantët e sotëm.

“Gjynah për fotografinë e Pirros pranë gardhit të Evros. Të merresh me partitë (konservatore) në pushtet është një gjë – dhe është tjetër gjë të fotografohesh me arrogancë të pashpjegueshme pranë një simboli të përjashtimit dhe shtypjes”, shkruan një gazetar ne FB.

SHKRESA/ Meta dhe Vasili kërkojnë Ιeje për të takυαr Fredi BeΙerin në burg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon të takojë Fredi Belerin në burg.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës prej 12 majit ndodhet në qeli pasi është dënuar me dy vite burg nga GJKKO për shit-blerje të votave.

Meta, së bashku me Petrit Vasilin përmes një shkrese i kanë kërkuar SPAK-ut dhënien e lejes që ata të takojnë Belerin me arsyen se ai është përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ku bën pjesë edhe Partia e Lirisë.

Te nderuar Znj/Z Prokurorë! Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili ne cilësitë e përshkruara më sipër parashtrojmë para Jush këtë kërkesë për të na dhene lejen e takimit me Z.Fredi Beleri ne ambientet ku ai ndodhet i arrestuar. Personi I arrestuar ne fjalë eshte perfaqesues I Koalicionit “Bashke Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise. Duke shpresuar dhe besuar ne konsiderimin dhe pranimin e kesaj kerkese ju falenderojme!”, thuhet në kërkesën e Metës dhe Vasilit drejtuar prokurorëve të SPAK, Dorina Bejko dhe Adnan Xholi.

Meta Per Belerin

(BalkanWeb)

Shihni se si qeni e ndjeu tërmetin përρara se të ndodhë në Tajvan dhe νrapoi të ραralajmëronte ρronarët (Video)

Ka shumë teori rreth kafshëve që kanë aftësinë për të ndjerë tërmetet përpara se të ndodhin. Një video e postuar në platformën e mediave sociale X që supozohet se tregon një qen duke paralajmëruar banorët në një shtëpi përpara se tërmeti me magnitudë 7.2 të godiste Tajvanin tani është bërë virale, duke grumbulluar 3.9 milionë shikime brenda sekondave.

Në video shihet një qen brenda një shtëpie në Tajvan i ulur brenda një mobilie kur papritmas ndalon. Kafsha duket se po i paralajmëronte pronarët disa sekonda përpara se të fillonte lëkundja e fortë.

Banorët e shtëpisë më pas mund të shihen duke dalë në dhomën e ndenjes dhe të shtrirë nën tavolina. Qeni gjithashtu kthehet në pozicionin e tij pasi ndërtesa vazhdon të dridhet dhe gjërat bien nga raftet.

“Qentë kanë qenë të njohur për zotërimin e aftësive të jashtëzakonshme shqisore, duke përfshirë zbulimin e ndryshimeve në mjedis si tërmetet, edhe para se njerëzit t’i perceptojnë ato. Dëgjimi i tyre i mprehtë dhe ndjeshmëria ndaj dridhjeve i lejojnë ata të marrin sinjale delikate që i paraprijnë aktivitetit sizmik. Është vërtet e jashtëzakonshme se si kafshët si qentë mund të shërbejnë si sisteme paralajmërimi të hershëm, duke ndihmuar potencialisht për të shpëtuar jetë duke paralajmëruar pronarët e tyre dhe duke u dhënë atyre kohë për të marrë masa paraprake,” tha në person.

“Ferrari” u shkrυmbua ρasi ecte me 200 km në orë. Pas shqiρtarit, identifikohet υiktima e dytë – kush është modeΙja. 40-vjeçari la grυan me fëmijët në…

Identifikohet viktima e dytë e aksidentit rrugor të ndodhur në Alice Castello të Italisë, ku humbi jetën një 40 vjeçar nga Kosova.

Kjo është modelja ukrainase Anna Kraevskaya, e cila ishte në anën e pasagjerit në bordin e Ferrari Gtc4 kur, mëngjesin e së dielës, mori flakë pas një përplasjeje të fortë.

Mjeti udhëtonte me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë.

Shoferi Hysni Qestaj, i njohur ndryshe si DJ “Style Q”, u identifikua më 2 prill. Për të dy, banorë të Zvicrës, operacionet e identifikimit kishin rezultuar të vështira, pasi makina ishte plotësisht e djegur dhe përdorimi i testit të ADN-së ishte i nevojshëm për të identifikuar trupat.

Testi i ADN-së nga Policia rrugore gjeti menjëherë emrin e pronarit të veturës, por për t’u siguruar se në timon ishte DJ me origjinë nga Kosova, ishte i nevojshëm një test i ADN-së.

Aksidenti ndodhi kur Ferrari doli menjëherë pas tunelit Passo d’Avenco në drejtim të Milanos dhe u përplas me parmakët në mes të rrugës dhe mori flakë.

Fotomodelja e lindur në Odessa ishte ndoshta me DJ pasi të dy kaluan natën e së shtunës në një klub në Zvicër, Jukebox Club në Sion, ku ai luajti për herë të fundit.

Së bashku më pas vendosën të shkonin në Itali, ku do të kalonin Pashkët. Megjithatë, gruaja e DJ-së është në Kosovë me fëmijët e saj 11 dhe 14 vjeçar.

Fenomeni i rrαllë në SHBA, konspiracionistët ngrenë aΙarmin dhe bëjnë ρaralajmërimin e frikshëm: Eventi qiellor mund të shoqërohet me ngjarje të ρërgjakshme

Eklipsi i pritur diellor nga data 8 prill në Shtetet e Bashkuara ka vënë në lëvizje makinerinë e parashikimeve dhe teorive të frikshme të astrologëve të rrjetit, të cilët paralajmërojnë se eventi qiellor mund të shoqërohet me ngjarje nga me të përgjakshmet.

Në eklipsin e pritur total solar, një errësirë e plotë do të bjerë në SHBA, Kanada e Meksikë, teksa NASA ka dhënë këshilla duke thënë se “ekslipsi duhet parë me mbrojtje të veçantë të syve”.

Zyrtarët qeveritare kanë paralajmëruar për bllokime të mundshme të trafikut teksa njerëzit mund të nxitojnë të gjejnë pikat e preferuara për ta parë.

Por paralajmërimeve zyrtare i shtohet dhe teoritë e të ashtuquajtura konspiracioniste dhe besimet se eklipsi mund të jetë një shenjë e diçaje më të madhe, të kombinuar me evente të tjera dhe me shkronjën ‘X’, sipas hartës së vendndodhjeve nga ku ai mund të shihet në SHBA.

Përdoruesi i rrjetit Reddit, u/wefellinloveinnyc shpjegonte se “në kohën e eklipsit është parashikuar një event masiv sakrifikimi njerëzor”.

Ai shtonte se vendndodhjet nga ku mund të shihet eklipsi i 8 prillit dhe linja e vendndodhjeve të eklipsit solar të 2017 në SHBA, formojnë gërmën “X” dhe mund të trondisin linjat sizmike duke shkaktuar tërmete.

Megjithëse tërmetet nuk kanë lidhje me eklipset diellore, përdoruesit thonin se një tërmet në linjën sizmike ‘New Madrid Fault Line’ në SHBA, do të ishte 20 herë më i fortë se tërmeti me epiqendër në zonën sizmike të Jugut të Kalifornisë.

Përdoruesi shkonte dhe më tej duke shtuar se kryqi ‘X’ i krijuar diku në Texas, është pranë një fabrike gjigante të grupit Tesla.

Ata shpjegonin: “Meqë po flasim për gërmën X, Elon Musk ndryshoi emrin e rrjetit Twitter në X. Ndërkohë nëna e fëmijës së tij, Grimes, ka postuar më parë një imazh të çuditshëm në Instagram ku paralajmëronte ardhjen e covid dhe diku poshtë saj tregohej dhe një eklips diellor.”

Konspiracionisti shtonte se këto ishin tepër koincidenca për t’u konsideruar rastësi, prandaj sipas tyre “një sakrificë masive njerëzore mund të jetë duke u përgatitur”.

Pëdoruesi vazhdonte më tej në postim: “Nuk jam vetëm paranoiak por dihet sa agresive është simbolika që ata përdorin, nxit të gjithë të mbrohen më 8 prill pasi nuk kam besim te këta psikopatë”.

Postimi kishte tërhequr vëmendje të madhe dhe kryesisht miratim nga përdoruesit e rrjetit.

Përdoruesi U/momsister5throwaway shkruante: “E drejtë, besoj se diçka do të ndodhë sepse ndjehet”.

Nuk ρërmbahet ç ifti në BBV, Ilnisa i fύt dorën ρoshtë ρantαΙΙonaνe Meritonit dhe… (Video)

Ilnisa dhe Meritoni janë një nga çiftet e këtij sezoni të Big Brother VIP.

Tashmë të izoluar në një dhomë me Eglën pas s‘kualifikimit, dyshja ka kaluar disa çaste romantike së bashku.

Por duket se fansat kanë kapur një detaj interesant, ku Ilnisa shfaqet duke i futur dorën poshtë pantallonave Meritonit.

Dyshja janë parë të afërt me njëri-tjetrin që në ditët e para të fillimit të show-t. Si Ilnisa ashtu dhe Meritoni janë nominim së bashku me aktoren Egla Ceno.

Njëri prej të treve do të largohet ditën e shtunë nga shtëpia e Big Brother Vip.

https://www.instagram.com/reel/C5WIMGPtgRJ/?igsh=MW10emQ1YWkyOTF5aQ==

Video Player