Situata me çiftin, Julian Deda del haρur kundër prodυksionit: Si mund të vendosë… (Video)

Aktori Julian Deda, pjesë e shtëpisë së famshme ”Big Brother Albania Vip 3” del kundër produksionit lidhur me zhvillimet e fundit, duke kritikuar mundësinë e dytë që iu është dhënë çiftit Ilnisa-Meriton.

Dyshja po ashtu edhe Egla Ceno do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën derisa publiku do të vendosë se kë do të mbajë tutje, dhe dy më të votuarit do t’i shpëtojnë eliminimit.

Në Prime-in e së martës, ku u diskutua situata tensionuese mes Eglës dhe Meritonit, ky i fundit u akuzua edhe për përndjekje ndaj aktores, që sipas ligjeve cilësohet si vepër penale.

Lidhur me këtë, Julian Deda tha se duke qenë se përndjekja e supozuar e Meritonit vendoset nga gjykata, pse duhet sërish publiku të vendosë për fatin e tij.

“Ata kanë shkelur rregullat. Pastaj ajo përndjekja a ishte vepër penale, çfarë ka punë publiku të vendosë për një vepër penale, për një vepër që e vendosë gjykata”, potencoi Juli, duke kritikuar kështu mundësinë e dytë që iu dha Meritonit si dhe Ilnisës.

Pas këtij diskutimi e sipër me Erjolën dhe banorët e tjerë, regjia i kërkoi të kontrollonin aktorit të kontrollonte mikrofonin, derisa Erjolën e ftuan në dhomën e rrëfimeve.

Video Player

Ήαjduti shqiρtar vjedh “thesarin” Cartier në Francë, por bën një gabim

Një 45-vjeçar shqiptar ka arritur të shtjerë në dorë një “thesar të vërtetë” të argjendarit të famshëm Cartier. Hajduti e kishte vjedhur atë gjatë hyrjes në dy banesa në Villepreux (Yvelines) në 29 tetor 2021. Shqiptari kishte arritur të merrte bizhuteri të shumta të blera nga një punonjës i Cartier.

Mes tyre gjendej një orë ari me vlerë 69 000 euro dhe një unazë panterë prej ari të bardhë me 175 diamante të vogla e vlerësuar në 19 800 euro. Në thesarin e vjedhur prej tij kishte edhe një gjerdan amuleti 20 200 €, një unazë 5 620 €, dy ora të tjera 18 400 € dhe 4,050 €… Në total, “plaçka” që ai arrti të bënte arrinte në 150 000 €.

Dhe asgjë nga këto nuk u gjet më. Hajduti i grabitjes nuk ishte gjetur derisa u bë krahasimi i një shenje gishti dhe një gjurme ADN-je që ai kishte lënë në vendin e ngjarjes. Nga kjo u vu re se autori ndodhej ndërkohë në burg i arrestuar për një tjetër vjedhje. Ai po vuan ndërkohë një dënim prej 18 muajsh në qendrën e paraburgimit Bois-d’Arcy.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat franceze do të gjykohet më 14 maj 2024 nga gjykata e Versajës. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari kishte lëvizur edhe në Marok dhe Spanjë, por mesa duket në Francë kishte gjetur terrenin për ambiciet e tij kriminale. Prej hyrjes së tij në këtë vend, disa muaj më parë, atij i janë atribuuar rreth 30 akte.

Ai përdorte një metodologji shumë të thjeshtë: thyente një derë apo një dritare, hynte, merrte gjithçka gjente dhe vlente dhe më pas largohej. Përballë akuzave, shqiptari nuk foli duke kërkuar kohë. Në pritje të gjykimit, ai do të mbahet në paraburgim.

Një ekΙips total diellor do të ndodhë më 8 ρrill, ja vendet nga ku do të shihet më mirë

Një eklips total diellor, ose një shtrirje e përsosur e Tokës, Hënës dhe Diellit, do të ndodhë më 8 prill dhe do të jetë i dukshëm nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eklipsi do të zgjasë katër minuta e gjysmë dhe do të mund të shihet në faqen e internetit dhe kanalin YouTube të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së, raporton Sky News.

Ndryshe nga një eklips i pjesshëm diellor, eklips total diellor e errëson qiellin sikur të ishte muzg dhe ju lejon të shihni koronën e Diellit, d.m.th., atmosferën e tij të bardhë të ndritshme.

“Një eklips total diellor është një nga pamjet më të bukura të natyrës dhe mund të jetë i rrallë kudo në galaktikë”, tha profesori i astrofizikës në Universitetin e Oksfordit, Chris Lintott.

Shkencëtarët e NASA-s janë veçanërisht të interesuar për njohuritë e reja rreth koronës së Diellit që mund të fitohen kur ata dërgojnë aeroplanë kërkimor në një lartësi prej rreth 15 kilometrash gjatë eklipsit.

Korona e Diellit është një mister për shkencëtarët, sepse është qindra herë më e nxehtë se sipërfaqja e Diellit dhe burimi i erës diellore.

Në studimin e këtij fenomeni pritet të marrin pjesë qindra qytetarë, duke matur qetësinë e shpendëve dhe kafshëve të tjera, rënien e temperaturës në Tokë dhe efektin në kanalet e komunikimit.

“Njëri nga ne do të ikë”/ Në teΙevotim bashkë me Eglën, Meritoni dhe Ilnisa i tremben eΙiminimit! Moderatorja shpërthen në Ιot

Pasi u s’kualifikuan nga ‘Big Brother VIP’, Ilnisa, Meritoni dhe Egla do të votohen nga publiku, ku njëri prej tyre duhet të ndërpresë garën.

Pikërisht, kjo gjë ka futur frikën mes çiftit, se i eliminuari do të jetë njëri mes tyre. Ishte Meritoni që i bëri një pyetje partneres së tij, nëse ai largohet, ajo duhet ta fitojë këtë edicion të ‘BBVIP’.

Ndërsa kjo pyetje e preku Ilnisën, që më pas shpërtheu në lot.

Biseda:

Meritoni: Çfarë experience kjo! Po ika, a do ta fitosh?

Ilnisa: Po pse duhet të ikësh ti? Duhet të iki unë? Ndërrojmë temë

Meritoni: Po ika, a do ta fitosh?

Ilnisa: Po ika unë, do ta fitosh ti?

Meritoni: Qëndrojmë tek e imja

Ilnisa: Po ike ti, do qëndroj thua unë këtu? Si thua ti?

Meritoni: Normal që po. Duhet ta fitosh! Pse, duhet të lësh këta që të fitojnë? Kush duhet ta fitojë, kjo (Egla)? Është i joni çmimi

Ilnisa: Ndërrojmë temë, atë se dimë ne se kush ikën? Se s’dua të qaj tani

“Jo νetëm rusët”/ E gjithë linja sllave ndikon në ρolitikën tonë, eksperti Karamuço Ιëshon deklaratën e fortë: Dy politikane shqiptare ishin…

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se politika shqiptare, prej shumë vitesh është e infektuar nga ndikimi i huaj dhe nuk janë marrë masa.

I ftuar në një intervistë televizive, Karamuço u shpreh se nuk janë vetëm rusët, por e gjithë linja sllave ndikon në politikën shqiptare.

Karamuço shtoi se dy politikane shqiptare kanë marrë pjesë në një forum të organizuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Ne e kemi politikën të infektuar me ndikimin e huaj malinj, kemi shumë vite që e vuajmë këtë dhe sigurisht që nuk i kemi marrë ende masat. Edhe ky komisioni i posaçëm kuvendor, po ngrihet, jo se do të marrë masa të drejtpërdrejta, por do të shikojë mundësinë, e para, do të lexojë si është ky realitet. Më pas do të adresohen masat e karakterit ligjor dhe institcional, se çfarë do të bëhet. Në politikë kemi diçka, kemi folur gjithë këto kohë, jo financimi, jo rubla, por nuk janë vetëm rusët. Është e gjithë linja sllave që ndikon në politikën tonë. Dy politikane të cilat nuk i shikoj shumë aktive në jetën e vendit, por janë në internet, i shikoj të listuara dhe të kuotuara mirë në partitë kryesore, kanë marrë pjesë para disa kohësh, në një forum të madh të rinisë së Putinit. Njëra është shumë e re, ka mbaruar shkollën atje, është përfshirë.

Pasi ka ardhur, është rikthyer sërish për këtë eventin që ka ndodhur. Po e marr si shembull, jo për akuza, për fenomenin. Janë kthyer në Shqipëri, pjesë e Kryesisë vendimmarrëse të një partie të madhe politike. A i është kërkuar llogari atyre? Edhe për qëndrimet që mbajnë, tani 2-3 vitet e fundit. Si ka mundësi, ndodh kjo? Vetëpastrimi nuk është vetëm për portalet dhe mediat, por edhe për subjektet politike, por edhe për OJF”, theksoi ai.

Rei Manaj kthehet goΙeador, tund rrjetën në minuta e fυndit për t’i dhënë fitoren skυadrës në Turqi (Video)

Rei Manaj është kthyer të golat dhe sigurisht, kjo ka ndihmuar SIvaspor që të arrijë një tjetër fitore në kampionatin turk.

Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar sot golin me të cilin skuadra e tij mposhti me shifrat 1-0 Karagumruk.

Sivaspor vinte pas një serie prej dy disfatash radhazi në kampionat, që e kishin bërë të humbte pak ritmin e skuadrave që luftonin për Europën, Por sot, falë Manajt, i cili tundi rrjetën në minutën e 89, siguroi tre pikë të rëndësishme për t’iu kthyer fitoreve.

Manaj gjeti në befasi portierin kundërshtar për të realizuar golin e 16-të në këtë sezon në kampionatin turk, ku tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë, pas krahëve të Ikardit dhe Xhekos që kanë nga 18 gola./PANORAMASPORT

SHIH VIDEON

“Do të bëja një ρ* rdhë tani, por s’më νjen”/ IzoΙimi nuk i ndryshon mαrrëdhëniet mes Ilnisës dhe Eglës: Jam duke ngrënë, kaq e ρaedukatë je? (Video)

Edhe pse janë në izolim, duket se marrëdhënia ne Eglës dhe Ilnisës vijon të jetë e tensionuar, ku nuk mungojnë as ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Teksa Ilnisa ishte duke ngrënë, Egla i drejtohet me fjalët “Do të bëja me nder një pordhë tani, po s’më vjen që të përshëndesja se vetëm atë Meriton”.

Ndërsa moderatorja i tha se ishe e paedukatë.

Debati:

Egla: Do të bëja me nder një pordhë tani, po s’më vjen që të përshëndesja se vetëm atë meriton

Ilnisa: Ndërkohë unë jam duke ngrënë gjellë! Kaq e paedukatë je?

Egla: Kaq e paedukatë jam, për një me edukatë kaq të lartë sesa ty

Ilnisa: Më vjen keq për ty

Egla: Na tregon qiellin ti. Ha buk aty dhe na lër rehat

“Ju bëjmë νrima-νrima”- Shoku i Aurelios tregon mes Ιotësh momentet e fundit të jetës së 18-νjeçarit: Po mbahej tek hekυrat! Sa vraρuam drejt tij, u shemb në tokë

Shoku i Aurelio Dervishit ka treguar përballjen me agresorët mbrëmjen e 31 marsit dhe momentin e goditjes për vdekje me thikë të 18-vjeçarit.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Mario ka treguar se pasi Frensis Shehu i bllokoi rrugën me makinë, kërkuan të largoheshin nga vendngjarja pasi nuk donin të konfliktoheshin, por sipas tij 20-vjeçari i kërcënoi duke u thënë se “do ju bëjmë vrima-vrima” dhe i kërkoi shokut të tij të nxirrte thikën.

“Nuk ngjante mirë të konfliktoheshim, kërkuam që të largoheshim pasi ishte turp, kishin bllokuar edhe rrugën.

Thoshin fjalë provokuese “Kush të iki… ju bëjmë vrima-vrima. Në momentin që po qetësoheshim, Frensis në një moment i ka thënë 15-vjeçarin që nxirre thikën. Nuk donim që të niste si konflikt. Ata erdhën me pretekstin pse ne po qeshnim. Ishim 5 persona, po bënim muhabete për të qeshur. As nuk kishim parë në atë moment.

Gjatë konfliktit, kur personi nxori thikën, Frensis godet Renin, ishte moment i shpejtë. Ka qenë korsia e gjerë dhe sherri ka marrë nga të dy krahët, tek trotuari dhe korsia e biçikletave. Në moment të fundit po më godisnin mua, po ruhesha mos më godisnin me hekur, Në moment të fundit u shkëputa, sepse nuk po shihnim Aurelion. Aurelio nuk ishte komplet në tokë, por tek hekurat mbajtëse tek korsia e biçikletave, ishte gjysmë shtrirë. Kur vrapuam drejt tij ra pa ndjenja në tokë. Kur e dorëzuam në ambulancë, në fillim na thanë që është në kohë dhe më pas na shoqëroi policia në komisariat. Na merrnin shokët në telefon që ka vdekur, hapa lajmet dhe aty mësuam që ka mbaruar. Aty e humba. Na u duke e pabesueshme sepse ishte edhe trup i madh”, tha ai.

Rama eksρozon “trυrin e ri teknoΙogjik” të υshtrisë. Reagon Rusia: Do ρërdoret për sulme hibride ndaj nesh

“Qendra e re e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes shënoi me hapjen e saj një epokë të re të zhvillimit teknologjik dhe modernizimit në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë, teksa ka marrë pjesë në inaugurimin e qendrës së re të inovacionit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

“Kjo qendër i bashkëngjitet Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, një tjetër projekt madhor për mbrojtjen në botën digjitale, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit, e ngritur falë mbështetjes së SHBA-së. Nëpërmjet Qendrës së re të Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, synohet ndër të tjera të forcohen kapacitetet kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes zbatimit të projekteve inovative dhe integrimit të teknologjive të avancuara, si dhe të nxitet zhvillimi i një ekosistemi të inovacionit në siguri dhe mbrojtje”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal?ref=embed_video

Po këtë të mërkurë, Rusia ka reaguar me anë të zëdhënëses të Ministrisë së Jashtme të saj, Maria Zakharova, e cila ka akuzuar NATO-n dhe BE-në se po zgjerojnë qendrat e tyre kibernetike të orientuara për sulme ndaj Rusisë.

Zakharova deklaroi se një qendër e tillë po hapet edhe në Shqipëri, duke pretenduar se misioni i qendrës do të jetë që të ndihmojë në “krijimin e një imazhi negativ për Rusinë”.

Po ashtu, Zakharova paralajmëron se në këtë formë, po krijohet një tjetër burim kërcënimesh hibdride në Ballkan, duke shtuar se “rajoni ka tepër probleme politike”.

Zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse pretendon se një qendër e ngjashme është krijuar në vitin 2017 në Helsinki të Finlandës, për të cilën, ushtarakët rusë thonë se vepron në sferat ushtarake, politike, diplomatike, ekonomike, informative, mjekësore dhe të tjera për të dëmtuar imazhin pozitiv të Rusisë. Zakharova ka akuzuar NATO-n për manovra të rrezikshme lufte.

“Aktualisht, në marrëdhëniet me Rusinë, blloku është kthyer në mendësinë e Luftës së Ftohtë. Në dokumentet e doktrinës së tij, vendi është shpallur, po e citoj ‘kërcënimi më i madh i drejtpërdrejtë’. Ka një grumbullim aktiv të ushtrisë në kahun lindor. Stërvitje ushtarake janë të një shkalle të paprecedentë. Po përgatiten për luftë kundër Rusisë dhe as që e fshehin”, deklaroi ajo.

Zëdhënësja e Moskës gjithashtu ka thënë se NATO nuk ka vend në botën e re multipolare dhe se është “në optikën e Rusisë”.

(Balkanweb)

Rozαna Radi ngre dγshime për ρroduksionin e BBVIP: Ku ishte Egla dy ditë?

Rozana Radi ka shprehur hapur habinë që patën të gjithë kur u zbulua se Egla në fakt nuk ishte eliminuar, por ishte izoluar. Këngëtarja ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ngre pyetjen se pse Egla nuk ishte live gjatë dy ditëve që ishte në izolim. Ajo gjithashtu krahason BBVA me Grande Fratello-n, ku zarfi i zi është vendim përfundimtar dhe një lojëtar që del me zarf të zi nuk ftohet as në studio.

“Big Brother VIP Albania, 24 orë në 24 live. Po Egla dy ditë pse nuk ishte live? Ku ishte Egla për ne publikun që kemi në dorë gjithçka në këtë lojë? Zarfi i zi është stacioni i fundit për një konkurrent, ndaj është i zi. Madje, në Grande Fratello nëse del me zarf të zi as në studio nuk ke të drejtë të shkosh më. Çfarë zgjedh publiku, se thatë gjithçka? Publiku me kushtet e produksionit zgjedh vetëm të nxjerrë një, dy të tjerët hynë brenda se do produksioni. Jam me logjikën e Jul Dedës.”

foto galeri
foto galeri