“Ηίstoria e 20v. jeçaes: Shkoυa në shtëρinë e shοqes së ngυshtë babai i saj më të.rhoqi në k.οrridor dhe f iΙΙoi të…”

Jam duke u takuar me babain e mikes time më të mirë dy herë në javë. Shoqja ime dhe unë jemi të dyja 20 vjeçe dhe kemi qenë në shkollë së bashku që nga çerdhja.

Prindërit tanë kanë qenë miq gjithë këto vite. Babai i shoqes sime është 45 vjeç dhe ai është i pashëm.

Disa muaj më parë shkova për të marrë hua celularin e vjetër të mikes time. Babai i saj hapi derën dhe më tha të shkoj tek dhoma e saj për të marrë pasi ajo kishte shkuar në punë.

E mora dhe teksa po shkoja poshtë ai po qëndronte në hyrje dhe tha: “Unë mendoj se ju jeni një vajzë shumë tërheqëse. A ke të dashur?”

Kur i thashë që nuk kisha, ai vazhdoi të më pyeste nëse unë doja të kisha marrëdhënie se.ksuale me të.

Ai tha se gruaja e tij nuk ishte e interesuar në se.ks pasi ajo kishte kaluar depresion disa vite më parë. 

Une e pranova se edhe ai më dukej tërheqës dhe akoma pa përfunduar fjalinë më preku tek gjoksi.

Unë u largova dhe teksa po shkoja në shtëpi ai më çoi një sms ku më tregonte se çfarë do bënte me mua në shtrat.

Ai më pyeti për të shkuar ditën tjetër, kur ai do të ishte vetëm në shtëpi përsëri. E sapo i kam rënë ziles ai më tërhoqi në korridor dhe filloi të më prekte.

S’mundëm të prisnim deri sa të shkonim lart në katin e sipër dhe se.ksi ishte shumë pasionant.

Ne jemi takuar sa herë që na është dhënë mundësia. E di që është e gabuar por nuk e di se çfarë të bëj?

Zbardhen të tjera detaje nga krimi që trόnditi Vlorën, djali i “të fortit” u ekzekυtua për 500 mijë euro drόgë të hυmbur

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, ka dhënë detaje për vrasjen e Gëzim Sinamatit në qytetin e Vlorës disa javë më parë. Bregu theksoi dje në një media se zbardhja e këtij krimi nuk do të jetë një punë e lehtë për policinë, pasi sipas tij autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë, qoftë ADN, gëzhoja apo mjet të djegur. “Pushka nuk u dogj, çdo gjë është në dorën e autorit të krimit. Dyshime ka pafund se inteligjenca policore në këtë konflikt kishte materiale sekrete të ruajtura për kohë të gjatë, të bollshme në rastin konkret. Gjithsesi nuk provoheshin dot në vendin e ngjarjes. Vrasjet me snajper në Shqipëri nga një largësi e madhe ndodhin rrallë, se nuk ka ende persona që e kanë këtë aftësi, por ja që gjenden. Asnjë vrasje me snajper në Shqipëri nuk është zbardhur, sepse nuk lë prova. Por policia i ka dyshimet e saj. Edhe nga infot që kishte mbledhur, në pjesën e parë të hetimit çdo gjë që u lidh me një sasi të konsiderueshme droge të humbur në Gjermani, prej 500 mijë eurosh mes grupeve në Vlorë. Pista është dhe ndonjë hakmarrje e mundshme por ende nuk ka siguri dhe aq më tepër të jetë gjendur ekzekutori fizik. Policia është në alert prej kësaj vrasjeje”, deklaroi Bregu. Kujtojmë se Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzderi” dhe si anëtar i bandës së Gazmend Brakës alias “Gaxhai”, në vitin 1997 në Vlorë. Sokol Sinomati u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017. Asokohe, ai mori leje, por nuk u kthye më në qeli. Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës, ka ndodhur në 26.06.2002. Gjithashtu, në vitin 2022, xhaxhit të 23-vjeçarit, po ashtu person me precedent penalë, i është vënë tritol në makinë.

Atentati i “Don Boskos”

Ndërkohë për herë të parë emisioni “Në shënjestër” do të përpiqet edhe njëherë nëpërmjet fakteve të reja, të hedhë dritë mbi këtë ngjarje kriminale dhe përfshirjen e Kasandër Nogës dhe nipit të tij Kevin Zeneli (Suçi) në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Si njerëzit e Kasandër Nogës i ndoqën vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tyre? Dhe pse ata gabuan shënjestër dhe qëlluan mbi persona që nuk kishin lidhje me hasmin e tyre të vjetër? Por siç rezultoi më pas, dhe që tashmë është e njohur, viktima Erjon Çela një shitës produktesh duhani pranë lokalit ku po pinte kafe dhe miqtë e tij në tavolinë, ishin objektivi i ngatërruar i atentatit. Në fokus të personave që qëlluan nuk ishin ata, por Erjon Hasanbelli dhe nipat e tij, të cilët në atë moment nuk ndodheshin në lokal, pavarësisht se ai ishte bari ku ata shikoheshin shpesh të frekuentonin. Ai që u bë i penduari i parë i kësaj ngjarje dhe rrëfeu planin për të vrarë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tij, ishte Indrit Beqiraj. Ai i tregoi para grupit hetues se ai dhe vëllai i tij Gentjani, ishin paguar nga Kasandër Noga, nëpërmjet nipit të tij Kevin Zeneli (Suçi) për të vrarë fillimisht shtetasin Geron Hasanbelli dhe në mungesë të tij vëllain Erjonin, ose nipat e tyre. Rrëfimi i Indrit Beqiraj, lidhur mbi masakrën e ‘Don Boskos’ dhe përfshirjen në këtë krim të Kasandër Nogës, erdhi pas një tjetër ngjarje, ku Indriti dhe vëllai i tij Gentjani ishin marrë peng nga një tjetër personazh i rëndësishëm i krimit në Durrës, për të cilin ata ishin paguar për ta ndjekur nga pas dhe për ta vrarë, kundrejt pagesës. Ashtu sikur ishin rekrutuar edhe për të vrarë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tij, po kundrejt pagesës, nga Kasandër Noga dhe nipi i tij Kevin Zeneli (Suçi). Sipas vëllezërve Beqiraj, personi i parë që i kishte kontaktuar për të vrarë Geron Hasanbelli, ishte Ilirian Feçi, i cili i kishte ofruar 100 mijë euro për ta kryer këtë vrasje, të cilën sipas tij e kërkonte me çdo kusht Kasandër Noga. Por ndërsa vëllezërit Beqiraj, nuk kishin mundur ta kryenin këtë vrasje, një ditë ata shikojnë në televizor, se puna që kishin marrë përsipër, ishte kryer nga një tjetër grup kriminal. Por, në vend të objektivit të vërtetë të atentatit, ishin vrarë persona të tjerë të pafajshëm. Indrit Beqiraj tha më tej se ai u përpoq të lidhej që nga ai moment me Kevin Zenelin, por kjo telefonatë ishte e pamundur, pasi Kevini e kishte telefonin të fikur. Ndërkohë që ai vetë filloi të dyshonte fort se autorësinë e krimit të ‘Don Boskos’ e kishte marrë përsipër dikush tjetër ose Kevini ia kishte dhënë një vrasësi të ndryshëm me pagesë. Edhe pse nuk po kuptonte se përse nuk ishin vrarë objektivat që atij i ishin dhënë më herët nga Kevini dhe Kasandër Noga, por emra të tjerë për të cilët nuk ishte folur më parë. Ndërkohë, ata u takuan së bashku dy ditë më pas, ku Indriti e pyeti për atë çfarë kishte ndodhur.

Ilir Kupës i rrëzohet kërkesa, mbetet i izoluar në “41 Biss”

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Albert alias Ilir Kupës, një nga anëtarët e bandës së “babagjyshërve”, për daljen nga regjimi i posaçëm “41 biss”. Kupa u fut në këtë regjim dhjetorin e kaluar me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja pasi në qeli iu gjetën në qeli një orë e tipit “Smart Watch”, si dhe një aparat celular. Kupa ka pretenduar se orën e kishte futur me komision e drejtorisë së burgjeve në ambientin ku vuan dënimin dhe e përdorte për të matur hapat. Por ndryshe pretendojnë autoritetet, të cilat kanë dyshime se i dënuari me 25 vite burg mbante kontakt me jashtë. Ilir Kupa u dënua nga Krimet e Rënda me 25 vite burg për 6 vepra penale, që kanë të bëjnë me një sërë për grabitjesh. Ai njihet për ngjarjen e rëndë në burgun e Trikallasë në Greqi në vitin 2013, kur u arratis me bujë duke sjellë një sërë shkarkimesh në sistemin e burgjeve atje. Banda e “Babagjyshëve” në Shqipëri ka realizuar një sërë grabitjesh, ku spikat ajo e vjedhjes së një qendre tregtare në prag të vitit të Ri, ku disa persona të veshur si Babagjyshë u futën me armë në një argjendari dhe morën me vete florinj. Grupi përbëhej nga 11 persona të cilët morën emrin “Banda e babagjyshëve”. Ata ishin: Ilir Kupa; Fatmir Pjetri; Agustin Sula; Julian Qerushi; Dritan Kola; Saimir Kala; Mark Shpendi; Hajdar Sefa; Lin Kala; Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka.

Άksidenti i rëndë/ Ήυmb jetën trαgjikisht shqiρtari në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Marche, Itali.

Një makinë fuoristradë ka goditur një çiklisti, teksa po kalonte rrugën, duke e hedhur në tokë. Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 12.

Në momentin e aksidentit po binte një shi i dendur. Shërbimet e urgjencës u lajmëruan menjëherë.

Një ambulancë e 118 mbërriti në vendngjarje, por fatkeqësisht për të moshuarin, me kombësi shqiptare, nuk kishte asgjë për të bërë.

Burri ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje shkoi dhe Policia Rrugore për të kryer hetimet.

Kursi i këmbimit/ Lυhaten sërish monedhat e hυaja

Sot, më 28 mars 2024, dollari amerikan blihet me 95.1 lekë dhe shitet me 96.7 lekë.

Euro blihet me 103.2 lekë dhe shitet 104.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 106.4 lekë.

Paundi britanik blihet me 119.8 lekë dhe shitet me 120.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.8 lekë, ndërsa në shitje me 71.4 lekë.

ΡΙas keq në BBV, i ρërmendi υajzën, Ilnisa përρΙαset ashρër me Eglën

Një përplasje ka ndodhur mes Ilnisës dhe Eglës ku kjo e fundit i ka përmendur vajzën gazetares.

A të dukem si Anaisi? Ishte pyetja e cila ka nervozuar tepër Ilnisen e cila i është afruar me tone kërcënuese. Ka qenë Meritoni ai i cili është përpjekur që ti qetësoj duke i thënë partneres së tij se nuk i takonte të futej në debat.

Një pjesë nga biseda:

Ilnisa: Jo nuk më dukesh si Anaisi

Ilnisa: Për çfarë ma zë vajzën në gojë

Ilnisa: Shpresoj që nëna dhe vëllezërit e tu të jenë krenar për motrën që kanë

Meritoni: Mos bjer në nivelin e saj ec këndej, nuk të takonte të futeshe

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2bfece69-42d8-4826-a571-e9088bea9f61&ig_mid=BBEC73E3-948F-4F74-94E8-0B94BE181AB1

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2bfece69-42d8-4826-a571-e9088bea9f61&ig_mid=BBEC73E3-948F-4F74-94E8-0B94BE181AB1

Tërmeti i fυqishëm godet Italinë, qγtetarë në ρanik, ja sa ishte magnitυda

EMSC njoftoi se të mërkurën, në orën 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter dhe sipas raporteve fillestare,

tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje,

duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.

Bazuar në të dhënat e para, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda dh zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje, por se ende nuk ka raportime për dëme.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, ENJTE 28 Mars 2024

DASHI

Gjatë kësaj dite do ju rikthehet buzëqeshja sepse do jenë financat ato që do kenë përmirësime të mëdha.  Nëse keni një lidhje do i keni shumë të qarta mendimet dhe do dini si ta mbani partnerin përherë pas vetes. Të dy palët do jeni në humor dhe do dashuroheni pa dorashka. Edhe për ju beqarët mund të ndizet flaka e dashurisë. Do ju pushtojë një gëzim dhe hare e paparashikuar. Në punë do keni edhe disa vështirësi. Mund t’iu ikë një klient i rëndësishëm, por nuk duhet ta lëshoni veten. Financat do jenë të shkëlqyera dhe më të mira se kurrë.

DEMI

Sot nuk do jeni shumë objektivë kur t’iu duhet të bëni zgjedhje dhe mundet të gaboni. Në disa momente do duhet ta lini veten më të lirë dhe të jetoni momentin. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për ta bërë çdo moment sa më të bukur, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Partneri në disa momente do jetë i pabindur. Sipas Horoskopit, Nëse jeni beqar, mund të tërhiqni vëmendjen e dikujt që ju vlerëson për ëmbëlsinë dhe besnikërinë tuaj, por që mund t’ju sfidojë edhe me shqetësimin ose pavarësinë e tyre. Jeni një punëtor i palodhur dhe i besueshëm, por edhe kokëfortë dhe konservator. Ju pëlqen t’i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj, por duhet të jeni të gatshëm të pranoni ndryshime ose gjëra të reja që ju vijnë. Mërkuri ju stimulon të jeni më kreativ dhe komunikues, ndërsa Afërdita tek peshqit ju favorizon në marrëdhëniet me kolegët apo klientët. Ju mund të merrni njohje ose shpërblime për përpjekjet tuaja. Financat nuk do jenë të këqija.

BINJAKËT

Me një komunikim të mirë, me durim dhe këmbëngulje do arrini gjithçka gjatë kësaj dite. Nëse jeni të dashuruar do kaloni vetëm momente të bukura dhe të mbushura me emocione. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua shprehë ndjenjat pafundësisht. Ju beqarët po nuk i shprehët ndjenjat sot nuk keni për ta bërë dot më kurrë. Në punë do ju duhet më shumë durim nëse doni të arrini objektivat. Arti i komunikimit do ju ndihmojë për të arritur edhe më lart. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë se më parë.

GAFORRJA

Do jeni shumë të duruar sot dhe të gatshëm të dëgjoni çdo këshillë që do iu jepet. Nëse keni një lidhje mund të pranoni edhe disa gabime që nuk i keni bërë vetëm që marrëdhënia juaj të ndryshojë për mirë. Partneri nuk do jetë shumë në humor dhe pa menduar gjatë mund t’iu thotë gjëra të gabuara. Mos ja vini veshin e mos u mërzitni. Ju beqarët duhet të hapni zemrën, veshët dhe sytë sepse para do ju dalin mundësi të shkëlqyera. Në punë do jeni praktikë dhe shumë të kujdesshëm me çdo hap.  Buxheti do jetë i mirë dhe mund të përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

LUANI

Dinamizmi dhe kur-ajoja do ju shoqërojë gjate gjithë kohës sot. Ju të dashuruarit do jeni shumë të dashur me atë që keni në krah dhe do mendoni të bëni dhe surpriza për ta mbajtur zgjuar pasionin. Premtimet e bëra do i mbani të dyja palët. Ju beqarët do zgjoheni nga gjumi letargjik ku kishit rënë dhe do ndiheni gati të provoni edhe aventura afatshkurtra. Në punë Jeni një shenjë ambicioze dhe kreative, që pëlqeni të tregohet dhe të arrijë rezultate. Ju keni shumë aftësi dhe talent, dhe mund të mbështeteni në mbështetjen e Jupiterit tek Demi, gjë që ju bën me fat dhe iniciativë. Mund të keni mundësi të rëndësishme ose prestigjioze pune, ose të vendosni të ndryshoni fusha ose të ndiqni pasionet tuaja. Pika juaj e dobët është krenaria: duhet të shmangni të qenit arrogant ose mendjemadh. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe dhe nuk duhet të ankoheni.

VIRGJËRESHA

Urani do ju bëjë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjerë e gjatë para se të veproni. Në tërësi nuk do ketë të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje do i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas do dashuroheni qetësisht me partnerin. Nëse jeni beqar, mund të tërhiqni vëmendjen e dikujt që ju vlerëson për inteligjencën dhe besnikërinë tuaj, por që mund t’ju sfidojë edhe me shqetësimin ose pavarësinë e tyre. Në punë në disa momente mund të irritoheni me disa kolegë dhe do shpërqendroheni, megjithatë kjo do zgjasë vetëm pak minuta. Paratë janë një mjet për ju për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien tuaj, por edhe për të shprehur dashurinë dhe bujarinë tuaj ndaj njerëzve që doni. Ju jeni të mirë në menaxhimin e financave tuaja me maturi dhe mençuri, por duhet të jeni të kujdesshëm që të mos ndikoheni shumë nga emocionet apo frika. Saturni tek peshqit ju fton të jeni më racionalë dhe objektivë dhe të bëni zgjedhje të menduara dhe largpamëse.

PESHORJA

Duke u treguar të përulur dhe të qetë keni për të arritur fitore më të mëdha gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje do e lini çdo gjë në dorë të partnerit dhe ai do e pëlqejë këtë fakt. Ne mbrëmje do mendojë t’iu surprizoje me dhurata dhe diçka tjetër që as nuk mund t’iu shkojë mendja. Nëse jeni beqarë, mund të ndjeni nevojën për të gjetur një person që ju vlerëson për atë që jeni dhe që ju ndihmon të përmirësoheni. Sipas Horoskopi.vip në punë mëngjesi do jetë paksa i mërzitur, por më pas Marsi do ju nxitë të ndryshoni strategji dhe të arrini ato që doni. Situata juaj financiare është e mirë dhe mund të përballoni disa shpenzime shtesë për shijet tuaja ose për njerëzit që ju pëlqejnë. Ju gjithashtu mund të merrni dhurata ose oferta nga njerëz të sjellshëm.

AKREPI

Do jeni të etur intelektualisht dhe seksualisht sot prandaj do jeni të gatshëm të provoni e të tentoni gjëra të reja. Nëse keni një lidhje do jeni të dy me partnerin shumë të dashuruar dhe për të mos lejuar rutinën t’iu pushtojë do bëni diçka ndryshe. Pasditja dhe mbrëmja do jenë flakëruese. Nëse jeni beqarët do keni takime, por do preferoni të mos hidhni menjëherë hapa. Në punë mëngjesi do jetë pak i tensionuar, por më pas çdo gjë do ndryshojë, Do arrini atë që doni, por do keni dëshirë të mësoni edhe mbi fusha të tjera veprimi. Situata juaj financiare është e ndryshueshme dhe mund të përjetoni fitime ose humbje të papritura. Ju duhet të jeni të kujdesshëm dhe duhet të bëni kujdes në zgjedhjet tuaja financiare dhe të përpiqeni të mbroni paratë tuaja.

SHIGJETARI

Marsi do jetë planeti që do ju udhëheqë gjatë kësaj dite dhe do ua bëjë më të lehtë rrugën për të arritur majat më të larta. Thuajse në çdo fushë keni për të pasur sukses. Nëse keni një lidhje do dini ta menaxhoni me mençuri edhe ndonjë debat të vogël dhe do bëni të pamundurën për të rikthyer harmoninë dhe emocionet si asnjëherë më parë. Ju beqarët mjafton t’ia vini syrin dikujt sepse keni për ta bërë për vete. Në punë, pavarësisht disa vonesave dhe pengesave, keni për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Situata juaj financiare është e mirë dhe mund të përballoni disa shpenzime shtesë për udhëtimet apo eksperiencat tuaja. Mund të merrni edhe disa përfitime apo surpriza nga fati.

BRICJAPI

Sot do keni njëmijë e një pyetje si në planin sentimental ashtu edhe në atë profesional prandaj nuk do jeni shumë të qetë. Nëse keni një lidhje gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin dhe për të folur me të [për gjërat që ju ndodhin në përditshmëri. Mos i mbani njëri-tjetrit të fshehta sepse ashtu vetëm sa do largoheni. Nëse jeni beqarë mund te ketë flirt-ime, por nuk pritet asgjë serioze. Në punë, projektet e nisura do marrin më shumë kohë dhe kjo do ju mërzitë pak. Më mirë pak durim sesa të nxitoni e të gaboni. Situata juaj financiare është e qëndrueshme, por nuk keni mundësi të shpenzoni ose të rrezikoni shumë. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe racional në zgjedhjet tuaja ekonomike dhe të përpiqeni të investoni për të ardhmen.

UJORI

Me Saturnin tek peshqit, jeni të thirrur të merreni me realitetin dhe të vendosni rregull në jetën tuaj. Mund t’ju duhet të përballeni me vështirësi ose përgjegjësi që kërkojnë përkushtim dhe disiplinë. Megjithatë, mund të mbështeteni në mbështetjen e Mërkurit tek dashi, i cili ju jep inteligjencë dhe origjinalitet. Nëse keni një lidhje nuk do ja shprehni hapur ndjenjat partnerit ama surprizat që do bëni do jenë të mëdha dhe do e bëjnë marrëdhënien më të ngrohtë. Nëse jeni beqarë, një takim i papritur do ua ngrohë zemrën dhe do ju risjellë shpresën. Në punë do iu jepni më shumë rëndësi detajeve dhe mundet të keni disa vonesa. Gjithsesi shefat do ju kuptojnë dhe do ju vlerësojnë më pas për punën cilësore dhe të përkushtuar. Situata juaj financiare është e mirë dhe mund të përballoni disa shpenzime shtesë për hobi apo idetë tuaja.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të dhënë pas gjërave të rafinuara dhe do adhuroni bukurinë, elegancën dhe kulturën e gjërë. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të shkoni nëpër vende historikë dhe do pëlqeni që partneri ta bëjë çdo gjë me elegancë. Në fakt jo të gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. pasdite mund të ketë edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni një person në mendje dhe nuk do pranoni të hidhni asnjë hap për t’u njohur me personat që do iu joshin. në punë do mundoheni shumë për të arritur sa më lart, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Për fat të mirë gjendja financiare do jetë shumë herë më e mirë se dje.

U arrestυαn për abυzim të fëmijës 10-vjeçar, Apeli merr vendim për Tashën e Tik-Tokut dhe djalin e saj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për Natasha Rombula dhe djalin e saj, Armando Kumaraku, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim. Në këtë mënyrë, dyshja që shfrytëzonin përkatësisht nipin dhe djalin 10 vjeçar për të bërë video në Tik Tok, do të mbeten prapa hekurave. Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut. Në videot e shpërndara në rrjetin sociale, gruaja dhe djali i saj dëgjohen duke mësuar fëmijën që të shajnë me fjalët më të ndyra.

Njoftimi i “Apelit”:

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Më datë 17.12.2023, në Komisariatin e Policisë Kuçovë, ka bërë kallëzim penal shtetësia me iniciale E. A, e cila ka deklaruar se është e divorcuar me shtetasin me iniciali A.K dhe djali i tyre gjatë takimit me babin dhe gjyshen e tij, e ka parë në rrjetin social Tiktok live, duke sharë me fjalë fyese dhe banale në prani të tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 124/b dhe 22  të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin nr. 22, datë 22.02.2024, ka vendosur:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

2.Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit për personat nën hetim A. K dhe N. R.

3.Caktimin si masë sigurimi ndaj personave nën hetim atë të “arrestit në burg”  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë..

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj,  vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Tiranë, 27.03.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

“Kam Ιindur në Athinë, por jam shqiptar”, Mitaj rrëfehet në Rusi: Ndjenjë krenarie kur shikoj flamυrin kuqezi

Mario Mitaj është një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë. Mbrojtësi kuqezi, me paraqitjet e tij, i ka dhuruar siguri kombëtares në prapavijë, në ndeshjet më të rëndësishme. Në një intervistë të dhënë në Rusi, Mitaj nuk heziton të flasë me përulësi për atdhe-dashurinë dhe natyrisht për kalimin nga AEK te Lokomotiva e Moskës.

“Kam pasur një situatë të vështirë në Greqi. Problemi me futbollin grek është se ata nuk u besojnë fare lojtarëve të rinj. Ata presin menjëherë një paraqitje të jashtëzakonshme nga një djalosh i ri në ndeshjen e tij debutuese. Praktikisht nuk ka asnjë shans për gabim, nëse dilni dhe nuk tregoni asgjë, ata fillojnë t’ju ‘marinojnë’ në një kavanoz. Për shkak të kësaj, shumë djem të rinj u mërzitën dhe i dhanë fund karrierës së tyre në futboll.

Jam përballur edhe me këtë tmerr. Në sezonin tim të parë për AEK-un në moshën 17-vjeçare kam luajtur rreth 30 ndeshje, por në sezonin tjetër kam luajtur vetëm dy. Oferta nga Lokomotiva ishte një frymë e freskët për mua, një shans për t’u larguar përgjithmonë nga një vend ku ata nuk besojnë në mua. Për më tepër, në atë kohë Premier Liga Ruse ishte liga e 6-të në Evropë.

Preferoj të punoj në gjëra që mund të më bëjnë më të shpejtë, më fleksibël dhe më teknik. Unë nuk jam një bodybuilder për të patur parësore masën muskulore. Në artet marciale, muskujt nuk luajnë gjithmonë një rol kryesorë, ato mund të fitohen me dinakërinë dhe teknikën. Një futbollist i dobët mund të jetë mirë për shkak të inteligjencës së tij. Disavantazhet në Rusi? Gjëja e parë është bllokimi i trafikut. Unë jam mësuar tashmë! Së dyti, çmimet e larta për pothuajse gjithçka (përveç benzinës). Jeta në Moskë është shumë më e shtrenjtë se në Greqi. Dhe së treti, kamerat që kontrollojnë shpejtësinë. Kjo është absolutisht e tmerrshme, si arrijnë t’i kapin të gjithë kështu? Vitin e kaluar kam pasur 5-6 gjoba.

Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”, – tha ai.

‘Më paragjγkuan se fshija rrugët’, koΙonjari prek me rrëfimin në ‘Një nga ne’: Dua të gdhend gurin, por s’të jep të ardhura

Kur të tjerët janë ende duke fjetur, Lorenc Dhimitri merret me mbledhjen e inerteve dhe zbrazjen e kazanëve të mbeturinave në qytetin e Ersekës.

NJË NGA NE/ Lodhjen dhe paragjykimet i harron kur shikon qytetin e tij të pastër.

Kur të tjerët janë ende duke fjetur, Lorenc Dhimitri merret me mbledhjen e inerteve dhe zbrazjen e kazanëve të mbeturinave në qytetin e Ersekës.

“Çohem gjithmonë në orën 5 për të kontribuar për një qytet më të pastër”, tha ai në emisionin “Një nga Ne” në Report tv.Mbajtja pastër e qytetit është domosdoshmëri për shëndetin, sigurinë dhe pamjen e tij. Megjithatë, këta punonjës qëndrojnë shpesh në hije dhe përbuzen nga qytetarët.

“Çne ti të bësh këtë punë?!”

Komente të kësaj natyre, 49 vjeçari i hodhi pas krahëve. Puna nuk është turp, ndaj e pranoi pa hezitim kur ia ofruan.

1 dekadë mes paragjykimeve, lodhjes, vështirësive, por edhe kënaqësisë kur shikon qytetin të mirëmbajtur.

“Pastrimi është gjëja më prioritare për njeriun. Lodhja kuptohet, por kur puna del ashtu siç duhet, kënaqësia është e madhe. Të them të drejtën do doja të funksionoja me zanatin tim, me gurin”.

Më herët ka punuar gurgdhendës në Greqi. Kriza në shtetin grek e detyroi babanë e dy fëmijëve të rikthehej në vendlindje. Ëndrra iu ndërpre në mes, por nuk mbeti e fjetur në sirtar.

Lorenci dëshiron që të hapë një ekspozitë ndaj prej 2 vitesh po punon fort për ta realizuar këtë objektiv.

Sapo mbaron me pastrimin e qytetit, merr mjetet e punës dhe gdhend gurin. Herë pas here merr dhe ndonjë porosi, por nuk mjafton për të mbajtur familjen.

“Kur bën zanatin që dashuron nuk ndjen lodhje dhe mërzitje. Zhurma e çekanit është muzikë”

Me thjeshtësinë dhe sinqeritetin që e karakterizon na rikthen në vëmendje rëndësinë e profesioneve që shpesh herë nuk vlerësohen sa duhet.

Megjithatë, dikush duhet t’i bëjë këto punë sepse vetëm kështu mund të funksionojë bashkëjetesa në komunitet.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

B.K/Shqiptarja.com