Autobusi ρΙot me ρasagjerë del nga rruga dhe përplaset, raportohet për 5 të υdekur dhe disa të ρlagosur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në një autostradë në Leipzig, Gjermani.

Sipas mediave lokale, autobusi u kthye në të djathtë të autostradës A9, e cila lidh Berlinin me Mynihun.

Rruga në drejtim të Mynihut është mbyllur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe helikopterë.

“Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit”, tha në një deklaratë kompania “Flixbus”, duke shtuar se po punonte me shërbimet e urgjencës.

Rreth 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishin në bordin e autobusit që po udhëtonte nga Berlini në Cyrih.

Xhensila Mγrtezaj reagon për herë të parë pasi Bes Kallaku konfirmoi ndαrjen

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj permes nje deklarate ne TV.

Ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensilën, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar dhe nuk po jetojne me bashke.

Por mesa duket rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, nje postim qe vjen pikerisht pas deklarates se Besit.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video, ku duke Xhensila teksa po bënte ushtrime në palester, ndërsa në sfond kishte vënë këngën e Beyonces “Survivor”.

“Unë do mbijetoj. Unë nuk heq dorë. Unë nuk ndalem. Do punoj shumë dhe do ja dal”– ishin disa nga vargjet e këngës.

https://www.instagram.com/reel/C4-lViyoLJI/?utm_source=ig_embed&ig_rid=566a912a-10ef-4858-8978-8862e5426a1d&ig_mid=669E134E-DA51-4847-B933-F2AF9988EE57

E rëndë, ρrindërit rrahin për υdekje foshnjën 10 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britani, ku një foshnjë 10 muajshe dha frymën e fundit në duart e prindërve të tij, pasi u rrah brutalisht.

Stephen Boden dhe partnerja e tij Shannon Marsden, vranë djalin e tyre të vogël Finley Boden, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2020.

Finley u zbulua se kishte pësuar 130 lëndime të tmerrshme. Gjyqtarja Amanda Tipples, tha se çifti të cilët ishin të dy të varur nga droga, i kishin shkaktuar djalit të tyre mizori të paimagjinueshme, vetëm 39 ditë pasi shërbimet sociale e kishin marrë përsëri në kujdesin e tyre.

Sipas autopsisë, foshnja kishte pësuar 71 mavijosje, 57 fraktura në duart e prindërve dhe më pas çifti u dënua me të paktën 29 vite burg.

Analizat toksikologjike treguan se në gjakun e Finley u gjet kanabis, gjë që tregon se ai duhet të ketë thithur tym në 24 orët e fundit para vdekjes së tij.

Sipas gjykatës, prindërit pas krimit që ata kryen punuan së bashku për t’i mbajtur autoritetet larg Finley, për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të mbuluar aktin e tyre të tmerrshëm.

U thith nga tυbat e ρishinës së hotelit, υdes 8-vjeçarja

Ka ndërruar jetë një vajzë tetë vjeçare pasi u thith nga tubat e ujit në një pishinë hoteli. Informacioni është raportuar nga familja e saj pasi ajo u zhduk papritur.

Aliyah Jaico ishte duke shijuar pushimet me familjen e saj në hotelin DoubleTree në Houston, Teksas, kur tragjedia ndodhi të shtunën më 23 mars.

Avokatët që përfaqësojnë familjen thanë se ajo ishte në pishinën kur ajo u thith me dhunë në një hendek të pasigurt në sistemin e rrjedhës së pishinës.

Trupi i saj u gjet më vonë rreth 6 metra thellë brenda tubacionit. Gjithashu familja ka paditur hotelin për më shumë se 1 milion dollarë si dëmshpërblim, po ashtu policia po heton.

Άksident i rëndë, hυmbasin jetën 6 anëtarë të një famiΙje(Video)

Gjashtë anëtarë të një familjeje në Turqi humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Hatay. Kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur momentin e aksidentit tragjik

Momenti i një aksidenti tragjik në Turqi, ku humbën jetën gjashtë anëtarë të një familjeje, është kapur nga një kamera sigurie.

Në videon e publikuar nga mediat turke, shihet kamioni që përplasi makinën e familjes, duke kaluar në drejtim të kundërt dhe duke u përplasur me mjetin.

Aksidenti i rëndë u shënua pasditen e së martës në rrugën Dörtyol-Payas në Hatay.

Drejtuesi i kamionit është arrestuar.

Fermerët bëjnë gαfën e ραfalshme, ngatërrojnë ‘Ferma VIP’ me ‘BBV’, ja momenti(Video)

“Ferma VIP” ka nisur transmetimin të premten që lamë pas. Edhe pse të ndryshëm si formate, rrjeti nuk i ka kursyer krahasimet me BBV.

E mesa duket kjo nuk ndodh vetëm në rrjet, pasi dhe vet fermerët ende nuk janë mësuar që ‘shtëpia’ e tyre quhet “Ferma” dhe jo “Big Brother”.

Një video është bërë virale në rrjet ku gjatë një diskutimi, Valer Kolnikaj ngatërrohet dhe thotë “temë që s’ka lidhje me Big Brother” dhe menjëherë e kaloi ‘gafën’ duke kënduar.

Video Player

E rëndë! Ekzekυtohet 30-υjeçari

Rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku është ekzekutuar 30–vjeçari Egzon Haziri.

Haziri u nis me urgjencë për në spital, mirëpo i njëjti s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në anën tjetër, dy të plagosurit po ashtu janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi e Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, përfundon ai.

NATO bΙindon krahun Ιindor, 100 mijë ushtarë në Poloni kundër një sυΙmi të mυndshëm rus

Aleatët perëndimorë janë në gjendje të vazhdueshme alarmi. Njëqind mijë ushtarë menjëherë, shumë të trajnuar dhe të gatshëm për veprim: NATO po përshpejton zbatimin e planeve të zhvilluara në samitet, fillimisht në Madrid në 2022 dhe më pas në Vilnius në 2023, për t’u përballur me një sulm të mundshëm rus.

Pak ditë më parë, zëvendëskomandanti i forcave të armatosura polake, Karol Dymanowski, deklaroi publikisht se “mijëra ushtarë të NATO-s janë vendosur tashmë në Poloni”.

Janë të paktën 100 mijë, konfirmojnë jo-formalisht burime të Aleancës. Ata janë pjesë e të ashtuquajturës “Response Force”, bërthama e reagimit të shpejtë që mbeti joaktive për vite me radhë, por që pas pushtimit të Ukrainës u bë shtylla më e rëndësishme e strategjisë tashmë të përbashkët edhe nga Finlanda dhe Suedia.

Në harkun kohor të disa muajve, shifra k shkuar nga 40 mijë në 100 mijë njësi. Duhet të kalojnë edhe disa muaj për objektivin e 300,000 burrave dhe grave me uniformë, të dislokuar kryesisht në krahun lindor të Evropës.

Qendra e operacioneve është tani Polonia, ku Shtetet e Bashkuara kanë instaluar një komandë të trupave të ushtrisë me detyrën për të koordinuar lëvizjet e trupave tokësore përgjatë korridorit nga Balltiku në Detin e Zi.

Dje, në Bruksel, u zhvillua një takim për monitorimi i shkallës së mbulimit të kufirit: u vendos që të forcohej më tej mbrojtja e Bullgarisë. Vëmendje e madhe, natyrisht, për mbrojtjen e hapësirës ajrore. Janë forcuar turnet e vëzhgimit dhe rrjeti nuk paraqet probleme.

Prandaj, alarmi është i përgjithshëm, edhe pse nuk ka vend për ankth. Natyrisht, të premten në mbrëmje lajmi për sulmin në Moskë shkaktoi shqetësim të madh.

Por tani furia dhe alarmizmi janë të kota. Megjithatë nevojitet qartësi. Për shembull: bombardimet masive të së dielës dhe dje nuk duhet të interpretohen si akti i parë i skenarit të ri të Kremlinit.

SHBA ruan një rol kyç në nivel ushtarak dhe politiko-diplomatik, duke rekomanduar kujdes. Edhe një herë, Joe Biden dëshiron të shmangë konfrontimin e drejtpërdrejtë.

Të gjitha lëvizjet ushtarake që po zhvillohen përgjatë kufirit lindor të NATO-s nuk duhet të kuptohen si përgatitje për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në tokën ukrainase.

Administrata Biden do të vazhdojë të mbështesë rezistencën ukrainase, duke dërguar armë dhe municione, jo ushtarë. Nga ky këndvështrim, masakra në teatrin rus nuk ka ndryshuar asgjë.

Një nga 4 gjenerαΙët më të zotë në histori, 29 beteja të fitυara. 50 fakte nga jeta e Gjergj Kastriot Skënderbeut / Shρërndajeni

Po cili është Skënderbeu? Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij?

Përse Skënderbeu u shndërrua në pikën referuese të shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe përse edhe sot ai mbetet krenaria më e madhe e shqiptarëve? Përse bota dhe sidomos Evropa e krishterë e vlerëson atë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të qytetërimit të krishterë? Gazetari Roland Qafoku, publikoi dje në emisionin “Debati në Channel One”, 50 fakte nga jeta e Skënderbeut.

1. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin “Hero i Kombit Shqiptar”, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.

2. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405. Për vendlindjen e tij ka dy versione. I pari në Dibër dhe i dyti në Mat. Skënderbeu vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Ai jetoi 62 vjet, 7 muaj e 11 ditë.

3. Për 25 vjet Gjergj Kastriot Skënderbeu mbajti të pa pushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmoi atë dhjetëra herë duke u bërë mbrojtës jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishterimit në Evropë.

4. Për shkak se Skënderbeu u bë diga, mbrojtja dhe rezistenca e krishterë ndaj ushtrisë osmane, Evropa dhe Vatikani e kanë cilësuar heroin kombëtar të shqiptarëve, si atlet i Krishtit dhe pararendës të aleancës Atlantike NATO.

5. Për 25 vjet me radhë Kruja që ishte kryeqyteti i Arbërisë, u quajt nga shumë personalitete të kohës akropoli i Kristianizmit në Evropë.

6. Gjergj Kastriot Skënderbeu cilësohet nga historianët si një nga 4 gjeneralët dhe strategët më të zotë në historinë e botës pas Aleksandrit të Madh, Jul Cezarit dhe Napoleon Bonapartit.

7. Skënderbeu me ushtrinë e tij shkatërroi 20 ushtri të huaja dhe sipas Marin Barletit ai vetë gjatë gjithë jetës së vetë vrau në beteja 3 mijë persona.

8. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes 4 djemve Stanishit, Reposhit dhe Konstandinit si dhe 5 vajzave Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica që kishin Gjon dhe Vojsava Kastrioti.

9. Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël midis Matit dhe Dibrës në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Paraardhësi Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

10. Gjergj Kastrioti u martua me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës dhe bashkë patën një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vunë në nder të të atit. Djali i Gjonit, e kishte emrin Gjergj Kastrioti, në nder të gjyshit.

11. Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti u martuan më 23 prill të vitit 1451 kur ajo ishte 23 vjeç dhe Gjergji 46 vjeç. Në Kaninë dasma zgjati 3 ditë dhe Skënderbeu shkoi nga Kruja atje me 500 kalorës. Më pas dasma vazhdoi në manastirin e Ardenicës dhe më pas akoma në kalanë e Beratit.

12. Gjergj Kastriot Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë si e gjithë familja dhe të gjithë paraardhësit e tij. Ai u kthye në muhamedan pasi u mor peng dhe më pas u kthye sërish i krishterë kur u kthye në Shqipëri.

13. Në moshë të vogël Gjergj Kastrioti bashkë me 3 vëllezërit e tij u mor peng nga Sulltan Murati i II si ndëshkim për luftën që i shpalli babai i tyre Gjon Kastrioti. Gjergji u vendos në Ederne dhe më pas në oborrin e sulltanit.

14. Gjergj Kastrioti vazhdoi shkollën e içogllanëve në Ederne të Turqisë së sotme në të cilin mësonin artin ushtarak djemtë e sundimtarëve të nënshtruar me frymë osmane.

15. Pas shkollës Skënderbeu nisi karrierën ushtarake si pjesë e disa ekspeditave në Ballkan dhe Azi në të cilat u shqua në luftime por edhe si strateg. Nga spahi, ai mori gradën sanxhakbeut.

16. Për trimërinë dhe fitoren në betejat si pjesë e ushtrisë osmane Sulltani i kishte dhënë Gjergj Kastriotit gradën e lartë gjeneral.

17. Skënderbeu studioi dhe u stërvit në Stamboll për artin ushtarak. Ai njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip. Titullin Skënderbej “Iskander bej” ose Aleksandri i madh iu dha nga Sulltan Murati i II pas fitores së betejave ne Azi.

18. Në vitin 1443 Skënderbeu arrestoi sekretarin e Sulltanit dhe e detyroi të firmoste një urdhër të Sulltanit për komandantin turk të Krujës sipas të cilit duhet t’ia dorëzonte qytetin Skënderbeut. Me 300 kalorës dhe ushtarë besnikë Skënderbeu mbërriti në Krujë, mori në dorëzim kalanë dhe brenda natës vrau të gjithë ushtarët osmanë.

19. Kryengritja kundër osmanëve vijoi në të gjithë Arbërinë dhe pasi u morën të gjitha kalatë, në një kuvend Skënderbeu u shpall komandant i të gjitha forcave.

20. Janë disa shtete në botë që kanë sheshe me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeu si Tirana në Shqipëri, Prishtinë në Kosovë, Zyrihu në Zvicër, Parisi në Francë, Roma në Itali, Çikago në SHBA, Shkupi në Maqedoni etj.

21. Simbolet dhe armët origjinale të Skënderbeut gjenden në muzeun e armëve në Vjenë të Austrisë. Pas vdekjes së Skënderbeut bashkëshortja i ka lënë me testament. Por më pas ato ndërruan duar te disa koleksionues dhe në fund u vendosën në muzeun e Armëve.

22. Armët e Skënderbeut që ndodhen në muzeun e armëve në Vjenë janë dy shpata. Shpata e parë i është dhuruar nga Papa në krishtlindjen e vitit 1466. Ajo është e drejtë dhe e gjatë 85.5 cm dhe e gjerë 5.7 cm dhe peshon 1.3 kilogram. Shpata e dytë është e modelit turk dhe është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

23. Në muzeun e Krujës janë vetëm kopjet e tyre. Në Shqipëri aktualisht nuk gjenden sende apo objekte personale të Skënderbeut. Ato janë zhdukur pas vdekjes së tij dhe dyndjeve osmane në vendin tonë. Madje edhe eshtrat e tij janë marrë nga osmanët dhe janë përdorur si hajmali.

24. Në nëntor të vitit 2012, në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, armët e Skënderbeut u ekspozuan për disa ditë në muzeun historik kombëtar në Tiranë. Numri i vizitorëve që panë armët origjinale të Skënderbeut ishte 1.4 milionë persona. Vetëm më 28 nëntor atë e vizituan mbi 200 mijë vizitorë.

25. Përkrenarja me kokën e Skënderbeu ishte simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandrit të madh. Ajo ishte me metal të bardhë dhe me një rrip të lar me ar. Skënderbeu deklaronte se ishte pasardhës i Pirros. Marin Barleti shkruante se Skënderbeu i referohej shpesh Pirros së Epirit.

26. Kali i Skënderbeut është një nga simbolet e jetës së tij. Sipas Barletit ai ishte i bardhë dhe i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut kali nuk pranoi t’i hipte dikush tjetër dhe pas disa kohësh vdiq (ngordhi).

27. Flamuri i Skënderbeut ishte me fushë të kuqe dhe shqiponja me dy koka, flamuri që edhe sot është zyrtar i shtetit shqiptar. Në fjalimin e tij më 28 nëntor 1912 në Vlorë, teksa shpallte pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali përmendi se flamuri që ngriti ishte ai i Skënderbeut.

28. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij që ndodhej në kishën e Shën Nikollës në Lezhë u dhunua dhe eshtrat e tij u morën si hajmali nga ushtarët turq.

29. Dy herë Papa Piu i II u nis në Shqipëri për të kurorëzuar si mbret Gjergj Kastriot Skënderbeun. Por kjo nuk u bë e mundur. Herën e dytë Papa Piu vdiq në Ankona duke ardhur në Arbëri.

30. Emrin e Skënderbeut në Shqipëri e mbajnë: Sheshi qendror në Tiranë, tri rrugë në Tiranë, Krujë, Durrës, një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, klubi i futbollit të Korçës, një titull i lartë. Akademia ushtarake e Shqipërisë në Tiranë mban emrin e Skënderbeut si strategu më i lartë ushtarak i të gjitha kohërave. Më parë emrin Skënderbej e mbante edhe shkolla e mesme ushtarake në Tiranë.

31. Kanë qenë disa tentative për ta vrarë Skënderbeun. Sipas historianëve disa herë janë bërë përpjekje për ta helmuar atë. Por duket se përpjekja më serioze ka qenë e Venedikut. Gjatë kohës që ishin në luftë me të, venedikasit shpallën çmim si pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh për vrasjen e Skënderbeut.

32. Janë 4 autorë shqiptarë si biografë të Skënderbeut: Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo dhe Kristo Frashëri.
33. “Histori e Skënderbeut” e Marin Barletit e shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë në 1508 është vepra më shumë e përkthyer e një autori shqiptar. Kjo vepër është përkthyer në 40 gjuhë dhe pas 500 vjetëve u përkthye edhe në gjuhën shqipe.

34. Mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut 60 kilometra katrorë tokë dhe një kështjellë në Napoli në shenjë nderimi dhe respekti për ndihmën që ai i dha në luftë ndaj kundërshtarëve. Edhe sot kjo kështjellë është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

35. Varri i Donika Kastriotit, bashkëshortes së Gjergj Kastriotit, ndodhet ende në Spanjë që në atë kohë pjesë e mbretërisë së Napolit. Për koincidencë edhe varri i bashkëshortes së Ismail Qemalit, ndodhet po në Spanjë.

36. Lekë Zaharia, Gjon Muzaka, Goiko Stres Balsha, Pal Engjëlli, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Vrana Konti ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut. Nipi i Skënderbeuit Hamza Kastrioti dhe Moisi Golemi e tradhtuan atë.

37. Dy janë fjalimet më të rëndësishëm të Skënderbeut. I pari i mbajtur në Krujë kur mbërriti nga Turia. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush”, janë unikale edhe sot e kësaj dite. Fjalimi i dytë është në formën e testamentit përpara vdekjes në të cilin thotë: “s’ka asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shembet kur i lëshon vendin mërive dhe grindjeve”.

38. Tre herë u sulmua qyteti i Krujës nga ushtria osmane. Dy herë nga sulltanët Murati i II dhe djali i tij Mehmeti dhe një herë nga ushtria e gjeneralit Evrenoz Pasha. Por megjithatë qytetei nuk ra. Ushtria osmane në të tre rastet numëronte 100 mijë ushtarë.

39. Skenderbeu zhvilloi 30 beteja nga të cilat fitoi 29 dhe humbi vetëm 1 atë të Beratit në të cilën u tradhtua nga besnikët e tij më të mëdhenj. Ushtria e Skënderbeut aty pati 5 mijë të vrarë.
40. Besëlidhja e Lezhës është i pari bashkim i madh i shqiptarëve kundër një pushtuesi. E ideuar dhe organizuar nga Skënderbeu ajo bashkoi princat shqiptarë.

41. Më 2 mars 1444 në katedralen e Shën Kollit në Lezhë u mbajt kuvendi kombëtar i prinsërve dhe fisnikëve shqiptarë. Në kuvend morën pjesë Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia me 2 djemtë, Gjergj Stres Balsha, Nikoll dhe Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i riu, Lekë Zaharia, Pjetër Spani, Lekë Dushmani, Stefan Gojçini etj.

42. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut u largua në Napoli pas vdekjes së Skënderbeut bashkë me të ëmën. Ai mori titullin Dukë dhe kont. U martua me Irena Brankoviç Peleologlu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake Bizantine dhe patën shumë fëmijë. Në vitin 1700 pasardhësit u shpërngulën në Leçe.

43. Ushtria e Skënderbeut arriti të numërojë deri në 40 mijë ushtarë. Nga këta 3 mijë siguronin kufijtë që kishin komandant Moisi Golemin. 8 mijë ishin kalorës dhe 7 mijë ushtarë këmbësorë special që ishte garda e Skënderbeut.

44. Janë 24 përpjekje të ushtrisë osmane për të marrë Krujën dhe principatën e Skënderbeut por nuk e arriti asnjëherë sa ishte ai gjallë.
45. Gjergj Kastrioti shkoi disa herë në ndihmë të Vatikanit dhe mbretërisë së Napolit. Në vitin 1463 Skënderbeu u bë komandant i forcave kryqtare të Papa Piut të II-të.

46. Në të gjithë botën për figurën e Skënderbeut janë shkruar rreth 600 libra. Mes tyre janë dhjetëra romane, libra historikë, studimorë dhe legjenda.
47. Janë të shumta veprat e artistëve botërorë me temë Skënderbeun. Piktori holandez Rembrand ka bërë portretin e tij, shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, kompozitori Antonio Vivaldi ka shkruar një opera dhe kompozitorët Francois Rebel dhe Francois Francoeur nga një operetë.

48. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Tiranë, Prishtinë, Gjenevë, Londër, Bruksel, Budapest, Romë, Miçigan. Pritet që bust të tij të ketë edhe në Spanjë, Australi, etj. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kal duke simbolizuar luftëtarin.

49. Monumentin e Skënderbeut mbi kalë në qendër të Romës e zbuloi Benito Musolini më 27 tetor 1940, një vit e gjysmë pas pushtimit që Italia i bëri Shqipërisë.

50. Viti 2018 është shpallur nga kryeministri Edi Rama si vit i Skënderbeut për nder të 550-vjetorit të vdekjes së tij.

Shqiptarja zgjidhet ρedagogia më e mirë në uniυersitetin italian, dasma e saj me veshje poρullore bën bujë

Erisa Ibrahimi është pedagoge dhe konsulente dizajni për firmat më të njohura italiane, si Dior dhe Gucci. Ajo gjithashtu është zgjedhur në universitetin italian si pedagogia më e mirë.

Sakaq, së fundmi, Erisa ka marrë dhe një nismë të veçantë lidhur me kulturën shqiptare, më konkretisht ruajtjen nëpërmjet digjitalizimit të veshjeve popullore tradicionale të vendit tonë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer gjithçka, nga fillimet në Shqipëri, studimet në Itali dhe deri te puna aktuale.

“Unë besoj që Shqipëria ka qene gjithmonë shumë përpara për pjesën artizanale të veshjeve. Teknikat kanë qene shumë të veçanta, edhe pse shqiptaret nuk kanë qene shumë të dalë.

Duke parë teknikat si realizohen veshjet tona dhe duke parë gjithçka në mbarë botën, gjithmonë theksohet që ne kemi pasur teknika më ta avancuara. Ndaj mendoj që bindjet tona duhet të kenë më shumë zë.

Jam shumë e lumtur që kur ia tregoj të tjerëve, ata i pranojnë. Madje, edhe kur kam ndonjë nxënës shqiptar ia tregoi me shumë dëshirë”.

Më tej, Erisa u ndal dhe dasma e saj dhe festa që ka organizuar në sheshin e Venecias e veshur me veshje tradicionale shqiptare.

“Bashkëshorti është shqiptar dhe është shumë i lidhur. Ai ishte DJ në diskotekat italiane, ndërsa që kur më njohu mua është DJ në festat shqiptare. Atij iu bë shumë qejfi se unë e nxora në mes të Venecias. Ishte diçka shumë e veçantë për të gjithë”.