“Do jete Më e madhja në Tiranë”/ Rama jep lajmin e madh: Do të jetë gati, shtatorin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një inspektim në kantierin e projektit të ri “Kengo Art Park” që po ndërtohet në zemër të natyrës së Petrelës.

Projekti, i cili zë një sipërfaqe prej 32 mijë metrash katrorë, do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën. “Kengo Art Park” është projektuar nga arkitekti i njohur japonez, Kengo Kuma, dhe synon të integrohet në peizazhin natyror të zonës, duke krijuar një hapësirë moderne për aktivitete kulturore dhe artistike.

“I projektuar nga mjeshtri i arkitekturës, japonezi Kengo Kuma, ky park vjen në vazhdën e investimeve të qeverisë për transformimin e aseteve publike duke i kthyer godinat e amortizuara, në qendra arti, kulture, ekspozimi, inovacioni, e hapësira socializimi për të rinjtë, duke ruajtur nga pikëpamja arkitekturore edhe memorien historike të vetë godinave”,shkruan Rama.

Parku do të përfshijë pavione ekspozimi të përhershme dhe të përkohshme, ambiente për workshope dhe punishte arti, shtëpi për artistë, hapësira administrative, si edhe zona shërbimi si bar-restorant dhe ambiente pritjeje e informacioni.

Një element i veçantë i projektit është krijimi i shesheve dhe hapësirave të hapura, përfshirë një strukturë që funksionon si një amfiteatër natyror, e përshtatshme për evente kulturore dhe artistike të ndryshme, duke e kthyer parkun në një hapësirë dinamike socializimi për të rinjtë dhe familjet.

Çfarë i shkrova sekretarit amerikan për Sali Berishën dhe Ilir Metën! Flet Idajet Beqiri!

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për televizionin “Dritare TV”, avokati i njohur Idajet Beqiri ka bërë publike detajet e një letre zyrtare drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Përmes kësaj letre, Beqiri denoncon atë që ai e quan “mosveprim të qëllimshëm” të SPAK-ut ndaj krimeve të rënda që rëndojnë mbi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta.

Sipas avokatit, vendimi për t’iu drejtuar DASH-it erdhi pasi ai ka dorëzuar në SPAK mbi 23 kallëzime penale (pjesë e 285 rasteve në total për të dy personazhet), por kjo strukturë nuk ka nisur asnjë hetim serioz për to. Beqiri pretendon se SPAK ka dalë nga funksioni i tij ligjor dhe misioni për të cilin u krijua në vitin 2019.
Në listën e akuzave të rënda, Beqiri përfshin:

• Shkatërrimin e 525 fabrikave dhe uzinave për t’i shitur si skrap në Serbi, duke dëmtuar rëndë ekonominë kombëtare.
• Vjedhjen e 4 miliardë dollarëve përmes firmave piramidale dhe vrasjen e 3,000 shqiptarëve në vitin 1997.
• Aferat korruptive me privatizimin e Albtelecom (ku pretendon vjedhjen e 500 milionë eurove), Alpetrolit dhe katër hidrocentraleve.
• Vrasjet në Tropojë, tragjedinë e Gërdecit dhe vjedhjen e arit në Krabë.

Beqiri kritikon ashpër prokurorët e posaçëm se po merren me “vogëlima” dhe tendera të vegjël të zyrtarëve të sotëm vetëm për të krijuar një imazh ekuilibri, ndërkohë që injorojnë krimet shtetërore. Ai përdor një krahasim të fortë, duke thënë se “SPAK po merret me mizat, ndërsa elefantët po i lë pa i gërvishtur fare”. Sipas tij, dosja “Partizani” është thjesht një “mizë” krahasuar me aferat miliardëshe që po mbahen në sirtarë.

Avokati kërkon nga administrata amerikane të sqarojë nëse mbështetja e tyre për SPAK-un nënkupton edhe amnistimin e këtyre krimeve të rënda. Ai paralajmëron se nëse drejtësia nuk vepron, populli shqiptar duhet të ngrihet në revolta masive për të mbrojtur shtetin dhe për të kërkuar konfiskimin e pasurive të paligjshme që këto dy familje kanë vënë mbi gjakun e shqiptarëve.

Për ta bërë më të qartë situatën, kjo është sikur një ekip zjarrfikësish të merret me shuarjen e një shkrepëseje të ndezur në oborr, ndërkohë që e gjithë shtëpia pas tyre është përfshirë nga flakët e mëdha dhe ata refuzojnë të kthejnë kokën

Romeo Kara jep detajet e “ditëve të zeza” për qeverinë socialiste, kush është gruaja që rrezikon të tr*nditë pozitat e…

Juristi Romeo Kara ka bërë deklarata të forta që hedhin dritë mbi atë që ai e cilëson si dobësimin real të mazhorancës socialiste dhe frikën e saj nga përballja me drejtësinë. Duke komentuar vendimin e Këshillit të Mandateve për të mos i hapur rrugë kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e Belinda Ballukut, Kara paralajmëron “ditë të zeza” për qeverinë dhe flet për standarde të dyfishta, kapje të shtetit dhe aleancë të hapur të politikës me krimin. Sipas tij, prapaskenat e këtyre vendimeve dhe dosjet që po zgjerohen, rrezikojnë seriozisht pozitat e Edi Ramës dhe mund të sjellin tronditje të forta në majat e pushtetit. Kara ndalet edhe te dosja e AKSHI-t dhe roli i drejtoreshës Mirlinda Karçanaj. Sipas tij, fakti që kryeministri nuk e shkarkon Karçanajn tregon se pas saj fshihet një zinxhir shumë më i madh përgjegjësish dhe se kjo çështje mund të jetë një nga pikat më tronditëse që pritet të dalë në dritë.

-Z. Kara, Këshilli i Mandateve vendosi që të mos lejonte Prokurorinë e Posaçme që të arrestonte Belinda Ballukun. Pse ky vendim i mazhorancës?

Unë jam me bindje të plotë që vendimi i Këshillit të Mandateve dhe rregullorja nuk mund të jetë një gjykim themeli. Është një vendim, ku ata duhet patjetër ta kalojnë çështjen në seancë. Mund të japin një sugjerim, por çështjet do të kalojnë në seancë, pasi është më tepër një procedurë e cila shqyrton nga ana formale kërkesën dhe nuk merret me kalimin e provave apo me pjesën e gjykimit në bazë të çështjes, në themel të saj. Për këtë arsye, kanë përdorur fuqinë e tyre politike për të mos i hapur rrugë një procesi atje në seancë. Pothuajse edhe atje ata shohin nëse ka prekje të pushtetit politik, në kuptimin që, nëse nuk ka prova, synohet të preket integriteti dhe pavarësia e pushtetit politik. Por nëse ka një proces të rregullt nga ana e prokurorisë dhe nëse shoqërohet me prova, atëherë ata duhet t’i hapin rrugë kërkesës së prokurorisë.

Ky ka qenë standardi që u mbajt në disa raste për disa vite, por tani kemi një standard të dyfishtë. Kjo tregon se mazhoranca nuk mund ta përballojë dot më respektimin dhe zbatimin e standardeve të qarta. Për mua, kjo është dobësi e mazhorancës, e cila duke ruajtur një imunitet, në fakt ka rrëzuar të gjithë imazhin të cilin ishte munduar ta mbante deri tani. Në thelb, asnjë deputet nuk duhet të ketë imunitet përballë procesit penal. Nëse ne do të kufizojmë kërkesat e prokurorisë në mënyrë të vazhdueshme, në një mënyrë të tillë nuk kemi bërë gjë tjetër, por kemi cunguar pushtetin e saj.

Pra, pushteti politik, në iniciativë të rastit, cungon pushtetin e prokurorisë. Duket sikur të vepruarit brenda sallës së parlamentit apo dhomave që ka parlamenti, të ndara sipas këshillave të ndryshme, është brenda pushtetit të tij. Por jo, në këtë rast është e prerë dhe e qartë: nëse cënohet procedura penale, është cënuar pushteti i drejtësisë. Duke e lënë pezull, nuk bëhet gjë tjetër veçse shmanget një përballje që do të kenë me faktorin ndërkombëtar. Sepse nëse do të shkojnë në seancë dhe pastaj do të votojnë kundër, atëherë faktori ndërkombëtar dhe ai i brendshëm do të reagojnë shumë fort. Është një standard të cilin ata nuk lejojnë që ta shkelim në këtë mënyrë. Për këtë arsye është gjetur kjo zgjidhje për të përfituar kohë.

– Edi Rama ka tetëdhjetë e tre mandate, por duket se, edhe pse është mazhoranca me numrin më të madh të mandateve, është mazhoranca më e dobët që kur ai mori pushtetin në vitin 2013. Si shpjegohet?

Nuk është numri i mandateve, është morali. Vit pas viti, morali i kësaj qeverisjeje ka rënë. Kryeministri nuk mund të flasë më në të ardhmen për suksese që thotë se do t’i bëjë kur ato nuk bëhen. Gjithashtu, kapja e shtetit u plotësua tashmë. Shteti u kap nga ana politike, u kap administrata, u kapën tregjet dhe u bë një konsolidim i një procedure të mbuluar në dukje me ligj. Kjo është më e keqja: që pasuritë kombëtare po merren dhe po ndahen me ligj. Në aleancë me krimin, u bë një aleancë nga zgjedhja në zgjedhje, gjithnjë e më e plotë, deri në paritet të plotë; në disa vende politika u bë edhe vasale e krimit. Media, gjithashtu. Pra, në gjithë këto vite ka ndodhur tjetërsimi i një force politike në partnere të krimit.

Kjo është shumë e rëndë, por ky është realiteti. Shumë nuk duan ta pranojnë, por ata që heshtin dhe nuk thonë të vërtetat, është mirë të heshtin. Fakti që mund të militosh në një forcë politike apo ta simpatizosh atë, nuk të jep asnjë të drejtë të mohosh realitetin, të mohosh të vërtetat dhe të mbyllësh sytë para këtij realiteti. Këto veprime do t’i quaja as më shumë e as më pak bashkëfajësi. Nëse edhe një zë i vetmuar si zëri im i bën që të heshtin, atëherë kjo flet për dobësinë e tyre. Forca në politikë nuk varet nga numri; ai vetëm të jep disa ditë më tepër. Varet nga morali. Unë nuk besoj se ka ngelur më moral në këtë forcë politike në këto momente. Ata kanë nevojë të reflektojnë, por nuk duan. Si duket, këtë reflektim e kanë rezervuar mbase për kur të dalin në opozitë, por unë mendoj që edhe tani kanë humbur të drejtën për të qeverisur. Prandaj, me një organizim të njerëzve që kanë tru në kokë dhe devotshmëri, shumë shpejt do t’i shohim jashtë qeverisjes. Kjo është bindja ime.

-Si e komentoni dosjen e AKSHI-t dhe pse kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon drejtoreshën Mirlinda Karçanajn?

Ergys Agasi kërcënon edhe ministra. Unë besoj se në këtë lloj shteti pa shtet që kemi ndërtuar, i vetmi që mund të kërcënojë ministra është Kryeministri. Pra, personi në fjalë ku e gjeti këtë pushtet, duke mos qenë as i mandatuar dhe as i emëruar? Një person që është një biznesmen i thjeshtë, djali i një ish-deputeti, ka këtë fuqi sa t’i rrijë e gatitu drejtoresha e AKSH-it, prokurorë, gjykatës, shefa komisariatesh, biznesmenë dhe ministra. Ky person ka marrë fuqi de fakto nga vetë Kryeministri dhe nga askush tjetër. Çfarë do të bëjë Kryeministri kur ajo zonja që rrinte si hu para jaranit të tij, t’i thotë që i ka hapur rrugë atij që ai vetë ka dërguar dhe që ka folur në emër të tij? Unë jam ekspert në këtë pjesë.

Ai ka përdorur një forcë të paligjshme të deleguar në mënyrë të paligjshme de fakto, mbase edhe de jure, pasi nuk po i shohim dot të gjitha letrat. Ku ka policë që të mpleksen në këtë mënyrë të hapur dhe të heqin edhe kapuçin kur rrëmbejnë një biznesmen për ta kërcënuar në emër të këtij taksidari personal të Kryeministrit? Kjo ndodh vetëm me bindjen e plotë se ky person ka një pushtet kaq të madh sa nuk ka ligj që vepron mbi të. Këtu kemi të bëjmë me një çështje shumë më të madhe se vetë drejtoresha e AKSH-it. Nuk ka dyshim që Ergys Agasi ka qenë një “Benjamin” shumë i afërt me Kryeministrin.

I dolën të palarat te skandali i AKSHI-t, Agron Shehaj bën veprimin e rëndë ndaj inxhinierit që i nxori provat

Pasi nxori provat se Agron Shehaj është i zhytur personalisht në skandalin e AKSHI-t dhe prandaj nuk flet, inxhinieri Gent Progni po sulmohet masivisht në media.

Aktivisti i njohur për demaskimin e politikanëve shqiptarë ka postuar një artikull, ku ai sulmohet nga punonjësit e call center të Agron Shehajt. Pretendimi i tij është se Shehaj ka aktivizuar njerëzit e tij për ta sulmuar online me çdo mundësi që kanë.

Para pak ditësh, Shehaj deklaroi se po akuzohet nga bandat. Pra, sipas tij, inxhinieri Gent Progni është kriminel.

Duket se kjo histori do të zgjasë shumë, që kur në media doli prova se partneri i biznesit të Agron Shehajt është emëruar nga Edi Rama si drejtor i përgjithshëm i Start Up-eve në Shqipëri, ku shpërndahen miliona euro në vit për kompani të lidhura me Shehajn.

Aktivisti Gent Progni ka zbuluar një prapaskenë të llahtarshme për Agron Shehajn. Me një postim në Facebook, ai ka shpjeguar arsyen pse Shehaj nuk bën asnjë reagim publik për skandalin e AKSHI-it.

E vërteta është se Shehaj është i përfshirë në këtë skandal me njerëzit e partisë së tij. Ky ka qenë shpërblimi që i ka dhënë Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas asaj që ka zbuluar Progni, gruaja e deputetit të Shehajt, Erald Kapri, ka qenë zëdhënësja e drejtoreshës së AKSHI-t. Më pas ajo u shpërblye nga Edi Rama duke e bërë drejtoreshë tek Euronews, televizioni qeveritar me pronar të famshmin Teo, i cili i bën fresk sistematikisht qeverisë dhe Agron Shehajt.

Me të lexuar këtë denoncim nga Progni, Shehaj ka reaguar me një video duke thënë se disa aktivistë të lidhur me bandat po sulmojnë partinë e tij.

Progni është përgjigjur menjëherë me prova të reja. Ai ka zbuluar se Rama ka bërë drejtor të përgjithshëm të Start Up-eve në Shqipëri njeriun e Agron Shehajt, ose më saktë partnerin e tij të biznesit. Ky drejtor quhet Arjan Ymeri, i cili ka shpërndarë miliona në kompanitë e lidhura me Agron Shehajn.

Deklarata e fortë që “trnditi” shtëpinë dhe ndezi rrjetin( Video )

Unë jam përtej të gjithëve. Kam mundësi reale ta fitoj këtë. Ka më të mirë se unë në këtë shtëpi? Jam super i sigurt për këtë gjë.”

Këto fjalë të Stenaldos, të thëna sot, shënuan një ndryshim të papritur në sjelljen e tij, duke shkaktuar menjëherë stuhi reagimesh brenda dhe jashtë shtëpisë.

Komentet shpërthyen:

– “Mos u trego arrogant!”

– “Vetëbesim apo mendjemadhësi?”

– “Më në fund po flet si fitues!”

– “Ky është Stenaldo që duam të shohim!”

Ndërsa një pjesë e publikut e akuzon për arrogancë, të tjerë e shohin këtë si momentin kur ai po shfaq karakterin e vërtetë të një fituesi.

Vetëbesim ekstrem apo strategji e zgjuar?

Fillimi i fitores apo rënia e tij më e madhe?

Një gjë është e sigurt:

Stenaldo sot u kthye në qendrën absolute të vëmendjes dhe rrjeti po zien!

💬 Po ti, si e sheh këtë ndryshim të Stenaldos? Fitues apo arrogant?

⬇️ Komento dhe shpërndaje!

Video Player

Do e paguajnë dhe të gjithë emigrantët! Për herë të parë, Qeveria shton ‘taksën’ e fortë që do rëndojë xhepat e shqiptarëve

Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën e konsultimeve dhe tashmë është në fazën finale të miratimit në qeveri. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave Petrit Malaj.

“Ky projektligj do të miratohet në qeveri këtë muaj. Kemi mbaruar fazën e konsultimeve dhe nisma është shumë pozitive, pasi adreson një fenomen që Shqipëria është e rrezikuar, atë të dëmeve nga tërmetet. Më pas, drafti do t’i nënshtrohet diskutimeve në Kuvend për detajet dhe hyrjen në fyqi të tij”, – tha Malaj.

“Jemi ende herët për të thënë shifra të tilla. Ajo që është e sigurt që primi apo tarifa që do të vendoset do të jetë e përballueshme nga çdo familje. Mbi të gjitha, këtë proces do ta menaxhojë shteti, pra do të jetë një agjensi shtetërore që merret me të gjithë ecurinë e procesit”, sqaroi Malaj në emisioni “E-ZONE”.

Pas tërmetit tragjik të 2019, qeveria ka vendosur që dëmet nga tërmeti si një vend me risk të lartë, t’i përballojë me sigurimin me detyrim të banesave. Çdo familje do të paguajë një tarifë vjetore në rast të dëmeve që do të shkaktojë një tërmet i mundshëm. Por çfarë parashikon të mbulohet nga kjo tarifë?

Nisma është përfshirë në debate, nëse tarifa do të jetë e unifikuar nga veriu në jug, mbi të gjitha pse ajo përfshin vetëm dëmet nga tërmetet kur fatkeqësitë natyrore që prekin vendin janë dhe përmbytjet apo zjarret. Mbi të gjitha, debati më i madh i kësaj nisme është: A duhet të jetë me detyrim një sigurim i tillë?

Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë duke u ushtruar në palestër ish-basketbollisti i Kombëtares, vëllai i Ema Andreas

Ditët e fundit të këtij viti kanë sjellë një lajm të zi për sportin e Basketbollit dhe Dinamos, pasi ish-basketbollisti Enea Andrea ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur dhe parakohshme, në moshën 54-vjeçare.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një palestër sportive gjatë orarit që ai ushtrohej, por që këtë gjerë shkoi për të mos u kthyer më. Rreth 7 vite më pare ai kaloi një problem me zemrën pas të cilit u rikthye në formën optimale fizike dhe që prej asaj periudhe ushtrohej çdo ditë.

Një lajm i hidhur për sportin e Basketbollit dhe median shqiptare ku ai prej disa vitesh kryente edhe rolin e specialistit në komentet televizive të basketbollit amerikan NBA dhe jo vetëm.

Enea Andrea është gjithashtu vëllai binjak i aktores të njohur shqiptare Ema Andrea. Ai luajti për shumë vite basketboll si pjesë e ekipit të Dinamos dhe ekipit kombëtarë.

“U njohëm në FB, më mori 14 mijë EURO”, e dënuar me 7 vjet BURG për mashtrim, ekstradohet nga Spanja 42 vjeçarja nga Pogradeci!

Një 42-vjeçare është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë.

Marjana Gjona është dënuar nga Gjykata e Pogradecit me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë dhe në Gjermani, u finalizuan në kuadër të operacionit “The Ëanted”, procedurat për ekstradimin:

-nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;

-nga Shqipëria, në Gjermani, të shtetasit Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Detaje të reja nga hetimet për atentatin e Rinasit: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri janë fokusuar te vëzhgimi i qindra kamerave sigurie për të shkuar te gjurmët e autorëve.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë siguruar të dhëna me interes për grupin hetimor. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autorët, pasi kryen atentatin dhe dogjën mjetin tip Toyota me targa greke që përdorën në krim në fshatin Halil, janë larguar me një mjet të kamufluar si ambulancë.

Hetuesit kanë dyshime që mjeti i kamufluar si ambulancë ka qenë në zonën pranë rrethit të Rinasit kur ka ndodhur atentati dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Halil pasi kanë pritur që vrasja u krye.

Autorët pas ngjarjes e dogjën mjetin Toyota që përdorën në krim në një zonë të pyllëzuar dhe kodrinore në fshatin Halil, aty ku dyshohet se i priste edhe mjeti tjetër i kamufluar si ambulancë për t’u larguar në drejtim të paditur./ A2 CNN

Parashikimi i horoskopit për 2026-ën

Fundi i vitit na gjen duke planifikuar se çfarë do të arrijmë gjatë 2026-ës, por nuk do të ishte keq po të hidhnim një sy nga astrologjia. Viti i ardhshëm do të ketë lëvizje të rëndësishme astrologjike për të gjitha shenjat, ku edhe ndryshimet më të vogla do të jenë domethënëse.

Siç parashikon Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie”, gjysma e parë e vitit nuk do të jetë shumë e qëndrueshme. Periudha e verës sjell fat për të ndërmarrë rreziqe, për të shijuar dhe për të ndryshuar jetën tonë.

Për disa shenja do të ketë të ardhura financiare, të tjera do të gjejnë dashurinë, do të ndahen apo do të pësojnë ndryshime në karrierë. E sigurt është që në 2026 nuk do të mungojnë surprizat.

Dashi

2026 nuk do të jetë një vit i lehtë, por me shanse. Sfidat dhe vështirësitë do të sjellin shanse që ju çojnë në zhvillim. Do të hidhni themelet e jetës suaj, ndaj kujdesuni që të jenë të forta. Kalimi i Saturnit e Neptunit në shenjën tuaj shënon fillimin e një cikli të gjatë për ju. Disa prej jush morën një shije gjatë 2025. Kalimi i Saturnit kërkon të jeni të disiplinuar, të organizuar, të tregoni mençuri dhe të mbani përgjegjësi për të përballuar pengesat. Gjëra të mira vijnë në pjesën e dytë të 2026 me Jupiterin në shtëpinë e pestë që do të sjellë fat, gëzime, dashuri të re apo një fëmijë. Vijoni të jeni parashikues në sferën financiare deri më 26 prill. Në aspektin social mund të keni ndryshime, miq që largohen dhe njerëz të fuqishëm që hyjnë në jetën tuaj. Jini me këmbë në tokë, lini mënjanë zhgënjimet e iluzionet dhe organizimi s’duhet të mungojë ose mund të hasni vështirësi të paimagjinueshme. Në gjysmën e parë të vitit favorizoheni nga shtëpia, familja e prona, kurse në të dytën keni shanse në erotizëm, krijimtari e financa.

Demi

Më në fund çliroheni në datën 26 prill nga Urani ku kaluat një periudhë që ju nxjerr nga siguria e domosdoshme për përditshmërinë tuaj dhe do të qetësoheni. Deri atëherë jini të kujdesshëm gjatë shkurtit, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Ndryshimet parashikohen edhe për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës ku mund të hyjnë njerëz të rinj në jetën tuaj, madje mund të keni ndryshime në jetën sociale, karrierën dhe punën tuaj. Mund të merrni drejtim tjetër në karrierë. Pas prillit dhe për 7 vjet duhet të jeni parashikues në sferën financiare, të organizoheni mirë sepse do të keni edhe periudha të vështira. Në gjysmën e parë të vitit do të mbështeteni nga njerëzit tuaj, kurse në të dytën priten zhvillime të fuqishme në aksin karrierë-jetë sociale-familje-punë. Mund të përmirësoni kushtet e jetësës, të mendoni për një shtëpi të re, të zhvendoseni ose të vijë një person i ri në familje apo të keni mbështetje e gëzime nga familja.

Binjakët

Më në fund do të dilni nga një periudhë e vështirë, keni kaluar sfida në jetën sociale e profesionale, pengesa e plogështi. Do t’i lini pas dhe me Uranin në shenjën tuaj mund të hasni një pasiguri ose dalje nga zona e rehatisë. Shiheni me mendje të hapur dhe mendoni që do të jetë shumë pozitive sepse do të ketë njerëz të rinj, ide e rrugë të reja në jetën tuaj. Jini të kujdesshëm që nëse këto ndryshime vijnë nga ana juaj dhe në kërkim të një lirie kur jeni nën presion, shihini mirë ndryshimet. Mos veproni në mënyrë impulsive. Është vit shumë i mirë për financat ku në 6-mujorin e parë favorizoheni ndaj kapni shanset. Në pjesën e dytë të vitit ka shanse për takime interesante që do t’ju ndryshojnë jetën ose promovoni punën tuaj. Miq të rinj do të futen në jetën tuaj dhe do t’i qëndrojnë kohës, kurse të tjerë do t’ju zhgënjejnë. Planet e së ardhmes do të pësojnë një ndryshim, ndaj mos i shprehni para kohe.

Gaforrja

Një vit që ka ende shumë për t’ju dhënë, dhurata deri më 30 qershor, kurse pjesa e dytë e vitit sjell të ardhura financiare nga puna juaj. Jini të kujdesshëm në rrjetin social e punën tuaj sepse një mbështetje mund të largohet. Mos ekspozoni jetën personale sepse në të ardhmen mund të hasni njerëz që duan të përfitojnë. Do të keni një dashuri të fortë ku mund të mënjanoni gjithçka në jetën tuaj. Përfitoni nga zhvillimet financiare që do të plotësojnë dëshirat dhe jo vetëm nevojat.

Luani

Tema kryesore janë marrëdhëniet e bashkëpunimet, do të keni ndryshime rrënjësore në to dhe në karrierë e jetën sociale. Mund të keni ndarje dhe njerëz të rinj, marrëdhënie që do të lënë gjurmë do të hyjnë në jetën tuaj me kalimin e Jupiterit në shenjën tuaj ku do të keni shanse të krijoni, të dashuroni, të shkëlqeni, por jini të ekuilibruar me entuziazmin. Priten shanse në shtator dhe gjërat që do të realizoni do të vendosen në themele të reja, një ëndërr që vjen në jetë. Kujdes me çështjet ligjore dhe disa do të kenë një hob të ri që do ju japë gëzim apo ta ktheni në punë. Njerëz të rinj do të hyjnë në jetën tuaj, kurse të tjerë mund të largohen.

Virgjëresha

Jeta sociale, karriera dhe përditshmëria janë temat kryesore për ju. Karriera juaj mund të ndryshojë që i shërbejnë përmirësimit të përditshmërisë suaj, madje mund të pësoni një metamorfozë. Përshtasni përditshmërinë në mënyrë që të jetë në funksion të shëndetit. Në shtëpinë e gjashtë keni Plutonin dhe nëse bëni punë të rënda, do ta ndieni ndikimin në vitet e ardhshme. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet pësojnë ndryshime e vështirësi. Është momenti të hyni në një lidhje të re që në fillim mund të mos ketë qëndrueshmëri, por me durim dhe kujdes do të keni shanse të mira. Pjesa e dytë e vitit është shumë favorizuese për jetën intime, me familjen, programoni hapat e mëtejshëm sepse në 2027 Jupiteri kalon te ju dhe sjell gjëra të mira. Kujdes me sferën financiare, mos hyni në borxhe dhe mund të keni ndihmë e mbështetje.

Peshorja

Disa nga ndryshimet që do të ndodhin në 2026, i shijuat që në 2025. Kryesorja tanimë janë marrëdhëniet e bashkëpunimet ku kaloni në një fazë të re jete. Është e rëndësishme të vlerësoni njerëzit që ju afrohen, marrëdhëniet personale e profesionale, pa mbi apo nënvlerësim. Nëse tejkaloni, do të keni zhgënjime, vështirësi, ndarje që do t’i lënë vend diçkaje të re. Aksi tjetër kryesor është ana emocionale dhe rrjeti miqësor e social. Në këtë të fundit, jeni të favorizuar gjatë gjithë 2026, sidomos deri më 30 qershor ku do të keni shanse dhe do të gjeni njerëzit e përshtatshëm që do të mbështesin qëllimet e synimet tuaja, por edhe njeriun e zemrës. Do të keni ndryshime me planet e së ardhmes për të shkuar jashtë shtetit apo për studime. Jini të përpiktë në çështjet ligjore. Hapet një trajektore e re dhe kujdesuni të jetë sa më e bukur.

Akrepi

Një vit i rëndësishëm që sjell ndryshime thelbësore në familje, shtëpi e vendbanim. Këto do t’i ndieni në pjesën e parë të 2026, sidomos në shkurt me eklipsin e datës 17, ku ndikohen më shumë të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Edhe të lindurit në ditët e para janë në fazë ndryshimesh rrënjësore. Jeni në një periudhë shumë favorizuese gjatë gjithë vitit ku në pjesën e parë do të keni mundësinë për lëvizje që hapin rrugë në karrierë, mund të udhëtoni dhe ta projektoni mirë të ardhmen. Pjesa e dytë e 2026 sjell shanse në jetën sociale që do të sjellin burime të ardhurash. Kryesorja është të fokusoheni në përditshmëri, ta organizoni që t’i shërbejë forcimit të shëndetit tuaj.

Shigjetari

Është një vit shumë aktiv, me veprimtari dhe shanse që sjell themele e gjëra të bukura në jetën tuaj. Kalimi i Jupiterit në Luan më 30 qershor favorizon planifikimin e të ardhurave, por edhe Saturni e Neptuni në Dash do të krijojnë themele pozitive për një jetesë sa më të mirë. Në pjesën e parë të 2026 përqendrohuni te përditshmëria dhe organizojeni sa më mirë.

Bricjapi

Një vit ku duhet të fokusoheni te të ardhurat e financat ku do të keni shanse shumë të mira, sidomos në pjesën e dytë të tij. Në pjesën e parë, sidomos në fund të janarit e në shkurt kini kujdes me iniciativat, sidomos në investime që të mos ju nxjerrin jashtë planeve e buxhetit. Është vit shumë pozitiv për marrëdhëniet e bashkëpunimet, por një temë që mund t’ju shqetësojë pak do të jetë aspekti familjar ose çështje që lidhen me pronën e shtëpinë, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Do të favorizoheni në marrëdhëniet personale e profesionale, mjafton të jeni të kujdesshëm.

Ujori

Një vit shumë i rëndësishëm, sidomos në pjesën e dytë ku eklipset hënore do të ndodhin në aksin Ujor-Luan dhe do të keni ndryshime që do të ndodhin pavarësisht vendime tuaja. Jeni në një fazë transformimi, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që do ta ndiejnë edhe më tepër, por edhe ata të lindurit në ditët e fundit që do t’i shohin deri në fund të prillit. Pjesa e dytë e 2026 sjell shanse në marrëdhënie e bashkëpunime ku do të gjeni njerëz që do t’i japin fund beqarisë. Disa mund të kenë ndarje, por kjo duhet të bëhet me qëllim që të vijnë njerëz të rinj.

Peshqit

Vjen fundi i një periudhe të vështirë e stresuese që ju plogështoi. Keni përpara gjëra të mira, dhuratat që nuk ua dha 2025 do t’i merrni deri më 30 qershor. Nga mesi i marsit e deri në fund të qershorit 2026 do t’i marrë gjysma e dytë e shenjës. Pas kësaj date, do të keni të ardhura financiare dhe gjithçka për të cilën jeni munduar, do të shpërblehet. Duhet të fokusoheni në jetën personale, mund të keni disa shqetësime më të mëdha, kujdesuni për shëndetin e prapaskenat që mund të thuren ose të implikoheni. Kalimi i Uranit në Binjak në datën 26 prill do të nisë një periudhë ndryshimesh për ju që do ta ndiejnë të lindurit në muajin shkurt. Do të dilni herë pas here nga zona e rehatisë, do të ndryshoni shtëpi apo punë, por do të përshtateni shumë mirë.