I Ιargohet bashkëshortja nga shtëpia, 38-vjeçari denoncon në ρolici.

Një 38-vjeçar ka denoncuar në komisariatin e policisë në Korçë se është larguar nga banesa
bashkëshortja e tij.

E.N., 38 vjeç, banues në fshatin Drenovë ka denoncuar se është larguar bashkëshortja, S.A., 24
vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.03.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi E. N., 38 vjeç,
banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij
shtetasja S. A., 24 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Ngjarje fataΙe/ Puma sυΙmon dy vëllezërit, njëri υdes, ρΙagos rëndë tjetrin

Dy vëllezër u sulmuan të shtunën nga një pumë në ultësirën e Sierra Nevada, në veri të Kalifornisë, ku si pasojë e së cilës më i madhi u vra dhe i dyti u plagos rëndë. Vëllezërit po kërkonin për brirë dreri në një zonë të largët pyjore pranë Georgetown, El Dorado County, në verilindje të Sacramento.

Sipas një përditësimi nga zyra e sherifit të qarkut, 18-vjeçari u nda nga vëllai i tij gjatë sulmit dhe arriti të thërrasë për ndihmë pavarësisht se pësoi lëndime të rënda në kokë. Pak më vonë, policia ka pikasur macen sipër trupit të 21-vjeçarit dhe kanë qëlluar me armë për ta trembur. Ndonëse nxituan për t’i dhënë ndihmë, zbuluan se i riu tashmë kishte vdekur.

Pasi u gjurmua, kafsha e egër u vra. Ndërkohë, 18-vjeçari i plagosur iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme dhe sipas burimeve spitalore nuk është në rrezik për jetën.

Pumat janë zakonisht grabitqarë të vetmuar që jetojnë në rajonet malore të shteteve perëndimore të SHBA dhe Kanadasë. Ata ushqehen kryesisht me drerë dhe brejtës, ndërsa sulmet e tyre ndaj njerëzve janë relativisht të rralla. Sipas raporteve amerikane, ky është sulmi i parë fatal nga një pumë ndaj një personi në Kaliforni në 20 vjet. I mëparshmi u regjistrua në janar 2004, kur një çiklist u vra në një park të Orange County, në jug të Los Anxhelosit.
(BalkanWeb)

“Më ke hedhur gjithmonë poshtë, jam budaΙΙaqe se të kam toΙeruar”- Heidi dhe Romeo i dhanë fund Ιidhjes, por jo debateυe

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi i dhanë fund lidhjes së tyre në shtëpinë e Big Brother Vip, por duket se debatet mes tyre vazhdojnë.

Një vendim i Heidit, që nxori në nominim Vesa Smolicën e cila u eliminua nga Big Brother Vip, ka shkaktuar zemërim tek Romeo Veshaj, i cili i kërkoi llogari ish-partneres.

Por kjo e fundit është shprehur se kjo ishte një zgjedhje e saj duke iu drejtuar Romeos “gjithmonë më ke hedhur poshtë”. Ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke i thënë “të kanë shpërlarë”.
Pjesë nga debati:

Romeo: Kur të kam hedhur poshtë?

Heidi: Gjithmonë, jam mësuar. Por jam budallaqe që ta kam toleruar deri tani

Romeo: Kur më ke toleruar?

Heidi: Më ke hedhur poshtë 100 herë. Problematikat ishin, pse të mos bëja një gjë siç doja vetë. Pse të mos bëja një nominim me njerëzit që doja unë, për qejfin tim, çfarë ndjej unë më shumë

Romeo: Nuk është qejf! Ty të kanë shpëlarë këtu.

Heidi: As nuk më flet më…

Romeo: Për çfarë duhet të të flas unë ty, nuk me jep asnjë argument, përveç ‘kështu e ndjeva’

Heidi: Ti do që të gërricesh…

“E υërteta triυmfon”/Ja çfarë thotë ish-ραrtnerja e Meritonit këtë herë

Në ‘Prime-n’ e kaluar, Meritoni rrëfeu një histori tepër të trishtë që kishte të bënte me djalin e tij të vogël, Loarin.

Pas rrëfimit të tij, erdhi një reagim prej ish-partneres, e cila nëpërmjet një story në Instagramin e saj ngriti shumë pikëpyetje kudo nëpër rrjet.

“Ka punuar pastruese”, Elton Ilirjani rrëfen fillimet e Julias në SHBA
Një tjetër reagim ka ardhur dhe ditën e sotme, ku Egesta ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj duke shtuar në fund se ‘e vërteta gjithmonë triumfon’!

1 në 3 persona në botë me ρrobΙeme neυroΙogjike, mjekët: E njëjta sitυatë edhe në Shqipëri

Një raport i fundit nga OBSH ka zbuluar se 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike.

Këto probleme në përgjithësi prekin trurin, palcën kurrizore ose muskujt dhe mund të çojnë në çrregullime të lëvizjes ose ndryshime në emocione dhe sjellje.

Por mjekët specialistë thonë se ky problem nuk është vetëm jashtë vendit, por edhe në Shqipëri.

Sipas tyre trendi në rritje për këto probleme vjen për dy arsye.

“Rritja progresive e rasteve lidhet me dy këndvështrime, jetëgjatësia është rritur tashmë dhe ka dhe ndryshim të mënyrës së jetesës dhe kjo e shton sëmundshmërinë. Janë të gjitha grupmoshat të prekura, grupmoshat e reja kanë qenë prezentë në këtë sëmundje, kuptohet që kontingjenti më i rrezikuar janë mosha e tretë personat mbi 60 vjeç sepse edhe sëmundjet bashkëshoqëruese janë më të shprehura tek to.

Por goditjet cerebrale janë më shpeshtat.

“Stroke, aksidentet vaskulare cerebrale ishemike apo hemorragjike ngelet në vend të parë të sëmundjeve për shtim dhe rrezikshmëri. Është patologjia me e rrezikshme, pastaj janë krizat epileptike, sëmundjet e dëmtimit të shtyllës kurrizore”.

Apeli kryesor i mjekëve është mosneglizhenca e shenjave të para që shfaqin këto probleme.

“Shenjat janë të karakterit të ndryshëm, ato që duhen vlerësuar menjëherë janë çrregullimet e të folurit, paaftësia për të komanduar apo ndjerë siç duhet anësitë, vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit, çrregullime të shikimit”.

Të dhënat tregojnë se edhe vdekjet e parakohshme të shkaktuara nga problemet neurologjike janë rritur me 18% që nga viti 1990.

“Ka ρυnuar si ρastruese në New York”/ Elton Ilirjani rrëfen ρeripecitë e Julias: Ja pse nuk doja që kυshërira të hγnte në BBV

Elton Ilirjani ka treguar në E Diell se sa shumë dashuri ka për kushërirën e tij Julia, e cila është një nga banoret e BBV3.

Eltoni tregon se marrëdhënie me të u bë më e ngushtë në Amerikë dhe tashmë ajo është drejtuesja e tij artistike. Ai tregon se Julia ka pasur një jetë shumë të vështirë, u detyrua të largohej nga Shqipëria për shkak të bullizimit që vajza e saj përjetoi kur ishte 13 vjeç dhe se ka punuar në Amerikë edhe si pastruese, vetëm për t’i siguruar një jetë sa më të mirë të bijës.

Elton Ilirjani: Ne kalojmë shumë mirë bashkë në Amerikë, është drejtuesja ime artistike e imja, e shfaqjeve të mia, ajo është shumë modeste, nuk e thotë, ka zgjedhur të mos ta thotë, por ajo është e regjistruar në javët zyrtare të modës si drejtuese artistike e imazhit tim. Ajo është mbi ata që bëjnë make-up. Ajo e do aq shumë Shqipërinë, sa më la mua në mes të Parisit, me javën e modës së Parisit dhe Milanos dhe me filmin dokumentar të modës dhe zgjodhi “Big Brother VIP”. U mërzita , kam qenë kundër, e ka thënë edhe vetë, por ajo e ka bërë këtë gjë për dy arsye, e para se ajo e do shumë Shqipërinë, është fanse deri në çmendur për Shqipërinë, ajo nuk e shikon dot fare New Yorkun, për të është fare inekzisten kur vjen fjala tek Shqipëria. E dyta është sepse ajo do që t’i jepet fund bullizmit, e ka personale, kur e thotë, e ka vërtet sepse ajo ka ikur nga Tirana e detyruar, u bullizua vajza e saj dhe ajo nuk dilte dot nga shtëpia.

Si një nënë e vetme, mori përsipër rrugën e Amerikës, nuk më telefonoi kur kishte nevojë nga ana financiare. Julia ka bërë punë shumë të vështira, ka arritur sa ka bërë edhe pastruesen në hotel për të mbajtur atë vajzë. Unë me të jemi ngritur bashkë dhe e dua shumë. Uroj që të japë më të mirën e vetes dhe të ndihmojë shumë gra shqiptare sepse është një personazh që duhet ta shohin me vëmendje.

SυΙmi terrόrist në Moskë, krahu i djathtë i Putin bën dekΙaratën shokύese

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dimitry Medvedev, i dha forcë debatit që është rihapur në Rusi për rivendosjen e dënimit me vdekje për terrorizmin.

Të gjithë po më pyesin mua. Çfarë do të bëni? Ata u kapën. A duhet të vriten?

Është e nevojshme! Dhe do të jetë! Por është shumë më e rëndësishme të vriten të gjithë të përfshirët në sulm! Të gjithë! Kush pagoi! Ne duhet t’i vrasim të gjithë.- tha Medvedev.

Tërmeti 7 baΙΙë ‘godet’ këtë vend, raρortohet për të νdekυr

Të paktën 3 persona humbën jetën nga tërmeti me magnitudë 7 ballë që ndodhi në Papua Guinenë e Re, transmeton Anadolu.

Siç raportoi gazeta vendase “Post-Courier”, tërmeti i 23 marsit shkaktoi humbje jete dhe dëme materiale në provincën e Sepikut Lindor, e cila po përballej me përmbytjet si pasojë e shirave të dendur.

Tre persona humbën jetën nga tërmeti që ndodhi në verilindje të qytetit Ambunti.

Guvernatori i shtetit Allan Bird, në deklaratën e tij për ABC News tha se rreth 1.000 shtëpi u dëmtuan si pasojë e tërmetit dhe përmbytjeve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se një tërmet prej 7 ballësh goditi Papua Guinenë e Re. Tërmeti ishte në një thellësi prej 64 kilometrash.

Papua Guinea e Re ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”.

Në tërmetin e shtatorit të vitit 2022 prej 7.6 ballësh humbën jetën 21 persona.

“Si e mori υesh babai që më ρëΙqenin meshkύjt në ’91-shin!”/ Elton Ilirjani rrëfehet: U t rondit, por ja çfarë më këshilloi…

Elton Ilirjani ka qenë i ftuar në rubrikën “Galeri” në E Diell, ku si rrallë herë ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.

I pyetur se si e mori vesh babai preferencat e tij seksuale, Eltoni shprehet se i tregoi vetë në vitin 1991. Ai i tregoi të atit se pëlqen një shok në klasë dhe kjo fillimisht e tronditi pa masë. Sipas Elton Ilirjanit babai i tij i ka dhënë një këshillë mjaft të vlefshë që i ka shërbyer dhe e ka bërë të jetë ai që është sot.

Elton Ilirjani: Babai ka ndërruar jetë në 2010. Me të kam pasur një marrëdhënie sa të vështirë, edhe emocionuese edhe të bukur, por edhe shumë kërkuese nga ana e tij. Nëse mamaja më thoshte “shelegu” gjithë ditën, babai ishte ai i cili më përgatiste për një hap tjetër në jetë. Në ’91-shin shkova i thashë më pëlqen shoku i klasës, më pëlqejnë çunat. E pashë që u trondit, sado që ai ishte një burrë shumë i kontrolluar dhe më thotë me biseda të gjata disa ditore, më uli dhe me fliste e më thoshte: Nuk ka asnjë gjë të keqe, thjesht është më e vështirë. Ty të duhet të mësosh më shumë në shkollë dhe të bëhesh shumë i pasur që të blesh lirinë tënde sepse nuk do të të dojë asnjë tjetër, as nga motrat, as nga vëllezërit, as nga kushërinjtë, të duam ne dhe ty do të të keqpërdorin, do të të hedhin, do të të shajnë, do sëmuresh dhe do vdesësh.

E vetmja mënyrë që ti të shpëtosh nga ky diskriminim, urrejtje, përjashtim, është që t’i të bëhesh i pasur dhe të blesh lirinë tënde. Kur kanë qenë diskutimet në moshën time të adoleshencës që ky është as mashkull, as femër, “ le të bëhet femër”, thoshin disa kodoshë të familjes sime. Kodoshllëku vjen nga injoranca. Babai më pyet, “ti do të jesh mashkull, apo do të jesh femër”? Unë i thashë dua të jem çun, e më tha “nëse do të jesh çun, duhet të mësosh se çunat si ti do blejnë lirinë”. Tani e kuptoj çfarë ka thënë, kur vdiq në arkivol i kam bërë një foto të syve dhe ishin sytë më të bukur dhe tronditës sepse ishin sy që më flisnin dhe kishin një buzëqeshje. Isha i fundit që e preka. Babai im ishte një burrë shumë i çuditshëm dhe i fortë, ka përtypur shumë për të pasur një fëmijë si unë në ato vite.

Άksident i frikshëm në gαrat Rally, raρortohet për katër tifozë të νdekυr

Gara nën kujdesin e Klubit Hungarez të Automjeteve po zhvillohej në kufirin verior të vendit me Sllovakinë dhe rruga e veçantë fatale ishte ajo midis Lampatlan dhe Bayot… Turma njerëzish ishin mbledhur në rrugën e fshatit që lidh dy qytetet hungareze, kur një nga makinat e garës rrëshqiti në asfaltin e lagur dhe më pas dhuroi disa momente dramatike për të pranishmit aty.

Automjeti shkaktoi një aksident me shpejtësi të madhe pikërisht aty ku ndodheshin spektatorë në këmbë, për pasojë katër persona kanë humbur jetën në vend dhe dy të tjerë, mes tyre një fëmijë janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën!

Në vendngjarje kanë shkuar tetë autoambulanca dhe katër helikopterë për të transportuar menjëherë të plagosurit në spital, pasi 10 spektatorë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta

https://embed.rtl.hu/embed/2341269?autoplay=0