Kυsh është ρronari i teIevizionit që ngacmoi ρrezantuesen e Top Channel?

Rasti i denoncimit të Egla Cenos, për ngacmim seksual, duket se ka shtyrë dhe vajza të tjera të ekranit që të pranojnë ngacmimet që u janë bërë.

Kështu moderatorja Megi Pojani, ka denoncuar ngacmimin që i është bërë nga pronari i njjë televizioni, ku kishte shkuar për intervistë pune.

Ajo ka treguar se ai ka insistuar që të dilnin për darkë, dhe ka qënë shumë ngacmues ndaj saj.

Gjë e cila kishte shtyrë moderatoren që të hiqte dorë nga projekti që do të shfaqte në televizionin në pronësi të tij.

Tani pritet të shihet nëse ditët në vijim, ajo do e bëjë publik emrin e tij, apo thjesht do na lejë ta hamendësojmë.

Këngëtαrja υkrainase tregon ρse zgjodhi të këndonte shqip në Greqi (VIDEO)

Një vajzë nga Ukraina, e quajtur Angelina Statyeva, ka mahnitur jurinë e “The voice of Greece”, teksa ka kënduar shqip këngën “Lule,lule” duke bërë që gjithë anëtarët e jurisë të kthenin karriget.

Angelina u shpreh se nuk di shqip por po mundohet të mësojë dhe se këngën e ka kënduar nga zemra. Së fundmi ajo ka zbuluar dhe arsyen pse zgjodhi pikërisht një këngë shqiptare për të konkurruar.

E pyetur nga Anabel, ukrainasja ka treguar se e pëlqen shumë traditën dhe kulturën ballkanase, përfshirë dhe atë shqiptare. Kjo është dhe arsyeja pse Angelina ka kënduar shqip, një këngë që i solli dhe fat.

Realizuar në vitin 1467, zbulohet ρortreti origjinaαΙ i Skënderbeut nga Gentile Belini

Studiuesi Fotaq Andrea, autor i album-antologjisë “Skënderbeu, Heroi Kombëtar shqiptar”, së bashku me antikuarin Dritan Muka, Kanada, kanë njoftuar ditët e fundit nëpërmjet portalit të njohur « Zemra Shqiptare », zbulimin e rrallë të portretit origjinal të Skënderbeut nga piktori i shquar i Rilindjes italiane e europiane Gentile Bellini, 1467. Portreti mban të shkruar emrin SCANDER BECO, njëlloj si harta portolane e Bartolomeo Pareto-s e vitit 1455, që mban të shkruar emrin SCANDRE BECO.

Ky portret u ble në dhjetor 2020 nga antikuarët shqiptarë që morën pjesë drejtpërdrejt në ankandin “Capsule Auctions” të New Yorkut, ku u vu në shitje koleksioni i madh i Prof. Richard I. Johnson (1925-2020), me rreth 2000 objekte.

Kjo vepër e rrallë artistike, që paraqet origjinal, real dhe autentik portretin e Skënderbeut, prej shekujsh dihej e humbur, ndërkohë që, sipas traditës gojore të përcjellë brez pas brezi, ishte e njohur që piktori italian Gentile Belini kishte pikturuar drejtpërdrejt KryeHeroin e shqiptarëve gjatë shekullit XV. Tërë studiuesit e ikonografisë skënderbegiane, nga Paolo Giovio më 1543 e deri te Friedrich Kenner më 1893, nga Faik Konica më 1901, te Atë Vinces Malaj më 1969, i janë referuar historikisht skicave të humbura të Gentile Belinit për portretin e Skënderbeut, ashtu sikurse gjithë studiuesit e sotëm me në krye prof. Kristo Frashërin.

Mbi bazën e një analize të thellë shkencore, duke ndjekur e kombinuar metodat kryesore klasike të eksplorimit të një vepre arti, si dhe duke iu referuar rreth 70 autorëve shqiptarë e të huaj, studiuesit Fotaq Andrea dhe Dritan Muka arrijnë në vëzhgime e përfundime të qarta dhe bindëse se portreti i purpurt i Skënderbeut është vepër unikale e Gentile Belinit e vitit 1467, kur “Atleti i Krishtit” dhe Mbrojtësi i Europës Gjergj Kastrioti ka pozuar përpara Belinit, portretistit zyrtar të dozhëve të Venedikut.

Studiuesit vërtetojnë për herë të parë se Skënderbeu ka shkuar për vizitë të fshehtë në Venedik, me sugjerim edhe të papa Palit II, për të kërkuar ndihma e të holla që të vazhdohej qëndresa dhe lufta e paepur shqiptare kundër pushtuesit osman. Gjatë kësaj vizite të fshehtë, që përkonte edhe me Karnavalet e Venecies të shkurtit 1467, Skënderbeu shoqërohej nga e shoqja Donika Arianiti Kastrioti dhe i biri 12 vjeçar Gjoni II Kastrioti. Po ashtu edhe nga Dhimitër Frangu, thesarmbajtësi i Skënderbeut dhe pesë apo gjashtë kalorës arbër.

Portreti i Skënderbeut, realizuar nga Gentile Bellini, piktori zyrtar portretist i Senatit të Venedikut, është bërë me vendim dhe porosi të drejpërdrejtë të Dhomës së Dozhëve në Venecie si një dhuratë për KryeTrimin shqiptar në shenjë mirënjohjeje e nderimi. Dy protagonistët Belini dhe Skënderbeu janë takuar në Venedik në shkurt 1467, njëmbëdhjetë muaj para vdekjes së Skënderbeut.

Portreti origjinal i Skënderbeut është dhënë me saktësi të habitshme ravijëzimi portretual dhe me interpretim të thellë artistik , në periudhën kur kishte filluar të përdorej në pikturën italiane teknika e pasqyrave, e quajtur kamera luçida, si dhe teknika e pikturës në vaj mbi panel druri.

Ky portret i Skënderbeut të vërtetë, i vitit 1467 nga Belini, dallon dukshëm me portretin më të njohur deri më sot të Skënderbeut “legjendar” të piktorit Christofano dell Altissimo të vitit 1553, që ndodhet në Galerinë Uffizi të Firencës, pikturuar mbi bazën e përshkrimit fizik që i ka bërë Marin Barleti portretit të Skënderbeut në vitin 1508 dhe historiani italian Paolo Giovio në vitin 1543, si dhe mbi bazën e gravurave të fillimi të shekullit XVI.

Në bazë të metodës krahasimore dhe metodës vizu, studiuesit Fotaq Andrea dhe Dritan Muka nxjerrin në pah se organi i hundës tek portreti origjinal i Skënderbeut nuk është i kërrutë apo me kurriz a gungëz në mes dhe me majën të rënë poshtë, sikurse shfaqet përgjithësisht ky organ në tipologjinë skanderbegiane krijuar mbi bazën e mitit të hundës shqiponjë te Skënderbeu. Përkundrazi, është hundë e drejtë, e fortë, tepër lehtë e lakuar dhe me majën po ashtu të drejtë.

Nga ana tjetër, edhe pse portreti është i dëmtuar rëndë e i sfumuar pas gjashtë shekujsh e gjysmë sprove mbijetese, krejt tiparet, balli i gjerë e i lartë, syri i pastër gjithë shkëlqim, mustaku me mjekrën e derdhur të përhime e në të mëndafshtë, buza e poshtme mjaft e dukshme, si dhe pjesa e fortë kockore e fytyrës, shfaqin një portret të paparë gjer më sot të Skënderbeut të Madh, portretin gjithë madhështi të Burrit të shtetit të Arbërit, plot seriozitet, dinjitet e personalitet të lartë, me vendosmëri e siguri në vetvete, plot krenari e largpamësi.

Veç kësaj, në lojën hije-dritë të teknikës piktoriale të Gentile Bellinit, bie në sy mbi portret një ndriçim i veçantë mbi ballin e KryeHeroit shqiptar, që shfaqet si reflektim i një kuadrati dritësoreje ballore nga ku ka hyrë drita e diellit. Po ky ndriçim në formë kuadrati shfaqet edhe në një portret tjetër të Belinit mbi ballin e portretit të dozhit Leonardo Loredano, të cilit Barleti i kushtoi parathënien e librit të tij “Rrethimi i Shkodrës”. Të dyja këto vepra artistike belineske dëshmojnë se Mjeshtri i madh venecian pikturon me saktësi drejtpërdrejt në natyrë, sur le vif, duke pasur personazhin historik përballë tij.

Në studim i bëhet një analizë e hollësishme, mbi bazë faktesh historike, “rrugëtimit” të kësaj vepre artistike humbur në thellësi të kohërave, por ruajtur me fanatizëm nga antikuarët italianë, deri në mesin e viteve 1950, kur Prof. Richard I. Johnson duhet ta ketë blerë portretin e Skënderbeut në Itali dhe ndoshta në Venecie.

Studiuesit Andrea dhe Muka nënvizojnë se këtë vepër fatlume për mbarë kombin shqiptar, titulluar SCANDER BECO, që e kemi sot para syve, e ruajti nga shkatërrimi dhe zhdukja e plotë, DASHURIA, emri i Belinit të Madh dhe vetë emri i Skënderbeut të Madh shkruar me germa të arta mbi portret.

Për studiuesit e këtij portreti të Skënderbeut, të “Babait të Kombit shqiptar”, siç e ka pagëzuar i pari Faik Konica, ky zbulim SCANDER BECO ka një rëndësi të trefishtë: si pasaportë nderi dhe krenarie për kombin shqiptar; si pasuri e çmuar kombëtare dhe më në fund si pasuri po aq e çmuar për trashëgiminë kulturore europiane e ndërkombëtare, ku sintetizohen dhe shkrihen në një tablo të vetme emri i Skënderbeut të Madh nga Gentile Bellini i Madh.

Grekë REAL nυk kishte nuk ka e nuk do të ketë, ρërυeçse; fise të lashta peΙΙazge mandej Thrako – Iliro/mαqedonase -Shqiptare, me gjuhën e tyre sot

Perandoria Bizante “lingua franca” gjuha e saj.

Në koncept, një perandori është “një grup i gjerë shtetesh ose vendesh të sunduara nga një monark i vetëm, një oligarki ose një shtet sovran”.

Historitë e shumë prej këtyre perandorive kanë të bëjnë me sundimin dhe shtrirjen, pasi ato shpesh pasuan njëra-tjetrën duke u zgjeruar në infrastrukturën e epokave të mëparshme perandorake.
Megjithatë, në shekujt e sundimit që kryesuan këto mega-shtete, shkatërrimi nuk ishte simptoma e vetme: Por kemi patur edhe periudha të mëdha përparimi teknologjik, kulturor, gjuhësor, etj.

Tash pa u stërgjatur po sjellim dy – tre nga 19 perandoritë më të mëdha që njeh historia. Dhe ndërkohe po sqarojmë se të gjitha perandoritë kishin popullin sovran dhe gjuhën e tyre përveçse asaj bizanto-lindores, p.sh:

Perandoria Akadiane, e themeluar rreth vitit 2334 p.e.s, shënoi një periudhë të rëndësishme në Mesopotaminë e lashtë. E themeluar nga Sargon i Akadit, ajo është një nga perandoritë më të hershme të historisë. Në kulmin e saj, perandoria mbretëronte në mbi 310,000 milje katrore, duke demonstruar forcën e centralizimit të pushtetit, si dhe një kapacitet të ri për administrim dhe infrastrukturë.

Gjuha #Akadiane u bë lingua franca për shkak të sundimit të administratorëve akadian, megjithëse format e sumerishtes dhe elamitit përdoreshin ende.

Mandej kemi Perandorinë Romake, e dalë nga Republika Romake në vitin 27 pes, (gjuha e tyre “latine franca”) ishte një entitet gjeopolitik që formësoi thellësisht të ardhmen e qytetërimit perëndimor. Tranzicioni nga një republikë në një perandori erdhi nga ambiciet e perandorit të saj të parë, Julius Caesar, i cili filloi ngritjen e tij në pushtet kur u zgjodh diktator, që t’i përgjigjej në mënyrë të veçantë jostabilitetit. Edhe pse ai u vra nga një grup senatorësh, djali i adoptuar Julius Augustus u bë perandori i mëvonshëm. Rrëfimi historik i Romës shtrihej rreth pesë shekuj deri në rënien e saj në 476 të es.

Shembulli i tretë kemi Persët dhe perandorinë e tyre Persiane dhe gjuhën e tyre persisht që shtrihej nga 550 deri në 330 pes, ishte një nga perandoritë më të fuqishme dhe më të shtrira të historisë, e themeluar nga Kiri i Madh. Kulmi i saj mbulonte tre kontinente: Azinë, Afrikën dhe Evropën, duke përfshirë Iranin e sotëm, Egjiptin, Turqinë dhe pjesë të Indisë dhe Greqisë së sotme.
Ok, a nuk kemi të drejtë tash të pyesim kush ishin #Buzándët popullsia e saj; gjuha dhe perandoria e tyre Bizante?

Duke ditur se: Perandoria Bizante, ishte vazhdimi i Perandorisë Romake me qendër në Kostandinopojë gjatë Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës. Gjysma Lindore e Perandorisë i mbijetoi kushteve që shkaktuan rënien e Perëndimit në shekullin e V pas Krishtit, dhe vazhdoi të ekzistojë deri në rënien e Kostandinopojës nën Perandorinë Osmane në 1453.

Termi “Perandoria Bizantine” u krijua vetëm pas humbjes së perandorisë; dhe i referoheshin shtetit si “Perandoria Romake” dhe vetes si “Romakë”.

Mandej për shkak të zhvendosjes së selisë perandorake nga Roma në Bizant, + adoptimit të krishterimit shtetëror dhe mbizotërimit të greqishtes religjionare në vend të latinishtes së “Perandorisë Romake” të mëparshme, kemi fillesën e asaj te quajtur popullate greke të PAETNI – Të paracë.

Grekë #real nuk kishte nuk ka e nuk do të ketë, përveçse; fise të lashta pellazge mandej Thrako – Iliro/maqedonase -Shqiptare, me gjuhën e tyre sot; Amë e krejt gjuhëve IE.

Aleksander Hasanas

– https://www.eiu.edu/historia/Wagner2015.pdf
– https://albania-ilire.blogspot.com/…/etimologji-bizanti…
– https://www.businessinsider.com/greatest-empires-in…
– https://bestdiplomats.org/largest-empires-in-history/
– https://en-m-wikipedia-org.translate.goog/…/List_of…

Ta ραthënat e Ιαgjes së fαmshme të Athinës, “ΡΙaka”. Origjina e emrit dhe lidhja me arυanitasit

Intervista në fjalë është një bisedë mes historianes së artit dhe cicerones Artemis Skumburdhi me gazetarin M. Hulot për gazetën greke «Lifo» mbi librin e saj «Monastiraki – Plaka» dhe pushtuesit e ndryshëm të Athinës përgjatë shekujve. Nga dhjetë librat që ka shkruar (të gjitha për Athinën, për historinë, kafenetë e teatrot e saj), nëntë prej tyre nuk janë më në librari, kanë mbaruar. Libri i saj «Monastiraki – Plaka», është një studim i hollësishëm mbi zonën më të lashtë të Athinës e Europës, që banohet parreshtur prej 4500 vjetësh.

Përse u quajt Plaka, vendbanimi konkret?

Varianti më mbizotërues, është që vjen nga fjala arvanitase «plak» – në fund të shek. XVI erdhën dhe u vendosën në zonën rreth sheshit Lisikratous drejt Makrijanit e Shtyllave të Zeusit, disa familje arvanite, që u dëbuan nga turqit e Argonafplisë. Kjo zonë qe boshatisur, që në shek. XII dhe mbeti e zbrazët për shumë shekuj. Kësisoj, njerëzit e ardhur u vendosën në shtëpitë e vjetra ekzistuese dhe e emërtuan këtë pjesë “Athina Pliaku”. Dalëngandalë, fjala “pliaku” u bë “pliaka” dhe më pas u greqizua në “pl(l)aka”. Ky emërtim, vlen për pjesën që fillon nga sheshi Lisikratus, që është pjesa qendrore e Plakës, pra zemra e saj, dhe mbulon edhe zonën më të gjerë të Athinës së vjetër.

Kamburoglu, athinografi më i rëndësishëm i qytetit, donte që të jepte një variant më grek për origjinën e emrit, që sipas tij vinte nga një pllakë shumë e madhe mermeri, e cila ndodhej në pikëtakimin e rrugëve Adrianu, Kidhathineon dhe Thespidhos, por në atë periudhë kishte me qindra pllaka mermeri të hedhura majtas-djathtas nga monumentet e shkatërruara e të vandalizura nga grabitësit e gjërave antike, pra nuk ishte e mundur, që një pllakë e vetme të emërtonte një mëhallë të tërë.

Është shumë e rëndësishme të theksojmë, që Plaka është mëhalla më e lashtë e qytetërimit perëndimor – janë zbuluar gjetje neolitike, banesa të lashta e varre, që datojnë të paktën 4500 vjet para Krishtit. Pra, ekziston një vazhdimësi jete nga vitet neolitike e gjer në ditët tona. Praktikisht, edhe rruga Tripodhon, që përshkon mespërmes Plakën, është rruga më e lashtë e Europës, e cila krijonte një gjysmërreth 850-900 metrash, nga hyrja e teatrit muzikor e gjer në Eleusin e Agorasë së Lashtë. Ishte rruga me numrin më të madh të zbukurimeve, për shkak të monumenteve koregjike dhe me përdorim të vazhdueshëm prej 6500 vitesh. Ky fakt është tronditës për një studiues e shëtitës.

Është pak a shumë si Agora e Romës, që sheh shtresa qytetërimi shekujsh të tërë.

Po, vetëm se Roma dhe Agora e saj vijnë shumë më vonë. Plaka nuk është monument arkeologjik, është monument i gjallë, është histori, folklor dhe s’rreshti kurrë së ekzistuari, madje edhe në vitet më të errëta të Mesjetës, ku pas masave që mori Justiniani kundër helenizmit, popullsia ishte reduktuar ndjeshëm dhe njerëzit e paktë, që kishin mbetur në qytetin e lavdishëm, ishin mbledhur brenda murit romak. Madje edhe atëherë, rruga Tripodhon, nuk ndaloi së pasuri gjallëri.

Dihen shumë pak gjëra për Mesjetën në Athinë.

Ka qenë një periudhë shumë e trishtë. Imazhi i Athinës fillon të zvetënohet, bëhet një qytet i ndaluar idhujtar, me banorë të këqinj, që patën shkaktuar zemërimin e të krishterëve filortodoksë, të cilët kishin një këndvështrim shumë negativ të gjërave.

Është e çuditshme se grekët idhujtarë asnjëherë nuk përndoqën të krishterët. Feja e lashtë greke, predikonte laicizmin dhe tolerancën, me kusht që çdo qytetar grek duhej të respektonte adhurimin tradicional të grekëve.

Çdokush mund të besonte në çdo lloj zoti që dëshironte, mjaft që të mos binte në kundërshti me fenë tradicionale të grekëve të lashtë.

Rjedhimisht, nuk kishin përplasje dhe madje edhe Perandori Julian, “renegati” sikurse e quajti Kisha, nuk i përndoqi të krishterët. E shihte, që paralelisht me komunitetin e vogël të të krishterëve, ekzistonte komuniteti i madh i grekëve etnikë idhujtarë dhe u përpoq të forconte arsimin e lashtë grek dhe fenë, të rimëkëmbte ekonomikisht tempujt grekë.

Asnjë grek etnik nuk përndoqi ndonjë të krishterë. Dëbimet i bënë romakët. Grekët që s’ishin të krishterë, u përndoqën, ishte e tmerrshme situata gjatë sundimit të Justinianit dhe kjo është diçka, që nuk e mësojmë në shkollë.

Jam sulmuar nga njerëz, që cënohen kur flas gjatë guidave të mia për Justinianin dhe kur prek tema të tilla, por jam shumë mirë e përgatitur, e lexuar, nuk bëj guida sipërfaqësore, flas me fakte e citime. Një herë, një pedagog teologjie dhe dy zonja i dërguan një letër Bashkisë së Athinës, që të më hiqnin nga institucioni i ciceronëve– dhe kë mua, që e kisha themeluar! – por, natyrisht që Kryebashkiaku nuk bëri diçka të tillë.

Më flisni për Justinianin

S’mund të flas mirë për njeriun, që theri grekët. Gjatë sundimit të Justinianit, Athina fillon e rrënohet, reduktohet popullsia dhe vendoset brenda murit. Justiniani mbylli shkollat filozofike, por masa më e ashpër që mori, ishte ndalimi i shkollimit të lashtë grek. Kjo nënkupton, që nga viti 527 pas Krishtit e teorikisht deri më1830-n, kur fituam pjesërisht pavarësinë, nuk ka pasur shkolla në formë sistematike dhe për 13 shekuj kemi qenë analfabetë e të painformuar. Nuk patëm kurrë Iluminizëm, Rilindje, asgjë. Gjatë pushtimit osman, funksiononte një numër i vogël shkollash, që mbaheshin nga disa mësues të pasur iluministë, sepse vetëm familjet e pasura mund të dërgonin fëmijët për studime jashtë shtetit dhe kur ktheheshin krijonin shkolla të përkohshme e u mësonin shkrim e këndim fëmijëve të athinasve.

Një masë tjetër e turpshme e Justinianit ishte ndalimi i përdorimit të emrave “Hellas” dhe “Helen”. Greqia quhej “Romania”, përbënte një pjesë shumë të vogël të rajonit më të gjerë të Ballkanit dhe i quajti gjithë grekët romios. “Romios” ishte një përcaktim nënvlerësues dhe një kategori dytësore e qytetarit romak. Nuk ishim qytetarë romakë, por romios.

Gjithashtu, ndaloi përdorimin e tunikës greko-romake dhe detyroi grekët, pas 2500 vitesh veshjeje helene, të vishen si popujt e tjerë të Ballkanit. Kështu, filluam të vishnim fustanellë, që është ballkanase, konkretisht shqiptare.

Masa më e vështirë ishte, se brenda tre muajve grekët e të singjashmit e tyre, duhet të pagëzoheshin të krishterë. Kur je “tifoz” i një feje prej 2500 vitesh dhe papritmas duhet të pranosh një fe dogmatike monoteiste, që të ndalon shumë gjëra, të imponon të kesh frikë ndaj Zotit, – që grekët e lashtë nuk e njihnin – dhe e cila mbështetet në parime judaike e hebraike, nuk është diçka e lehtë.

Jam ortodokse, por nuk mund të mos zemërohesh me këto gjëra. Përse duhej rreth 13 shekuj të qemë idiotë e të pashkollë? Na donin analfabetë, që të bëheshim pre e çdo pushtuesi oportunist.

Justiniani ishte një personalitet kontrovers, sllav i jugut dhe ndoshta që atëherë ka fillluar përplasja mes sllavëve e grekëve. Ky njeri, nga njëra anë mbështetej te grekët etnikë, që të ndërtonte dy veprat madhore, për të cilat është i njohur në Histori, Shën Sofinë (Anthemios dhe Isidhoros, që e bënë, ishin grekë etnikë) dhe Neares, ligjin e njohur, që bazohet në greqishten e lashtë (edhe juristët e tij ishin grekë etnikë) dhe nga ana tjetër, ndërhyn me urrejtje kundër grekëve e të singjashmëve të tyre.

Në vitet 570-580 pas Krishtit, kemi dhe mësymjet e avarosllavëve. Pashmangshmërisht banorët e paktë të Athinës mbyllen brenda murit romak dhe do kalojnë shumë shekuj, që të dalin prej andej. Një mëkëmbje të vogël kishim, kur Perandori Kostanc, gjatë rrugës për në Itali, kaloi nga Athina dhe ngaqë solli një ushtri mercenarësh të pasur, nga vjeshta e 662 e gjer në pranverë të 663, filloi të qarkullonte paraja – më pas njerëzit u rimbyllën brenda mureve.

Mëkëmbja pasuese ishte në vitin 1018 pas Krishtit, kur Vasili II Maqedonasi, që në histori njihet si Bullgaroktoni, vjen në Athinë, që ta nxjerrë nga errësira mesjetare dhe të festojë fitoret e tij nga betejat kundër bullgarëve. Me vete ka sjellë edhe dedikime të arta Shën Mërisë Athinase, që është Partenoni.

Vitet në fjalë, Athina fillon e mëkëmbet, por jo vetëm Athina, krejt perandoria, sepse Vasil Bullgaroktoni ishte një perandor i jashtëzakonshëm. Konsiderohet si ndër perandorët më të mirë që kaluan këtej, në mos më i miri.

Gjatë sundimit të tij, perandoria u zgjerua dhe arriti shtrirjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë një perandori: Në veri shtrihej deri në Danub, në lindje deri në Mesopotami e në jug deri në Egjiptin verior.

Athina fillon e zhvillohet, sepse sigurohen kufijtë e perandorisë romake dhe për shumë vite gjatë shek. XI, asnjë rrezik nuk u kanoset këtyre kufijve. Ngaqë njerëzit e Athinës ndihen më të sigurtë, fillojnë të dalin nga muret për herë të parë dhe s’është aspak e rastësishme, që kishat e vogla bizantine të shek. XI, që kemi në Athinë dhe në Atikë, përkojnë me vitet e udhëheqjes nga Vasili i II.

Por, nga mesi i shek. XII fillojnë sërish mësymjet dhe njerëzit rimbyllen brenda mureve. Nuk do dalin prej andej, deri në vendosjen e pushtimit osman. Athina do të kalojë kohë të vështira, do jetë për dy shekuj e gjysmë nën pushtuesin frëng dhe në vijim do të vijnë turqit, më 4 qershor 1456. Nga gjithë dinastët e Athinës, otomanët ishin më të butët. Dy shekujt e parë të pushtimit otoman, janë shumë të mirë për Athinën, athinasit gëzojnë privilegje të veçanta që ua kishte dhënë Sulltan Mehmeti dhe dinastët e tjerë turq. Mirëqenia ishte e kënaqshme.

Frëngët ishin pushtues të vështirë. Kur u vendosën në Athinë?

Administrata e tyre ishte sipër, në Akropol, por ishin shtrirë edhe poshtë. Nuk qenë gjithmonë të njëjtët frëngë, ndryshonin gjatë periudhave të ndryshme, nga kryqtarët e parë, Delaraux dhe Jean de Debrien gjer të mëvonshmit. Por, të gjithë ishin plaçkitës dhe na trajtonin me inferioritet, si bastardë të grekëve. Konsideronin, që nuk ishim grekë. Por gjatë kësaj kohe ka pasur dhe një periudhë të mirë për ne, sepse në 15 mars 1311, në betejën e Kopidnadon, mercenarët frëngë u mposhtën nga katalanët, mercenarët almogavarë, dhe u bënë zotëruesit e pjesës më të madhe të Greqisë kontinentale, me seli Akropolin e Athinës.

Këta mercenarë, që kishin edhe një kryeqytet të dytë “Neai Patrai”, Ipatinë e sotme, ishin gjithashtu plaçkitës, por fatmirësisht për ne, kishin mbretër të kulturuar, me qendër Aragonën. Të gjithë këta mbretër kishin shkollim human dhe ia njihnin vlerën Akropolit, Partenonit e monumenteve. Mes tyre, qe dhe Pedro i III Theromonios, siç njihet në Histori, sepse donte shumë festat. Ai shpalli një urdhër më 11 shtator 1380, ku thuhej që duhet të mbrohen monumentet e Akropolit të Athinës, sepse Akropoli ishte stolia më e bukur në botë.

Rrjedhimisht plaçkitësit nuk guxuan të bënin diçka kundër monumenteve, por vazhduan të qëndronin në Greqi. Disa u martuan dhe u vendosën kryesisht në zonën e Viotisë.

Më pas erdhën florentinasit, që ishin tregtarë, më të kulturuar, Atzaiolët, zotëruesit e Athinës nga 1387 deri në mbërritjen e turqve më 1456. Ata nuk bënë shkatërrime, por na përçmonin e na quanin bastardë. 240 vitet e pushtimit frëng, nuk ishin periudhë fort e mirë.

Duhet thënë, që edhe periudha bizantine, pra pushtimi romak, nuk ishte periudhë e lehtë dhe e mirë. Bizanti është një term i mëvonshëm i Rënies së Konstandinopojës, që na intereson ta përdorim – grekomanët nuk e pranojnë këtë – me një regjim të ashpër taksash për të gjithë grekët, e sidomos për athinasit.

Ekzistojnë dëshmi të historianëve të njohur, të Mihal Pselosë nga Konstandinopoja, i cili u dërgon shpesh letra çdo perandori romak dhe u lutet, që të jenë të butë dhe më dashamirës ndaj athinasve dhe të ulin taksat e larta, sepse athinasit ishin një popull i ndriçuar dhe karizmatik, që i dhuruan shumë gjëra qytetërimit botëror.

Kërkonte një regjim të veçantë për qytetin e Athinës, por, sigurisht, që s’e përfilli askush prej tyre. Regjimi i taksave ishte kaq i ashpër, saqë njerëzit kishin arritur në limitet e tyre. Mes taksave të ashpra, që administrata romake u kishte imponuar athinasve, ishte dhe taksa, që quhej “proskinitikion” (taksa e adhurimit fetar).

Çfarë ishte kjo? Kohë pas kohe, pretori, pra prefekti në termat e sotëm, që e kishte selinë kryesisht në Tebë, fundjavave shkonte të argëtohej në Athinë. Mblidhte gjithë kustodinë e tij, blinte një kandil të argjendtë ose temjanicë të argjendtë, gjoja t’i falej Shën Mërisë së Athinës, në Partenon. Sapo mbërrinte, i kushtonte Shën Mërisë dedikimin e argjendtë dhe rrinte më pas një javë, duke pirë e dëfryer me oborrtarët e vet.

Kur kthehej në bazë, dërgonte një urdhër në qytetin e Athinës dhe u kërkonte taksë të veçantë, përpos taksave të tjera, të ashtuquajturën “proskinitikion”, që t’i paguanin gjithë shpenzimet e udhëtimit, madje edhe dedikimin e argjendtë, që i solli Shën Mërisë në Partenon. Dhe ngaqë njerëzit nuk kishin para, nuk kishin ç’ të jepnin. Shisnin ç’ të kishin, që të paguanin taksat e vitit, por shumica e tyre s’kishin ç’të shisnin, që të paguanin “proskinitikion”. Dhe atëherë, çfarë bënte ky pretori mizor? Dërgonte njerëzit e vet dhe u merrnin banorëve, që s’mundeshin të paguanin, gjithë kafshët e fermës e të kopshtit, madje edhe qentë, pulat, gjelat, kecat, ç’të kishin. I transportonin në një vend tjetër, i rrethonin dhe i detyronin njerëzit të gjenin lekë, që të merrnin kafshët e tyre pas, pra t’i blinin, se tani ishin në pronësinë e pretorit. Bëhet fjalë për situata të turpshme.

Nga romakët te frëngët, nuk kishte ndryshim të madh, të gjithë u pinin gjakun athinasve, madje frëngët edhe i përçmonin. Nga ana statistikore, dinastët më të këqinj për popullin grek, kanë qenë venecianët, të krishterët venecianë.

Në librin “Greqia 1453-1821, shekujt e panjohur”, David Brewer, përmend që nga gjithë dinastët, otomanët ishin më të butët.

Është e vërtetë. Kur vijnë turqit, athinasit ndihen të lehtësuar, sepse Mehmeti II, që erdhi në fund të gushtit 1458, kishte shkollim grek, fliste shkëlqyer greqisht (e ëma ishte gjysmë grekoponte nga e ëma e vet, nga familja e Katakuzinëve) dhe u dha privilegje athinasve.

Athina u pushtua nga turqit në 4 qershor 1456, por prezenca e tyre në fillim ishte shumë diskrete. E vërteta është, që jeta e përditshme e athinasve nuk ndryshoi, por nëse do të kishim komoditetin të zgjidhnim mes dinastëve, do të thoja, që më mirë kaluam me almogavarët, katalanasit domethënë dhe me turqit, se sa me guvernatorët romakë e taksat e tyre “proskinitikion” dhe frëngët.

Mund të flasim për pushtues të mirë e të këqinj?

Gjithë pushtuesit janë njësoj, nuk ka të mirë e të këqinj, por Mehmeti ishte një njeri shumë i zgjuar, si gjithë sulltanët, shumë i kulturuar. Erdhi në Athinë dhe ishte në ekstazë që shkelte tokën e qytetit të lavdishëm të antikitetit. Gjithashtu, çmonte shumë monumentet. Kësisoj, u dha privilegje të veçanta athinasve, si dhe lehtësime në taksa. Partenoni gjatë kohës së vet u bë sërish kishë ortodokse, pasi për dy shekuj e gjysmë, gjatë pushtimit frëng, ishte katedrale e dogmës e perëndimore.

Kjo i bëri athinasit, që të ndihen mirë, por qenë të rezervuar me turqit (vetëm 11 familje turqish jetonin atëherë në Athinë), ngaqë përgjatë shekujve kishin vuajtur shumë nga pushtuesit e ndryshëm.

Sigurisht, që në vazhdim Partenoni do të shndërrohet në xhami, nuk e dimë se kur saktësisht, nga fundi i shek. të XV, kur vdes Mehmeti – vdiq në fillim të viteve 1480 – dhe nuk ekzistonte më lidhja sentimentale, që kish pasur ai me qytetin e Athinës, marrëdhënia e tij e veçantë.

Në të njëjtën kohë, zhvillohet dhe lufta veneto-turke, ku athinasit luftuan në krah të venecianëve, sepse ishim naivë. Sa herë, që bëhej një luftë, merrnim anën e venecianëve, se i shihnim si çlirimtarë, më pas ata na plaçkisnin dhe na sulmonin edhe turqit.

Si ishte Athina gjatë sundimit të Mehmetit?

Athina lulëzon gjatë sundimit të Mehmetit. Grekët, që s’ia kanë haberin historisë, jemi mësuar të themi “400 vite skllavëri”. Nuk janë 400, janë mbi 2000 vite, lënë jashtë pushtimin romak. Si mund të lësh jashtë periudhën bizantine? Pushtues ishin bizantinët, rrënuan popullin, e shtypnin me taksa të tmerrshme, por këtu ka gisht edhe Kisha….

Athinasit dhe grekët, ishim zyrtarisht të pushtuar nga viti 146 para Krishtit, kur romakët pushtuan territorin grek, dhe nuk u çliruam në 1830-n. Ndërronim vetëm pushtues. Në fillim kishim romakët (që u bënë të krishterë në vazhdim), që u pinin gjakun grekëve, në vijim patëm dy shekuj e gjysmë pushtim frëng dhe katër shekuj pushtim turk.

Dy shekujt e parë të sundimit otoman, qenë shumë të mirë për Athinën, domethënë athinasit gëzojnë privilegje të veçanta, që u kishte dhënë Mehmeti dhe dinastët e tjerë turq. Gjatë periudhës së parë, nuk kishte rreziqe të veçanta, shumë rrallë shfaqen në Athinë piratë dhe mësymës, pra njerëzit kanë qetësi, kanë kishat e tyre dhe ndërtojnë vazhdimisht të reja.

Turqit ishin veçanërisht tolerantë me athinasit. Në Athinë ekzistonte një pakicë turqish dhe pavarësisht se sharia, ligji i turqve, ndalonte zyrtarisht ndërtimin në themel të kishave, u lejonte, me një leje të posaçme, të riparojnë kisha të vogla – askush nuk i shqetëson athinasit, që vazhdojnë të ndërtojnë kisha të reja.

Shumica e kishave të vogla, që kanë mbijetuar deri më sot, i përkasin kësaj periudhe të pushtimit otoman. Turqit janë tolerantë dhe diplmatë, nuk duan të krijojnë probleme, kështu që asnjë nuk spiunon te sulltani kishat e reja, që ndërtohen. Është kaq i madh numri i kishave, që vazhdon të ndërtohet, madje edhe brenda qendrës historike, edhe në zonën më të gjerë të Atikës.

Në këtë klimë tolerance, njerëzit dalin jashtë mureve romake për herë të parë pas shekujsh të tërë – tashmë, përfundimisht – rigjallërohet zona e Psirisë, qendra historike mbushet me njerëz dhe për herë të parë pas viteve të Adrianit, kemi një imazh begatie të qytetit.

Në shek. XVI dhe fillim i shek. XVII, që janë periudha lulëzimi, Athina arrin në 17.000 banorë, rrjedhimisht konsiderohet qyteti i katërt i Perandorisë Otomane për nga numri i banorëve pas Konstandinopojës, Adrianopolit e Selanikut. Numri i turqve në Athinë është i vogël, por ka gardë turke mbi Akropol. Rreth 2000 persona, që jetojnë bashkë me familjet e tyre dhe disa që jetojnë më poshtë, afër çarshisë, pra në anën e sipërme të rrugës Areos, në mëhallën e Rizokastros dhe më pak, në pjesën lindore të Plakës.

Në shek. XVII kemi shumë të dhëna për mirëqënien e Athinës, sepse shumë udhëtarë të huaj, vijnë ta vizitojnë e shkruajnë për të. Kështu, mësojmë që ekzistonin struktura shkollore për athinasit e vegjël, nën kujdesin e murgjëve, ku jepnin mësim njerëz që rridhnin nga familje të pasura, të shkolluar jashtë. Ngaqë kishin probleme ekonomike, krijonin shkolla, që të jepnin mësim. E konsideronin si detyrim.

Në atë periudhë, shkatërrohet Partenoni…

Po, në 1687, në 22 shtator, vjen në Athinë Francesko Morosini me ushtri të madhe mercenarësh, që për arsye madhështie, donte të pushtonte qoftë edhe për pak muaj kështjellën e njohur të Athinës, që të thotë se u bë “Zot edhe i Athinës”, për shkak të së shkuarës së lavdishme të Athinës.

Për pesë ditë bombardonte Partenonin, ngaqë kishte informacione, që turqit kishin fshehur barutin atje. Fatkeqësisht, informacioni ishte i vërtetë dhe ditën e pestë të rrethimit, muzgun e 26 shtatorit, një predhë nga katër topat, bie mbi strehën e Partenonit dhe hedh në erë monumentin. Kështu, në 20 mars arrin të pushtojë qytetin e Athinës dhe ikën.

Një pushtim pesëmujor, që shkaktoi shumë probleme, përveç shkatërrimit të Partenonit. Gjatë përpjekjes për të dërguar suvenire nga Athina në senatin e Venecias, katër ditë para se të largohej, në 15 mars të 1688-s, hipi në Akropol dhe urdhëroi që të ulin dy shtatoret e protagonistëve të strehës perëndimore të Partenonit, veprat më të mira të periudhës më të arrirë të Fidias, Athinanë dhe Poseidonin.

Teksa, përpiqeshin t’i zbrisnin, i hodhën poshtë dhe u thërrmuan. Kësisoj, u shkatërruan veprat më të mira fidiane, shtatoret më të mira, që u krijuan ndonjëherë nga dora e njeriut. Mori disa copa e iku, se s’mund ta mbante kështjellën. E rimorrën sërish turqit, këtë herë të egërsuar e hakmarrës. Shumë familje athinase ikën përgjithmonë nga qyteti, sepse u frikësuan nga hakmarrja e turqve.

E njëjta gjë, ndodhte përherë: ngaqë grekët shihnin të huajt si çlirimtarë, i ndihmonin (sidomos venecianët) dhe pas humbjes, riktheheshin turqit e u pinin gjakun.

Për shkak të diplomacisë së arrirë dhe tolerancës së sulltanit, athinasit gëzonin privilegje të veçanta. çdo herë, që ndodhte diçka e pakëndshme në Athinë, athinasit krijonin një grup, si grekët e lashtë, dhe e dërgonin në Portën e Lartë, që të protestonte. Dhe duhet të themi, që çdo sulltan, gjithmonë u jepte të drejtë athinasve, pa hetuar mirë në kishin faj apo jo (e vërteta është, se gjithmonë turqit ishin fajtorë) dhe u priste kokat turqve, që krijonin probleme ose i dëbonte.

Ishte gjithmonë i predispozuar, që të ishte pozitiv me athinasit. Por, mos të harrojmë, që qemë nën pushtetin e turqve, nuk ka qenë një periudhë e mbarë, ajo e sundimit osman. Brenda një shekulli, janë regjistruar gjashtë rrëmbime masive fëmijësh (devshirme), ndoshta më shumë, nga koha e Sulejmanit të Madhërishëm, pothuajse në mes të shek. XVI gjer në shek. XVII. Sa herë, që turqve u duhej ushtri për luftra ekspansive, bënin rrëmbime masive fëmijësh.

Në librin e Brewer, përmendet që nuk i rekrutonin të gjithë fëmijët me dhunë, disa herë, vetë baballarët ofronin fëmijën e vet për rekrutim dhe herë të tjera, sugjerohej që një fëmijë i dytë të shkonte me të parin, ndoshta për shoqëri. Sipas Martino Krusios, historianit të Patriarkanës, “shumë grekë dorëzonin fëmijët e tyre, me shpresën që do kishin një rrugëtim të suksesshëm, do të ndihmonin familjen e vërtetë dhe komunitetin e tyre. Devshirmeja ishte një mënyrë, që të shpëtonin nga punët e vështira bujqësore dhe në rastin më të mirë, ndoshta hapej “rruga drejt lavdisë”

Nuk e besoj këtë gjë, por do kërkoj. Periudha e varfërisë nuk ishte gjatë kohës së pushtimit turk, por menjëherë pas çlirimit – shumë periudhë e vështirë. Kemi qenë gjithmonë të pushtuar, por nuk e besoj, që prindërit deshën të jepnin fëmijët e tyre, nuk e kam hasur askund këtë informacion.

Situata, pasi Athina u bë kryeqytet, qe tepër e vështirë për shtresat e mesme e të ulëta. Natyrisht, ekzistonte shoqëria e lartë, që nuk ndikohej nga kriza, sikurse ndodh në çdo periudhë.

Cilat ishin kushtet në Athinë, pas çlirimit nga turqit? Si jetonin njerëzit?

Kushtet qenë tmerrësisht të vështira nga ana ekonomike. Në vitin 1834, kur u bë Athina kryeqytet, në 1 dhjetor, aparati shtetëror i Greqisë fillon të funksionojë në kushte falimentimi, ngaqë kishim një borxh të madh ndaj Anglisë dhe 60.000 franga tre Fuqive të Mëdha (secila dha nga 20.000) dhe duhej t’i shlyenim. Shumë pak ishte shlyer nga borxhi, i kishin shpërdoruar shumat zëvendësmbretërit. Ishte bërë një përzgjedhje shumë e keqe zëvendësmbretërish, që kishin ardhur në Greqi bashkë me Otton. Madje edhe vetë bavarezët e gjermanët i gjykonin negativisht, pasi shihnin se ç’vuanin grekët. Gjendja e rënduar ekonomike ishte një nga arsyet kryesore, që shpunë në largimin e Ottos në 1862.

Nuk jam filomonarkiste, por Otto ishte një helenist shumë i madh dhe adhurues i Greqisë dhe i grekëve. Edhe ai, edhe i ati Ludoviku, dashuruan Greqinë me zjarr dhe i kontribuan shumë.

Ishin njëmend filohelenë, se e kemi zakon të quajmë filohelenë disa anglezë e francezë, që deshën grekët e lashtë dhe flisnin për ta me adhurim. Në të kundërt, flisnin me shumë përçmim për grekët e rinj, pasi na konisderonin të bastarduar, që s’ishim të denjë, analfabetë, idiotë, të paaftë, mashtruesa e njëmijë të zeza.

Këta të dy, i deshën grekët e rinj me gjithë kusuret e tyre. Dhe derisa vdiqën, jetonin me vizionin e Greqisë së Madhe, të Idesë së Madhe, ishin mbështetës të flaktë të idesë, që Athina duhej të ishte kryeqytet i përkohshëm dhe që me siguri, qendra do të transferohej në Konstandinopojë. Por, kjo ide u shua përfundimisht në 1922.

Deri në fund të jetës, deshën të ofronin gjëra për Greqinë fshehtazi. Otto kishte vënë kusht, që sa ishte gjallë, të mos zbulohej që dërgonte ndihmë monetare nga Franca në Greqi, duke bërë një jetë të varfër, ekstremisht modeste e duke dërguar paratë e veta për revolucionet e Kretës. I ati, Ludoviku, i tha njëherë Delijanit “t’i përcillni popullit tuaj, që do të jem gjithmonë në krah të tij, sa herë të më keni nevojë.

Kishin shumë dashuri dhe respekt për grekët e rinj dhe ndoshta ishin të vetmit, që nuk na konsideronin të bastarduar. Grekët jetonin në kushte shumë të këqija dhe mendonin, që po të dëbonin mbretin, do të vinin ditë më të mira, por pasuan më të këqijat. Sepse monarkia, që vijoi ishte shumë më e keqe, ndërsa Otto ishte vetëmohues, romantik dhe s’bënte asgjë në kurriz të Greqisë.

Kurse George I, ishte një filobritanik i strukturuar, e kishin sjellë me kushte dhe u shërbente interesave të tij e të Britanisë së Madhe. Më pas, gjërat u përkeqësuan akoma më shumë, mendonin që do të shpëtonin nga monarkia dhe ranë nën qeverisjen e një demagogu si Dhimitrios Vulgaris, që gjakderdhi Athinën – u vranë gati 200 njerëz në episodet e qershorit në vitin 1863. Shiste mend dhe bënte si çlirimtar.

Kur Athina u bë kryeqytet, gjendja ishte shumë e keqe për shtresat e mesme dhe të ulta. Sigurisht, që shtresat e larta, nuk prekeshin nga pasojat e krizës, sikurse edhe në të shkuarën. Otto u kishte imponuar njerëzve të tij të pallatit, shpenzime të pakta, nuk lejonte shpërdorimin më të vogël.

Konkretisht, kur motra e Camadhusë, në festimet e 25 marsit, u shfaq me një shami arqëndisur në kokë për falënderimet ndaj Shën Irinit, e ktheu pas dhe i tha: “nuk mund të provokosh ndjenjën publike, të jesh e veshur me gjëra të çmuara, kur të tjerët s’kanë bukë të hanë”.

Burimi: lifo.gr

Përktheu: Eleana Zhako – Respublica.al

Kjo është kënga e ραrë shqiρe e regjistruar (Video)

Në ditët e sotme, një këngë që nuk është e regjistruar dhe e cila vetëm kalon nga goja e një këngëtari tek e një këngëtari tjetër, konsiderohet si pothuajse inekzistente. Por kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Para shpikjeve teknologjike që mundësuan regjistrimin e zërit, bartja e një kënge nga një këngëtar apo kor te tjetri, ishte e vetmja mënyrë për t’iu garantuar këngëve jetëgjatësinë.

Për fat të mirë, kultura dhe historia shqiptare, nuk është aspak e vonuar në këtë aspekt. Regjistrimet e para të këngëve shqipe janë bërë që në vitet e ’20-ta të shekullit njëzet. Në një edicion të emisionit Cosmo të KTV-së, mund të dëgjoni një këngë (minuta: 14:13) që supozohet të jetë në mos e para fare, një ndër këngët e para të regjistruara shqipe.

Ajo këndohet nga një këngëtare me emrin Hafize dhe nga një kor i prirë nga një këngëtar me emrin Selim. Po ashtu, në këtë emision mund të shihni disa nga fotografitë e para që janë shkrepur në Shqipëri, si dhe regjistrimet e para të zërit shqip.

Çυdira shqiptare! Rezideηca Ιυksoze në ρeriferi të Tiranës, iΙυstrohet si fshαt tίpik shqiptar (Foto)

Çudirat duket se nuk kanë të sosur në tekstet me të cilat mësojnë fëmijët në Shqipëri.

E radhës vjen nga libri i historisë së klasës së katërt. Bëhet fjalë për një pasazh që flet për fshatin.

“Fshati është vërtet i bukur dhe atje jetohet mirë”, thuhet në tekst mes të tjerash, ndërsa si shembull i fshatit me foto paraqitet … rezidenca luksoze “ROLLING HILLS”.

Komentet pas publikimit të rastit në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Blogeri Oltion Kadaifciu, i cili ka publikuar dhe përmbajtjen e librit të hisotrisë shkruan:

“Nga libri i historise se klases se katert duket se ka ardh prap koha per ate barsaleten e kohes se diktatures ku femijet pasi degjonin per bukurine e Shqiperise socialiste donin te shkonin e jetonin atje”.

Ndërkohë, gazetari Ermal Mulosmani shkruan: Ohhh, çfarë perle! Historia e Shqipërisë, libri shkollor, klasa e katërt,

për të ilustruar gjendjen e fshatrave të Shqipërisë paska marrë një “shembull tipik” fshati, atë të Rolling Hill!!!

ZbυΙim i bυjshëm/ ‘Troηditen’ grεkët dhe maqedoηasit, gjendet testamenti i Aleksandrit të Madh që konfirmon origjinën e tij shqiptare!

Zbulim që ka mahnitur shqiptzarët, por ka shokuar grekërit dhe maqedonasit.

Edhe pse kanë kaluar mijëra vite, bëmat, fitoret dhe betejat e Aleksandrit të Madh vazhdojnë të bëjnë bujë dhe të tërheqin vëmendjen e shumë historianëve. Heroi Ballkanas u bë figura më madhështore dhe më stratege që ka njohur bota. Të gjithë kemi lexuar për bëmat e tij, por ajo që diskutohet sot ashpër në mbarë botën është origjina e tij.

Por të gjitha aludimet duket se do të marrin fund, pasi këtë javë studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”, raporton “Ina”.

Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.

Ja çfarë shkruhej në letër:

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sun.dimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në bet.ejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut.

Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po shuhem pa lënë pasardhës.

Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469″.

Tαksisti po dëgjοηte këngën e rreperit shqiptar, por nuk ia kishte ideηë që ai ishte në makinë

Taksisti po dëgjonte këngën e Mozzik, por nuk ia kishte idenë që ai ishte në makinë

Nuk ndodh shumë shpesh që të takojmë në një të famshëm në jetën tonë të përditshme.

Por, një ditë prej ditësh, një taksist që po dëgjonte këngën e Mozzik në makinë po voziste artistin.

Në makinë dëgjohet kënga e Mozzik “Madonna”, por ai nuk ia kishte idenë se artisti që krijoi këngën po qëndronte ulur në sediljet mbrapa.

Mozzik publikoi një video ku shkruante, “Nuk pe din taksisti që pi knoj un n’kerr”.

Kujtojmë se së fundmi, Mozzik erdhi në bashkëpunim me Dardan dhe Nimo për këngën “Për ty

Si nuk e ραskemi ‘vënë’ re! Ja gαbimi që kanë bërë me Lekυn që e ρërdorim në çdo mόment

Paraja jonë, leku, për herë të parë u fut në përdorim në vitin 1924, nga mbreti Ahmet Zogu.

Disa burime thonë se emërtimi i tij vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, kurse një burim tjetër thotë se emërtimi i tij vjen nga feudali shqiptar i shekullit XV, Lekë Dukagjini.

Dhe leku, paraja jonë, për pak vite mbush 100 vjet, një shekull…. Po, po, një shekull i shkruar gabim dhe askush nuk ka marrë mundimin të korrigjojë e t’i shkruajë saktë numrat te paratë tona

Një shekull që e qarkullojmë nëpër duar, që e kemi pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të jetës sonë dhe askush nuk ka bërë përpjekje që, të paktën te prerjet e reja, të rregullohen këto gabime dhe ne të kemi një para dinjitoze.

Këtu nuk po flasim vetëm për mosshkrimin e “ë”-së dhe “ç”-së, sepse këtë mund ta justifikojmë me çështje dhe aftësi teknike, që në ditët e sotme edhe ky korrigjim është shumë i lehtë, por flasim për shkrimin gabim të numërorëve shprehje, si: “Pesë mijë lekë”, “Një mijë lekë”, “Dy mijë lekë”, që shkruhen ndaras, por që në paratë tona e gjejmë: “Pesëmijë lekë”, “Dymijë lekë”, “Njëmijë lekë” etj.

Ja rregulla se si shkruhen numërorët:

Numërori është pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuara sendesh a njerëzish. Ata janë:1) fjalë të parme (numrat nga 1 deri në 10): një, dy, tre, katër, pesë…2) të përngjitura (11 deri në 19), njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë…3) të përbëra (tridhjetë, pesëdhjetë… nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.)

4) shprehje (njëzet e një…- 29; tridhjetë e një – 39… njëqind e një, një mijë, një mijë e një, pesë mijë, dhjetë mijë, njëqind mijë etj.).Pra, mbani mend, numërorët shprehje shkruhen ndaras. Vetëm kur dalin si mbiemra shkruhen bashkë. (Isha i njëqindedyti në radhë).Le të shpresojmë që leku ynë do të festojë 100-vjetorin e lindjes së tij “i pastër” nga ana drejtshkrimore