Ηίstorίa nga Korça: E ruajta 8 orë ρoshtë shtëρisë, nuk i b. esoυa sγυe nga ajo që zbυΙoυa

Një vajzë ka shokuar lexuesit me historinë e saj. Vajza që jeton prej vitesh në një vend Perëndimor ka zbuluar tradhëtinë e partnerit me një tjetër mashkull. Historia tronditëse është rrëfyer.


“Vdekshin këta meshkuj që na tradhëtojnë me meshkuj! Jam një vajzë 29-vjeçare nga Korça, kam studiuar dhe punoj në Spanjë.


Kisha 1 vit në lidhje me një djalë vendas këtej. Alamet çuni, si model dhe shumë i edukuar.

E shikoja që diçka nuk shkonte. Por nuk arrija ta kuptoja se çfarë. Ai bënte për mua, por si t’jua them nuk ndjeja atë afeksionin që zakonisht jemi mësuar të marrim në lidhje dashurie.

Edhe kjo parandjenjë nuk më gënjeu jo. Kisha javë që po ruaja lëvizjet që bënte kur ishte me mua.

Por hiq, nuk kapa asgjë. Në telefon fliste veç me meshkuj. Asnjë vajzë nuk po shikoja as në telefon as në rrjete sociale. Një pasdite që e kishim lënë të dilnim bashkë më thotë se ka një punë.

Këtu kisha shansin të bëjë investiguesen. I shkova me makinë poshtë shtëpisë dhe ju betohem e kam pritur për 8 orë derisa doli

me një mashkull. Fillimisht u ndjeva shumë keq që dyshova tek ai, por sapo po mendoja këtë kur fap ata shkëmbejnë një puthjeeeee.

Perëndi si jam ndjerëëëëë! Nejse. Ika prej aty, fika telefonin dhe sot e kësaj dite nuk i kam dhënë shpjegime.

Edhe s’dua t’i jap asnjë shpjegim. Më është neveritur. Sinqerisht kisha ndjenja për të, por më janë zhdukur si me magji kur kam parë atë skenë të qelbur.

Nuk e kuptoj se këtu janë dhe modern, nuk e kuptoj pse rrinte me mua…Nejse i shkoftë mbarë e pikën e hajrit mos e bëfshin. Hasta la vista corazon, siç i thonë këtej!”, shkruan ajo.

Κëmbimi υαlutor 24 mars 2024/ Me sa shiten e bΙihen euro dhe dollari?

Në kursin e këmbimit valutor sot (24 mars 2024,) euro blihet me 102.6 lekë dhe shitet 103.4 lekë.

Dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 105.4 lekë, ndërsa në shitje me 106.3 lekë. Paundi britanik blihet me 119.2 lekë dhe shitet me 120.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.5 lekë, ndërsa në shitje me 70.8 lekë.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e dielë 24 mars 2024

Dashi

Mos u tregoni shumë skeptik dhe negativ ndaj bashkëpunëtorëve tuaj, për shkak se mund t’iu befasojnë me nisma shumë interesante. Në dashuri duhet të jeni të gatshëm të rrezikoni, me qëllim ruajtjen e stabilitetit me partnerin.

Demi

Kjo fundjavë do të jetë mjaft relaksuese dhe do ju gjejë të lirshëm. Kjo gjë do ju lejojë që të rigjeni atë qetësi që keni humbur gjatë javëve të fundit. Kjo e diel do të jetë shumë e mirë sa i takon punës, ku do të lini përshtypje mbresëlënëse.

Binjakët

Karakteri juaj i fortë dhe i guximshëm, kërkon që të tregoni kujdes në këto momente si dhe të shmangni përfshirjen në debate që nuk iu përkasin direkt. Dita do të jetë interesante, për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.

Gaforrja

Duhet të mundoheni të shfaqeni më të hapur dhe komunikues në raport me bashkëpunëtorët tuaj, pasi kjo ditë do të favorizojë një marrëveshje të rëndësishme. Nga pikëpamja sentimentale ka disa dyshime, të cilat duhet ti zgjidhni sa më parë.

Luani

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të zgjuar ndjenjat dhe për të mirëpritur një mundësi të papërsëritshme. Gjithashtu do ti shfaqni ndjenjat një personi që pëlqeni. Jini kurajoz! Sektori i investimeve është mjaft i favorizuar.

Virgjëresha

Do të jeni të përfshirë nga dyshime që ju mundojnë në vendin e punës, duke mos arritur të përqendroheni në gjërat vërtetë urgjente. Mundohuni të mos jeni shumë të rreptë dhe të ftohtë në raport me parnterin/en, edhe pse së fundmi mund t’iu ketë acaruar.

Peshorja

Mundohuni që të silleni me sa më shumë diplomaci dhe do të arrini të gjeni zgjidhjen e duhur për të gjitha situatat e tensionuara. Gjithsesi mos u impononi, vetëm e vetëm për të mbrojtur mendimet tuaja. Tregoni më shumë vëmendje ndaj partnerit/es tuaj.

Akrepi

Do të përfshiheni në një fazë të karakterizuar nga fitore të mëdha, të cilat gjithsesi do ju lodhin. Kështu që mundohuni të kurseni sa më shumë energji, për tu përballur me sfida të tjera që ju presin. Në dashuri, mundohuni që të shmangni polemikat.

Shigjetari

Një surprizë e këndshme do ju bëj mjaft euforik. Ka disa zgjedhje që i keni marrë nxitimthi dhe tashmë ndjeni nevojën se ka diçka që duhet ta përmirësoni. Në dashuri, mundohuni të shmangni qëndrimet tendencioze.

Bricjapi

Gjatë kësaj të diele, nuk duhet të humbni kohë pas debateve që mund të kompromentojnë stabilitetin tuaj në çift. Këshillohet që të mos e humbni durimin. Në vendin e punës, duhet të jeni më strategjik.

Ujori

Po përballoni një periudhë tranzicioni shumë të rëndësishme, e cila do ju bëjë që të jeni të tensionuar. Ndryshimet nuk ju pëlqejnë, por janë të domosdoshme për realizimin e një projekti që e keni ndërmend prej kohësh.

Peshqit

Kjo e diel do të jetë mjaft fatlume nëse doni të rilidheni në lojë në dashuri. Mundohuni të jeni më të lirshëm dhe mos u druani të shfaqni hapur mendimet tuaja.

“Vuan nga αυtizmi”, Meritoni trόndit me rrëfimin për djalin, i bën thirrje nënës: Me lejo të jem afër tij!

Meriton Mjekiqi, konkurenti i Big Brother Vip ka përlotur publikun me rrëfimin e tij. Ai ka treguar mbrëmjen e sotme arsyet pse është larg djalit. Gjithashtu, mes lotësh, Meritoni tha se i biri vuan nga autizmi.

“Kam shumë emocione kur flas për djalin se kam shumë muaj që nuk e kam ni, nuk e kam pa, nuk e kam pa as në kamera dhe nuk e kam prek as nga afër. Leari i ka ka pas prindërit 22 vjeç kur erdhi në jetë. Unë nuk e kam parë djalin kur kam lindur, për herë të partë ja kam dëgju zërin nga telefoni. Nuk isha për shkak të pandemisë dhe disa problemev. E kam takuar për herë të parë kur i ka pas dy vjet. E kam të vështirë me fol se therem në emocion, takimi parë, një vogëlush kaçurrels i bukur. Kam pasur probleme me mamin e djalit. Malli më ka marrë, konktak s;’ka kurrkush me mamin e vet. Më ka marrë shumë malli, Leari do bëhet burrë, ka për të kuptuar edhe ndarjen tonë. Do i kërkoj falje për shumë gjëra, çdo gjë që bëj e bëj për Learin dhe njerëzit që i du mas shumti”-ishte rrëfimi i Meritonit në dhomën e rrëfimit.

“Ne jemi njohur si 17-vjeçar, kemi pasur një dashuri shumë të madhe, quhet Egesa. Në moshën 22-vjeçare kuptuam që do bëheshim prindër. Më pas filluan problemet si çift, Egesa jetonte në AustrI, Problemi ishte ku të jetonim, ajo vendosi me qiti kusht, ose duhesh me ardh në Austri ose ne nuk vimë. Kjo ishte arsyeja pse u ndamë. Më i sigurt isha me jetu në Prishtinë dhe me ardh djali me mamin me jetu me mu. Këtu filloi ndarja jonë. Pash një Meriton të vogël.

Jam brenda për shkak të një kauze që nuk e kam fol asnjëherë me banorët brenda shtëpisë. Leari është njëri prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm, kjo ka qenë arsyeja. Nëse fitoj, gjysma për djalin e tjetra për fëmijët në autizëm. Është 5 vjeç dhe si fëmijët e tjerë, problem në të folur…Gjej rastin të kërkoj falje për çdo gjë. Unë dua të jem pjesë në jetën e djalit tim. Unë du me kon pjesë e zhvillimit të tij, me e ndihmu në pjesën tjetër jetë. Do i kërkoja publikisht, me i lënë anash problemet dhe me ma lënë gjysmën time afër meje”-tregoi sonte Meritoni gjatë spektaklit.

Kapet me 17 kg kαnabis, αrrestohet shqiptari në Selanik, i kishte fshehur në…

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik, pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 17 kg marijuanë.

Operacioni është zhvilluar nga policia e Kilkis në banesën e shqiptari në zonën e Neapoli – Sikeon në Selanik. Në një kolltuk brenda banesës janë gjetur të fshehura 16 pako me 16 kg 751 gram marijuanë. Në banesë është gjetur gjithashtu edhe një peshore elektronike ndërsa të dyshuarit i janë sekuestruar 2 celularë.

Roza “hαkmerret” ndaj Meritonit duke i ρërmendur djalin se pse ky i fundit “i shau” qenin që i ka ngordhυr

Moderatorja Roza Lati dhe producenti Meriton Mjekiqi janë përfshirë në debate të forta gjatë ditëve të fundit, ku nuk kanë munguar ofendimet dhe përmendja e situatave nga jashtë.

Në lidhje me këtë, gjatë spektaklit të sotëm, Roza është shprehur se Meritoni e ka prekur në plagën më të madhe dhe ajo ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Nga ana tjetër, Meritoni tha se Roza ishte e para që i përmendi djalin. Ata të dy treguan se njihen që jashtë dhe kanë qenë miq.

Roza: Debatin e kthehu Meritoni vetë. Unë personalisht nuk dua të qasem me të, por jetojmë në një shtëpi dhe për shkak të rregullave duhet të flas me të. Nuk mund të flasm e të si shok, siç kemi qenë dikur. As këtu, as jashtë.

Jashtë jemi takuar disa herë tek studio ku ai ka emisionin e vet, unë e kam ftuar tek emisioni im, jemi takuar në plazh etj. I nijhnim historitë e njëri-tjetrit nga jashtë. Nuk po i përdorim për të avancuar në lojë këto histori.

Kemi shoqëri të përbahskët, unë kam marrë informacione për këdo që është këtu në shtëpi. Unë e kam pyetur Meritonin për jetën e tij. Kam pasur informacion për jetën e tij.

Meritoni: Unë en joh Rozën, di për të aq sa më ka treguar apo çfarë thuhet në media. Roza nuk e njeh familjen time. Nuk e di pse unë jam narë nga nëna e djalit apo pse unë nuk jam pjesë e jetës së djalit tim.

Roza: Jam munduar të respektoj shoqërinë që kemi pasur. Meritoni më ka sulmuar që në fillim për t’i mbajtur anën Romeos. Unë të kap në pikën më të dobët pasi më ke sulmuar. Meritoni më ka sulmuar në pikën më të dobët. Roza Lati nuk ka fëmijë, kam vetëm nënën time dhe ata dy qenusha që i kam futur në dhe. Unë ata i kisha si fëmijë, kur të kem fëmijë do jetë ndryshe. Ai më ka sulmuar aty ku më dhemb. Shpiku gjëra për mua, sikur më ka parë se e kam dhunuar. Është tjetër gjë të thuash se e ke rrahur qenin tënd dhe tjetër të thuash që e ke goditur tek byça. Juli e ka përmendur por e ka lënë me aq kur unë i thashë mos u fut aty. Meritoni ka vazhduar dhe më ka prekur tek një plagë ende e pambyllur. Ai bën pyetje seksuale, ordinere në një orë të papërshtatshme. Unë e kam injoruar sepse nuk jam ai nivel. Janë shumë situata që janë mbledhur.

Meritoni: Unë mendo jqë e ka bërë sepse është në nominim dhe ka interes për mua. Nominimi e ka ndryshuar. Do ishte më mirë që brenda kësaj shtëpie, të më pyesje për ndarjen, nënën e fmëijës etj. Ti vetë e fute Sashën, e riktheve vetë. Vetë ma përmende djalin. Çfarë të duhet ty se çfarë bëj unë me djalin tim? Ku më njeh ti mua? Ku e di ti çfarë kam në shpirt unë?

Roza: Ti më përmende nënën time, më preke ku më dhemb dhe unë ta ktheva.

Të dielën rikthehen reshjet e shiut, ρarashikimi i motit për fundjavën: Breshër dhe rrebeshe! Ja zonat ku do të bjerë dëborë

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Të shtunën moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare, ku në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

Ndërsa të dielnë parashikohet kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell.

Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Njoftimi i SHMU:

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikoohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti për ditën e Shtunë parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri të dendura të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

Për ditën e Diel mot kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri 12-18m/s duke u bërë relativisht intensive.

Nëse Shqiρëria do sulmohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me armαtimet e veta?

Sot theksohet shpesh çfarë do të ndodhte me agresionin rus në Ukrainë nëse Perëndimi do ta kishte lejuar Ukrainën të armatosej dhe të zhvillonte aftësitë e saj ushtarake, deri në potencialin bërthamor.

Nuk dihet çfarë, ama dihet që nuk do ishte kjo nevojë emergjente e dëshpëruar dhe problematike për të armatosur Ukrainën nga jashtë.

Thuhet se Putin ka hedhur sytë për një front të dytë lufte në Ballkan.

Por nëse do sulmohej Shqipëria, sa do ishte ajo në gjendje të mbrohej? Sigurisht që asnjë ditë pa ndihmën e NATO-s.

Por dikur nuk ka qenë kështu.

Më poshtë janë shifrat e plota të armatimit dhe teknikës luftarake që kishte Shqipëria përpara ’90-s.

Shifrat e mëposhtme janë sjellë në DITA nga Dilaver Goxhaj, kolonel dhe ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

“Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Vetëm depot e rezervave ushqimore e siguronin këtë aftësi në kushte hermetike të një rrethimi të plotë” – shkruan ushtaraku me përvojë Goxhaj ndër të tjera,

Më poshtë shkrimi i tij:

Këmbësoria: Ishin 22 Divizione Këmbësorie, në përbërje të të cilëve ishin 110 brigada këmbësorie; 19 brigada sulmuese të organizuara e të përgatitura për të vepruar kryesisht në shpinë të armikut; 8 brigada të Rinisë Shkollore të Armatosur me nxënës të shkollave të mesme, (klasat 11-ta e të 12-ta); 5 brigada të rinisë universitare të armatosur; 11 brigada tankesh me 1300 taknke, 638 transportues të blinduar e 630 diagaçë; 1 brigadë të ndërlidhjes; 36 batalione zbulimi me trupa, dhe dhjetëra posta radiozbulimi për përgjimin e armiqve të mundshëm1);

Sipas procesverbalit të Mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes, Shqipëria kishte gati 3 lloj armë këmbësorie (pushkë gjysëm automatike, automatikë e mitraloza) për çdo ushtar e vullnetar, nxënës e student: pushkë 436.800, automatikë 235.200, mitralozë të lehtë e të rëndë 28.000, mortaja (të gjithë kalibrave) 7.400, fishekë të kalibrave të ndryshëm 2.600.000.000 copë. Uzina e Poliçanit prodhonte 300.000 granata dore ofensive e difensive në vit, si dhe prodhoheshin edhe predhat e mortajave 82, 107 e 120mm dhe po zgjerohej linja e prodhimit të municioneve për topat KT 75mm, obuzat 122mm, për topat KA 37mm e mitr.KA 12,7 e 14.5mm”.

Brenda 72 orëve Shqipëra mobilizonte 750.000 njerëz në uniformë për të përballuar agresionin.

Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Vetëm depot e rezervave ushqimore e siguronin këtë aftësi në kushte hermetike të një rrethimi të plotë.

Mbrojtja Kundërajrore (MKA), arma më masive: Shteti shqiptar i kushtoi një vemendje të jashtëzakonshme MKA, duke marrë përvojën e luftës së Vietnamit, pasi në betejat e sotme aero-tokësore nuk mund të përballohet asnjë lloj agresioni pa MKA, ndryshe nuk mund të veprohet lirshëm në fushën e betejës.

Si e tillë ajo ishte kompletuar me 34 regjimente të artilerisë kundërajrore dhe 100 grupe AKA (në përbërje të brigadave të Këmbësorisë), të kalibrave 20, 25, 37, 57, 85 dhe 100 mm, me gjithsej 3800 gryka zjarri; 14.000 mitralozë 12,7mm pa llogaritur 22 batalione të mitralozave KA 14,5mm dy dhe katër tytësh (gjithësej 1.188 tyta zjarri)2); një regjiment i raketave të drejtuara kundërajrore tokë-ajër SAM-2, për mbrojtjen e kryeqytetit nga aviacioni armik, ku të gjitha repartet e tij ishin shdërruar në rajon tepër të fortifikuar, dhe çdo lëvizje ishte e nëndheshme; një regjiment të zbulimir radioteknik, në përbërje të të cilit kishte 17 posta radioteknike, (14 aktive e 3 rezervë), të tipave P-8, P-10, P-15 dhe P-30, të cilat mbulonin gjithë hapësirën ajrore përreth kufijve të vendit tonë deri edhe 150 km tej kufirijve shtetërorë; 5 baza të furnizimit material-teknik RKP dhe shumë reparte të tjera të shërbimeve të domosdoshme të ushtrisë. I gjithë sistemi i MKA, përfshi edhe pozicionet e zjarrit të mit.KA 12,7mm, ishte i vendosur në tokë dhe nën tokë, asnjë armë ose aparaturë mbi tokë.

Për kohën ky lloj armatimi dhe sasia e tij ishin tepër efikas.

Dhe këtë fuqi të MKA të vëndit, ku edhe në çdo fshat kishim një togë të mitralozave kundërajrorë 12,7mm, e dinin të gjithë fqinjët tanë. Dhe ja se çfarë më tregojnë, në biseda shoqërore dy ish-oficerë shqiptarë të ish-ushtrisë jugosllave, që një pjesë të kohës së shërbimit të tyre ushtarak kanë qenë edhe pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të asaj ushtrie. Gjeneral Ramadan Qehaja më tregonte në vitin 1999: “Sa herë që hartonim metodika të ndryshme për mbrotje nga Shqipëria apo për mësymje kundër saj, nuk planizonim kurrë përdorim të desantit ajror as me hedhje e as me ulje, pasi ishim të bindur se ai ishte i asgjësuar pa rënë në tokë.” Të njëjtën gjë ma pat treguar koloneli I aviacionit luftarak, piloti nga Shkupi Ali Aliu, në vitin 1996. MKA ishte përgatitur që t’i kundërpërgjigjej me zjarr çdo sulmi të befasishëm nga ajri për 2-3 minuta, nëse shkelej hapësira jonë ajrore në rast agresioni ushtarak.

Artileria fushore: 33 brigada të Artilerisë tokësore në vartësi të divizioneve dhe RKP, krahas artilerisë organike në brigada e batalione këmbësorie, të përbëra prej topa dhe top-obuz prej kalibrit më të vogël 75, 76 mm deri në kalibrin me larghedhje të madhe 122, 152mm, si dhe reparte mortajash të kalibrave 60, 81, 107, 120 dhe deri 160mm, që ishin efektivë në mënyrë të veçantë për veprime luftarake në terren malor. Me përparësi ishte punuar për sistemin e artilerisë kundër-tanke si dhe artileri reaktive me prodhushmëri të lartë zjarri. Si rrjedhojë ekzistonte një iventar i përgjithshëm artilerie tokësore pej 21.500 gryka zjarri, ku 4300 gryka zjarri ishin të kalibrave 120mm e lart; 6 Regjimente të Artilerisë Kundërtanke; 4 regjimente të artilerisë bregdetare të kalibrit 100 e 130mm, që vepronin bazë grupi e baterie për asgjësimin e anijeve desanto-zbarkuese e anijeve luftarake të armikut4). Të gjithë PZ të artilerisë ishin QZP tepër të fortifikuar.

Arma e Xhenjos: Ekzistonte një Divizion Xhenjoje me tre brigada xhenjere; si dhe 4 regjimente fortifikimi; një detashment i teknikës së rendë; një batalion autonom të nxjerrjes së kromit dhe një kompani autonome në ishillin e Sazanit5). Ky Divizion ishte Rezervë e Komandës së Përgjithshme (RKP) dhe shtrihej në të gjithë vendin. Përveç këtij divizioni ishin edhe repartet xhenjere të trupës: 22 batalione xjenjere, (një për çdo DK); 110 kompani autonome xhenjere, (një për çdo BrK); 440 toga xhenjere, (një për çdo batalion këmbsorie)6).

Arma e Mbrojtjes Kundërkimike: Një regjiment autonom i Mbrojtjes Kundërkimike (flakëhedhës), RKP, krahas nënreparteve përkatëse të divizioneve, brigadave, regjimenteve e batalioneve (grupeve), njësoj sikundër folëm edhe për trupat xhenjere.

Forcat Ushtarako Detare: 5 Baza Ushtarako-Detare, (Sarandë, Vlorë, Ishulli i Sazanit, Durrës, Shëngjin), të cilat në përbërje kishin: Katër silurues – 80 copë, Dragamina rade – 6 copë, Dragamina bazë – 2 copë, Gjuajtësa detarë – 4 copë, Nëndetëse – 4 copë (në Portopalermo tip tunel ujor); 6 copë Motovedetë – tip Shangai II. Të gjitha këto ruheshin në sistem tunel. Në Bazat ushtarake Detare ishin gati për minimin e ujit në afërsi të bregdetit mbi 35 mijë mina detare, të cila ishin të mbrojtura nga artileria bregdetare e përbërë me mbi dy mijë gryka të ndryshme topash.

Forcat Ushtarako Ajrore: Dispononim 3 regjimente ajrore gjujtës-bombardues (Kuçovë, Rinas dhe Gjadër); një regjiment helikopterësh (Farkë); skuadrilja autonome e avjonave të transportit (Laprakë-Tiranë); detashmenti i avjonave të shërbimeve qeveritare (Rinas); detashmenti helikopterave në varësi të MPB dhe ai shëndetësor (Laprakë); Uzina e Riparimit të Avjonave (Kuçovë), ku realizohej remonti kapital i avjonave dhe helikopterëve dhe Vendkomanda Qëndrore (Tiranë). Parku i përgjithshëm i aviacionit kishte 217 avjonë dhe helikopterë që dislokohej në 3 aerodrom të klasit të parë, 2 aerodrome të klasit dytë, një heliodrom, ndërkohë që ekzistonte një bazë e fuqishme e furnizimit material-teknik, si dhe të gjitha llojet e municioneve luftarake si për goditje ajrore ashtu dhe tokësore7). Gjithçka ruhej në sistem tunel, përjashtuar helikopterët. Sot disponojmë dy skuadrile helikopterësh me 12 tipe të ndryshëm. Përfytyroni tashti këtë lloj force ajrore laramane gjatë veprimeve aktive. Si mund të arrihet që municionet dhe pjesët e këmbimit të bëjnë për secilin helikopter?!

Përgatitja e kuadrit ushtarak (oficerave aktivë) bëhej në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave (Tiranë), për të gjithë llojet e armëve e shërbimeve të ushtrisë, deri në nivel batalioni; në Akademinë e Lartë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm (Tiranë) për nivelin brigadë, di vizion e lartë; Kursi i Lartë pranë Akademisë së SHP; Shkolla e Lartë e Aviacionit (Vlorë); Shkolla e Lartë e Marinës (Vlorë); 3 shkolla dy-vjeçare për përgatitjen e kuadrit rezervist, si dhe kurset tre-mujore pranë çdo Korpusi (divizioni) për komandantë skuadre. Pjesa dërmuese e studentëve të shkollave që përgatisnin oficerat komandues vinin nga Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake “Skëndërbej” në Tiranë, fidanishtja e ushtrisë.

Forcat njerëzore. Llogaritur në efektivë, deri në fund të Luftës së Ftohtë, Republika e Shqipërisë, në përbërje të Forcave të Armatosura kishte: 16.500 oficerë, 9.000 nënoficerë aktivë si dhe 80.000 ushtarë e 8.000 civilë8), të clët përbënin bërthamën organizative, drejtuese e komanduese të FA; 450.000 rezervistë të organizuar në 136 brigada të të gjitha llojeve; 265.000 vetë të Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Populore që përbëheshin kryesishtë nga gra e vajza të moshës 35-40 vjeç, si dhe meshkuj të moshës 50-60 vjeç, (prej tyre 3.672 burra, 16.600 gra e vajza dhe 2.171 paraushtarakë), por dhe nga të rinjë paraushtarakë 18 vjeçarë, të organizuara në 11 brigada (ose 608 batalione) dhe që ishin në vartësi të shtabeve të mbrojtjes së rretheve9).

Efektivi i përgjithshëm i armatosur i FA shkonte në 750.00 vetë, krahas strukturave të tjera ndihmëse, ku të gjitha së bashku arrinin afërsishtë 1.000.000 trupa aktive.10)

Gatishmëria luftarake: Përveç rezervave që kishte ushtria në Bazat e saj të Furnzimit, çdo Diivizion Këmbësorie kishte rezerva municioni e ushqimi për 25 ditë luftime intensive, përveç kompletimit luftarak në pajime; brigadat e skalionit të parë kishin rezerva për 15 ditë, kurse në rajonet e parashikuar për luftë në rrethim rezervat shkonin deri për 6 muaj.

Me marrjen e sinjalit të kushtrimit luftarak llogaritej që mitralozat e postave kufitare, bateritë e gatshme të artlerisë dhe gjithë artileria kundërajrore të hapnin zjarr brenda 2-3 minutave; ndërsa batalionet mitraliere të vijës së parë ishin të gatshëm për të kapur rajonin e mbrojtjes për 25-27 minuta, duke pasur një efektivë prej 800 vetë, (nga të cilët 150-250 aktivë), 54 mitraloza të rëndë, 27-36 mitraloza të lehtë, një bateri artilerie me 4-6 topa regjimentalë dhe kish për detyrë të bënte një rezistencë 6-8 orë, ta lodhte e ta rraskapiste armikun, duke e shpartalluar formacionin e tij të luftimit derisa të kompletohej brigada, kohë e cila ishte dhe kufiri maksimal i kompletimit të brigadës, ku çdo BrK e skalionit të parë kishte 2-3 të tillë.

Kompletimi me rezervistë i gjithë ushtrisë u arrit të realizohej për 72 orë.

Veç këtyre, shteti shqiptar kishte Divizionin e Mbrojtjes Civile të Republikës për t’i ardhur në ndihmë popullit në qendrat e banuara në rast lufte, si dhe struktura të tjera të organizuara pranë organeve të ekonomisë dhe të pushtetit lokal.

Duke pasur 7 korpuse në vijë të parë, në front, dhe 2 korpuse rezervë (deri në vitin 1983), ndërsa pas këtij viti 16 divizione në vijë të parë dhe 4 të tjerë në skalion të dytë dhe 2 Divizione RKP, si dhe Komandën e Mbrojtjes Kundërajrore për mbulimin e objekteve të rëndësishme,(qytetet dhe qëndrat e mëdha ekonomiko-industriale), Komandën e Aviacionit Luftarak, Komandën e Flotës Luftarako-Detar (të gjitha në dorë të Komandës së Përgjithshme), sistemi ynë i mbrojtjes garantonte veprime të sukseshme për përballimin e sulmit të kundërshtarit si në drejtim tokësor e atë detar, por edhe në atë ajror. Nëse do të shihej i hedhur në një hartë të vetme gjithë planizimi luftarak i mbrojtjes së vendit, i gjithë territori i Shqipërisë përbënte një rajon të vetëm mbrojtjeje. “Në rast agresioni kundër vendit tonë,- thuhej në Artin Ushtarak Popullor -, nuk do të kemi një përleshje të armatosur ndërmjet një ushtrie të rregullt dhe Ushtrisë sonë Popullore, por në mes të ushtrisë së rregullt të armikut dhe të gjithë popullit tonë të armatosur dhe të Ushtrisë sonë Popullore”11).

Shërbimi logjistik (Prapavija). Buxheti vjetor i ushtrisë shqiptare prej viteve 1980-1982 e në vijim ishte 12-15% të të ardhurave të buxhetit vjetor kombëtar, për çdo vit12).

Ushtria shqiptare kishte 5 Baza të fuqishme Furnizimi të Ushtrisë (Tiranë, Elbasan, Rrëshen, Berat dhe Tepelenë), me filialet e tyre dhe me depo po shumë të fuqishme në të gjithë territorin e vendit dhe të gjitha në depo tip tunel nëntokësor, të cilat kishin si detyrë kryesore luftarake: të siguronin nga ana logjistike të gjitha drejtimet strategjike e operativo-strategjike të vendit në të cilat kishe armatim, municione, veshmbathje, ushqime e medikamente për njerëz e kafshë (që freskoheshin çdo vit), aparatura mjekësore, pjesë ndërimi për të gjitha llojet e teknikës, transportit e armatimeve, tankeve, deri tek gryka zjarri rezervë për topat e artilerive, karburante, teknikë e municione xhenjere etj.

Vijimësinë e furnizimit të tyre në rast lufte Bazat e Funizimit të Ushtrisë e siguronin nga depot e Rezervave Shtetërore dhe ekonomia e vendit sipas planeve të veçanta të miratuara nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli i Mbrojtjes. Edhe depot e Rezervave Shtetërore ishin ndërtuar e skalionuar për të siguruar të gjithë drejtimet e mbrojtjes strategjike të vendit.13). Gjithçka që ruhej në këto baza furnizmi dhe filialet e tyre ishin llogaritur për të përballuar për 5 vjet luftë me secilin armik të mundshëm të asaj kohe, mbi bazën e një llogaritje sesa municion do harxhonte çdo ditë luftimi secila prej armëve14).

Bazat e Furnizimit kishin lidhje me Rezervat e Shtetit që edhe ato në çdo drejtim ruanin sasi rezervash për llogari të ushtrisë. Përveç këtyre, ushtria kishte disa uzina e kombinate për prodhimin e gjithë nevojave të ushtrisë, duke filluar nga pistoletat, pushkët, automatikët, mitralozat, municionet e të gjitha llojeve të armatimit përkatës, duke përfshirë edhe predhat e artilerisë e të aviacionit, pa llogaritur prodhimin e eksplozivave.

Dhe të gjitha ç’ka përmendëm në këtë pikë ishte e sistemuar në tunele, për të funksionuar edhe gjatë luftës.15)

Përsa i përket pajisjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, vetëm në njësitë dhe repartet e ushtrisë, përjashtuar Rezervat e Komandës së Përgjithshme, në fund të viteve ’80 kishim 1 milon e 160 mijë armë të lehta këmbsorie16), me mbi 3.000.000.000 copë fishekë.

Nga koteci i ρulave, tek delet dhe derrkυcat, Dionisi dhe Xhesika “takojnë” kafshët: Po bëjnë twerk, gomari është shumë i zgjuar (Video)

Dijonis Biba dhe Xhesika Polo, pjesë e “Ferma VIP”, gjatë pasdites kanë bërë xhiro nëpër fermë, duke hyrë dhe dalë në çdo cep ku ndodhen kafshët.

Duke dalë nga koteci i pulave, ata kanë shkuar edhe tek delet dhe derrkucat, ndërsa kanë pasur edhe një bashkëbisedim mjaft komik mes njëri-tjetrit.

Dijonisi, teksa tenton të provojë aftësinë e Xhesikës në punë fshati, e pyet atë nëse ka mjelë ndonjë herë lopë. Mes humorit që e karakterizon, Biba thotë se ai kur ka qenë më i vogël ka mjelë gjithë lopët e fshatit, pasi gratë kishin frikë dhe i sillnin tek ai.

Pjesë nga diskutimi:

Dijonisi: Hajde të shikojmë se çfarë kemi tjetër, lopët…

Xhesika: Jo, jo, lopët janë aty

Dijonisi: Delet…oj dele

Xhesika: Ku mi goca. Frikacaket e dreqit. Kjo është Panda. Shi si tundet, bën tëerk.

Dijonisi: Po këtu mbrapa çfarë ka? Uuuu janë derkucat më duket. O derkuc. Kuci kuci. Sa qenka

Xhesika: Sa të bukur që janë

Dijonisi: Kështu do zihemi edhe ne për çmimin e madh

Xhesika: Mos shkel ndonjë bajgë aman. Edhe lopët që kemi janë shumë të mëdha.

Dijonisi: Ke mjelë lopë ndonjëherë? Unë kam mjelë gjithë lopët e fshatit, të gjitha gratë i sillnin tek mua se kishin frikë

Dijonisi: Gomari është shumë i zgjuar, të betohem.

Ska vend për dγshime, Mario Mitaj magjeps drejtυesit e “Zonjës së Vjetër”, mbrojtësi i Kombëtares është profili ρerfekt për Juυentusin

Por jo çdo gjë shkoi keq për kuqezinjtë, të paktën jo për njërin prej tyre. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Mario Mitaj. Ashtu siç pritej, në “Enio Tardini” të Parmës ka pasur disa vëzhgues të Juventusit.

Sipas të përdotshmes italiane “Tuttosport”, Mitaj i ka impresionuar drejtuesi bardhezi me performancën e treguar. Tashmë ai është kthyer në synimin e Juventusit dhe në merkaton e verës mund të ketë një ofertë për futbollistin. Kartoni i tij është i përballueshëm për “Zonjën” dhe me siguri mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Kjo do ishte një mundësi shumë e madhe për një ndër yjet e Kombëtares shqiptare.