Krim i rëndë në Greqi/ Me pranga në duar, gjendet trυρi i ραjetë i një ρersoni

Mëngjesin e sotëm, autoritetet greke janë alarmuar pas gjetjes së trupit të pajetë, të një personi në Janinë.

Duket se autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vend, por e kanë zhvendosur trupin e viktimës në vendin ku u gjet.

Lidhur me kushtet në të cilat u gjet, ai kishte një palë pranga të lidhura në dorën e majtë dhe një armë të lidhur në skajin tjetër.

Nuk dihet nëse kjo është arma e përdorur për ta vrarë.

Ai u gjet i mbështjellë me thasë plehrash rreth kokës dhe këmbëve, ndërsa pjesa tjetër e trupit ishte i ekspozuar.

Trupi i tij ka lëndime, por deri më tani nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Në vendngjarje pritet eksperti mjekësor në mënyrë që të fillojë procesi i identifikimit.

Vlen të theksohet se asnjë zhdukje nuk ishte raportuar në zonë dhe autoritetet po ekzaminojnë kamerat në rrugën për në zonën e Frontzu.

Zbυlohen detaje mbi ngjαrjen e rëndë në Greqi/ 50-vjeçari lidhi veten dhe u υetëvra me një ρΙumb në kokë, çfarë shkruhej në letrën që iu gjet në xhep

U mendua se ishte vrasje, por autoritetet greke mendojnë se personi, trupi i të cilit u gjet mëngjesit e sotëm i lidhur dhe pa jetë në Janinë, mund të ketë vrarë veten.

Ndonëse njoftimet e para nga burime policore flisnin për një vepër kriminale, informacionet e fundit thonë se mjekësia ka konstatuar se bëhej fjalë për një vetëvrasje .

Në xhepat e 50-vjeçarit u gjetën shënime ku shpjegonin se kishte vendosur t’i jepte fund jetës dhe tregonin se si do ta bënte një gjë të tillë. Sipas provave të marra nga autopsia, ai ka lidhur njërën skaj të prangave në dorë dhe në anën tjetër pistoletën me të cilën qëlloi veten.

Sa i përket mënyrës sesi i ka dhënë fund jetës së tij, po konsiderohet skenari që ka vendosur thasë mbeturinash në këmbë dhe kokë dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Njëkohësisht, informacionet bëjnë me dije se 50-vjeçari i cili banonte shumë pranë vendit ku u gjet i vdekur, kishte probleme psikologjike .

Dy vite më parë, ai kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Në shënimin prej pesë faqesh të lënë pas nga 50-vjecari, ai u jepte policëve udhëzime se si ta përdornin armën e tij, në mënyrë që ajo të mos qëllonte pasi ishte mbushur.

Άksident i rëndë në vend/ Makina hυmb kontrollin dhe ρërfundon në kanaΙ, zbαrdhen detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lushnjë Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Një automjet me targa AA 976 JB tip “Lancia” ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme.

Në spitalin e Lushnjës ka përfunduar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin përbri autostradës.

Ήoroskoρi për ditën e sotme, e Premte 22 Mars 2024

Dashi

Mos i lejoni të tjerët që të ndikojnë në zgjedhjet tuaja kryesore, sidomos në vendin e punës. Parashikohen të reja interesante nga pikëpamja sentimentale, por duhet të jeni më shumë pjesëmarrës në çështjet familjare.

Demi

Duhet të jeni kurajoz dhe impulsiv dhe kjo sjellje nëse nga njëra anë do ju lejojë që të tregoheni të sigurtë në veten tuaj, nga ana tjetër mund të ngjallë zilinë e të tjerëve. Gjatë kësaj dite duhet të bashkëpunoni për një projekt të ri.

Binjakët

Parashikimet e kësaj dite, premtojnë projekte të reja interesante, si në sferën profesionale edhe në atë personale. Në mbrëmje do të shfaqni anën tuaj romantike.

Gaforrja

Do të jeni shumë impulsiv, dhe shpesh do të tërhiqeni në debate që mund t’iu bëjnë që të humbni shumë nga koha juaj e çmuar. Mundohuni që të shmangni polemikat dhe tensionet në punë. Raporti në çift, do të jetë mjaft harmonik.

Luani

Nuk këshillohet që gjatë kësaj dite të merrni vendime shumë të nxituara, sidomos lidhur me investimet profesionale. Në çështjet e punës, mos pranoni kompromise që mund të kompromentojnë punën tuaj.

Virgjëresha

Kjo është një ditë e cila ju sugjeron që të jeni më të qetë dhe të kujdesshëm, sidomos në dashuri. Acarimi i krijuar lidhur me dyshime të vogla apo përplasje nga e kaluara, duhen ripërpunuar, sidomos nëse keni ndërmend që ti bëni një propozim të rëndësishëm partnerit/es tuaj.

Peshorja

Ka disa rreziqe me të cilat duhet të përballeni me vëmendjen maksimale. Në punë, parashikohen marrëveshje të rëndësishme për projektet tuaja. Jini sa më strategjik dhe mos u nxitoni që të merrni vendime të rëndësishme.

Akrepi

Në punë mundohuni të mos jeni shumë krenarë. Nëse keni vështirësi me një projekt, mos u druani që ti kërkoni ndihmë një kolegut tuaj. Dashuria do të jetë e turbullt dhe kjo gjë do ju tensionojë, por nuk përjashtohen as kthesat pozitive.

Shigjetari

Kjo ditë do ju gjejë dembelë dhe kjo sjellje e juaja, do të ketë pasoja në punë, por edhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Mundohuni që të reagoni sa më parë, pasi situata mund t’iu rrëshqasë nga duart.

Bricjapi

Po luani një rol të rëndësishëm, për realizimin e një pune të rëndësishme, për karrierën tuaj aktuale. Megjithatë duhet të jeni gati të meditoni lidhur me disa diskutime me bashkëpunëtorët tuaj. Të gjitha tensionet në dashuri apo në familje do të sheshohen kohëve të fundit.

Ujori

Tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj, për shkak se mund të keni disa probleme. Dashuria dhe bashkëpunimi me partnerin/en, do ju lejojnë që të rigjeni qetësinë me veten dhe ndjenjat tuaja.

Peshqit

Nuk do të jeni të kënaqur me kontributin e kolegëve tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të punoni më shumë, duke ju sforcuar. Megjithatë shmangni rënien pre e provokimeve të të tjerëve, ose në të kundërt rrezikoni të humbni më shumë kohë. Në dashuri do të merrni përgjigje.

Lirohet nga bυrgu e dαshυra e Laert Ήαxhisë

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Klea Gjatën, të dashurën e Laert Haxhisë, që u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit ‘Kurrë mos Harro’.

E reja që po hetohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, tani që është liruar nga burgu, i ndalohet dalja jashtë territorit të Shqipërisë.

Arrestimi i saj erdhi pasi Artan Tafani, bashkëpunëtor i drejtësisë zbardhi ngjarje të shumta kriminale të regjistruara në vendin tonë. Në listën e emrave të personave që kishin lidhje me grupin e Laert Haxhisë, ishte edhe emri i një 27-vjeçareje nga Lushnja.

Tafani tha se Klea Gjata ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe Prokuroria urdhëroi arrestimin e saj. Implikimi i Klea Gjatës me vrasësin Laert Haxhiu, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj.

Pas arrestimit, me kërkesë të prokurorisë së Elbasanit, 27-vjeçares iu sekuestrua një mjet tip Benz GLK dhe dy aparate telefonike. Nga këqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, kishte folur në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun, edhe pse ai ndodhet në burg, në Greqi.

Të gjitha këto biseda të bërë në aplikacionin “WhatsApp” dhe aplikacione të tjera, janë në dorë të prokurorëve dhe administruar në dosjen hetimore, ku pritet që t’i kalojë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme.

Sarandë/ 41-vjeçarja i jep fυnd jetës duke u vetëheΙmuar

Një 41-vjeçare, banuese në Finiq i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe 41-vjeçarja me iniciale A.G, nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore.

Vlen të thuhet se kohët e fundit, në vendin tonë janë shtuar shumë rastet e vetëvrasjes, kryesisht të femrave. Rrethanat janë të ndryshme dhe të shumta, por më kryesoret janë ato që lidhen me depresionin dhe problemet në familje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja A. G., 41 vjeçe, banuese në Finiq, e cila dyshohet se është vetëhelmuar. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 41-vjeçarja ka humbur jetën.

Βëri sherr me djalin e tij, babai 50-vjeçar merr ρeng 14-υjeçarin

FOTO ILUSTRUESE

Dy persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë pasi kanë mbajtur peng në makinë një 14-vjeçar.

50-vjeçari Çlirim Sina dhe 39-vjeçari Aleksandër Sina kanë marrë me forcë 14-vjeçarin dhe e kanë mbajtur disa orë në makinë. Shkak për këtë pengmarrje është bërë një sherr që 14-vjeçari ka patur me djalin e Çlirim Sinës.

Njoftimi i policisë:

Morën me forcë një 14-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një shtetas të mitur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit:

Ç. S., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 36 vjeç, banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë marrë me forcë, në automjetin e tyre, një shtetas të mitur 14 vjeç, dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet, për shkak të një konflikti që 14-vjeçari ka patur me djalin e shtetasit Ç. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ρogradec/Qytetarja denocon:Po υjedhin lulet në υαrreza, për të blerë hαshash

Një ngjarje e pazakontë denocohet nga Pogradeci. Një qytetare ka shkruar në faqen e kolibri.al se persona të papërgjeshëm vjedhin buqetat e luleve në varrezat e këtij qyteti, aty ku prehen shpirtrat e njerzve të dashur të mijra familjeve.

Qytetarja në denoncimin e saj ka dyshime të forta që personat që i vjedhin buqetat e shtrenjta(20 mijë një e tillë) janë përdorues të lëndëve narkotike.

Qytetarja thotë se të tillë persona i ka hasur vazhdimisht në varreza që konsumojnë kryesisht hashash.

Por përse i vjedhin?

Duket se gjithçka ka të bëjë me shitjen e tyre, buqetat e shtrenjta këta narkomanë i marrin dhe i shesin për pak lek në dyqane, sapo vendosen nga të afërmit e të vdekurve. Dhe më pas me këto para blejnë drogë që e konsumojnë.

Qytetarja thotë se ka komunikuar me përgjëgjisin e varrezës ndërsa kërkon ndërhyrjen edhe të policisë së Pogradecit, pasi shqetësimi që shkaktohet tek familjarët është i madh. Nisur nga lidhja shpirtërore me personat që nuk jetojnë më.

Kishim dëgjuar për vjedhje parash apo sendesh për të blerë drogë, por duket se tashmë nuk po kursehen as lulet në varreza.

Will Smith: E kam lexuar Kuranin faqe për faqe gjatë muajit të Ramazanit, është i pastër si kristali

Ylli botëror, Will Smith ka treguar se e ka lexuar Kuranin të gjithë dhe e ka përshkruar librin e shenjtë si “të qartë kristal”.

“Më pëlqeu thjeshtësia; Kurani është kaq i qartë; është kristal i qartë. Është e vështirë ta keqkuptosh”, tha Smith, duke shtuar se ai lexoi Kuranin në Ramazanin e kaluar.

“Fryma e tij ishte kaq e bukur dhe e qartë”, shtoi ai gjatë një podcast-i me MBC.

Smith, i cili tha se ka lexuar librat e shenjtë të dy besimeve të tjera abrahamike, judaizmit dhe krishterimit, shtoi se ishte i befasuar se sa të ndërlidhura ishin tre shkrimet e shenjta, Kurani, Tora dhe Bibla.

“U habita se si është si e njëjta histori, nga Tora përmes Biblës dhe në Kuran. Unë kurrë nuk e kuptova plotësisht Abrahamin si baba dhe më pas ndarjen me Isakun dhe Ismailin dhe ishte bukur të mësoja përfundimin e këtij kuptimi”, tha Smith.

Aktori i famshëm, i cili ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, shprehu gjithashtu “dashurinë” e tij për vendin e Lindjes së Mesme.

Ledioni i shρëton mijëra eυro gjobë Eglës

Egla Ceno, momentalisht banore e “Big Brother VIP”, bëri një deklaratë të fortë disa ditë më parë.

Duke diskutuar me Julia Ilirjanin, Egla u shpreh se vite më parë është ngacmuar seksualisht nga një personazh i njohur televiziv.

Më pas, Egla tregoi edhe emrin e tij, duke iu referuar Saimir Kodrës, gazetarit të emisionit “Stop”.

Deklarata e saj bëri bujë të madhe në rrjet, mirëpo më pas videoja u fshi nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, si në Instagram, ashtu edhe në YouTube apo çdo platformë tjetër.

Për këtë erdhi edhe një reagim nga Saimir Kodra, i cili u shpreh se bashkë me Eglën, do të përballen në gjykatë.

Fjalët e Saimirit iu transmetuan Eglës nga produksioni i BBV pavarësisht se ndodhet ende në reality show. Saimiri kërkon prova nga Egla, për këtë ngjarje të ndodhur 25 vite më parë.

Mirëpo në rrjet u komentua gjithashtu se Ledioni u duk sikur i mbajti krah Saimirit për të nxjerrë keq Eglën, të cilës ndër të tjera iu shpreh se atë deklaratë nuk duhet ta kishte bërë, pavarësisht sa keq mund të jetë ndjerë ajo.

Por, Ledioni i kupton më së miri situata të tilla, pasi një deklaratë e fortë si ajo e Eglës, nëse nuk ka prova, sidomos kur I bëhet një personazhi të njohur, rrezikon të gjobitet me shifra të majme parash për prishje imazhi.

Ledioni u përpoq ta qartësonte Eglën, megjithëse në fund ia tha edhe një mesazh të qartë se në fakt është krah saj dhe jo anasjelltas: “Por mos harro, Top Channel është gjithmonë me më të dobtin“.