Egla Ceno, momentalisht banore e “Big Brother VIP”, bëri një deklaratë të fortë disa ditë më parë.
Duke diskutuar me Julia Ilirjanin, Egla u shpreh se vite më parë është ngacmuar seksualisht nga një personazh i njohur televiziv.
Më pas, Egla tregoi edhe emrin e tij, duke iu referuar Saimir Kodrës, gazetarit të emisionit “Stop”.
Deklarata e saj bëri bujë të madhe në rrjet, mirëpo më pas videoja u fshi nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, si në Instagram, ashtu edhe në YouTube apo çdo platformë tjetër.
Për këtë erdhi edhe një reagim nga Saimir Kodra, i cili u shpreh se bashkë me Eglën, do të përballen në gjykatë.
Fjalët e Saimirit iu transmetuan Eglës nga produksioni i BBV pavarësisht se ndodhet ende në reality show. Saimiri kërkon prova nga Egla, për këtë ngjarje të ndodhur 25 vite më parë.
Mirëpo në rrjet u komentua gjithashtu se Ledioni u duk sikur i mbajti krah Saimirit për të nxjerrë keq Eglën, të cilës ndër të tjera iu shpreh se atë deklaratë nuk duhet ta kishte bërë, pavarësisht sa keq mund të jetë ndjerë ajo.
Por, Ledioni i kupton më së miri situata të tilla, pasi një deklaratë e fortë si ajo e Eglës, nëse nuk ka prova, sidomos kur I bëhet një personazhi të njohur, rrezikon të gjobitet me shifra të majme parash për prishje imazhi.
Ledioni u përpoq ta qartësonte Eglën, megjithëse në fund ia tha edhe një mesazh të qartë se në fakt është krah saj dhe jo anasjelltas: “Por mos harro, Top Channel është gjithmonë me më të dobtin“.
Është arrestuar mbrëmjen e të martës në Kosovë, biznesmeni 49-vjeçar shkodran Ardit Kraja, i njohur si një prej “bosëve” të lojërave të fatit në Shqipëri, ku ka qenë pronar i kompanisë “Superbast”.
Ai është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë dhe pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë.
Më konkretisht nga Gjykata Themelore në Prizren dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovicës vendosi urdhër-arresti për 48 orë deri në momentin kur të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
“Gazeta Insajderi”, duke iu referuar burimeve të afërta me hetimin që po kryhet kundër Ardi Krajës ka mësuar se ai ka një rast të ngritur në Suharekë, ku dyshohet se kreu veprimtari ilegale “organizim i jashtëligjshëm i bixhozit”, që bie në përgjegjësi të Gjykatës së Prizrenit, dhe një rast në Mitrovicë që bie nën përgjegjësinë respektive të Gjykatës Themelore në këtë qytet. Për të dyja rastet ka pasur urdhër kundër Krajës nga të dyja gjykatat.
Këto burime i kanë thënë medias kosovare se Ardit Kraja, tek shtetasit e Kosovës, por jo vetë, e jepte programin online, duke përfshirë linkun dhe kodet e operimit, dhe madje edhe investonte në bizneset e tyre. Ardit Kraja, punëtorët e këtij krimin në Kosovë do t’i merrte në përgjegjësi në rast humbjeve- pra nëse një lojtar fitonte, humbjen e merrte përsipër Kraja, ndërsa në rast se lojtarët humbisni, 60 përqind të fitimit e merrte Kraja.
Sipas këtyre burimeve, ky ka qenë njëri prej ofruesve të këtij shërbimi për bixhoz në Kosovë, i cili prej disa vitesh është kompelt i paligjshëm në vend, ndërsa nuk ka qenë i vetmi, pasi ka edhe ofrues të tjerë të programit, linkut e kodeve për lojtarët e bixhozit në Kosovë që e bëjnë këtë veprimtari online.
Media kosovare raporton edhe mbi historitë e biznesmenit Ardit Rada në Shqipëri, mbi kompanitë e tij dhe përplasjet me Ervis Martinajn në lidhje me “luftën” për lojërat e fatit në Shqipëri.
Gjithashtu, Ardit Rada është përfolur në media edhe mbi historinë rozë me moderatoren Ilda Bejleri, ku tashmë janë çift dhe prej më shumë se një viti janë bërë prindlr të një vajze, të cilës i kanë vendosur emrin Siena.
Dosja | Si u pasuruan “punëtorët” e Ardit Krajës në Kosovë?
Policia e Kosovës kishte marrë një informacion se një grup njerëzish për javë të tëra po takoheshin bashkë në një zyrë në Prishtinë. Siç mësohet nga burimet, në fillim hetuesit nuk e kishin të qartë se për çka po takohej grupi, por nisi një hetim paraprak.
Mëngjesin e 24 marsit të vitit 2021 ata morën lejen, dhënë vetëm gojarisht, nga një gjykatës i procedurës paraprake që të hynin në këtë pronë.
Hetimi pastaj do të zbulonte që qëllimi i takimeve të tyre ishte koordinimi i bixhozit ilegal që kishte filluar të lulëzonte fill pasi që në Republikën e Kosovës u bë çdo formë bixhozi e ndaluar.
Atë ditë, pranga do t’iu viheshin Skerdi Feros, Sokol Stafajt, Alban Petit, Lulzim Paqaradës, Fidan Hoxhës, Gasper Kaçinarit, Jozef Gjinit, Fisnik Sadrijat, Flakron Kurteshit e Rrezarta Miftarajt. Ndaj këtyre personave tani rëndon edhe një aktakuzë, një kopje të së cilës e posedon gazeta Insajderi.
Dosja e Prokurorisë zbulon se grupi për një periudhë relativisht të shkurtër më pak se tremujore, nga janari e deri te gjysma e marsit 2021 kishin qarkulluar aq shumë para me bixhoz ilegal sa shifrat janë milionëshe.
“…vetëm për janar, shkurt dhe 15 ditë të muajit mars të vitit 2021, humbja e shkaktuar shoqërisë kosovare nga kjo vepër penale kapin shumen prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”, kështu e përshkruan Prokurorja e rastit, Merita Bina-Rogova këtë grup.
Grupi, sipas Prokurorisë kishte role e detyra të ndara goxha kjartë në hierarki. Dikush në regjione brenda Republikës së Kosovës, e dikush koordinim me Republikën e Shqipërisë.
I pandehuri Sokol Stafa, sipas Prokurorisë ka punuar si koordinator i lojërave të fatit Kosove – Shqiperi. Gaspër Kaçinari si drejtor në këtë grup. Rrzarta Miftaraj si arkëtare. I pandehuri Skerdi Fero si menaxher kryesor, ndërsa të pandehurit Alban Peti, Lulzim Paqarada, Fidan Hoxha, Fisnik Sadija, Jozef Gjini, Flakron Kurteshi, Dardan Arifi, Boban Stevanoviç e Taulant Palushi kishin rolet e menaxherëve regjional brenda organizatës që po merrje me bixhoz ilegal.
Edhe pse pas hetimeve Prokuroria nuk e ndjek më pistën e hetimit “krim i organizuar”, në aktakuzë konstaton se të akuzuarit në këtë rast dikur kanë punuar për bastoret e biznesmenit nga Shqipëria, Ardit Kraja, dhe pas muajit prill 2019 kur në Kosovë bixhozi “thjeshtë kanë vazhduar me aktivitetet e njëjta”, konstaton Prokuroria.
“Me rastin e kontrollit në lokalet e bastores, në Prishtinë, rruga “Venet Bajrami” me dt. 24.03.2021 janë sekuestruar shume pajisje elektronike, telefonat, kompjuterët, si dhe incizimet e kamerave të sigurisë në atë banesë e cila është përdorur si zyrë për këtë grup kriminal”, thuhet në aktakuzë.
Prokuroria thotë se i lidh të akuzuarit me vet incizimet e tyre në banesën që po e përdoronin si zyrë të bastores ilegale.
Në rastin konkret, të pandehurit e kanë kryer formën kualifikuese të veprës penale për të cilën akuzohem, pra bixhozin ilegal, thuhet në aktakuzë dhe bëhet edhe një herë me dije se sipas llogaritjeve të këtij inistitucioni “në më pak se 3 muaj, shoqërisë kosovare i është shkaktuar demi shumë më i madh se 25.000 €, me saktësisht shuma prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”.
Një ngjarje tragjike ndodhi sot në rrugën ‘Isa Boletini’ në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.
Viktima u gjet pa shenja jete pasi dyshohet se ra në ashensorin e banesës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se viktima është 54-vjeçar, teksa po kryhen ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se 54-vjeçari që humbi jetën është Sokol Ukperaj.
Nga Policia po ashtu njoftuan se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.
“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme (20 mars) në Ravena të Italisë pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë.
Mediat italiane shkruajnë se nëse do të shitej tek përdoruesit e narkotikëve, droga kapte vlerën e 3 milionë eurove. Sipas hetuesve, droga ishte e destinuar për shitje në rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.
Fillimisht 40-vjeçari ka tentuar t’i largohej policisë, por pas një ndjekje u bë i mundur arrestimi i tij dhe gjetja e 31 kg kokainë të fshehur në makinë.
Rezulton se shqiptari, punonte si bojaxhi dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.
Pasi Egla Ceno tregoi se moderatori Saimir Kodra i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi punë, gjatë primet të së martës Ilnisa Agolli u dëgjua duke i thënë aktores: “Po te Saimiri do shkosh?”
Rreth kësaj deklarate të gazetares kanë reaguar vetë familjarët e Eglës përmes një postimi në faqen e saj të Instagramit.
Mes të tjerash familjarët e Eglës treguan se Ilnisa nuk ëstë përballur ndonjëherë me situata të njëjta si aktorja, pasi sipas tyre ajo është bërë e dashura e nën drejtorit duke përfituar kështu një vend pune pa meritë.
“Ilnisa Egles: ‘Po te Sajmiri do shkosh?’ Nuk ka gjë më të shemtuar sesa të dëgjosh diçka të tillë sidomos kur janë situata kaq delikate me një tematike që prek femrat e gjithë botës. Ilnisa në këtë rast vërteton përsëri se sa e ligë është.
Ndoshta “Ilnisat” si kjo Ilnisa në fjalë nuk kanë pasur nevojë të përballen me kto lloj traumash sepse e kane zgjidhur situatën mjaft lehtë duke u bërë e dashura e nën drejtorit dhe me këtë rast ka përfituar edhe një vend pune pa meritë. Jo të gjitha femrat e bëjnë ktë por përkundrazi respektojnë veten duke mos pranur kurrsesi një vend pune në këtë lloj forme dhe për më tepër kanë guxim të ngrejnë zërin për ta bërtitur si rast dhe për ti denoncuar kto lloj mostrash që përfitojnë nga detyra e tyre për egot dhe kënaqesine e tyre.’- kanë shkruar familjarët e aktores.
Avokati Edmond Petraj thotë se shqiptarët në Greqi arrestohen dhe gjykohen pa prova.
Në një intervistë televizive, Petraj u shpreh se nuk ka barazi në trajtimin e të dënurave në Greqi.
Sipas Petraj, janë evidentuar të paktën tetë raste kur shqiptarët janë lënë në burg edhe pas përfundimit të dënimit.
“Ka shumë procese ku shqiptarët arrestohen pa prova, gjykohen pa prova, pa përkthyes. Janë disa procese të cilat, shqiptarët nuk marrin vesh për çfarë u kapën, për çfarë futen në burg. Ideja është se nëse nuk ngrihet një ekip për të analizuar, shteti shqiptar duhet të kujdeset për të gjithë shqiptarët në të gjithë burgjet e botës. Shqiptarët gjenden në situatë të paprecedentë. Pa përkthyes, ose me përkthyes që nuk dinë mirë shqipen. Gjëra skandaloze.
Kemi fakte, kanë vdekur njerëz që i kanë rrahur gardianët. Shqiptarët po konsiderohen mall pa zot, nuk llogariten fare, ka një lloj situate e cila duhet të marrë fund. Janë raste skandaloze. Situata duhet të ndryshojë. Vetëm 6 muaj më parë, kemi evidentuar 8 raste, që janë harruar në burgjet greke. Duhet të jetë te 2200-2400 raste në total”, theksoi ai.
Nëna e Aleksandër Sadikajt, të riut që u ekzekutua me tritol në muajin qershor të vitit 2022, thotë se vrasësi i tij i ka shkuar në varrim.
“Ka ardhur vetë personi që e ka vrar, shoku i tij e ka ngritur në krahë e ka puthur dhe e ka përcjellë edhe në banesën e fundit, ka qenë vetë Ledjoni. 3 ditë para djali ime i puthe dhe i përkëdhekte fëmijën dhe i kishte blerë dhurata fëmijës së këtij dhe ky erdhi dhe e vrau pa pikë turpi pas një jave i bëri dhe ditlindjen dhe numëroi ditët sa kaloi një ditë dhe e hodhi në erë e vrau djalin” u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.
Edhe pse hetimet nuk kanë dalë në konkluzione, Silvana Sadikaj nuk nguron të akuzojë publikisht Ledjan Alushajn për eliminimin e djalit të saj. Teksa ngre gishtin e përgjegjësisë, ajo zbulon disa të dhëna që sipas saj e kanë bërë të jetë e bindur në pistën që tregon.
“Ne kemi dëshmitarë që dëshmojë që i kanë cuar makinënë tek dajua e Ledit në Cakran më ka thënë dhe vetë djali dhe një shoqja e Aleksandrit që dëshmojën për këtë punë. Që e coi për ta rregullura po pse duhej ta conte në Cakran të Fierit kur ka plotë servise në Shqipëri. E ka çuar te daja i tij që ka vetëm nëj materiale ndërtimi atje. Atje i është vënë eksplozivi” u shpreh Silvana Sadikaj, per Top Channel.
Pak muaj pas atentatit, nëna e Sadikaj, pas hetimeve private që familja kreu, kërkoi të takojë personalisht Ledjanin. Ajo ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës për tu takuar me të, pasi donte të dinte varjantin e historisë nga Ledjan Alushaj. Por ky i fundit nuk ka pranuar ta takojë.
“Kam shkuar deri te shtëpia dhe nuk më ka dalë më ka bërë bisht dhe ka ikur kur ai këtu vinte me gruan me fëmijën hante pinte dhe I thosha lere dhe tavolinën mos e paguaj se ishte shoku I djalit dhe ai nuk pranoi as të fliste me mua”- u shpreh ajo.
Leonard Theodhori, në atë kohë 18 vjeç, thuhet se nuk ishte i përfshirë direkt në ngjarje. Ai nuk u dënua kurrë për masakrën e Qafë Gjashtës.
Por një tjetër ngjarje do ta sillte emrin e tij në vëmendjen e policisë. Në vitin 2003 ai ishte i pranishëm në makinën që drejtohej nga Andrea Gjini, para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. Po në vitin 2003, ai u arrestua për “moskallëzim krimi” për një tjetër ngjarje të kryer nga Andrea Gjini.
Më pas Koçolja u arrestua me akuzat për vjedhje dhe mashtrim. Theodhori ka qenë i akuzuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Në të njëjtën kohë Leonard Theodhori trajtohej me medikamente për shkak të varësisë që kishte nga lëndët narkotike. Nëna e Leonardit tregon se ai shoqërohej gjatë gjithë kohës me një person që sipas saj i jepte edhe drogën që konsumonte.
“I thash e përpunon drogën vetë dhe i jep skupidhja djalit tim, këtë i thashë. Përse djalin tim e zhdukën fare nga faqja e dheut përse? Niko Beduli, po ti them ti dëgjojnë të gjithë, me drogë po s’ëshët vetëm ai të gjithë merren e pinë edhe femrat në Sarandë. Le të vijnë e të më vrasin, që të kaloj unë e të më kërcënojnë të tjerët e të më thonë ku do ta gjesh djalin tani…”, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Leonard Theodhorit.
Edhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi, ishte i njohur për policinë. Ai ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të lehtë me dashje. Por përballja e fundit e tij me drejtësinë do të ishte në prill të vitit 2022. Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij në Lushnjë, policia gjeti sasi të lëndës canabis sativa të ndarë në doza, gati për shitje.
Leonard Thodhori, në atë kohë 18 vjeç, thuhet se nuk ishte i përfshirë direkt në ngjarje. Ai nuk u dënua kurrë për masakrën e Qafë Gjashtës. Por një tjetër ngjarje do ta sillte emrin e tij në vëmendjen e policisë. Në vitin 2003 ai ishte i pranishëm në makinën që drejtohej nga Andrea Gjini, para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. Po në vitin 2003, ai u arrestua për “moskallëzim krimi” për një tjetër ngjarje të kryer nga Andrea Gjini.
Më pas Koçolja u arrestua me akuzat për vjedhje dhe mashtrim. Theodhori ka qënë i akuzuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Në të njëjtën kohë Leonard Theodhori trajtohej me medikamente për shkak të varësisë që kishte nga lëndët narkotike. Nëna e Leonardit tregon se ai shoqërohej gjatë gjithë kohës me një person që sipas saj i jepte edhe drogën që konsumonte.
“I thash e përpunon drogën vetë dhe i jep skupidhja djalit tim, këtë i thashë. Përse djalin tim e zhdukën fare nga faqja e dheut përse? Niko Beduli, po ti them ti dëgjojnë të gjithë, me drogë po sëshët vetëm ai të gjithë merren e pinë edhe femrat në Sarandë. Le të vijnë e të më vrasin, që të kaloj unë e të më kërcënojnë të tjerët e të më thonë ku do ta gjesh djalin tani…“, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Leonard Theodhorit.
Edhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi, ishte i njohur për policinë. Ai ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të lehëtë me dashje. Por përballja e fundit e tij me drejtësinë do të ishte në prill të vitit 2022. Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij në Lushnjë, policia gjeti sasi të lëndës canabis sativa të ndarë në doza, gati për shitje.