“Maria” dhe “Lorela”, dy tύtoret që shfrytëzonin υαjzat e mitυra shqiρtare ρër ρro* titύciόn 

Një grup tutorësh që shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion është zbuluar së fundmi nga policia greke.

Një 25-vjeçare e quajtur Maria, së bashku me tre persona të tjerë (dy burra dhe një grua) detyronin vajzat e mitura nga Polonia, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Greqia, të kryenin prostitucion në këmbim të parave dhe drogës.

Ky grup tutorësh nisi të zbulohej kur motra e njërës prej vajzave që ra viktimë e bandës foli në polici dhe përmendi takime romantike që organizoheshin në hotelet e Athinës dhe periferive jugore.

25-vjeçarja “Maria” dyshohet se kërkonte të mitura (15-17 vjeçe) në një lokal në qendër të Athinës. Ajo jo vetëm i detyronte, vajzat e mitura të kryenin prostitucion, por njëkohësisht i mësonte edhe me përdorimin e kokainës, ku droga u bë pjesë e pagesës së vajzave. Transportin për në hotelet ku kryheshin takimet e bënte 25-vjeçari “Zachos”, partner i “Maria”, si dhe një taksist 54-vjeçar.

Nga hetimi i policisë greke, rezultoi se viktima të unazës kishin rënë të paktën 6 të mitura. 25-vjeçarja, e cila ndërronte vendbanimin për të mbuluar gjurmët, bënte marrëveshje me “klientët”, të cilët i siguronin vajzave kokainë, në vend të parave.

Siç konstatoi policia, dy nga vajzat ishin gjithashtu viktima të bandës së tutores shqiptare “Lorela” e cila u arrestua janarin e kaluar, ndërsa dy të pandehura dyshohet se janë të lidhur me të dy grupet kriminale. “Maria” ishte shoqe e ngushtë me tutoren shqiptare ‘Lorela’ dhe ato bashkëpunonin në gjetjen e vajzave të mitura për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

Βroja, Manaj, Muçi apo Ήoxha? SyΙvinho ideon formacionin për miqësoren e parë

Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës për herë të parë në vitin 2024 këtë të premte. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një test miqësor me Kilin në Parma në orën 20:45.

Nën drejtimin e Sylvinhos ekipi zhvilloi seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” teksa nesër paradite do të udhëtojë drejt Parmas, aty ku do të zhvillojë seancën e fundit në stadiumin “Ennio Tardini”.

Tekniku brazilian po qartëson idetë e tij për formacionin titullar ndaj latinëve dhe dëmtimet e Uzunit e Berishës ia kanë bërë pak më të lehtë zgjedhjen.

Si testi i parë që është, nuk pritet të ketë ndryshime ndaj do të luajë 11-shja që udhëhoqi kualifikueset.

Strakosha në portë i “detyruar”, ndërsa mbrojtja me Hysaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Enea Mihaj rikthehet titullar në mungesë të Ismajlit duke fituar balotazhin me Kumbullën.

Pjesa tjetër përpara nuk pëson asnjë ndryshim me Asllanin, Ramadanin, Bajramin, Asanin, Cikalleshin e Seferin që do ta nisin nga e para së bashku.

Eksperimentet do të bëhen në pjesën e dytë me Brojën, Manajn, Muçin e Arbër Hoxhën që janë të gatshëm të tregojnë veten.

Portjer: Strakosha

Mbrojtës: Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj

Advertisements

Mesfushorë: Asllani, Bajrami, Ramadani

Sulmues: Seferi, Cikalleshi, Asani

”Mjafton të ketë …”/ Xhensila konfirmon ndαrjen nga Besi me ρostimin e fundit? (Foto)

Së fundmi është aluduar shumë herë që martesa mes Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ka marrë fund, ndonëse janë ata janë bërë prindër të një fëmije të dytë.

Në postimin e fundit në Instagram, Xhensila lë të kuptohet se ajo ka konfirmuar ndarjen me aktorin e humorit.

“Mjafton të ketë diell, Ajk dhe Amen”, këta të fundit janë emrat e fëmijëve të saj.

Kujtojmë se dyshja ka hequr të gjitha fotografitë bashkë nga rrjetet sociale, madje postojnë fotografi me fëmijët të ndarë, si dhe në shtëpi të ndryshme.

Gjithsesi, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse thashethemet për ndarjen janë të vërteta.

“Je pa test*kuj, nuk je bύrrë”/ ‘Nxehen gjαkrat’ në BBV, degrαdon debati mes Rozës dhe Meritonit: Tradhtove shokυn, i nxore… (Video)

Roza e akuzoi Meritonin se “shiti shokun” referuar rastit me Romeon dhe të njëjtën gjë sipas saj ka bërë edhe me Vesën.

Roza: Me i ra tjetrit për interes, o Meriton mezi prita me gjet rastin me të ra.

Franceska: Dil nga hija e Romeos, ai ta nguli ty

Roza: Ti Meriton nuk e ke konceptin të jesh lider. Me ty e kam tek e tek, në rregull?

Roza: Nuk e ke fjalorin tënd, në rregull Meriton. Unë zari Romeos? Seriozisht e ke, e kam të drejtën time ta mbroj shokun që ti e tradhtove

Meritoni: Kur fola me Jul Dedën pse hidheni krejt dhe paska pas të drejtë

Roza: O Meriton bëhu burrë Meriton! Ta kam bërë benë Meriton. O njeri i pafytyrë, o njeri që prek pikat e dobëta. Merresh me lajme false, i nxjerr shokut…merresh me realiteti. A ke testikuj o burri i Big Brother

Meritoni: A e sheh çka flet, çfarë fjalori ke je vajzë artiste, je pjesë e televizionit.

Roza: Ti je pa burrni komplet! Je i pabesë, je tradhtar me shokët dhe tradhtar me Vesën

“Gjithmonë kam ëndërrυαr Shqipërinë”, Seferi: Kisha zgjedhje, por nuk hezitoυa për kυqezinjtë

Taulant Seferi është aktivizuar me të rinjtë e Maqedonisë së Veriut, përpara se të bashkohej me Shqipërinë U21.

Më pas, sulmuesi luajti dy ndeshje me maqedonasit, për të veshur më pas fanellën e kombëtares së madhe kuqezi.

Për këtë zgjedhje është shfaqur krenar, teksa në intervistën e fundit ka deklaruar se veshja e fanellës kuqezi ka qenë një ëndërr për të.

“Te Maqedonia kisha kaluar të gjitha grupmoshat e reja deri te ekipi A. Aty arrita edhe një rekord dhe të gjithë më donin me çdo kusht. Por, dëshira dhe ëndrra ime gjithmonë ka qenë fanella kuqezi dhe për këtë përzgjedhje që kam bërë jam shumë krenar.

Dua ta falenderoj Alban Bushin, i cili e ka marrë iniciativën, më ka lajmëruar në telefon, duke më dërguar ftesë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe e ka bërë ëndrrën time realitet. Momenti kur më ka marrë në telefon ishte, kur isha në veturë duke udhëtuar së bashku me menaxherin tim dhe pa u menduar dy herë, i kam thënë ‘PO’ direkt”, – tha Seferi, në një intervistë të dhënë për “Podcast me Bujar Osmani”.

Bregdeti i jugυt më afër, zbυΙohet data kur hαρet Tυneli i Llogarαsë

Një tjetër investim në Vlorë, ku punohet çdo ditë për të kapur objektivin është ai i tunelit të Llogarasë. Hapja në Qershor për qytetarët është synimi i kompanive sipërmarrëse.

Përbërja shkëmbore e ka bërë më të lehtë punën për inxhinierët dhe punonjësit në terren, çka ka dhënë përparësi që deri më tani të mbyllet 95% e volumit të punës në këtë projekt.

“Nëse udhëtarët sot Llogaranë e bëjnë për 40 minuta me hapjen e tij do mund të udhëtojnë për 7 deri në 8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta”, thotë gazetarja Anisa Krraba.

“Ky tunel fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Vepra ka një gjatësi totale prej 7.42 kilometra. Tuneli i Llogarasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës.

Si tuneli kryesor ashtu edhe ai i emergjencës kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës. Në tunelin kryesor, gjithë pjesa e gërmimit ka përfunduar ndërsa në tunelin e emergjencës, jemi në hapat e fundit të gërmimit të shkallëzimit”, tha Ardino Halimi, drejtor i projektit.

5% i punës së mbetur lidhet me tunelet e vogla lidhëse mes tunelit kryesor dhe atij të emergjencës, të cilat do të shërbejnë edhe si vendqëndrime për automjetet dhe qytetarët.

“Po punohet me 11 vendqëndrime apo parkime, 5 për automjetet, 6 vendqëndrime për këmbësorët. Gjithashtu në tunelin kryesor është duke u punuar edhe me punimet civile që nënkupton, kolektorin kryesor të ujërave, tubat e drenazhit, shaftet teknike sistemin e ndriçimit, ventilimit”, tha Halimi.

“Kjo është panorama në dalje të tunelit të Llogarasë, i cili të nxjerr menjëherë në Palasë. Me këtë investim synohet që jugu të aksesohet me thjeshtë nga udhëtarët, por veçanarisht nga turistët e huaj”, raporton gazetarja.

“Për realizimin e kësaj vepre janë të angazhuar 300 punëtorë dhe 100 makineri. Po punohet me ritme të larta që në Qershor tuneli të jetë i aksesueshëm për turistët”, tha Halimi.

Të dy tunelet, si ai kryesor dhe ai i emergjencës kanë gjatësi totale prej 6 kilometrash, ku deri më tani është kryer 98% e gërmimeve, 96% e veshjes me beton dhe në fund të muajit do të hapë rrugën asfaltimit të tunelit të Llogarasë. Investimi për këtë vepër infrastrukturore ka kapur vlerën e 140 milionë Euro. Ky tunel do të funksionojë në dy drejtime, dhe bashkë me aeroportin e Vlorës synojnë t’i japin tjetër frymëmarrje ekonomisë së zonës dhe lehtësojnë aksesin e udhëtarëve ndaj bukurive të jugut. /Tv Klan

Vodhi 8 miΙionë euro si në filma, αrrestohet 31-υjecarja “e rrezίkshme”

Policia arrestoi një 31-vjeçare në Gjermani pasi akuzohet se vodhi paratë e kompanisë ku punonte. Ajo u gjet përgjegjëse për një vjedhje spektakolare të parave të kompanisë ‘Loomis’ në Bremen në maj të vitit 2021.

Pas dy vitesh e gjysëm fshehur autoritetet gjermane e arrestuan hajduten e 8 milionë eurove në aeroportin e Bremenit. Yasemin Guendogan është emri i 31-vjeçares.

Detyra e saj në ‘Loomis’ ishte të paketonte kartmonedhat në kuti. Ato më pas transportoheshin me makina të blinduara në bankomate.Më 21 maj 2023 ajo kreu një aksion të vërtetë filmash. Yasmine atë ditë nuk i paketoi paratë në kuti si zakonisht, por në thasë dhe më pas i hodhi në kontejner që normalisht përdorej për mbeturina.

Mbi thasët me para ajo hodhi mbeturina që të mos zbuloheshin sasitë e parave në kontejner.

Nga kontejneri paratë i ngarkoi në një automjet tip Mercedes Vito, të cilën e kishte marrë me qira në Berlin dhe që rezultonte me targa të vjedhura. Dhe krimi u zbulua vetëm katër ditë më pas, kur ajo ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Fillimisht u arratis jashtë Gjermanisë, drejt Turqisë.

Pas hetimeve të kryera dhe kur u mor vesh roli i saj në këtë histori vendosi të dorëzohej tek autoritetet gjermane dhe u vu në pranga në aeroportin e Bremenit teksa u kthye nga Turqia. Tashmë 31-vjeçarja ndodhet në paraburgim.

Pas dhύnës në ραllatin Mbretëror, Blerta feston sot ditëlindjen, por ja sa υjeçe bën ραrtnerja e re e Princ Lekës

Fotografja Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.

Pas gjithë zhurmës mediatike që shkaktoi lidhja e saj me Princin ndërkohë që po divorcohet me Elia Zaharinë, Blerta ka qëndruar larg reagimeve dhe daljeve publike.

Por sot Blerta feston ditëlindjen dhe mbush 26 vjeç.

Mosha është pikërisht edhe një nga temat që është diskutuar kur u zbulua lidhja e saj me Princin, pasi dyshja ka 16 vite diferencë.

Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk po kalojnë aspak ditë të mira teksa janë në procedura divorci. Seanca e parë e prishjes së martesës u shty pasi Princi nuk ishte i pranishëm.

Konfirmoi Ιidhjen me biznesmenin 20 vite më të madh, DioΙa Dosti: Tregon se dashυria nuk njeh moshë

Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Diola Dosti, ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti.

Ishte biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu, i cili konfirmoi zërat duke publikuar nje “InstaStory” me nutricionisten.

Diola ka qenë gjithmonë e komentuar përsa i përket jetës së saj private, prandaj dhe kjo lidhje solli diskutime të shumta.

Një aspekt për të cilën kjo lidhje është komentuar shumë në këto ditë, është diferenca në moshë.

Erolld Belegu, është 20 vite më i madh se Diola Dosti. Biznesmeni është 57-vjeç, ndërsa Diola 37.

Por kjo e fundit, në një dedikim romantik për partnerin ka treguar se dashuria nuk njeh moshë.

“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë por dhe ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falenderoj për repsektimin e historisë sonë. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret. Fillim i ri”, shkruan nutricionistja.

https://www.instagram.com/_u/dioladostiofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=71b3e72f-03a6-4c5d-b14c-acd22041273f&ig_mid=4EB62AF7-5CD3-4AD1-8FA3-48A6C15E7062

E ftoi në shtëpi për të Ιυajtur dhe e ρërdh* noi, dënohet me 13 vite bυrg 24-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 24-vjeçar është shpallur fajtor për abuzim seksual me një të mitur, dhe është dënuar me 13 vite burg në total.

Gjykata e jurisë së Selanikut e shpalli fajtor për akte seksuale me një të mitur nën moshën 12 vjeç dhe përdhunim radhazi. Sipas aktakuzës, veprat janë kryer në periudhën 2018-2020 në zonën e Pellas.

Gjithçka nisi në verën e vitit 2018, kur i akuzuari (me origjinë shqiptare), i cili në atë kohë nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç, ftoi fqinjin e tij 12-vjeçar në shtëpinë e tij për të luajtur një videolojë.

Duke përfituar nga fakti që prindërit e tij ishin larg për punë bujqësore, me dhunë fizike e dhunonte seksualisht, gjë që u përsërit edhe në vitet në vijim, herë në shtëpinë e të akuzuarit dhe herë në arat e prindërve të tij, ku e takoi. Rasti u zbulua pas një denoncimi në Komisionin e Vlerësimit dhe Mbështetjes Arsimore Diagnostifikuese të Shkollës së Mesme Profesionale, ku i mituri studionte, ndërsa ndaj të njëjtit të pandehur ishte bërë një tjetër kallëzim.