Egla Ceno ραguhet nga Teatri i Elbasanit, prej 3 mυαjsh në BBV! Figuron e martυαr

Aktorja Egla Ceno, 47-vjeçe, është prej tre muajsh pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip.

Gjatë qëndrimit në BBV, Egla ka thyer disa herë rregullat si dhe është kritikuar për ofendimet ndaj banorëve të tjerë, por disa rregulla duket se i ka thyer edhe jashtë, ndoshta me pasoja për persona që janë pjesë e piramidës publike.

Nga disa verifikime, rezulton se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhet si aktore pranë Teatrit të Elbasanit.

Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka laujtur në BBV, drejtori i Teatrit Skampa vijon ta paguajë atë si aktore.

Ndërkaq, Egla, ndryshe nga sa ka deklaruar në BBV, figuron e martuar. Por, ndoshta ka harruar për të bërë procedurat e divorcit./ Prapaskena

Akυzat e rënda ndaj Saimir Kodrës, ρunonjësja e ‘Top Channel’ i bαshkohet Eglës si dëshmitαre, çfarë ρritet të ndodhë

Disa ditë më parë Egla Ceno ka rrëfyer një histori personale të saj, e cila pretendon se ka patur një ngacmim seksual në ambientet e punës nga Saimir Kodra.

Ky lajm solli një rrëmujë të madhe kudo nëpër rrjet dhe nuk mbeti pa u zënë në gojë dhe nga vetë ‘i akuzuari’, i cili sqaroi çdo gjë në emisionin e tij, teksa u shpreh se me këtë çështje do të merret Gjykata.

Një reagim i papritur ka ardhur nga një ish-punonjëse e ‘Top Channel’ e cila pretendon se është dëshmitare dhe i bashkohet Eglës. Por kjo nuk mund të jetë një provë pasi personi në fjalë është thjesht një dëshmitare.

Por një gjë është e sigurt, ky koment do të krijojë një rrëmujë të madhe në rrjet!

Aktori i njohυr Tom HoΙΙand lë pa fjalë shqiρtarët, bën me dυαr simbolin e shqiponjës

Shqipëria dhe simbolet e saj po bëhen të njohura çdo ditë e më shumë nëpër botë dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për botën e thjeshtë, por për artistët, këngëtarët, aktorët etj.

Pas Drake, i cili bëri bujë me këngën e tij më të fundit që përmbante elemente të traditës sonë kombëtare, së fundmi edhe aktori i njohur Tom Holland i ka gëzuar shqiptarët, pasi ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Një video e cila ka bërë bujë në X dhe TikTok, aktori britanik dhe ylli i serisë së filmave “Spider-Man”, si një shqiptar i vërtetë ka bërë simbolin e flamurit kuqezi.

Ndërsa përgatitet për foton, fansja i kërkon aktorit të bëjë shqiponjën me duar. Me një buzëqeshje dhe qasje të hapur, Holland pranon pa hezitim dhe formon simbolin e njohur, duke dëshmuar njëherësh sensin e tij të afërt dhe respektin për kulturën e fansave.

@iconstyle.al

Aktori i ‘Hollywood’, Tom Holland i njohur për rolin ikonik të ‘Spiderman’ ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve pasi së fundmi është shfaqur duke bërë simbolin e shqiponjës 👐🏻🇦🇱

♬ original sound – ICONSTYLE

KRENARI / Esma Fera, shkencëtαrja shqiρtare në Amerikë

Esma Fera mban titullin e delegates së shquar të Universiteteve amerikane në OBSH në Nju-Jork.

Albinfo.ch sjell një tjetër histori frymëzuese të studentes nga Kosova, Esma Fera, e cila është zgjedhur asistente në Universitetin ‘New Haven’ në SHBA. Ajo merret me kërkime shkencore për kancerin në vezore dhe është pjesë e kompanisë ‘AstraZeneca’.

Esma ka lindur në vitin 2002 në fshatin Karaçevë në Kosovë. Që e vogël vajza kuptoi se ishte e apasionuar pas shkencës së gjenetikës, biologjisë dhe kodit gjenetik të njeriut, për të riparuar kështu strukturën e ADN-së.

Pasi përfundova shkollën e mesme në Kosovë, kuptova se prirjet e mia dhe infrastruktura në Kosovë nuk përkonin, kështu që vendosa të aplikoja për të ndjekur ëndrrën time në Shtetet e Bashkuara, ku dhe jetoj prej tre vitesh”, e nis kështu intervistën Esma, duke shtuar se falë pasionit për shkëncën sot është pjesë e Universitetit të New Haven, ku studion për Biologji Molekulare dhe Qelizore.

Tutje kalimi në sistemin arsimor amerikan i hapi vajzës së re një mundësi në rrugëtimin shkencor.

“Sipërmarrja ime e parë kërkimore përfshinte zbulimin e Parvovirusit B-19 në mostrat e zemrës së njeriut, duke tërhequr vëmendjen për potencialin novator. Kjo më hapi rrugën për të shfrytëzuar aftësitë e mia të biologjisë molekulare në një rol kërkimor në Shkollën e Mjekësisë Yale”, shtoi ajo, ndërsa tha se aktualisht është në prag të publikimit të zbulimeve të saj të reja në fushën e gjenetikës.

E pyetur nga moderatorja për mundësinë e shërimit të sëmundjeve nëpërmjet ndërhyrjes genetike në qeliza, Esma përgjigjet:

“Po, është e mundur, mund të këputet një gjen në atë segment të ADN-së që ka një problem dhe aty mund të eleminohet trashëgimia, kjo metodë po përdoret në biologjinë molekulare dhe unë e përdor në laboratorin tim”, u shpreh Esma, duke shtuar se nëpërmjet kësaj metode, mund të ndalojmë mutacionet gjenetike të qelizave kancerogjene në trupin e një njeriu.

Përtej kërkimeve shkencore, ajo shfrytëzoi mundësinë për t’u praktikuar në AstraZeneca, një kompani prestigjioze bio-farmaceutike.

“Besimi im në fuqinë e shkencës ushqen dëshirën për të ndjekur një doktoraturë, me një vizion për përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimeve për pacientët me sëmundje të rralla dhe ata që vuajnë nga kanceri”, tha shkencëtarja e re.

‘Racë e fortë dhe e dυruar’/ ‘Protothema’ ρυblikon kërkimin e gazetarit francez: Sa shqiρtarë banonin në Athinë dy shekuj më ρarë?

Gazeta greke ‘Protothema.gr’ ka publikuar sot një shkrim të gazetarit francez Edmond Abou, kërkimi i të cilit zbulon se një pjesë e popullsisë në Greqi, para dy shekujsh banohej nga shiqtarët. Në shkrimin me titull “Athina e vitit 1850: Shqiptarë, polakë, maltezë, zjarrvënës dhe të tjerë…”, ‘Protohema’ duke iu referuar kërkimit të gazetarit francez, shkruan se Athina në mesin e shekullit XIX, banohej në një pjesë nga shqiptarët.

Në kapitullin 2 të librit të tij, Abou shkruan se shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit. Ato gjenden, në shumicën e tyre, në Atikë, në Arkadi (përmend fshatin Pavlica) dhe në Hidër. Abou i përshkruan shqiptarët si një racë të fortë dhe të duruar, të përshtatshëm për bujqësinë ashtu siç janë grekët për tregti. Në romanin e tij të publikuar nga gazeta greke, shqiptarët janë një popullsi e vendosur, ndërsa vllehët janë nomadë dhe mbarështues, punojnë dhe ushqejnë grekët.

Prothema.gr ndalet në një kapitull të romanit, ku gazetari mundohej të shpjegonte gjuhën e shqiptarëve nga e cila nisi kërkimi për banimin e tyre në territoret greke në mesin e shekullit XIX. Protothema në fund ngre disa pikëpyetje lidhur me kërkimin e gazetarit francez.

“Vllehët flenë në qiell të hapur në male, mes kopeve të tyre… Në greqisht, vllehja dhe bariu shënohen me të njëjtën fjalë. Shqiptarët flasin një gjuhë të veçantë që nuk ngatërrohet me asnjë nga idiomat e tjera sllave. Vllehët flasin një lloj latinishte të paqartë të korruptuar.’ Kuptohet, leximi i këtij fragmenti të veçantë nga libri i Abou-t na bëri të mendojmë. Kështu kërkuam më shumë të dhëna për popullsinë e Greqisë në atë kohë.

Sipas të dhënave të regjistrimit zyrtar të vitit 1853, popullsia e vendit tonë në atë kohë ishte 1.042.527 banorë. Për ata që nuk e dinë, shteti grek përbëhej nga Peloponezi, Greqia Qendrore (kufijtë në veri u përcaktuan nga Linja Pagasitikos – Amvrakikos, nga Gjiri i Sourpi në Thesali, në Menidi në Etoloakarnania dhe pak më në veri), Sporadet Veriore, Oinousses të Messinisë, Elafonissos dhe Cyclades, me Eschati, në jug të Thira, që është ishulli i fundit grek në jug).

A ka mundësi që Abou të ketë bërë brenda dy viteve, 1852 – 1854, me mjetet dhe kushtet e kohës, udhëtime në të gjitha këto vende dhe të bëjë një numërim të “shqiptarëve”? Ndoshta ishte e pamundur. Prandaj referimi i tij se ¼ e popullsisë janë “shqiptarë” është i gabuar. Po kush ishin “shqiptarët” e Abou? Natyrisht këta janë arvanitasit pasi zonat ku ata kanë jetuar, sipas Abou, kanë qenë Atika (shih Mesogeia etj.), Hidra dhe Arkadia. Arvanitasit e Peloponezit i jemi referuar gjerësisht në artikujt tanë të ndryshëm”, shkruan gazeta greke.

Foto nga tregimi

Kush është Edmond Abou?

Një nga të huajt që vizitoi Greqinë pak vite pas çlirimit të saj ishte shkrimtari, akademiku dhe gazetari francez Edmond Abou (Edmond Francois Valentin About, 1828–1885). Ai erdhi në vendin tonë si bursist i Shkollës Franceze dhe u vendos në Athinë. Qëndroi në Greqi deri në vitin 1854. Ai udhëtoi në të gjithë vendin tonë të vogël në atë kohë dhe duke u kthyer në Paris, botoi në vitin 1855 veprën e tij ‘Greqia e Otto-s’, duke ngjallur një stuhi reagimesh. Në vitin 1856 botoi romanin e tij “Mbreti i maleve”, i cili gjithashtu bëri bujë. Në të njëjtën kohë ai filloi të shkruante artikuj për gazetën “Le Figaro”. Më pas mori drejtimin e gazetës “Shek.

Marrë dhe përshtatur nga Protothema.gr

Sυlltan Mehmeti II për Gjergj Kastriotin: Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një Ιυan i tillë

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Sot, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica.

Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.

Papa Kalikst i III “Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!

Papa Piu I II“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!

”Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559“ 17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.

Sulltan Mehmeti II “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”

Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez “Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.

Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut“ Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!”

Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik” “Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve…

Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”

Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën“ Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë.

”Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia“ Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”

Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.”

E konfirmon shkenca: Shqiρtarët dhe gjuha shqiρe, aυtoktonë prej 6 mijë υitesh

Populli shqiptar dhe gjuha shqipe, kanë një lashtësi që shkon të paktën 6 mijë vjet dhe janë autoktonë në këto troje.

Këtë konkluzion e nxjerr studimi shkencor i revistës amerikane Sciene që mban firmën e 33 shkencëtarëve të universiteteve më prestigjioze.

Në këtë studim vlerësohet se tre janë gjuhët më të vjetra indo- europiane që fliten ende, ku Shqipja, është një ndër to, krahas armenishtes dhe greqishtes. Në të specifikohet edhe koha e lindjes së gjuhëve indo europiane e cila shkon 8000 mijë vite më parë, ndërsa degë të saj më të vjetra janë ruajtur pikërisht në këto vende.

Veç studimeve gjuhësore kompjuterike, kërkimi është mbështetur edhe me studimin e AND-së, rezultatet e të cilave kanë vërtetuar këtë fakt, vjetërsinë e popullsisë dhe rrjedhimisht atë të gjuhës në këto troje.

Konkluzionet dolën pas u analizuan 52 gjuhë historike dhe 109 gjuhë moderne përgjatë këtij studimi, që e çon më larg se sa ç’ishte menduar krijimin e gjuhëve indo-europiane, me orgjinë fillestare në jug të Kaukazit.

Kampioni i përzgjedhur për studim, prezanton një grup të ri të dhënash, që përjashton mospërputhjet dhe studimet nga e kaluara. Megjithëse lashtësia e gjuhëve gjithmonë do të krijojë debat në qarqet shkencore, artikulli është dhe një zë i fortë mbi prejardhjen e gjuhës shqiptare.

Νisën ta ngacmoηin/ Kamarierja neυrikοset dhe bën për spital dy të rinjtë (Video)

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Kinë. Në Kinë është shënuar një ngjarje e pazakontë.

Një kamariere, ka su/lmuar rëndë dy klientë të cilët pasi kishin konsumuar disa gota me alk/ool, nisën të ngac/monin vajzën.


Kur këto nga/cmime po ktheheshin në një shqetësim, vajza re/agoi ndaj tyre me arte marciale, duke bërë që ato ta

paguanin shumë shtrenjtë arrogancën e tyre mashkullore. Për më shumë det/aje ju ftojmë të nd/iqni pa/mjet.

SHIKO VIDEON KËTU

E varrosën për së gjaΙΙi, bizηesmeni tregon si arriti të telefononte të vëllanë nën dhê

Një biznesmen rus, i cili u va.rros për së gjalli në Moskë të Rusisë, arriti të telefononte të vëllanë

nga brenda varrit e më pas t’i lutet atij që t’i paguante një borxh të vjetër.

41-vjeçari Khikmet Salaev u tërhoq zvarrë për në varrezat e Lyubertsy dhe u va.rros për së gjalli, por iu lejua që të mbante me vete telefonin.

Ai duhej të paguante një shumë prej 410 mijë paundësh britanikë, siç raportojnë mediat ruse. 

I var.rosur për së gjalli dhe nën dhe, 41-vjeçari arriti të telefononte të afërmit.

Pasi mori telefonatën, vëllai arriti të paguante vetëm 16.430 paund si dhe t’u falte atyre automjetin e tij tip BMW-535 në këmbim të lirimit Khikkmetit

Karrike e veshυr në ar dhe me dedikimin ‘Mbreti’/ Njihυni me shqiptarin milioner në TikTok. Shpenzoi 1 milion USD për fiksimin që ka

Maqedonia e Veriut- Shqiptari Shenki Maslani, i njohur më mirë si “Shenki Versace”, fitoi famë në rajon si një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili është aq i fiksuar pas “Versace”, sa që shpenzoi 1 milion euro të tërë në mënyrë që gjithçka në shtëpinë e tij të kishte brandin nga kjo markë e famshme italiane.

Tani ai është shumë aktiv në TikTok dhe është sërish në sy të publikut. Ky djalë konsiderohet si një nga shqiptarët më të pasur në Ballkan dhe ka një kafene, e cila gjithashtu është e gjitha në stilin “Versace”.

Ai tregoi se si u dashurua me markën Versace, ku blen rrobat, por edhe mobiljet dhe çfarë zotëron. Po ashtu, tregoi edhe për një karrige të projektuar posaçërisht për të, të veshur me ar, ku shkruhej fjalët “Mbreti”.

“Unë e kam dashur markën Versace që nga viti 2009. Unë kam një shtëpi në fshatin Araçinovë, këtu afër Shkupit, dhe e gjitha është e markës Versace. Rrobat e mia janë gjithmonë Versace. Garderobën e marr në Itali dhe Belgjikë. Dhe ari që kam është i gjithi me vulën Versace dhe kam rreth pesë kilogramë bizhuteri të markës.”

Meqë ra fjala, Shenki zotëron më shumë se 400 palë atlete të kësaj marke, ndaj ka dhoma të veçanta për to.

“Unë paguaj 540 euro për një palë pantofla. Rrobat e mia nuk janë të lira, por çfarë mund të bëj kur i dua? Më pëlqen të shpenzoj për rroba, më sjellin shoqet dhe kombinimi im i preferuar është i zi dhe “gold”.”

Shenkin e pyetëm para disa vitesh se cili është burimi i të ardhurave të tij, duke qenë se ka kaq shumë para e ai tha se shet makina e kështu fiton të ardhurat. Madje tregoi se si shkon një ditë në jetën e tij.

Kush tradhton më tepër? Dedektivja: Kalojnë adoleshencën e dytë dhe harrojnë që kanë familje dhe fëmijë… “Zgjohem rreth orës 12, kështu që rreth orës 14 vij këtu në kafenenë time, në qendër të Shkupit. Shkoj në parking, jam kudo për një kohë të shkurtër, mbaroj atë që duhet të bëj dhe më pëlqen.”

Paratë, ai di t’i shpenzojë, duke bërë edhe shumë udhëtime.

“Nuk jam i kufizuar nga koha, ndaj nuk planifikoj as udhëtime. Nëse ulemi këtu bashkë dhe themi – le të shkojmë në Greqi për fundjavë, thjesht ngrihem dhe shkoj. Kështu e kaloj kohën. Më pëlqen të udhëtoj, të shkoj në vende të bukura. Unë jam në Greqi pothuajse çdo fundjavë.”

Meqë ra fjala, edhe pse Shenki është një adhurues i madh i jetës së natës dhe për këtë arsye i pëlqen të vizitojë klubet e natës, ai na tregoi se nuk pi fare.

“Nuk më pëlqen alkooli. Nuk ka nevojë për këtë. Kur dal jashtë, porosis gjithmonë një pije energjike dhe gjithashtu më pëlqen të shkoj nargjile. Unë nuk pi fare alkool. Unë i dua femrat serbe. Gratë serbe janë të bukura. Janë femrat më të bukura. Kam udhëtuar nëpër botë, por nuk kam parë ndonjëherë bukuroshe të tilla.”