Lαjm i trishtë! Ndαhet nga jeta në moshë të re, mjekja AΙketa Stroni

Një lajm i hidhur vjen Gjermania, ku një mjeke shqiptare ka ndërruar jetë në moshë të re në Gjermani. Alketa Dano Stroni që prej disa kohësh jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re, duke lënë pas dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije doktor Gramoz Hodaj, i cili në një postim të gjatë në rrjetet sociale tregon njohjen me Alketën kur shkoi në spital si praktikante.

Nga praktikante, Alketa do të bëhej një mjeke e zonja që më pas do të punonte për disa kohë në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës.

“Ngaherë jam ndjerë krenar që kam patur në krah një kolege brilante me dije të pamatshme në mjekësi dhe jo vetëm… Do ngelesh ngaherë në memorjen time një kolege, e qeshur, e brishtë, e fortë, e bukur, e dashur, e butë, e ditur, e përkushtuar, e paqshme dhe thellësisht humane”, shkruan doktor Hodaj ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Dear Alketa…

Unë nuk di të hesht kur zemra dhe shpirti im flet brenda meje me fjalë të shimbshme.

Kështu më ndodhi edhe sot në mëngjes, kur mësova lajmin se Dr Alketa Stroni kishte ndërruar jetë në Gjermaninë e largët dhe të ftohtë.

Sot u shua edhe një tjetër yll nga qielli i elitës së historisë të spitalit tonë

Teksa po lexoja dedikimin e postuar në FB nga Tani miku im, dhe bashkëshorti i dashur i Alketës, lotët më tradhëtuan dhe trishtësia më kaploi në çdo skutë të shpirtit tim.

Vite më parë erdhën në urgjencën tonë dy mjeke të reja për të bërë praktikën mjekësore, Dr Alketa dhe Dr Irena.

Me përqasjen, energjinë, pozitivitetin, qytetarinë dhe përkushtimin që demostruan, lanë mbresa të thella mes stafit tonë.

Pasi mbaroi specializimin për mjekësi interne Dr Alketa punoi bashkë me mua, në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës.

Ngaherë jam ndjerë krenar që kam patur në krah një kolege brilante me dije të pamatshme në mjekësi dhe jo vetëm.

Dear Alketa,

Jeta jote ishte mjaft e shkurtër, por e mbushur më shumë me vepra, se sa me ditë.

Ti jetove mes nesh duke bërë një jetë mes stuhive, përballjeve dhimbjeve, ëndrrave, dashurisë dhe shpresës.

Ti kurrë nuk e pranove humbjen dhe urrejtjen në shpirtin tënd.

Emri dhe vepra jote do shkëlqejnë mbi gjithë këto re që gjenden sot mbi ne.

Ti synove ngaherë të gjendeshe tek yjet dhe kurrë nuk shikoje pas.

Dhe sot ti po ngjitesh e paqshme mes yjeve duke na lënë pas mes dhimbjeve dhe trishtimit, por edhe me shkëlqimin tënd

Kufijtë që ndajnë jetën nga vdekja janë të paqartë dhe të mjegullt.

Do ngelesh ngaherë në memorjen time një kolege, e qeshur, e brishtë, e fortë, e bukur, e dashur, e butë, e ditur, e përkushtuar, e paqshme dhe thellësisht humane

Jeta është tejet e shkurtër. E nesërmja nuk ekziston për askënd…Lamtumirë.

Të mαrtat e shenjta, nis sot ρelegrinazhi në kishën e Shën Antonit të Padoυës në Laç

Duke filluar nga sot, për 13 të marta kisha Katolike e Shën Antonit të Padovas dhe shpella e Shën Vlashit kthehen në një nga destinacionet kryesore të shume pelegrinëve nga besime fetare të ndryshme.

Të rinj, fëmijë e të moshuar zgjedhin ta bëjnë këtë rrugëtim në shenjë sakrifice në emër të besimit në Kishën e Laçit.

Mes ritualeve të ndryshme përgjatë një rruge disa kilometër duke adhuruar muret e shenjta të këtij vendi, aty ku besohet se ka ndaluar për të pushuar Shën Antoni, besimtarët i drejtohen kishës për të dëgjuar meshën e shenjtë.

Shtatorja e Shna Ndout, ikona e këtij vendi të shenjtë, është një ndalesë tjetër e besimtarëve ku luten apo lenë dhurata në shenjë adhurimi, për të vijuar duke marrë bekimin e priftit, ujin e bekuar e mes lutjesh i drejtohen shpellës së Shën Vlashit.

Teksa ndezin qirinjtë dhe bëjnë urimet e tyre, besimtarët përmendin një për një emrat e të dashurve duke përcjell lutje për to.

Top Channel/ Të martat e shenjta/ Nis sot pelegrinazhi në kishën e Shën Antonit të Padovës në Laç
https://top-channel.tv/video/top-channel-te-martat-e-shenjta-nis-sot-pelegrinazhi-ne-kishen-e-shen-antonit-te-padoves-ne-lac-2/embed/#?secret=VTs0Ef0Gvk

Mediat britanike: Ήistorike, nis rishikimi gjγqësor i shρalljes non grαta të ish-krγeministrit Sali Berisha

Në Britaninë e Madhe ka nisur rishikimi gjyqësor i shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, në atë që mediat vendase e quajnë rishikim historik të vendimit të sekretarit të Brendshëm, atëherë Priti Patel, e cila i ndaloj Berishës hyrjen në Britaninë e Madhe në vitin 2022, me pretendimin e përfshirjes në korrupsion dhe kriminalitet.

Mbretëria e Bashkuar ndoqi të njëjtat hapa si SHBA pasi e ndaluan hyrjen në vend në vitin 2021. Sali Berisha është lideri aktual i opozitës shqiptare i Partisë Demokratike, por shërbeu si kryeministër i vendit nga viti 2005 deri në vitin 2013 dhe më parë ishte president nga 1992 deri në 1997.

Ai u caktua në arrest shtëpiak në dhjetor, ndërkohë që ka një hetim në vazhdim për të për korrupsion të mundshëm. Në të njëjtën javë, Kuvendi i Shqipërisë votoi për heqjen e imunitetit ligjor Berishës.

Duke filluar nga kjo javë është sfida e parë ligjore e njohur ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm për përjashtimin e një lideri të opozitës të ‘një shteti të huaj mik’ nga MB, shkruajnë mediat britanike. Berisha pohon se akuzat për kriminalitet dhe korrupsion të ngritura ndaj tij janë të pavërteta. Duke filluar nga sot, në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Mbretërinë e Bashkuar, do të nisë shqyrtimi i kërkesës së ish-kryeministrit.

Berisha pretendon se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, kishte njohuri paraprake për urdhrin e përjashtimit, të cilin e kishte shpallur në Kuvendin e Shqipërisë, edhe para se ai vetë të ishte njoftuar për vendimin e Sekretarit të Brendshëm. Mbrojtja ligjore do ta përdorë këtë për të ngritur pyetje në lidhje me procesin e ndjekur në vendimmarrjen e ndalimit të tij nga MB.

Ekipi ligjor i Berishës përbëhet nga Fergus Randolph KC, i cili u udhëzua nga Kartik Mittal, partner në firmën ligjore me bazë në Londër Zaiëalla and Co. Seanca pritet të zgjasë katër ditë, deri të premten e kësaj jave. Duke komentuar rastin, avokati i tij, Mittal, tha: “Ky është një rast i jashtëzakonshëm ku një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtimi në bazë të akuzave të thjeshta të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja për pavarësi të dyshimtë editoriale. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive”.

Ndërsa një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Qeveria e Britanisë së Madhe ka si prioritet sigurinë e vendit tonë dhe e bën këtë edhe duke promovuar sigurinë, prosperitetin dhe shtetin ligjor në të gjithë botën. Britania e Madhe ka qenë një partnere e Shqipërisë duke e mbështetur në llogaridhënien dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundra kriminalitetit dhe korrupsionit”.
“Do të ishte e papërshtatshme të komentohej më tej ndërkohë që procedurat ligjore janë në vazhdim,” shtuan ata.

U αrrestua për mαshtrim brenda shtëρisë së Big Brother, lirohet nga bυrgu Liam Osmani

Liam Osmani është liruar të hënën me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e tij për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë për shkak se procesi ishte bërë në mungesë të tij dhe pa dijeni të plotë të tij

Liam Osmani është liruar të hënën me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e tij për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë për shkak se procesi ishte bërë në mungesë të tij dhe pa dijeni të plotë të tij.

Gjykata pranoi kërkesën për rishikim të vendimit, bëjnë me dije burime për Report Tv. Çështja do të filloj nga e para dhe do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Bashkë me shqyrtimin është vendosur edhe pezullimi i ekzekutimit të vendimit të parë dhe rrjedhimisht edhe lirimi i menjëhershëm nga burgu. Procesi do të nis nga fillimi me Liam Osmanin në gjendje të lirë, i cili do të ketë mundësi të paraqitet në seancat gjyqësore, të mbroj veten dhe të ketë dijeni të plotë për gjyqin.Pas daljes nga burgu, Liami pritet që të futet sërish në shtëpinë e BBV3, megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Kujtojmë se Liam Osmani, u arrestua me shumë bujë brenda shtëpisë së BBV. Liam Osmani rezultonte i dënuar në vitin 2022, pasi në vitin 2019 përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Ai hyri në territorin e Shqipërisë disa ditë përpara hyrjes në Big Brother dhe nuk u ndalua nga policia në Rinas. Liam Osmani deklaroi se ka qenë në dijeni të një denoncimi të bërë ndaj tij për mashtrim, por jo se ishte i dënuar.

DαΙin rezυΙtatet! Nominim shυmë i fortë, ja kυsh del sonte nga BBV

Rike Roçi dhe Egla Ceno ishin në nominim këto ditë. Ato shkuan automatikisht në një nominim kokë më kokë pas sherrit që ndodhi mes tyre. Ky mund të quhet një nga nominimet më të forta të këtij Big Brotheri dhe këtë e vërteton edhe sondazhi që Xing publikoi të shtunën. Përqindja e votave ka ndryshuar herë pas here gjatë këtyre tre ditëve, por tani pak orë para spektaklit Egla ka marrë përqindjen më të madhe të votave duke rrezikuar kështu largimin.

Gjithsesi gjithçka mund të ndryshojë deri në mbremje. Mbetet të shihet!

‘Unë e υrava Besarin’! Autori rrëfehet me letër: E bëra nga frika, më kishte rrahυr

Vrasja e boksierit shqiptar Besar Nimani vazhdon të hetohet në Gjermani, ku së fundmi në duart e hetuesve ka mbërritur një letër e cila thuhet se i përket njërit prej vrasësve.

Sipas Westfalen-Blatt, në letër raportohet se 33-vjeçari Ayman Krit pranon vrasjen e 38-vjeçarit. Grupi hetimor që po punon për të zbardhur vrasjen e ish-boksierit nga Kosova, e disponon këtë letër në email. Në të, personi në fjalë deklaron se ai ishte që e qëlloi për vdekje Nimanin, nga frika.

Ai gjithashtu pretendon se në të kaluarën është rrahur 3 herë nga boksieri dhe ky i fundit e ka kërcënuar me jetë. Një pretendim i cili është konsideruar absurd nga ana e vëllait të viktimës.

Në lidhje me ngjarjen deri më tani nga hetuesi janë shpallur në kërkim 2 persona, Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt, të dy 33 vjeç.

Më herët vëllai i boksierit ka deklaruar se para disa vitesh Besari ishte konfliktuar me një grup kurdësh dhe këta të fundit u hakmorrën duke i marrë jetën.

Besar Nimani u qëllua për vdekje pasditen e 9 marsit në qytetin e Bielefeld, ku jetonte prej vitesh. Ai ishte baba i 3 fëmijëve.

Aleksia, Jonida apo Heidi? Romeo fΙet ‘pa dorashka’ thotë emrin e υαjzës që ka dashur më shumë në jetë

Pothuajse në mesin e këtij rrugëtimit, banorët e BBVA kanë zhvilluar lojën “Sfidë apo e vërtetë” e cila ka zbuluar shumë për lojtarët të cilët duhej të përgjigjeshin ose të dënoheshin.

Romeo u pyet nga Rike Roçi se kush ishte personi që kishte dashur më së shumti në jetë nga të gjitha lidhjet. Romeo zgjodhi të përgjigjej duke i habitur të gjithë.
Ai tha se ajo vajzë është Heidi.

Edhe pse kanë vetëm pak kohë që njihen, mesa duket Heidi ka hyrë në zemrën e Romeos edhe pse është paradoksale pasi ky i fundit i dha fund lidhjes për mungesë besimi.

Kujtojmë që Romeo ka patur lidhje të gjata me vajzën e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi Aleksian si dhe këngëtaren Jonida Maliqi.

Greqia nxjerr qarkore të re, emigrantët shqiptarë do të Ιejohen të Ιëvizin me υërtetim të lejes së qëndrimit

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë ka publikuar në fletoren zyrtare qarkore sipas së cilës emigrantët shqiptarë do të lejohen të kalojnë lirshëm me vërtetimin blu deri në 31 dhjetor 2024.

Kjo qarkore rrëzon atë të mëparshmen, sipas së cilës shqiptarët e Greqisë do të pengoheshin të qarkullonin pas 31 marsit, nëse ishin në pritje të lëshimit apo rinovimit të lejes së qëndrimit

Siç e theksoi Neës24 dy ditë më parë, ministria e Emigracionit kishte premtuar rrëzimin e qarkores penguese, ndërsa shtyrja e afatit jepet deri në 31 dhjetor 2024 pasi në 1 prill 2024 hyn në fuqi Kodi i Rinovuar i Emigracionit, ku veç reformave të tjera në favor të Emigrantëve parashikohet edhe të mos ketë më leje qëndrimi në pritje për afate kaq të gjata kohore, çfarë përbënin ngërç për një sërë procedurash të përditshme.

Vonesa në lëshimin e lejeve të qëndrimit u theksua shumë gjatë pandemisë dhe ndryshimit të sistemit në atë elektronik menjëherë më pas.

Atmosferë e mirë në Kombëtaren e Shqiρërisë, tre Ιojtarë kërcejnë me këngën e bërë υirale

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë treguar edhe një herë se ka një atmosferë të mirë brenda grupit para Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Ardhja e Sylvinhos te Shqipëria ka ndryshuar gjithë atmosferën te ekipi dhe grupi ka qenë më i bashkuar se kurrë. Ky bashkim dhe kjo atmosferë pozitive ka bërë që kombëtarja kuqezi të arrijë kualifikimin në Euro 2024. Tani në datat e lira të FIFA-s, ekipi kombëtar është mbledhur në Tiranë para dy miqësoreve të muajit mars.

Edhe aty, lojtarët kanë treguar për atmosferën fantastike që mbizotëron brenda grupit.

Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami kanë kërcyer më këngën e fundit “Lumi une” të Irkenc Hykës, që është bërë trend në TikTok.

Kjo video e futbollistëve ka filluar të marrë komente pozitive dhe po i përgëzojnë për harmoninë mes vete.

https://www.instagram.com/_u/telegrafisport/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1598ef1a-bac8-4d94-801d-f1d3e352487f&ig_mid=48273E5E-896C-4617-8545-6C6B57FF9A74

Aksident trαgjik me 6 të vdekur, kamioni përρΙaset me makinën e poΙicisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku gjashtë persona humbën jetën duke përfshirë dy policë spanjollë, pranë Seviljes, kur një kamion u përplas me një postbllok policie.

Ndërsa tre policë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave spanjolle, policët po kryenin kontrolle rutinë rrugore, në kuadër të fushatës për të luftuar trafikun e drogës, kur një kamion u përplas me ta.

Nga kontrollet rezultoi se shoferi i mjetit, i cili u arrestua, nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Incidenti vjen një muaj pasi dy policë spanjollë, vdiqën në det në rajonin Cádiz kur trafikantët e drogës përplasën varkën e tyre, me një varkë patrullimi gjatë një ndjekjeje.

https://twitter.com/DGTes?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1769958187971530861%7Ctwgr%5Ea52c4afd4a16ca6d1555b971ddf0922667ef638f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Faksident-tragjik-me-6-te-vdekur-kamioni-perplaset-me-makinen-e-policise%2F