Aksident trαgjik me 6 të vdekur, kamioni përρΙaset me makinën e poΙicisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku gjashtë persona humbën jetën duke përfshirë dy policë spanjollë, pranë Seviljes, kur një kamion u përplas me një postbllok policie.

Ndërsa tre policë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave spanjolle, policët po kryenin kontrolle rutinë rrugore, në kuadër të fushatës për të luftuar trafikun e drogës, kur një kamion u përplas me ta.

Nga kontrollet rezultoi se shoferi i mjetit, i cili u arrestua, nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Incidenti vjen një muaj pasi dy policë spanjollë, vdiqën në det në rajonin Cádiz kur trafikantët e drogës përplasën varkën e tyre, me një varkë patrullimi gjatë një ndjekjeje.

https://twitter.com/DGTes?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1769958187971530861%7Ctwgr%5Ea52c4afd4a16ca6d1555b971ddf0922667ef638f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Faksident-tragjik-me-6-te-vdekur-kamioni-perplaset-me-makinen-e-policise%2F

ΡistoΙetën në kokë në Tiranë, momenti i grαbitjesVIDEO)

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhja në kërcënimin e armës, në një dyqan celularësh, e ndodhur në muajin shkurt, si dhe vjedhja në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

Vihet në pranga një 43-vjeçar, si autor i dyshuar, i cili është Afrim Dulaj. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.02.2024, dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka vjedhur disa aparate celulare, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, dhe më datë 14.03.2024, ka vjedhur disa aksesorë floriri në argjendarinë e shtetasit E. K., në Rrugën e Dibrës.

Video Player

Ρυblikohet video ku dγshohet se Ilnisa dhe Meritoni b.ënë s* ks brenda shtëpisë

Meritoni dhe Ilnisa jane cifti i vetem brenda shtepise se Big Brother dhe mardhenia e tyre ka shkaktuar komente e reagime te shumta.

Në emisionin “Fan Club” diskutohen ngjarjet më të rëndësishme e më të komentuara të spektaklit televiziv “Big Brother”.

Edhe këtë të diel është diskutuar për disa nga personazhet dhe për ish-konkurrentët e këtij formati.

Një video që ka marrë vëmendje gjatë kësaj kohe është ajo e Ilnisës dhe Meritonit, ku dyshohet se dyshja kanë kryer marrëdhënie brenda shtëpisë.

Këtë e ka ka komentuar edhe një ekspert i gjuhës së trupit, derisa ishte i ftuar në studio.

Veprimet e çiftit kanë lënë të dyshohet, ndonëse në studio situata që u krijua shkaktoi shumë të qeshura.

Në lidhje me këtë, Meritonit iu bë edhe një koment nga konkurrentët brenda, gjë të cilën e mohoi kategorikisht.

“Të vijë turp, e shpifur dhe turp”, tha ai duke ngelur i habitur nga ky aludim.

https://www.instagram.com/_u/bigbrothervip.fanclub/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7868c90a-9ff2-42b1-a6eb-32fdef8a432b&ig_mid=9701FEEC-6013-484A-9F13-C2C9B82AAF0A

Βαbai i Gentian Bejtjes: Nëse djαΙi im ka υrarë e ka ρrerë, i jap dorën atij që e vrau!

Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda oborrit të banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës më 15 Mars, ekzaktësisht brenda serës.

Siç thotë dhe babai i tij Ganiu në një intervistë ekskluzive për gazetarin Spartak Koka, njëri prej autorëve ka kërcënuar me armë nusen dhe dy fëmijët e Gentjanit.

Ai shpjegon dhe momentin kur ka parë makinën e autorëve. E për këta të fundit, kërkon të dijë motivin që i shtyu të kryejnë një atentat të tillë ndaj të birit.

Gani Bejtja: Le të vijë të ma thotë se e kam bërë se djali jot më ka bërë këtë, ta di edhe unë. I jap dorën. Nëse të ka vra, të ka pre, a ça të ka bërë, të vijë të ma thotë. Ia kam bërë për këtë punë, i pi kafen, por jo kështu. Se di nga ka ardhur…

Ardit Gjebrea bën rrëfimin ρrekës për hυmbjen e nënës: Shita shtëρinë sepse…

Ardit Gjebrea ka ndarë një përjetim shumë personal lidhur me humbjen e nënës së tij 5 vite më parë.

Në ‘E diela shqiptare’ ai u shpreh se dhimbja e përfshiu kaq shumë për një kohë të gjatë, sa vendosi të shiste shtëpinë, një vendim që i dha mundësinë të dilte nga gjendja e mëparshme.

“Unë e kam përjetuar vetë sepse unë kam qenë shumë i lidhur me nënën time kështu që e kisha shumë të vështirë kur ikja në mëngjes nga shtëpia dhe dilja nga dera, ktheja kokën dhe kur ajo nuk ishte aty mua e gjithë dita më shkonte në trishtim dhe e përjetova për një kohë të gjatë derisa e shita shtëpinë sepse nuk po e përballoja dot më.

Tani jam shumë më i qetë, kam përjetimet e mia, shkoj, e vizitoj, e mendoj shpesh etj, por ika nga kjo gjëja. Ishte një presion i jashtëzakonshëm që më trishtonte non stop dhe që ndikonte në jetën time, i merrte pak më shumë se ç’duhet edhe dashurisë së fëmijëve, të bashkëshortes, të punës, të gjithçkaje kështu që është aty, është ai engjëlli që më mbron gjithmonë bashkë me babanë tim, por mendoj që ishte një nga veprimet më të mira që bëra dhe do ua sugjeroja edhe juve”, tha Gjebrea.

Njësoj si në fiΙma, shihni si ndjek ρolicia britanike të riun shqiptar! Në mαkinë kishte mbi 10 kilogrαmë kanabis (Video)

Një 24-vjeçar shqiptar ka tmerruar kalimtarët me mjetin e tij “Audi’ nëpër rrugët e rajonit Carlisle, teksa po tentonte t’i shpëtonte policisë britanike.

I riu i quajtur Françesko Ago po lëvizte me 145 kilometra në orë, me qëllim për të evituar kontrollin nga policia.

Pas ndalimit të makinës, atij iu gjetën 10.5 kg kanabis. Gjatë drejtimit të automjetit me shpejtësi skëterrë, i riu shqiptar rrezikoi ndër të tjerë edhe një grua me karrocë bebesh.

Sipas mediave britanike ai u dënua me 14 muaj burg nga autoritetet britanike, ndërkohë që avokati i tij tha se ai ishte thjesht një korrier droge dhe se kishte shumë nevojë për para.

https://videosh.duckdns.org/YouPHPTube/video/860/njesoj-si-ne-filma-shihni-si-ndjek-policia-britanike-te-riun-shqiptar-ne-makine-kishte-mbi-10-kilograme-kanabis?channelName=Shqiptarja1

Rrëfimi shokύes i aktores shqiρtare: V. αjzën mα αbύzόί një njeriύ γnë i αfërt, edhe mύa më ndodhi e njëjta gjë

Aktorja Julia Iliriani, e cila ka hyrë në Big Brother, ka rrëfyer një tjetër histori shokuese, këtë radhë të abuzimit të saj dhe të bijës. Gjatë një bisede me banorët e tjerë në shtëpi, Julia ka treguar se është abuzuar kur ka qenë fëmijë, rreth moshës 5-6 vjeçare.

Megjithëse nuk e kuptonte çfarë ishte, Julia tha se ndjesia ishte sikletosëse dhe nuk mund t’ia tregonte dot askujt.

Më tej, Julia tregoi se fati i saj i keq ka ndjekur edhe të bijën, e cila u abuzua seksualisht nga një person i cili supozohej të ishte i afërt me ta gjatë periudhës që jetonin në Amerikë.

Unë nuk kam qenë ndonjëherë në Polici, por kam denoncuar në Polici një rast abuzimi seksual verbal me minoren.

Kur kam qenë e vogël, 5-6-vjeç, sigurisht që nuk e kuptoja se çfarë ishte, por e dija që ishte diçka që më vinte në siklet dhe nuk mund t’ia tregoja dikujt.

Për fatin e keq kjo i ka ndodhur edhe time bije kur ne kemi qenë në Amerikë, nga një person i cili ndenji, me demek, afër nesh.

Ajo shprehja që ‘të bie qielli mbi kokë’ ka qenë pikërisht në këtë moment dhe pa hezitimin më të vogël unë kam bërë denoncimin”, tha ajo.

Julia u bë e famshme me një deklaratë të dy ditëve më parë, kur tha se kishte pasur një lidhje intime të dyfishtë, pra me dy meshkujt në të njëjtën kohë.

Rαcizmi i grekëυe më ρrishi fëmijërinë, rrëfimi i Alexia Trajko, fitυesja e Greece Next Top Model 5

Alexia Trajko, fituesja 20 vjeçare e “Greece Next Top Model 5”, në një intervistë për Espresso në Athinë, rrëfen se si është jeta e saj pas reality show-t, si ndikoi programi televiziv në psikologjinë e saj, ndërsa tregon edhe racizmin që përjetoi në fëmijëri për shkak të origjinës nga Shqipëria.

Në cilën fazë të jetës jeni?

Aktualisht jam në Amerikë sepse kam për qëllim që të zhvendos biznesin dhe jetën time këtu. Për sa i përket punëve të mia profesionale, punoj me agjencinë e modeleve me vendndodhje në Selanik, No Limits Models Agency. Kemi një partneritet të mrekullueshëm dhe jemi të aftë për të bërë biznes jashtë Greqisë. Deri tani kam bërë disa fushata për marka të njohura përmes instagramit dhe pasarelave, si për Zeus+Dione.

Të ka ndihmuar në karrierë “Greece’s Next Top Model”?

Më ndihmoi në gjysmë të rrugës, pasi kishte klientë që më zgjodhën për shkak të ‘GNTM’ por edhe të tjerë më kanë zgjedhur thjesht mua si modele, si Alexia, pavarësisht pjesëmarrjes në këtë reality show.

Nga juria, kë keni veçuar?

Kam marrë diçka nga të gjithë. Viki Kaya ishte pak më “mami”, kujdesej për ne, Tasos Sofroniou ishte më argëtues dhe me humor, ashtu si edhe Giorgos Karavas si miku ynë.

Si ka ndikuar tek ju qëndrimi “e karantinuar” brenda reality show-t për më shumë se katër muaj?

Ishte shumë e vështirë. Kisha nevojë për dikë që të flisja dhe po qaja se nuk e kisha pranë. Në fakt, gjithë kjo mbyllje më preku dhe pasi dola prej saj nuk mund të hyja lehtësisht në kontakt me njerëzit, nuk mund të përqafoja dhe puthja, kisha ngritur një mur dhe u mbylla në vetvete. Më në fund me ndihmën e njerëzve të mi ia dola dhe e kalova.

Sezoni i ri i ‘GNTM 6’ pritet të nisë. Nëse do t’ju propozohej një rol, do të dëshironit ta kishit?

Do të doja të shkoja si mysafire në mënyrë që të ndaj përvojat e mia me garuesit. Gjithashtu nëse do të ndodhte ‘Next Top Model All Star’, do të më pëlqente të isha sërish në garë.

Për çfarë do t’i këshillonit vajzat që do të marrin pjesë?

Të hyjnë të përgatitura mirë psikologjikisht dhe të jetë të gatshme të pranojnë refuzimin. Gjithashtu të jenë sa më shumë me këmbë në tokë, indiferente ndaj kamerave dhe të mos i kushtojnë rëndësi asaj që thonë vajzat e tjera.

Si e përjetuat publicitetin që morët gjatë lojës?

E përjetoj edhe sot, dy vjet më vonë. Në fillim nuk e kuptova, mbase doja të ecja përpara dhe nuk i kushtoja vëmendje, shoqet më thoshin “po të shohin, përshëndeti”. Është diçka që nuk e kam kërkuar kurrë, por është kaq e bukur dhe e ëmbël dashuria që marr nga bota, është një gjë që më prek vërtet!

Ju keni lindur në Selanik, por jeni me origjinë nga Shqipëria. A keni përjetuar racizëm?

Kam përjetuar racizëm dhe kur isha më e re, më këshilluan që ta fshihja origjinën time shqiptare. Por nuk e kam fshehur kurrë dhe jam krenare për origjinën time. Nuk e kam pranuar kurrë racizmin nga bashkëmoshatarët e mi, por e kam pranuar nga të moshuarit. Ajo që më kujtohet veçanërisht ishte kur isha në shkollën fillore, shumë fëmijë merrnin në provim dhjetë, siç kisha marrë edhe unë. U hodh shorti se kush do të jetë flamurtari dhe unë isha me fat! Nëna e një fëmije reagoi ashpër dhe kërkoi nga drejtori që të mos e mbaj unë flamurin. Më pas kjo çështje në shkollë u bë një problem i madh dhe duke parë të gjitha këto i kërkova drejtorit të mos isha unë flamurtarja, me qëllim që gjërat të qetësoheshin. Ai e vlerësoi qëndrimin tim por në fund u bëra unë flamurtarja në paradë.

Jeni një vajzë shumë e bukur, a ka dashuri në jetën tuaj?

Ka dashuri në jetën time dhe kam dy vite në një lidhje dhe nuk e fsheh. Në fakt, gjatë reality show ai dhe familja e tij më kanë mbështetur shumë dhe kjo ka qenë arsyeja, duke menduar për të, për familjen time dhe miqtë e mi, që të jap më të mirën dhe të mos i zhgënjej. /Përktheu noa.al/

Rrëfehet αktorja e njohυr shqiptare: Kam ραtur dy Ιidhje njëkohësisht

Aktorja Julia Ilirjani, e cila së fundi është futur në Big Brother, tha se ka pasur dy lidhje paralele në një periudhë të jetës së saj.

“Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjec, as 30 vjec, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga njerëz të ndryshëm.

Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, shton Julia.

ÇFAR JANË ARVANITËT GREK APO SHQIPTARË?! FAKTET GREKE DËSHMOJNË

HERONJT E REVOLUCIONIT“GREK“ EMËRTOHEN SHQIPTAR KURSE ME VON I QUAJTËN ARVANIT

Kjo deshmi e historise te revolucionit antiturk te 1821 thote: MIAULI dhe MARKO BOÇARI ishin SHQIPTARE. Pra JO arvanite, por shqiptare. Te dhenat jane ne foto per kete deshmi ashtu sikur eshte edhe data e publikimit 1879.

Burimi:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2255768351284922&set=gm.1372963540298315&type=3