Ήodhi foshnjën e porsaΙindur në Ιυmin e Taρizës/ “42-vjeçarja e martuar me 3 fëmijë”, flet bυrri: Nuk e dija se ishte shtαtzënë

Detaje të reja nga ngjarje e rëndë në Krujë, ku një 42-vjeçare është arrestuar se ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur.

Leta K. është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzëne, as burri i saj, këtë të paktën ka deklaruar ai para hetuesve, mëson gazetari i report Tv Sokol Dema.

Menjëherë pasi e ka lindur e ka marrë fëmijën, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.

Hetuesit e kanë me rezerva deklaratën e saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes. Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Ήυmbi jetën pasi u përρΙas nga makina e ρolicisë, shokët e 18-υjeçarit sulmojnë komisariatin në Francë

Një stacion policor në La Courneve, afër Parisit u sulmua të dielën mbrëma me kokteje molotovi, pas vdekjes së një 18-vjeçari javën e kaluar pasi u përplas nga një automjet i policisë.

18-vjeçari nga La Courneve humbi jetën në një ndjekje policore të mërkurën e kaluar, ku në përpjekje për tu larguar, makina e policisë e përplasi.

Rreth 50 persona u mblodhën dhe hodhën gurë dhe bomba të improvizuara në stacionin e policisë. Dy policë u plagosën lehtë në dorë dhe pasi u thirrën përforcime, trazirat u vunë nën kontroll.

Nëntë persona u arrestuan, shtatë të moshës 18-21 vjeç dhe dy janë të mitur, – sipas shefit të policisë së Parisit, Laurent Nunies.

“Ne e bëmë këtë për të kërkuar drejtësi për Ouanis, edhe pse vëllai i tij i madh kërkoi qetësi,” – tha një i ri.

18-vjeçari Wanish, i cili ishte hipur në një skuter, u ndoq nga policia pasi ai refuzoi të ndalonte për një kontroll. Skuteri e tij u godit nga një makinë policie, e cila u thirr për ndihmë dhe po vinte nga ana e kundërt.

Avokati i familjes së të riut akuzoi të premten oficerët se e kishin goditur atë “me dashje”, por avokati i oficerëve këmbëngul se ishte një aksident.

“JυΙi është ‘jαshtë mode’, por…”/ Sara Karaj zbulon cili nga bαnorët ρritet ta fitojë BBV

Sara Karaj, banorja e eliminuar ditën e shtunë nga Big Brother VIP ka folur së fundmi për eksperiencën e saj të shkurtër brenda shtëpisë.

E ftuar në “Big Brother Radio” ish-banorja foli për ndjesitë e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother, dhe se kë sheh fitues.

“Po e përjetoj shumë mirë. Kam patur reagim pozitiv dhe jam e lumtur për këtë. Për momentin do jem në Shqipëri. Do merrem me disa bashkëpunime me disa emisione. Do jap intervista, nuk besoj që do filloja diçka vetë, por nëse ftohem në ndonjë projekt, sepse janë diskutuar disa…”-tha Sara.

Kë sheh ish-banorja si fitues të “BBV3”?!

“Unë jam mes Eglës dhe Romeos, por dua ta fitojë Egla. Ndërsa Juli më duket që është ‘jashtë mode”.

Aksidenti në Itali/ Gjendet i υdekur një tjetër shqiptar, 300 metra Ιαrg vendit ku ndodhi përplasja! Shkon në tre numri i υiktimave. Emrat

Ka marrë përmasa dhe më tragjike aksidenti që ndodhi të shtunën në Itali, ku humbën jetën dy të rinj, Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos një 28-vjeçar tjetër po shqiptar.

Mediat italiane raportojnë sot, se rreth 300 metra nga vendi ku ndodhi përplasja e mjetit BMW, që më pas shpërtheu në flakë, është gjetur trupi i pajetë i një personi të katërt, që humbi jetën në këtë aksident.

Ai është një shqiptar 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa bilanci i aksidentit rëndohet, duket çuar tashmë në 3 viktima. Personi i katërt ndodhet në spital i plagosur rëndë.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit u gjet pas denoncimit të bërë nga një grua se nuk kishte kontaktuar më me partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e Kolës e Mihës. Denoncimi çoi sërish karabinierët në vendin e ngjarjes ku e gjetën 300 metra nga vendi i aksidentit trupin e pajetë.

Il Messaggero raporton se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë, me të cilin po udhëtonte mjeti në momentin e përplasjes, më shumë se 200 kilometra në orë.

Përplasja në një bordurë ka bërë që makina të ngrihet në ajër dhe të fluturojë për 50 metra duke përfunduar mes disa pemëve, më pas është përfshirë në flakë.

Aty janë gjetur të vdekur Kola dhe Miha ndërsa 28-vjeçari ka shpëtuar pasi është hedhur nga mjeti. Deri më tani gjendja e tij mbetet shumë e rëndë.

Sa i përket viktimës tjetër të zbuluar së fundmi hetimet do të përcaktojnë se si ka përfunduar aq larg vendit të aksidentit.

Makina tip BMW ku udhëtonin ata rezulton e vjedhur, të grabitura rezultojnë edhe targat që kishte në përdorim.

Agraυon debati, Romeo dhe Juli i υΙërasin njëri-tjetrit në fγtyrë (Video)

Dënimi i Vëllai të Madh për shpërdorimin e ushqimeve ka sjellë debate mes banorëve dhe kryesisht mes Romeos dhe Julit, të cilët kanë përfunduar duke i uluritur njëri-tjetrit në fytyrë.

Ndërkohë që Romeo akuzon Ledjonën dhe njëkohësisht Julin që mbështet veprimin e Ledjonës, nga ana tjetër Juli akuzon Romeon se ka qenë ai që ka filluar i pari lojën e shpërdorimit të ushqimeve, fillimisht me përdorimin e orizit dhe mës pas me banane.

Romeo ka ngritur zërin me të gjithë, duke mos lejuar askënd të flasë, më pas Juli ka thënë:

“Prej teje kanë nisur kjo lojë, sepse je pa karakter dhe pa fytyrë”.

Debati ka agravuar edhe më shumë, në momentin që Juli ka hipur mbi divan dhe i është afruar fytyrës së Romeos.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bb3abe62-39aa-43f6-b4f8-636c1247c12d&ig_mid=A66F9164-9E84-4555-B5BD-7F811915B1A5

VIDEO/ “Luizi është bαnori më i ri i BBV3”, Egla bën reagimin viral pasi ρërballet me këngëtarin

VIDEO/ “Luizi është banori më i ri i BBV3”, Egla bën reagimin viral pasi përballet me këngëtarin
Fituesi i sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli gjatë primet të së shtunës ka qenë i ftuari special i këti reality shoë, ku gjithashtu ka komentuar edhe lojën e banorëve brenda shtëpisë.

Këngëtari shkodran është futur edhe brenda shtëpisë, ndërsa moderatori Ledion Licco u tha konkurrentëve “nga sot Luizi është banori më i ri i shtëpisë”.

E teksa një pjesë e mirë e banorvë u gëzuan, kishte dhe nga ata që nuk u erdhi aspak mirë, ku një ndër ta është edhe Egla Ceno.Në videon që po bën xhiron e rrjetit duke qartë aktorja e cilame një mimikë i shikon kamerat e ccuditur nga lajmi.

Mesa duket Egla u frikësua nga Luizi, pasi ai vitin e kaluar ishte konkurrenti më i fortë brenda shtëpisë , i cili me lojën dhe batuat bëri për vete një publik të gjerë.

https://www.instagram.com/london__vini/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1db76bdf-04f8-4d9c-b71a-bc87871500d8

Ju del gjυmi natën? Vuani nga ρagjυmësia? / Ja iΙaçi ‘magjik’ që dυhet të pini siρas Υlli Merjα…

Në vijim të bisedës mbi stresin dhe ankthin në një emision televiziv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal dhe në problemin e pagjumësisë. Ju del gjumi natën, keni vështirësi dhe pagjumësi, apo nuk bëni një gjumë të qetë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë, shprehet Merja, natyra na ka falur bimë të mrekullueshme.

“Le të themi një çaj të një bime që vërtetë sikur të rrëmben në botën e saj dhe të thotë futu nëpër labirintet e mia se do të flesh i qetë, është çaji i livandos. Ky çaj bën një çlodhje, një rifreksim të trurit që në ditën e nesërme të jetë aktiv dhe jo i mbingarkuar nga lodhja. Gjithashtu bari i bletës është një tjetër qetësues nervor, bën që sistemi nervor të amortizojë goditjet që merr nga stresi i ditës dhe ndihmon drejtpërsëdrejti duke përmirësuar funksionin e mëlçisë, ndihmon në largimin e toksinave dhe gazrave nga zorrët, normalizon tretjen dhe jashtëqitjen dhe ushqen shumë mirë sistemin tonë nervor qëndror” thekson Merja.

Një tjetër qetësues dhe ilaç natyral për gjumin i përdorur për shekuj me rradhë është kamomili. Gjithashtu bliri i kuq i shoqëruar me valerjanën kur duam të bëjmë një gjumë të qetë. Valerjana përmirëson cilësinë e gjumit në mënyrë të pabesueshme, bëjmë një gjumë të thellë dhe shumë të qetë.

“Në trupin tonë veprojnë hormone të cilat na bëjnë që ne të reagojmë në një shkallë më sipërore ose më të ulët karshi ngacmuesve të jashtëm. Kemi dy lloje hormonesh, njëra është serotonina dhe tjetra është melatonina. Gjatë ditës serotonina nëse do të prodhohet me shumicë nga transmetimet nervore të shpejta karshi ambjentit apo mjedisit ku jetojmë, do të na kthehet në një element të dëmshëm për trupin, në vend që të na japë një harmoni, kënaqësi apo gëzim krijon një çrregullim tjetër në sistemin e tretjes dhe kryesisht në zorrën e trashë. Ndërsa melatonina është një hormon që prodhohet në sistemin nervor, fiket prodhimi i saj gjatë ditës, bllokohet si të thuash, dhe pasi dielli fillon të perëndojë rreth pasdites, qelizat nervore bëhen gati për prodhimin e melatoninës, e cila vjen duke u shtuar pas orës 21:00-23:00 dhe gradualisht vatrat e trurit fillojnë të ‘fiken’. Për të balancuar këtë melatoninë tek njerëzit që vuajnë nga
pagjumësia valerjana është e mrekullueshme. Mund të shoqërohet me barin e bletës, me borzilokun apo livandon” thekson Ylli Merja.

Mirë është që secilën nga këto bimë që na ndodhen në shtëpi t’i pijmë si çaj me pak qumësht, pasi qumështi, shprehet Merja, përmban shumë mikroelemente si kalcium, magnez që na ushqejnë sistemin nervor, gjithashtu përmban pak acid malik që ndihmon në mirëfunksionimin e mëlçisë, qetësohet sistemi i tretjes dhe njeriu dashur pa dashur do të bëjë një gjumë shumë të qetë.

Fotoja e fυndit e Cristiano Ronaldos bën xhiron e botës dhe arsγeja është sαkrifica

Një foto që Cristiano Ronaldo postoi pak orë më parë në Instagram ka bërë bujë.

Futbollisti portugez shpërndau një foto me këmbët e tij të fryra dhe ka shkaktuar qindra komente në rrjetet sociale.

Ronaldo, i cili është 39 vjeç ka luajtur më shumë se 1200 ndeshje profesionale në karrierën e tij dhe ka shënuar 879 gola. Ai ka luajtur në nivel profesional për 22 vjet dhe ka luajtur për klube të mëdha si Real Madrid, Manchester United dhe Juventus. Në vitin 2023 shënoi 50 gola.

CR7 që po përgatitet për Euro 2024 me Kombëtaren e Portugalisë mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, të jetë ndjekësi numër 1 në Instagram, por e gjithë kjo ka ardhur me shumë punë, sakrifica dhe dhimbje.

Përdoruesit e rrjeteve sociale po komentojnë me simpati për këmbët e tij të fryra. Një tifoz shkroi në rrjetin social X: “22 vite futboll profesional duke parë këmbët e tij. Me siguri ai zgjohet me dhimbje të mëdha çdo ditë”.

Shumë i kanë krahasuar me këmbët e LeBron James.

Shkon në 3 nυmri i shqiptarëve të νd*kυr në Itali, 33-vjeçari u zbulua ρasi e kërkoi e dashυra

Aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Itali, me viktima shqiptarë po merr përmasa tragjike.

Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos 28-vjeçari Enrik Nikolla, të gjithë nga Lezha.

300 metra nga vendi ku u përplas makina tip BMË dhe më pas mori flakë është gjendur edhe trupi i pajetë i një personi të katërt. Ai është një shqiptar 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Trupi i tij u gjet falë denoncimit të bërë nga e dashura e tij e cila i tha policisë se nuk kishte lajme për partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e viktimave të aksidentit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 33-vjeçari ishte kunat me 27-vjeçarin Blerim Miha

E trishte/ Nëna e fυti foshnjën në qese dhe e hodhi, gjendet në lumë trυρi i të ρorsalindurit

Pak orë pasi një nënë 42-vjeçare futi në qese dhe hodhi foshnjën e porsalindur, policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë në lumin Tapizë dhe më pas e ka dërguar në morg.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi sot (18 mars), ku 42-vjeçarja Leta Koçi akuzohet për “vrasje të foshnjes”.

42-vjeçarja, sipas policisë rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjën në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

DESHMIA E 42-VJEÇARES

Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se ‘pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës’.

Ajo ka deklaruar se ka menduar se foshnja ‘ka lindur e vdekur’ dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.

Vijon …