SkandαΙ në αrmatën belge/ Ushtarë të batαΙionit të Ιidhur me mάfian shqρtare në trafikun e drόgës dhe armëve

Një hetim është duke u zhvilluar për fakte që lidhen me drogën, municionin dhe pjesët e armëve në batalionin e 4-të inxhinierik të Amay, pranë Huy. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene. Mediat kanë “pushtuar” me tituj bombastik këtë aferë të kontrabandës në armaten belge me mafian e huaj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch.

Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe « bosi » i ushtrisë, admirali Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar në mënyrë parandaluese nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të natyrës “strukturore”.

Një togë e këtij batalioni (një nën-njësi prej rreth tridhjetë vetësh) u shpërbë, një vendim “serioz” dhe “ndoshta unik” në historinë e fundit të Mbrojtjes. Por sipas gazetës Het Laatste Nieuws dhe kanalit televiziv privat flamand VTM, disa anëtarë të batalionit janë gjithashtu nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene, shrkuan gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch, duke ju referuar mediave belge.

Gjithashtu do të hetohej përdorimi i drogave të lehta dhe të forta brenda batalionit si dhe trafiku i drogës me bandat shqiptare dhe çeçene. Het Laatste Nieuws flet për një hetim të veçantë brenda zyrës së prokurorit federal.

(Balkanweb)

LAJM I FUNDIT/ “Veρrimet e tyre minuan sυndimin e ligjit”, DASH shρall non-grata tre zyrtarë të Ιartë në rajon

Departamenti Amerikan i Shtetit shpall sot emërimin publik të ish-kryeprokurores speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva; kryetari aktual i Karposhit, Maqedonia e Veriut, Stevço Jakimovski; dhe ish-kryetari i Kaçanikut të Kosovës, Xhabir Zharku. Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse.

Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale e Maqedonisë së Veriut, Janeva ishte e përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Ka informacione të besueshme që Janeva ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencën e saj.

Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Kosovë, Zharku ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën në pronësi të komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Këto emërtime riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin. Departamenti do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht.

“Në BBV trαjtohen si kavie”/ Aktori i njohur shρërthen ashpër ndaj ρroduksionit: Ja pse nuk do jem αsnjëherë pjesë e tij

Aktori Neritaj Liçaj , së fundmi ka ngritur shqetësimin për një nga formatet më të famshme televizive në të gjithë botën, “Big Brother VIP”, e cila po transmetohet edhe në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai tha për moderatoren Ester Bylyku, se nuk do të pranonte asnjëherë të bëhej pjesë e këtij formati.

“Nuk më pëlqen si format, sepse njerëzit nuk janë kavie. Ky më duket si një eksperiment social, gjë e cila mua nuk më pëlqen.

Je gjatë gjithë kohës i monitoruar nga kamera. Nuk është gjë e bukur të përgjosh komshiun nga vrima e çelësit”, u shpreh ndër të tjera aktori Neritan Liçaj.

Άksidenti trαgjik në Itali ku hυmbën jetën dy shqiρtarë, identifikohet një prej υiktimave (FOTO)

Njëri prej viktimave të aksidentit tragjik në Itali, ku mjeti tip BMW mori flakë është me origjinë nga Lezha. Mësohet se bëhet fjalë për 23-vjeçarin Marin Kola, nga fshati Troshan.

Ky i fundit kishte shkuar gjatë ditëve të fundit në Itali, pasi pjesën më të madhe të kohës qëndronte në Shqipëri.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e 16 Marsit.

Makina tip BMW e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja, kurse 23-vjeçari Kola dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet kur është përfshirë në flakë, e për pasojë kanë humbur jetën.

Çifti i bαshkëshortëυe u shua në një ditë, fotot e υiktimave të αksidentit në Tepelenë

Dalin fotot e tre nga katër viktimat e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Tepelenë Memaliaj.

Në aksidentin tragjik u përfshinë tre makina. Bilanci i zi i aksidentit është katër viktima dhe dy të plagosur.Ladi Bega 62 vjeç drejtues i makinës Toyota

Lefteri Bega, 57 vjeç, bashkëshorte e Ladi Begës, pasagjere ne makinën Toyota

Ladi dhe Lefteri Bega

A.Bega, rreth 85 vjeçe, pasagjere në makinën Toyota, e afërme e çiftit, nuk dihet ende lidhja konkrete me Ladi dhe Lefteri Begajn

Riza Rapaj, 42 vjeç, drejtues i makinës BenzRiza Rapaj

Po ashtu, janë plagosur Andi Shkurta, drejtues i mjetit tip “BMË” të përfshirë në aksident, si dhe bashkëshortja e tij.

Makinat e përfshira në aksident janë Mercedes-Benz me targa AB314JG, Toyota dhe BMË me targë AA212JL.

Nuk dihet ende shkaku i aksidnetit. Sakaq mësohet se makina tip Toyota ku vdiqën të tre personat që ndodheshin në të, anëtarë të një familjeje u godit nga para nga autovetura Benz dhe nga pas nga autovetura BMË .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Luiz Ejlli brenda Big Brother VIP, ρroduksioni “Ιejon” këngëtarin të thγejë rregullin

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në Big Brother VIP 3 mbrëmjen e së shtunës si i ftuar special për të komentuar dinamikat dhe ngjarjet e fundit në këtë format, i cili ndryshe nga vjet nuk po ngjall aq interes dhe kuriozitet te shqiptarët.

Pas fitores së tij sezonin e kaluar Luizi është kthyer në një nga figurat më të dashura për publikun dhe hyrja e tij brenda në shtëpi u prit me kuriozitet dhe emocione nga mijëra shqiptarë.

Gjatë spektaklit të së shtunës, Luizi komentoi, ironizoi si dhe kritikoi banorët, duke mos kursyer askënd. Pasi i “kriposi” me kritika, fituesi i Big Brother Vip 2 u fut brenda në shtëpi për t’i “sheqerosur” me këngën e tij më të re “Kcen”.

Por, ajo çfarë nuk u vu re nga publiku është se ai theu një nga rregullat më kryesorë të këtij programi, duke hyrë brenda më orë në dorë gjë e cila nuk lejohet.

Kjo gjë mesa duket nuk është vënë re dhe nga produksioni i cili e lejoi këtë gjë./albeu.com

‘Racë e fortë dhe e durυαr’/ ‘Protothema’ ρυblikon kërkimin e gazetarit francez: Sa shqiρtarë banonin në Athinë dy shekuj më parë?

Gazeta greke ‘Protothema.gr’ ka publikuar një shkrim të gazetarit francez Edmond Abou, kërkimi i të cilit zbulon se një pjesë e popullsisë në Greqi, para dy shekujsh banohej nga shiqtarët. Në shkrimin me titull “Athina e vitit 1850: Shqiptarë, polakë, maltezë, zjarrvënës dhe të tjerë…”, ‘Protohema’ duke iu referuar kërkimit të gazetarit francez, shkruan se Athina në mesin e shekullit XIX, banohej në një pjesë nga shqiptarët.

Në kapitullin 2 të librit të tij, Abou shkruan se shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit. Ato gjenden, në shumicën e tyre, në Atikë, në Arkadi (përmend fshatin Pavlica) dhe në Hidër. Abou i përshkruan shqiptarët si një racë të fortë dhe të duruar, të përshtatshëm për bujqësinë ashtu siç janë grekët për tregti. Në romanin e tij të publikuar nga gazeta greke, shqiptarët janë një popullsi e vendosur, ndërsa vllehët janë nomadë dhe mbarështues, punojnë dhe ushqejnë grekët.

Prothema.gr ndalet në një kapitull të romanit, ku gazetari mundohej të shpjegonte gjuhën e shqiptarëve nga e cila nisi kërkimi për banimin e tyre në territoret greke në mesin e shekullit XIX. Protothema në fund ngre disa pikëpyetje lidhur me kërkimin e gazetarit francez.

“Vllehët flenë në qiell të hapur në male, mes kopeve të tyre… Në greqisht, vllehja dhe bariu shënohen me të njëjtën fjalë. Shqiptarët flasin një gjuhë të veçantë që nuk ngatërrohet me asnjë nga idiomat e tjera sllave. Vllehët flasin një lloj latinishte të paqartë të korruptuar.’ Kuptohet, leximi i këtij fragmenti të veçantë nga libri i Abou-t na bëri të mendojmë. Kështu kërkuam më shumë të dhëna për popullsinë e Greqisë në atë kohë.

Sipas të dhënave të regjistrimit zyrtar të vitit 1853, popullsia e vendit tonë në atë kohë ishte 1.042.527 banorë. Për ata që nuk e dinë, shteti grek përbëhej nga Peloponezi, Greqia Qendrore (kufijtë në veri u përcaktuan nga Linja Pagasitikos – Amvrakikos, nga Gjiri i Sourpi në Thesali, në Menidi në Etoloakarnania dhe pak më në veri), Sporadet Veriore, Oinousses të Messinisë, Elafonissos dhe Cyclades, me Eschati, në jug të Thira, që është ishulli i fundit grek në jug).

A ka mundësi që Abou të ketë bërë brenda dy viteve, 1852 – 1854, me mjetet dhe kushtet e kohës, udhëtime në të gjitha këto vende dhe të bëjë një numërim të “shqiptarëve”? Ndoshta ishte e pamundur. Prandaj referimi i tij se ¼ e popullsisë janë “shqiptarë” është i gabuar. Po kush ishin “shqiptarët” e Abou? Natyrisht këta janë arvanitasit pasi zonat ku ata kanë jetuar, sipas Abou, kanë qenë Atika (shih Mesogeia etj.), Hidra dhe Arkadia. Arvanitasit e Peloponezit i jemi referuar gjerësisht në artikujt tanë të ndryshëm”, shkruan gazeta greke.

Foto nga tregimi

Kush është Edmond Abou?

Një nga të huajt që vizitoi Greqinë pak vite pas çlirimit të saj ishte shkrimtari, akademiku dhe gazetari francez Edmond Abou (Edmond Francois Valentin About, 1828–1885). Ai erdhi në vendin tonë si bursist i Shkollës Franceze dhe u vendos në Athinë. Qëndroi në Greqi deri në vitin 1854. Ai udhëtoi në të gjithë vendin tonë të vogël në atë kohë dhe duke u kthyer në Paris, botoi në vitin 1855 veprën e tij ‘Greqia e Otto-s’, duke ngjallur një stuhi reagimesh. Në vitin 1856 botoi romanin e tij “Mbreti i maleve”, i cili gjithashtu bëri bujë. Në të njëjtën kohë ai filloi të shkruante artikuj për gazetën “Le Figaro”. Më pas mori drejtimin e gazetës “Shek.

Marrë dhe përshtatur nga Protothema.gr

Censυsi i υitit 1901: Ja sa shqiρtarë jetonin në Itali, shqiρja flitej në 47 komυna!

NGA: Aurenc Bebja, Francë…Shkrimi në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot ‘Numërimi i popullsisë që flet shqip, frengjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë’, 1903 – i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në ‘Bulletin international de l’Institut de la statistique’, Romë – na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh).

Numërimi është kryer me 10 shkurt të 1901 (40 vite më vonë se censusi i 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme.

Sipas këtij censusi, 252 600 banorë ose 58 208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe katalanasit. Gjuha shqipe flitej në 21 564 familje ose prej 90 000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Siçilisë.

Në distriktin e Cozenca-s, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar.

Jetonin aty 9 251 familje (pothuajse 39 000 individë) të vendosur në qytezat e:

  • Castrovillar : 5 253 familje në 16 komuna
  • Rossano-s : 2 053 familje në 5 komuna
  • Cosenza-s : 1 569 familje në 4 komuna
  • Paola-s : 484 familje në një komunë

Në 17 prej 26 komunave të distriktit të Cosenza-s, shqiptarët përbënin 2/3 ose të gjithë popullsinë e këtyre zonave lokale. Ndërsa në distriktin e Catanzaro-s, i cili ndodhet në Kalabrinë veriore, jetonin 1 543 familje që flisnin shqip, ose pothuajse 6 570 individë të shpërndarë në 6 komuna (tre në qytezat e Catanzaro-s, dy në Cotrone dhe një në Nicastro).

Pra në Kalabri formohej komuniteti më i madh i popullsisë që fliste shqip në Itali. Gjithsesi kishte komunitete shqiptare të izoluara gjeografikisht në disa provinca të tjera jugore, si për shembull : 55 familje në Abruzzes, 2 121 në Molise, 886 në Campanie, 2 530 në Basilicate dhe 3 290 në Siçili.
Këto 8 882 familje banonin në 27 komuna, ndër të cilat 14 ishin të tëra ose pothuajse të tëra shqiptare, ndërsa 13 të përziera, ku dominonte gjuha italiane.

‘Këta shqiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI’. Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët, të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos.

Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55 443 shqiptarë. Sipas autorit, mendohet se ky numërim nuk është realizuar i tëri, prandaj në vitin 1901 numri i shqiptarëve del më i lartë.

Në tjetër faktor shpjegues është dhe shkalla e lartë e fertilitetit tek popullsia shqiptare.

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/popullsia-e-komunitetit-shqiptar-ne-itali-ne-vitin-1901/

Sυlltan Mehmeti II për Gjergj Kastriotin: Kυrrë s’ka për të dalë më mbi tokë një Ιuan i tillë

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Sot, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica.

Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.

Papa Kalikst i III “Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!

Papa Piu I II“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!

”Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559“ 17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.

Sulltan Mehmeti II “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”

Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez “Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.

Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut“ Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!”

Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik” “Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve…

Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”

Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën“ Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë.

”Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia“ Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”

Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.”

E jαshtëzαkonshme: 39-υjeçari që flet 73 gjυhë

Muhamed Mešić është një njeri me talent të jashtëzakonshëm gjuhësor që flet më shumë gjuhë nga të gjithë ato që keni dëgjuar ndonjëherë!

Shumica e njerëzve të tjerë duhet të luftojnë nëpër orë të panumërta kursesh gjuhësore për të mësuar një ose dy gjuhë të huaja përveç gjuhës së tyre amtare. Por, jo edhe ky i ri i talentuar nga ana gjuhësore.

39-vjeçari boshnjak ka ndjekur vetëm një kurs gjuhësor – atë të gjuhës austriake të shenjave.

Muhamed Mešić nuk është i vetmi talent i famshëm në fushën e shumëgjuhësisë, por ai shquhet për numrin e madh të gjuhëve që flet. Gjeniu i gjuhës nga Tuzla Muhamed flet 73 gjuhë, raporton ObserverKult.

I lindur në vitin 1984 në Tuzla, ai ishte vetëm 16 vjeç kur u bë këshilltar bashkiak, ndërsa në moshën 26 vjeçe, fliste 56 gjuhë.

Muhamedi me profesion është jurist dhe deri tani ka punuar në 24 shtete në 4 kontinente.

Ai flet 12 gjuhë në mënyrë të shkëlqyeshme, aq shumë sa të përdorë të gjithë termat profesional, ndërsa biseda mund të mbajë në më shumë se 70 gjuhë të botës. Për të, mënyra më e lehtë për të mësuar një gjuhë të re është thjesht të ushtroj veshin përmes muzikës, DVD-ve, etj. Por ai vazhdon të lutet dhe të ëndërrojë në gjuhën boshnjake, dhe kur përpiqet të gjejë një zgjidhje më të mirë, ai rrah trurin në gjuhë të huaja.

Ky djalë i ri jeton dhe punon në Vjenë, ku drejton biznes ligjor në një kompani ndërtimi.