Ρυblikohen ραmjet e atentαtit në Shkodër

Makina shpërthen në flakë nga plumbat

Publikohen pamjet e atentatit të së martës së shkuar në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku mbetën të plagosur Gjon Nika dhe kunati i tij 28-vjeçar Gjergj Ndërshtiqaj, ky i fundit student në Akademinë e Sigurisë. Pamjet janë regjistruar nga një kamër sigurie dhe në to shfaqet makina me të cilën udhëtonin Nika dhe Ndërshtiqaj, e cila bie pre e një breshërie armësh.

Siç edhe shihet 30-vjeçari Nikaj dhe 28-vjeçari Ndërshtiqaj arrijnë të dalin prej saj, teksa njëri largohet me vrap, ndërsa tjetri fshihet pas pjesës së përparme të makinës.

Por nga breshëria e plumbave makina shpërthen në flakë, ndërsa personi që fshihej prej saj arrin të largohet në momentet e fundit, por duke mbetur i plagosur.

Pas atentatit edhe autorët në përpjekje për të humbur gjurmët dogjën automjetin e tyre tip Renault, shumë pranë vendit të ngjarjes.

Nga hetimet e deritanishme policia dyshon se në atentat morën pjesë 4 persona, por vetëm 3 prej tyre kanë hapur zjarr me kallashnikov.

Në dëshminë e tyre para hetuesve dy të plagosurit kanë deklaruar se dëgjuan të shtënat sapo zbritën nga makina dhe se për shkak të errësirës nuk kanë arritur të shohin se cilët ishin autorët. Ata kanë mohuar të kenë konflikte me persona të tjerë duke mos ndihmuar në zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

“Na qitën sγtë,” Rozana Radi shρërthen ndaj Ori Nebiajt: Ajo e ka hυmbur …

Rozana Radi prej kohësh nuk është më pjesë e tregut muzikor me projekte të reja. Megjithatë, jeta e saj ka marrë një tjetër drejtim, që prej nisjes së këtij edicioni të Big Brother Vip, këngëtarja tashmë edhe prezantuese, komenton “Live” në platformat e rrjeteve sociale ndodhitë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Bashkë me Anaid Kalotin, Aulona Mustën dhe Sonila Meçon kanë dhënë mendimet e tyre për “Prime” e sotëm. Ajo çka i ka tërhequr vëmendjen Rozanës ka qenë sjellja e opinionistes Ori Nebijaj e cila u është “sulur” banorëve për lojën e ulët që po bëjnë në BBV.

“Na qitën sytë. Po ajo(Ori Nebijaj) e ka humbur fare me banorët. Si mund te flasë ashtu. Ajo nuk është banore, por opinioniste. Po përdor një fjalor që nuk i shkon opinionistit,” tha këngëtarja.

Më pas ka ndërhyrë edhe gazetarja Sonila Meço, e cila është përpjekur të justifikojë tensionin e Orit.

“Ke shumë të drejtë, por tani aty është tensionuar shumë dhe të gjithë kanë humbur logjikën përfshire dhe Orin,” tha gazetarja.

A dëmtohet zemra nga darka e vonë? Mjekët trondisin me hulumtimet e studimit të fundit

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë gjatë natës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit.

Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës.

Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet.

Rrjedhimisht është e llogjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.

Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, qëllimet e mira janë të pamjaftueshme.

Sekreti i të zbatuarit një regjim të shëndetshëm ushqimor qëndron tek planifikimi.

Planifikimi i ushqyerjes së shëndetshme, bazohet në katër shtylla kryesore të listuara më poshtë nga AgroWeb.org.

Nuk është e nevojshme që të mbushni frigoriferin dhe dollapët plot e për plot me ushqime.

AgroWeb.org ju këshillon të blini ato që ju nevojiten dhe të mos blini ushqimet kur jeni të stresuar apo të uritur.

Është e rekomandueshme që të planifikoni çdo ditë cfarë do të konsumoni në drekë dhe në darkë.

Për shembull, nëse planifikoni që të gatuani mish pule, e nxirrni më parë atë nga frigoriferi për t’u shkrirë.

Kësisoj keni bërë një plan dhe nuk do të tundoheni të porosisni një picë.

Merrni ushqim me vete kur shkoni në punë.

Është më mirë dhe më shëndetshëm të merrni një panine ose sallatë të përgatitur në shtëpi, se një produkt të paketuar gjetkë.

Nëse jeni dashamirës të të ngrënit jashtë shtëpisë, mbani sytë tek menuja.

Duke qenë të vëmendshëm ndaj përbërësve ushqimorë të një gatimi, do të shmangni kalori të panevojshme.

Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta.

Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë.

Helene Glykatzi-Ahrweiler: GJUHA GREKE ËSHT GJUHË E SAJUAR

Helene Glykatzi-Ahrweiler është një bizantinologe akademike greko-franceze. Në këtë video ajo pohon se gjuha greke ka qëllim përbashkues (mes popujve nën Perandorinë e Lindjes) duke qenë një gjuhë e sajuar dhe në shërbim të Ortodoksisë. Është krijuar për të krijuar idenë e vazhdimësisë me lashtësinë. Madje profesoresha e njohur ngre një paralele, ose njëson greqizmin me ortodoksinë.

Akademikja e njohur më herët ka pohuar se në 1831 Athina kishte 8000 shtëpi dhe shumica prej tyre ishin shqiptare. Duke ngritur kështu pyetjen a ishin shqiptarët shumicë në të gjithë Greqinë në 1831?

https://www.facebook.com/UsaAlbanianSocietyNY?ref=embed_video

AKROΡOLI VEΡËR E NDËRTUAR NGA ΡELLAZGËT PARA ΡËRMBΥTJES SË MADHE!

RRETH TETË APO NËNTË MIJË VJET PARA KRISHTIT, MASONËT PELLAZGË NDËRTUAN QYTETIN E PARË TË ATHINËS.

SHQIPTARËT JAN PASARDHESIT E DREJT PËRDRJET TË PELLASGEVE

Rreth tetë apo nëntë mijë vjet para Krishtit, Masonët Pellazgë ndërtuan qytetin e parë të Athinës. Platoni shkruante te “Timaeus”, se kur Soloni vizitoi, rreth vitit 600 p.e.s., qytetin egjiptian Sais, në lumin Nil, atij iu tha nga një prift egjiptian i Neith-it, se perëndesha Athina themeloi Athinën më 9000 p.e.s.

A. Besant na jep vitin 8000. Prifti i Egjiptit i tha Solonit: “Gea dhe Hefesti krijuan racën tuaj, sipas rrëfimeve të shkruara në librat tanë të shenjtë, e cila është 8 000 vjet e lashtë. Nëse krahasoni ligjet tona me ato të tuajat, do të zbuloni se ligjet tona nuk janë veçse kopje të tuajve, siç i kishit në qytetin antik (qyteti Sais në Egjipt u krijua nga perëndesha Athina, pas ndërtimit të Athinës).

CILA ËSHTË ORIGJINA E EMRIT PELLAZG ? ZEUSIT DHE E EPIRJOTET JAN PELLAZG

PELARG’OS = PELASG’OS

“LEJLEKËT”, STËRGJYSHAT E SHQIPTARËVE QË KRIJUAN GREQINË

Djepi i pellazgëve ka qenë sipas autorit [A. Kola] Ballkani veriperëndimor, prej nga ata (pelagyós pelazg’os ) = pelagyós (pelarg’os, “lejlek”, d.m.th. zog shtegtar) u shpërndanë në brigjet e Mesdheut e më thellë.

Grekët zbritën në Ballkanin juglindor dhe, pasi erdhën patën ndryshim kulturor e gjuhësor.

Në këtë mënyrë ata u diferencuan nga paraardhësit e lashtë të shqiptarëve, të cilët vazhduan të jetojnë në djepin e hershëm të pellazgëve.[1]

Lejleku ka dhe ngjashmëri të tjera me pellazgët. Jeton në toka fushore dhe moçalore. Pellazgët kanë të bëjnë me ndërtimin e veprave të mëdha kanalizuese dhe për ujitjen e zonave të mëdha si ajo e Kopadies.

Një veçori tjetër e ngjashme midis pellazgëve dhe lejlekëve është emigrimi.[2]

Quhet Argo pellazgjik , sepse pellazgët dikur këtu qenë zotër, madje vetë poeti (Homeri) Zeusin e Dodonës e quan pellazgjik: “Zeusi i lartë pellazgjik i Dodonës”. Shumë autorë të vjetër edhe fiset epirote i kanë quajtur pellazgjike.

Këta autorë të vjetër kanë cilësuar si pellazgë një numër të madh heronjsh, autorët e mëvonshëm, gjithashtu u kanë dhënë emrin pellazg fiseve që kishin udhëheqës këta heronj. . .

Banorët vendas të Atikës i quajtën me emrin “Pelargë”, lejlekë.[3]

[1]
Titulli: “Recencione”, Albanohellenica, Issues 1-2
Bashkepunetor: Lidhja Filologjike Shqiptaro-Greke
Botues: Albanian-Greek Philological Association, 1999
https://albanohellenica.wixsite.com/…/a-brief…

[2]
Titulli: Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve
Autori: Aristidh Kola
Përktheu nga origjinali: Aldior Agora
Botues : Shtëpia Botuese “55”, 2002
http://www.librariaubt.com/…/arvanitet-dhe-prejardhja…/

[3]
Titulli: Shqiptarët, grekët dhe serbët: kundër Shuflait
Autori: Leonard Prifti
Botues: Shtëpia Botuese “Uegen”, 2010
https://books.google.de/…/Shqiptar%C3%ABt_grek%C3%ABt…

Në foto: Akropoli dhe Muret Pellasgjike

Burimi: Teuta Ilire Reka

Zbυlimi i befasishem gjenetik, prejardhja e shqiρtarëve nuk është ashtu siç e kishim mendυαr deri më sot

Të gjithë banorët e Europës janë kushërinj të largët me njëri tjetrin, thonë shkencëtarët. Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka gjurmuar origjinën fisnore të popujve të Europës. Sipas studiuesve Coop dhe Ralph, paraardhësit e italianëve kanë qenë fis me ata të spanjollëve.Ndërsa paraardhësit e shqiptarëve kanë pasur lidhje gjaku me ata të grekëve dhe maqedonasve.

Gjithsesi, dy italianë të sotëm kanë më pak kushërinj të lashtë të përbashkët se shqiptarët. Dy shqiptarë sot, kanë më shumë farefis të përbashkët në lashtësi se çdo popull tjetër.Shkencëtarët kanë mbetur të surprizuar me këtë të dhënë që vlen për Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo e dhënë tregon se shqiptarët e sotëm rrjedhin të gjithë nga një grup i vogël paraardhësish.

Me rroba mariηsash amerikanë, video e arrαtisjes spektαkoΙare të bosit trafϊqeve

Mediat kane publikuar pamjet e arratisjes spektakolare nga burgu të një prej boseve më të mëdha të drogës në Meksike.null

José Alfredo Hernández Campos, u arratis në 13 korrik nga burgu i qytetit Reynosa, por pamjet kanë dalë vetëm tani.

Një grup i armatosur kriminelesh të veshur si marinas amerikanë, duket që parkojnë makinat para burgut,

futen brenda dhe pasi neutralizojnë stafin e burgut, duke mos hazur rezistence kërkojne për qëline ku ndodhej “José Alfredo Hernández Campos”.

Bosi i madh i drogës i njohur si “El Calamardo”,del jashtë qelise dhe arratiset qetësisht me grupin e armatosur.

Mediat lokale në Meksike bënë të ditur se disa nga personat e identifikuar që kanë marrë pjesë në këtë arratisje të bujshme janë pjesë e marinës meksikane, citon vizion plus.