SizmoΙόgu i njohur bën paralajmërimin e fortë: Përgatituni për një tërmet të fuqishëm në këtë υend, ja sa parashikohet të jetë magnituda

Autoritetet në Turqi jetojnë prej muajsh nën kërcënimin e një tërmeti të madh në Stamboll, i cili pritet të ketë efekte shkatërruese të një tërmeti të tillë si cunami.

Sizmologu turk, Naci Gyorur , ka paralajmëruar se Stambolli mund të goditet nga një tërmet me magnitudë nga 7.2 deri në 7.6 Rihter.

Në një intervistë për TGRT Haber, sizmologu tha se autoritetet në Stamboll duhet të përgatisin qytetin për një tërmet me përmasa të mëdha. Ai tha se është e domosdoshme që ndërtesat të kenë sisteme antisizmike.

“Ekziston mundësia e magnitudave 7.5 dhe 7.6….Ne e dimë se cilat pjesë të Stambollit do të jenë më të rrezikuiara në rast tërmeti. Shpresoj që Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit të bëjë atë që është e nevojshme për të përgatitur qytetin për një tërmet. Ndër këto kërkesa janë edhe detajet e qytetit. Qyteti nuk përgatitet rastësisht për një tërmet. Kur bëhet fjalë për përgatitjen e Stambollit për një tërmet, siç mendojnë një pjesë e konsiderueshme e politikanëve të sotëm, menjëherë mendojnë për stokun e ndërtesave…. Por nuk është e mundur që Stambolli të përgatitet për një tërmet me një strukturë të thjeshtë ndërtimi . Nëse i përgatit të gjithë elementët e qytetit, publikun, infrastrukturën, stokun e ndërtesave, ekosistemin dhe mjedisin dhe ekonominë për një tërmet në të njëjtën kohë në mënyrë të integruar, do ta kesh përgatitur qytetin për një tërmet”, tha sizmologu turk.

Duke theksuar se politika duhet të lihet mënjanë dhe të bëhen studime për tërmetet, Gyorur tha: ” Nuk ka punë harmonike midis Bashkisë Metropolitane të Stambollit dhe qeverisë qendrore.

“Qeveria nuk e bën dot pa bashkinë. Prandaj uroj që politika në këto çështje të lihet mënjanë dhe të ketë unitet forcash. Nuk ka asnjë bashkëpunim mes IBM dhe qeverisë qendrore. Është fakt që kryetarët e bashkive e marrin seriozisht punën e tyre. Arsyet e tyre janë gjithashtu të dukshme. Imamoglu vazhdon të thotë se problemi më i madh i Stambollit është tërmeti”, tha sizmologu.

Kujtojmë se në shkurt të 2023 Yurqia u godit nga një tërmet katastrofik. Tërmeti me magnitudë 7.8, fatkeqësia më vdekjeprurëse në historinë moderne të Turqisë, rrafshoi qytete në rajonet juglindore të vendit dhe Sirinë fqinje. Më shumë se 50,000 njerëz në Turqi humbën jetën dhe rreth 5,900 në Siri, ndërsa milionë kanë mbetur të pastrehë.

E rëndë/ Gjendet i υetëvarur pa shenja jete në katin e ραrë të banesës 26-υjeçari, ja çfarë dγshohet

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në vend këtë të shtunë, ku një 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Bëhet me dije se në në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kujtojmë që një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar më herët nga Berati, ku një 60-vjeçar i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

U shemb për të dγtën herë brenda mυajit, bαnorët ngrenë aΙarmin për aksin Korçë-Ersekë

Kanë kaluar thuajse një muaj nga shembja e rrugës së re në pjesën e parë të lotit të dytë të aksit Korçë-Ersek, por ajo që është vënë re së fundmi është se ka sjellë problematika edhe muri mbrojtës në fillim të kësaj rruge.

Një pjesë është shembur dhe një pjesë tjetër është duke u shembur, gjë që çon edhe në rrëshqitjen e dherave.

Kjo situatë krijon pasiguri për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks. Kalimi në të cilin është shumë i rrezikshëm. Pasiguria shtohet pasi siç thonë banorët pavarësisht situatën nuk ka asnjë reagim për marrjen e masave.

“Shumë e rrezikshme është, sepse po nesër të kalohet një me familje edhe vetëm. Larg qoftë se ndodh një aksident, ato duhet të marrin masa, t’i riparojnë. Përgjegjësit e mëdhenj, dinë ato gjëra, duhet t’i rregullojnë, mos të ndodhin aksidente” , thotë një prej banorëve.

“Ajo është e rrezikshme, se si do bëjnë ata, ata e dinë. Ata gur janë, varë gurët dhe zënë me tela. Ajo nuk mban do bazament të fortë”, thotë një tjetër banor.

Ndërkohë, sa i përket shembjes së rrugës së re, në pjesën e parë të lotit të dy taksit Korçë-Ersek, mjetet e kompanisë janë rikthyer në kantierin e rrugës.

Aktualisht, janë pastruar dherat të pjesës së shembur dhe ka vijuar me gërryerjen e saj.

Në këtë rrugë, punimet do të vijojnë në një afat të pacaktuar për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme. Në shkurt të dy 2023, ministrja Belinda Balluku premtoi se aksion nacional Korçë – Ersekë do të ishte gati në qershor të atij viti.

Por, edhe pse po vjen qershori i 2024, rruga jo vetëm nuk u përurua, por mbetet shumë e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.

Gjashtëdhjetë milionë euro ishte kosto e aksionit nacional Korçë – Ersekë, por të tjera shpenzime parashikohen tani për riparimin pas shembjes së saj.

“Ήαrroi” Dakun dhe Mυjën? Sylivnjo i prerë në konferencë për shtγp, flet edhe për Manaj dhe Βrojën

Rikthime të bujshme, mungesa “big”, por dhe risi. Lista e parë e Sylvinho-s pas kualifikimin për në Evropian i kishte të gjitha. Trajneri i Kombëtares zbuloi 26 lojtarët e grumbulluar për dy takimet miqësore kundër Kilit dhe Suedisë. Ashtu siç pritej, Sylvinho riktheu në përfaqësuese dy “bomberat” kuqezi, Rey Manaj dhe Armando Broja. Risia e madhe në këtë listë është grumbullimi për herë të parë i Arbër Hoxhës, sulmuesi i cili aktivizohet te Dinamo Zagreb, por ra në sy edhe mungesa e Dakut dhe Mujës. Për të gjitha këto tema, Sylvinho është në këto momente live në konference për shtyp:

Mungesa e Dakut dhe Mujës?
Është e vërtetë që ka shumë dhimbje koke për një trajner, por kjo është e pranueshme për mua. Daku, Muja dhe Gjasula janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, janë në konsideratën tonë, por nuk mund të marrim me vetë 30 lojtarë. Kemi Manaj që unë e kam për herë të parë në Kombëtare, kemi Brojën që e kemi pasur vetëm një herë, por që nuk luajti dot. Është Arbër Hoxha që kemi dy muaj që e ndjekim.

Çfarë pret nga dy miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë?
Unë jam i kënaqur me ekuilibrin e skuadrës. Shqipëria i mbylli kualifikueset në mënyrën më të shkëlqyer, ishim mbrojtja më e mirë e grupit, por ka qenë një sakrificë e gjithë ekipit. Ne nuk cilësojmë asnjë ndeshje miqësore, Kemi përballë dy ekipe shumë të forta. Kili është një ekip që e njoh shumë mirë me lojtarë si Sanchez. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Suedinë, një skuadër shumë, shumë e fortë, me elementë që luajnë në nivele shumë të larta, me ekipe si Man.City, Atalanta etj

A janë këto dy miqësore teste për ekipin që do të grumbullojë në “Euro2024”
Janë të rëndësishme, por jo vendimtare. Unë dhe stafi im nuk harrojmë askënd, nuk e harrojmë rrugëtimin që kemi bërë. Ky është momenti që ne mund të provojmë sa më shumë lojtarë.

Sot nuk mendoj për listën, ai është një shqetësim që i takon muajit maj. Tani nuk e kam mendjen te zgjedhjet, është e vërtetë që kjo është e vështirë, e di shumë mirë si një ish lojtar, por për momentin jam i përqendruar vetëm te dy sfidat e marsit, kundër Kilit dhe Suedisë. Jam i pari që do zbres në fushë, që të dielën. E rëndësishme është qe ne të ngremë nivelin tonë të lojës.

Do të ρroύoje s* ks t reshe? Sara Gjordeni tregon a ka krγer mα.rrëdhënie me këngëtarin dhe nëse do të lidhej me Meriton Mjekiqin

Modelja Sara Gjordeni ka folur për marrëdhënien e saj me Bardhin pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip dhe “bashkëjetesës” në banesën e këngëtarit në Kumanovë.

Ish-konkurrentja, e ftuar në intervistë për podcastin “MeKast”, u shpreh se është vajza e parë që Bardhi ka dërguar në shtëpinë e tij, teksa refuzoi të përgjigjej kur e pyetën nëse ka kryer marrëdhënie seksuale.

Sa i përket menaxherit të këngëtarit, Jetmir Agaj, me të cilin u konfliktua virtualisht, u shpreh se Bardhi nuk ka më kontakte me të.

“Unë e dija se Bardhi do të dilte atë ditë e dija edhe për nënën por mënyra si Bardhi u nxor nga formati për mua ishte pak traumatike.

Statuset e menaxherit të tij që na kanë shqetësuar vazhdimisht ka qenë një postim që thoshte: Ti Bardhin nuk ke për ta parë më kur të dalësh vetëm do i dëgjosh këngët dhe do qash.

Dhe normalisht unë nuk mund të kem marrëdhënie të mirë me dikë i cili është shprehur ashtu pa më njohur”, u shpreh Sara.

Pjesë nga intervista:

Po marrëdhënia e Bardhit aktualisht me menaxherin?

Sara: Nuk kanë kontakt, jo

Advertisements

Je ti vajza e parë që Bardhi ka çuar në shtëpi?

Sara: Po ma ka thënë vetë. Më tha je vajza e parë që unë çoj tek nëna.

Po follow pse nuk të bëri?

Sara: Bardhi nuk ka akses në instagramin e tij.

A ke bërë seks me Bardhin?

Sara: Kur

Kur ishe ne Kumanovë?

Sara: Jo, le ta lëmë mister

E ke pyetur ndonjëherë Bardhin ke bëre apo s’ke bërë treshe?

Sara: Këtë pyetjen nuk mund ta bëj sepse Bardhi beson shumë dhe praktikon fenë

Pse nuk lejohen treshet

Sara: Jo

Mirë se nuk dua të hamendësoj asgjë por ka shume njerëz që janë besimtarë por eksperimentojnë në seks. Sepse ai nuk ka një unazë apo kurorë martesore që duhet ta respektojë. Po ti do ta provoje njëherë?

Sara: O zot i madh ! Jo nuk më intrigon

Në një univers paralel do ta konsideroje Meritonin?

Sara: Nuk është fare tipi im, jo Meritoni flet shumë. E kupton tani pse më pëlqen Bardhi sepse ai më balancon në jetën jashtë më vyen më shumë një tip si Bardhi

Sαρo kishte dalë nga sρitali, e moshuara bie nga barreΙa dhe υdes

Ajo kishte dalë nga spitali, por ndërroi jetë pasi u rrëzua nga barrela. Protagoniste e kësaj ngjarjeje ishte një grua 85 vjeçare, e cila ishte trajtuar në një spital në Palermo, ku u shërua dhe doli nga spitali për të shkuar në shtëpi.

Mirëpo për transportin familjarët iu drejtuan një kompanie private dhe gjatë transferimit barela u përmbys duke bërë që e moshuara të rrëzohej dhe të godiste kokën. Ajo vdiq më vonë në spital nga gjakderdhja për shkak të aksidentit.

Familjarët kanë bërë kallëzim në Prokurorinë e Termini Imerese.

SimboΙi i Beogradit një shqiptar me ρΙis, JANI KONDO – çΙirimtari i Βeogradit!

Jani Kondo, ishte udhëheqës Epirotas me nacionalitet shqiptar dhe me fe ortodoksë. Shqiptar ortodoksë nga Epiri (apo Çamëria) që e çliroi Beogradin. Simboli i Beogradit një shqiptar me plis. Kondo Bimbaşi, çlirimtarë i Beogradit.

Sipas mediave serbe, më në fund u zbulua një “tradhti” e skulptorit të famshëm kroat, Ivan Meshtriviq, i cili në përmendoren e njohur të “Fitimtarit të Beogradit“ (Beogradski Pobednik) e kishte skulpturuar një shqiptar me plis, me shqipe ne duar dhe shpaten e madhe.

Sipas tyre, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb.

Kjo përmendore me dekada të tëra e ka fshehur mashtrimin e madh, që trimi me shikimin e tij drejt Cerit, ishte një shqiptar me plis. Mediumi serb “Dveri srpske” shkruan se Ivan Meshtroviqi jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe në gjithë këtë tollovi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito, Alojz Stepinac, komunistët, ustash, Njegoshi etj.

Arsyeja themelore për ndërtimin e shtatores, e cila para Luftës së Dytë Botërore është quajtur “Fitimtari i Kosovës” nuk ishte, sipas tyre, që ai të bëhet simbol i Beogradit, por të bëhet një përmendore dedikuar çlirimit përfundimtar të Serbisë nga Turqia, dhe si e tillë u zbulua më 7 tetor 1938 në një lartësi të caktuar në tarracën e Kalemegdanit”.

Mediat serbe vazhdojnë që Ivan Meshtroviqi, skulptor i njohur kroat, shok i mirë i ustashit Stepinac, pas luftës, si mysafir i Titos në Brione, e merr lejen dhe paratë për ndërtimin e përmendores së trimit të panjohur në Avalë të Beogradit, e cila më shumë duket si varrezë faraonësh se të paraqesë të përvuajturin, trimin serb në histori.

Meshtroviqi e ka ditur që në Histori Beogradin nga turqit e kanë çliruar shqiptarët (çeta e Kondo Bimbashit) si shtetin e parë Serbë e kanë formuar shqiptarët në krye me Karagjorgjen.

JANI KONDO SHQIPTARI, ÇLIRIMTAR I BEOGRADIT

Një rrugë e vogël që gjendet në qendër të Beogradit, vetëm pesë minuta larg
Sheshit të Republikës, fsheh rrëfimin për një miqësi dhe aleancë të dikurshme serbo-shqiptare, dhe heshtjen e fshehjen e sotme të asaj miqësie.

Po, të shkojmë me rend. Para rreth dhjetë vjetëve krerët e atëhershëm të qytetit në qendrën e ngushtë të qytetit, nën emërtimin e rrugëve, vendosën edhe mbishkrimet që kalimtarëve u japin shënimet bazike për personin emrin e të cilit e mban ai kalldrëm.

Këto tablo me dukje të këndshme, për dallim nga udhëzuesit dygjuhësorë, qëllimi i tyre evident është që turistët dhe të huajt t’i njoftojnë me përmendoret historike të qytetit, kanë vetëm tekst në alfabetin cirilik, andaj dhe u ofrohen para së gjithash për dobinë dhe arsimimin e popullatës lokale. Kështu, veç tjerave, edhe Rruga e Kondos e mori mbishkrimin me këtë përmbajtje:

Pikërisht kjo sintagma nismëtare i krishterë në ushtrinë turke e ndan Kondon nga qytetarët e tjerë të merituar. Si ta kuptojmë këtë shprehje? A do të thotë kjo se krerët e qytetit e kanë të afërt këndvështrimin se në fillimin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nuk ishte me vend që të flitet për identitetin kombëtar, apo se në Perandorinë Osmane identiteti i të paislamizuarve reduktohej në përcaktimin shoqëror-fetar (raja, të krishterët vs. turqve).

Nuk mund të jetë, meqë në këtë tekst të shkurtër dallojmë etnonimet – ushtria turke dhe serbe, ndërsa te kjo e dyta qartë po renditen të gjithë kryengritësit e tjerë të merituar dhe bartës të emrave të rrugëve (njësitë bibliografike vërtetoni në një shëtitje nëpër Dorqol dhe Vraçar). Mundësia tjetër do të ishte supozimi që për të krishterët në ushtrinë turke nuk është e përshtatshme të flitet si serbë.

Por, as kjo nuk mund të jetë e saktë, sepse në narracionin kolektiv si serbë i konsiderojmë edhe ata që kanë luftuar në ushtrinë turke (mjafton t’i kujtojmë të krishterët në ushtrinë turke në mesjetë, sikur Marko Kraleviqin, Konstantin Dragashin, Stefan Lazareviqin, e të tjerë).

SHQIPTARËT SI ÇLIRIMTARË TË BEOGRADIT

Andaj, qëllimi sintagmës i krishterë në ushtrinë turke nuk është në atë që diçka të zbulohet apo të informohet, por që të fshihet dhe heshtet nacionaliteti i Kondos (thënë më mirë, kombësia apo prejardhja etnike). Petrit Imami, në librin e tij kapital, në tri vëllime, Serbët dhe Shqiptarët ndër shekuj, për Kondo Bimbashën thotë se ka qenë komandant i “çetës së ‘epirotëve’, shqiptar ortodoks nga Epiri”.

Madje edhe historianët me orientim nacionalist, siç është Vladimir Stojançeviq, i cili në librin e tij të botuar nga ASSHA më 1994, shqiptarët i quan arbanas dhe thotë: “prej beqarëve mes kryengritësve serbë ishte Kondo-bajraktari, arbanas ortodoks nga kufiri i Toskërisë dhe Epirit” dhe shton se me Kondon tek serbët kanë kaluar edhe “më shumë bashkëvendës të tij”.

Bashkëkohësi i këtyre ngjarjeve, Llazar Arsenijeviq Batallak, dëshmon: “Njoha shumë të krishterë në mesin e këtyre bullgarëve, greko-arnautëve, cincaro-arnautëve, të cilët, kur Gushanci shkoi nga Beogradi, mbetën në mesin e serbëve…”.

Duhet qartësuar këtu rolin historik të Kondos dhe rëndësinë e “kalimit” të tij. /fjala.info/

“Me rαcë jemi gegë dhe në υendin tim askush asnjë fjalë tυrqisht nuk e flet”

“Në vjeshtën e vitit 1878, marrëdhëniet mes katolikëve shqiptarë dhe myslimanëve shqiptarë në Gjakovë u përkeqësuan, kur në fillim të shtatorit 1878 Mehmed Ali Pasha u vra nga myslimanët, ndërsa fandët katolikë shqiptarë si trupë mbrojtëse osmane e Mehmed Ali Pashës u përpoqën ta mbronin atë nga sulmuesit e tij.

Si përfaqësues osman në komisionin kufitar osmano-malazez, Mehmed Ali Pasha synonte ta bindte popullsinë lokale në Kosovë t’i pranojë vendimet e Kongresit të Berlinit. Në luftime vdiqën disa qindra persona. Rol thelbësor në eskalimin e dhunës kundër katolikëve në Gjakovë luajtën akterë të veçantë, për shembull kadiu i Gjakovës Ahmed Efendi Koronica, i cili i kishte prirë sulmit kundër Mehmed Ali Pashës dhe njihej si shumë armiqësor ndaj të krishterëve.

Ai shpresonte se do t’i bindte edhe myslimanët shqiptarë nga Malësia e Gjakovës për të kundërshtuar Mehmed Ali Pashën dhe, sipas nënkonsullit austro-hungarez, ai paralajmëroi se ‘kauri, i cili e ka tradhtuar pjesën më të mirë të Turqisë ndaj Evropës, ka ardhur dhe po kërcënon t’i përdhosë haremet.

Kush është mysliman të vijë vrap’. Pas vrasjes së pashës, Koronica i nxiti myslimanët jo vetëm kundër fandëve, por në përgjithësi kundër të krishterëve dhe ‘proklamoi publikisht se mund të godasin pa ngurrim, sepse ai e kishte shpinën të mbrojtur, se kishte instruksione nga Kostandinopoja dhe do të përgjigjej për gjithçka. Masakrat do të kishin ndodhur sikur myftiu i Gjakovës dhe disa krerë myslimanë të malësorëve shqiptarë të mos kishin kundërshtuar synimin e paskrupullt dhe të çmendur’ (sipas raportit që Jelinek ia dërgonte Andrássyt).”

Shënim shtesë: Mehmed Ali Pasha ishte gjerman. Ai u lind me emrin Ludwig Karl Friedrich Detroit në vitin 1827 në Megdeburg në Prusi dhe u vra më 1878 në Gjakovë. Ai ishte në shërbim të Perandorisë Osmane si gjeneralmareshal. Pasardhës i tij është poeti i famshëm turk Nazim Hikmet, i cili u lind në Selanik.

Banorët e Prishtinës në fund të shekullit XIX e shihnin stacionin hekurudhor si «vepër të dreqit»

“U ndërtuan vija hekurudhore dhe më 1874 u hap linja Selanik–Shkup–Mitrovicë. Popullsia lokale në fillim e kundërshtoi me këmbëngulje ndërtimin e hekurudhës, por në vitet vijuese ky qëndrim ndryshoi. Kështu, siç konstatonte (diplomati austriak Theodor Ippen), në fund të shekulli XIX, stacioni hekurudhor i Prishtinës ishte e mundshme të ndërtohej 7 kilometra larg qytetit, sepse […] atëbotë banorët e Prishtinës, që nuk ishin aspak të hapur dhe trembeshin nga kultura, donin ta kishin sa më larg vetes atë ‘vepër’ moderne ‘të dreqit’, derisa tani pandërprerë luten që stacioni të vendoset në një vend më të përshtatshëm.”

Kur Isa Boletini tha: “Boll kemi hoxhallarë” dhe kur Mitrovica kishte shkollë franceze

“Krahas shkollave shtetërore, brenda një rrethi të ngushtë mysliman pëlqeheshin edhe shkollat evropiano-perëndimore. Kështu në Mitrovicë ekzistoi mes viteve 1907 dhe 1909 një shkollë private franceze e drejtimit tregtar, e cila vijohej vetëm nga fëmijët e agallarëve dhe bejlerëve. Teologët myslimanë dhe banorët ‘fanatikë’ e kundërshtonin këtë shkollë, sepse frikësoheshin se fëmijët që vijojnë këtë shkollë do ta ndërronin fenë. Siç tregojnë kujtimet e Tafil Boletinit, fëmijët myslimanë shpesh edhe më tutje vijonin shkollat islame. Ai shkroi se axha i tij, Isa Boletini, i cili kishte hapur një shkollë të vogël private në fshatin e tij të lindjes, shpesh kur pyetej përse bijtë dhe nipat e tij nuk po e vijojnë medresenë, ai përgjigjej se tashmë ka boll hoxhallarë. Krahas shkollës franceze në Mitrovicë, është e dokumentuar një shkollë italiane në Shkup, e cila u themelua më 1903 dhe në të cilën jepeshin lëndët italisht, frëngjisht, gjermanisht, osmanisht, gjeografi dhe matematikë. Derisa fillimisht numri i nxënësve u rrit – më 1904 shkollën e ndiqnin 15 myslimanë, dy shqiptarë katolikë, 16 bullgarë, pesë serbë, 17 arumunë dhe tre hebrenj – në vitin 1908 shkolla numëronte vetëm 23 nxënës, kryesisht katolikë”.

Kur i kishte Prizreni 1200 dyqane dhe si u bë Ferizaj qytet?

“Siç u përmend, në Kosovën lindore ndërtimi i hekurudhës solli një lulëzim ekonomik dhe demografik dhe zgjerimin e strukturave qytetare. Në të vërtetë me përjashtim të ndërtimit të hekurudhës pothuaj nuk shiheshin nisma për industrializim, por impulset në pjesën lindore lehtësuan krijimin e fabrikave të para të vogla. Në Mitrovicë dhe në Prishtinë u çelën sharra me makina me avull dhe mullinj të motorizuar. Lulëzimi i qyteteve në Kosovën lindore ndikoi që Prizreni të humbë rëndësinë si qendër ekonomike mbirajonale, gjë që shihet në zhvillimin e pazarit të Prizrenit, i cili e kishte bërë të famshëm qytetin. Sipas konsullit austriak dhe njohësit të Shqipërisë, Johann Georg von Hahn, pazari në vitin 1863 kishte 1200 dyqane, derisa më 1891 ekzistonin vetëm 100 të tilla. (…) Sidomos për qytetet e vogla si Mitrovica dhe Ferizaj, por edhe për fshatrat në rrethinë si Lipjani, hekurudha luajti një rol të rëndësishëm. Kështu Ferizaj u themelua si qytet tek si rrjedhojë e ndërtimit të hekurudhës. Sipas Branisllav Nushiqit, atje më parë ishte vetëm një mal dhe disa ‘shtëpi ciganësh’, derisa në fillim të shekullit XX u krijua një qytet i vogël me 400 shtëpi dhe 150 dyqane, banorët e të cilit kryesisht ishin ‘të huaj’ dhe përbëheshin prej arumunëve, katolikëve dhe serbëve nga Prizreni dhe vendeve të tjera të rrethinës, por edhe nga boshnjakët. Rëndësia ekonomike e Ferizajt shihet edhe aty se atje, për dallim nga qytetet e tjera, pazari mbahej çdo ditë.”

Fushata e përbashkët elektorale shqiptaro-serbe

“Një bashkëpunim shqiptaro-serb u zhvillua në fazën përgatitore për zgjedhjet për Parlamentin xhonturk në verë 1908. Sipas Gabriel Louis-Jaray, në Tetovë shqiptarët dhe serbët lidhën aleancë kundër bullgarëve dhe këtu edhe zgjedhësit shqiptarë mbështetën kandidatin serb Aleksandar Parliq, derisa zgjedhësit serbë në Manastir votuan për oficerin shqiptar Ali Vasfi Efendiun. Përpjekje të ngjashme kishte edhe në shkurt 1912 gjatë përgatitjeve për zgjedhjet për Parlamentin xhonturk më 1912. Në Sanxhakun e Shkupit shqiptarët opozitarë mbështetën partinë e Eksarhatit (bullgar), me të cilën shqiptarët lidhën marrëveshje. Opozitarë si Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga u përpoqën t’i bindin edhe serbët lokalë për bashkëpunim në zgjedhje. Por bisedimet me përfaqësuesit serbë, të cilët ishin në kontakt të ngushtë me konsullin serb në Shkup dhe koordinoheshin me të, dështuan, sepse serbët vendosën të lidhin aleancë me xhonturqit.”

Shkupi – “zemra e Kosovës”

“Se me ‘Kosovë’ mendohej tërë Vilajeti i Kosovës, bëhet e qartë edhe në të ashtuquajturat 14 pikë të Hasan Prishtinës, i cili krahas nocionit ‘Shqypni’, shpesh e përdorte edhe ‘Kosovë’ dhe së paku në një vend qartë i referohet krejt Vilajetit. Edhe në gazetën ‘Shkupi’, që dilte në Shkup, Kosova është e barasvlershme me Vilajetin e Kosovës – si ‘zemër’ e të cilit përmendej Shkupi. Në një artikull të kësaj gazete, i cili u drejtohet direkt shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës, gjendet edhe emërtimi ‘kosovar’, i cili në përshkrimin e Hasan Prishtinës të kryengritjes shqiptare të vitit 1912 është i dokumentuar vetëm një herë.”

“Me racë jemi gegë dhe në vendin tim askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet”

“Në burime është i dokumentuar një përshkrim rajonal që ia bëjnë vetes grupet e popullsisë shqiptare dhe i cili ishte i përhapur në trevat e sotme malore të Shqipërisë veriore, por kryesisht edhe në zonat e Kosovës dhe me gjasë edhe përtej tyre. Vetëperceptimi si «gegë», i cili derivon nga kryedialekti i shqipes së folur në trevat veriore dhe verilindore të banuara me shqiptarë dhe i cili tregon mbi lidhjet e ngushta mes Shqipërisë së sotme veriore dhe Kosovës, natyrisht tregon jo vetëm premisën rajonale brenda popullsisë shqiptare, por edhe rëndësinë e gjuhës në percetimin e vetvetes dhe në perceptimin nga të huajt.

Aspekti i gjuhës bëhet i qartë edhe në udhëpërshkrimet e Mackenzie dhe Irby, të cilët për shembull përshkruajnë bisedën me mudirin e Prishtinës, i cili ‘na tregoi emrin e familjes së tij, duke shtuar se me racë të gjithë janë gegë dhe se në vendin e tij askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet’. Mbi ekzistimin e një identiteti gegë dëfton po ashtu edhe një notë proteste e popullsisë së Pejës, Gjakovës dhe Gucisë kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, e cila u dërgua në Stamboll në maj 1878 dhe ku bëhet fjalë për ‘popullin tonë gegë’ dhe për ‘kombin tonë gegë’.

Edhe Hasan Prishtina në studimin e përmendur mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912 krahas emërtimeve ‘Shqypni’ dhe ‘shqiptar’ në një vend e përdor edhe ‘Gegni’, që rezulton si nënrajon i Shqipërisë. Këngët popullore shqiptare nga Kosova, të botuara më 1911 nga Vinçenc Prennushi, po ashtu ilustrojnë se nocionet ‘gegë/Gegni’ ishin të përhapura. Më 1912 në gazetën ‘Shkupi’ që botohej në Shkup nën titullin ‘Deputetët e Gegnisë’ numëroheshin qytetet: Peja, Gjakova, Prishtina, Gjilani, Presheva, Mitrovica, Vuçitërna, Ferizaj dhe Gucia, në një numër tjetër këtyre qyteteve iu shtua edhe Shkupi.”

Nga disertacioni i dr. Eva Anne Frantz: “Mes dhunës dhe bashkëjetesës paqësore – myslimanët dhe të krishterët në Kosovën e periudhës së vonshme osmane, 1870-1913”, Universiteti i Vjenës, 2014.

Ky ishte biznesmeni turk që ndërtoi υαrrezat e Jashαrajve në Prekaz!

Jusuf Aga Özler, kishte dhuruar falas krejt mermerin për rregullimin e varrezave të Jasharave, për këtë ai u dekoru me Medalje Nderi, nga Parlamenti i Turqisë si dhe nga ai i Kosovës!

Një nga sheshet kryesore në Stamboll, është emruar me emër të Adem Jasharit: “Shehit Adem Jashari”, ka shkruar Fehmi Maloku.

Ndryshe biznismeni turk, Jusuf Aga Özler ka ndërruar jetë në vitin 2014.

https://www.facebook.com/AdemRamadanifaqjazyrtare/posts/3334440883252072?ref=embed_post

“Ilirët” në filmat e Ήollivύdit! Leka i Madh: Ti je trim, si të qυajnë? Glaυk, mbreti im

Ilirët kanë bërë vendin e tyre edhe në Hollivud. Ndonëse të përmendur pakrahasimisht më pak sesa thrakët, regjisorë e skenaristë të ndryshëm kanë zgjedhur t’i bëjnë protagonistë paraardhësit e shqiptarëve.

Kështu, në filmin “The Scorpion King 2: Rise of a Warrior” (2008) të regjisorit australian Russell Mulcahy, ilirët zënë një vend jo të vogël në plotin e filmit, shkruan Konica.al.

Personazhi Polluks, i luajtur nga aktori gjerman Andreas Wisniewski, në film portretohet si prijësi i një çete luftëtarësh ilirë. Bashkë me luftëtarin akadian, Mathayus, ata ndërmarrin një udhëtim fantastik në botën e përtejme në kërkim të gjetjes së shpatës së Damokleut.

”Burra, nderi ilir na thërret”, janë fjalët e prijësit ilir teksa përballet me të papriturat tmerruese të botës së përtejshme.

Edhe në filmin për Lekën e Madh ‘Alexander the Great’ (2004) të regjisorit Oliver Stone, bota ilire tipizohet përmes personazhit të Glaukut, një luftëtar ilir.

Ky karakter, i luajtur nga aktori irlandez Tadhg Murphy, sjell një nga momentet më drithëruese të filmit. Në agoninë e jetës pas plagëve vdekjeprurëse të marra në luftimet me indianët, Glauku nga Iliria ka një dialog fjalëpak, por domethënës me Lekën e Madh (Colin Farrel):

Glauku: Madhëria juaj.

Leka i Madh: Ti je trim. Si të quajnë?

Glauku: Glauk, mbreti im.

Leka i Madh: Dhe nga je?

Glauku: Iliria.