U qëΙΙua për υdekje në Gjermani, mijëra ρersona i japin Ιαmtumirën e fundit boksierit shqiptar

Më shumë se 1 mijë persona nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra e Austria morën pjesë mëngjesin e kësaj të enjteje në ceremoninë mortore të ish-boksierit Besar Nimani, që u mbajt në Bielefeld. Në mesin e tyre ishte edhe boksieri Marco Huck.

38-vjeçari Nimani u qëllua për vdekje mbrëmjen e 9 Marsit, për shkaqe momentalisht të panjohura. Për ngjarjen e rëndë, policia gjermane ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona.

Ata janë Ayman Dawoud Kirit and Hüseyin Akkurt, të dy të moshës 33-vjeçare dhe rezidentë në qytetin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Autorët e dyshuar besohet se janë arratisur jashtë vendit. Autoritetet arritën t’i identifikonin ata në një kohë të shkurtër dhe më 12 Mars u bastisi banesat e tyre, por pa mundur që t’i arrestonin.

Policia e Bielefel publikoi fotot dhe të dhënat e tyre, duke i bërë apel kujtdo që ka informacion për ta përcjellë tek ta. Autoritetet i konsiderojnë ata të armatosur e të rrezikshëm.

Ish-kampioni i boksit me origjinë nga Kosova, Besar Nimani, ishte baba i 3 fëmijëve dhe jetonte prej vitesh në Gjermani.

“ShaΙa e gjαtë e drejtorit më ciku gjυrin…”, Alda Butka denoncon për ngαcmim se** υαl Gjergj Zaharinë?

Një postim në rrjete sociale është shpërndarë në media duke ngjallur bujë dhe debate.

Faqja e Facebook, “Mbretërorët” ka publikuar shënimin që mban si autore Alda Butka Aliçkën me profesion juriste dhe mbesa e historianit të njohur Uran Butka, e cila denoncon një ngacmim seksual, të ndodhur para shumë vitesh në Tiranë.

Në shënim nuk përmend emër konkret për “ngacmuesin”, por fjalia “Ky drejtori, plak tashme, por qe me siguri, ia kishte vene syrin atij Pallatit te Pioniereve a Pallatit Mbreteror, qe atehere kur hynte ne Drejtorine Arsimore si ne shtepine e tij, tani banon pikerisht aty e gjuan me statuja”, të bën të mendosh se bëhet fjalë për Gjergj Zaharinë.

Postimi në rrjete sociale

Kur vajza ime ishte ne gjimnaz, shkova nje dite ne takim me prinder. Po dilja e gezuar.

Sapo hapa deren e makines, me afrohet drejtori i shkolles:
– A me con pak te Drejtoria Arsimore?
– Posi jo!-u tregova e gatshme une.
Rruges, dy shalet e gjata e te holla te drejtorit, m’u afruan aq shume, sa mezi i kontrolloja gazin e frenat.

Kur hapi deren per te dale, mora fryme e lehtesuar.

Nuk ishte e thene te merresha vetem me gezimin, qe me kishin sjelle rezultatet e mira dhe sjellja e vajzes sime!

– Me prit pak- tha drejtori- vetem pese minuta pune kam dhe erdha.

Vertet doli pas pese minutash. Drejtoria Arsimore ne ate kohe ishte tek Pallati Mbreteror, por qe ne vazhdonim i thoshim Pallati i Pionierit.

– Pime nje kafe ketu, se nuk kam pire gjithe diten?!-tha drejtori kembegjate.

– Ok- i thashe sa per miresjellje.

U ulem tek Pallati i Kultures, jashte. Ai lokal kishte disa platforma rrethore prej cimentoje, te ngritura nja njezet centimetra nga toka, mbi te cilat qene vendosur karriket e tavolinat e vogla.

Sapo erdhi porosia e u mata te ve filxhanin ne buze, ” faaap” shala e gjate e drejtorit, me ciku gjurin.

U shtyva me gjithe karrike. Nderkohe drejtori, levdonte gjyshin tim, xhaxhallaret, kusherinjte, vellain tim.

Meqe ishim “tanet”, cdo levdate, e shoqeronte me nga nje te zgjatur kembe drejt kofsheve te mia. Ai zgjatu e afrohu, une shtyu me gjithe karrike. Kur kishin mbaruar gjithe burrat e mrekullueshem te fisit tim, kthej koken mbrapa e shoh qe dy kembet e pasme te karrikes, kishin dale jashte platformes. Zoti me ruajti qe nuk u plasa me trurin ne beton!

Qe te mos thoshit ju “Ke dashte vete”, meqe isha vetem 35 vjec, meqe sapo isha divorcuar dhe meqe mund te merziteshin te gjithe burrat e famshem te fisit tim nga pergojimet, nuk denoncova.

Ky drejtori, plak tashme, por qe me siguri, ia kishte vene syrin atij Pallatit te Pioniereve a Pallatit Mbreteror, qe atehere kur hynte ne Drejtorine Arsimore si ne shtepine e tij, tani banon pikerisht aty e gjuan me statuja!

Nejse, une shpetova paq atehere.

Mendo nen c’presion mund te vinte nje adoleshente, nxenesen e tij ai, kur mua dhe sot, nuk me del e keqja e atyre veprimeve…

Pa jua majti, thoni, thoni “Ke dash vet mi goc!”, se gati jom per sherr sot!!!/ Alda Butka Alicka/VOXNEWS.AL

NDODH DHE KJO/ Drejtonte mjetin me ραtentë të skadυαr dhe pa sigυracion, arrestohet 103-vjeçarja

Një 103-vjeçare në u arrestua teksa drejtonte automjetin, në orë të vona të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim mjeti.

Ishte ora 1:00 e mëngjesit të dielën deri të hënën kur karabinierët morën një telefonatë për një ngjarje të rrezikshme në qendër të Bodenos,në Emilia Romana.

Sipas mediave italiane patrulla e mbërritur në vendngjarje ka lokalizuar me shpejtësi makinën në fjalë.

Surpriza e karabinierëve ishte e madhe kur zbuluan datën e lindjes së shoferes: 1920, pra ishte mbi 103 vjeç, por ende në gjendje të ulej në timon dhe të shkonte në Bodeno për të parë miqtë e saj.

Për shkak të orës së vonë, zonja e moshuar, e cila drejtonte makinën edhe pse i kishte skaduar patenta dy vite më parë, ishte e çorientuar dhe vazhdonte të ecte në të njëjtat rrugë.

Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të vizitojnë mjekun çdo dy vjet për të rinovuar patentën.

Karabinierët i dhanë vetëm një qortim verbal dhe e shoqëruan në shtëpi.

U bΙΙokua në mjet pas αksidentit, 30-vjeçari nxirret i gjallë pas rreth një ore. Katër të rinjtë ishin nisur drejt Tiranës për të festuar

Pas përreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë, te makinës nga zjarrfikësit për të nxjerrë të riun e identifikuar me inicialet M. Ç.

Ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga automjeti që drejtonte e të cilin e përplasi pranë një karburanti mbrëmjen e sotme në Durrës.

Policia njoftoi se, ky shtetas, 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Burime konfirmojnë se të rinjtë ishin nisur në drejtim të një lokali në Tirane.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Βαllkani goditet nga një tërmet i fυqishëm, lëkundjet u ndjenë në 4 shtete! Çfarë ραralajmërojnë Institutet Sizmologjike

Një tërmet i fortë 5.4 ballësh i ka goditur disa vende të Ballkanit Perëndimor të enjten herët në mëngjes. Epiqendra e tij ishte në Mal të Zi.

Lëkundja nga tërmeti është ndier në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.

Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMCS) njoftoi se epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 4:06 të mëngjesit, ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash, në qytetin perëndimor të Malit të Zi, Nikshiç.

Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi bëri të ditur se ka regjistruar një tërmet 5.4 ballësh.

“Ky tërmet mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës së tij”, njoftoi Instituti.

Lëkundjen intensive e kanë ndier edhe qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa sipas komenteve në faqen e internetit EMCS, tërmeti është ndier edhe në Kroaci.

Në orën 4:30 të mëngjesit, Mali i Zi është goditur nga një tjetër tërmet, por me magnitudë më të dobët – 3.1 ballësh, raportoi EMCS.

Pas tërmetit të parë të fortë të së enjtes në mëngjes, pasoi një seri prej rreth 30 lëkundjesh më të dobëta, u tha gazetarëve të enjten shefja e Departamentit të Sizmologjisë malazeze të Institutit Hidrometeorologjik, Milena Tomanoviç.

Siç tha ajo, aktualisht nuk ka raportime nga terreni nëse ka dëme të mëdha materiale.

Gati saktësisht 45 vjet më parë, më 15 prill 1979, Mali i Zi ishte goditur nga një tërmet me magnitudë 7 ballësh.

Epiqendra e tij ka qenë në Detin Adriatik, mes Ulqinit dhe Tivarit, rreth 15 kilometra nga bregdeti. Në atë kohë humbën jetën 101 persona në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri, ndërsa mbi 100 mijë persona mbetën të pastrehë./REL

Βαshkëshortja italiane e Lorik Canës, qëndis flamυrin Kuq e Zi(FOTO)

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka ndarë së fundmi një video në “InstaStory” të gruas së tij, Monica duke qendisur flamurin Kuq e Zi.

Partnerja e Lorik Canës, është Monica Ercoli, akritektja italiane.

“Monika në versionin Marigoja. Monika a e di kush është Marigoja“?- e pyet Loriku parteren e tij.

Lorik Cana dhe Monika kanë më shumë se 10 vite në krah të njëri tjetrit dhe janë prindër të dy fëmijëve.

PërρΙaset nga një automjet dhe përfundon tek hekυrat mbrojtës anës rrugës, υdes i riu në Greqi(Emri)

Një i ri 31-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Patra. Mësohet se Erges Çobaj, 31 vjec, nga Vlora, ka qenë duke drejtuar motocikletën, teksa duke qarkulluar në rrugën “Othonos Amalias” është përplasur me automjetin me targa shqiptare AA797ZY që drejtohej nga Natasha Saliaj, 48 vjeç, nga Fieri, por me banim në Korinth.

Automjeti i Saliaj po lëvizte në të njëjtën rrugë dhe në të njëjtin drejtim me motocikletën dhe janë përplasur anash.

Automjeti më pas ka devijuar djathtas duke goditur hekurat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 31-vjecari Çobaj. 48 vjeçarja nga Fieri u arrestua fillimisht por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.

Gjatë kontrollit trupor të 31-vjecarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro.

Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në Patra edhe si “Stelios” ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.

Sot i αrrestuar, një vit më parë Evis Berberi bënte xhiro me Ramën dhe Ballυkun në Dhërmi(VIDEO)

Me urdhër të SPAK, mbrëmë u vunë në pranga kreu i ARRSH, Evis Berberi, bashkë me dy biznesmenët e tjerë, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Sa i takon hetimit për korrupsion dhe pastrim parash, rezulton se Evis Berberi ka qenë ortak në një kompani me Valter Begajn. Këtij të fundit i ka dhënë tendera në kohën kur është emëruar drejtori i Eficencës në Energji.

Berberi, i njohur si një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Një detaj tjetër që ra në sy dy ditë më parë, është se kryeministri Rama nuk e kishte marrë me vete kreun e ARRSH teksa inspektoi punimet për ndërtimin e urës të Rruga e Kombit në Kukës.

Megjithatë, vetëm një vit më parë nuk mund të lihej pa përmendur xhiroja me një makinë kabriole që Rama bashkë me zv/ kryeministren Balluku bënë në inspektimin e akseve Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.

Rama dhe Balluku, shfaqen të ulur në sediljen e pasme të automjetit kabriolet, ndërkohë, në timonin e makinës ishte vetë Evis Berberi.

https://www.facebook.com/ediramaal?ref=embed_video

Emri/ Vrasja e djalit nga Peqini në Londër, ρυblikohet foto e të dγshuarit

Policia Metropolitane e Londrës ka publikuar foton e një personi i cili është i dyshuar për vrasjen e një shqiptari në kryeqytetin britanik.

Siç edhe u raportua një ditë më parë, Bajram Luli me datëlindje 09.02.1997 u godit për vdekje brenda makinës së tij dhe nga plagët e marra humbi jetën spital mbrëmjen e të hënës.

Luli ishte me origjinë nga Peqini dhe kishte pak kohë që kishte mbërritur në shtetin ishull. Policia Metropolitane ka siguruar një foto nga kamerat e sigurisë të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen.

Personi që shihet në foto duket rreth moshën 25 vjeç duke kaluar barrierat e një metroje në Londër.

Detektivi Jim Shirley i cili po udhëheq hetimet e vrasjes thotë se “ky hetim është duke vijuar me shpejtësinë e duhur. “Ne po punojmë fort për të bërë drejtësi për familjen dhe miqtë e të ndjerit i goditur barbarisht me thikë e si pasojë humbi jetën”.

Krim i rëndë në familje/ 46-vjeçari υret grυαn dhe υαjzën

Një vrasje brutale është regjistruar në Turqi ku një 46-vjeçar ka goditur për vdekje gruan dhe vajzën e tij. Mësohet se autori kishte goditur 16 herë me thikë gruan dhe 12 herë vajzën e tij. Ngjarja u regjistrua pak pas mesnatës së së mërkurës në Erzurum të Turqisë.

Sipas mediave turke, Zulkuf Boskun goditi për vdekje gruan e tij infermiere 44-vjeçare Kadriye pas një debati dhe vajzën e tij 20-vjeçare, Asude pasi ajo u përpoq të ndalonte babain e tij. Sipas informacioneve të para, vrasja e dyfishtë ka ndodhur në orën 00:20 në një banesë në katin e pestë të një pallati në Erzerum.

Duke dëgjuar përleshjen, Asude, e treta nga katër fëmijët e familjes, shkoi në dhomën e gjumit ku ishin prindërit e saj. Në një moment Zulkuf, i cili raportohet se vuante nga probleme psikologjike, mori një thikë nga kuzhina dhe sulmoi duke plagosur për vdekje gruan dhe vajzën e tij. Kur motrat e autorit dëgjuan zërat e nënës dhe vajzës, hynë në dhomë dhe tentuan t’i hiqnin thikën nga duart e Zulkufit, i cili megjithatë vazhdoi të godiste me thikë dy viktimat.

Pasi nënë e bijë ranë pa ndjenja nga gjakderdhja, Zulkuf u ngrit në këmbë para se të arrestohej disa orë më vonë. 46-vjeçari punonte për 23 vite si mësues i Gjeografisë në shkolla dhe ishte shtruar në spital për probleme psikologjike.

https://twitter.com/analiz360haber?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1768127450972569640%7Ctwgr%5E7ad9a03564654ce0089766a31e8994e0cdc04845%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fkrim-i-rende-ne-familje-46-vjecari-vret-gruan-dhe-vajzen-pas-nje-konflikti-viktimat-gjenden-me-mbi-12-plage-ne-trup%2F