Βαshkëshortja italiane e Lorik Canës, qëndis flamυrin Kuq e Zi(FOTO)

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka ndarë së fundmi një video në “InstaStory” të gruas së tij, Monica duke qendisur flamurin Kuq e Zi.

Partnerja e Lorik Canës, është Monica Ercoli, akritektja italiane.

“Monika në versionin Marigoja. Monika a e di kush është Marigoja“?- e pyet Loriku parteren e tij.

Lorik Cana dhe Monika kanë më shumë se 10 vite në krah të njëri tjetrit dhe janë prindër të dy fëmijëve.

PërρΙaset nga një automjet dhe përfundon tek hekυrat mbrojtës anës rrugës, υdes i riu në Greqi(Emri)

Një i ri 31-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Patra. Mësohet se Erges Çobaj, 31 vjec, nga Vlora, ka qenë duke drejtuar motocikletën, teksa duke qarkulluar në rrugën “Othonos Amalias” është përplasur me automjetin me targa shqiptare AA797ZY që drejtohej nga Natasha Saliaj, 48 vjeç, nga Fieri, por me banim në Korinth.

Automjeti i Saliaj po lëvizte në të njëjtën rrugë dhe në të njëjtin drejtim me motocikletën dhe janë përplasur anash.

Automjeti më pas ka devijuar djathtas duke goditur hekurat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 31-vjecari Çobaj. 48 vjeçarja nga Fieri u arrestua fillimisht por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.

Gjatë kontrollit trupor të 31-vjecarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro.

Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në Patra edhe si “Stelios” ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.

Sot i αrrestuar, një vit më parë Evis Berberi bënte xhiro me Ramën dhe Ballυkun në Dhërmi(VIDEO)

Me urdhër të SPAK, mbrëmë u vunë në pranga kreu i ARRSH, Evis Berberi, bashkë me dy biznesmenët e tjerë, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Sa i takon hetimit për korrupsion dhe pastrim parash, rezulton se Evis Berberi ka qenë ortak në një kompani me Valter Begajn. Këtij të fundit i ka dhënë tendera në kohën kur është emëruar drejtori i Eficencës në Energji.

Berberi, i njohur si një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Një detaj tjetër që ra në sy dy ditë më parë, është se kryeministri Rama nuk e kishte marrë me vete kreun e ARRSH teksa inspektoi punimet për ndërtimin e urës të Rruga e Kombit në Kukës.

Megjithatë, vetëm një vit më parë nuk mund të lihej pa përmendur xhiroja me një makinë kabriole që Rama bashkë me zv/ kryeministren Balluku bënë në inspektimin e akseve Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.

Rama dhe Balluku, shfaqen të ulur në sediljen e pasme të automjetit kabriolet, ndërkohë, në timonin e makinës ishte vetë Evis Berberi.

https://www.facebook.com/ediramaal?ref=embed_video

Emri/ Vrasja e djalit nga Peqini në Londër, ρυblikohet foto e të dγshuarit

Policia Metropolitane e Londrës ka publikuar foton e një personi i cili është i dyshuar për vrasjen e një shqiptari në kryeqytetin britanik.

Siç edhe u raportua një ditë më parë, Bajram Luli me datëlindje 09.02.1997 u godit për vdekje brenda makinës së tij dhe nga plagët e marra humbi jetën spital mbrëmjen e të hënës.

Luli ishte me origjinë nga Peqini dhe kishte pak kohë që kishte mbërritur në shtetin ishull. Policia Metropolitane ka siguruar një foto nga kamerat e sigurisë të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen.

Personi që shihet në foto duket rreth moshën 25 vjeç duke kaluar barrierat e një metroje në Londër.

Detektivi Jim Shirley i cili po udhëheq hetimet e vrasjes thotë se “ky hetim është duke vijuar me shpejtësinë e duhur. “Ne po punojmë fort për të bërë drejtësi për familjen dhe miqtë e të ndjerit i goditur barbarisht me thikë e si pasojë humbi jetën”.

Krim i rëndë në familje/ 46-vjeçari υret grυαn dhe υαjzën

Një vrasje brutale është regjistruar në Turqi ku një 46-vjeçar ka goditur për vdekje gruan dhe vajzën e tij. Mësohet se autori kishte goditur 16 herë me thikë gruan dhe 12 herë vajzën e tij. Ngjarja u regjistrua pak pas mesnatës së së mërkurës në Erzurum të Turqisë.

Sipas mediave turke, Zulkuf Boskun goditi për vdekje gruan e tij infermiere 44-vjeçare Kadriye pas një debati dhe vajzën e tij 20-vjeçare, Asude pasi ajo u përpoq të ndalonte babain e tij. Sipas informacioneve të para, vrasja e dyfishtë ka ndodhur në orën 00:20 në një banesë në katin e pestë të një pallati në Erzerum.

Duke dëgjuar përleshjen, Asude, e treta nga katër fëmijët e familjes, shkoi në dhomën e gjumit ku ishin prindërit e saj. Në një moment Zulkuf, i cili raportohet se vuante nga probleme psikologjike, mori një thikë nga kuzhina dhe sulmoi duke plagosur për vdekje gruan dhe vajzën e tij. Kur motrat e autorit dëgjuan zërat e nënës dhe vajzës, hynë në dhomë dhe tentuan t’i hiqnin thikën nga duart e Zulkufit, i cili megjithatë vazhdoi të godiste me thikë dy viktimat.

Pasi nënë e bijë ranë pa ndjenja nga gjakderdhja, Zulkuf u ngrit në këmbë para se të arrestohej disa orë më vonë. 46-vjeçari punonte për 23 vite si mësues i Gjeografisë në shkolla dhe ishte shtruar në spital për probleme psikologjike.

https://twitter.com/analiz360haber?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1768127450972569640%7Ctwgr%5E7ad9a03564654ce0089766a31e8994e0cdc04845%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fkrim-i-rende-ne-familje-46-vjecari-vret-gruan-dhe-vajzen-pas-nje-konflikti-viktimat-gjenden-me-mbi-12-plage-ne-trup%2F

Pas ndαrjes, “tërbόhet” 50-υjeçari shqiptar, godet me makinë grύαn dhe e dhύnon në mes të rrυgës (Video)

Ajo kishte lënë pas një lidhjeje të zgjatur prej disa kohësh. Burri, nuk e pranoi refuzimin dhe tentoi ta përplaste duke e hedhur me makinë me shpejtësi të plotë në rrugën e këmbësorëve të Novi Ligure, në provincën e Alessandria. Videoja e regjistruar nga një kamera vëzhgimi dhe e siguruar nga policia tregon se çfarë ka ndodhur.

Mëngjesin e së martës, një zdrukthëtar 50-vjeçar pa precedentë penalë me origjinë shqiptare, tentoi të shtypte 41-vjeçaren, gjithashtu shqiptare, duke e përplasur me lulet aty pranë. Në fund, sipas pamjeve, automjeti përplaset me një pemë. Ndërsa 41-vjeçarja ishte në tokë duke kërkuar ndihmë, burri ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur ta godasë.

Ajo u shpëtua nga një rreshter policie në pension 71-vjeçar, i cili e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe ndërhyri menjëherë për të ndaluar burrin. Sipas një rikonstruksioni fillestar, viktima kishte vendosur ta linte një javë më parë.

Pas disa ditësh ndarje, ai ka vendosur të sqarojë situatën duke shkuar në shtëpinë e gruas. Fillimisht ka pritur që ajo të zbriste nga banesa, më pas e ka ftuar të hipte në makinë. Por kur ajo refuzoi, ai e ndoqi atë në makinë dhe më pas e përplasi. Sulmuesi u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasje. Megjithatë, gruaja u dërgua në spital me një prognozë disaditore.

Rrëfehet ish-ρiloti: Mars 1997, Safet ZhυΙali dhe qeυeria më υrdhëruan të hap zjarr mbi njerëz!

Eljan Tanini bisedoi këtë të diel me ish pilotin Agim Matraku, që merrte urdhëra në ajër për të vrarë njerëz në Bënçë. Urdhërat e Safet Zhulalit dhe të qeverisë vinin jo të shkruar. Por ai nuk u bind. Pasojat vazhduan… Ndiqni rrëfimin e plotë të tij të dhënë për Esencë në Report Tv.

Eljan Tanini: -Prej sa kohësh keni shërbyer në Bazën e Kuçovës?

Agim Matraku: -Prej 27 vjetësh. Nga Janari i vitit 1973 deri në Prill-Maj të vitit 2000. Më pas jam transferuar në Regjimentin e Rinasit me detyrën Shef i Shatbit.

Eljan Tanini: -Çfarë bën një Shef Shtabi?

Agim Matraku: -Përgatit efektivin fluturues, teknikën, ruajtjen e bazës. Prej tij dalin vendimet.

Eljan Tanini: -Nga i merrnit urdhërat ju?

Agim Matraku: -Nga Komanda e Forcave Ajrore që gjendej në Vaqarr.

Eljan Tanini: -Si janë fillimet tuaja?

Agim Matraku: -Me mbarimin e shkollës 7 vjeçare me doli e drejta e studimit për në Shkollën Skënderbej deri në vitin 1970. 1966-1970, kam kryer Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, Tiranë. Pasi kaluam analizat mjekësore, në tetor të vitit 1970, nisa Shkollën e Aviacionit. 1970-1973, kam kryer Shkollën e Aviacionit, Vlorë.

Eljan Tanini: -Çfarë duhet të kishte një i ri për t’u bërë aviator?

Agim Matraku: -Si fillim bëhen analizat mjekësore. Kishte një komision që shikonte zemrën, sytë, veshët, kishte një makineri që hiqte ajrin për të kuptuar veshët. Në shkollën e Vlorës kemi mësuar me Jak, kam kaluar në studime për avion reaktiv, praktikën fluturuese e kam bërë me MIG 15. 25 Janar 1973 jam emëruar pilot gjuajtës bombardues në Regjimentin e Kuçovës.

Nëntor 1973-Dhjetor 1974, kualifikim për avionin MIG-17, në RP të Kinës.

Prill – Dhietor 1976, kualifikim për avionin MIG-19 në RP te Kines.

1984-1986: Komandant Katërshe MIG-19, Kuçovë.

1980-1984: Komandant Çifti MIG-19, Kuçovë.

1976-1980: Komandant Ekuipazhi MIG-19, Kuçovë.

1973-1976: Komandant Ekuipazhi MIG-17, Kuçovë.

1986-1993: Ndihmës i Komandantit të Regjimentit të Aviacionit për Aviodrejtimin, Kuçovë.

1997-1998: Ndihmës i Komandantit të Bazës Ajrore për Aviodrejtimin, Kuçovë.

1996-1997: Komandant i Bazës Ajrore Kuçovë.

1993-1996: Komandant i Grupit Ajror Kuçovë.

2000-2003: Shef i Shtabit Krahut Ajror Rinas. Gusht 2000 – Tetor 2000: Specialist fluturimi në Komandën e Forcave Ajrore.

1998-2000: Komandant i Grupit Ajror Kuçovë.

Me MIG-17 kam bërë demonstrime. Kam jetuar në shtëpinë e oficerëve në Kuçovë. Shiheshim, trajtoheshim pak më ndryshe ne të aviacionit. 27 vjet kam jetuar në Kuçovë. Vajta djalë ri në Kuçovë dhe ika me fëmijët e mi në moshën time.

Eljan Tanini: -A keni fluturuar ndonjëherë mbi fshatin e lindjes, sepse ju pilotët e bënit shpesh këtë gjë? Kush ju frymëzoi për tu bërë pilot? Keni pasur aksidente me avionin tuaj?

Agim Matraku: -Po e kemi bërë, të gjithë kalonim mbi familjet tona. Bashkim Agolli ka qenë frymëzimi për tu bërë pilot. Po ashtu edhe Bilal Sina. Po, kam qenë me Delo Isufin. Avioni mori goditje, Delo nxori shpatullën, unë mora goditje në kokë. U fik motorri. Pati defekt teknik. Teknikët dhe specialistët ishin shumë të përkushtuar, njohës shumë të mirë. Kur uleshim në tokë i jepnim teknikut vërejtjet tona

Eljan Tanini: -Çfarë ka pasur Kuçova si bazë?

Agim Matraku: -15 maj 1955 është dita e krijimit të Repartit Ushtarak 3362 Kuçovë me emrin Reparti “23 Peza”. Fillimisht ka pasur MIG-15 dhe MIG-17. 1970 e mbrapa Kuçova ka pasur dy skuadrilje MIG-19, një skuadrilje ka 12 avionë, ka qenë një skuadrilje MIG-17 dhe gjatë dimrit ka qenë një skuadrilje MIG-15. Vera aviatike na gjente në Pishë Poro, dimri bëhej në Kuçovë. Kuçova kishte mjete autoteknike, llokatorët, pas viteve 90 kaloi në bazë ajrore dhe u bashkua artileria kundërajrore me aviacionin. Ndërtesat kanë qenë për ushtarët, oficerët, shtabi, depot e ushqimit e vesh-mbathjeve. Në aerodrom ishin shërbimet e rojes, klasat e përgatitjes së pilotëve, palestra, ofiçina e riparimit të avionëve, objektet e uzinës së aviacionit që kryenin veprime deri te remonti. Baza ka edhe tunele në pjesën juglindore të pistës, ka dy hyrje, për MIG-19 e 17, ishte në formën e patkoit, dyert janë anti-bërthamore nga 20 ton, dera e vogël 5 ton, aq shumë sa hapeshin edhe me ndihmën e dorës. Në mes të tunelit ishte uzina e riparimit të avionëve dhe laboratorët. Dieta, ushqimi i një piloti ishte e garantuar dhe kontrolluar, menza ishte baza jonë në Kuçovë. Në repart na vinte mëngjesi i dytë dhe drekën e hanim po prapë në repart. 1997, të dy djemtë që u arratisën në Itali me avionë bënë jehonë dhe frenuan veprime të tjera.

Eljan Tanini: -Si ishte MIG-19?

Agim Matraku: -MIG-19 mbante deri në 500 kg bomba, nga 50 deri ne 250 kg, kishte 3 topa 30 mm me 201 predha dhe 16 raketa të pa drejtuara tokë-ajër. 2100 litra karaburant mbante trupi, dhe dy rezervuarë nga 750 litra, gjithsej 3600 litra me rezervuarët vartës. Me 3600 litra e kishte rrezen taktike deri në 340 km.

Eljan Tanini: A janë ulur avionë të tjerë në këtë bazë?

Agim Matraku: -Ka pasur raste që janë kapur avionë të transportit civil. Në vitin 1977, një avion transporti rus kaloi në Shqipëri, ai nuk duhet të kalonte. U bë protestë, unë e kam nxjerrë nga kufiri, ishte avion ushtarak me shkronjat CCCP, u morën të gjitha të dhënat. Jam dekoruar për këtë gjë me medaljen e yllit të kuq etj… E kanë detyruar edhe një avion anglez të ulet në Bazën e Kuçovës, rreth viteve 60. Keto gjëra shënohen gjithmonë diku, ato kanë një plan tabele, miratohet dhe rezervohet në sekretari

Agim Matraku: -Në Shkollën Skënderbej kam shkuar pa mbushur 13 vjeç. Nga avioni me helikë vajtëm te reaktivi. Kina ka qenë eksperiencë e mire. Babaçe Faiku, Niko Hoxha dhe Edip Ohri kanë hedhur themelet e aviacionit tone. 1 muaj kemi bërë shëtitje në Kinë. MIG 19 është bërë dikur edhe me dy motorrë.

Eljan Tanini: -Nga vinin veshjet tuaja?

Agim Matraku: -Korça i qepte rrobat tona, por kishim edhe rezerva. Kam fluturuar deri në 14.200 metra. Kam qenë kolaudator edhe i avionëve që dilnin pas remontit kapital nga uzina. MIG-21 fluturon edhe deri në 22 mijë metra.

Eljan Tanini: -Si duket bota nga sipër? Si i dallonit qytetet nga lartë?

Agim Matraku: -Bota nga sipër është sferike. Nata është e bukur, edhe ajo pa hënë, fluturon me shumë instrumente. Nata me hënë është si ditë. Rrugët natën i dallonim edhe përmes qyteteve të cilat kishin një prerje të caktuar, të veçantë që njihej edhe nga ajri. Dallonim me arkajën si instrument. Shpejtësia e takimit të MIG-19 ishte me 320 km në orë. Edhe sot dua ta bëj këtë profesion. Unë e kam nisur pagën me 7250 lekë. Kur dola në rezervë e kisha pagën sipas gradës. 110 mijë lekë të reja. Pensioni është mbi 60 mijë lekë të reja.

Eljan Tanini: -Si e kujtoni Marsin e vitit 1997?

Agim Matraku: -Marsin e vitit 1997 nuk dua ta kujtoj shumë, ishte anomali e vërtetë. Kjo kohë më gjeti Komandant të Bazës në Kuçovë, ku vetë Kuçova kishte hallet e saja. U veprua gabim me shumë ngjarje, sidomos me aviacionin. Asnjë avion dhe mjet nuk u dëmtua. Baza është bastisur në vitin 1997, nuk dije si të veproje. Depot u hapën, nuk do të vrisnim njerëz qoftë edhe duke shtënë në ajër. Baza e Kuçovës ka fshatin Perondi afër. Atje në kodër ka bazën e karburantit sipër, që vinte te ne me vetërrjedhje.

Eljan Tanini: -Po turmat janë afruar te ju, keni hapur zjarr?

Agim Matraku: -Hapëm zjarr në ajër një herë dhe u spostua turma. Pas kësaj nxorën gratë e fëmijët përpara. Në rresht të parë ishin edhe fëmijët tanë. Avionët nuk u dëmtuan, nuk u prekën. Dokumentat sekrete i futëm në tunel, dyert i salduam. Flamurin e repartit dhe ditarin i çova në shtëpi. Mars 1997, 2-3-4-5 Mars vijnë urdhëra të çuditshëm.

Eljan Tanini: -Urdhërat bazoheshin në këto veprime dhe në këto lëvizje që po flasim si më poshtë:

Ministri i Mbrojtjes kërkon një avion për në zonën e Bënçës.

Gjeneralmajori mori në telefon ministrin e Mbrojtjes dhe i tha se detyrën për në Bënçë nuk mund ta kryej kushdo se nuk njihet mirë zona. Këtë detyrë më mirë mund ta bëjë koloneli P.D.

Ministri i Mbrojtjes kërkon në telefon kolonelin për t’u sqaruar nëse me të vërtetë këtë detyrë mund ta kryej kolonel P.D. që e njeh më mirë zonën, ose vetë komandanti i bazës ajrore.

Ministri i Mbrojtjes i jep detyrën në telefon kolonelit të FMA për në Bënçë.

Koloneli i FMA i jep këtë detyrë komandantit të bazës ajrore: Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes do të ngrihesh vetë me rezervuar, me raketa ajër-tokë, me topa, për në Bënçë, do të godasësh mbi autokolona pa goditur mbi njerëz.

Koloneli i FMA u jep të dhënat për rrugëkalimin.

Komandanti i bazës kërkon leje për ngritje dhe gjeneralmajori i jep leje.

Agim Matraku: -Kishte armë që na qëllonin nga poshtë. Avioni ikte me shpejtësi, kishte vetëm fishekë në drejtim të ajrit. Detyra ishte të qëlloja në 1000-1500 m lartësi, të hapja zjarr. Raketat i kam lëshuar në ajër. Urdhëri ishte të hapja zjarr, nuk do ta bëja kurrë atë veprim. Do të qëlloja autokolonën, por nuk kisha ndërmend ta bëja. Nuk kishte në rrugë asnjë kolonë tankesh, do të shkonin në Burgun e Bënçës. Më thanë të hap zjarr në drejtim të Bënçës

Eljan Tanini: -Kush ju mori në telefon?

Agim Matraku: -Ministri i Mbrojtes Safet Zhulali më mori në telefon, i thashë mos më jepni urdhëra të tillë. Nëse do të ketë gjëra të tilla do të ngrihem vetëm unë. Fillova të bëja vetëm shmangie. Ministri më tha të zbatoj urdhërin, por i thashë që nuk e zbatoj mbi popullin.

Eljan Tanini: -Po më pas?

Agim Matraku: -Alfred Mosiu erdhi atje dhe më tha: -Kujdes o Komandant, kujdes me këto veprime se nuk dihet si dalin, qenke edhe djal i ri! Që nga ai moment nuk ngrita më asnjë avion, lamë vetëm ato për roje.

Eljan Tanini: -Çfarë janë këto fakte, është shiriti i bisedës së asaj dite për të hapur zjarr mbi popullin?

Agim Matraku: -Këta shiritë të incizimit të fluturimeve i kam marrë në zyrë dhe më pas në shtëpi. Kanë 27 vjet që i kam unë këto shiritë, janë katër të tillë.

Eljan Tanini: -Çfarë është “Ditari i Veprimeve Luftarake me fonograma”?

Agim Matraku: -8.03.1997, Safet Zhulali më kërkoi të bëja veprime në kundërshti me jetën njerëzore. Zhvilluam debat. Këtu janë fluturimet që janë bërë në Mars 1997, letra e fluturimeve ajrore. Janë bërë 16 fluturime, 8 i kam bërë vetëm unë. Kur e kalonim shpejtësinë e zërit e kalonim atë në lartësinë 7-8000 metra.

E bυkura e Tυrqisë e thotë me krenari: Jam shqiρtare, ja si e uron babën në gjυhën e nënës: Shqiptari im, të dua baba

Cansu Dere i ka uruar ditëlindjen të atit. Eysan’ e njohur sipas serialit Ezel, ka zbuluar se prejardhjen e ka shqiptare nëse bazohemi në urimin që i ka bërë babasë.

“I dashur baba. I forti baba. Sot është ditëlindja jote. Së bashku edhe shumë vite të lumtura. Ti bëhu shumë i fortë, gjithmonë qëndro afër nesh. Shqiptari inatçor”, ka qenë urimi i aktores.

“Canım babam. Güçlü babam.. Bugün doğum günü.. Birlikte nice sağlıklı, mutlu yıllarımız olsun.. Sen hep güçlü ol, hep yanımızda ol, inatçı arnavut.

Ndryshe, sipas biografisë së aktores, Cansu ka lindur në Turqi ndërsa prindërit në Greqi

A e dinit se ekziston një “Shqiρëri” tjetër? Ja ku ndodhet

Fakt i çuditshëm, por se ekziston edhe një “Shqipëri” në Kaukaz dhe që ndërkombëtarisht njihet si “Caucasian Albania”.

Albania Kaukaziane si shtet shtrihej në Kaukazin lindor, në territorin e Azerbajxhanit të sotëm, në Dagestanin jugor dhe në Gjeorgji. Në vitin 387 pas Krishtit, gjatë ndarjes së Armenisë në mes të Perandorisë Sasaniane dhe Perandorisë Romake, territori i Albanisë Kaukaziane u nda në dy zona: Aghuak dhe Utik , të cilat iu dhanë Armenisë. Pas luftërave të shumta që pasuan ato u aneksua krejtësisht nga Perandoria Sasaniane deri në shekullin VIII-t. Kryeqyteti i Albanisë Kaukaziane deri në shekullin e VI-të ishte Kabala. Më pas u bë kryeqytet Partavi. Albania Kaukaziane deri në shekullin e XIII-të njihej me emrin Persian Arran (Ardhan).