Rrëfehet ish-ρiloti: Mars 1997, Safet ZhυΙali dhe qeυeria më υrdhëruan të hap zjarr mbi njerëz!

Eljan Tanini bisedoi këtë të diel me ish pilotin Agim Matraku, që merrte urdhëra në ajër për të vrarë njerëz në Bënçë. Urdhërat e Safet Zhulalit dhe të qeverisë vinin jo të shkruar. Por ai nuk u bind. Pasojat vazhduan… Ndiqni rrëfimin e plotë të tij të dhënë për Esencë në Report Tv.

Eljan Tanini: -Prej sa kohësh keni shërbyer në Bazën e Kuçovës?

Agim Matraku: -Prej 27 vjetësh. Nga Janari i vitit 1973 deri në Prill-Maj të vitit 2000. Më pas jam transferuar në Regjimentin e Rinasit me detyrën Shef i Shatbit.

Eljan Tanini: -Çfarë bën një Shef Shtabi?

Agim Matraku: -Përgatit efektivin fluturues, teknikën, ruajtjen e bazës. Prej tij dalin vendimet.

Eljan Tanini: -Nga i merrnit urdhërat ju?

Agim Matraku: -Nga Komanda e Forcave Ajrore që gjendej në Vaqarr.

Eljan Tanini: -Si janë fillimet tuaja?

Agim Matraku: -Me mbarimin e shkollës 7 vjeçare me doli e drejta e studimit për në Shkollën Skënderbej deri në vitin 1970. 1966-1970, kam kryer Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, Tiranë. Pasi kaluam analizat mjekësore, në tetor të vitit 1970, nisa Shkollën e Aviacionit. 1970-1973, kam kryer Shkollën e Aviacionit, Vlorë.

Eljan Tanini: -Çfarë duhet të kishte një i ri për t’u bërë aviator?

Agim Matraku: -Si fillim bëhen analizat mjekësore. Kishte një komision që shikonte zemrën, sytë, veshët, kishte një makineri që hiqte ajrin për të kuptuar veshët. Në shkollën e Vlorës kemi mësuar me Jak, kam kaluar në studime për avion reaktiv, praktikën fluturuese e kam bërë me MIG 15. 25 Janar 1973 jam emëruar pilot gjuajtës bombardues në Regjimentin e Kuçovës.

Nëntor 1973-Dhjetor 1974, kualifikim për avionin MIG-17, në RP të Kinës.

Prill – Dhietor 1976, kualifikim për avionin MIG-19 në RP te Kines.

1984-1986: Komandant Katërshe MIG-19, Kuçovë.

1980-1984: Komandant Çifti MIG-19, Kuçovë.

1976-1980: Komandant Ekuipazhi MIG-19, Kuçovë.

1973-1976: Komandant Ekuipazhi MIG-17, Kuçovë.

1986-1993: Ndihmës i Komandantit të Regjimentit të Aviacionit për Aviodrejtimin, Kuçovë.

1997-1998: Ndihmës i Komandantit të Bazës Ajrore për Aviodrejtimin, Kuçovë.

1996-1997: Komandant i Bazës Ajrore Kuçovë.

1993-1996: Komandant i Grupit Ajror Kuçovë.

2000-2003: Shef i Shtabit Krahut Ajror Rinas. Gusht 2000 – Tetor 2000: Specialist fluturimi në Komandën e Forcave Ajrore.

1998-2000: Komandant i Grupit Ajror Kuçovë.

Me MIG-17 kam bërë demonstrime. Kam jetuar në shtëpinë e oficerëve në Kuçovë. Shiheshim, trajtoheshim pak më ndryshe ne të aviacionit. 27 vjet kam jetuar në Kuçovë. Vajta djalë ri në Kuçovë dhe ika me fëmijët e mi në moshën time.

Eljan Tanini: -A keni fluturuar ndonjëherë mbi fshatin e lindjes, sepse ju pilotët e bënit shpesh këtë gjë? Kush ju frymëzoi për tu bërë pilot? Keni pasur aksidente me avionin tuaj?

Agim Matraku: -Po e kemi bërë, të gjithë kalonim mbi familjet tona. Bashkim Agolli ka qenë frymëzimi për tu bërë pilot. Po ashtu edhe Bilal Sina. Po, kam qenë me Delo Isufin. Avioni mori goditje, Delo nxori shpatullën, unë mora goditje në kokë. U fik motorri. Pati defekt teknik. Teknikët dhe specialistët ishin shumë të përkushtuar, njohës shumë të mirë. Kur uleshim në tokë i jepnim teknikut vërejtjet tona

Eljan Tanini: -Çfarë ka pasur Kuçova si bazë?

Agim Matraku: -15 maj 1955 është dita e krijimit të Repartit Ushtarak 3362 Kuçovë me emrin Reparti “23 Peza”. Fillimisht ka pasur MIG-15 dhe MIG-17. 1970 e mbrapa Kuçova ka pasur dy skuadrilje MIG-19, një skuadrilje ka 12 avionë, ka qenë një skuadrilje MIG-17 dhe gjatë dimrit ka qenë një skuadrilje MIG-15. Vera aviatike na gjente në Pishë Poro, dimri bëhej në Kuçovë. Kuçova kishte mjete autoteknike, llokatorët, pas viteve 90 kaloi në bazë ajrore dhe u bashkua artileria kundërajrore me aviacionin. Ndërtesat kanë qenë për ushtarët, oficerët, shtabi, depot e ushqimit e vesh-mbathjeve. Në aerodrom ishin shërbimet e rojes, klasat e përgatitjes së pilotëve, palestra, ofiçina e riparimit të avionëve, objektet e uzinës së aviacionit që kryenin veprime deri te remonti. Baza ka edhe tunele në pjesën juglindore të pistës, ka dy hyrje, për MIG-19 e 17, ishte në formën e patkoit, dyert janë anti-bërthamore nga 20 ton, dera e vogël 5 ton, aq shumë sa hapeshin edhe me ndihmën e dorës. Në mes të tunelit ishte uzina e riparimit të avionëve dhe laboratorët. Dieta, ushqimi i një piloti ishte e garantuar dhe kontrolluar, menza ishte baza jonë në Kuçovë. Në repart na vinte mëngjesi i dytë dhe drekën e hanim po prapë në repart. 1997, të dy djemtë që u arratisën në Itali me avionë bënë jehonë dhe frenuan veprime të tjera.

Eljan Tanini: -Si ishte MIG-19?

Agim Matraku: -MIG-19 mbante deri në 500 kg bomba, nga 50 deri ne 250 kg, kishte 3 topa 30 mm me 201 predha dhe 16 raketa të pa drejtuara tokë-ajër. 2100 litra karaburant mbante trupi, dhe dy rezervuarë nga 750 litra, gjithsej 3600 litra me rezervuarët vartës. Me 3600 litra e kishte rrezen taktike deri në 340 km.

Eljan Tanini: A janë ulur avionë të tjerë në këtë bazë?

Agim Matraku: -Ka pasur raste që janë kapur avionë të transportit civil. Në vitin 1977, një avion transporti rus kaloi në Shqipëri, ai nuk duhet të kalonte. U bë protestë, unë e kam nxjerrë nga kufiri, ishte avion ushtarak me shkronjat CCCP, u morën të gjitha të dhënat. Jam dekoruar për këtë gjë me medaljen e yllit të kuq etj… E kanë detyruar edhe një avion anglez të ulet në Bazën e Kuçovës, rreth viteve 60. Keto gjëra shënohen gjithmonë diku, ato kanë një plan tabele, miratohet dhe rezervohet në sekretari

Agim Matraku: -Në Shkollën Skënderbej kam shkuar pa mbushur 13 vjeç. Nga avioni me helikë vajtëm te reaktivi. Kina ka qenë eksperiencë e mire. Babaçe Faiku, Niko Hoxha dhe Edip Ohri kanë hedhur themelet e aviacionit tone. 1 muaj kemi bërë shëtitje në Kinë. MIG 19 është bërë dikur edhe me dy motorrë.

Eljan Tanini: -Nga vinin veshjet tuaja?

Agim Matraku: -Korça i qepte rrobat tona, por kishim edhe rezerva. Kam fluturuar deri në 14.200 metra. Kam qenë kolaudator edhe i avionëve që dilnin pas remontit kapital nga uzina. MIG-21 fluturon edhe deri në 22 mijë metra.

Eljan Tanini: -Si duket bota nga sipër? Si i dallonit qytetet nga lartë?

Agim Matraku: -Bota nga sipër është sferike. Nata është e bukur, edhe ajo pa hënë, fluturon me shumë instrumente. Nata me hënë është si ditë. Rrugët natën i dallonim edhe përmes qyteteve të cilat kishin një prerje të caktuar, të veçantë që njihej edhe nga ajri. Dallonim me arkajën si instrument. Shpejtësia e takimit të MIG-19 ishte me 320 km në orë. Edhe sot dua ta bëj këtë profesion. Unë e kam nisur pagën me 7250 lekë. Kur dola në rezervë e kisha pagën sipas gradës. 110 mijë lekë të reja. Pensioni është mbi 60 mijë lekë të reja.

Eljan Tanini: -Si e kujtoni Marsin e vitit 1997?

Agim Matraku: -Marsin e vitit 1997 nuk dua ta kujtoj shumë, ishte anomali e vërtetë. Kjo kohë më gjeti Komandant të Bazës në Kuçovë, ku vetë Kuçova kishte hallet e saja. U veprua gabim me shumë ngjarje, sidomos me aviacionin. Asnjë avion dhe mjet nuk u dëmtua. Baza është bastisur në vitin 1997, nuk dije si të veproje. Depot u hapën, nuk do të vrisnim njerëz qoftë edhe duke shtënë në ajër. Baza e Kuçovës ka fshatin Perondi afër. Atje në kodër ka bazën e karburantit sipër, që vinte te ne me vetërrjedhje.

Eljan Tanini: -Po turmat janë afruar te ju, keni hapur zjarr?

Agim Matraku: -Hapëm zjarr në ajër një herë dhe u spostua turma. Pas kësaj nxorën gratë e fëmijët përpara. Në rresht të parë ishin edhe fëmijët tanë. Avionët nuk u dëmtuan, nuk u prekën. Dokumentat sekrete i futëm në tunel, dyert i salduam. Flamurin e repartit dhe ditarin i çova në shtëpi. Mars 1997, 2-3-4-5 Mars vijnë urdhëra të çuditshëm.

Eljan Tanini: -Urdhërat bazoheshin në këto veprime dhe në këto lëvizje që po flasim si më poshtë:

Ministri i Mbrojtjes kërkon një avion për në zonën e Bënçës.

Gjeneralmajori mori në telefon ministrin e Mbrojtjes dhe i tha se detyrën për në Bënçë nuk mund ta kryej kushdo se nuk njihet mirë zona. Këtë detyrë më mirë mund ta bëjë koloneli P.D.

Ministri i Mbrojtjes kërkon në telefon kolonelin për t’u sqaruar nëse me të vërtetë këtë detyrë mund ta kryej kolonel P.D. që e njeh më mirë zonën, ose vetë komandanti i bazës ajrore.

Ministri i Mbrojtjes i jep detyrën në telefon kolonelit të FMA për në Bënçë.

Koloneli i FMA i jep këtë detyrë komandantit të bazës ajrore: Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes do të ngrihesh vetë me rezervuar, me raketa ajër-tokë, me topa, për në Bënçë, do të godasësh mbi autokolona pa goditur mbi njerëz.

Koloneli i FMA u jep të dhënat për rrugëkalimin.

Komandanti i bazës kërkon leje për ngritje dhe gjeneralmajori i jep leje.

Agim Matraku: -Kishte armë që na qëllonin nga poshtë. Avioni ikte me shpejtësi, kishte vetëm fishekë në drejtim të ajrit. Detyra ishte të qëlloja në 1000-1500 m lartësi, të hapja zjarr. Raketat i kam lëshuar në ajër. Urdhëri ishte të hapja zjarr, nuk do ta bëja kurrë atë veprim. Do të qëlloja autokolonën, por nuk kisha ndërmend ta bëja. Nuk kishte në rrugë asnjë kolonë tankesh, do të shkonin në Burgun e Bënçës. Më thanë të hap zjarr në drejtim të Bënçës

Eljan Tanini: -Kush ju mori në telefon?

Agim Matraku: -Ministri i Mbrojtes Safet Zhulali më mori në telefon, i thashë mos më jepni urdhëra të tillë. Nëse do të ketë gjëra të tilla do të ngrihem vetëm unë. Fillova të bëja vetëm shmangie. Ministri më tha të zbatoj urdhërin, por i thashë që nuk e zbatoj mbi popullin.

Eljan Tanini: -Po më pas?

Agim Matraku: -Alfred Mosiu erdhi atje dhe më tha: -Kujdes o Komandant, kujdes me këto veprime se nuk dihet si dalin, qenke edhe djal i ri! Që nga ai moment nuk ngrita më asnjë avion, lamë vetëm ato për roje.

Eljan Tanini: -Çfarë janë këto fakte, është shiriti i bisedës së asaj dite për të hapur zjarr mbi popullin?

Agim Matraku: -Këta shiritë të incizimit të fluturimeve i kam marrë në zyrë dhe më pas në shtëpi. Kanë 27 vjet që i kam unë këto shiritë, janë katër të tillë.

Eljan Tanini: -Çfarë është “Ditari i Veprimeve Luftarake me fonograma”?

Agim Matraku: -8.03.1997, Safet Zhulali më kërkoi të bëja veprime në kundërshti me jetën njerëzore. Zhvilluam debat. Këtu janë fluturimet që janë bërë në Mars 1997, letra e fluturimeve ajrore. Janë bërë 16 fluturime, 8 i kam bërë vetëm unë. Kur e kalonim shpejtësinë e zërit e kalonim atë në lartësinë 7-8000 metra.

E bυkura e Tυrqisë e thotë me krenari: Jam shqiρtare, ja si e uron babën në gjυhën e nënës: Shqiptari im, të dua baba

Cansu Dere i ka uruar ditëlindjen të atit. Eysan’ e njohur sipas serialit Ezel, ka zbuluar se prejardhjen e ka shqiptare nëse bazohemi në urimin që i ka bërë babasë.

“I dashur baba. I forti baba. Sot është ditëlindja jote. Së bashku edhe shumë vite të lumtura. Ti bëhu shumë i fortë, gjithmonë qëndro afër nesh. Shqiptari inatçor”, ka qenë urimi i aktores.

“Canım babam. Güçlü babam.. Bugün doğum günü.. Birlikte nice sağlıklı, mutlu yıllarımız olsun.. Sen hep güçlü ol, hep yanımızda ol, inatçı arnavut.

Ndryshe, sipas biografisë së aktores, Cansu ka lindur në Turqi ndërsa prindërit në Greqi

A e dinit se ekziston një “Shqiρëri” tjetër? Ja ku ndodhet

Fakt i çuditshëm, por se ekziston edhe një “Shqipëri” në Kaukaz dhe që ndërkombëtarisht njihet si “Caucasian Albania”.

Albania Kaukaziane si shtet shtrihej në Kaukazin lindor, në territorin e Azerbajxhanit të sotëm, në Dagestanin jugor dhe në Gjeorgji. Në vitin 387 pas Krishtit, gjatë ndarjes së Armenisë në mes të Perandorisë Sasaniane dhe Perandorisë Romake, territori i Albanisë Kaukaziane u nda në dy zona: Aghuak dhe Utik , të cilat iu dhanë Armenisë. Pas luftërave të shumta që pasuan ato u aneksua krejtësisht nga Perandoria Sasaniane deri në shekullin VIII-t. Kryeqyteti i Albanisë Kaukaziane deri në shekullin e VI-të ishte Kabala. Më pas u bë kryeqytet Partavi. Albania Kaukaziane deri në shekullin e XIII-të njihej me emrin Persian Arran (Ardhan).

VIDEO/ Një υΙΙazëri e mohυar nga rraca e re greke! Në shυmicën e 8000 shtëpive që kishte Athina në vitin 1831, flitej shqip

Një video e akademikes greke, Helene Glykatzi-Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale. Videoja është përhapur gjerësisht, për shkak se Helene Glykatzi Ahrweiler, shprehet se në vitin 1831 në Athinë ekzistonin vetëm 8000 shtëpi, shumica prej tyre ishin shqiptare.

Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale, duke zgjuar kështu edhe reagime të shumta nga qytetarët grek në faqet e ndryshme në internet ku kjo video është publikuar.

“Greqia nuk ekzistonte, kështu që për të ngushëlluar veten, çfarë bënë ata? Pikërisht! 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831, gjysma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin shqiptarëve. Fjalori i parë shqip – greqisht u krijua nga Botsaris (Gjeneral dhe hero i Luftës së Pavarësisë Greke).

Botsaris krijoi fjalorin e parë shqip – greqisht sepse të gjithë ushtarët e tij ishin shqiptarë”, është shprehur akademikja.

Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 94 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës.

Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.

Νjihuni me qytetin ku jetojnë e gjithë popullsia në një ndërtesë të vetme

Është vërtet interesante të shihet mënyra se si funksionojnë disa vende të largëta në botën tonë, si dhe se si u bashkua popullsia në radhë të parë. Whittier është një qytet i vendosur në Alaskën Jugore, afër kufirit me Kanadanë. E gjithë popullsia, e cila u regjistrua në vitin 2019 si 318 banorë, jeton nën të njëjtën çati ose kompleks apartamentesh që në fakt ishte një postë e vjetër ushtarake amerikane.

Historia e qytetit

Ndërtesa rreth së cilës u ndërtua qyteti ishte planifikuar në vitin 1950 me fillimin e Luftës së Ftohtë nga ushtria amerikane. Posta të tilla ushtarake ishin planifikuar të ndërtoheshin në të gjithë Alaskën në rast të një pushtimi të mundshëm sovjetik nga Siberia.

Posta ushtarake mori emrin e gjeneralit Simon Buckner, oficerit më të lartë ushtarak, i vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërtesa u përfundua në vitin 1953, duke përfituar nga pozicioni i saj strategjik për të koordinuar marinën në misionet e njohjes, shkruar abcnew.al.

Për të pasur vend për të gjithë trupat e nevojshme, u ndërtua një ndërtesë tjetër 14-katëshe për të strehuar të gjithë ushtarët që punonin në postin ushtarak. Kompleksi i banesave ushtarake nga Whittier u përfundua në vitin 1957 dhe ishte në gjendje të strehonte mbi 500 ushtarë në të njëjtën kohë.

Kompleksi ushtarak u dekompozua në vitin 1960 me postin ushtarak pasi porti ushtarak i Whittier u shkatërrua. Ushtria amerikane nuk e pa këtë si një humbje të madhe pasi ata po planifikonin të lëviznin postat e tyre më afër bregut të Siberisë.

Tërmeti i Madh i Alaskës

Më 27 mars 1964, tërmeti më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara goditi Alaskën. Sizmografi tregoi rezultatin 9.2 të shkallës Rihter, diçka që do të ishte shkatërruese për çdo vend të botës.

Shumë nga qytetet dhe fshatrat në Alaskën Jugore u shkatërruan sa hap e mbyll sytë, duke i lënë njerëzit në mes të shkretëtirës pa ku të shkojnë. Kompleksi i banesave ushtarake ishte i paprekur për shkak të ndërtimit të tij me beton të trashë, i ndërtuar për t’i rezistuar bombave dhe raketave.

Ata që kishin humbur shtëpitë e tyre vendosën të transferoheshin në Whitter në kompleksin e banesave ushtarake dhe ta bënin atë shtëpinë e tyre. Qeveria amerikane e pranoi këtë pasi ishte mënyra më e mirë për të ndihmuar këta njerëz. Banorët e hershëm të Whitter e quajtën kompleksin e banesave Begich Towers Condominium.

Që atëherë, popullsia u rrit ngadalë, duke arritur kulmin e saj më të lartë në vitin 2017 me 446 banorë. Në vitin 2016 ndërtesa u rinovua me ndihmën e qeverisë së Alaskës. Rinovimi i të gjithë kompleksit prej 196 apartamentesh arriti në një total prej 3,000,000 dollarë.

Të gjitha objektet e qytetit mbyllen në orën 22:30 çdo natë, këtu përfshin edhe tunelin përmes të cilit mund të hyni dhe të dilni në qytet. Disa nga apartamentet e kompleksit u shndërruan në hotele të vogla për turistët.

Pjesa më e madhe e popullsisë e fiton bukën e tyre nëpërmjet peshkimit si dhe duke ofruar disa shërbime turistike. Qyteti u bë një atraksion mjaft i nxehtë turistik pasi porti mirëpret anije të mëdha turistike që po bëjnë xhiron e botës. Ata që jetojnë atje për një jetë thonë se e duan atë pavarësisht dimrave të ashpër./abcnews.al

Po ngjiteshin për te Kisha e Laçit, dy motrat shtαηgen nga ajo që u deI para

Ja çfarë shkruan vajza: Dua te shpreh nje problem qe jo pak herë ndodh. Une jam nje besimtare qe besoj shum ne Zot.

Sot vendosa me shoqen time te shkojme tek Kisha ne Laç, te veshura thjesht sic duhet. Teksa po ngjiteshim ne tatepjete e beme rrugen ne kembe si sakr.ifice (se normalisht gjithe ajo malore nuk behet per qef). 

Gjatë rruges te tatepjeta del nga mali nje djal i ri diku tek 24 vjeç, dhe na ndjek gjith rruges, na kerkon te kryejmë mardhenie se.ksuale ne mal,

pa piken e tu.rpit, me disa fjalë aq te nd.yra sa nuk kuptoj dot si mund te rrojne këta njerëz. Madje thoshte ju jap 30 mijë lekë.

4 vite me parë ka ndodhur edhe 1 herë tjeter, shkuam sepse kishim motren semure, dhe del nje burrë nga mali heq pantallonat ne mes te rruges.

Ajo qe me ben pershtypje eshtë si ka mundesi qe behen këto veprime ne nje vend te shenjtë sic eshte Kisha e Laçit me mrekullit e saj te medha.

Dhe pa ju dhenë piken e arsyes… Sigurisht nuk ndodhi gje sepse isha e shoqeruar, por po mendoj per ndonje femer tjeter po te ishte vetem??!!!

Keta man.jak duhen zhd.ukur nga faqja e dheut njerez te semure.

Me vjen me keq qe keta njerez bejne keto veprime e nuk na lejojnë te shkojmë si duam ne ne Kishë, por duhet te shkojme me fr.ik. T.urp, s’kam fjalë! Faleminderit!

ShρeIIa që po t merron shqiptarët! Kush futet breηda saj kthehet në…

Një banor tregon: Shumë vite më para, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër në fakt të gjithë ashtu ishim.

Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit që të mos shkonim tek kjo shpellë pasi ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të hyje.

Kurioziteti na shty edhe hymë brenda, kishim elekrikë, gurët shpëlqenin gjithandej sikur ishin diamantë.

Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri paniku.


Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë duke ulëritur, ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte shumë hyrje edhe nënkalime.

Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë, na kujtohesha legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervoz.

Ajo natë ka qenë nata më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si me magji por ju garantoj se është një mrekulli e

natyrës nese do të kishe fatin ta shikoje me sytë e tu me të vërtetë mahnitëse, falë zotit një bari po pinte ujë pranë burimit që gjendet prarë shpellës edhe ai na shpëtoi.

Sapo na nxori nga shpella ai u zhduk si me magji, u cuditëm të gjithë por kjo ishte një e mirë mes të keqijave. Shkuam në shtëpi edhe kurrë nuk kemi hyrë më brenda në atë shpellë”.

Dikur kjo shpellë më para mendohet se lidhte dy fshatra të rëndësishëm Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore. Në hyrje të saj ndodhet një burim uji i cili të mpinë dhëmbët kur e provon, një mrekulli e vërtetë.

Kjo famiΙje i hυmbi të gjitha për shkak të kësaj fotoje në Facebook

Secili prej nesh është përgjegjës për atë që bëjmë çdo ditë, kështu që duhet të mendojmë dy herë për të bërë gjithçka.

Në veçanti, duhet të jemi të kujdesshëm kur të vendosim diçka nga jeta private në rrjetet sociale.

Sot ne zakonisht ndajmë gjithçka që ndodh në jetën tonë pa marrë parasysh privatësinë. 

Ka kri minelë që kanë shumë kohë për të humbur për të vëzhguar atë që njerëzit publikojnë në internet dhe që vënë në jetë

një seri mas htrimesh që synojnë të pla çkisin pasuritë tona më të çmuara dhe historia e sotme e konfirmon këtë.

Ekziston një familje që ka humbur gjithçka vetëm për një fotografi të postuar në Facebook.

Çifti, pas dy viteve të kursimeve dhe sakrificave, kishte arritur të blinte shtëpinë e tyre të parë me një kopsht të madh, ku vajza e tyre të mund të luante. Ishte një lagje e bukur, me një shkollë të mirë.

Gruaja donte ta ndante këtë lajm me botën, duke botuar fotografitë e shtëpisë që po larg oheshin dhe të resë që sapo kishte blerë. Kur shtëpia ishte gati, ata u përgatitën të lëviznin.

Ata ngarkuan gjithçka në kamionin që mbërriti për t’i zhvendosur, por pap ritmas në rrugën drejt shtëpisë së re, kamioni u devijua.

Dhe ai kurrë nuk arriti destinacionin e tij. Ata e pritën për një kohë, por kur e kuptuan se ai kurrë nuk do të mbërrinte, ata u befasuan.

Për disa orë ata u përpoqën të gjurmonin kompaninë, pa sukses, pasi ata dukshëm u bënë të pakontrollueshëm.

Me pak fjalë familja ishte mas htruar, gra bitur nga çdo gjë. Sipas autoriteteve ata u pikasën nga hajdutët për shkak të fotografive të publikuara në Facebook. Gjithmonë duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që publikoni në rrjetet sociale,

sepse ju mund të jepni informacion të vlefshëm për kri m inelët të cilët mezi presin që të jenë në gjendje të hyjnë në veprim.