Është një shq.etësim gjithnjë e më i shpeshtë për të ditur, çfarë ndodh saktësisht në trup kur një grua ndalon së qenuri se.ksualisht aktive?
Mitet që janë ndërtuar rreth kësaj pyetjeje janë shumë dhe mund t’ju bëjnë të besoni se jeni në rr.ezik që të mos keni një jetë aktive. Ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodh me trupin tonë në këto raste. A e dini se çfarë ndodh kur ndaloni së bëri aktivitete të rregullta fizike për një periudhë?
Muskujt tuaj çlo.dhen, ata “va.ren” … e njëjta gjë ndodh me muret e vag.inës tuaj. Pas disa muajve të pasivitetit, ato muskuj do të humbasin fleksibilitetin e tyre dhe kur të ktheheni në marr/ëdhënie in/time ju mund të përjetoni dhi/mbje.
Është një reagim krejtësisht i natyrshëm që nuk duhet t’ju shqetësojë aspak. Edhe kur një grua nuk është më e vi/rgjër, ajo mund të përjetojë shumë dhi/mbje kur është fjala për “ria/ktivizimin” e te berit dash/uri.
Studimet tregojne se kjo gjendje quhet vag.inizëm dhe shkaktohet nga një tkurrje e muskujve.
Ne këto raste, gjëja më e këshillueshme është që të konsultoheni me një gjinekolog për të gjetur se si mund të zgjidhet ky pro.blem në mënyrë që të kthehet përsëri në shijimin e int.imitetit.
Kjo gjendje ndodh shpesh tek gratë që kanë kaluar tashmë në menopauzë dhe manifestohet nga thatësia dhe infla.macioni i va.ginës.
Kjo ndodh sepse, në menopauzë, nivelet e estrogjenit në trupin e një gruaje zvogëlohen. Ju duhet të dini se receptorët kryesorë që janë në va.ginë nëse nuk përdoren shkaktojnë një ulje të mëtejshme…
Nëse ndaloni së bëri dashuri për një kohë, ka të ngjarë që trupi juaj të mos e kërkojë. Por mos u shqe.tësoni! Nëse nuk e gjeni personin e duhur, mbani në mend se shumë specialistë rekomandojnë përdorimin e “bëje vetë” për të përfituar nga të gjitha aspektet pozitive, siç është lirimi i endorfines. Siç e thashë, nuk ka asgjë që të shq.etëson nëse jeni “se.ksualisht joaktiv”.
Ju nuk duhet të bëni dash/uri me dikë për faktin e thjeshtë për ta bërë atë: vendimi juaj për të mos bërë është i respektueshëm dhe i kuptueshëm. Cilado qoftë arsyeja që nuk keni marrë/dhënie in.time, nuk duhet të shqe.tësoheni. Koha e duhur do të vijë edhe për ju.
Silvi është një nga banorët më të rinjë që i bashkuar shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ndonëse kishte krijuar një përshtypje ndryshe nga jashtë, Silvi ka shprehur vlerësim për disa nga banorët të cilët i ka njohur më mirë në “BBV”. Në një bisedë me Rozën ai ka shprehur simpatinë për Romeon, tek i cili shikon tiparet e një miku të mirë.
“Lisi duhet të ndiqte lojën e vetë brenda. Shiko çfarë ndodh me Romeon, me Romeon mund të dashurohesh si mashkull. Edhe si çun mund të dashurohesh me të në kuptimin e shoqërisë. E do si shok, si…pra e ke parasysh Fatjonin, ai kishte parimet e veta. Unë personalisht tek një shok dua këto parime,“-u shpreh Silvi.
Besiktas është duke u mposhtur në këto çaste ndaj Galatasaray me rezultatin 0-1.
Një moment brenda fushës është duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ernest Muçi ka marrë topin pothuajse nga mesi i fushës dhe ka kryer një driblim me kurriz nga kundërshtari duke e lënë blof.
Sulmuesi i kombëtares më pas ka lënë topin mjaft bukur për Rashicën, i cili dërgoi më pas topin brenda zonës, por pa treguar rrezikshmëri në portën e kundërshtarit.
Ky driblim nga Ernest Muçi ka qenë perfekt, njësoj si Ronaldinho apo Neymar dikur.
Ditën e sotme pritet të inaugurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, në të cilën prej dy vite punimesh tashmë është ngritur një infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë informacione shtesë duke njoftuar se dronët Bayraktar të blerë nga Turqia do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore.
“Mirmëngjes dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë” shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook, teksa ndan dhe disa pamje.
Kapsolle janë hedhur këtë të hënën në tarracën e lokalit të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Policia vendore bën me dije se për pasojë dëmet janë të pakonsiderueshme. Gjithsesi, kjo ka shkaktuar alarm dhe për shkak të incidenteve të mëparshme ndaj bizneseve të këngëtarit.
E hëna do të nisë e qetë. Sa i përket dashurisë pritet një ditë e vështirë për përmirësimin e një marrëdhënieje e cila po kalon vështirësi. Mirë është të organizoni një mbrëmje të qetë, të dilni për pak qetësi shpirtërore. Edhe miqtë tuaj janë të shqetësuar. Këshilla është të qetësoheni. Në marrëdhëniet në punë ju duhet pak takt për raportet me kolegët. Tregohuni diplomatë në punë.
Demi
Ditën e hënë ju do ndiheni energjik dhe duket sikur kërkoni “të fluturoni”. Në dashuri duhet të hiqni dorë nga tronditjet e zemrës, ky është sugjerimi i yjeve për juve. Nuk duhet të frikësoheni për të ardhmen, çështjet e zemrës do të zgjidhen. Ndërkohë sa i përket punës, nuk do të keni asnjë ndërlikim. Gjithçka do shkojë mirë.
Binjakët
Mund të themi se kjo do jetë shenja e ditës. Një ditë spektakolare për të lindurit me këtë shenjë, me diellin në favor. Në dashuri kjo shihet si një ditë mjaft e mirë ndaj duhet ta shijoni. Nëse jeni beqarë, kjo është dita që duhet shfrytëzuar për të lënë takime. Në punë do keni më shumë kënaqësi se sa e prisnit. Çdo problem ju do ta zgjidhni me qetësi dhe inteligjencë.
Gaforrja
Kjo e hënë do jetë një ditë e shkëlqyer për juve. Pritet një ditë mjaft e bukur për ata që janë në një lidhje ndaj gëzojeni këtë ditë. Për beqarët, ajo që mund të themi është se “një botë e tërë” ju pret. Hidhuni në sulm. Nëse nuk keni asnjë “kandidate” apo “kandidat”, organizoni në mbrëmje me miqtë, mund të jetë mundësi për njohje të reja. Në punë do habiteni edhe vetë për rezultat mjaft të mira në këtë ditë.
Luani
Ditë perfekte për fillimin e javës. Në dashuri çdo gjë do të vijojë pozitivisht për personat e kësaj shenje. Ju do të dini se si të krijoni situata romantike për marrëdhënien në çift. Për beqarët do ketë një “shteg” për të gjetur njeriun e zemrës. Në punë do merrni kënaqësi të vogla që do ju bëjnë më dinamikë.
Virgjëresha
Një ditë mjaftueshëm e këndshme për juve. Duhet të përfitoni nga ato pak shanse, por të mira që ju ofrohen për punët e zemrës. Në fund dita do jetë pozitive, veçanërisht pasditja. Ju do të kaloni një ditë të lumtur pranë të afërmve. Në punë do të keni disa fjalosje me kolegët, por mos u shqetësoni, do jetë diçka kalimtare. Nuk duhet të nervozoheni.
Peshorja
E hëna do të sjellë disa probleme për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm, xhelozia e tepruar mund të sjellë disa probleme për ata që janë në lidhje. Për beqarët nuk pritet një ditë e mirë. Do të kaloni një ditë delikate dhe ndiheni të lodhur. Në punë këshillohet që ju të dini se si t’i përshtateni situatave të reja. Ajo që ju këshillojmë është të mendoni për pak relaks.
Akrepi
Kjo ditë do të nisë pozitivisht për juve, e në fund të ditës do ndjeni kënaqësi të mëdha. Sa i takon dashurisë, yjet do ju ndihmojnë për të gjetur ekuilibrin e brendshëm. Pritet të jetë ditë e ekuilibrave të rinj për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më seriozisht mirëqenien fizike tuajën. Në punë kjo do jetë një ditë e mirë dhe me mundësi për marrëveshje të reja.
Shigjetari
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive për juve. Kujdes nga provokimet negative, mos u ndikoni aspak. Yjet i keni në mbështetje sa i takon dashurisë në këtë fillim jave. Ju do të jeni të zhytur në mendime që mund t’ju krijojnë vështirësi në familje. Në punë jeni në një moment delikat. Do të jeni përballë situatave që kërkojnë strategji dhe aftësi të mira për tu tejkaluar.
Bricjapi
Një ditë jo e këndshme për personat e kësaj shenje. Yjet nuk janë favorizues për personat e kësaj shenje këtë ditë në dashuri. Disa pengesa do ju duken të pakalueshme. por para se të bini në panik, ajo që duhet të bëni është të relaksoheni. Largoni mendimet tuaja nga problemet dhe do shikoni që gjithçka zgjidhet. Në punë ju mund të ndiheni i rrezikuar. Mbani moralin lartë.
Ujori
Kjo mund të cilësohet një ditë e pashembullt në fushën sentimentale. Sigurisht për mirë. Në mbrëmje do të kaloni një atmosferë shumë romantike, si në përralla. Ju do të merrni emocione të reja në dashuri. Në punë sigurohuni që të jepni më të mirën tuaj. Duhet të zbatoni me përpikmëri detyrat tuaja.
Peshqit
Java do të nisë mjaft mirë për të lindurit e kësaj shenje. Kjo ditë është mjaft e favorshme për ata që kanë plane për jetën në çift ndaj mos hezitoni. Kjo ditë do jetë e këndshme dhe intensive për të dashuruarit. Në punë do të keni disa oferta mjaft të mira në pozicione të rëndësishme. Ju do të jeni mjaft i kthjellët për të bërë zgjedhjen e duhur
Nje vajzë 24 vjecare eshte lidhur me nje 56 vjecar dhe thote se kemi kater vite dhe ndihemi shume mire bashk.
Cifti ka 32 vite diference por njerezit na urrejne kur na shikojne bashke dhe cuditen pse shkojm kaq mire.
24 vjecarja u shpresh se:”Ne me të vërtetë nuk u kushtojmë shumë vëmendje njerëzve të tjerë – ne fokusohemi te njëri-tjetri. Nëse dikush vjen dhe supozon se jemi të lidhur, ne thjesht përpiqemi të qeshim”
“Unë nuk jam lidhur kurre për ndonjë përfitim financiar në asnjë kohë. Gjithmonë ka të bëjë me mbështetjen, shoqërinë, miqësinë e pakushtëzuar dhe ndjenjat e vërteta”
Shume veta e kane kritikuar ciftin por ata vazhdojne te jene te lumtur se bashku. Shiko.news
Hetuesit në Durrës po kalojnë në sitë të imët të gjithë elementët e vrasjes nga fëmijet së Pëllumb Metës në shënavlash, për të zbuluar motivet e vrasjes. News24 mësoi nga burime konfidenciale se një pistë e fortë është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni. Pëllumbi kishte rreth 12 dynym tokë. Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, të cilat i mbante djali i madh, që i kishte premtuar motrës që me lekët e tokës do ta nxirrte nga burgu. Për më shumë ndiqni dokumentarin e realizuar nga gazetari Igli Çelmeta.
DURRËS – Pëllumb Meta me origjinë nga fshati Shemëri i Krujës lindi në Shënavlash të Durrësit më 8 qershor të vitit 1974, aty ky prindërit e tij Hamid dhe Fatime ishin shpërngulur prej kohësh nga Kruja.
Mes jetës së emigracionit dhe Shqipërisë, Pëllumbi pas vdekjes së nënës së tij vendosi të kthehej përfundimisht në Shqipëri, ku ishte bërë edhe baba i 4 fëmijëve, 2 vajzave dhe 2 djemve. Familjarët e Pëllumbit pretendojnë se që prej vdekjes së nënës së tyre nuk kanë pasur komunikim me bashkëshorten e tij, Blerinën, e cila kishte distancuar edhe fëmijët nga familjarët e Pëllumbit, me të cilët prej vitesh nuk flisnin.
Përtej këtij fakti, Pëllumbi nisi t’i përkushtohej familjes në vendlindjen e tij pas kthimit nga Italia. Ai nisi punën si roje në Shënavlash te tregu i makinave, punë që e bëri deri në ditën e fundit të jetës për rreth 23 vite, deri në 10 shkurt të vitit 2024.
10 shkurti i 2024-ës ishte edhe fundi i jetës së Pëllumb Metës, i cili ekzekutohet nga familjarët e tij. Një krim i rëndë i cili tronditi edhe më shumë opinionin publik sesi 4 familjarë, 3 fëmijët dhe nëna u bënë bashkë për të eleminuar kryefamiljarin e tyre dhe e varrosën në kasollen e bagëtive.
Sipas hetuesve, i gjithë plani i këtij krimi horror ishte i parapërgatitur deri në detaje. Por si u zbulua e vërteta dhe si nisi policia hetimet deri në zbardhjen e ketij krimi monstruoz?
Shefi i seksionit te hetimit të krimeve ndaj personit në Policinë e Durrësit, Ruzhdi Domi, i cili ka hetuar rastin që kur mbërriti kallëzimi në polici deri në zbardhjen e ngjarjes, shpjegon se si policia ra në gjurmët e së vërtetës.
Sipas grupit hetimor, fëmijët kishin realizuar të gjithë planin e fshehjes së krimit me detaje, nga largimi i makinës së të ndjerit, varrimi dhe fshehja e armës, të cilën sipas policisë dyshohet se e zotëronte i biri i viktimës, Hyseni. Ajo që i bëri më shumë përshtypje policisë në këtë krim ishte edhe qetësia e femijëve dhe bashkëshortes së Pëllumbit pas ngjarjes.
Fëmijët dhe nëna e tyre sipas grupit hetimor kanë dhënë deklarata kontradiktore për autorësinë e krimit, por në bazë të hetimeve të deritanishme policia deklaron se autor i qitjes së armës është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni, i cili ka bashkëpunuar me motrën Hygertën. Hetuesit kanë bërë prova në poligon qitje me armë për të provuar nëse Hygerta di të përdorë armën.
Grupi hetimor të gjithë anëtarët e familjes po i heton si pjesëmarrës në krim, edhe pse bashkëshortja e Pëllumbit është poceduar në gjendje të lirë. Vëllai i Pëllumbit, Ramazani hedh akuza ndaj gruas së vëllait të tij.
Nga ana ligjore, policia e ka zbardhur ngjarjen ku kemi 3 anëtarë të familjes të arrestuar dhe një nën hetim, por cili ishte motivi i vërtetë i kësaj ngjarje kaq të rëndë, saqë bëri bashkë të gjithë fëmijët të vrisnin babanë tyre. Grupi hetimor po heton për motivin e ngjarjes, edhe pse shprehen të rezervuar për shkak të sekretit hetimor. Pista e fejesës së Hygertës se Pëllumbi donte ta fejonte pa dëshirë dhe dhuna në familje apo inçesti janë përjashtuar nga hetuesit. Hygerta iu nënshtrua edhe analizave gjinekologjike, ku vërtetua që nuk kemi të bëjmë me abuzim seksual.
News24 mëson nga burime konfidenciale se një pistë e fortë është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni. Pëllumbi kishte në zotërim rreth 12 dynym tokë, të cilën e kishte edhe me dokumente të rregullta. Po ashtu Neës24 mëson se gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, madje në shtëpinë e të ndjerit nuk janë gjetur as para.
News24 mëson së këto dokumente të tokës i mbante gjithmonë me vete Hyseni, kudo që ai shkonte. Këtë informacion e disponon edhe grupi hetimor. Hetuesit po vijojnë kërkimet dhe ende nuk janë gjetur këto dokumente, madje dyshohet edhe për bashkëpunëtorë të jashtëm, që mund të kenë ndihmuar djalin e të ndjerit.
Neës24 shkoi te pronat e Pëllumb Metës, i cili tokat i kishte në dy parcela, një para banesës, ndërsa tjetrën rreth 2 km larg në një zonë industriale, tokë e cila ishte nxjerrë edhe në shitje. Metri i tokës sipas vëllait të të ndjerit kushton deri në 50 euro, ku në total tokat e Pëllumbit vlenin deri në 500 mijë euro.
Sakaq, një mbishkrim i çuditshëm është vënë re nga hetuesit edhe në murin e kasolles ku fëmijët varrosën të atin. Në mur shkruhet “Eni milioneri, 1 milionë dollar”. Djalin e madh të Pëllumbit Hysenin e thërrisnin shkurt Eni.
Në dëshmitë e tyre fëmijët deklarojnë se konfliktet familjare kanë qenë të vazhdueshme në familje me babanë, konflikti i fundit ishte i Hysenit me të ndjerin, ku Hyseni i kërkonte të atit që t’i blinte një makinë, edhe pse ishte i papunë dhe sapo ishte kthyer nga Italia.
Hyseni kishte qenë më parë emigrant në Angli ku kishte qëndruar edhe në kamp, në një nga kampet ku kanë humbur jetën dhe janë keqatrajuar shumë emigrantë shqiptarë. Në Angli nuk dihet puna që ka kryer Hyseni, por më pas ai kishte shkuar në Itali, ku edhe atje nuk kishte punuar dhe më pas u kthye në Shqipëri. 12 ditë pas kthimit ndodhi edhe krimi, ku fëmijët vranë babanë e tyre. Hetuesit kanë sekuestruar të gjitha telefonat celularë të fëmijëve të të ndjerit dhe ka dyshime se krimi është planifikuar nga fëmijët, përkatësisht nga Hygerta dhe Hyseni dhe ky i fundit u kthye në Shqipëri për të realizuar planin.
Por, pse fëmijët kishin kaq shumë urrejtje ndaj babait të tyre së bashku me nënën dhe u bënë bashkë në këtë krim? Burime konfidenciale i thanë News24 se hetuesit po hetojnë edhe një lidhje të dyshuar jashtëmartesore të viktimës prej vitesh, ku dyshohet se në dijeni ishin edhe bashkëshortja e Pëllumbit dhe fëmijët dhe ky shkak mund të ketë çuar në konfliktet të vazhdueshme familjare dhe se ka qenë bashkëshortja që mund t’i ketë rritur fëmijët me një urrejtje ndaj të atit, aq sa u bënë të gjithë bashkë për të vrarë atë.
Burime të besueshme i thanë News24 se ka prova ku Hyseni i thotë motrës që ta marrë ajo përsipër krimin sepse ky i fundit do të shesë tokën dhe do ta nxjerrë nga burgu. Po ashtu edhe motra e madhe Bedra, e cila ishte e fejuar dhe u lejua nga xhaxhai të merrte pjesë në varrimin e babait, është larguar nga burri dhe ka shkuar te nëna e saj Blerina, e cila po qëndron të prindërit e saj.
Gjatë realizimit të këtij dokumentari, kontaktuam edhe babanë e Blerinës, zotin Baftjar Togun, për të marrë edhe versionin e Blerinës dhe të vajzës së madhe për ngjarjen, por babai i Blerinës tha se vajza e tij nuk do që të flasë më në media. Vëllai i Pëllumbit i tronditur nga ngjarja kërkon të dijë shkakun e vërtetë të ngjarjes dhe i bën apel drejtësisë që t’i shkojë çështjes deri në fund.
Faktet dhe informacionet që u dhanë në këtë dokumentar u bazuan në informacione të cilat janë në dosjen e thelluar hetimore, por janë autoritetet ata që thonë fjalën e fundit. Grupi hetimor shprehet se janë drejt zbardhjes së motivit të ngjarjes.
Liam Osmani banori më i ri i “BBV3” ka përfunduar sot në prangat e policisë. Momenti i arrestimit nuk është dhënë në transmetim “live”.
Ai rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro. Para hetuesve, 44-vjeçari pretendon se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Disa shprehen se e gjithë kjo situatë po duket më tepër si show mediatik, pasi ngjarja në fjalë ka ndodhur para 5 vitesh, ndërsa Prokuroria vendosi tani për arrestimin e tij, duke e lënë tërësisht të paqartë këtë situatë.
Liam ka mbërritur në Shqipëri para 10 ditësh nga aeroporti i Rinasit dhe nuk është ndaluar nga Policia.