“Artistët janë një m¤t i madh në Shqipëri”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë, jemi komb fatkeq!

Gjatë një interviste mediatike, aktori i njohur Albano Bogdo ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Aktori ka deklaruar se edhe Shqipëria renditët si një nga vendet me resurset më të mëdha, sërish qytetarët paguajnë çmime të larta për energjinë elektrike, ujin dhe naftën.

Më tej artisti ka deklaruar se ky dështim është i politikanëve, të cilët sipas tij, nuk i kanë dhënë gjërat më minimale shqiptarëve.

Albano Bogdo: Futemi në 10 vendet që kemi më shumë ujë për kokë dhe asnjë familje nuk ka ujë 24 orë. Dhe në këto hidrocentrale mund të ndërtohen me qindra hodrocentrale dhe mund ta kemi korrentin falas, fatura e energjisë është makthi më i madh i familjeve shqiptare.

Asnjë artist nuk del të thojë që paga u bë nga 400 në 500 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë këta në pushtet kanë brekët, siç ua kapën mat aty. Brekët më të lira i kishin 500 mijë lekë, aq sa ne kemi pagën minimale. Si nuk del që nuk flet se ka 40 vjet që vidhet nafta, nuk po flas për vetëm për Ramën, por po flas për të gjithë bashkë, që nga Ismail Qemali e deri ky që është sot. Asnjë se rregulloi dot që të kemi ujë, drita dhe naftën tonë që del  ta kemi ne. Duhet ta kishim falas dhe ne e kemi më shtrenjtë se kushdo tjetër në Europë”, deklaroi Bogdo në Qoa Vadis në Vizion Plus.

Por një kritikë të fortë Albano Bogdo kishte edhe për kolegët e tij, teksa aktori ka shpërthyer ndaj tyre duke i quajtur si “një m*t i madh në Shqipëri”.

Po ashtu, ai tha se kolegët e tij të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të blerë.

“Doni politikë ju? Kjo është kartolina ime për vitin e ri, artistët janë një m*t i madh në Shqipëri. Të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të blerë. Të gjithë ulin kokën se kanë frikë nga pronarët e mediave dhe askush nuk e thotë të vërtetën në sy, e vërteta është që ne jemi një komb fatkeq, dhe shyqyr që kemi këto festat që të takojmë dhe të puthim njëri-tjetrin.

“Korrupsioni në nivelet e larta politike”, Kongresi i SHBA projektligj për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor: Krijimi i liderëve të rinj!

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar një projektligj të ri të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, i cili synon të rrisë tregtinë, investimet dhe mbështetjen politike amerikane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Projektligji, i depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë, dhe e cilëson rajonin si kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

Pikat kryesore të projektligjit:

Forcimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit, përfshirë mbështetje për gjyqësorin, prokurimet publike dhe mediat e pavarura.

Rritja e tregtisë dhe investimeve amerikane në rajon, veçanërisht në energji të pastër, infrastrukturë, bujqësi, teknologji dhe bizneset e vogla.

Ulja e varësisë nga energjia ruse, duke nxitur diversifikimin energjetik dhe burimet e rinovueshme.

Kodifikimi i sanksioneve amerikane për individë dhe subjekte që minojnë stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Raporte të detyrueshme mbi ndikimin destabilizues rus dhe kinez, përfshirë fushata dezinformimi, ndërhyrje politike dhe kërcënime kibernetike.

Mbështetje për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale në vendet e rajonit.

Zgjerimi i programeve arsimore dhe shkëmbimeve, përfshirë universitetet, Peace Corps dhe nisma për të rinjtë.

Krijimi i “Young Balkan Leaders Initiative”, një program i zgjeruar për zhvillimin e liderëve të rinj (18–35 vjeç) në fushat e biznesit, teknologjisë, qeverisjes dhe gazetarisë.

Mbështetje për integrimin euroatlantik, duke riafirmuar përkrahjen e SHBA për anëtarësimin në BE dhe NATO të vendeve që plotësojnë kriteret.

Edhe pse projektligji nuk përmend Shqipërinë me emra konkretë apo raste specifike, ai e përfshin vendin qartësisht në analizën dhe politikat për Ballkanin Perëndimor, duke vendosur theks të fortë në disa problematika që prekin drejtpërdrejt edhe Tiranën zyrtare.

Problemi kryesor sipas Kongresit amerikan: korrupsioni dhe dobësia institucionale

Kongresi e identifikon korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta politike, si pengesën kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit. Shqipëria, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, përfshihet në këtë shqetësim, sidomos në:

prokurimet publike dhe tenderat,

institucionet e pavarura dhe zgjedhjet.

Projektligji thekson se korrupsioni ushqen pasigurinë, dekurajon investimet amerikane dhe europiane dhe dobëson besimin e qytetarëve te demokracia.

Raporti i Kongresit amerikan për 7 vendet e Ballkanit Perëndimor: H.R.5274 – Western Balkans Democracy and Prosperity Act

“Beteja” demografike në Maqedoninë e Veriut: Shtohen shqiptarët, pakësohen maqedonasit

Në 10-vjeçarin e fundit, Maqedonia e Veriut po përballet me rënie të numrit të popullsisë, por jo në të gjitha komunitetet. Shqiptarët shënojnë shifra pozitive sa i përket lindjeve dhe vdekjeve, ndërsa maqedonasit kanë regjistruar një shtim natyror negativ prej rreth 4.100 personash më pak. Specialistët theksojnë se duhet të ndryshohen politikat dhe se çiftet e reja duhet të kenë mbështetje për krijimin e familjeve.

Në nivel shtetëror janë regjistruar 16.061 lindje dhe 20.201 vdekje, duke rezultuar me një shtim natyror negativ. Megjithatë, ndarja sipas përkatësisë etnike zbulon një diferencë të thellë mes komuniteteve kryesore.

Popullsia maqedonase: 6.841 lindje, 14.760 vdekje, bilanc –7.919

Popullsia shqiptare: 5.473 lindje, 3.309 vdekje, bilanc +2.164

Te maqedonasit, për çdo 100 lindje ka pasur rreth 216 vdekje, tregues i qartë i plakjes së popullsisë dhe rënies së vazhdueshme të lindshmërisë. Ndërsa te shqiptarët, për çdo 100 lindje ka rreth 60 vdekje, që mbajtën bilancin natyror pozitiv edhe në kushte emigrimi.

Bilanci sipas komunave

Shkup (gjithsej): –17 (maqedonas –1.395, shqiptarë +1.287)

Karposh: –244 (maqedonas –242, shqiptarë +1)

Kisela Voda: –258 (maqedonas –253, shqiptarë 0)

Manastir: –459 (maqedonas –774, shqiptarë –15)

Çair: +351 (maqedonas –100, shqiptarë +427)

Saraj: +332 (maqedonas +3, shqiptarë +329)

Studeniçan: +137 (maqedonas +1, shqiptarë +84)

Haraçinë: +138 (maqedonas +2, shqiptarë +133)

Analistët vlerësojnë se ndryshimi demografik do të ndikojë drejtpërdrejt në strukturën e arsimit, tregun e punës dhe sistemin e pensioneve, si dhe në balancat politike dhe ekonomike të vendit në dekadat e ardhshme.

Në të kaluarën, Maqedonia e Veriut ka pasur politika për shtimin e popullsisë, si pagesa mujore për fëmijën e tretë dhe të katërt, të cilat nuk kanë treguar sukses të dukshëm. Së fundmi, është paralajmëruar rikthimi i fokusit te politika të reja, duke përfshirë lehtësime për blerjen e banesave për çiftet e reja, me synimin për të adresuar arsyet pse të rinjtë martohen më rrallë dhe krijojnë familje me vonesë.

Madje, në mënyrë të diskutueshme dhe për të testuar opinionin publik, kryeministri Hristijan Mickoski kishte deklaruar se beqarët do të paguanin taksa, deklaratë që u prit me reagime të ashpra në opinion.

“Besoj se do rikthehem në pushtet”, Berisha: Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur!

Kreu i PD-së Sali Berisha rrëfeu në podkastin “Elevate” të Floriana Garos jetën e tij që nga fëmijëria e deri te rikthimi i tretë në politikë.

Berisha duke iu kthyer viteve më përpara në politikë, u shpreh se në 1997 u rrëzua nga pushteti nga rebelimi komunist, njerëz të cilët i mundi, shtoi ai me votë të lirë në vitin 2005. Të njëjtën Berisha beson se ende do ta bëjë me një rikthim të tretë në pushtet, po me votën e lirë.

Duke folur për vitin 2021, kryedemokrati atëherë i zgjedhur deputet, tha se non-grata e SHBA me anë të ish-sekretarit të Shtetit, Blinken ishte një rrufe në qiell të hapur.

Më tej, Berisha tha se pika e kthesës për kthimin e tij ishte kërkesa për moslejimin e tij për t’u futur në parlament.

Tashmë Berisha tha se demokratët dhe ai ia dolën në kauzën e tyre të drejtë dhe do ia dalin për t’u kthyer në pushtet.

Berisha: Ata që erdhën me rebelim i përzura me votën e lirë. Erdha me një program që ndryshova Shqipërinë. U ndjeva i përkushtuar. Do vazhdoja reformën. Kisha besuar, sikundër besoj dhe sot. Patjetër, le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Vetëm mision. Ministrat e mi, mision. Qeverisja është mision. Anëtarësimi në NATO, mision. Infrastruktura mision. Edhe diktatorin e përzumë me votë. Pse qëndrova? Në 13 dhjetor u thashë mirupafshim. Do mbetem mik i PD-së dhe gjatë gjithë natës mendova se bëra gabim se duhet të qëndroj me Kosovën.

Shkruaja çdo ditë. Facebook ishte gazeta ime. Dhe unë merresha me të. E kam përdorur. Lexoja. Natyrisht kam shkruajtur disa nga kujtimet por nuk jam fans i autobiografive. Ekziston diçka.

Kisha jetuar në diktaturë, një nga mësimet ishte se qëndrimi në kohë të gjatë në karrige nuk është i dobishëm për vendin. Edhe sot e mendoj. Kam dhënë dorëheqjen. Pa ndonjë keqardhje të madhe. mendova se unë përmbusha.

Ishte një rrufe në qiell të hapur. Më kishte thënë Rama po censurohesh, se ke dekonspiruar kundër politikës së jashtme SHBA. Vendimi ishte për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ishte një fyerje e rëndë dinjitetit tim. Ishte beteja për dinjitetin tim. Kur ata kërkuan të mos hyj në parlament. atë se bënë dot. Kur në tërbim, Yuri Kim bënte çdo gjë që të kontrollonte Lulzim Bashën si kryetar partie. Kjo nuk mund të ndodhte. U vendosëm në një izolim të paprecedent. Nga burokratë të korruptuar europianë dhe botëror. Ne ia dolëm dhe do ia dalim. Është kauzë e drejtë.

Për të qenë i suksesshëm duhet të ketë moral dhe empati. Jashtë moralit dhe empatisë e kam të vështirë të mendoj. Mund të kesh sukses por do jesh problem i madh.

https://www.youtube.com/channel/UC5le2wet6bj4db8KO0WrH4g

A e dini se Alba ka qënë e martuar pesë vite? Ja arsyeja pabesueshme pse i dha fund martesës

Alba Pollozhani, një nga figurat më të njohura të formatit “BBVK”, ka zbuluar një histori të dhimbshme nga jeta e saj personale.

Ajo ka përjetuar një ndarje të papritur nga ish-bashkëshorti, e cila ka lënë pas një mori pyetjesh dhe spekulimesh.

Çfarë ndodhi në të vërtetë pas pesë vjetësh martesë?

Një periudhë e vështirë për Albën ka filluar kur ajo vendosi të japë fund martesës së saj.

Ajo ka treguar se ndarja erdhi si një goditje e papritur, duke e lënë atë të befasuar dhe e bllokuar emocionalisht.

Ish-bashkëshorti i saj, sipas saj, e kishte lënë pa asnjë shpjegim dhe e kishte bllokuar në telefon.

Alba ka ndarë me ndjekësit e saj se ndarja nuk ishte thjesht një vendim momental, por një rezultat i një serie tensionesh dhe mosmarrëveshjesh që kishin filluar të shfaqeshin gjatë viteve.

Ajo ka theksuar se ndjenja e izolimit dhe mungesa e komunikimit ishin faktorë të rëndësishëm në këtë vendim të dhimbshëm.

Një nga arsyet kryesore që Alba përmend për ndarjen e saj është mentaliteti i paavancuar i ish-bashkëshortit dhe familjes së tij.

Ajo thekson se këto vlera dhe besime kishin krijuar një hendek të thellë mes tyre, duke e bërë të pamundur vazhdimin e marrëdhënies.

Alba gjithashtu ka ndarë se përpjekjet e saj për të përmirësuar marrëdhënien kishin dështuar.

Ajo kishte shpresuar për një ndryshim, por realiteti e kishte detyruar të përballet me një të vërtetë të hidhur.

Kjo situatë e ka bërë atë të reflektojë mbi vlerat dhe prioritetet e saj në jetë.

Pas ndarjes, ajo ka filluar një proces të ri të vetë-zbulimit dhe rritjes personale.

Alba ka ndarë se ndarja i ka dhënë asaj mundësinë të rishikojë jetën e saj dhe të kuptojë se çfarë dëshiron me të vërtetë.

Ajo është e vendosur të përqendrohet në vetveten dhe në ndjekjen e ëndrrave të saj.

Me kalimin e kohës, Alba ka filluar të ndjejë një ndjenjë të re lirie dhe fuqie.

Ajo e sheh këtë ndarje si një mundësi për të rinovuar jetën e saj dhe për të krijuar një të ardhme më të ndritur.

Kjo histori e saj është një kujtesë se ndonjëherë, ndarjet e dhimbshme mund të çojnë në rritje dhe transformim personal.

Si përfundim, historia e Albës është një shembull i qartë se si ndarjet mund të jenë të vështira, por gjithashtu mund të sjellin mundësi të reja.

Ajo fton të gjithë ata që ndihen të ngjashëm të mos humbasin shpresën dhe të vazhdojnë të luftojnë për lumturinë e tyre.

Çfarë mendoni ju për këtë situatë? A keni përjetuar ndonjëherë një ndarje të tillë?

Shuhet ëndrra e Sali Berishës? SHBAmerr vendimin që e “fundos” ishKryeministrin, nuk lejon të

Akti i ri i Mbrojtjes Kombëtare i nënshkruar nga Presidenti Trump zyrtarizon qëndrimin e SHBA kundër korrupsionit në Ballkan, duke e bërë të pamundur heqjen e sanksioneve ndaj individëve të shpallur “non grata”…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, firmosi pak ditw mw parw Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026, një dokument strategjik me vlerë rreth 1 trilion dollarë, që jo vetëm përcakton prioritetet ushtarake dhe gjeopolitike të Uashingtonit, por vendos edhe një kornizë të hekurt për qëndrimin e SHBA ndaj korrupsionit dhe destabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë kyçe e këtij akti janë rikonfirmimi dhe forcimi i sanksioneve të vendosura ndaj individëve të shpallur “non grata”, duke përfshirë edhe shqiptarët që ndodhen në këtë listë, si Sali Berisha.

Sipas dokumentit, çdo person që është sanksionuar sipas Urdhrave Ekzekutivë 13219 dhe 14033 (dy urdhra të Joe Biden) do të mbetet në atë status, me përjashtime tepër të kufizuara. Në mënyrë eksplicite, Akti përcakton se sanksionet mbeten në fuqi dhe nuk mund të ndërpriten apo modifikohen, përveçse nëse Presidenti i SHBA-së provon para Kongresit se personi i sanksionuar ka ndalur tërësisht aktivitetin që çoi në ndëshkim, ka ndërmarrë hapa të verifikueshëm për t’u distancuar prej tij, dhe se ekziston garanci e besueshme që nuk do të angazhohet më në veprime të ngjashme në të ardhmen. Ky kriter e bën pothuajse të pamundur që individë si Sali Berisha të çlirohen nga ndëshkimi, duke pasur parasysh refuzimin e tyre publik për të pranuar akuzat dhe për të bashkëpunuar me institucionet amerikane.

Lobimet e forta politike në Uashington për të kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Berishës, të cilat janë zhvilluar në heshtje nga grupe dhe individë të lidhur me të, tashmë bien ndesh me ligjin federal. Akti i ri e bën të qartë se çdo përpjekje për të ndikuar në heqjen e sanksioneve pa verifikim të plotë, do të konsiderohet e pavlefshme. Gjithashtu, për çdo heqje dorë të përkohshme nga një sanksion, Presidenti duhet të japë njoftim zyrtar dhe arsyetim të detajuar në Kongres, të paktën 15 ditë përpara aplikimit, dhe për një periudhë që nuk i kalon 180 ditë.

Përtej sanksioneve, akti i ri përmban edhe një Iniciativë të zgjeruar kundër korrupsionit në Ballkan, e cila fokusohet në ndihmë teknike, trajnime për sistemin gjyqësor dhe organet e zbatimit të ligjit, si dhe në forcimin e institucioneve të mbikëqyrjes dhe transparencës. Në mënyrë të veçantë, SHBA kërkon të godasë korrupsionin politik në gjykata, në prokurime publike dhe në proceset zgjedhore. Plani përfshin përfshirjen e vendeve të Ballkanit në Iniciativën Evropiane të Rezistencës Demokratike, një platformë që parashikon fonde dhe asistencë për luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e mediave të pavarura.

Në mënyrë simbolike, ky akt i fuqishëm politik dhe ligjor konfirmon qëndrimin e prerë të SHBA ndaj figurave që konsiderohen të dëmshme për stabilitetin rajonal. Rasti i Sali Berishës mbetet emblemë e këtij pozicioni. Me këtë ligj, çdo tentativë për të “larë” emrin e tij përmes manovrave politike, qoftë në Shqipëri apo në Uashington, bie poshtë. SHBA e konsideron Ballkanin një zonë kritike për influencën demokratike dhe ka vendosur të mos tolerojë më kompromis me korrupsionin e lartë, qoftë edhe me çmimin e tensioneve diplomatike.

Në përfundim, Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026 është një mesazh i qartë për liderët e korruptuar në rajon: SHBA nuk tërhiqet, nuk harron dhe nuk fal pa prova konkrete. Për Sali Berishën dhe të tjerë si ai, dritarja e shpresës për heqjen e sanksioneve jo vetëm që është mbyllur, por është blinduar me ligj. /Pamfleti

E fundit! Trishtim i madh! Ndahet nga jeta banorja e njohur e ‘Big Brother’

Trishtim për ndjekësit e “Big Brother”. Mickey Lee, protagonistja e sezonit të 27-të në SHBA, ka ndërruar jetë pas disa komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga gripi.

E njohur për autenticitetin dhe energjinë e saj, familja e kujton 35-vjeçaren si një shpirt të lirë që fitoi zemrat e publikut me sinqeritetin e saj. “Ajo do të mbahet mend për gëzimin që u dhuroi të gjithëve,” u shprehën familjarët në mesazhin e tyre.

Disa nga ish-konkurentët e “Big Brother” shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e Lee. Bayliegh Pelham shkroi: “Është shumë tronditëse. Jam e lumtur që ajo pati mundësinë të jetonte një përvojë të jashtëzakonshme dhe të ndante dritën e saj me botën. Ishte shumë e bukur dhe e sjellshme. Kjo më dhemb shumë. Dërgoj gjithë dashurinë time për familjen dhe miqtë e saj.”

Edhe Rachel Reilly komentoi: “Ngushëllime për humbjen tuaj, lutjet e mia për familjen. RIP MICKEY, na mungon shumë.”

Lajm i trishte! Klodiana Lala ndan lajmin e trishte, dicka e dh*mbshme i ka ndodhur ne familje, do iu perlote me rrefimin

Mbesa e gazetares Klodiana Lala, vetëm 28 ditë nga ardhja në jetë, u s’provua me një problem shëndetësor. Era e vogël prej ditësh po trajtohet me oksigjeno-terapi, dhe siç thotë Klodiana, po tregohet një trimëreshë e vërtetë.

Lala e ka ndarë këtë histori personale me publikun për dhënë një leksion force e kurajoje me shumë dashuri për jetën.

ERA!

Mbesa ime qe na ndriçoi jeten edhe me shume teksa erdhi ne jete 28 dite me pare, prej ditesh ndodhet duke u trajtuar me oskigjeno-terapi dhe po tregohet nje trimereshe e vertete!

Pa mbushur ende nje muaj ERA me ka dhene nje leksion force dhe dashurie per jeten!

Era te dua çdo sekonde e me shume. E kalove s’proven me te madhe te jetes!

Rritu e shkelqe”, shkruan Klodiana Lala.

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë para fundit të tij, që “ndryshoi” Historinë

Në një dëshmi ekskluzive për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, ish-pedagogu ushtarak Ylli Mici ka hedhur dritë mbi zanafillën e organizimit ushtarak të rezistencës kosovare, duke zbardhur urdhrin sekret të vitit 1991 që solli në Shqipëri grupet e para të vullnetarëve, përfshirë Adem Jasharin. Sipas Micit, gjithçka nisi në vjeshtën e vitit 1991, një periudhë kur Shqipëria ndodhej në një udhëkryq historik mes rënies së regjimit komunist dhe brishtësisë së pluralizmit të sapolindur. Megjithatë, pavarësisht kaosit të brendshëm, strukturat e mbrojtjes morën një detyrë të qartë kombëtare.

Urdhri për fillimin e stërvitjeve erdhi drejtpërdrejt nga Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Ramiz Alia. Mici shpjegon se ky vendim pasoi një takim historik dhe diskret mes Alisë dhe liderit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Tiranë. Qëllimi ishte i qartë: përgatitja e një force rezistence që do të ishte e aftë të mbronte popullsinë civile në Kosovë, duke parë se lufta tashmë kishte shpërthyer në Kroaci dhe Slloveni, dhe rreziku për një skenar të ngjashëm në Kosovë ishte iminent.

Në Akademinë Ushtarake (Shkolla e Bashkuar e Oficerëve), urdhri u përcoll nga komandanti i shkollës te shefat e katedrave. Mici tregon se gjithçka u trajtua si sekret shtetëror i nivelit më të lartë. U përzgjodhën nëntë pedagogë, ndër më të mirët e fushave përkatëse, për të trajnuar një grup prej 106 djemsh vullnetarë. Këta të rinj vinin kryesisht nga Kosova, por kishte edhe nga diaspora dhe trevat shqiptare në Maqedoni. Për Micin dhe kolegët e tij, kjo nuk ishte thjesht një detyrë stërvitore, por një mision patriotik që kërkonte diskrecion absolut, pasi dekonspirimi mund të sillte pasoja të rënda ndërkombëtare për Shqipërinë.

Intervista zbulon se stërvitja nuk u bë në mjediset e zakonshme të Akademisë, por u zhvendos në një bazë logjistike në Surrel, në rrëzë të malit të Dajtit. Kjo vendvendosje u zgjodh për të qenë larg syve të publikut dhe për të garantuar sigurinë e operacionit./ E.P-dritare.net

Acari i fundvitit ‘pushton’ Shqipërinë, zbuloni sa do të jenë temperaturat për Vitin e Ri

Sinoptikani Elvi Jahaj, ka komentuar parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve.

Sipas tij temperaturat për Vit të Ri do të varjojnë -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.

“Moti në fundjavën e fundit të vitit parashikohet të jetë i ftohtë. Në Korçë reshjet e dëborës pritet të ndërpriten me kalimin e orëve, ndërsa vendi ynë në përgjithësi do të ndikohet nga kushte ajrore të ftohta dhe të acarta.

Moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë në të gjithë territorin me vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat në vlerat minimale për fundjavën priten të kapin vlerat -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.

Por duke filluar nga dita e hënë dhe e martë deri në ditët e ndërrimit të viteve kryesisht datat 31 dhjetor dhe 1 janar pritet të jenë të acarta, në relievet malore do të jenë -8 dhe -9 gradë, në vendet e ulëta -4 dhe -5 gradë, ndërsa në bregdet 0 deri në -1 gradë celcius.

Temperaturat e mesditës gjatë fundjavës do të jenë 13 dhe 14 gradë, ndërsa për ditët e ndërrimit të viteve pritet të mos kalojnë vlerat 7 dhe 8 gradë përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut.”, tha ai.