StamboΙΙi mbυshet me shenja ραralajmëruese, sizmoΙogët i frikësohen një tërmeti të fυqishëm në Turqi

Autoritetet në Turqi jetojnë prej muajsh nën kërcënimin e një tërmeti të madh në Stamboll, i cili pritet të ketë efekte shkatërruese të një tërmeti të tillë si cunami.

Në këtë kontekst, prej disa muajsh në disa pjesë të Stambollit janë vendosur tabela të përhershme paralajmëruese për cunami, duke u bërë thirrje njerëzve të lëvizin në pjesët më të larta të qytetit larg brigjeve të Bosforit. Shenjat e para u vendosën në Büyükçekmece, një lagje në anën evropiane të qytetit që është shtëpia e një bregdeti të gjatë ku ka zona me popullsi të dendur të ndara nga deti vetëm nga plazhet dhe një shëtitore e gjatë në zonën më të madhe metropolitane të Stambollit.

Por në të njëjtën kohë, tabela të tilla janë vendosur edhe në pjesët më qendrore të Stambollit, si në Fanari. Shenja të lidhura ka edhe jashtë Patriarkanës Ekumenike në lagjen historike.

Lidhur me këtë shqetësim Efthymios Lekkas, profesor i Gjeologjisë së Aplikuar të Tektonikës Dinamike dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore në Greqi, paralajmëroi edhe një herë për një tërmet të madh në Stamboll. Ai vuri në dukje se sizmologët kanë bërë vlerësime të ngjashme nga e gjithë bota.

“Rajoni i Anadollit të Veriut që fillon nga Kaspiku dhe përfundon në Egje me një gjatësi prej 1300 kilometrash, ka vetëm një pjesë që nuk është thyer dhe nuk ka shkaktuar ndonjë tërmet të madh dhe është ajo që ndodhet në zonën nënujore në jug të Stamboll”, tha ai lidhur me vlerësimet se në Stamboll pritet një tërmet i fortë deri në 7.5 Rihter.

Në të njëjtën kohë, ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një thyerje të re, por për një strukturë të madhe tektonike që është një degë e thyerjes së Anadollit të Veriut. Një degë e dytë është ajo e Nikomedias që kalon nga Bursa dhe divergjohet në dy degë, 50 kilometra më në jug.

“Vlerësimet nuk janë vetëm nga sizmologët turq, por korrespondojnë me vlerësimet e grupeve nga e gjithë bota. Prandaj, aktualisht është e ditur se ne presim një tërmet të madh në Stamboll”, tha Lekkas.

“Vetë presidenti Erdogan po bën fushatë në bazë të tërmetit dhe thotë se kandidati i tij është më i aftë të përballojë një fatkeqësi të mundshme të tërmetit në Stamboll. Pra, ju e kuptoni se në Stamboll, sepse është një qytet me 20 milionë banorë, ka një ekspozim shumë të madh të popullsisë”, shtoi ai.

Rrezik i madh për Stambollin

Ai dha alarmin për Stambollin, duke thënë se mendon se ekspozimi për shkak të akumulimit dhe dendësisë së popullsisë është shumë i madh.

“Një e treta e shtëpive në Stamboll janë ndërtime të vjetra para çdo rregullimi të tërmeteve. Një e treta janë ndërtime moderne me masa antisizmike”, shtoi ai.

Diυorci i Besit dhe Xhensilës për të shρëtuar ρasυrinë, reagon ish-ministri i drejtësisë

Lajmi i divorcit të Besit dhe Xhnesilës është një nga lajme më të përfolur këto ditë.
Së fundmi avokatja Nexhi Beqiri, ka deklaruar se Besi dhe Xhensila në fakt janë nën një hetim pasurie dhe çështja e divorcit është thjesht një manovër për të shpëtuar pasurinë e tyre.

Lidhur me këtë deklaratë, ditën e sotme, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjanit, ka bërë një reagim në profilin e tij në “Facebook”, përmes të cilit e ka konsideruar totalisht “idiote”, deklaratën e avokates, duke sqaruar se Bes Kallaku nuk ka asnjë detyre publike, që të jetë nën hetim.

“Le pastaj teoria krejt idiote, por idiote fare që divorci na qenka i sajuar se po i bëhet hetim pasuror!!! Në RTSH madje kishte dalë të fliste me kompetencë edhe një avokate për këtë gjë!!! O zot, a je kund?!

Po si ka mundësi që një helm dashakeqës i psikopatisë port’halore bëhet çështje kaq e debatueshme në media kombëtare madje?! Po ç’hetim pasuror mo?! Jeni apo bëni vetë?! Pini more ilaçet, lëreni kamomilin! Po pse mo hetimi pasuror ka dalë në pazar dhe bëhet me çmim shumice?! Ç’detyrë publike mban Bes Kallaku?! Meqë flisni me siguri, në kuadër të cilit procedim bëhet hetimi?!

Ja ta zëmë se i qenka hapur hetim pasuror, për qejf të helmit mediatik, si e shpëton divorci pasurinë?! Ua ua ua ua çfarë helmi!? Çfarë llogjike?! Biles edhe me shërbim avokatie, media është gati për gjyq popullor! Ptu!” thotë Manjani në reagim.

Nga e di Vesa çfarë ka ndodhυr jashtë shtëpisë së BBV? Këngëtarja nxjerr zbυluar produksionin(Video)

E elemimuara e natës së shtunë pas Albit ishte Arta dhe më të lënduarat ishin shoqet e saj,Rike dhe Vesa.

Arta pasi mori kohën e saj, shkroi në Instagram një mesazh të gjatë falenderimi dhe itinerari duke zbuluar planet e saj.
Ata që janë brenda në shtëpi,supozohet se nuk dinë asgjë çfarë ndodh me banorët që eleminohen.Apo jo..?

Një video e Vesës po bën xhiron e rrjetit ku ajo duke folur me Sara.K thotë:”Po,ajo deri dje ka qënë në Tiranë edhe tani është në Kosovë,po e shijon.I ka falenderuar krejt fansat përmes rrjeteve sociale që e kanë ndjekur,që e kanë suportuar..”

https://vm.tiktok.com/ZMM8ALdh9/

“Do tregoj kur të υdes”/ Blerina Meta ‘kyç’ gojën, shtëρia e krimit mαkabër në Shënavlash administrohet nga prokυroria

E gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta. Ndonëse të tre fëmijët ndodhen pas hekurave, prokuroria po heton edhe Blerina Metën, gruan e 50-vjeçarit. Kjo e fundit ende nuk është rrëfyer mbi ngjarjen, gjë që e konfirmon edhe nëna e saj e moshuar, Sanije Tuga.

E moshuara tha sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të Evis Ahmetit në News24 se e bija kishte deklaruar se kur të rehatohej do të tregonte, duke nënkuptuar që kur të vdiste. Sakaq, gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Blerina aktualisht qëndron te prindërit e saj në Laç dhe se shtëpia e saj në Shënavlash është e mbyllur dhe administrohet nga Prokuroria. Grupi hetimor kthehet shpesh herë në këtë banesë për të administruar prova.

Prokuroria ka të dyshuar dhe nënë e 3 fëmijëve, edhe pse nuk ka lëshuar ende një urdhër-arrest për të, pasi dyshohet se është bashkëpunëtore. Sakaq, në një deklaratë për mediat, vëllai i Pëllumb Metës, lëshoi akuza në drejtim të kunatës së tij, ndërsa e akuzoi atë se është autore e vrasjes. Ai tha se i fal nipërit e tij, por Blerinën kurrë. “Fëmijët i fal, se janë viktimë. Nuk ka arrit askund në botë të vrasë vajza sepse nuk do të fejohet. Edhe si e ka pas mbajtur ai atë vajzë, si vajzën e vogël”, tha ai.

(BalkanWeb)

Vrαυ vjehrrën, nëna e Blerina Metës rrëfen krimin: Nuk υdiq kur e qëllova me çifte, besoj është gjallë edhe sot

Emisioni “Me zemër të hapur”, e gazetares dhe autores Evis Ahmeti, ka marrë në intervistë Sanije Tugën, të ëmën e Blerina Metës, bashkëshortes së Pëllumbit.

Ajo ka rrëfyer se si disa vite më parë ka vrarë vjehrrën, ngjarje e cila sipas saj ka ndodhur krejt aksidentalisht. Sipas saj vjehrra nuk ka vdekur vërtetë, madje aludon se mund të jetë gjallë edhe sot.

“Jam nusja e parë. Isha e ndarë. Isha vetëm unë me burrin në shtëpi. Vjehrrën e respektoja, i thoja; hajde te shtëpia. Ziheshim shumë. Ajo me fëmijët e mi, i kishte si fëmijë shemre. Se di pse. Unë i thoja; janë fëmijët e djalit tënd. Nuk më ka dashur. Nuk i pëlqeja kurrë për punët, kishte një shprehje siç e thonë dhe nga malësia. Mi ka kryqëzuar duar e këmbë. S’më dhunonte, por më bënte magji. Kam jetuar shumë vite më të. Isha sëmurë dhe kisha 1 çifte në shtëpi. Burri ndodhej në dhomë sipër, aty flinim mirë. Meqë isha sëmurë, kisha fjetur atë natë në kuzhinë. Vjehrra ishte te shtëpia e vetë.

Ajo kaloi dhe më shihte me inat. Nuk kam qëlluar kundër vjehrrës. Ka qëlluar ajo duke ecur. Nuk ishte Baftjari. Ose sipër, ose te dyqani. Nuk vdiq atë ditë. Vetëm pak gjak kam parë te napa. Ajo shkoi te qendra shëndetësore, dhe kaq. E çuan te varri brenda ditës, por ajo mund të jetë gjallë dhe sot. Unë bëra 7 vite burg. Pasi dola, erdha në banesë. Jemi martuar me shkuesi.”, -tha vjehrra e të ndjerit Pëllumb Meta për gazetaren Anila Ahmataj.

(BalkanWeb)

Tre fëmijët në bυrg/ “Kur shkoυa dhe e pyeta kύnatën më tha se mυngonte pasaporta”, vëllai i Pëllumb Metës: E ka vrarë e shoqja!

Vëllai i Pëllumb Metës, Ramazan Meta ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së tij, Blerina Meta, se kjo e fundit është autorja e vrasjes.

Në një intervistë për gazetaren e News24 Klodjana Haxhiaj, i moshuari tha se fëmijët nuk mund të vrisnin babain e tyre.

“Shkova dhe e pyeta dhe i thash si qëndron puna. Më tha se nuk ka ardhur. E pyeta; a ka marrë gjë me vete? Pasaportën. Po makinën i thashë? Po tha s’është këtu makina. Vetëm e shoqja e ka qëlluar. Fëmijët nuk mund të qëllonin me armë babain. Ne nuk hynim dhe dilnim. Asnjë konflikt nuk kemi pasur. Ashtu i ka brumosur kalamajtë ajo, qysh i ka lindur dhe deri më sot që i çoi në gjykatë. Ajo është strumbullari i kësaj pune. Ku ka vëlla në botë që mos ta vuaj. Ma kallëzoni një!”, tha ai.

(BalkanWeb)

Gazetari zbulon çfarë e ρriste Pëllumb Metën nëse υrasja s’do ishte zbυΙuar edhe për dy ditë

Vrasja dhe më pas groposja 49-vjeçarit Pëllumb Meta, nga fëmijët e tij, tronditi Shqipërinë disa ditë më parë ku u gjet i groposur në oborrin e kasolles, në Shënavlash të Durrësit.

Gazetari Sokol Bregu, në një intervistë televizive, tha se hetuesit kanë bërë një punë kolosale në këtë rast.

Nëse trupi i Metës nuk do të ishte gjetur më 23 shkurt, sipas gazetarit pas dy ditëshm, dheu do të kishte zënë vend dhe nuk do të mund të gjendej kufoma.

Bregu: “Dhuna në familje është më e dënueshme nag të gjitha në Kodin Penal. Nëse ne nuk gjejmë motivin e kësaj vrasjesje, nëse nuk deklarohet në publik në mënyrë zyrtare….hetuesit po bëjnë një punë kolosale në këtë rast.

Nëse nuk do ta gjenin kufomën, dhe për dy ditë dheu do të kishte zënë vend dhe nuk do dukej më që ishte i gërmuar. Ai do mbetej i zhdukur. Ka shumë raste të ngjashme. Por ta kishim motivin do t’i jepnim një shërbim shoqërisë. Nëse është dhuna e vazhdueshme e të atit, do t’i jepnim një mësim shoqërisë, që edhe nëse shkon në burg, nëse dhunon, do të ta bëjnë një gjë të tillë një ditë. Pra, mos e dhuno. Të gjitha ngjarjet që e kanë tronditur shoqërinë, kanë sekrete”.

Aυokati i njohur bën deklaratën e fortë: Pëllυmb Metën e vrau grυαja, fëmijët po…

Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit është e mbushur plot mister, pasi fëmijët e familjes Meta kanë dhënë dëshmi kontradiktore në Polici, gjë që po pengon zbardhjen e këtij rasti.

Në fillim e mori përsipër vajza, pastaj djali i madh Hyseni dhe ditën e djeshme i pyetur në gjykatë ai e mohoi fajin dhe vrasjen e mori përsëri përsipër vajza.

Deri më tani të gjitha provat rëndojnë mbi fëmijët dhe nuk ka fakte të vërtetuara që kryefamiljari ka ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre, ndonëse e gjithë familja e pretendon këtë gjë.

Avokati Ndue Pjetra tha në emisionin GoodMorning Abanians, se Pëllumb Meta u vra nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët janë duke mbrojtur nënën e tyre duke marrë përsipër krimin.

“Asnjëri nga ata që janë të ndaluar sot nuk janë vrasësit se të gjitha veprimet e tyre të çojnë në një pikë të fshehtë, nga historiku i familjeve nëna është njeriu që mendoj dhe nuk kam asnjë dyshim që e ka bërë vrasjen. Babai ka qenë një njëri që ka mbajtur familjen, nëse ka qenë i dhunshëm, fëmijët nuk do ktheheshin çdo ditë në të njëjtën shtëpi ku janë dhunuar. Ata janë shumë të qetë, ata fshehin diçka që patjetër do ta nxjerrin. Të tre këta fëmijë duan të mbrojnë nënën e tyre”, tha avokati.

“Ore me çfarë merresh ti, pse je bërë kaq i fαmshëm?!”/ Nga fama te fitimi i miΙionave në TikTok, Kozaku zbulon si e nisi ‘karrierën’ në rrjete sociale

Në emisionin “Të Paekspozuarit” është diskutuar për influencerët dhe personazhet e famshëm të Tik Tok, të cilët kanë milionë shikime dhe një pjesë prej tyre janë kthyer në problematikë, për shkak të sharjeve dhe dhunës.

I ftuar ka qenë edhe Kozak Braçi, një nga personazhet e famshëm të Tik Tok, që shpjegoi diçka për këtë platformë dhe si fitohen paratë aty.

Pjesë nga biseda:

Kozak Braçi: Nuk jam bërë i fashmshëm në Tik Tok, jam bërë i famshëm duke nisur emision në Instagram. Kam bërë intervista edhe nga estrada.

Ylli Rakipi: Po në Tik Tok si erdhe ti?

Kozak Braçi: Ja siç po flas tani më marrin dhe më bëjnë viral.

Ylli Rakipi: Thonë që fitojnë para shumë të madhe në Tik Tok. Sa fiton ti?

Kozak Braçi: Tani fitojnë edhe njërëz që nuk njihen fare, bëjnë idiotësira edhe fitojnë, na del edhe nami ne të tjerëve. Ka lek, kanë fituar shumë lek njerëzit. Ka patur muaj që kam marrë edhe 50-60 mijë dollarë nga Tik Toku.

Ylli Rakipi: Pashë disa video të tuat, edhe ti shan aty.

Kozak Braçi: Ja unë jam në emision serioz tani. Unë hyj në live edhe më sulmojnë, më shajnë familjen, nënën, fëmijën, edhe unë njeri jam, është gjë normale. Edhe ti po të jesh live në Tik Tok, mund të acarohesh edhe të shash. Tani unë njeri me gjak jam. Unë njihem si Kozaku i intervistave.

Ylli Rakipi: Mos ndodh se ju bien shikimet këto?

Kozak Braçi: Jo këtu duhet të ketë një polici që të merret me këtë dhe mos shajnë, gjashtë veta janë që janë budallenj dhe bëjnë nga këto gjëra. Duhet të dalë shteti dhe ti marrë.

Ylli Rakipi: Sa kohë rri ti në Tik Tok?

Kozak Braçi: Një orë rri unë.

Ylli Rakipi: Po pjesën tjetër cfraë bën ti?

Kozak Braçi: E kaloj më familjen, nusen, djali.

Ylli Rakipi: Merresh me gjë tjëtër? A ke hobi tjetër?

Kozak Braçi: Emisionin, kjo është puna ime.

Ylli Rakipi: Më thanë që ty të kanë marrë edhe njëherë peng. Është e vërtet kjo?

Kozak Braçi: Po ja kështu për këto punët, jo më shau, jo të shava. Nuk është kollaj të shash tjetrin aty, ka probleme kur shan. Ky stan këtë bulmet ka.

Anaid Kaloti: Të kanë arrestuar ndonjëherë?

Kozak Braçi: Më kanë thirrur për një video që më kanë bërë mua para gjashtë vjetësh, që nuk kam qenë as i famshëm. Mi nxjerrin për të më sulmuar, të marrin famë. Policia normale ka bërë punën e vet dhe ka mbaruar aty, është gjë normale.

DekΙarata e bujshme/ “PëΙΙumb Metën e υrau grυαja e tij, pa iu dridhur qerpiku”

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës ka tronditur opinionin publik.

Fillimisht krimin e pranoi e bija, Hygerta Meta, por më vonë detajet e reja zbuluan përfshirjen e djalittë madh Hysen Meta;

Ndërkohë që ende nuk është përcaktuar përfundimisht se cili nga fëmijët e tij është përgjegjës për ekzekutimin e babait të tyre, ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë.

Sipas tij, Pëllumb Metën e ka vrarë bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tij po kërkojnë që të marrin përsipër krimin.

Ai tha se i vetmi person i cili do të kishte kryer krimin pa iu dridhur dora, për shkak të vuajtjeve të supozuara që mund të ketë kaluar, do të ishte nëna.

Ka një problem shumë serioz, nisur nga dëshmitë, por edhe nga të dhënat e deritanishme, del se pavarësisht kontradiktave që ka në dëshmitë e fëmijëve dhe të bashkëshortes, ata bien ndesh edhe me aktin e vrasjes. Një vrasje në gjaknxehtësi e sipër, ndodh me një plumb dhe do kishte ndërhyrje. unë dyshoj se asnjëri nga ata që do të marrë përsipër përgjegjësinë e veprës penale nuk janë autorët. E para ata e kanë marrë përsipër të dy, por ata nuk e kanë bërë të dy. Hyseni dhe Hygerta kanë marrë përsipër të manipulojnë situatën para togave të zeza, sepse kanë menduar që mamaja nuk do jetë në gjendje të luaj me fjalët. Nga fëmijët nuk kishte asnjë shenja në trup, nëna mbase ka, personi që i është nxirë jeta nga ai Pëllumbi do ketë qenë vetëm nëna, sepse fëmijët nuk flasin të jenë dhunuar. Sipas meje, ky person konfrontimin e ka pasur vetëm me bashkëshorten. Për mua vrasjen e ka bërë bashkëshortja, vetëm ajo mund të qëllonte pa iu dridhur dora kundër një personi që supozojmë se i ka nxirë jetën, qoftë edhe për të mbrojtur vajzën në një fejesë të padëshiruar”.