Ήistoria e faΙsifikimit, Luiz Ejlli rrezikon deri në 4 vite burg: Ja kur gjγkata do të jaρë vendimin për këngëtarin

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë. Gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë ku do të japë edhe pretencën për Ejllin.

Seanca për t’u paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt, por që më pas u shty për datën 26. Prokuroria atje kërkon ta shpallë fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumenteve e kryer në bashkëpunim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë vepër penale në bazë të Kodit të Procedurës Penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim. Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëjë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.

Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikuara me burime të ligjshme. Nëpërmjet këtyre dokumenteve, “FactCheck” sjell për herë të parë historinë për të cilën drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

Sekuestro e kërkuar asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021. Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A ,i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë te noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022, shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij, ishte bërë te zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faximile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015”.

Kjo deklaratë sipas prokurorisë, kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kishte marrë për të shlyer një kredi. E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasuror që po kryente Prokuroria e Lushnjës.

Kaq ka mjaftuar që Prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu, dhe veprimet e bëra disa vite më parë. Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë, por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasuror ishte finalizuar me sekuestro.

Mospërputhja e këtyre deklaratave ka shtyrë Prokurorinë të hap regjistrin e ish-noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para datës 16.12.2015 e as pas kësaj date, shtetasi F.A s’kishte kryer asnjëherë një veprim noterial te zyra e Luizit. Në konkluzion të këtij hetimi dhe veprimeve noteriale të verifikuara hap pas hapi, Prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektual ku s’është falsifikuar shkrimi apo vula, por përmbajtja e një dokumenti është ndryshuar.

Ndalur te përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë: “Rezulton e provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka pasur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë. Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provat pasi, duke qenë se shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai te noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara, por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”.

E rëndë, υjehrri υret me ρυshkë dhëndrin (Video)

Një vrasje brutale ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 24 shkurt, në Agia Varvara kur një 69-vjeçar ka marrë pushkën dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij 57-vjeçar.

Babai i dy fëmijëve të mitur humbi jetën pas plagëve të marra.

Sipas informacioneve paraprake, para të shtënave dyshohet se ka pasur një përleshje , por ende nuk dihen shkaqet që çuan në tragjedi.

Pas vrasjes, një i afërm i autorit, i cili mësohet se është punonjës policie , ka njoftuar autoritetet për të shkuar në vendngjarje.

Kur mbërriti policia gjeti të vrarë në oborrin e shtëpisë 57-vjeçarin me profesion mjek.

Άksident i rëndë në Itali, hύmb jetën 35-vjeçari shqiρtar (Detajet)

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në orët e para të pasdites së djeshme në Castagneto Carducci (Livorno).

Sipas medieve italiane, makina, në të cilën udhëtonte shqiptari dhe një person tjetër u përplas me një pemë.

Për 35-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë.

Ndërsa i plagpsuri tjetër është dërguar me helikopter në spitalin Cisanello në Piza.

U tha se janë në ρrag diυorci, ja veprimi i fundit i Xhensilës dhe Besit që ngre dyshime rreth çiftit

Dy artistët, një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare nuk kanë konfirmuar e as hedhur poshtë zërat, por pas veprimeve të tyre, fansat janë të sigurt për ndarje, ose të paktën krisje në marrëdhënie.

Ata nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram, ndërsa dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

Së fundmi në rrjet flitet edhe për divorc, por një veprim i dyshes ka ngritur sërish dyshime. Ata kanë hedhur të dy në Instagram foto nga Italia, të dy në koncerte të ndryshme. Këngëtarja dhe aktori janë kujdesur të shënojnë vendodhjen e tyre, mbase për të treguar se nuk janë bashkë, por deri më tani nuk dihet.

Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa të dy kanë zgjedhur të heshtin.

Trαgjedia në Tiranë/ Vjen reagimi i parë i ρolicisë: 16-υjeçari ρësoi atak kαrdiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë tek pallati i sporteve “Asllan Rusi”, ku siç u raportua më parë një i mitur ka ndërruar jetë.

Për ngjarjen ka dhënë dhe reagimin e parë policia, e cila konfirmon se një 16 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se i mituri ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po luante basketboll.

Ai ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

“Ρasi haρëm gropën i hodhëm ρllaka betoni”- Dëshmia tronditëse e Hγgertës: Mami pastroi …

Detaje dhe rrëfime rrënqethëse vazhdojnë të zbulohen nga vrasja e Pëllumb Metës në Durrës, i cili u vra nga 3 fëmijët e tij. Fillimisht u raportua se ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta, ajo që kishte vrarë babanë e sajë.

Por më vonë faji u pranua nga vëllai i saj Hysen Meta, 25-vjeç. Ai pranoi se kishte qëlluar 4 herë me pistoletë babain e tij.

Në dosje është deklaruar nga 19-vjeçarja se kjo ishte e planifikuar prej 3 fëmijëve pas sjelljes së babait të tyre në familje. Gjatë momentit të egzekutimit në shtëpi nuk kanë qenë të pranishëm vëllai i vogël Amarildo dhe as mamaja Blerina.

Hyseni ka marrë armën pistoletë TT të cilën në banese e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë.

Më pas me sistemimin e kufomës është marrë Hygerta duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e ne duar, duke e fashuar e vendosur dhe në një çarçaf të zi dhe e ka lënë në divan, ku gjatë mbeshtjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë.

Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogël kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë. Në mbrëmje dy vellzërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat. Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa.

Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë.

E rëndë në Greqi! Shqiρtari shkon për të vjedhυr, tenton të abυzoj me 28-vjeçaren

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi me sërish protagonist një shqiptar.

Mësohet nga mediat helene se një hajdut 30-vjeçar ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e një 28-vjeçareje bullgare. Shqiptari në momentin që ka parë bullgaren duke fjetur në shtëpinë e sajë ka tentuar ta përdhunojë.

Gruaja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cili më parë ishte dënuar sërish për tentativë përdhunimi.

Madje, më pas, burri nga Shqipëria ka tentuar ta dhunojë nën kërcënimin e thikës dhe ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit.

Pas një ore mundim, 28-vjeçari ka arritur të kafshojë përdhunuesin e mundshëm, i cili është arratisur. Ajo ka denoncuar ngjarjen në polici kur ka mbetur e plagosur rëndë në fytyrë dhe në duar.

Efektivët e policisë kanë rënë në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga.

“Trυρin e mbështjellë me ρΙastmas e lashë në divan, brenda harrova gërshërët”, detaje nga krimi horror në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmia e plotë e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila mori përsipër fajin për vrasjen e të atit rreth dy javë më parë, por që u zbulua brenda disa orësh nga policia se ekzekutori ishte vëllai i madh.

Mësohet se dinamika e ngjarjes nuk u zbardh nga celulari, por ndërsa për orë të tëra vajza këmbëngulte se e kishte vrarë ajo babanë, një predhë e gjetur në divan e ka bërë atë të tregonte se çfarë kishte ndodhur.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetësja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin. Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që u krijonte duke i fyer e bullizuar menduan ta vrisnin atë.

Ditën e shtunë date 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka shkuar në banese ka filluar të konfliktohet me të vëllanë. Më pas babai është shtrirë duke pushuar në një divan të kuzhinës, e Hyseni ka marrë armën pistoletë TT të cilën në banese e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve nuk kanë qenë të pranishëm vëllai i vogël Amarildo dhe as mamaja Blerina. Më pas vëllai ka dalë nga banesa duke e lënë kufomën aty, e ajo ka vijuar më pas me sistemimin e kufomës duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e ne duar, duke e fashuar e vendosur dhe në një çarçaf të zi. Ka gjetur katër gëzhojat dhe i ka lënë sipër tavolinës në cep.

E ka mbështjellë kufomën me plastmas të zi dhe e ka lënë në divan, ku gjatë mbështjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë. Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogël kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë. Në mbrëmje dy vëllezërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat. Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa. Të nesërmen ajo ka parë që tek kasollja ishte lëvizur dheu dhe ka mësuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit përsipër i ka hedhur disa pllaka betoni dhe kashtë që të mos dukej vendi i gërmuar nëse vinte për kontroll policia.

Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsipër fajësinë e autorësinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë./TCH

E rëndë në Greqi/ Hajdυti shqiρtar hyn në banesën e 28-υjeçares dhe tenton ta ρër*υnojë, pas një orë torturash ύαjza…

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Keratsini të Greqisë, ku një hajdut 30-vjeçar ka hyrë në një shtëpi dhe ka tentuar të përdhunojë 28-vjeçaren që banonte aty. Shqiptari hyri në një shtëpi në rrugën “Feron” në Keratsini dhe kur pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj tentoi ta përdhunonte.

E reja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cili e ka goditur dhunshëm. Ai më parë ishte dënuar sërish për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”. Më pas, i riu nga Shqipëria ka tentuar ta përdhunojë nën kërcënimin e thikës, ndërsa ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit. Pas një ore mundim, 28-vjeçarja ka arritur të kafshojë përdhunuesin, i cili është arratisur.

E plagosur në fytyrë e duar, ajo ka denoncuar ngjarjen në polici. Efektivët e policisë kanë mbërritur të enjten në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga.
(BalkanWeb)

“Merrte 50-150 mijë euro për një υrasje”, kυsh është Kevin Zeneli, “kiΙΙeri” i besuar i Kasandër Nogës

Kevin Zeneli, 24 vjeç është ‘killeri’ i besuar i Kasandër Nogës, i cili porositi dy atentate në vendin tonë. Zeneli, sipas policisë merrte nga 50 mijë deri në 150 mije euro për të kryere një vrasje.

Kevin Zeneli për ta ndihmuar në vrasje ka paguar edhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si dhe Ilirjan Feçin.

Pagoi për ekzekutimin e Geron Hasanbelliut, por vranë gabimisht Erion Çelën! Kush është Kasandër Noga, i dënuar edhe në Belgjikë për tentativë vrasjeje
Kevin Zeneli në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliiu, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën.

Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Zenelit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të vitit 2022./albeu.com