Këmbimi υαΙutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.5 lekë dhe shitet me 96.4 lekë.
Euro, blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 108.1 lekë, ndërsa në shitje me 109 lekë.

Paundi britanik blihet me 120.7 lekë dhe shitet me 121.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 70.7 lekë, ndërsa në shitje me 71.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Tre fëmijët e υranë! Ρolicia largon grυαn nga υαrrimi i bυrrit në Durrës

Tre nga katër fëmijët ndodhen pas hekurave, ndërsa gruaja e Pëllumb Metës është marrë në mbrojtje nga Policia e Durrësit.

Blerina Meta nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj, paraditen e kësaj të Shtune.

Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të të ndjerit Pëllumb Meta dhe kunatës së tyre, Blerina u shoqërua nga blutë e Durrësit deri te shtëpia e prindërve të saj në Laç.

Merret në mbrojtje grυαja e Pëllumb Metës, kυnati nuk e lejoi të shkonte në υαrrim(Detaje)

Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e 50 vjeçarit që u vra në Durrës, Blerina Metën.

Gruaja nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj, paraditen e kësaj të shtune.

Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të të ndjerit Pëllumb Meta dhe kunatës së tyre, Blerina u shoqërua nga blutë e Durrësit deri te shtëpia e prindërve të saj në Laç.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme në media. Akti tronditës i 3 fëmijëve ndaj babait datonte që më 10 Shkurt të këtij viti.

Ishte djali i madh i viktimës, Hysen Meta ai që e kishte qëlluar 4 herë me armë zjarri.

Motra 19 vjeçare Hygerta Meta dhe vëllai i vogël Amarildo Meta kishin bashkëpunuar për groposjen e trupit në oborrin e shtëpisë.

Grαnit Xhaka reaΙizon sυρer gol nga distanca për Bayer Leverkusenin (Video)

Granit Xhaka ka shënuar golin e parë me fanellën e Bayer Leverkusen në Bundesliga.

Në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Mainz përballja u hap që në minutën e tretë.

Një top i kthyer nga mbrojtja erdhi në këmbët e Granit Xhakës që me një goditje të bukur nga mbi 20 metra la të shtangur portierin.

Por pas katër minutash rezultati u barazua nga Mainz.

Ky ishte goli i parë për Granit Xhakën në Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusen që janë lider dhe në rrugë të mirë për tu shpallur kampion.

Ilnisa i uΙet afër, Sara e ironizon: Nga υjen kjo erë e keqe? (Video)

Ilnisa Agolli është dënuar nga Vëllai i Madh, pasi ka përsëritur disa herë fikjen e mikrofonit gjatë kohës kur flet.

Sipas zarfit të zi ajo duhet të jetë e “e padukshme” nga banorët deri në një njoftim tjetër nga produksioni.

Sara: Nga kjo vjen kjo era? S’e marr vesh. E ndjen këtë erën e keqe? Si era çorape, si era këmbë. Ua sa erë e keqe.

Bardhi: Ju vjen njerëzve që hedhin gurin dhe fshehin dorën.

Sara: Mbylleni pak derën e banjos se vjen erë këtu.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c2677c46-0055-4ea1-a187-8ef36813bc7f&ig_mid=93A4A9A9-8626-4D2F-95FC-E28E366F04E3

Vrαsja në Durrës, celulari “trαdhtoi” fëmijët në ekzekυtimin e të atit: E kishin harruar në xhepin e …

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij. Sipas A2 CNN, detaji që i ka “tradhtuar” në realizimin e ngjarjes ka qenë telefoni që e kishin harruar në xhepin e viktimës. Për pasojë policisë i rezultonte që viktima ndodhej në shtëpi.

Nisur nga ky detaj, kanë nisur kërkimet në banesë nga ku rezultoi se Pëllumb Meta ishte groposur në kasollen pranë shtëpisë. Makina e tij ishte dërguar nga fëmijët në Sektorin Rinia me qëllim që të dukej si mbytje në det, nga ku policia ka kërkuar për disa ditë, por pa sukses.

Për këtë ngjarje, është arrestuar djali i madh, Hysen Meta 24 vjeç, vajza 19-vjeçarja Hygerta Meta, si edhe djali i vogël Amarildo Meta 22 vjeç. Në hetim është vënë dhe nëna, bashkëshortja e viktimës si person që kishte dijeni për ngjarjen dhe kishte penguar për zbardhjen e saj.

Fillimisht 19-vjeçarja Hygerta Meta dëshmoi para efektivëve të policisë ishte ajo që kishte kryer aktin e rëndë, mirëpo pas hetimeve të bëra nga uniformat blu ka rezultuar se ai që ka shkrepur armën ka qenë djali i shtëpisë, Hysen Meta 24 vjeç.

Njësoj si 19-vjeçarja, edhe vëllezërit kanë dëshmuar se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme në shtëpi që arritën kulmin me fejesën pa dëshirë të të resë. Policia konfirmoi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një plan të menduar nga fëmijët e tij.

Vrαu babanë me armë zjαrri në bashkëρυnim me motrën dhe vëllanë, ky është 25-vjeçari Hysen Meta

Personi në foto është 25-vjeçari Hysen Meta, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri babanë e tij Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit.

Fillimisht, ka qenë motra e tij, Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër ngjarjen e rëndë duke dëshmuar në polici se ajo e kishte vrarë babanë.

Por orë më vonë, vetë 25-vjeçari, Hysen Meta rrëfeu ngjarjen makabër duke pranuar se ai ishte autori dhe se motra e vëllai i tij Amarildo Hyseni e kishin ndihmuar për ta groposur trupin e të atit.

Çfarë ndodhi sot në Durrës

Trupi i 49 vjeçarit Pëllumb Meta u gjend i groposur në këtë kasolle pranë banesës së tij në fshatin Shënavlashit të Durrësit, aty ku 3 fëmijët e tij sot të arrestuar e varrosën 14 ditë më parë.

Krimi ka ndodhur në 10 shkurt në orën 15.00, kur djali i madh Hysen Meta qëlloi 4 herë me pistoletë babanë brenda në banesë pas konfliktit me të kundër fejesës pa dëshirë të motrës, 19 vjeçares Hygerta Meta studente e vitit të parë në Tiranë me një emigrant në Itali. Krimi u zbardh nga policia e Durrësit vetëm pasi Hyseni denoncoi në polici në 13 shkurt zhdukjen e babait. Motra për të mbrojtur vëllezërit fillimisht mor përsipër autorësinë duke deklaruar se babai i kishte dhunuar gjithë jetën.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim.Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pasi e vrava e mbështolla me çarcaf, fasho e qese dhe groposa. Armën e hodha buzë detit”, dëshmoi Hygerta Meta.

Por kjo dëshmi e 19-vjeçares nuk bindi hetuesit e Durrësit të cilët thelluan hetimet duke gjetur fillimisht makinën e viktimës në rrugën që lidh Shënavlashin me sektorin Rinia. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, u zbulua se makina ishte parkuar në rrugë me 14 shkurt, pra një ditë pas denoncimit.

Dyshimet çuan në zbulimin e krimit ku hetuesit kanë marrë disa here në pyetje 4 anëtarët e familjes Meta, gruan, dy djemte Hysenin, Amarildon dhe vajzën e vogël, Hygerten. Nga hetimet u zbulua dhe provua se Pëllumb Meta u va në një dhomë të banesës në 10 shkurt nga djali i madh 25 vjeçari Hysen Meta i cili me ndihmën e djalit tjetër Amarildos 21 vjeç e kanë transportuar trupin dhe e kanë groposur në

Kasollen e bagëtive, rreth 1 metër e gjysmë thellësi.

Ekspertët e kriminalistikës e gjetën kufomën të zhveshur dhe të mbështjellë me plastmas dhe sipas policisë planin për vrasjen e kishte bërë Hyseni me Hygertën.

Në hetim në gjendje të lirë është vënë nëna e tyre, Blerina Meta 49 vjeçe.

Familja Meta me origjinë nga Kruja jetonte prej vitesh në Shënvlash të Durrësit, përbëhej nga çifti i bashkëshorteve dhe 4 fëmijë, vajza e madhe ishte e martuar. Viktima Pëllumb Meta punonte roje në tregun e makinave.

Kishte lënë takim për të krγer marrëdhënie s*k sυαΙe me adoΙeshentin 22 vite më të vogël, si ndodhi vrasja e Bledar Dedjas në Itali! 17-vjeçari pas krimit…

Një 17-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja në Itali. Kur ka kaluar më shumë se 1 muaj nga vrasja e 39-vjeçarit, duke se ngjarja e cila tronditi opinionin publik po shkon drejt zbardhjes.

Sipas hetimeve të deritanishme kemi të bëjmë me një krim seksual. Shqiptari u vra me thikë më 20 Janar në një zonë të pyllëzuar në Paderno, në via dei Colli,

Ai u gjet nga një shok i tij, një ditë pas krimit, me pantallona dhe të brendshme të hequra.

Sipas hetimeve, 17-vjeçari dhe Bledar Dedja kanë lënë një takim pasditen e 20 Janar, por për arsye ende të paqarta, i mituri ka masakruar me thikë shqiptarin.

I mitur raportohet se ka plagosur dorën me thikë gjatë sulmit. Pas krimit, ai ka marrë thikën e kuzhinës, me të cilën kreu vrasjen, disa rroba dhe çelësat e makinës së viktimës dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja, raportojnë mediat italiane.

Automjeti i Bledar Dedaj është gjetur në vendin e krimit nga policia italiane.

‘Çohυ në këmbë’/ Rrëfimi i tmerrshëm i djalit: Si e thura ρΙanin për υrasjen e babait

Zbardhet dëshmia e djalit të madh të familjes Meta, Hysenit, që vrau të atin me pistoletë duke e qëlluar katër herë pas debateve të shumta që kulmuan për fejesën e motrës. Ai ka deklaruar se planin për vrasjen e bëri me motrën në mëngjes dhe në drekë e ekzekutuan.

“Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje. Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë. Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm. Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij.

E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia” kjo ka qenë dëshmia e tij sipas gazetarit të Report Tv, Artur Korriku. Sot 50-vjeçari do t’i jepet lamtumira me një ceremoni mortore që do të bëhet në shtëpinë e të vëllait.