Gjuhëtari Emil Lafe: Marokenia i mësonte fëmijët të fΙasin shqip, emigrantët shqiρtarë greqisht

Gjuhëtari Emil Lafe i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, u bëri apel të gjithë emigrantëve shqiptarë, që kudo shkojnë, ta marrin shqipen me vete.

Lafe tha se i ka bërë përshtypje që fëmijët e një familjeje nga Dardha e Korçës, të lindur e rritur në Greqi, nuk e njihnin shqipen, ndërsa e kundërta kishte ndodhur me një familje shqiptaro-marokene ku fëmijët me baba shqiptar dhe mamanë marokene e flisnin shqipen rrjedhshëm.

“Më ka bërë diçka përshtypje, ndërsa kaloja pushimet në Dardhë të Korçës. Vijnë fëmijë që kanë lindur në Greqi dhe nuk dinë të flasin shqip. Nëna dhe babai bëhen përkthyes që ata të komunikojnë me gjyshërit dhe të tjerët. Është dhe një familje tjetër që jeton në Amerikë, me origjinë nga Dardha.

Një djalë i asaj familjeje në Amerikë është martuar me një marokene. Marokenia ka gjuhë amtare arabishten, gjuhë shkolle frëngjishten dhe gjuhë pune anglishten.

U martua me djalin shqiptar dhe mësoi edhe gjuhën shqipe. Sepse duhet të respektonte familjen e bashkëshortit dhe duhet të komunikonte me ta shqip. U bënë bashkë dy familje, njëra myslimane nga Maroku dhe një familje e krishterë nga Dardha.

Ata vijnë nga Amerika në Dardhë dhe flasin shqip, ndërsa fëmijët e dardharëve flasin greqisht. Marokenia e mendon se fëmijët e saj duhet të dinë shqip sepse i përkasin një familjeje shqiptare.

Ajo u flet fëmijëve të saj shqip, ndërsa nënat shqiptare me origjinë nga Korça, u flasin fëmijëve greqisht. Kjo duhet të ndryshojë, familjet shqiptare kudo shkojnë duhet ta ruajnë gjuhën e tyre”, u shpreh gjuhëtari Emil Lafe.

Krenαre për origjinën e saj / Rαcizmi i grekëve më ρrishi fëmijërinë, rrëfimi i Alexia Trajko, fitυesja e Greece Next Top Model 5

Alexia Trajko, fituesja 20 vjeçare e “Greece Next Top Model 5”, në një intervistë për Espresso në Athinë, rrëfen se si është jeta e saj pas reality show-t, si ndikoi programi televiziv në psikologjinë e saj, ndërsa tregon edhe racizmin që përjetoi në fëmijëri për shkak të origjinës nga Shqipëria.

Në cilën fazë të jetës jeni?

Aktualisht jam në Amerikë sepse kam për qëllim që të zhvendos biznesin dhe jetën time këtu. Për sa i përket punëve të mia profesionale, punoj me agjencinë e modeleve me vendndodhje në Selanik, No Limits Models Agency. Kemi një partneritet të mrekullueshëm dhe jemi të aftë për të bërë biznes jashtë Greqisë. Deri tani kam bërë disa fushata për marka të njohura përmes instagramit dhe pasarelave, si për Zeus+Dione.

Të ka ndihmuar në karrierë “Greece’s Next Top Model”?

Më ndihmoi në gjysmë të rrugës, pasi kishte klientë që më zgjodhën për shkak të ‘GNTM’ por edhe të tjerë më kanë zgjedhur thjesht mua si modele, si Alexia, pavarësisht pjesëmarrjes në këtë reality show.

Nga juria, kë keni veçuar?

Kam marrë diçka nga të gjithë. Viki Kaya ishte pak më “mami”, kujdesej për ne, Tasos Sofroniou ishte më argëtues dhe me humor, ashtu si edhe Giorgos Karavas si miku ynë.

Si ka ndikuar tek ju qëndrimi “e karantinuar” brenda reality show-t për më shumë se katër muaj?

Ishte shumë e vështirë. Kisha nevojë për dikë që të flisja dhe po qaja se nuk e kisha pranë. Në fakt, gjithë kjo mbyllje më preku dhe pasi dola prej saj nuk mund të hyja lehtësisht në kontakt me njerëzit, nuk mund të përqafoja dhe puthja, kisha ngritur një mur dhe u mbylla në vetvete. Më në fund me ndihmën e njerëzve të mi ia dola dhe e kalova.

Sezoni i ri i ‘GNTM 6’ pritet të nisë. Nëse do t’ju propozohej një rol, do të dëshironit ta kishit?

Do të doja të shkoja si mysafire në mënyrë që të ndaj përvojat e mia me garuesit. Gjithashtu nëse do të ndodhte ‘Next Top Model All Star’, do të më pëlqente të isha sërish në garë.

Për çfarë do t’i këshillonit vajzat që do të marrin pjesë?

Të hyjnë të përgatitura mirë psikologjikisht dhe të jetë të gatshme të pranojnë refuzimin. Gjithashtu të jenë sa më shumë me këmbë në tokë, indiferente ndaj kamerave dhe të mos i kushtojnë rëndësi asaj që thonë vajzat e tjera.

Si e përjetuat publicitetin që morët gjatë lojës?

E përjetoj edhe sot, dy vjet më vonë. Në fillim nuk e kuptova, mbase doja të ecja përpara dhe nuk i kushtoja vëmendje, shoqet më thoshin “po të shohin, përshëndeti”. Është diçka që nuk e kam kërkuar kurrë, por është kaq e bukur dhe e ëmbël dashuria që marr nga bota, është një gjë që më prek vërtet!

Ju keni lindur në Selanik, por jeni me origjinë nga Shqipëria. A keni përjetuar racizëm?

Kam përjetuar racizëm dhe kur isha më e re, më këshilluan që ta fshihja origjinën time shqiptare. Por nuk e kam fshehur kurrë dhe jam krenare për origjinën time. Nuk e kam pranuar kurrë racizmin nga bashkëmoshatarët e mi, por e kam pranuar nga të moshuarit. Ajo që më kujtohet veçanërisht ishte kur isha në shkollën fillore, shumë fëmijë merrnin në provim dhjetë, siç kisha marrë edhe unë. U hodh shorti se kush do të jetë flamurtari dhe unë isha me fat! Nëna e një fëmije reagoi ashpër dhe kërkoi nga drejtori që të mos e mbaj unë flamurin. Më pas kjo çështje në shkollë u bë një problem i madh dhe duke parë të gjitha këto i kërkova drejtorit të mos isha unë flamurtarja, me qëllim që gjërat të qetësoheshin. Ai e vlerësoi qëndrimin tim por në fund u bëra unë flamurtarja në paradë.

Jeni një vajzë shumë e bukur, a ka dashuri në jetën tuaj?

Ka dashuri në jetën time dhe kam dy vite në një lidhje dhe nuk e fsheh. Në fakt, gjatë reality show ai dhe familja e tij më kanë mbështetur shumë dhe kjo ka qenë arsyeja, duke menduar për të, për familjen time dhe miqtë e mi, që të jap më të mirën dhe të mos i zhgënjej. /Përktheu noa.al/

E rëndë/ ‘Lυftë’ për kυjdestarinë me ish-bashkëshortët, nëna ndërmerr aktin ekstrem, dίgjet bashkë me 4 fëmijët e mitυr

Një ngjarje e paimagjinueshme ka ndodhur në një familje në Misuri të SHBA-së, ku një nënë i vuri zjarrin banesës dhe u dogj brenda bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur. Shkak është bërë mosmarrëveshja që ajo kishte me baballarët e fëmijëve të saj për kujdestarinë e tyre. Zjarri shpërtheu në orët e para të së hënës, ndërsa autore e krimit ishte 39-vjeçarja Bernadine Prusner, e cila në fakt dikur ishte shpallur mësuesja e vitit në Misuri. Nga zjarri humbën jetën binjaket 9-vjeçarë Eli dhe Ivy, 5-vjeçari Jackson dhe Millie 2 vjeç.

“Ajo që ne po vlerësojmë është se Bernadine i vuri flakën një dysheku.” tha një zëdhënës i policisë.
Në shtëpi u gjet një shënim në të cilin autori përshkruante qëllimin e saj për t’i dhënë fund jetës dhe të fëmijëve të saj. Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, Prausner kishte postuar një foto me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante: “Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta. Ky është momenti im më i mirë”. Të dielën në fakt ajo kishte bërë një tjetër postim ku shkruante “ne kundër gjithë botës. Jam e bekuar që jam nëna e tyre. Jeto çdo ditë sikur të ishte e fundit.”.

Një postim në faqen GoFundMe të 39-vjeçares thotë se Pruessner ishte “në një vend të keq” pas një beteje për kujdestarinë me babain e binjakeve. Siç doli, në vitin 2017 çifti ishte divorcuar me kujdestari të përbashkët, por babai i fëmijëve në vitin 2023 i ishte drejtuar drejtësisë pas synimit të 39-vjeçares për t’u shpërngulur në një periferi të St. Në dosjen e çështjes, babai shprehu shqetësimin e tij se ish-gruaja e tij do të ishte më afër nënës së saj, të cilën ai e cilësoi si “psikotike”. 39-vjeçarja dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje të ngjashme me babanë e dy fëmijëve të saj të tjerë.
(BalkanWeb)

E rëndë në Selanik, i moshυαri υret gruan me thikë dhe tenton t’i japë fυnd jetës, nipi zbulon krimin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, ku një i moshuar ka vrarë bashkëshorten.

87-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesë së bashku me autorin, 80 vjeç, pasi nuk i ishin përgjigjur telefonatave.

Siç mediat greke shkruajnë, ishte nipi i tyre që u përball me skenën tragjike, ku viktima ishte e mbuluar me gjak nga goditjet e njëpasnjëshme me thikë.

Ndërkohë autori pas vrasjes të së shoqes ka konsumuar pilula për t’i dhënë fund jetës. Megjithatë, ai është gjetur i shtrirë, por i vetëdijshëm.

Autori ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, teksa mbi të rëndon krimi i vrasjes së bashkëshortes.

Ήοrrori në Durrës, flet krυshku i Pëllυmb Metës: Hγgerta nuk mbγt dot një ρulë, jo njeri!

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja horror në Shënavlash të Durrësit ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u varros në kasollen e bagëtive (Lexo më shumë).

Si autore e kësaj ngjarjeje dyshohet vajza e tij, Hygerta, 19 vjeçe. Ajo është vënë në pranga nga autoritetet dhe ka pranuar se krimin e ka bërë për shkak të fejesës që donte t’i bënte i ati pa dëshirën e saj.

Por çfarë thonë të afërmit e Pëllumb Metës?

Për gazetarët të pranishëm pranë banesës së familjes ka folur krushku i 50-vjeçarit, të cilit djali i ka për nuse vajzën tjetër të Pëllumb Metës. Ky i fundit ishte baba i 2 djemve dhe 2 vajzave.

“Ne e njohim për familje shumë të mirë. Nuk kemi pasur asnjë lloj dyshimi se çfarë konfliktesh kanë në shtëpi. Për zhdukjen ka rreth 2 javë që na kanë thënë, që nuk ka ardhur në shtëpi, ka humbur. U interesonim, pyesnim nëse është gjetur, absolutisht. Më vonë kemi marrë vesh që është gjetur makina tek Parku rinia. Sot na njoftuan që është gjetur”, tregoi krushku i viktimës.

I njëjti e njeh edhe vajzën 19-vjeçare që është arrestuar si autore e dyshuar e krimit. Ai thotë se Hygerta nuk vriste dot një pulë, e jo më një njeri.

“Dëgjo nuk dua të futem në këto çështje, se këto janë çështje personale, familjare, ajo vajza nuk mbyt dot një pulë, jo njeri”, tha ai.

Hygerta Meta ishte studente.

“Më gjatë siç e ka pranuar ajo nuk di ç’të them, sepse ato janë çështje të brendshme. Vajza ka qenë shumë e mirë, studente, vajzë e respektuar. Nuk të shkon mendja fare që ajo ta bëjë këtë veprim”, tha ai.

Ngjarja që tronditi Durrësit e ka zanafillën 10 ditë më parë, kur Pëllumb Meta u denoncua i humbur. Pas verifikimesh u zbulua se ai ishte vrarë dhe varrosur në kasollen e bagëtive.

Ngjarja e rëndë në Dυrrës, familja e dinte se 19-υjeçarja υrau të atin, e ndihmuan ta υαrrosnin në oborr…

Ngjarja e rëndë në Durrës, ku vajza 19-vjeçare vrau të atin ka tronditur opinionin publik. Ajo e ka vrarë me armë zjarri dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Vëllai i saj 25-vjeçar më 13 shkurt e ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit, Pëllumb Meta, ku nisën dhe hetimet për këtë ngjarje.

Policia më 17 shkurt zbuloi makinën e viktimës të parkuar në në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ku nga veprimet hetimore, zbuluan se Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë dhe varrosur në oborrin e shtëpisë nga vajza e tij Hygerta Meta, e cila është nën prangat e policisë.

Ajo ka deklaruar se e vrau të atin, pasi ai dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Sipas informacioneve, dyshohet se në dijeni të krimit kanë qenë dhe familjarë të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar në fshehjen e krimit, përmes varrosjes së 50-vjeçarit në oborrin e shtëpisë.

Ishte duke ecur në rrugë, ρërρΙaset nga makina burri i këngëtares së njohυr shqiρtare

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza është aksidentuar nga një makinë sot në Prizren, teksa ishte duke ecur në rrugë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen nuk ka ende një reagim nga policia.

foto galeri

Stυdentja υrau babain dhe e groposi në oborrin e shtëρisë, dëshmitë: PëΙΙυmbi me zor martoi dhe υαjzën e madhe

“Pëllumbi e martoi me zor dhe vajzën e madhe”. Kështu deklarojnë fqinjët e 50-vjeçarit që dyshohet se u vra nga vajza e tij, Hygerta Meta. Fqinjët e familjes Meta tregojnë për gazetaren Klodjana Haxhiaj se 50-vjeçari vite më parë kishte martuar me zor edhe vajzën e tij të madhe, në Derven të Krujës.

Sipas tyre, Meta ishte shumë autoritar dhe se nuk donte që askush në familje ta kundërshtonte. Siç duket këtë plan ka pasur edhe për vajzën e vogël, Hygertën, e cila ishte në vitin e parë studente për Ekonomik-Biznes në universitetin e Tiranës.

Ai kishte dashur që ta fejonte të bijën me një djalë nga fshati i tyre Shanavlash, që ishte emigrant në Itali. Por duket se nuk gjeti konsensus te e bija, e cila kundërshtoi. Madje ajo shkoi deri aty sa e vrau babain me pistoletën e tij pa leje, ndërsa më pas fshehu krimin dhe e varrosi trupin e tij në oborrin e banesës.

(BalkanWeb)

Ε rëndë në rrethin e Korçës,  vjehrri rreh nusen e djalit

Një rast i pazakontë ka ndodhur në fshatin Vranisht të Devollit, ku vjehrri ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij.

Pas kallëzimit penal ndaj 80 vjeçarit, nusja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 80 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

FOTOLAJM/ Me mαskë në fγtyrë, 19-vjeçarja Hygerta Meta shkon në υendngjarje, tregon dinamikën e υrasjes së babait

Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Hygerta Meta e cila kreu krimin e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku vrau babanë e saj dhe e groposi në kasollen e shtëpisë.

Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Haxhiaj, duket 19-vjeçarja në momentin që po rrëfen krimin para hetuesve dhe duke dhënë detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes.