“Dëshiroja të ndiqja ëndrrat e mia, të υαzhdoja shkollën”- Vrau të αtin, çfarë deklaroi 19-vjeçarja: Donte të më fejonte me një djalë nga fshati, s’ishte në niυelin tim

Është zbardhur dëshmia e studentes 19-vjeçare, Hygerta Meta, e cila vrau me armë zjarri dhe varrosi babain e saj, Pëllumb Meta.

19-vjeçarja, e cila studionte Ekonomi/biznes në Universitetin e Tiranës, ka dëshmuar se dëshironte që të ndiqte studimet dhe ëndrrat e saj, por i ati kërkonte ta fejonte me zor.

Hygerta Meta deklaroi se 50-vjeçari insistonte që ajo të martohej me një djalë nga fshati, emigrant në Itali, që sipas të resë nuk ishte në nivelin e saj.

“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dikë që nuk ishte në nivelin tim. Kishin hyrë shkuesi me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja atë, babai këmbënguli dhe fllimisht e vrara me armë zjarri dhe më pas e varrosa”, ka deklaruar 19-vjeçarja.

Ajo ka treguar se e qëlloi babain me armën e tij, pasi ky i fundit e mbante armën pasi punonte si roje nate.

19-vjeçarja rrëfeu se pasi e ka vrarë me armë zjarri e ka varrosur të atin po në kasolle pranë banesës së tyre në Shënavlash të Durrësit.

Kur është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit, nga kqyrja paraprake është vërejtur se e kishin lidhur dhe “paketuar” në qese para se ta varrosnin.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen sepse dyshohet se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Hygerta Meta është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Pëllumb Meta rezulton i zhdukur prej datës 13 shkurt 2024. Ka qenë djali i tij, 25-vjeçari me iniciale H. M., i cili rreth orës 22:30 ka kallëzuar në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa, babai i tij dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas denoncimi të djalit për zhdukjen Pëllumb Metës, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet dhe më datë 17 shkurt kanë gjetur automjetin e tij të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes dhe nga provat e siguruara u ngrit dyshimi se 50-vjeçari nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Trupi i Pëllumb Metës është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Kjo është 19-υjeçarja që υrau babain me αrmën e tij të ρunës

Ky është Pëllumb Meta, 50-vjeçari që u vra nga vajza e tij dhe u gropos në kasollen e lopëve në fshatin Shënavlash, Durrës.

50-vjeçari njihej si njeri autoritar në familje dhe prej kohësh punonte si roje në tregun e makinave. Por me armën që ai mbante në vendin e punës, vajza e tij Hygerta Meta e vrau pasi nuk donte të fejohej me zor.

Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, shkak për zbulimin e krimit. Pas kësaj 19-vjeçarja ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë, por edhe ku e ka groposur trupin e babait. Ka dyshime se vajza mund të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë, pasi trupi i 50-vjeçarit ka qenë i mbështjellë edhe me qese, dhe sipas hetuesve vajza nuk mund ta bënte e vetme.

Hygerta Meta ka deklaruar se 50-vjeçari insistonte që ajo të martohej me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por ajo nuk pranonte pasi djali nuk ishte në nivelin e saj dhe se ajo donte të ndiqte studimet.

“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dikë që nuk ishte në nivelin tim. Kishin hyrë shkuesi me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja atë, babai këmbënguli dhe fllimisht e vrara me armë zjarri dhe më pas e varrosa”, ka deklaruar 19-vjeçarja.

Donte ta fejόnte pa dëshirën e saj, e bija e υrau, del fotoja e υiktimës në Durrës

Personi që shihni në foto është Pëllumb Meta, 50-vjeçari që dyshohet se u vra nga e bija e tij, pas konflikteve familjare.

Ngjarja u zbulua sot, ndërsa Meta ishte shpallur prej 13 shkurtit i zhdukur nga djali i tij. Por pas shumë hetimesh, rezultoi se 50-vjeçar ishte vrarë nga vajza e tij, ndërsa ishte groposur në oborrin e banesës.

Krimi i rëndë u zbulua pas hetimeve, ndërsa vajza gjatë dëshmisë, Hygerta Meta, pranoi krimin, ndërsa pohoi se e kishte vrarë babain se ky i fundit donte që ta fejonte pa dëshirën e saj.

Shokυese në Durrës/ “Do më fejonte me zor”, υαjza υret babain dhe e υαrros në oborrin e banesës

Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Premte 23 Shkurt 2024

DASHI

Falë mbështetjes dhe nxitjes së Neptunit dhe të Hënës sot do shtroni në tavolinë çdo gjë që ju qetësin dhe nuk do anashkaloni asgjë. Sa më të hapur të jeni aq më të lehtë do e keni edhe të gjeni zgjidhje. Ju të dashuruarit do ndiheni më të çliruar pas mesditës dhe do filloni të programoni çaste romantike. Partneri mund t’iu bëjë edhe dhurata ose premtime. Ju beqarët nuk do kërkoni gjëra të ekzagjeruara dhe keni për të gjetur sot persona të thjeshtë e interesantë. Në punë kërkoni të takoheni me eprorët dhe t’iu tregoni arritjet sepse kështu ata do ju kenë më në vëmendje. Financat, falë ndihmës së disa miqve, do filloni t’i menaxhoni me mirë.

DEMI

Planetët, veçanërisht Venusi dhe Hëna, do ju ndihmojnë të ndiqni strategjinë e duhur sot dhe të shprehni pikëpamjet tuaja. Horoskopi i së nesërmes nuk i premton Demit probleme të rëndësishme, me shumë mundësi gjërat do të shkojnë më mirë se sa pritej. Sipas Horoskopi.vip nëse keni një lidhje mirë është të mos e vinin nën presion partnerin dhe të tregoheni më të duruar. Flisni për gjithçka me të, por mos kërkoni gjëra me ngulm. Nëse jeni beqarë reflektimi mirë dhe prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Mësoni fillimisht me kë keni të bëni. Në punë në disa momente do ndiheni si të bllokuar në orët e mëngjesit. Qetësohuni, flisni me kolegët e besuar dhe keni për të gjetur një zgjidhje të mirë. Në planin financiar keni për të pasur fat.

BINJAKËT

Horoskopi i së nesërmes u ofron Binjakëve që të mos frenojnë emocionet dhe ndjenjat e tyre. Bëj siç e sheh të arsyeshme, por mos e kaloni kufijt. Sepse sot do jeni të vëmendshëm ndaj gjithckaje dhe do arrini të përfitoni nga çdo situatë. Nëse keni një lidhje do afroheni jashtëzakonisht me partnerin, do dashuroheni me pasion dhe do iu vini kapak problemeve të vjetra. Të dyja palët do kënaqeni pafundësisht. Nëse jeni beqarë do realizoni më në fund një takim fiks ashtu si e kishit ëndërruar dhe zemra do rrahë fort. Këto që do ndodhin sot do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Në punë duhet të organizoheni pak më mirë dhe të mbani përgjegjësi për çdo hap. Nuk priten probleme sot. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

GAFORRJA

Sot do jeni shumë të ndjeshëm dhe të brishtë prandaj nuk do arrini të thoni përherë jo. Horoskopi i së nesërmes i këshillon Gaforret që të mos e injorojnë zërin e tyre të brendshëm. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të keqe, megjithatë do jeni shumë zemërmirë dhe do e lejoni partnerin të bëjë edhe disa gjëra të tepruara. Kujdes sepse nëse vazhdoni kështu një ditë ai do ju marrë nëpër këmbë. Ju beqarët më mirë mos mendoni të hidhni hapa sot sado mundësi të mira t’iu shfaqen. Yjet nuk e rekomandojnë këtë gjë. Në punë vërtet mund të vonoheni pak për të përmbyllur disa detyra, por askush nuk do ketë ankesa për cilësinë. Paratë do jenë të mjaftueshme për gjërat më të nevojshme.

LUANI

Saturni do ju nxitë të rrezikoni sot për të provuar aftësitë që keni. Horoskopi i së nesërmes e nxit Luanin të tregojë përmbajtje dhe qetësi: problemet janë të përkohshme dhe fati do t’ju buzëqeshë akoma. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni asnjë moment së provuari gjëra të rreja. Partneri do ju bëjë disa propozime të çmendura dhe ju do i pranoni pa u menduar dy herë. Pasditja do jetë flakëruese. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do bëni gjithçka që të ndryshoni statusin. Edhe mund t’ia dilni, por duke nëpërkëmbur disa parime bazë. Në punë mund të bëheni edhe me nerva në rastet kur gjërat nuk do ju ecin si duhet. Kujdes mos veproni me inat sepse do gaboni rëndë. Financat do dobësohen sepse do jeni të fiksuar pas shpenzimeve edhe për gjëra pa lidhje.

VIRGJËRESHA

Horoskopi për nesër e këshillon Virgjëreshën të jetë i durueshëm. Edhe nëse përballeni me rrethana të paparashikuara, nuk duhet të supozoni më të keqen nga të gjitha opsionet e mundshme. Sepse, sot do keni aftësinë të rrëzoni çdo pengesë që do ju dalë dhe do arrini atje ku dëshironi. Nëse keni një lidhje asgjë nuk do arrijë ta prishë harmoninë tuaj, përkundrazi në mbrëmje do ndiheni vërtet si nëpër ëndrra. Partneri do ndihet më i sigurt se më parë dhe do ju bëjë një surprizë që do ju lërë me gojë hapur. Ju beqarët do keni disa njohje, por ka mundësi te vendosni të prisni edhe pak kohë për të filluar një histori. Në punë do keni disa takime me shefat dhe do merrni vesh disa të reja interesante. Paratë nuk do jenë ende të shumta, por përmirësimi sapo ka filluar.

PESHORJA

Sot do jeni në humor shumë të mirë, do mundoheni t’i bëni më të lehta situatat e ndërlikuara dhe do i mbani pranë ata që doni me të vërtetë. horoskopi i kujton Peshores se ngjarjet mund të zhvillohen sipas një skenari të paparashikueshëm. Prandaj, lini çdo shpresë për të ndikuar disi në atë që po ndodh, thjesht shkoni me rrjedhën e jetës. Nëse keni një lidhje nuk do ju shkojë aspak nëpër mend tradhtia dhe as nuk do tundoheni nga disa persona. Për ju është themelore forcimi i marrëdhënies dhe zgjidhje e problemeve të vogla. Nëse jeni ende beqarë më mirë shmangni krijimin e lidhjes sepse personat që do njihni sot mund t’iu lëndojnë. Sipas Horoskopit në punë askush nuk do ua ndalë vrullin për të ecur përpara. Sot mund të merrni edhe disa vendime. Në planin financiar mos prisni t’iu bien para nga qielli, por menaxhoni si duhet ato që keni.

AKREPI

Sot do jeni shumë optimistë dhe do mendoni përherë se çdo problem e ka një zgjidhje. Nëse keni një lidhje, në orët e para të mëngjesit mund të jeni paksa konfuzë, por duke folur me partnerin, duke shprehur mendimet, ndjenjat dhe brengat do arrini të gjeni një zgjidhje. Ju beqarët do merrni disa shkëndija se edhe ai që pëlqeni ka filluar të ndiejë për ju dhe kjo do ju gëzojë pamasë. Në punë do keni disa divergjenca mendimesh me kolegët, por deri në fund të ditës do arrini ta përfundoni edhe vetë atë që keni nisur. Sido që të jetë mirë është të mos mani mëri. Me shpenzimet do e lëshoni dorën pak më shumë sesa duhet.

SHIGJETARI

Për Shigjetarin, horoskopi i së nesërmes ofron një akordim pozitiv: ndryshimet nuk duhet të pranohen me armiqësi. Ndoshta jo gjithçka që ndodh nesër do t’ju sjellë gëzim, por edhe një përvojë negative mund të jetë e dobishme. Sepse ju do e keni të vështirë të veçoni të mirën nga e keqja. Nëse keni një lidhje do jeni shumë xhelozë për partnerin dhe kjo do ju pengojë të dashuroheni lirshëm me të. Përherë do keni hijen e dyshimit. Ju beqarët do keni një takim gjatë ditës, por e mira është të mos hidhni hapa. Personi që do ju afrohet nuk do jetë shumë i sinqertë. Në punë nuk do keni performanca shumë të mira dhe gabimet do jenë të njëpasnjëshme. As me shpenzimet nuk do bëni kujdes dhe situata do ju përkeqësohet jashtëzakonisht.

BRICJAPI

Sot do tundoheni nga eksperiencat e reja, por mirë është që t’i vini vetes disa kufij në mënyrë që të mos bëni gabime. Nëse keni një lidhje gjërat do ju ecin mirë. Partneri juaj do e adhurojë optimizmin që keni dhe do ju dashurojë pa kushte. Çastet e lumtura do mbizotërojnë gjithë kohës. Sipas Horoskopit ju beqarët do jeni të gatshëm për të filluar romanca pa u menduar gjatë nëse ato do zgjasin apo jo. Në punë do jeni të motivuar, energjikë dhe të pandalshëm. Askush nuk do ua kalojë dhe do i arrini të gjitha synimet që keni pasur. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, por as e shkëlqyer.

UJORI

Dielli dhe Mërkuri do bëhen bashkë sot dhe do ju vënë përpara zgjedhjeve. Nëse keni një lidhje dashurie dhe kohët e fundit gjërat nuk ju kanë ecur si duhet, më mirë jepini fund gjithckaje sesa të vuani të dyja palët. Nëse gjërat deri më sot ju kanë ecur mirë mund të mendoni t’i çoni edhe më tej. Ju beqarët do ndihmoheni nga planeti Mars dhe do arrini t’ia shprehni ndjenjat dikujt. Për një përgjigje duhet të prisni pak ditë. Në punë do bëni përpjekje të konsiderueshme dhe nuk do mposhteni as përpara sfidave të vështira. Për ju sado të ndërlikuara të jenë gjërat, asgjë nuk është e pamundur. Problemet financiare do filloni t’i rregulloni pak nga pak.

PESHQIT

Gjatë ditës së sotme do jeni më të vëmendshëm dhe më të përkushtuar për çështjet personale sesa për punën dhe për ata që ju rrethojnë, Horoskopi për nesër i këshillon Peshqit të jenë të përgatitur për çdo surprizë. Nëse keni një lidhje mundohuni t’i zgjidhni sa më parë problemet që keni pasur dhe të mos shtyni asgjë për nesër pasi situata mundet të rëndohet. Ju beqarët do keni njohje, por asnjëra nuk do ju duket e përshtatshme. Për të mos u lënduar, më mirë lërini këto mundësi të ikin dhe prisni më të mira. Për punën do jetë një ditë shumë e qetë. Nuk do ketë as vështirësi serioze, por as ndonjë arritje për t’u veçuar. Financat mund të përmirësohen pas fitimit të një lotarie.

5 mijë eυro fiton kush njeh ρersonin në FOTO

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, në një pikë këmbimi valutor.

Policia e Tiranës thotë se jep 5 mijë euro për personin që mund të identifikojë grabitësin.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

I maskυαr dhe me ρistoletë lodër, ρυblikohet momenti kur autori ρërleshet me klientin në pikën e këmbimit valutor, e godet dhe i merr paratë!

Një pikë këmbimi valutor është grabitur në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 20:10, në Kombinat, një person i veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor, dhe më pas është larguar. Në pamjet e Report tv shihet kur autori përleshet me klientin të cilin e ka goditur me armë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Deri më tani policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorin i cili nëpërmjet një pistolete lodër, mori shumën e parave dhe është larguar.

Në pamundësi për të identifikuar autorin, autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve duke ofruar një shpërblim prej 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

RonaΙdo Sharka ka gisht në ‘ndαrjen’ e Luizit dhe Kiarës? Ja çfarë thotë moderatori

Pas veprimit të ‘papritur’ të Kiarës, ku hoqi çdo postim me partnerin e saj, Luizin, dhe i bëri ‘unfollow’, në rrjet është krijuar një ‘rrëmujë’ dhe një mori komentesh kanë ardhur prej fansave të tyre.

Në rrjet flitet se moderatorja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Ronaldo Sharkës ‘Mos i Bjer me Top’. Dyshohet se ajo është ‘detyruar’ nga Ronaldo të fshijë çdo gjurmë të Luizit në profilin e saj.

Gjithashtu një reagim ka ardhur dhe nga vetë Ronaldo ku nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ flet për një personazh tepër interesant që do të jetë e ftuar në emisionin ‘Mos i Bjer me Top’, gjë kjo që ka shtuar më shumë dyshimet se mund të jetë Kiara.

Nuk dihet sesa e vërtetë është apo nëse mes çiftit ka ndodhur realisht një ‘krisje’ por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

Presim të kemi një reagim prej protagonistëve.

Zbυlim tronditës, një grua jeton 5 vjet me kυfomën e vëllait të υdekur nën një pirg ρlehrash

Në një rast që ka tronditur Australinë, një grua jetoi me trupin e pajetë të vëllait të saj gati pesë vjet në një shtëpi të mbushur me minj, në një nga periferitë më të pasura të Viktorias.

U bënë ankesa të shumta për gruan rreth 70 vjeçe që duket të jetë e sëmurë mendërisht, një grumbulluese e njohur që mbante grumbuj mbeturinash brenda dhe rreth njësisë së saj të banimit, raporton noa.al.

Vëllai i saj u zhduk disa vite më parë, por kur gruaja u arrestua për një çështje pa lidhje, në banesë u ushtrua kontroll ku u bë zbulimi shtangës.

Specialistët e mjekësisë ligjore me kostume të rrezikut biologjik morën atë që kishte mbetur nga burri i vdekur.

Newtown konsiderohet si një nga lagjet më të pasura në Geelong.

Çmimi mesatar i banesave aktualisht qëndron në 1.1 milion dollarë.

Banorët në rrugën Russell të Newtown-it e përshkruan njësinë si një “shtëpi tmerresh”.

Fqinja Nicole Stratton tha: “Kishte gjithmonë një erë, por ne thjesht menduam se ishin grumbujt e mbeturinave”.

Shkaku i vdekjes së burrit nuk është bërë publik dhe mjekësia ligjore po heton.