Flamυri shqiptar në kangjellat e oborrit bëhet ρroblem në shkollën greke, si u ngritën ‘në protestë’ nxënësit dhe ρrindërit

Një ‘incident’, sipas mediave greke, ka ndodhur në një shkollë në Argallasti në Pelion të Greqisë mëngjesin e djeshëm.

Një nxënës i kësaj shkolle ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit dhe ky akt i tij ka shkaktuar reagimin e shokëve të klasës. Disa nxënës e çuan te drejtori i shkollës, ndërkohë reagime të shumta ka pasur dhe nga prindërit, të cilët janë njoftuar për ngjarjen.

Dje është mbledhur këshilli i shkollës nën kryesimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, z.Sokratis Savelidis. Sipas informacioneve, nxënësi është shprehur se është penduar për veprimin e tij, nuk ka dashur të ofendojë simbolin e vendit dhe gjithçka është bërë me shaka.
(BalkanWeb)

‘Çmendet’ i riu/ Merr aυtomatikun dhe hap zjarr ndaj makinaυe në aυtostradë, raportohet për të plagosur

Të paktën gjashtë persona u plagosën në një sulm nga një person i armatosur në një autostradë në periferi të Jerusalemit.

Ngjarja ndodhi pranë vendbanimit hebre Maale Adumim, njoftoi shërbimi i ndihmës së parë izraelite.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shtoi agjencia.

Sipas kanalit televiziv shtetëror izraelit Kan, autori i sulmit është “neutralizuar”, ndërsa nuk dihet nëse është vrarë apo është arrestuar.

Imami i Tiranës: Një çift duhet të ketë minimaΙisht 6 fëmijë, mirë do jetë 10, shυmë mirë 12(Video)

Ιmami Ahmed Kalaja, është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Ai iu jep përgjigje, pyetjeve të ndryshme të ndjekësve të tij. Së fundmi, një prej tyre e ka pyetur se sa fëmijë duhet të bëjnë.

Në përgjigjen e tij, Kalaja thotë se minimalisht, një çift duhet të bëjë 6 fëmijë. 10 fëmijë, sipas tij, do të ishte mirë, ndërsa 12 fëmijë do të ishte shumë mirë.

Video Player

Si regjistroheshin shqiρtαrët në 1400-ën…

Regjistri i sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431 është një regjistër kadastral osman i cili i përket gjysmës së parë të shek. XV dhe mbart të dhëna shumë të rëndësishme për toponiminë, demografinë, ekonominë dhe elementin shoqëror të një pjese të rëndësishme të hapësirës shqiptare gjatë kësaj periudhe.

Por, rëndësia e tij e tejkalon historinë e shqiptarëve duke u cilësuar si regjistri më i hershëm i të gjithë hapësirës osmane i zbuluar deri më sot dhe për shumë dekada ka qenë një burim i dorës së parë për të gjithë historianët dhe osmanologët në mbarë botën. Regjistri në fjalë është gjetur nën titullin “Arvanya Sancağının hâs defteri” në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Kryeministrisë në Stamboll për tu përgatitur për botim me titullin “Sûret-i defter-i sancak-i Arvanid” nga osmanologu Halil Inalcik në vitin 1954.

Në aspektin fizik, versioni origjinal i këtij defteri ka përmasat 11:29 cm dhe përbëhet nga 151 fletë, prej të cilave 9 janë boshe. Data e përpilimit të këtij defteri i përket vitit 835 të kalendarit Hixhri i cili përkon me vitet 1431-32. Shënimet që gjenden në cepat e fletëve deri në atë të 45-tën janë dëmtuar e kanë humbur. Përveç këtyre, pjesa tjetër është e lexueshme. Pjesët e dëmtuara në përgatitjen që kemi bërë për botim i kemi treguar si (…). Në anën e mesit të fletës ku fillonte çdo njësi administrative ishin vendosur penj të ngjyrave të ndryshme të cilat mundësonin përdorimin me lehtësi të defterit. (në fletën 23 vërehet pjesa e perit që mbetet brenda fletës). Letra e përdorur është letër filigrani europiane që mbart shenjën e gërshërës dhe kurorës. Për shkrim është përdorur bojë e zezë. Është shkruar me llojin e shkrimit kaligrafik tevki, shkrim me të cilin sipas Inalcik janë përpiluar thuajse të gjithë defterët e shek. XV.

Cilat ishin shkaqet që e bënin të nevojshëm një regjistrim të përgjithshëm të Shqipërisë në vitin 1431?

E dimë se një pushtim i ri bënte të nevojshëm edhe një regjistrim, gjithashtu. Nga ana tjetër, regjistrimet e kryera herë pas here janë të formës së një inspektimi i të ardhurave të shtetit dhe të gjendjes së atyre që i posedonin këto timare. Nisur nga shënimet dhe hyrjet e defterëve, shkaqet e përpilimit të një defteri të ri mund të përmblidhen në këto pika: ardhja në fron e një Sulltani të ri, ndryshimet e përgjithshme që ndodhnin me kalimin e kohës, evidentimi i shtimit ose pakësimit të taksave, rregullime apo ndryshime, dhe më e rëndësishmja, regjistrimi i atyre të ardhurave që kishin mbetur jashtë defterit. Regjistrimet mund të ishin të pjesshme dhe për një zonë të caktuar, ashtu siç mund të ishin edhe të përgjithshme e të përfshinin të gjithë vendin.

Si kryhej regjistrimi? Regjistrimi bëhej nga një inspektor i dërguar prej qendrës me kompetenca të plota për të cilin përdorej termi Emin. Emini së bashku me funksionarët e tjerë të zonës ku do të kryente regjistrimin shëtiste në terren duke i inspektuar dhe regjistruar në vend të gjitha të ardhurat e njerëzit e zonës apo timarit në fjalë. Në përfundim të inspektimit ai i jepte çdo timarliu një vërtetim që i njihte pronën dhe rajatë që kishte në timarin e tij. Çdo posedues timari merrte nga Emini një shkresë e cila tregonte timarin e ri dhe me këtë shkresë të Eminit ai shkonte në qendër për të marrë një Berât të ri nga Sulltani.

Defteri i përmbledhur hidhet në letër të pastër dhe kështu i paraqitet Sulltanit i cili e aprovon atë me hatt-i humayun dhe pasi vuloset paraqitet në defterhane për t’u ruajtur. Kështu, kjo shkresë mbetej në fuqi deri në një regjistrim të ri. Sipas këtij defteri themeltar, kopjet që i jepen bejlerbeut ose kryellogarisë përmenden si suret-i defter. Në këtë kontekst, defteri i Arvanidit që kemi në dorë është një suret ose kopje i defterit të përmbledhur. Në hyrjen e defterit është shënuar se defteri është një “suret”. Nga shënimet anësore dallohet se ky defter ishte ajo që gjendej pranë bejlerbeut të Rumelisë.

Hapësira gjeografike që përfshihet në këtë regjistin e Arvanidit nis nga Kruja për të vijuar në Jug deri në Thesproti dhe në qendër ka Gjirokastrën ku ndodhej edhe selia e sanxhakbeut. Në defter, për Gjirokastrën vërejmë se është përdorur edhe emri vilâyet-i Zenebiş, emërtim që lidhej me praktikën osmane sipas të cilës ato e emërtonin një vend me emrin e zotëruesve të asaj zone. Pra, të Zenebishëve. Njësitë administrative të marra në regjistrim përfshijnë Gjirokastrën, Sopotin, Këlcyrën, Kaninën, Beratin, Tomorricën, Skraparin, Pavlo Kurtikun, Çartallosin dhe Krujën. Parë nga ky aspekt, regjistri na jep të dhëna interesante lidhur me këto vendbanime, emrat e fshatrave dhe popullsinë e tyre gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, në regjistër vërehen fshatrat e zbrazura apo të shkatërruara, zona të reja që popullohen rishtas apo edhe zona që kanë qenë të rrënuara por që me kalimin e kohës janë gjallëruar. Madje, nga numri i shtëpive që janë regjistruar është e mundur të jepet edhe një numër i përafërt i popullsisë së këtyre zonave ku duhet thënë se edhe në këtë drejtim ka patur studime të vyera nga studiues të ndryshëm ku mund të veçohet bizantinologu austriak Johanes Koder i cili duke u nisur nga të dhënat që jep regjistri është munduar të paraqesë një numër të përafërt të popullsisë së këtij sanxhaku të kësaj kohe.

Duhet theksuar fakti se thelbi i regjistrimit në fjalë mbetet karakteri ekonomik, pra ishte formuluar për të ndarë në formë timaresh zonat e pushtuara dhe përllogariste shumën e taksave që vilej nga secili timar. Në këtë kontekst, e gjithë hapësira e këtij sanxhaku të marrë në regjistrim rezulton të jetë e ndarë në një numër të përgjithshëm prej 335 timaresh. Sigurisht që timaret më të mëdha u përkisnin shtresave drejtuese. Për shembull subashi i Beratit, Adllu Beu vërejmë se zotëronte një timar të madh me të ardhura që i kalonin 50 mijë akçe. Për këtë arsye edhe radhitja e timarëve të shënuara në regjistër fillonte nga ai që kishte timarin me të ardhura më të mëdha, pra sanxhakbeu. Më pas vijnë subashi e seraskeri. Këto ndiqen nga timarlinjtë ku në krye janë shënuar ata me timaret më të mëdha. Më poshtë vijnë myselemët dhe vojnukët. Nga të dhënat e pasqyruara në timaret e regjistrit, studiuesi e ka të lehtë të përfytyrojë gjendjen ekonomike të viseve shqiptare në fillim të shek. XV, fill pas pushtimit osman, mënyrën nga vinin të ardhurat e timareve si dhe taksat që vileshin në këtë periudhë.

Në aspektin ekonomik, nga regjistri vërejmë se të ardhurat kryesore të timareve të këtij sanxhakut kryesisht vinin nga bujqësia. Kjo vërtetohet edhe nga taksat e shumta që vileshin siç ishin ato të baxhit, (otlak) kullotave, dimërimit, e derrave dhe shumë të tjera që lidheshin në mënyrë të drejpërdrejtë me bujqësinë. Po ashtu, çmimet e bagëtive por edhe të prodhimeve bujqësore pasqyrohen bashkë me çmimet e tyre në këtë regjistër. Këto të dhëna i japin studiuesit mundësinë e krahasimit me indekset e çmimeve të po të njëjtave produkte në vende të tjera prej të cilave mund të përftohen të rezultate të rëndësishme sa i përket historisë ekonomike të kësaj hapësire gjatë gjysmës së parë të shek. XV.

Përveç të dhënave teknike që na paraqet regjistri i Arvanidit, ato çka tërheqin vëmendjen janë të dhënat historike, gjeografike e etnografike. Përmes faqeve të tij, studiuesi mund të konsultojë toponiminë dhe vazhdimësinë e shumë vendbanimeve gjeografike, shtrirjen e territoriale që zinte sanxhaku shqiptar por edhe ngjarje të rëndësishme historike të gjysmës së parë të shek. XV. Për shembull, historiani Inalcik aludon se pikërisht ky regjistrim ishte prej shkaqeve kryesore të kryengritjes së Gjergj Aranitit gjatë viteve 30 të këtij shekulli. Duke u mbështetur edhe Chalkokondyles i cili thotë se Araniti qe varfëruar shumë nga mësymjet turke, Inalcik mendon se Araniti u hodh në kryengritje vetëm pas regjistrimit i cili ia pakësonte pronat që ai kishte patur më herët.

Regjistri në fjalë mbart të dhëna të rëndësishme edhe për vetë heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun. Siç mësojmë nga shënimet e timareve nr. 314 dhe nr. 335 konstatojmë se shkresat apo ndarja e tokës të fshatrave e zonave të përmendura është kryer me urdhër të tij. Parë nga ky aspekt, të dhënat e këtij regjistri janë një burim i dorës së parë për studimin më në gjerësi të jetës dhe aktivitetit së Skënderbeut po të kemi parasysh faktin se pjesa më e madhe e jetës së tij para vitit 1443 mbetet ende me shumë të panjohura.

Regjistri në fjalë mbart rëndësi të veçantë edhe për aspekte të popullsisë dhe kulturës së zonave të përmendura në të ku veç të tjerash dëshmojmë edhe vazhdimësinë e shumë emrave njerëzish prej periudhës arbërore deri në ditët tona. Parë nga ky aspekt, kjo vepër e botuar tërheq edhe vëmendjen e gjuhëtarëve. Për shembull timari nr. 211 flet për timarin e Bardhit, i cili ishte i biri i Fatmirit. Në këtë kontekst, ekzistenca e një emri të përbërë siç është emri Fatmir tërheq vëmendje dhe kërkon studim si për vazhdimësinë e emrave të tillë por nxjerr në pah edhe zhvillimin e gjuhës shqipe në shek. XV.

Regjistri i sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431 është një burim i rëndësishëm edhe për historinë e qyteteve shqiptare të shek. XV. Duhet thënë se historiografia shqiptare paraqet mungesë studimesh për qytetin shqiptar si gjatë periudhës së Mesjetës ashtu edhe në kohët e mëvonshme. Defteri na jep të dhëna të sakta për këto qytete ku vërejmë se në vitin 1431 popullsia e këtyre qyteteve e kasabave bashkë me gjendjen e tyre ekonomike ishte shumë e kufizuar. Në qytetin e Gjirokastrës ku ndodhej edhe selia e sanxhakbeut vërejmë kishte 121 shtëpi, Himara 117, Sopoti 60, Klisura 100, Berati 175 shtëpi dhe secili thuajse kishte pamjen e një fshati të madh (fshati Labovë është 400 shtëpi).

Lidhur me përgatitjen për botim të këtij vëllimi lind nevoja të sqarohen disa elementë. Së pari, përkthimi i defterit nuk është bërë nga origjinali që është osmanisht por nga botimi që ka përgatitur studiuesi H. Inalcik. Teksti i regjistrit është përkthyer prej orientalistit të ndjerë Mykerem Janina në fund të viteve 60’.

Gjυha shqiρe njihet si Ιëndë e pavarur në sistemin shkollor të Hambυrgυt

Mësohet se gjuha shqipe u njoh për herë të parë si lëndë e pavarur shkollore me kualifikime mësimore dhe provim të dytë shtetëror si lëndë e tretë e pavarur në qytetin gjerman. Ky vendim shënon një pikë kthese në historinë e arsimit dhe kontribuon në diversitetin kulturor dhe njohjen gjuhësore, përcjell albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i ODA e.V. Hamburg – Organisation deutsch-albanischer Akademiker z. Muhamet Idrizi.

Deri në këtë moment, shqipja mund të ketë qenë e disponueshme në vende të tjera si gjuhë e huaj ose në një masë të kufizuar në kurrikulë, por jo në atë masë sa llogaritej si lëndë e pavarur me autorizim të plotë mësimor në profesionin e mësuesit.

Njohja e shqipes si lëndë e pavarur shkollore me kualifikime mësimore sjell me vete një sërë përparësish. Ajo lejon që gjuha dhe kultura shqiptare të integrohen në sistemet arsimore, duke ndihmuar në forcimin e identitetit kulturor të komuniteteve shqipfolëse dhe promovimin e diversitetit në arsim.

Gjithashtu, futja e shqipes si lëndë shkollore me kualifikim mësimor u ofron nxënësve mundësinë që të thellojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre në këtë fushë dhe më vonë të punojnë si kuadra të kualifikuar.

Kjo nga ana tjetër kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor, duke ofruar një gamë më të gjerë të mundësive të mësimdhënies dhe duke rritur diversitetin gjuhësor brenda fuqisë punëtore mësimdhënëse.

Hapi historik i vendosjes së shqipes si një lëndë e pavarur shkollore me kualifikime mësimore dërgon një mesazh të fortë njohjeje dhe vlerësimi për komunitetet shqipfolëse në mbarë botën. Ai nënvizon rëndësinë e gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe siguron që ato të përfaqësohen në mënyrë adekuate në institucionet arsimore.

Në përgjithësi, ky vendim historik ndihmon në promovimin e diversitetit në arsim, forcimin e identitetit kulturor dhe përmirësimin e njohjes gjuhësore. Është një moment historik në rrugën drejt një sistemi arsimor më gjithëpërfshirës dhe të larmishëm që respekton dhe mbështet nevojat dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve gjuhësore.

“Pas pesë vjetësh punë intensive, dua të falënderoj bashkëshorten time Vlora Grajçevci Idrizi dhe Alban Gashin për mbështetjen e drejtpërdrejtë. Dëshiroj të falënderoj edhe Liridon Mulliqin si mik dhe kontribuues nga Kosova, si dhe Akil Miftari si koleg dhe mik dhe kryetar i Këshillit të mësuesve KASH, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm për këtë rrugë në shumë takime shkëmbimi.

Dëshiroj të falënderoj edhe Ilir Seferin dhe Milazim Ukajn nga LAPSH në Bavari dhe Fondacionin BESA, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë fushë në vitet e fundit duke organizuar kurse trajnimi dhe duke dhënë kontribut. Mbështetja financiare është thelbësore për mbijetesën e këtij mësimi në Bavari.

Dëshiroj të falënderoj shumë dy koleget e mia Nadire Rexhepi dhe Ariola Mukaj për punën e tyre të madhe në nivel bazë dhe në praktikë, e cila nuk njihet sa duhet nga institucionet shtetërore në vendet e tyre, edhe pse është baza e gjithçkaje.

Nuk mund të kishte dhuratë më të mirë për mua dhe Republikën e Kosovës në 16-vjetorin e saj”, shkruan Idrizi në Facebook.

“Kυshtet që Skënderbeu i refυzonte Sυlltαn Mehmetit”

“Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan dhe Emir. Letrat, të përkthyera më poshtë në gjuhën shqipe, gjenden në faqet 302 – 305 të librit, të botuar në gjuhën frënge në vitin 1885 “Historia e Skënderbeut”.

Letra e Sulltan Mehmetit, 6 maj 1461

“Unë, Sovrani i madh, Emiri i madh, Sulltan Mehmet Beu, i biri i Sovranit dhe Emirit të madh, Sulltan Murat Beu-t, për Skënderbeun, princin e Shqiptarëve dhe të Epiriotëve, përshëndetje.

I shtrenjtë Skënderbe, nuk njoh miqësi më të përzemërt se sa ajo e intimitetit (familjaritetit) të gjatë ; sidomos kur ajo lind që në rini, si në rastin tonë, atëherë kur ti mbaheshe peng tek babai im, dhe kur të dy jetonim bashkë vëllazërisht.

Kështu, kur mendoj për gëzimet e ëmbla të fëmijërisë sonë, kur kujtoj shkelqësinë e shërbimeve tuaja, gjithçka që ti ke bërë për lavdinë e Pallatit Osman, për madhështinë e Perandorisë sonë, të të pres dhe të dëshmoj këtë mirënjohje më duket një detyrë e domosdoshme.

Asgjë nuk mund të më sjellë më shumë kënaqësi, marr Zotin për dëshmitar, se sa të ritakoj më në fund, për të kaluar ca kohë në praninë tënde.

Nëse disa prej trupave të mia i kanë lejuar vetes të pushtojnë tokat tuaja duke shkaktuar përleshje, i abdikoj ato ; ato kanë vepruar pa urdhërin tim, dhe fitoret tuaja, ndëshkim i drejtë ndaj guximit të tyre, nuk më kanë inatosur.

Le ti harrojmë këto dhe të kthehemi në marrëdhëniet tona të vjetra, ku një bashkim i shenjtë dhe paqësor na pajton përgjithmonë.

Pra, ja se cilat mund të jenë bazat e aleancës sonë, po ti paraqes, duke e ditur fare mirë se nuk i përket aspak atij që kërkon paqen të vendosë kushtet.

Së pari, unë kërkoj lejekalim në tokat tuaja për trupat e mia, që të shkojnë për të luftuar venedikasit ; së dyti, që ti të më japësh si peng, Gjonin, djalin tënd, i cili do të trajtohet si djali im ; së treti dhe së fundmi, që popujt tanë të tregtojnë lirisht mes tyre.

Në qoftë se ti pranon, eja të më takosh në sigurinë më të plotë : pritja do të jetë dinjitoze e rangut tuaj. Po, mbi besën dhe fjalën e sovranit, do të mbaj besnikërisht me ty një paqe të pacënueshme ; tashmë vendi yt nuk do të shqetësohet as nga armët e mia as nga dikush tjetër.

Për më shumë, në qoftë se ke pyetje apo dyshime për të sqaruar, mund ti drejtohesh me besimin më të plotë, Mustafait, të dërguarit tim.

Letër e shkruar në qytetin tonë perandorak të Konstandinopojës, më 6 maj të vitit 1461, vit sipas lindjes së Jezu Krishtit. »

Letra e Gjergj Kastriotit, 1 Qershor 1461 :

“Gjergj Kastrioti, i thirrur Skënderbe, princ i Epiriotëve dhe i Shqiptarëve, ushtar i Jezu Krishtit, për Mehmetin, sovranin e Turqve, përshëndetje.

Princ i dalluar, ne e kemi marrë letrën ku dallohen përshtypjet e miqësisë tënde. Të ndarë prej shumë kohësh nga njëri – tjetri, kjo miqësi reciproke, e thënë nga ti, ishte si e përgjumur, dhe ti dëshiron ta zgjosh atë nëpërmjet një aleance intime (të ngushtë).

E pranoj propozimin tënd me kënaqësi, por jo të gjitha kushtet.

Kështu, aleat dhe mik i venedikasve, nuk mundem, pa shkelur mbi betimin dhe dinjitetin tim, të të jap lejekalim për t’i sulmuar.

Përsa i përket dhënies peng të djalit tim, për ta pasur atë si nyje të një lidhje të re mes nesh, zemra e një babai dhe një nëne nuk mund të përballojë një sakrificë të tillë. Është fëmija i vetëm që Zoti na ka dhuruar, dhe është akoma i mitur ! Përveç kësaj, do t’i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk rritet me zakonet dhe fenë e vendit të tij.

Tani, mbetet çështja në lidhje me tregtinë e lirë mes dy vendeve ; këtë, i gjithë Këshilli im dhe unë, ne e mbështesim plotësisht, sepse të dy kombet gjejnë një përfitim të barabartë.

Ti më fton për vizitë, me besimin më të plotë, për të përforcuar mes palëve një miqësi prej kohësh në vuajtje : falenderime princ i shkëlqyer për mirësinë tënde. Fatkeqësisht për mua, ky udhëtim në Konstandinopojë, i cili më sjell ndër mend shumë kujtime, nuk është i mundur nga që përkujdesem për qeverinë time ; sepse po të vij, nuk mund të drejtoj si duhet këtë komb krenar shqiptar po aq të zjarrtë dhe të pathyeshëm, sa dhe të padurueshëm për pushim (paqe).

Por këtë vizitë e shtyjmë për një herë tjetër, do të mundohem kur të jetë e mundur”.

Ka ardhυr koha t’u kthejmë υendeve emrat origjinαΙë shqiρ! Ja disa shembuj…

Nga Dr. Nelson R. Çabej

Korpusi madhor i të dhënave që provojnë autoktoninë e banorëve të trojeve të sotme shqipfolëse janë makrotoponimet, emrat e qyteteve, lumenjve dhe maleve të këtyre trojeve. Tanimë është vërtetuar se emrat e të gjitha qyteteve (Arta, Nishi, Shkupi, Shtipi, Shkodra, Vlora, Lezha, Durrësi, Peqini, Qafa e Gjashtës, Dimali, Palokastra, Ballshi, Çamëria, Ulqini, Drishti, Finiqi, etj.), lumenjve (Drini, Drino, Mati, Erzeni, Ishmi, Vjosa, Buna, Shkumbini) dhe maleve (Tomor, Sharr, Pind), që dalin në burimet e lashta, kanë evoluar deri në format e sotme në bazë të ligjeve fonetike të shqipes e të asnjë gjuhe tjetër.

Vrojtimi i përgjithshëm rreth pranisë së shumë fshatrave me emra me prejardhje latine, greke ose turke, e sidomos sllave, është rrjedhim i thuajse 21 shekujve të sundimit dhe pranisë së administratave pushtuese. Por siç ka shpjeguar Eqrem Çabej1, fshatrat në Ballkan janë të reja e përgjithësisht të lëvizshme dhe nuk dalin thuajse fare në burimet lashta. Për këtë arsye, edhe vlera tyre në përcaktimin e etnicitetit të baorëve të trojeve shqiptare është e papërfillshme. Ndërkohë që prania e emrave të huaj të fshatrave është fakt, numri dhe përqindja e tyre është mbivlerësuar dhe sipas të dhënave të pabotuara ato përbëjnë rreth 20% të numrit të përgjithshëm të mikrotoponimeve shqiptare.

Nisma e kohëve të fundit e Bashkisë së Skraparit për shqipërimin e disa emrave të huaj të fshatrave është shprehje frymëzuese e një qëndrimi atdhetar që duhet përshëndetur. Ky shkrim është në vijim të kësaj nisme për të nxitur një diskutim më të gjerë dhe vjelur mendimet, idetë dhe propozimet e qytetarëve, historianëve dhe gjuhëtarëve për këtë çështje.

Zëvendësimi i emrave të vendbanimeve në trojet shqiptare është një problem serioz që nuk mund të lihet kurrsesi në dorën e bashkive të rretheve, qarqeve ose qarqeve, për shkak të kompetencës së pamjaftueshme. Kjo punë nuk është një aksion politik, por një kërkesë e momentit historik. Ajo duhet bërë mbi parime të shëndosha, historike, gjuhësore e kulturore dhe kërkon njohuri te thella të histories dhe gjuhësisë, dhe duhet bërë nga kolektiva specialistësh, të shkollave të larta dhe të institucioneve të specializuara të Akademisë së Shkencave.

Kjo punë mund të fillohej me zëvendësimin e atyre vendemrave të huaj të fshatrave që janë dokumentuar se kanë qenë shqip fillimisht, por në kohë të ndryshme, duke përfshirë kohët më të reja, janë zëvendësuar me emra të huaj.

Më poshtë po rendis vetëm disa shëmbuj emrash të tillë. Gjuhëtari rus Aleksander Selishçev2 na jep emrat e mëparshëm shqip të dy vendeve (Fushgjana dhe Plakonia) dhe format e tyre sllavisht që përdorim ne sot.

Velipoja – Sipas gjuhëtarit rus, ajo që quhet sot “Velipojë” është përkthim i emrit të vendit Fushgjanë, që përdorej në Shkodër deri nga shekulli XIX.

Starovë – fshat në rrethin e Pogradecit, më parë ka qënë quajtur Plakoni.

Zagoria – ende sot banorët e krahinës së Përmetit e quajnë këtë krahinë Prapamal dhe banorët e saj – prapamalas, ndërsa zyrtarisht krahina njihet me emrin Zagori, që është qartas përkthim i emrit shqip Prapamal gjatë sundimit bullgar ne Mesjetën e hershme/të mesme.

Palokastër një fshat në veri të Gjirokastrës. Në vitin 1835 udhëtari anglez Ëilliam Martin Leake3 e lokalizoi qytetin e lashtë epirot, Phanote (Φανότη) në rrethinat e Kardhiqit (Gjirokastër) dhe në vitin 1938 gjeografi gjerman Eugen Oberhummer e saktësoi në fshatin Palokastër ku zbuloi germadhat dhe kështjellën e qytetit lë lashtë epirot Phanote. Përbërësi i dytë i këtij emri – kastër, një greqizim i emrit latin castello (kështjellë), është shtuar dikur në mesjetë, siç provohet nga fakti që qyteti përmendet me emrin Phanote 4-5 shekuj para se të ndërtohej kështjella.

Me që ky emër qyteti epirot na vjen nga burime greke duhen mbajtur parasysh dy veçori të greqishtes së lashtë:

Së pari, Ph (φ) në greqishten e lashtë shqiptohej ph- dhe vetëm dikur pas shekullit X të erës sonë në greqishten e re, ajo filloi të shqiptohej si -f-,

Së dyti, zakonisht tingullin -p- të emrave të vendeve të huaja grekët e lashtë e shkruanin ph- (φ)4, që do të thotë se emri i qytetit mund të jetë shqiptuar *Panote nga “shqiptarët e Lashtësisë”.

Fakti që P- ja ballore nuk u ndrua në F- tregon se ky emër nuk ka kaluar nëpër gojën e grekëve. Po kështu ndrimi n>l, ka ndodhur vetëm në bazë të ligjeve të dialektit të krahinës së Gjirokastrës, siç ka ndodhur me fjalët nerënxë > lerënxë, Panormo> Palermo; Nevzat> Levzat, etj.), duke dhënë formën Palo me hiferezën e t-së fundore.

Gjirokastra – Në regjistrimin kadastral të vitit 1831 dhe në shënimet e Evlia Çelepisë (Evliya Çelebi, 1611-1682) në shekullin XVII, Gjirokastra del me emrin Ergjëri, emër që është ruajtur në folklorin e krahinës deri në shekulin XX, siç shihet nga poezia popullore kushtuar Kuvendit të Gjirokastrës të mbajtur në atë qytet në 23 korrik të vitit 1880:

“Kurvelesh e Gegërí,

U mblodhë në Ergjëri”

Forma Gjirokastër ka dalë nga emërtimi administrativ bizantin, Argyrokastro që del së pari në shekullin XIV te historian e perandori bizantin Kantakuzeni. Edhe pse nuk del në burimet e lashta, emri i qytetit Ergjëri rrjedh nga emri i nënfisit kaon të argjirinëve në Epirin e lashtë që banonte në atë rajon sipas Stefan Bizantinit5 në shekullin VI të erës sonë. Historiani gjerman Conrad Bursian (1830-1883) saktësoi se vendbanimi i argirinëve ishte lugina e lumit Drino6. Emri Ergjëri mund te ketë dalë nga nje formë e rikonstruktuar *Argyrion7, që regullisht do të jepte formën e dokumentuar Ergjëri, që është ruajtur deri në ditët tona. Nga ky emër, me etimologjizim popullor, ka dalë emri Mali i Gjerë (nga Mal i Ergjërit), që në hartën e Kiepert-it del edhe me emrin Ergjenik8. Edhe konsulli i përgjithshëm i Napoleon Buonapartit te Ali Pasha Tepelena, Pukëvili (1770-1838), flet per një mal Argenik, që fillon nga jugu i Tepelenës duke u shtrirë në drejtim të Gjirokastrës”9.

Saranda – ky është një emër i ri, që ka hyrë në përdorim pas pavarësisë së Shqipërisë. Deri në fillim të shekullit XX këtu kishte vetëm një port dhe barinj stinorë nga Labëria që vinin për të dimëruar bagëtitë, andaj quhej thjesht Skelë, me burim të afërt fjalën turqisht iskele10 – “port, gji deti”. Ndryshe quhej edhe “Skela e Delvinës “. Emri i lashtë i këtij qyteti ka qenë një emër ilir, Onchesmus (Onkesmus), që përmëndet për herë të parë nga shtetari dhe filozofi romak, Ciceroni11 dhe për herë të fundit përmendet në shekullin VI të erës sonë12. Duke zbatuar regullat fonetike të shqipes (humbja e zanores ballore të patheksuar, ndrimi q>gj dhe rënien e mbaresës –

us), emri i qytetit do të evoluonte në Gjashma, e cila, nëpërmjet etimologjizimit popullor (prirjes për t’i dhënë kuptim kësaj fjale “të pakuptimtë”) e quajti Qafa e Gjashtës qafën që të shpie në qytetin e zhdukur (Saranda e sotme), që nuk ruhej më në kujtesën e tij historike13.

Domosdova – Ky emër i fushës në afërsi të Prrenjasit është lidhur me emrin e lashtë të qytetit ilir Damastion, argjendi i të cilit përdorej për të prerë monedha argjendi edhe nga Korinthi. Sot në këtë zonë nuk ka miniera argjendi, por prania e argjendit në mineralet e kromit dhe të argjendit të bën të mendosh se ato duke u shfrytëzuar që nga lashtësia mund të jenë varfëruar ose shfrytëzuar plotësisht. Për shkak të tingëllimit të afërt, emri Domosdovë është lidhur me fjalën turke domuz “derr”, por kjo është e gabuar sepse emri Damastion del të paktën 15 shekuj para pushtimit osman të vendit tonë. Për arsye gjeografike dhe gjuhësore emri i fushës Domosdovë besohet të jetë forma e sotme e emrit të lashtë Damastion, me prapashtesën -ova14.

Drimadhes – një formë e greqizuar e emrit të fshatit Dhërmí, që tani ka filluar të përdoret në disa gazeta dhe media të tjera. Dhërmí është emri i vetëm me të cilin është njohur fshati nga banorët e zonës përreth dhe nga shqiptarët në përgjithësi. I vetmi shpjegim që është dhënë deri sot për prejardhjen e emrit të fshatit bazohet në një të dhënë që del nga Komentari i Luftës Civile i Jul Qezarit në shekullin I p.e.s. ku lidhur me fillimin e fushatës së tij kundër Pompeut në Ballkan, ai shkruan: “Të nesërmen ai arriti në shkëmbinjtë Keraune dhe në brigje shkëmbore të tjera të rrezikshme, me që e kuptonte se të gjitha portet ishin në dorën e kundërshtarit; ai zbriti trupat e tij në vendin e quajtur Palaeste (Palasa e sotme – N.R.Ç.), pa humbur asnjë anije”15. Në indeksin e këtij botimi lexojmë për “Germinët, një fis i asaj pjese të bregdetit të Epirit, ku janë malet Keraune. Në tokën e tyre arriti Cezari me 7 legjione”16.

Ndrimi g>dh, që ka ndodhur në emrin e fisit kaon të germinëve dhe në emrin e fshatit Dhërmi mund të ndodhte vetëm duke kaluar nëpër gojën e shqiptarëve, as të grekëve, as të latinëve, as të sllavëve.

Referencat

1.Çabej, E. (1958). Problemi i autoktonisë së shqiptarëvet në dritën e emravet të dëndeve. Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shk. shoq. Tiranë, 2, 54-62.

2. Селищев, А. (1931). Славянское Население в Албании. София (Slavianskoe naselenie v Albanjii.

3. Leake, W.M. (1835). Travels in Northern Greece. I. J. Rodëell, Neë Bond Street, London, f. 72-73.

4. Kretschmer, P. (1896). Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache. Vandenboeck and Ruprecht, Göttingen, f. 268.

5. Στέφανος Βυζάντιος, Εκ των Εθνικων Στεφανου κατ Επιτομην (Stephani Byzantii Ethnicorvm quae svpersvnt), Red. A. Meineke, Reimer, Berlin, 1849.

6. Bursian, C. (1862). Geographie der Griechenland. B.G. Teubner, Leipzig, f. 19.

7. Çabej, N.R. (2014). Vazhdimësi Iliro-Shqiptare në Emrat e Vendeve. Fan Noli, Tiranë, f. 102-106.

8. Kiepert, H. General-Karte von der europäischen Türkei: nach allen vorhandenen Originalkarten und itinerarischen Hülfsmitteln – bearbeitet und gezeichnet von Heinrich Kiepert. Internet: http://ëëë.lib.uchicago.edu/e/collections/maps/kiepert/G6800-1853-K5.html.

9. Pouqueville, F.C.H.L. (1820). Travels in Epirus, Albania, Macedonia, and Thessaly. R. Phillips and Co., London, f. 63.

10. Çabej, E. (2006). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes VII. Tiranë, p. 16.

11. M. Tullius Cicero, Letters to Atticus 7.2.

12. Hieroclis synecdemus et notitiae Graecae episcopatuum. Ed. T. Mommsen, Berlin, 1866.

13. Çabej, N.R. (2014). Vazhdimësi Iliro-Shqiptare në Emrat e Vendeve. Fan Noli, 96-101.

14. Çabej, N.R. (2014). Po aty, f. 78-82.

15. C. Iuli Caesaris Commentarii cum A. Hirti aliorumque supplementis. Libri 3, 6. Teubner, 1876, Lipsiae.“Postridie terram attigit Germiniorum. Saxa inter et alia loca periculosa quietam nactus stationem at portus omnes timens, quod teneri ab adversariis arbitrabantur, ad cum locum, qui appellabatur Palaeste, omnibus navibus ad unam incolumibus milites exposuit.”

16. C. Iuli Caesaris Commentarii cum A. Hirti aliorumque supplementis. Teubner, 1876, Lipsiae, p. 227 (në indeksin e librit).

Shekυlli i XV, dokυmente që tregojnë se gjuha shqiρe flitej në Itαlinë e sotme

Dokumenti “Salento Albania” në atlasin Pacelli (1803) e zotëruar në atë kohë nga Giuseppe Gigli dhe e verdha e një shënimi postuar më 26/02/2018 nga “fondazioneterradotrant” tregon se gjuha shqipe në Italinë e sotme është folur që me luftrat e Piros së Epirit kundër Romakëve , dhe jo vetëm mbas dyndjeve Arbërore në shekullin e 15 .

Nga Armando Polito

Në anët e Salento Atlas Giuseppe Pacelli (1763-1811) dhe Giuseppe Gigli (1862-1921) në dy imazhe të marra, përkatësisht, nga: Elio Dimitri, Un erudito Manduriano, Barbieri, Manduria, 1993 dhe GB Arnò, Manduria dhe Manduriani , Shtypshkronja Salento, Lecce, 1943.

Ndër qytetet, të cilat përbëjnë Dioqezën e Tarantos, ka disa, në të cilat banorët, përveç gjuhës në të gjithë Provincën e përbashkët, flasin gjuhën shqipe mes tyre, për të cilën Titulli i është dhënë kësaj harte të “Albania Sallentina”. Tani ekzistojnë gjashtë vende me gjuhë shqipe, përkatësisht San Crispiere, Faggiano, Rocca Forzata, San Martino, Monteparano dhe San Marzano.

Qyteti i Tarantos, kur ishte Republikë në kohën e Magna Graecia, ishte aq i famshëm për lavdinë e krahëve të tij, sa jo vetëm me trupat aleate të Lucani, Bruzi, Sanniti, Messapi dhe Sallentini të vendosur për Romakët, pushtimet e të cilëve ai arrestoi vazhdimisht dhe u pajtua: por ai gjithashtu kishte siguruar ndihmë ushtarake për të huajt, si për Epirotët në pushtimin e Maqedonisë, dhe të ishullit të Corcira dhe për Lacedaemonians kundër Athinasve.

Sidoqoftë, Roma, të cilën vetë pengesat i bënë më të forta, pasi eliminuan ose shkatërruan plotësisht ushtritë e njërës apo tjetrës së Provincave fqinje, ose nëse u shoqëruan, shkatërruan plotësisht për perandorinë e të gjithë Italisë.; dhe republikat fqinje të qyteteve italo-greke, pavarësisht nga fakti se kishin në tokë ushtri shumë të fuqishme tokësore dhe detare, e kuptuan herët, se herët a vonë do të ishte edhe radha e tyre. për të drejtuar të njëjtin fat.

Në fakt, nuk vonoi shumë dhe Ushtria Tarantino dhe Aleatët nuk ishin më në gjendje t’u kundërviheshin vetëm Romakëve dhe u detyruan t’u drejtoheshin forcave të këtyre të fundit, të cilëve më parë u kishin dhënë ndihmën e tyre. Prandaj ata ftuan Pirron, mbretin e Epirit, i cili me Epirotët e tij fluturoi në ndihmë të Tarantos kundër Romakëve. Aventurat e kësaj zbritjeje të Pirros në Itali tregojnë Historinë, së cilës unë i referohem Lexuesit. Tani më duket një delir mendimi i disave, të cilët pretendojnë se ua atribuojnë njerëzve, të cilët sollën me vete Pirron për shpëtimin e Tarantos, origjinën e vendeve për të cilat flasim dhe gjuhën e tyre shqipe. Ata nuk mburren me një antikitet kaq të mrekullueshëm dhe janë me origjinë shumë më të vonë, surti në kohë të hershme. Për shqiptarët e tjerë, sidoqoftë më afër nesh, dhe jo atyre të udhëhequr nga Pirro, futja e gjuhës së tyre midis nesh është e duhur.

Shumë pajtohen se gjuha shqipe u fut në Mbretëri pas mesit të shekullit XV, me ardhjen e Mbretit të famshëm të Shqipërisë Gjiergj Kastrioti në Pulia, me emrin Skënderbeu, për të ndihmuar Mbretin tonë Ferdinand të ‘Aragona, të rrethuar brenda qyteti i Barit, dhe nga i cili më pas ai dha disa qytete si një dhuratë për ndihmën e dhënë, dhe ndër të tjera qytetin e Tranit. Dhe vendasit e Shqipërisë sonë Sallentina në atë kohë raportuan prezantimin e kësaj gjuhe mes tyre. Unë nuk dua të luftoj me ta; por nuk gjej kujtime dhe as nuk e di se çfarë marrëdhënie kishin Skënderbeu ose njerëzit e holluar ndonjëherë me vendet e tyre, as me shtetin e Tarantos, atëherë i zotëruar nga Gio. Antonio del Balzo, në mënyrë që për shkak të afërsisë të mund të të thuhet se shqiptarët e Skënderbeut kanë qenë në gjendje të fole në këto vende. Nëse nuk mendoj keq, më tepër besoj se futja e gjuhës shqipe në këto vende duhet t’i atribuohet ardhjes së dytë në Mbretërinë e Shqiptarëve, e cila ndodhi pak më pak se një shekull më vonë, dhe konkretisht në 1530, kur për të shpëtuar nga tirania Turke shumë fisnikë dhe familje të pasura që braktisin atdheun, nga Shqipëria në Pulia.

Shqiptari i lë të gjithë me gisht në gojë/ Komshiu më ka q… Iopën

Një burrë nga Vaqarri i ka çuditur of icerët e po licisë me kall.ëzimin e tij, ku dhe pretendon se nga sha.rjet me zë të lartë, u preket morali si familje.

Den oncimi sipas burimeve të gazetës Si u regjistrua në komi sariatin e Vorës dhe është një ankesë ndaj një të moshuari që ka në pronësi një

stallë lopësh, të cilat sipas den oncuesit i sh.an dhe i of.endon me fjalë të pista.

Burimet e gazetës Si tregojnë se S. P, mosha 62 vjeç banues në fshatin Marqinet 2 u paraqit i

shqetësuar në komis ariat dhe kërkoi takim me oficerin, që nga ana e tij nuk hezitoi të shkruajë gjithçka dëgjonte nga ata tjetër e tryezës së zyrës.

“Fqinji ka një stallë lopësh, ai jo vetëm na prish ajrin çdo ditë, por shkakton zhurmë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 22.00 gjatë bluarjes së misrit.

52-vjeçari thekson: Na është bërë jeta e padurueshme, ai bërtet me zë të lartë në stallë, duke sh.arë me fjalë të rënda lopët, ky fjalor nuk është i

përshtatshëm për moralin tonë, si tek djemtë tanë edhe tek vajzat, pasi ai fjalor nuk përdoret në shtëpinë time.

“K*rva, dilni nga ύrimat, Ιeρurushe”/ Studentët djem thirrje në kor kundër υ.αjzave

Prokurorët spanjollë po hetojnë një grup studentësh meshkuj të universitetit Compultense, që janë filmuar duke brohoritur fjalë abuzuese mizogjene ndaj studenteve femra në Madrid.

Videot tregojnë studentët duke thirrur nga dritaret e një godine studentore për meshkuj, drejtuar godinës studentore për femra përballë.

“K*rva, dilni nga vrimat, lepurushe, ju jeni një grup k*rvash nimfomane”, janë fjalët që dëgjohen nga një student.

Më pas, në një lëvizje koreografike, bashkëstudentët nëpër ndërtesën e Kryetarit të Bashkisë Kolegio, Elías Ahuja, hapën dritaret e tyre dhe filluan të bërtasin dhe të bëjnë zhurmë kafshësh.

Ndërsa videoja e të dielës mbrëma e studentëve nga Universiteti Complutense u bë virale, pati një reagim të menjëhershëm nga politikanët në të gjithë spektrin.

“Ne nuk mund t’i tolerojmë këto sjellje që gjenerojnë urrejtje dhe sulmojnë gratë,” postoi kryeministri spanjoll Pedro Sánchez në Twitter. “Është veçanërisht e dhimbshme të shohësh se ata që janë përfshirë janë të rinj.”

Udhëheqësi i Partisë Popullore të opozitës konservatore, Alberto Núñez Feijóo, i bëri thirrje shoqërisë “të ndalojë me këto qëndrime të patolerueshme seksiste”.

Prokurori publik i Madridit ka hapur një hetim për të vendosur nëse incidenti përbën një krim urrejtjeje.