Grimieri i njohur SHOKON me dekΙaratën: Meritoni më kërkonte 4-she në hoteΙ… (Foto)

Make-up artisti i njohur Dario Doka ka lëshuar disa deklarata “bombastike” në profilin e tij në Instagram, duke sulmuar banorin e Big Brother Vip Albania 3, Meriton Mjekiqi.

Në disa postime të njëpasnjëshme Dario e ka quajtur Meritonin “shpifësirë”, “injorant” dhe “burracak”, ndër disa nga fjalët që mund të përmenden.

Nuk dihet se çfarë “acarimi” ka pasur grimieri me Meritonin, të cilin ai thotë se e njeh më herët, madje pretendon edhe se në një moment i ka kërkuar marrëdhënie me 4 persona në hotel.

“Shpifsirë, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, shkruan Dario ndër të tjera në Instagramin e tij.

Më tej, ai ka sulmuar edhe Bardhin, si dhe nuk ka ngurruar të komentojë gjerë e gjatë të gjithë banorët e tjerë, po me një sens të përgjithshëm negativ.

Dalin në dritë detaje të bυjshme nga υrasja e Liridona Ademajt, gazetari i njohur ngre dyshime të forta: Babai i Murselit ndërroi banesën dhe pronësinë e makinave një muaj para ngjarjes

Gazetari Ervin Dushi ka rrëfyer detaje të tjera në emisionin “Jetë Shqiptare” mbi vrasjen e Liridona Ademit vitin e kaluar në Kosovë.

Duke folur nga Suedia, Dushi theksoi se para se të ndodhte vrasja janë vërejtur shqetësimet në mënyrën se si është sjellë Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Sipas Dushit, këto janë detaje tregojnë se Naimi ka qenë o pjesë e një gracke ose pjesë e një plani të thurur për të fshehur diçka të madhe.

“Nëse i referohemi edhe atyre bashkëbisedimeve që patën rrjedhur jashtë kamerës, duket qartë që kjo histori ka një mister aq të madh sa vetë Naimi mund të ketë qenë o pjesë e një gracke ose mund të jetë pjesë e një plani të thurur për të fshehur diçka të madhe.

Nuk janë të paktë zërat që tregojnë shqetësimet e Naimit në periudhën e fundit, në reagimet e tij, në komunikimet e tij.

Njerëz që janë të afërt me familjen tregojnë sa do kudo atë ftohjen apo shqetësimin që diçka është duke ndodhur në familje. E theksoj se këto janë jo zyrtare dhe nuk mund t’i marrim për bazë këto. Duke ndenjur dhe duke komunikuar me njerëz, duket qartë ka diçka që duhet me u përgjigj”, u shpreh Dushi.

Gazetari solli në vëmendje disa detaje, kur theksoi se 1 muaj para ngjarjes së rëndë, i ati i Naimit Murselit, Shaban Murseli ka ndërruar vendbanimin dhe pronësinë e makinave.

Sipas Dushit, këto janë indicie që duhet të shërbejnë për prokurorinë për të thirrur të atin e Naim Murselit.

“E dyshimtë është lëvizja që ka bërë babai i Naimit. Një muaj para vrasjes, ai ka ndërruar adresën, ka kaluar te djali tjetër duke ndërruar shtëpinë. Ndërkohë që ka qenë në të njëjtën ndërtesë me ta, ka ndërruar vendbanim. Kjo ka qenë lehtësisht për t’u gjetur pasi në Suedi mund të klikosh dhe të gjesh çfarëdolloj informacioni dhe mund ta blesh online.

Ky si informacion është tentuar të futet te publikimet që mund të mos gjendeshin lehtë. Kjo ngre dyshimet. Shabani ka ndërruar një banesë në nëntor të vitit të kaluar më 11 nëntor 2023 dhe ka shkuar te fëmijët e tjerë. Ky detaj tregon se ky ka dhënë indicie për prokurorisë që të rithërrasin edhe një herë Shaban Murselin. Ky është një detaj pse pikërisht kjo lëvizje.

Gjithashtu ka pasur lëvizje të makinave, u janë lëvizur pronësia e makinave, duke kaluar nga pronësia e Shabanit te fëmijët. Për prokurorinë këto duhet të shërbejnë si detaje pse pikërisht 1 muaj para se të ndodhte ngjarja kanë ndodhur këto lëvizje të dyshimta”, ka theksuar gazetari Ervin Dushi.

Bota e errët taksive në Tiranë: Si taksistët shesin kokάinë dhe rrjeti i ρunonjësυe të s* ksίt (Video)

Kokaina po shpërndahet nëpër Shqipëri si kurrë më parë. Të gjesh kokainë në Tiranë është aq e lehtë sa të blesh cigare. ZËRI zbulon për herë të parë një rrjet taksish që shpërndajnë kokainë në kryeqytet.

“NARCO TAXI”, është një investigim mbresëlënës për fenomenin e panjohur që po ndodh në kryeqytetin shqiptar

Në dokumentar, i cili është fryt i një investigimi disamujor, faktohet me zë dhe me figurë, se si shoferët e taksive, të disa prej kompanive që operojnë në Tiranë, janë shndërruar në ndërmjetës të trafikut të kokainës.

Në bisedat me bashkëpunëtorët, taksistët zbulojnë se sigurimi dhe shitja e kokainës është një fenomen i zakonshëm, ndërsa nuk mungojnë as ofertat për punonjësit e seksit, duke treguar edhe emrat e hoteleve ku do ofrojnë shërbimet e tyre.

Në dokumentar shfaqen taksistët duke i siguruar bashkëpunëtorit, kokainën, kontaktet me shitësit, e madje dhe i ofrojnë hapësirën e brendshme të makinës për të konsumuar lëndën narkotike.

Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, taksistët konsumojnë edhe vetë kokainë, dhe më pas dalin në rrugët e kryeqytetit, duke u bërë burim aksidentesh apo ngjarjesh të tjera të rënda. /ZËRI

Video Player

Djali në gjendje të rënduar ρsikologjike sa herë shkonte te gjyshja, si Natasha dhe i biri shfrγtëzonin 10-vjeçarin për ρërfitime në Tik-Tok

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar në orët e para të mëngjesit Operacionin e Koduar Policor “Shoë”, duke prangosur nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, përkatësisht 67 dhe 44 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë në qytetin e Sarandës, ku jetojnë, në një nga hotelet e këtij qyteti, të cilin sipas informacioneve e menaxhojnë prej disa vitesh.

Këta dy shtetas akuzohen se kanë shfrytēzuar një të mitur 10-vjeç me qëllim përfitimin nga rrjeti social Tik Tok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese, ofenduese dhe banale.

Të dy shtetasit e arrestuar janë gjyshja dhe babai i të miturit, të cilët përveç nxjerrjes në Tik Tok të të miturit kanë hedhur Live prej muajsh edhe video ku shajnë, ofendojnë me fjalë banale dhe denigrojnë figurën e nënës së djalit.

Ka qenë kjo e fundit, shtetësja me iniciale E.A, ajo që ka kallzuar penalisht ish-bashkëshortin dhe ish-vjerrën e saj në muajin Dhjetor 2023, duke deklaruar se këta dy shtetas postonin në rrjetin social TikTok video ku shfaqej djali i saj i mitur 10-vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale.

Menjëherë pas kësaj,Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ka nisur hetimet me metoda proaktive, duke finalizuar në orët e para të mëngjesit arrestimin e tyre.

Konflikti mes denoncueses dhe ish-bashkëshortit e ish-vjehrrës së saj ka filluar 6-vjet më parë, kur nusja u divorcua dhe u larguar nga qyteti i Sarandës e u kthye të jetonte bashkë me djalin në shtëpinë e prindërve të saj në qytetin e Kuçovës.

Prej 6-vjetësh konfliktet mes dy familjeve dhe denoncimet e ndërsjellta kanë qenë të shumta.

Të shumta kanë qenë edhe përballjet e forta dhe me fjalë denigruese që ata kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit në disa emisione televizive.

Por ai që është dëmtuar në gjithë këtë histori është fëmija,g jendja psikologjike e të cilit është e rënduar.

Pas ndarjes së prindërve, ai dy herë në muaj shkon te babai dhe gjyshja në Sarandë dhe gjithë muajin gusht qëndron po atje, sipas vendimit të Gjykatës së Beratit pas ndarjes së prindërve.

Sipas burimeve policore, nëna çdo vit pas ardhjes së djalit nga pushimet e verës ka denoncuar faktin se djali kishte ndryshuar, përdorte fjalor agresiv me të dhe shokët dhe për këtë djali çdo vit është vlerësuar psikologjikisht nga psikologët.

Përpjekjet e nënës prej vitesh për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore babanë dhe gjyshen e djalit kanë qënë të kota, pasi djali ishte i mitur dhe nuk kishte prova të mjaftueshme ndaj tij, deri me sot kur ai dhe gjyshja e të miturit dolën hapur në rrjetin social Tik Tok, duke i mësuar fëmijës të shajë e ofendojë për të përfituar të ardhura prej tij por edhe duke sharë, ofenduar dhe denigruar figurën e nënës së djalit, mësuese në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “5 Tetori” në qytetin e Kuçovës.

KëshiΙΙtari i Xhaçkës arriti të zhυasë miliona euro, Klodiana Lala zbardh detajet e bυjshme: Ja si Amant Josifi mαshtroi mijëra gjermanë

Emisioni ‘Në shënjestër’, trajtoi këtë të mërkurë, dosjen gjermane të mashtrimit me call center, ku i përshirë del të jetë kompania e drejtuar nga gjeorgjiani me pasaportë izraelite Mikheil Biniashvili i njohur edhe me pseudonimin Mishka dhe Amant Josifi, dikur ish-këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ish-ortaku në biznes i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Nga ky mashtrim rezulton se janë zhvatur miliona euro nga llogaritë e mijëra qytetarëve në Evropë.

Mishka dhe Amant Josifi zhvendosën ushtrinë e tyre nga Shqipëria fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Lituani dhe Gjeorgji, ku vazhduan aktivitetin e tyre kriminal mashtrues. Irisa Puca, e njohur ndryshe si Irisa Stone, rezulton të jetë një person i rëndësishëm në grup, i cili është përgjegjës për sigurimin e biletave. Kontrolli i postës elektronike të saj tregon se Puca ka shërbyer në vende të ndryshme për llogari të Mishkës, duke zhvilluar softuerë që më pas janë përdorur për të mashtruar qytetarët në Evropë.

Nga kontrolli i emaileve të shtetases Irisa Puca, na rezulton se ky person është përgjegjës për sistemin e biletave, që përdoret edhe për platforma të tjera.
Në dëshminë e tij Eni/ Hysen Speci, thotë se ajo ka një lloj pozicioni si drejtuese ekipi.
Po kështu rezulton se Irisa Puca, ka një numër të madh grupesh në chat që i referohen sistemeve CRM, platformave te ndryshme, domeneve, adresave IP, etj. si dhe përmbajtje të tjera teknike në këtë kontekst.

Vetëm në llogaritë e SPOT MT, autoritetet gjermane mundën të gjenin miliona euro, të cilat mendohet se i përkasin qytetarëve evropianë të mashtruar nga kjo platformë. Ka pasur edhe platforma të ngjashme të krijuara nga ‘Milton Group’, falë bashkëpunimit të Amant Josifit dhe Biniashvilit.

‘Spot MT’ është një qendër thirrjesh (Call Centre), e regjistruar në QKR.
26. Gjatë vlerësimit të kësaj kompanie u arrit të zbulohej një llogari në emër të ‘Joshua Development LTD’, ku gjatë hetimeve në lidhje me ‘Capital Markets Banc’ edhe kjo një platformë mashtrimi, u sigurua se në këtë llogari rrjedhin afërsisht 16.9 milion euro.
Llogari, në të cilën mendohet se janë mbledhur paratë e personave të dëmtuar.
Ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2018, po për llogari të ‘Spot MT’, me anë të transaksioneve të ndryshme, mendohet se janë futur gati 1.9 milion euro.

Duke u bazuar në gjetjet e skuadrës së përbashkët të hetimit të ‘Eurojust’ dhe ‘Europol’, thuhet se ka ekzistuar shtrirje e gjerë e këtyre platformave mashtruese, të lidhura me një server të vetëm, me përafërsisht 80 të tilla. Vetëm 40 prej tyre ishin të dedikuara për tregun gjerman. Kjo tregon për rëndësinë e tregut gjerman dhe për pasurinë e qytetarëve të saj për krijuesit e këtyre platformave.

Deri më tani në lidhje me platformat e dedikuara për tregun në Gjermani, dëmi në total përllogaritet të jetë afërsisht 10 615 852 76 euro.
Ku del qartë se Irisa Puca, ka punuar si menaxhere projekti për ‘Puma TS’, si dhe krijonte përdorues në sistemin e biletave për punonjësit e rinj të ‘Milton Group’.

Nga ku rezulton se nëpërmjet rolit të saj në ‘SM Company’ dhe ‘Puma TS’, Puca kontribuonte në mënyrë aktive në zhvillimin e platformave mashtruese, shpërndarjen te klienti dhe më pas ofrimin e produkteve financiare mashtruese për ‘klientët’ gjermanë nëpërmjet qendrave të thirrjeve në vende si Gjeorgjia, Shqipëria, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.

Aty ku edhe mban kontakt të rregullt me pronarin e ‘Puma TS’, Mikheil Biniashvili, ndërkohë që njerëzit e shtuar në bisedën në grup, të njohur si ekipi ‘Zoe’ ishin të vetëdijshëm për faktin se në ‘Puma TS’ po zhvilloheshin softuere që po përdoreshin për platforma me qëllim mashtrimin e njerëzve në mbarë botën.

Sipas hetimeve dhe zbulimeve të kryera nga prokurorët gjermanë rezulton se vetëm nga ‘Spot MT’, një Call Center me qendër në Shqipëri, në pronësi të Biniashvilit, u janë shitur platforma të ngjashme mashtruese, qendrave të tjera të ngjashme të Call Center.

‘Spot MT’ është një Call Center në Shqipëri, nga e cila janë shitur platforma të ngjashme mashtruese ‘CapitalMarketsBane’.
Nga kjo platformë është gjeneruar një dëm prej 1 761 624 73 euro si dhe janë dëmtuar 43 qytetarë.
Përsa i përket ‘Puma TS’ bëhet fjalë për një zgjidhje softuere, që fillimisht u projektua në Shqipëri, Lituani dhe së fundmi në Gjeorgji. Ku nga hetimet doli se ato iu shitën në mënyrë preferenciale Call Center-ave. me të vetmin qëllim vënien në funksionim të platformave mashtruese si dhe për të financuar në mënyrë të jashtëligjshme vlerat e arritura të pasurisë.
Nga konstatimet e mësipërme mund të vërtetohet që ‘Puma TS’ mund t’i atribuohen drejtpërdrejt 93 platforma që janë objekt i procedimeve penale gjermane.
Këto platform kanë gjeneruar një dëm prej 15 905 560 14 Euro dhe 509 viktima, megjithëse numri i viktimave apo masa e dëmit nuk dihet ende për një numër të madh platformash.

Një nga bindjet se personat e përfshirë në këtë aktivitet ishin të vetëdijshëm për natyrën e mashtrimit që ofronin këto platforma, janë edhe bisedat që ata kanë zhvilluar në grupet e chatit që kishin hapur, për koordinimin e punëve dhe teknikën e funksionimit të këtyre softuerëve.

Hetuesit gjermanë gjetën këto biseda duke futur në brendësi të grupit, dhe dëshmitë e njërit prej personave kryesorë të përfshirë në këtë aktivitet treguan se ata ishin të vetëdijshëm për veprimet e tyre. Ky person po shërben si bashkëpunëtor i drejtësisë gjermane në këtë rast.

Indiciet për njohuritë e personave pjesëmarrës në veprimet mashtruese dalin edhe nga transkriptimi i përgjithshëm i marrjes në pyetje të të akuzuarit Hysen Speci si edhe nga analiza e shumë bisedave në grupe në ‘Skype’, në të cilat diskutohet vetëm për makinacione të jashtëligjshme.

Ata që morën pjesë në këtë bisedë ishin të vetëdijshëm se me ‘Puma TS’ po zhvillohet një softuere që përdoret për platforma dhe se po mashtrohen njerëzit në mbarë botën.

Në krye të ‘Puma TS’ qëndron Mikheil Biniashvili, pseudonimi i Mikhael Benimini, nga ku del se Irisa Puca dhe Adrian Korriku, kanë bashkëpunuar për veprat e mashtrimit dhe kanë shkaktuar miliona euro dëme, ku vetëm në territorin e Republikës Federale Gjermane nga ky raport aktualisht rezultojnë 552 viktima në lidhje me 94 platforma dhe një dëm paraprak prej 17 667 184 87 euro.

Një aspekt interesant është transferimi i operacionit të mashtrimit nga Shqipëria në Lituani. Atje, personat e të njëjtëve, në krye me gjeorgjianin Mishka, vendosën të shtrijnë aktivitetin e tyre. Irisa Puca, e pyetur nga autoritetet gjermane, ka rrëfyer takimin që u zhvillua në Shqipëri dhe vendosjen për të zgjeruar mashtrimin përmes Call Center-ave edhe në Lituani.

Irisa Puca: Në fillim të vitit 2017 unë kam punuar në kompaninë ‘Spot MT’ në Shqipëri, ku detyra ime ishte menaxhere sistemi dhe konsistonte në krijimin e userave për punonjësit. Gjatë kësaj kohe kompania ‘Spot MT’ ka pasur menaxhere një shtetase të huaj ukrainase. Ndërsa si menaxher të përgjithshëm të kësaj kompanie i referoheshim një personi që quhej Mishka, i cili është gjeorgjian ose izraelit. Por që unë në atë kohë nuk kisha kontakte me të.

Më tej Irisa Puca rrëfeu për hetuesit gjermanë se ajo jo vetëm u rrit në përgjegjësi në vitin 2019, duke kaluar tashmë në departamentin e programimit, por gjatë këtij viti iu kërkua që të shpërnguleshin në Lituani.

Irisa Puca: Në muajin Janar të vitit 2019, unë u ngrita në detyrë, në departamentin e programimit ku pozicioni im ishte menaxhere e projektit ‘Ticket Sistem’.
Në këtë departament unë kam pasur epror të drejtëpërdrejtë shtetasin Endri Bulku. Ku gjatë këtij muaji na u shtua edhe një projekt tjetër zhvillimi që e kishte nisur Eni/ Hysen Speci.
Mbaj mend që në një mbledhje të zhvilluar në Tiranë, ku kanë qenë të pranishëm Eni Speci, Mishka, Endri Bulku dhe Erlind Çekaj, Eni dhe Mishka na treguan vizualisht projektin ‘Zhvillimi i CRM-së’. Puna ime në këtë projekt ka vazhduar deri në vitin 2022. Ndërkohë që në muajin Maj të vitit 2019 ne kemi shkuar në Lituani, ku kemi qenë afërsisht 20 persona nga zyra e programimit.

Interesante është që pasi hapën filialin në Lituani, ata vazhduan të mashtronin qytetarë të ndryshëm në Evropën Perëndimore. Irisa Puca tregoi më tej për hetuesit gjermanë se ata u zhvendosën në Gjeorgji, në kryeqytetin Tbilisi. Kjo ndodhi edhe falë suksesit që kishin arritur me kompanitë e hapura më herët në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Lituani.

Irisa Puca: Plani ynë në Lituani ka qenë të inkorporoheshim me kompaninë ‘Legal Guns’, pasi edhe ata ishin kompani programuese. Në shtator të vitit 2019, unë u largova nga Lituania dhe shkova në Gjeorgji, ku në Tbilis punova në kompaninë ‘DMG LLC’. Vajtjen në Gjeorgji ma sugjeroi Eni Speci dhe me pas Mishka me Rezzon, të cilët më thanë se në këtë vend do te krijohej një kompani më e madhe. Mbaj mend që 10 persona nga ata që ishim me punë në Lituani, shkuam më pas në Gjeorgji. Ku kam qëndruar deri në muajin janar të vitit 2021.

Lidhur me personat që ishin menaxherë dhe sipërmarrës të këtij mashtrimi, Irisa Puca thotë se ka njohur midis tyre edhe Mishkën, por nuk ka pasur asnjëherë kontakt me Amant Josifin, që konsiderohet si truri financiar i këtij mashtrimi. Josifi aktualisht ndodhet i arrestuar në Dubai dhe ka një kërkesë ekstradimi nga autoritetet spanjolle dhe shqiptare.

Irisa Puca: Pasi u ktheva në Shqipëri në janar të vitit 2021, unë fillova punë te kompania e Xhorxhia Dautit, e cila ishte kompani e nënkontraktuar nga ajo gjeorgjiane ‘DMG LLC’, ku detyra ime ka qenë programuese, dhe ku vijoja të jepja kontributin tek projekti ‘CRM’, ku edhe në këtë punë eprori im vazhdonte të ishte Eni/Hysen Speci. Lidhur me shtetasin Amant Josifi, e njoh vetëm nëpërmjet lajmeve në media, por nuk kam pasur komunikime me të. Ndërsa shtetasin Adrian Korriku e njoh pasi është bashkëjetuesi im që nga muaji Maj i vitit 2019 dhe deri më tani, ku nga kjo periudhë dhe në vijim ne kemi punuar së bashku në Lituani, Gjeorgji dhe tek Xhorxhia Dauti në Shqipëri në rolin e programuesve.

Gjatë intervistimit të saj, Irisa Puca dha dëshmi interesante edhe mbi njohjen që ajo kishte me Mikheil Biniashvilin, i cili njihet me emrin Mishka. Po ashtu, ajo tregoi edhe emrat e dytë që ata përdornin për të hyrë në kontakt me klientë të ndryshëm. Pasi klientët i fusnin në rrjet, u krijoheshin portofole dhe më pas ata i mashtronin nëpërmjet këtyre softuerëve.

Irisa Puca: Mishka, ishte epror mbi eprorët. Ai ishte rreth 50 vjeç, me pak flokë, me gjatësi mesatare, me trup normal, me origjinë izraelite ose gjeorgjiane dhe jetonte në Gjeorgji.
Për herë të parë unë Mishkën, e kam parë në Janar vitit 2019, kur është diskutuar për ‘CRM’.
Më tej e kam parë më shpesh në Gjeorgji. Gjatë punës ai ishte më i afërt me Eni Specin.

Unë kam pasur komunikime të drejtpërdrejta me email me Mishkën. Kur fillova punë në vitin 2017 në ‘Spot MT’, Mira e cila ishte menaxhere e departamentit ‘Back Office’, më tha që të zgjidhja një ‘nick name’. Dhe unë përzgjodha Iris Stone që në atë kohë. Ndërsa Endri Bulku kishte emrin e dytë Andree Bullak, Elind Çekaj mbante emrin Ryan Gossling.

Irisa Puca mohoi gjatë dëshmisë se ajo kishte përdorur aftësitë e saj profesionale për të mashtruar qytetarët në Evropë përmes këtyre platformave. Ajo tha se këto aftësi mund të ishin shfrytëzuar për qëllime të tjera nga personat me të cilët ka bashkëpunuar. Në lidhje me këtë skemë mashtrimi, u pyet edhe shtetasi Adrian Korriku, i cili rezulton të jetë bashkëjetuesi i Irisa Pucës dhe një nga programuesit e këtyre softuerëve.

Adrian Korriku: Mishkën unë e kam parë për herë të parë gjatë punës në Gjeorgji në rolin e një personi të rëndësishëm, por unë nuk kisha kontakte pune të drejtëpërdrejta me ta. Gjatë kohës që kam punuar në Lituani unë isha mirëmbajtës i programit ‘CRM’ dhe se ‘Puma TS’ ishte emri i projektit të këtij programi. Unë kam punuar tek pjesa e ‘CRM’ në fillim por jo për programues për kazinotë apo për crypto-change.

Megjithatë autoritetet ligjzbatuese kanë krijuar bindjen e tyre se janë përballë një mashtrimi kibernetik me përmasa të jashtëzakonshme dhe se këta persona qoftë edhe në formën e suportit teknik, kanë vënë në shërbim njohuritë e tyre për të krijuar platforma që më thelb kishin zhvatjen e qytetarëve evropianë.

Zyra e Krimeve të Austrisë së Sipërme është duke hetuar për fakte të mashtrimit kompjuterik për arsye të përfitimit.
Veprimtari prej të cilës mendohet se u është shkaktuar një dëm në vlerën 504 429 00 euro, shtetasve të ndryshëm në Austri dhe jashtë saj.
Nga hetimet del se përmes kësaj veprimtarie kriminale këta persona u nxitën nga autorët të konsideronin investimin e pasurive të tyre në një mënyrë fitimprurëse, përmes reklamave në internet dhe në rrjetet sociale.
Ku më pas u janë përvetësuar shuma të ndryshme parash që gjoja do të investoheshin prej tyre, me aksione dhe valuta të kriptuara.

Sipas hetuesve që janë marrë gjatë me këtë punë, karremi fillimisht është besimi që këta brokera duhet të fitojnë të klienti dhe më pas bindja që duhet të krijojnë te ta, që këta të fundit, të investojnë dhe t’u besojnë numrat e llogarive.

Fillimisht viktimat tundohen të investojnë në sasi të vogla me premtimin se ‘broker-i/ndërmjetësi’, i pretenduar i faqes së investimeve, do të realizonte një fitim të madh me investimin e aksioneve dhe valutave të kriptuara.
Gjatë këtij procesi, viktimat krahas fotokopjeve të pasaportës iu dërgonin autorëve edhe fatura për të provuar vendbanimin dhe lejonin hyrjen në pajisjet e tyre elektronike përmes një softuare të mirëmbajtjes në distancë.
Qëllimi i grumbullimit të të dhënave është krijimi i llogarive të përdoruesve në platformat e këmbimit të monedhave të kriptuara.
Pas regjistrimit të suksesshëm në platformën e këmbimit, nën pretendime të rreme viktimat nxiteshin që t’i transferonin këto shuma.
Në këtë moment autori i komunikon viktimës IBAN-in e platformës së këmbimit të valutës së kriptuar të përzgjedhur më parë, për ta bërë të besueshme se shumat e paguara do t’i përcillen operatorëve të platformave të investimeve.

Këta klientë nuk u pasuruan siç mendonin, por përfunduan të zhvatur deri në një pikë pa kthim, duke u detyruar të drejtohen organeve ligjzbatuese në vendet e tyre përkatëse për ndihmë. Amant Josifi, një person kyç në këtë histori, u ndalua në Dubai më datë 6 shtator 2023 pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrimin e 17 mijë shtetasve nga vendet e Bashkimit Europian.

Megjithatë, më pas ai u la i lirë, dhe avokati i tij tha se nuk kishte asnjë masë sigurimi ndaj tij, deri në pritje të kërkesës për ekstradim nga gjykata e La Seu. Pyetja mbetet se a do të mund të qëndrojë në liri, apo Spanja do të bëjë të mundur ekstradimin e tij.

E frίkshme/ Ndodh fenomeni i ραzakontë në Itali, makinat i ‘ρërpinë’ toka

Një ngjarje që ka sjellë panik për banorët ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Napoli të Italisë.

Një gropë e madhe është hapur e cila ka gëlltitur dy makina në brendësi të saj.

Në bordin e makinave kanë qenë dy djemë të cilët, fatmirësisht, kanë shpëtuar pa dëmtime por me pak gërvishtje.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është hapur një hetim e nga ana tjetër prokuroria ka filluar hetimet paraprake.

Trαgjike në Shkodër, hυmb jetën 23-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme. Sipas policisë shtetasja S.H, 23 vjeçe ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë.

Ajo u dërgua fillimisht në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi të mbijetone.

‘Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjeksore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti’.

Ε rëndë: 66-vjeçari qëΙΙon për υdekje motrën dhe nipin, ρΙagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Gabresh të Kumanovës. Sipas asaj që raportohet, një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin.

Si pasojë e të shtënave me armë, një tjetër person ka mbetur i plagosur. I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së dyfishtë.

“Të kam bërë një surρrizë, o të ….”/ U αrrestua bashkë me të birin, kush është gjyshja që ρυblikonte nipin 10 υjeç duke sharë me fjalë të rënda

Një personazh në TikTok e quajtur Natasha është arrestuar së bashku me të birin, pasi kanë shfrytëzuar të nipin 10-vjeçar për përfitime në TikTok.

Ata dilnin live në këtë rrjet social me njerëz të tjerë dhe e mësonin 10-vjeçarin si t’i shante me fjalë të rënda dhe denigruese.

Në rrjetin social TikTok gjyshja 67-vjeçare ka shfrytëzuar nipin, për të marrë sa më shumë klikime, të cilat shndërrohen në para. Në një video live, shihet djali 10-vjeçar me të atin, Natasha dhe disa persona të tjerë. I mituri nuk ka reshtur së ofenduari me fjalë banale një grua tjetër, ku i ati e mësonte se çfarë t’i thoshte, ndërkohë që gjyshja e tij e shikonte dhe qeshte.

Natasha është një personazh i njohur për publikun, pasi para disa vitesh historia e saj me nusen ka bërë xhiro në rrjetet sociale. Ajo u përball live në një studio televizive me ish-nusen ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.

Greqia nuk heq dorë nga kërcënimet! Dendias ‘vë me shρatulla pas mυri’ Shqipërinë: Për t’u anëtarësuar në BE dυhet…

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, i ka dërguar një mesazh Shqipërisë që të respektojë acquis evropiane gjatë procesit të anëtarësimit të saj në BE.

Dendias, në deklaratën e tij pas përfundimit të paradës në 111-vjetorit të çlirimit të Janinës, pasi theksoi se “Greqia është një vend i vendosur në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, vazhdoi duke paralajmëruar Shqipërinë, në lidhje me integrimin në Bashkimin Europian.

“Unë jam duke iu referuar edhe Shqipërisë fqinje, e cila, megjithatë, gjithmonë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane, duhet të ketë edhe nevojën për të respektuar acquis evropiane.”- tha ai.

Greqia ka kërcënuar dhe më herët se do pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nëse Fredi Beleri nuk lejohet të betohet si kryebahskiak i Himarës.