E rëndë/ “ρΙas” sherri mes υαjzave në Fier, e reja gόditet me mjete të forta

Një sherr mes dy vajzash ka ndodhur në Fier, ku njëra prej tyre ka goditur me sende të forta tjetrën.

Polica bën me dije se ka nisur hetimet në gjendje të lirë për shtetases me iniciale Q.T., banuese në Fier, pasi pas një sherri me një tjetër e ka goditur këtë të fundit me sende të forta.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta.

“Specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Q. T., banuese në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një shtetase, për motive të dobëta”, njofton policia.

Si mori fυnd mαrtesa disaυjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensilës pas ardhjes në jetë të djalit/ Detaje nga diυorci, ja kush e mori vendimin

Bes Kallaku nuk është në ditët e tij më të mira. Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, i kanë dhënë fund pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.

Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që dyshja flitet për një ndarje, ndonëse këtë herë divorci është pranë zyrtarizimit. Vetëm pak muaj më parë, aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Çifti, disa herë janë përballur me thashetheme në mediat rozë se janë ndarë, dhe aktori tregon se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë. “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.

Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja”.

Por tashmë, që ndarja është zyrtarizuar, të dy kanë vijuar me angazhimet e tyre. Teksa Xhensila ka një agjendë të ngjeshur, me koncerte dhe produksione të reja, edhe Besi ka gjetur tashmë një format të ri televiziv që do ta sjellë më pranë publikut. Bes Kallakun do e shohim në “Ferma VIP”. Faqja zyrtare e programit ka publikuar një video të Besit në fermë, duke na zbuluar se aktorin shumë të dashur për publikun do e shohim në “Ferma VIP”.

Por Besi nuk do të jetë njëri nga konkurrentët, por do të jetë pjesë aktive e shfaqjes që do të zhvillohet. Pasi ka provuar disa formate, ku më i fundit ishte “Zemër Luana”, tashmë Besi po rikthehet në identitet, ku do të jetë më pranë pasionit të tij, fshatit.

Duket se ftesa për t’u rikthyer në ekran, do ta distancojë disi Besin nga problemet e tij familjare. Situata e krijuar rreth ndarjes së tyre, ka sjellë për herë të parë edhe reagimin e Xhensilës.

E kushtëzuar nga lajmet që qarkullonin rreth një lidhjeje të re të saj, këngëtarja ka bërë një ndër reagimet e saj më të ashpra. Reagimi i artistes ka ardhur, pasi siç shkruan ajo dikush i ka dërguar një video të një personi që hedh baltë mbi emrin e saj.

Xhensila Myrtezaj shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Sapo më nisën një video që një monstër ‘Tik Tok’-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ia kam dëgjuar kurrë.

Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në “insta story”. E tashmë që dy personazhet e njohura i kanë ndarë rrugët si çift, kanë ndarë edhe drejtimet në karrierën e tyre, ku Xhensila do të fokusohet te muzika dhe Besi te televizioni.

Sρartak Ngjela në “Mes dy botëυe”: “Ήimara nuk është minoritare, është qendra e Labësisë Greqishtja e υjetër ka qenë gegnishtja”

Avokat Spartak Ngjela deklaron se Himara nuk është zonë minoritare por është qendra e Labarisë. Në një intervistë për “Mes dy botëve”, përballë Helidon Halitit avokat Spartak Ngjela thotë se grekët e kanë pasur frikë gjithmonë Labërinë.

“Mua më kanë thënë miqtë e mi që janë këtu minoritartë se Himara nuk është minoritare, është qendra e Labësisë. Minoritarët që dihet që janë me origjinë greke më thanë avokat mbaj mend një gjë: -“Nuk na përfillin fare në Greqi. Gjithë mendjen e kanë te Himara”. Himara nuk është minoritare. Ka qenë ëndrra e tyre shekullore sepse është Labëria. E kanë pasur shumë frikë Labërinë. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por Himara është qendra e Labërisë, ata që thonë atje jemi minoritarë, një lagje që kanë, ata janë të ardhur. Ju nuk e dini se cfarë greqishte flisnin ata, gjysmë greqisht gjysmë shqip. Edhe tani që vajtën andej prap nuk flasin dot sepse janë lebër”, tha ai.

Ngjela tregon edhe një bisedë me Gjon Shllakun, që ka përkthyer Iliadën. Ngjela thotë se greqishtja është shqipja gegnishte.

“Më erdhi Gjon Shllaku, kishte përkthyer Iliadën. Unë isha në Institut. –“Kam përkthyer Iliadën nga shqipja në shqip”. Duke biseduar me Gjon Shllakun e kuptova, Gjoni më tha:- “Greqishtja e vjetër ka qenë gegnisht. Se gegnishtja është gjuhë e vjetër këtu. Gjuha moderne që kemi ne tani, një mijë vjet ka që ka dalë. Ajo vjen nga ilirishtja”, deklaron Ngjela.

“Ejani se e υrava!”/ Tmerr në Greqi, djali i pret bαbait kokën dhe duart me sharrë eΙektrike, e fshehu krίmin për 48 orë dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Greqi ku një 46-vjeçar i ka prerë babait të tij 77-vjeçar, kokën dhe duart me sharrë elektrike.

Mediat greke raportojnë ka qenë vetë 46-vjeçari ai që ka raportuar krimin gjatë orëve të para të së djelës, ndërkohë që vrasja duket se ka ndodhur dy ditë më parë.

“Ejani sepse e vrava”, mësohet t’u ketë thënë ai autoriteteve policore.

Dyshimet janë se autori i ngjarjes së rëndë ka pasur probleme të shëndetit mendor, por se një gjë e tillë nuk është vërtetuar ende nga ekzaminimet mjekësore.

Pas raportimit të krimit, 46-vjeçari tentoi të vriste veten duke u vetëvarur, por u shpëtua nga oficerët e policisë.

“Ma sill një foto, do υras…”, kush është 27-vjeçari që shαntazhonte të mitυrën në Tik-Tok dhe i kërkonte marrëd.hënie se* sυαle

Ky është 27-vjeçari Benard Çullhaj, i cili ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht dhe kërcënonte një 15-vjeçare që t’i dërgonte foto apo video intime.

Benard Çullhaj banues në Tiranë, kërcënonte të miturën me profile false. Pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, 27-vjeçari u ndalua gjatë operacionit policor të koduar “Intimiduesi”

Policia sekuestroi qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do t’i në nështrohen një analize të thellë hetimore. Nga biseda në rrjetet sociale, Çullhaj i kërkon foto të miturës, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të vrasë veten.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar edhe dy ngjarje të tjera me autor të dyshuar 27-vjeçarin, i cili shantazhonte dy vajza 15 dhe 16 vjeçe.

VIDEO/ Ρrotagonist në La Liga, Mγrto Uzuni ndëshkon Almerian, gol i sυΙmuesit kυqezi

Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Granadën, në ndeshjen shtëpiake të La Ligas ndaj Almerias.  Pubill realizoi për mysafirët në minutën e nëntë, ndërsa në të 75-tën, ishte Myrto Uzuni që realizoi për ekipin e trajnerit Medina.

28-vjeçari kuqezi shënon kështu golin e shtatë në La Liga, në 25 ndeshje. Deri më tani, Uzuni ka dhuruar një asist.

Granada endet në pozitat e fundit të tabelës dhe kontributi i futbollistit do të jetë mjaft i nevojshëm në misionin për mbijetesën.  Aktualisht skuadra ka grumbulluar vetëm 14 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Shqiρëria pa ρυnëtorë, i ikin edhe të hυαjt nga Azia e Afrika

Pas emigrimit masiv të shqiptarëve, bizneset në vend iu drejtuan agjensive të huaja për punësimin e aziatikëve e afrikanëve si forcë e re punëtore.

Por plotësimi i mungesës së forcës punëtore me të huaj po rezulton jo funksionale pasi shumë biznese janë tërhequr nga rekrutimet e tyre nga frika e largimit, por edhe kostove të larta të mbajtjes së tyre deri në 600 dollarë në muaj që nuk justifikohen me rendimentin e punës.

Përfaqësues të bizneseve të ndryshme në vend si, fabrika, industri, transport, mobileri apo edhe bare e restorante thonë se kanë hequr dorë nga punëtorët e huaj pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë si një trampolinë për në vendet e Bashkimit Europian dhe me mundësinë e parë që mund t’iu jepet ata brakstisin vendin e punës.

Problematika të tjera janë kostoja e lartë e fjetjes në hotele, ushqimi e paga, por edhe kultura e tyre e punës, e ndryshme nga vendi ynë.

Ekspertët thonë se mosfunksionimi i skemës erdhi nga parregullsitë që hasi zbatimi nga të dyja palët, si nga agjencitë e shteteve që ofrojnë punonjës të huaj, por edhe rekrutuesit shqiptarë.

“Që në momentin që ekonomia globale nuk e njeh modelin e punësimit të shtetasve nga vende në varfëri dhe pa rregulla, që punësohen po në shtete të varfra dhe me rregulla ‘gri’ siç është Shqipëria, skema nuk ka për të funksionuar”.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 persona, nga të cilët meshkuj 62,5% dhe femra 37,5%. Ndërsa numri i të huajve me leje punësimi arrin në 7,930 punonjës në vitin 2022. Të huajt me leje pune zënë 43% të totalit të shtetasve me leje qëndrimi.

Por sipas ekspertëve këto të dhëna tregojnë se forca e punës nga jashtë është e papërfillshme për tregun e punës në Shqipëri, dhe pritet që edhe gjatë vitit 2024 të vijojë të mbetet e tillë.

Vdekja e shqiρtarit në mαυnen në Angli mund të ishte ραrandaΙυar, kërkesa e tij për ndihmë u shρërfill

Familja e Leonard Farrukut po kërkon një hetim të pavarur për vdekjen e tij në anijen Bibby Stockholm, Angli.

Azilkërkuesi shqiptar, u gjet i vdekur në një maune, ankoruar në Portland, Dorset, më 12 dhjetor të vitit të kaluar, pas një vetëvrasjeje të dyshuar.

Avokatët e familjes i kanë shkruar ministrit të drejtësisë, Alex Chalk, duke kërkuar që Avokati i Popullit i Burgjeve dhe i Provës (PPO) të hetojë vdekjen. Kërkesa i është kaluar Ministrisë së Brendshme.

Deri më tani dihet shumë pak për rrethanat që çuan në vdekjen e Farrukut, por një punonjës i ka thënë Guardian-it se ai vazhdimisht ka ngritur shqetësime te punonjësit e Home Office për shëndetin mendor të shqiptarit përpara se ai të vendosej në maune, por kërkesa e tij shpërfill.

Ka kaq shumë pjesë të rëndësishme të historisë së tij që duhen treguar pasi jam i bindur se kjo do të ndodhë përsëri nëse nuk u bëhet presion atyre që kanë për detyrë të kujdesen për të mbështetur këta njerëz dhe që vazhdimisht po dështojnë të përmbushin detyrën e tyre.”

Punonjësi i ndihmës pohoi se Farruku ishte i tmerruar se mos e çonin në maune dhe refuzoi të shkonte atje, por ishte “mashtruar” duke hipur në makinë për të shkuar atje pasi punonjesit e Home Office i thanë se do ta çonin në një hotel në Swindon.

“Kur erdhi një makinë për ta marrë për ta çuar në maune, ai u bë histerik dhe nuk pranoi të shkonte. Ai pranoi të hipte në makinë kur iu tha se në vend të kësaj do ta çonin në hotelin Swindon. Ai u mashtrua.”

Punonjësi tha se burrat që shkuan në maune me Farrukun raportuan se ai sillej në mënyrë të çuditshme pasi ishte në bord dhe tha se ai kalonte orë të tëra në mënyrë pasive duke qëndruar në plazh në Weymouth dhe duke parë detin.

“Kjo ishte sjellje jo karakteristike për Farukun. Ai kërkoi ndihmë në maune, por nuk mori mbështetjen që i duhej. Besoj se ishte mauneja që e shtyu Farrukun drej vetëvrasjes.”

Motra e Farrukut, Jola Dushku, 33 vjeç, e cila jeton në Lombardi, Itali, tha se vëllai i saj ishte “i ëmbël dhe i bukur” dhe ëndërronte të bëhej reper kur jetonte në Shqipëri. Ajo tha se familja ishte ende në gjendje shoku për vdekjen e tij.

Ajo tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e kishte njoftuar zyrtarisht atë apo motrën e saj më të madhe, Marsida, 35 vjeç, për vdekjen e Farrukut dhe se kushërinjtë në Mbretërinë e Bashkuar ishin informuar në vend të kësaj dhe kishin transmetuar lajmin.

Ne nuk kemi pasur mbështetje dhe askush nuk ka folur me ne. Është fyese. Kam një pyetje për Home Office. Pse u jepni shpresë emigrantëve dhe më pas i vrisni? Duke i vrarë ata po na vrisni edhe neve. Ajo që dua të di është e vërteta për atë që i ndodhi Leonardit.”

E telefonοjnë me numra të panjohur, Efi Dhedhes: Si mendoni të nxjerr nυmrat që më kanë teΙefonuar?

Mëngjesi i Efi Dhedhes, duket se nuk ka qenë edhe aq i këndshëm, pasi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një shqetësim personal që e ka trazuar gjatë ditës.

Në një InstaStory të postuar së fundmi, Efi zbuloi se ka pranuar disa telefonata nga numra të panjohur që e kanë ndërprerë gjumin dhe i kanë shkaktuar shumë bezdi.

E nevrikosur Efi shprehu papërgjegjshmërinë dhe mungesën e privatësisë që ajo ka përjetuar.

Ajo shkroi: “Sot më doli gjumi na numra të panjohur dhe më kanë prishur terezinë e gjithë ditës. Unë nuk i kuptoj njerëzit si ju! Unë nuk kuptoj çfarë kënaqësie keni të shqetësoni njerëz të cilët as s’ju njohin as nuk duan t’ju njohin!”

Ish-banorja e BBVA 2 vazhdoi të shprehë pakënaqësinë e saj ndaj kësaj situate, duke e quajtur situatën të pakuptimtë.

“Si mendoni të nxjerr numrat që më kanë telefonuar të shoh a ndjeni ndonjë kënaqësi kur ju marrin njerëz që nuk njifni?!”

Shkrimi përfundon me një shprehje të fortë të ndjenjave nga Efi Dhedhe, i cili pasqyron jo vetëm mërzitjen e momentit, por gjithashtu dhe një ndjenjë më të thellë të shkeljes së privatësisë që ajo dhe shumë persona të tjerë përjetojnë në epokën e mediave sociale dhe komunikimit të lirë.

Ajo i quan ata “Njerëz të shpifur”.

E rëndë/ Një 30-vjeçar υr*t 12 famiΙjarët e tij, ρërfshirë babain dhe υëllain!

Një 30-vjeçar ka vrarë 12 familjarë të tij, përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, ka raportuar CNN.

Mësohet se burri ka përdorur një kallashnikov dhe më pas është vrarë nga forcat e sigurisë në provincën Kerman.

Dyshohet se shkaku i vrasjes masive, në një fshat të thellë, ishte një mosmarrëveshje familjare. Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku pushkët e gjuetisë janë të vetmet armë që njerëzit lejohen t’i mbajnë.

Tri vjet më parë, një punëtor i shkarkuar i një institucioni shtetëror në Iran vrau tre njerëz dhe plagosi pesë të tjerë para se ta vriste veten.