Më në fund rikthehet dinamika dhe pozitiviteti në vendin e punës dhe kjo edhe prej pranisë së bashkëpunëtorëve, të cilët do të dinë të vlerësojnë siç duhet pikat tuaja më të forta. Parashikohet një mbrëmje romantike për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.
Demi
Do të ndjeni nevojën për t’u imponuar në vendin tuaj të punës. Gjithçka do të vijë pas një periudhe që keni qenë pasiv dhe kjo gjë do ju lejojë qe të vlerësoni të gjitha cilësitë tuaja. Nëse në dashuri ndiheni konfuz, ky është momenti ideal për t’u qartësuar dhe të përcaktoni prioritetet tuaja në fushën e ndjenjave.
Binjakët
Gjatë kësaj të shtune duhet ti kushtoni më shumë vëmendje kujdesit për të zgjidhur debatet që keni në familje dhe në lidhjen në çift. Disa keqkuptime duhet të trajtohen me kujdesin maksimal, për të shmangur përkeqësimin e situatës. Mundohuni të veproni me sa më shumë diplomaci.
Gaforrja
Ka qenë një javë e vështirë, kështu që është normale të ndjeni nevojën për të pushuar. Një takim i ri, mund të përmirësojë humorin tuaj dhe të zgjojë emocione të këndshme. Jini më kurajoz dhe mos hezitoni të hidhni hapin e parë.
Luani
Kur bëhet fjalë për dashurinë ose miqësinë, jeni gjithmonë të parët. Jeni të përkushtuar maksimalisht dhe pikërisht kjo karakteristikë e juaja ju bën shumë popullorë. Në punë priten zhvillime mjaft pozitive.
Virgjëresha
Kjo ditë fundjave do të jetë tejet e lodhshme, pasi do të jeni të ngarkuar me aktivitete të shumta. Gjatë kësaj dite këshillohet që të mos bëni vetëm gjërat që kënaqin të tjerët, por dedikojini më shumë kohë edhe nevojave tuaja.
Peshorja
Do të merrni një lajm befasues, i cili do ju lejojë që të vlerësoni me më shumë vëmendje disa situata, të cilat në të kaluarën i keni evituar prej frikës ose ndrojtjes. Në dashuri duhet të jeni më pozitiv.
Akrepi
Gjatë kësaj të shtune duhet të mundoheni të jeni më diplomatë, në mënyrën tuaj të të shprehurit, sidomos nëse po merrni pjesë në një punë në grup. Dashuria është drejt rikuperimit të ndjeshëm, por duhet të jeni më shumë ndërveprues.
Shigjetari
Po përjetoni një moment jo shumë të mirë emocional, por gjithsesi mos u nervozoni. Duhet të vlerësoni me vëmendjen më të madhe të gjitha emocionet që kanë të bëjnë me një person.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do të ketë ndryshime të rëndësishme nga të cilat mund të përfitoni. Gjithsesi mos lini pas dore disa afate që duhen respektuar. Një takim interesant mund të përmirësojë mbrëmjen tuaj.
Ujori
Mos u izoloni pasi kjo është periudha më e favorshme për dashurinë dhe takimet. Nga pikëpamja profesionale, ky është një moment interesant për t’u ballafaquar me kolegët dhe bashkëpunëtorët.
Peshqit
Sugjerohet që të dëgjoni më mirë këshillat e kolegëve tuaj. Kjo gjë vlen sidomos nëse ndiheni të bllokuar sa i takon një situate të caktuar. Dashuria paraqitet në ekuilibër.
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë TikTok, Theo Bertram, me të cilin ka ndarë shqetësimin që ky rrjet social po shkakton në shoqëri.
Kryeministri tregon se me Bertram diskutoi për ngjarjet e ndodhura së fundmi në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.
“U njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook“, ku ndau edhe foto nga takimi.
Pas gati katër vitesh, Eastern & Oriental Express është kthyer në shina. Treni, i kompanisë së udhëtimeve luksoze Belmond, këtë javë mirëpriti grupin e parë të pasagjerëve që kur ndaloi së funksionuari si pasojë e pandemisë Covid-19. Treni luksoz ka funksionuar në Azinë Juglindore që nga viti 1993, kur filloi për herë të parë të transportonte udhëtarët midis Singaporit dhe Bangkok.
Megjithatë, disa elemente kyçe rreth trenit kanë ndryshuar, përfshirë itinerarin e tij. Tani Tajlanda është jashtë, e zëvendësuar me dy udhëtime të reja, të cilat fillojnë dhe përfundojnë në Singapor dhe eksplorojnë anë të ndryshme të Malajzisë. Arnaud Champenois, nënkryetari i lartë i Belmond për marketing dhe markë, tha për CNBC se kjo ndodh sepse udhëtarët kanë ndryshuar në katër vitet e fundit, më shumë preferojnë të eksplorojnë destinacionet më larg.
“Ideja ishte të fokusoheshim në një vend këtu dhe të ofronim dy rrugë të ndryshme. Kështu, në Bregun Perëndimor, ne kalojmë përmes Singaporit në Penang, dhe më pas Langkaëi. Dhe më pas në tjetrin, ne shkojmë në parkun kombëtar të Malajzisë për me të vërtetë ndjej xhunglën dhe ndjesinë e natyrshme.”
Si rezultat i itinerarit të ri, treni ka marrë një rinovim të frymëzuar nga Malajzia, nga brendësia e kabinës deri te ushqimi. Darka dhe shërbimi i çajit të pasdites u krijuan nga Andre Chiang, kuzhinieri i famshëm tajvanez pas restorantit Andre të Singaporit me dy yje Michelin, i cili u mbyll në 2018. Tarifat për udhëtimet katër-ditore dhe tre net fillojnë nga 3,410 dollarë për person, që përfshin vaktet, pijet dhe aktivitetet e planifikuara. Ky është më pak i shtrenjtë se trenat e tjerë që përdorin versione të emrit “Orient Express”, duke përfshirë Belmond’s Venice Simplon-Orient-Express, i cili ka udhëtuar nëpër Evropë që nga viti 1982. Çmimet fillojnë nga 3,530 £ (4,430 dollarë) për person për një udhëtim nate, sipas faqes së saj të internetit.
Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka siguruar sot në mbrëmje medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes, në peshën 81 kilogramë, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Sofie të Bullgarisë.
Shtangisti shkodran mbylli garën në këtë stil në vendin e dytë me 155 kilogramë të ngritura, duke realizuar dy nga tri provat, ndërkohë që vijon garën në stilin e shtytjes.
Qerimaj e nisi garën me 152 kilogramë, peshë që nuk e ngriti dot në provën e parë. Shkodrani arriti të ngrejë lart këtë peshë në provën e dytë. Në provën e tretë, Qerimaj arrin të ngrejë lart edhe 155 kilogramë, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë në garë.
Në stilin e shtytjes, gara e Qerimajt nuk ishte aq e mirë sa ajo e shkëputjes. Shtangisti kuqezi realizoi me sukses vetëm provën e parë, ku ngriti 180 kilogramë. Në dygarësh Erkand Qerimaj u klasifikua në vendin e katërt me 335 kilogramë në total.
Veç Qerimajt, dy medalje argjendi ka siguruar edhe peshëngritësi Kristi Ramadani në peshën deri në 81 kilogramë.
Kristi Ramadani siguroi dy medalje të argjendta, një në stilin e shtytjes dhe një në dygarësh. Edhe pse garoi në Baterinë B, gara e Ramadanit ishte e mjaft e mirë, duke i dhuruar Shqipërisë dy medalje të argjendta, të parat për të në një Europian për të rritur.
Në stilin e shkëputjes ai u rendit në vendin e katërt, me 151kilogramë të ngritura. Në stilin e shtytjes, Ramadani ishte mjaft i saktë në të trija provat, duke ngritur fillimisht 180 kg e më pas 186 kg e në fund 190 kg.
Falë këtij rezultati Ramadani u rendit i dyti, me vetëm 1 kg më pak se fituesi i së artës. Ramadani mbylli garën e tij në Europian me 341 kilogramë në dygarësh, duke u klasifikuar në vendin e dytë.
Madje në dygarësh Ramadani doli edhe më mirë se Qerimaj (i katërti). Shtangisti kuqezi vari kështu në qafë dy medalje të argjendta.
Trupat amerikane në Kosovë janë të pajisura mirë dhe gati për të parandaluar çdo përpjekje për dhunë. Është kjo garancia e madhe për sigurinë e ofruar nga komandanti nga Teksasi, Kolonel Ross Walker. Për Reuters, ai konfirmon se një vëmendje e madhe po i kushtohet veriut, marrë shkas edhe nga sulmi i fundit i armatosur nga një grupim serbësh të udhëhequr nga Milan Radoiçiç.
“Ne qëndrojmë në gatishmëri për të reaguar ndaj çdo lloj situate dhe ne jemi të përgatitur mirë, trajnuar dhe pajisur mirë për t’iu përgjigjur gjithçkaje që mund të ndodhë këtu”, u shpreh komandanti.
NATO ka shtuar prezencën edhe me 1 mijë ushtarë të tjera pas sulmit të Banjskës, ku humbi jetën heroi Afrim Bunjaku në përleshjen e armatosur me grupimin terrorist që hyri nga Serbia. Më shumë se 570 ushtarë amerikanë po shërbejnë në misionin KFOR, i cili në total numëron 4500 trupa.
“Personalisht nuk kam takuar askënd që ka patur kaq shumë frikë për një konflikt të ri këtu. Por mendoj se çelësi për ta ndryshuar këtë është tek dialogu. Edhe pse jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje, dëshira jonë është t’i bëjmë gjithmonë gjërat përmes një dialogu paqësor kundër çdo lloj dhune”, shtoi Walker.
Disa nga ushtarët amerikanë janë të vendosur në kampin “Nothing Hill”, në afërsi të Leposaviqit dhe patrullojnë rrugët që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Ata parkojnë kamionët e tyre afër kufirin me Serbinë dhe më pas ecin në këmbë deri tek trau i hekurt që sinjalizon ndarjen territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Ata patrullojnë duke poseduar vetëm pistoleta, një shenjë që tregon situatë të qetë.
Ekspertë dhe diplomatë të ndryshëm nga perëndimi paralajmërojnë se në veri të Kosovës mund të ketë tensione për shkak të vendimin për dinarin serb, ndërsa Beogradi vazhdon të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Zveçla bën me dije se INTERPOL-i e ka informuar se janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtare të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë ku mbeti viktimë dhe rreshteri Afrim Bunjaku.
Ministri tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila sipas tij është duke strehuar dhe akomoduar terroristët, i dorëzon tek autoritet e Kosovës për t’u përgjigjur para drejtësisë.
“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, shkroi Sveçla.
Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për terroristin Milan Radoiçiq, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin terrorist të 24 shtatorit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një aktore dhe modele, është përplasur për vdekje nga një automjet me shpejtësi, teksa rregullonte rrotën e mjetit të saj në një autostradë.
22 vjeçarja Cristina Rosa de Oliveira, kishte ndaluar në xhepin e autostradës GO-217 pranë Piracanjuba, në shtetin brazilian të Goias.
Por në incidentin tragjik të 13 shkurtit, automjeti i Cristina dhe dy shoqeve të saj nisi të shfaqte probleme.
Policia e Goias, tha se drejtuesja vërejti probleme me një nga rrotat e përparme dhe ndaluan për të kontrolluar, duke dalë nga mjeti në anë të autostradës.
E reja kishte tentuar të riparonte defektin por ishte goditur papritur nga një automjet që kalonte me shpejtësi dhe tragjikisht humbi jetën në vendngjarje.
Shoferi automjetit që e goditi raportohet se nuk ndaloi dhe u largua nga vendngjarja.
Automjeti goditës po udhëtonte në një drejtim me atë të viktimës.
Mikesha e viktimës Laura Teixeira, shkruante në rrjetet sociale: “Ne përfunduam organizimin e punës për agjencinë tonë që prisnim prej kohësh, por ndodhi tragjedia. Të desha shumë mikesha ime, një dhimbje të madhe ndjej”.
Zyrtarët thanë se hetimet vijojnë për rrethanat e tragjedisë dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Alma Shehi tregon se ka humbur nënën dhe tre të afërm nga një aksident i rëndë, që ndodhi në vitin 2019, në Papër të Elbasanit. Ditën e ceremonisë mortore, në familjen e viktimës, shfaqet avokati Ardian Dauti, i cili u prezantoi të afërmve mundësinë e një dëmshpërblimi nga ky aksident.
Pas dy vjetësh, avokati Dauti mbylli marrëveshjen e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit dhe 4 pjesëtarët e familjes, që jetonin në Kanada, duhet të merrnin shumën e dakordësuar përmes bankave. Por, po bëhen dy vjet dhe përfituesve nuk u kanë kaluar paratë.
Alma Shehi: Arsyeja që po ju kontaktoj është sepse në shtator të 2019-s, në familjen tonë ndodhi një aksident fatal, ku ne humbëm mamin, humbëm hallën, gocën e hallës, 28 vjeç, dhe nusen e xhajës. Në ditët e para të funeralit, na erdhi në shtëpi avokati Ardian Dauti, ku ne nënshkruam një kontratë që ai të kujdesej për çështjen e siguracionit në këtë aksident. Nuk patëm asnjë lloj kontakti nga ana e tij, deri në tetor të 2021-shit, ku e kontaktova dhe e pyeta se ku qëndroj me çështjen akoma dhe se çfarë është bërë deri tani. Pasi kontaktuam, folëm me njëri-tjetrin, mori të gjitha informacionet që i duheshin për të vazhduar me çështjen dhe çështja përfundimisht është mbyllur në tetor të 2022-shit. Që nga ky moment, ne nuk e kemi marrë shumën e përfituar, edhe pse avokati më ka thënë që ka tentuar t’i dërgojë në bankat e Shqipërisë, në bankat Kanadeze, ku jemi unë, motrat dhe vëllai. Por është e pamundur, i ka nxjerr probleme dhe nuk e di arsyen përse. Çfarë po kërkoj nga ju, është që të kuptoj de ku po qëndron vërtetë problemi
Gazetari i “Stop” mësoi, se nuk ka asnjë pengesë ligjore për kalimin e shumave nga Shqipëria, në rastin konkret drejt Kanadasë. Edhe punonjësja e bankës, thotë se nuk ka asnjë problem për transferimin e shumës. Gazetari pati një takim me avokatin dhe ky i fundit nxori sërish pengesa.
Ardian Dauti: Ooo ky rasti i katërfishtë. Po këta nuk vijnë të marrin lekët, o vëlla…
Gazetari: Jo ti i ke thënë, që nuk i kalon banka, ka një problem me bankën, pse nuk shkojnë lekët. Unë u konsultova edhe tek Banka e Shqipërisë dhe tek Abi Bank…
Ardian Dauti: Kam vajt tek BKT, nuk m’i ka marrë, s’më pranoi as mandat. Kam vajt tek Abi Bank, ma mori, ma ktheu mbrapsht, tek Komuna e Parisit.
Gazetari: Po ideja është, ja të flas unë me një drejtor banke dhe e bëjmë atje transfertën. E bëjmë me zgjidhje?
Ardian Dauti: Kë të duash vëlla! Me qejf…
Gazetari: E lemë kështu?
Ardian Dauti: Direkt! E kryme! Unë do mbaj lekët e tjetrit…
Gazetari: Prandaj, po të them.
Ardian Dauti: Unë do vete tek banka, që do më thuash ti. Po s’i kaluan lekët, do më bësh intervistë dhe merru me bankën, jo me mua…!
Në momentin kur u duk se çështja mori zgjidhje, avokati Ardian Dauti gjeti një tjetër alibi, për të mos kaluar paratë. Ai dërgoi fondet në bankën që ne i sugjeruam, bashkë me marrëveshjen, por nuk dorëzon kontratën, që ka me klientët, në emër të konfidencialitetit.
Alma Shehi: Më në fund avokati i dërgon lekët në bankë, duke lënë vetëm kontratën e marrëveshjes bankës, që i referohet informacioneve tona, por nuk i lë kontratën e porosisë, që është dokumenti kryesor të cilës bankës i duhet për të kaluar fondet, nga banka shqiptare në bankën kanadeze. Avokati nxjerr pretekstin që ky dokument është konfidencial, por përderisa informacionet tona janë të gjitha në kontratën e marrëveshjes, nuk e di se ku është problemi në këtë mes.
Ne iu drejtuam me një ankesë Dhomës Kombëtare të Avokatëve, për të hetuar punën e këtij avokati, që ka probleme me klientët.
Sara Gjordeni ka hapur zemrën me Erjolën ditën që partneri që ajo ka lënë jashtë Jurgen Uldedaj kishte ndeshje të rëndësishme. Teksa Sara priste një shenjë edhe pse sipas saj historia tani ishte mbyllur nga Bardhi, duket se shenja erdhi.
Pak minuta më parë në shtëpinë e BB VIP ka hyrë një dron, me foton e Jurgenit ku shkruante: Kampion bote! Sara është emocionuar dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit:
“E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.
Ndërkohë Bardhi ka thënë: “Qenka djalë i mirë”, teksa ka puthur Sarën. Një moment i çuditshëm teksa qan për ish të dashurin në krahë të të dashurit.
Më pas Sara ka folur edhe me Artën pasi ka nisur dyshimet nëse dronin Jurgeni e ka nisur për ta gëzuar apo se ka inat me të.