Tαshmë bazë e NATO-s, ja si dυket aeroporti i rikonstrυktuar i Kuçovës (Foto)

Aeroporti i Kuçovës tashmë do të funksionojë si bazë e Aleancës së Atlantikt Verior (NATO).

Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi dje gjatë vizitës në Tiranë se punimet për rikonstruksionin e saj janë drejt fundit dhe baza e re e NATO-s në Kuçovë pritet të inaugurohet muajin e ardhshëm.

Baza nuk do të jetë gjatë gjithë kohës operacionale, por do të funksionojë si bazë rezervë, kryesisht logjistike e NATO-s.

Pranë saj raportohet se është instaluar edhe sistemi amerikan i mbrojtjes “Patriot”.

Nga pamjet duken zona të fortifikuara, pistë e re dhe rrugë të shtruara që të çojnë drejt vendit mes kodrave ku ruhen avionët “Mig”, dikur krenaria e forcave ajrore shqiptare.

Βetoni zë poshtë ρυnëtorët në kantierin e një sυρermarketi, raportohet për 3 të υdekur dhe disa të zhdυkur

Një aksident ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Firence të Italisë, ku po punohet për ndërtimin e një supermarketi.

Tre punonjës kanë humbur jetën nga shembja e betonit, tre kanë nxjerrë të gjallë ndërsa disa të tjerë janë ende të zhdukur. Zjarrfikësit dhe policia ndodheshin në vendngjarje.

Disa banorë të zonës e kanë përshkruar zhurmën si një “bombë”. Isha në shtëpi.

Dëgjova këtë zhurmë shumë të madhe dhe vrapova për të parë. Dëgjoje të qarat e punëtorëve. duke kërkuar ndihmë”.

Kalimtarë të shumtë ishin dëshmitarë të britmave të punëtorëve brenda kantierit: “Dëgjoje ata që thërrisnin për ndihmë, zëra të dëshpëruar”, thonë dy pastruesit e rrugëve në zonë, të cilët ishin jo shumë larg vendit të ngjarjes

“Do υritet Dua Lipa” – çfarë ραralajmëron IzraeΙi?

Reperët izraelitë thirrje për vrasjen e Dua Lipës, hiti bën xhiron e rrjetit: Çdo qen do marrë atë që meriton

Darbu” bëjnë thirrje për vrasjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe modeles së njohur Bella Hadid, duke i bërë “përgjegjëse” për sulmet e Hamasit që ndodhën më 7 tetor.

Dy reperë nga Izraeli, Ness and Stilla në këngën me titull “Harbu Darbu”, bëjnë thirrje për vdekjen e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa, modeles së njohur Bella Hadid dhe aktores Mia Khalifa, duke i bërë “përgjegjëse” për sulmet e Hamasit që ndodhën më 7 tetor.

Kënga e lançuar para tre muajsh ka marrë 18 milionë shikime në Youtube, një këngë kontroverse rep që është bërë himni jozyrtar i luftës. Sipas një artikulli të DailyMail dy reperët kërcënojnë duke kënduar në gjuhën hebraike.

Kënga nis duke përmendur krerët e Hamasit dhe Hezbollahut ndërsa në një frazë tjetër të këngës thuhet: “Çdo qen të marrë atë që meriton në fund” duke shprehur se tri personazhet e famshëm se janë shkaktarët për luftën që po ndodh në atdheun e tyre.

Ήistorike, Tirana rrëzon për mυajin janar nga “froni” Beogradin si aeroρorti më i madh në rajon

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka shënuar një rekord historik. Për herë të parë në historinë e aeroportit, sipas shifrave zyrtare të muajit që lamë pas, Tirana rrëzoi nga “froni” Beogradin duke e kaluar me numrin e pasagjerëve. Edhe pse në mediat e huaja raportohet se Aeroporti i Beogradit ka parë janarin më të ngarkuar në histori, aeroporti i Tiranës ka shënuar shifra të frikshme. Aeroporti Nikola Tesla i Beogradit ka pritur 569.572 pasagjerë gjatë muajit janar, ndërsa Tirana 620 000 pasagjer. Aeroporti në kryeqytetin serb ka qenë numri një i padiskutueshëm në Ballkan gjatë dekadave të fundit, por situata tashmë ka ndryshuar dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” po ngjitet në majë.

Rekord historik me 7 milionë pasagjerë gjatë 2023

Aeroporti i Tiranës nisi t’i japë provat si më i miri që vitin e kaluar, pasi priti 7 milionë pasagjerë gjatë 2023, duke shënuar shifrën më të lart historike që ky aeroport ka patur brenda një viti. Ky është një sukses që i shtohet arritjeve të vazhdueshme të aeroportit, duke nënvizuar edhe rolin e tij në sektorin e aviocionit në Shqipëri. Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit.

“Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me vitin 2022. Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht, falë edhe shtimit të linjave low cost”, deklaroi pak javë më parë z. Piervittorio Farabbi, Drejtori Operativ i këtij aeroporti.

Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit. Gjithashtu, aeroporti e sheh veten të përgatitur mirë për fluksin e ardhshëm të pasagjerëve, me punonjës shtesë, pajisje të reja të trajtimit dhe zgjerimit të pikave elektronike të kontrollit kufitar do të përshpejtojnë përpunimin e pasagjerëve. Çdo gjë është gati dhe sinjali i këtij numri të frikshëm turistësh në vendin tonë vetëm për janarin, tregon se rekordi i turistëve vitin e kaluar mund të thyhet dhe Aeroporti i Tiranës po tregon se është gati për çdo sfidë.

Meritoni ραska qenë ρjesë në kliρin të këngës së Xhensilës, shihni si dυkej ai (FOTO)

Banorët të cilët bëhen pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip”, rikthehen domosdoshmërisht në vëmendje të situatave të vjetra ku ata janë përfshirë.

Romanca, ndarje, intervista, por edhe pjesmarrje nëpër videoklipe apo projekte, rikthehen dhe komentohen sërish nga audienca.

E kështu ka ndodhur edhe për Meriton Mjekiqin, një prej banorëve më të përfolur të shtëpisë më të famshme.

Për ata që u ka shpëtuar ky detaj, Meritoni ka qenë pjesë e videoklipit të këngës së Xhensila Myrtezaj në bashkëpunim me vëllezërit korçarë, “Vespa”

9 vite më parë, Meritoni ka qenë shumë më ndryshe në paraqitje dhe me një pamje djaloshare.

Vrαu pas sherrit ραrtneren, del fotoja e 39-υjeçarit shqiptar

Personi që shihni në foto është shqiptari që akuzohet se vrau partneren e tij rumune në Greqi. Ngjarja ndodhi në Heraklio të Kretës. Gentian Mino, 39 vjeç, ka ekzekutuar me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan, e datëlindjes 1995.

Sipas policisë greke, ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë duke raportuar krimin që kishte kryer. Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën.
Në sherr e sipër, nxori një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëlloi dy herë mbi të.

Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.
(BalkanWeb)

Grυαja shqiptare me biznesin në SHBA, ndër më të sυkseshmet nën moshën 40-vjeçare

Orieta Kristo emigroi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara në moshën 14-vjeçare, pa ditur pothuajse fare anglisht. Sot ajo është drejtuese e një kompanie të suksesshme sigurimesh që e themeloi para 5 vitesh, “Horizon Insurance”.

Kristo është përzgjedhur nga Revista e Biznesit e Usterit, në Shtetin e Masaçusetsit, si një nga 40 profesionistët e suksesshëm nën moshën 40 vjeç për vitin 2019.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zonja Kristo foli për karrierën e saj, balancimin me jetën personale dhe përkushtimin ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan në qytetin e saj dhe në shtetin e Masaçusetsit.

Për Orieta Kriston, vendimi për të hapur një biznes të vetin nuk ishte i lehtë. Ajo kishte një karrierë të stabilizuar, në një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve “Liberty Mutual”.

“Në qoftë se intuita më thotë që kjo është gjë e mirë, kjo është gjë e drejtë dhe që do ia dalësh mbanë, unë futem me kokë, le të themi. Dhe më pëlqeu shumë ideja që mund të bëja diçka timen, që të krijoja një lloj kulture, ose njerëz që do më rrethonin, të jenë njerëz si puna ime, pozitivë, duan që të ndihmojnë komunitetin shqiptar”,u shpreh Kristo.

Ajo e themeloi kompaninë “Horizon Insurance” në vitin 2014.

Sot u shërben 3,500 klientëve në shtetin e Masaçusetsit, duke plotësuar nevojat e tyre për sigurime automjetesh, banesash, të jetës dhe të bizneseve të tyre.

Kompania e saj ka siguruar afërsisht 5 milionë dollarë në shitje.

60% e klientelës së kompanisë vjen nga komuniteti shqiptar në zonën e Usterit dhe Bostonit në Masaçusets.

“Këtë komunitet e kam pikë të dobët sepse kur unë erdha fillimisht me familjen time isha vetëm 14 vjeç dhe ka qenë shumë komunitet i vogël, kanë qenë 10 ose 15 familje të sapoardhura nga Shqipëria dhe nuk po flas për shqiptaro-amerikanët”, thotë ajo për valën e dytë të emigracionit të shqiptarëve që kanë ardhur në Uster, pas viteve ’90.

Vala e parë ishte ajo e fillimit të shekullit të kaluar.

“Dega e sigurimeve, sidomos për shqiptarët e sapoardhur është shumë e ndërlikuar dhe ne mundohemi t’ua shpjegojmë atyre në një mënyrë që ta kuptojnë dhe të zgjedhin produktin që ata duan, kur vjen puna për mbulimin e makinës, apo për mbulimin e shtëpisë”, ka thënë ajo.

Një e veçantë e tjetër e “Horizon Insurance” është mosha e re e ekipit: mesatarisht 33 vjeç.

Pothuajse i gjithë ekipi përbëhet nga gra, ku atmosfera me ngjyra të çelëta, plan të hapur, dekor të gëzueshëm dhe me shprehje frymëzuese, është një reflektim i vetë ekipit dhe botëkuptimit të saj.

“Gjithmonë e shikoj gjënë me shumë optimizëm dhe jeta është e tillë kur do kesh edhe fundosje dhe ngritje. Dhe gjithmonë nëse kam qenë në pjesën e fundosjes le të themi, nuk e kam parë veten si viktimë, por e kam parë … ‘OK, kjo pjesë jete çfarë po më bën të mësoj dhe nganjëherë them ‘mezi prej sa të dal nga ky vend, kjo situate dhe dua të shikoj sa e fortë do dal”, thotë ajo.

Në punë dhe në jetë, ajo niset nga premisa se çdo njeri, në fund të fundit, do që të jetë sa më i lumtur dhe çdo gjë që bën, vjen nga një lloj dëshire për jetën.

“Marrëdhënia me njerëzit, sidomos në këtë biznes është shumë e rëndësishme. Klientët vijnë këtu për një lloj halli dhe ne gjithmonë i presim mendjehapur, që ky person ka nevojë për një lloj ndihme dhe i bëjmë që të ndjehen shumë rehat kur vijnë këtu dhe për pyetjet që kanë”, është shprehur Kristo.

Megjithëse shumica e punonjësve në industrinë e sigurimeve në Shtetet e Bashkuara janë gra, pjesa më e madhe e drejtuesve ekzekutivë janë burra.

Kristo thotë se në punë nuk e sheh veten si femër ose mashkull, por si person biznesi.

“Gruaja është shumë e fortë, jo vetëm në shtëpi apo që të rrisim fëmijët, ose të ndihmojmë familjen, por gruaja është shumë e fortë edhe në biznes. Ne kemi një lloj intuite dhe nuk është se po ul meshkujt fare, aspak por e kemi atë intuitën, mbase që jemi edhe nëna, fëmija mund të ketë diçka që është sëmurë, është vrarë, ne e ndjejmë dhe në biznes kjo të ndihmon jashtë mase në shumë vendime”, ka thënë Kristo.

Ajo e themeloi kompaninë, kur i kishte fëmijët e vegjël, por sot thotë se e ka gjetur çelësin e balancës.

“Kur jam në punë, jam në punë, jam dikush që po i jap drejtim kompanisë dhe nuk jam mama, nuk jam grua dhe nuk jam vajzë apo motër dhe kjo më bën të jem shumë e fokusuar pa menduar se çfarë po ndodh nga ana tjetër. Dhe kur jam në shtëpi jam mami Ori, jam bashkëshorte, jam motër, jam vajzë dhe nuk e marr punën në shtëpi.

E vendosa që në fillim që nuk do mpleks biznesin me jetën time familjare, sepse në të njëjtën kohë nuk do jem mama e duhur, nuk desha të mbaj telefon në duar që fëmija të më mbajë mend me telefon në dorë. Ky vendim më ka bërë që të eci si në jetën familjare, ashtu edhe në biznes”, thotë ajo.

Pjesë e balancës në jetën e saj, është edhe kujdesi për veten jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht dhe emocionalisht, duke zgjedhur pozitivitetin.

“Në të njëjtën kohë i lejoj vetes edhe ditë të këqija dhe ansjëherë nuk them ‘Orieta pse, ose t’i flas keq vetes sime’. Kemi ditë të këqija plot, por kemi edhe ditë të mira, sepse një lule që të rritet do dhe diellin, por do edhe shiun”, ka theksuar Kristo.

Ajo ndihmon komunitetin shqiptaro-amerikan, me punë vullnetare, ose duke dhënë fonde për aktivitete të ndryshme jo vetëm në Uster.

“Është një nga anëtaret e komunitetit që gjithmonë na ka ndihmuar, jo vetëm me dhurime por edhe si shoqatë shqiptare e Masaçusetsit. Na ka ndihmuar me sigurimet që duhet të kemi për shkollën shqiptare në Boston, ka bërë gjithë punën për kompaninë time, për sigurimet e mia personale, për 5 vjet dhe për mijëra shqiptarë”, thotë Mark Kosmo, kryetar i Fondacionit “Global Albanians” në Boston.

Ρiloti i parë shqiρtar i forcave ajrore amerikane: Me krenari e mbajë υniformën (VIDEO)

Edmond Smajli, është piloti i parë shqiptar i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Smajli në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova ka treguar se si i lindi ideja për të qenë pilot luftarak.

“E kemi pasur një klient në restorantin tonë, ai e ka pasur aeroplanin e vet. Unë në atë kohë kam qenë 15-vjeçar, kur kam filluar të pilotoj dhe pak nga pak ia kam arritur”, tha Smajli në Klan Kosova.

Ai thotë se me krenari e mban uniformën e ushtrisë amerikane.

Ήistoriania greke ΜΑΡΙΑΝ ΚΑΡΟΜΗΛΑ: “Shqiptarëve u kemi borxh shυmë gjëra” /Shρërndajeni

Kështu shprehet historiania e njohur Greke Mariana Koromila e cila vetquhet “Arvanite nga Athina” dhe vazhdon më poshtë ..

“Fryemi si gjela dhe krenohemi që njohim historinë e lashtë, adhurojmë periodën klasike (Helenistike),dhe jemi një popull që nëse dikush guxon të zgjatet pak më shumë, duam direkt ti presim kokën”

“Shqiptarëve u kemi borxh shumë. Na bënë njerëz, u kujdesën për të moshuarit tanë, rregulluan shtëpitë tona, dhe akoma bënë dhe punët tona bujqësore dhe kryesorja është se pa këto familje shkolla të shumta në zonat apo fshatrat të largët do të ishin mbyllur”

“Kur erdhën për herë të parë në Greqi vetëm me trungje pemësh nuk i lamë të qëndronin. Dhe gjithçka që bënë e arritën vetë, duke bërë tre punë në të njëjtën kohë. Ofendohem, pra, si arvanitase, që Nea Liosia e ndërruam në Ilion, Menidin në Acharnai, një injorancë e pabesueshme”

“Çështja e arvanitetit është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë sonë, por ne preferojmë ta varrosim.”

Padyshim nacionalizmi grek do ta nxjerrë edhe këtë historiane greke si të çmendur apo të shkarë nga trutë.. Ashtu siç nxorrën edhe historianët e tjerë grekë të nderuar siç janë Efthimiu,Veremi por edhe historianen bizantinologe të klasit botëror Eleni Arveler, por edhe shumë të tjerë.

E vërteta nuk mund të fshihet ,sado të përpiqet nacionalizmi grek ,për ti thënë të bardhës, e zezë.

https://www.lifo.gr/…/marianna-koromila-eimaste-pio…

Përmbllodhi materialin: Kiriako Tsakni

Shqiρtarja shkruan historinë, shραllet kamρione Europe në shah

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione. Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut, me Çakun që fitoi 7 duele dhe 3 barazime, duke i dhënë titullin në Slloveni për vajza deri në moshën 14-vjeçare.

Postimi i plotë

SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!

????????????13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, ne Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare♟♟♟

Kjo fitore vjen, vetëm pak orë përpara ngjarjes së jashtëzakonshme, për sportin shqiptar. Ndërsa #Shqipëria, mbledh në #Durrës, yjet botërorë të shahut, Çaku i dhuron vendit të saj, një titull si #kampione.

Kler është gjithashtu, pjesëmarrëse ne Kupën Europiane të Klubeve 2023, me ekipin #Teuta. Një skaudër që premton garë të fortë, në kompeticionin më të madh sportiv europian, të vitit!