Ngjαrja që trόnditi Shkodrën/ Hodhi foshnjën në lumin Kir, dënοhet me 22 vite bυrg Orjana Gremi

Orjana Gremi, është dënuar me 22 vite burgim, për shkak se në muajin Janar 2023, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapolindur.

Në 12 Shkurt të vitit 2024, gjyqtarët e Shkodrës vendosën të deklarojnë fajtor dhe dënuar Gremin, për akuzën e “Vrasjes së miturit”.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, për shkak të braktisjes së foshnjës së sapolindur në ujërat e lumit Kir.

Para dhënies së vendimit, Orjana Gremi, kërkoi mëshirë duke shfaqur pendesë të thellë për krimin e kryer.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 5 Janar 2023, 5 ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

Ajo e ka hedhur atë në ujërat e lumit Kir, çka kanë rezultuar fatale për foshnjen, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ajo u arrestua në fshatin Golem, ku edhe banonte tek të afërmit.

Ishin 2 misionare të kishës katolike që njoftuan policinë, pasi e kanë takuar 32-vjeçaren në shtëpinë e saj por pa foshnjën.

Fillimisht ajo ju ka dhënë murgeshave deklarata kontradiktore, mbi vendndodhjen e fëmijës dhe pasi nuk kanë arritur ta gjejnë kanë sinjalizuar uniformat blu.

Foshnja i s*ksit mashkull, është regjistruar në spitalin e Shkodrës pa atësi dhe nëna përpara kryerjes së krimit, kishte kryer edhe procedurat për përfitimin e bonusit të lindjes.

Ndërkohë, që më herët në spital kishte kërkuar dhënien e tij për birësim, por që më pas ka ndërruar mendje.

Teksa ka dalë nga spitali, Gremi është drejtuar në fshatin Golem, por rrugës ka hedhur foshnjën në lumë.

VIDEO/ Ndeshja e parë në Turqi, Arbnor Muja “çan” rrjetën e kundërshtarit

Arbnor Muja ka debutuar me gol me skuadrën turke të Samsunspor. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 90-të, në ndeshjen ndaj Antalyspor, takim ky i mbajtur në Samsun 19 Mayis Stadyumu (Samsun). Edhe pse nuk e nisi takimin si titullar, Muja ia doli të bënte diferencën, duke gjetur golin e qetësisë (2-0) për skuadrën e trajnerit Gisdol.

Muja u largua para pak ditësh nga Antwerp në Belgjikë, për t’u transeruar te Samsunspor. Kontrata e tij me skuadrën e re është e parashikuar të jetë e vlefshme për 3 vite e gjysmë.

Ky gol me siguri do të motivojë futbollistin e Kombëtares për të dhënë maksimumin dhe për të fituar shumë shpejt një vend titullari. Kujtojmë që Muja numëron 5 ndeshje me Shqipërinë.

Vetëύrasja pas ρublikimit të fotos i ntime/ Eksperti i kriminaΙistikës: Ja si mund të gjendet nëse Altin Çoku e ka shtyrë 27-vjeçaren nga kati i katërt

Detaje të reja janë zbardhur nga vetëvrasja e 27-vjeçares Sibora Abedini dy ditë më parë në Kamëz.

Policia bën me dije se e reja se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, për shkak se iu shpërnda një foto intime në rrjetet sociale. Ndërkohë burime për Euroneës Albania, bëjnë me dije se 27-vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar.

E reja ishte nënë e një fëmije ndërsa ishte e martuar me një shtetas kosovar. Megjithëse kishin pasur probleme me bashkëshortin në Kosovë, pritej të ribashkohej, por publikimi i fotos me Altin Çokun ka shkaktuar traumë tek e reja e cila është hedhur nga tarraca e pallatit mbrëmjen e së shtunës.

Ndërkohë familjarët e të resë kanë pretenduar nëpërmjet deklaratave të dhënë në media se 27-vjeçarja nuk është vetëvrarë por e kanë shtyrë nga kati i katërt.

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha në një emision televiziv se është lehtësisht e vërtetueshme nëse Altin Çoku e ka shtyrë 27-vjeçaren nga kati i katërt.

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-υjeçaren, Altin Çoku: Nuk bëj bύrg se jam bυdaΙΙa me letra!

Altin Çoku, 39-vjeçari i arrestuar këtë të hënë i akuzuar se kishte shtyrë drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare, nënë e një fëmije të mitur. Çoku i kishte shpërndarë asaj një fotografi intime që dyshohet se ishte bërë në një hotel. 27-vjeçarja po kalonte një moment të vështirë pasi ishte ndarë nga bashkëshorti dhe ishte punësuar si pastruese.

Ka qenë vetë Çoku që e kishte pranuar se foto kishte dalë nga telefoni i tij, por ishte munduar të shfajësohet duke thënë në një video “live” në Tik-Tok se fotografinë ia kishte marrë një shok nga celulari në momentin që ky ishte larguar nga tavolina për të shkuar në tualet.

“Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten. Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod.

Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku…

Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër by*ha me bo foto. Nuk është t’u më rrujt k**i për të” – thotë Çoku.

Por së fundmi, një tjetër video e tij është përhapur në rrjetet sociale. Pasi e kanë vënë në vështirësi teksa i kanë përmendur se mund të përfundojë në burg, ai ka thënë se është “budalla” me letra.

“Kam letrat si i sëmurë mendor. Kam dokumentet o shok, unë jam budall, maksimumi 3 ditë burg bëj se kam letrat si i sëmurë mendor”, – dëgjohet t’u thotë ai ndjekësve të tij Altin Çoku.

Nuk do ta njihni/ Ρυblikohen fotot e Sarës së BBV ρara oρeracioneve

Sara Gjordeni është një nga personazhet më të komentuara të Big Brother Vip 3.

Ajo është një modele e cila është bërë e njohur për publikun me hyrjen e saj në BBV3.

Modelja është shumë e përfolur për lojën që po bën në BBV3 si dhe për lidhjen e saj me këngëtarin Bardhi, por edhe për ndryshimet që ka bërë në pamjen e saj.

Ashtu si dhe shumë personazhe të njohur edhe Sara ka ndryshuar pamjen e saj.

Nëse do ta shihni në këto foto nuk do ta njihni.

Nuk do ta njihni/ Publikohen fotot e Sarës së BBV para operacioneve
Nuk do ta njihni/ Publikohen fotot e Sarës së BBV para operacioneve
Nuk do ta njihni/ Publikohen fotot e Sarës së BBV para operacioneve

Lυiz Ejlli thγen çdo rekord në rrjetet sociale, ja shifrαt(Foto)

Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli vijon të jetë ndër më të ndjekurit në rrjetet sociale.

Videot e tij të shpërndara, në të gjitha platformat kanë kaluar së fundmi 15 miliardë shikime. Kjo tregon se ai është më i preferuari në botën online.

Këtë shifër rekord për një personazh nga Shqipëria, ai e ka ndarë më ndjekësit e tij në Instagram dhe Tik Tok.

Faqet e menaxhuara prej tij në rrjetet sociale, apo edhe ato mediatike, ndërkohë vijojnë të jenë më të klikuarat, ku çdo postim i Luizit merr mijëra like, komente dhe share.

Çfαrë ndodhi? Ministri i Mbrojtjes përfυndon me υrgjencë në sρital, dγshohet se…

Ministri Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka përfunduar në spital gjatë mbëmjes së djeshme pas probleme shëndetësore e zemrën.

Mediet italiane raportojnë se, Crosetto u shfaq i vetëm dhe në këmbë në dhomën e urgjencës, me dhimbje të forta gjoksi. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Crosetto u monitorua dhe më pas iu nënshtrua koronarografisë për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme që nga mëngjesi i djeshëm.

Nuk ka të dhëna për shkaqet, por burime spitalore Gazetta.it thonë se ministri vuan nga perikarditi. Crosetto aktualisht ndodhet aktualisht në spitalin San Carlo di Nancy. Nisur nga diagnoza, ai pritet të qëndrojë në spital për kontrolle për disa ditë.

Ministri ishte dashur të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik të Karabinierëve së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti.

Ndër të parët që i uruan mirë Guido Crosetto ishin Matteo Salvini dhe Antonio Tajani përmes rrjeteve sociale. Urimet për një shërim të shpejtë erdhën edhe nga përdorues të zakonshëm dhe liderë të tjerë politikë.

“Të Ιυtem fshije, do bëj denoncim”, mesazhet e fυndit të 27-vjeçares: Pυbliko foton e grυαs tënde

Sibela Abedini, vajza që i dha fund jetës për shkak të publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale, kishte dërguar disa mesazhe para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Në celularin e sekuestruar nga policia, hetuesit kanë zbuluar disa mesazhe që ajo kishte shkëmbyer me personin që Altin Çoku, i kishte thënë se ka publikuar foton në TikTok. Në këto biseda të shkëmbyera në Whatsapp, vajza i është lutur personit në fjalë që të fshijë foton pasi të nesërmen do të bënte denoncim në polici.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se pas kësaj, vajza ka komunikuar edhe me Altinin dhe ky i fundit i ka thënë se nuk është ai personi përgjegjës për publikimin e fotove. Ajo thotë se mesazhet e gjetura në celularin e vajzës janë drithëruese.

“Besoj që Prokuroria do të bëjë një rikualifikim të akuzës përveç asaj të vetëvrasjes ndaj Altin Çokut. Është arritur të këqyret aparati i të ndjerës në të gjitha komunikimet e ditëve të fundit. Tek celulari i së ndjerës janë gjetur disa komunikime në Whatsapp, që rezulton të ketë komunikuar me një person dhe duke qenë se e ka orientuar tek një shok i tij se e ka publikuar foton, vajza i thotë të lutem duhet ta heqësh këtë foto se nuk mund të më shkatërrosh mua,

nëse do mund të nxjerrësh foton e fëmijëve të tu dhe gruas tënde, sepse të nesërmen i thotë e ndjera do të shkojë në polici dhe do të denoncoj. Ky mesazh i shokut duket se e ka tradhtuar Altin Çokun. Ai thotë se bëri shumë gabim që përmendi familjen time dhe i thotë se unë nuk jam personi që kam shpërndarë foton tënde. Ka një sërë komunikimesh që janë duke u parë me kujdes. Po të lexosh mesazhet janë drithëruese dhe janë dërguar disa orë para se t’i jepte fund jetës”.

“Policët ngαcmojnë dhe bυΙΙizojnë υαjzat që denoncojnë”, aυokati: Edhe klientja ime kreu υetëvr*sje në Berat!

Avokati, Arben Llangozi, tregoi në “Breaking” me Dafina Hysën, për një rast personal ku klientja e tij ka marrë vendimin e rëndë (vetëvrasje) për shkak të përndjekjes dhe shpërndarjes së fotove intime nga nga një person.

Referuar rastit më të fundit ku një 27-vjeçare i dha fund jetës pasi në Tik Tok iu shpërnda një foto intime, Llangozi tha se rasti që ai ka pasur ka qenë edhe më i rëndë.

Sipas avokatit vajzat nëse dua të denoncojnë një rast të përndjekjes ose duan të tregojnë për një problem, në polici jo vetëm që nuk ndihmohen por edhe bullizohen e ngacmohen nga uniformat blu.

“Në polici në qoftë se një vajzë, nga një familje me tradita, shkon përpara policisë ajo do të bullizohet më shumë se sa është bullizuar në rrjete sociale. Vetë policia e bën. Ata e bëjnë më keq, ndërkohë që vajza mund të ketë nevojë për mbështetje, ndërkohë që nuk do gjejë mbështetje por do të keqtrajtohet. Para disa kohësh, një prind denoncoi në komisariatin numër 1 që i është larguar vajza dhe kemi disa mesazhe të turpshme, që shefat e policisë e shihnin nga ballkoni nëse një vajzë kishte moshë apo jo. Këtu nis problematika e zgjidhjes.

Nëse Policia dhe Prokuroria do të merrnin masa ekstreme për këto raste mendoj që nuk do të ishte aq problem Tik Tok-u. Vetë toleranca dhe që njerëzit nuk shkojnë të denoncojnë se nuk kanë besim tek institucionet sjell pasoja të tilla. Unë si avokat kam pasur edhe një rast të tillë si i kësaj vajze (27-vjeçares që i dha fund jetës), përfundoi me fatalitet. Në Prokurorinë e Beratit u vendos të mos nisej procedimi penal, ku niveli i përndjekjes ishte shumë më i lartë se ky rast. Ai kishte hapur rrjete sociale në emrin e saj, shpërndante foto intime, etje. Pavarësisht se tregohej se ishte një përndjekje, prokuroria nuk mori masa”, tha avokati.

Në lidhje me këtë situatë foli edhe avokati Kujtim Ibra, i cili u shpreh se Tik Tok-u në Shqipëri duhet të ishte mbyllur me kohë, për shkak të rasteve të vazhdueshme të kërcënimeve dhe problematikave të tjera.

“Ky është një rast tragjik, një nënë me një fëmijë të mitur nga mbrapa, ku pas një bashkëjetese me një shtetas nga Republika e Kosovës ishte në prag divorci, krijohet një tjetër dramë familjare me një fëmijë jetim (27-vjeçarja që i dha fund jetës). Probleme të llojit të Tik Tok-ut dhe Facebook-ut, është shumë shqetësuese për shoqërinë shqiptare.

Tik Tok-u për mendimin tim duhet të ishte i mbyllur me kohë në Shqipëri, pasi në 80% të rasteve përdoret për shantazh gjobëvënie bullizim deri në shkaktimin e rasteve të vetëvrasjes. Nuk është se në Tik Tok marrim ndonjë kulturë të nevojshme, përjashto fjalorin denigrues dhe fyes, deri në nxjerrjen e fotove, siç është rasti i fundit i Kamzës. Kemi edhe raste të tjera ku në Tik Tok një fyerje ose situatat tjetër ka degraduar deri në përplasje me armë“, u shpreh ai.

Vrαsja e SibeΙës… zbυΙohet ngjarja e tmerrshme që Altin Çoku kreu në 2010 (Video)

Kjo është Sibela Abedini 27 vjeçarja që vdiq mbrëmjen e së shtunës në rrugën Teuta në Kamëz në rrethana ende të paqartësuara plotësisht.

Kishte të dalë të pinte një cigare në koridorin e shkallëve ndërsa pak minuta më pas familjarët kishin mësuar se kishte rënë nga lartësia.

Familjarët e saj kanë dyshime se Sibelën e kanë shtyrë dhe e kanë vrarë.

Policia e Tiranës njoftoi këtë të hënë se ngjarja është një vetëvrasje e shkaktuar nga ngarkesa psikologjike që asaj i ishte shkaktuar nga publikimi i një foto intime në tiktok.

Policia bëri me dije se kishte arrestuar si të dyshuar Altin Coku 39 vjeçar i njohur sëfundmi si një personazh tik toku për hskak të sensit të protagonizmit të shtuar here për shkak të aftëisve ndryshe trupore dhe shëndetësore dhe herë si pjesë e konflikteve që krijonte me të tjerët.

Në një rrethanë ende të pasqaruar ai kishte krijuar një marrëdhënie me 27 vjecaren Sibela Abedini me origjinë nga Lezha e cila prej kohësh jetonte në Kamëz sëbashku vajzën e saj 2 vjecare, motrën, vëllain dhe të ëmën.

39 vjeçari i kishte bërë asaj një foto intime sëbashku. Foto e cila ishte publikuar më pas në rrjetin social tik tok nga ky profil userrrrshiba. Altin Coku.

Por Altin Coku kishte dalë dhe në live tik tok duke e përgënjeshtruar se e kishte shpërndarë ai atë foto dhe duke ngritur një alibi se kishte qenë një shoku i tij që ia kishte marrë foton nga telefoni dhe më pas shpërndarë.

Prej rreth 1 muaji Sibela Abedini ishte zhvendosur sëbashku me vajzën e mitur nga Kosova në Shqipëri. Familjarët tregojnë se kishte patur një mosmarrveshje që nuk ishte divorc ndërsa kërkojnë që autori të marr dënimin maksimal.

Por Altin Coku përvec si personazh tik toku është i njohur si me precedent të theksuar criminal dhe për kryerjen e veprave shumë të rënda kriminale.

Në mars të vitit 2010 ai kishte tentuar te digjte të gjallë djalin e dajës së tij të mitur dhe të detyronte vajzën e dajës së tij për të vijuar lidhjen seksuale që kishte patur me të më herët. për ta detyruar këtë të fundit të qëndronte në lidhje i kishte vënë flakën kushëririt të tij i cili ishte vëllai i mitur i vajzës së dajës.