E rëndë në Kanada/ Tre fëmijë gjenden të djegυr në një makinë, dy gra të vdekυra në banesa, αrrestohet një 29-υjeçar

Një 29-vjeçar u arrestua në Kanada pasi akuzohet për vrasjen e 5 personave. I riu akuzohet se ka djegur 3 fëmijë në një makinë, ndërsa dy gra të pajeta u zbuluan në provincën e Manitoba.

“I arrestuari dhe pesë personat e vdekur besohet se janë të njohur me njëri-tjetrin”, tha policia kanadeze në një deklaratë. Trupi i një gruaje u zbulua përgjatë një rruge në qytetin e Carman.

Më pak se dy orë më vonë u gjet makina e djegur me trupat e tre fëmijëve dhe, pak kohë më vonë, në një shtëpi u gjet trupi i një gruaje të dytë.

(BalkanWeb)

Shqipëria një sυρer fuqi në Ballkan: Nafta, hekuri dhe kromi 3 ρroduktet që dominojnë ekonominë, 1 mld euro shitje

902.064 tonë naftë është prodhuar në vitin 2022, nga 697.662 tonë të prodhuar në vitin 2021. Hekuri arriti në 808.983 tonë në 2022. Ndërkohë që 2021, prodhimi ishte 773.668 tonë.

Vlera e shitjeve për produktin naftë gjatë vitit 2022 ishte 44.8 miliardë lekë, nga 34.2 miliardë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 31,2%.

Vrojtimi mbi produktet industriale kryhet me frekuencë vjetore pranë ndërmarrjeve të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese. Këto statistika shërbejnë për të kryer analiza të detajuara të produkteve industriale të prodhuara në vend. Prodhimi dhe shitja e produkteve kryesore industriale.

Ήαbit akademiku shqiρtar: Apollonia është qγtet grek. Shqiptarët nuk kanë gjαk 100% të ρastër

Akademiku Apollon Baçe, thotë se në një libër që ia dedikon gjyshit, kujton se ai i mësoi se fjala komb shkruhet me K të madhe.

Në emision “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Baçe deklaroi se pushtimi osman na ka sjellë mjaft të këqija dhe se deri sa filloi pushtimi osman, Kushtetutën dhe statutin i ka pasur më të bukurit e Adriatikut.

Sipas tij, nuk ka qenë Shqipëria e sotme, por se është shumë e zvogëluar krahasuar me atë që ka qenë.

Baçe shton se Shqipëria ka pasur njerëz që i kanë dhënë botës dhe i ka dhënë figura shumë të mëdha botës.

“Kur amerikanët ndihen krenarë për kombin e tyre, ne pse të mos kemi lavdinë. Por duhet të jetë një lavdi e cila edhe sot duhet ti përgjigjet asaj të dikurshmes.

Ai që njeh të kaluarën nuk ka frikë nga e ardhmja, thuhej në një revistë. Kjo do të thotë se është një komb shumë vital, i cili arrin ndoshta të bëj diçka dhe të mbijetojë.

Që të gjesh në Ballkan gjak 100% të pastër nuk e gjen dot. 41% e kanë kroatët, ne e kemi më të ulët se ata. Kjo do të thotë se jemi më të përzier. Një komb që ka fuqi të madhe kulturore të asimilon.

Unë në librin tim nuk e quaj Epirin Epir, por Iliria e Jugut. Termi Epir nuk ka lidhje me grekët. Hyjnë thesprotët dhe kaonët. Homeri me fjalën Epir, do të thotë që janë banorë të ishujve që bregun përballë e quajnë Epir.

Është emërtim barbarët e detit, e bregut. Nuk është as emër që na kanë vënë të tjerët dhe as vetes, është emër neutral. Skënderbeu dhe Barleti e përdorin si mburrje.

Por unë them Iliria e Jugut, te aktet e papatit thuhet Arbëria e jugut. Orikumi nuk ka asnjë dokument që është koloni greke. Oriku nuk është koloni, Butrinti nuk është koloni. Apollonia u themelua nga 200 korintas dhe fusha e Myzeqesë quhet fusha e Gylakut, për të parin e kolonistëve. 200 vetë nuk mund të thuash se nuk patën përzierje me popullsinë vendase. Janë të tëra në greqisht.

Apollonia pavarësisht se kolonistët e parë janë martuar, janë përzier, është një qytet grek. Ti po vajte në Amerikë dhe je pesë gjenerata, ti je amerikan. Te Durrësi kam vërejtje. Nga autorët e lashtë gjithmonë quhet qytet.

Kur hyn në gjirin e Jonit, se Jon quhej Adriatiku në atë kohë, thuhet se në anën e djathtë banojnë barbarët ilirë. Në histori ke të bësh me përkthime të këqija që çojnë në anën e kundërt.

Kalon nga qytet ilir, në qytet greko-ilir, por që mbetet kolonia e Durrësit. Enver Hoxha ka thënë fjalën më të bukur lidhur me historinë, ajo që është greke jepjani grekëve, ajo që është ilire, dëshmojeni se është e tillë dhe mbroheni”, shprehet ai. /TEMA

Çαmëria, υendi ku flitej e këndohej vetëm shqip / Shρërndajeni këtë ρerlë

Një impresion i veçantë, një shqetësim dhe pikëllim mbizotëron kur të qëndrosh në Çamëri, dhe në ato vendbanime ku gjithçka ‘shqip’ apo ‘shqiptare’ ndalohet dhe dënohet.

Rrugëtimi në këtë krahinë, të pushtuar nga grekët dhe greqizmat ka groposur thellë elementin shqiptar, apo të ashtuquajtur arvanitas në këtë zonë, që dikur shquhej si zonë e një populli punëtor në tokat pjellore, tokat me trashëgimi të pasur historike dhe kulturore si dhe një zonë ku ka një pasuri dhe laramani të traditave shqiptare si veshjet, vallet, doket e zakonet e ndryshme popullore dhe kulturore, shkruan njëkomb.

Gjatë vizitës time në fshatrat e Çamërisë, më bëri shumë përshtypje se qendrat kryesore, qyteteve të cilat janë të “rreshtuara” për rreth kufirit, por edhe pak më në thellësi, të Greqisë veriperëndimore, janë të rrethuara nga fshatra me emra krejt shqiptarë.

Aty thuhet se në shtëpi të vjetrit flasin ende shqip, ndërsa ti je vizitor dhe të bie që veshi të dëgjon të flitet shqip, aty të duket vetja se je në ndonjë zonë të jugut të Shqipërisë.

Këto janë qytetet dikur shqiptare të tilla si : Gumenica, e cila ishte e rrethuar nga emra fshatrash shqiptarë, nga Dushku, Grikohori, Salicaj, sikurse është dhe Paramithia, me Globoçarin, Skupica, Sharati, ndërsa Margëlliçi është i rrethuara nga Luarati, Karbunari, dhe Margariti, kurse Filati, nga Shqetaqri, Spatari, dhe Çifligu, Janina nga Koska dhe deri tek një shesh me varrin e Ali Pashë Tepelenës, dhe kështu me radhë vjen Preveza, por edhe Arta e cila ka në mes të saj Kalanë e Artës e ndërtuar sipas stilit iliro-dardan në shekullin e 13-të, ku një urë e lashtë është përmbi lumë është e ndërtuar si urat e lashtësisë në Shqipëri, ajo e Mesit në Shkodër apo ajo Ura e Hijes së Metës në Gjakovë.

Në ndërkohë të vizitosh cilindo nga këto fshatra, të Greqisë veriperëndimore, kur bie darka dhe burrat e fshatit mblidhen në kafenetë, dëgjon se shumë të moshuar flasin në mes vetit vetëm gjuhën arvanite-arbërore, pra një shqipe kjo, karakteristike, e kësaj zone – një shqipe që është mjaft e ngjashme me atë të shqiptarëve të vjetër nga këto zona, shqipe, që ka mbetur ashtu “gjysma – gjysma” e pa ruajtur dhe e pa kultivuar, nga këta banorë bujarë dhe fisnik.

Por se ngaqë largimi i shqiptarëve por edhe asimilimi i “detyrueshëm” i tyre, sidomos nga politika ultranacionaliste greke, e ndjekur në mes shekullin e 20-të, ndaj popullsisë autoktone shqiptare duke përfituar edhe prej sundimit komunist në Shqipëri, ka bërë atë që në këto zona të mos gjesh më “shqiptarë”, sado që mund t’i kërkosh të bisedosh me ata të mos origjinën e tyre,

Mbasi për fat të keq edhe ndonjë që ka mbetur, ka frikë të fasë shqip dhe të paraqitet si shqiptarë, kjo ka ardhur ngaqë nga kësaj popullsie është ushtruar represion madh dhe ka “një persekutim” të fshehtë që të kujton kohën e përndjekjes në Shqipëri.

Aq sa duhet thënë se në çdo fshat të kësaj zone gjen shumë pak për të mos thënë aspak, shqiptarë sidomos atyre të fesë myslimane, të cilët ishin Çamët.

Por, edhe Shqiptarët ortodoks që janë banorët e kësaj zone, dhe kanë marrë tokat dhe pronat në përdorim dhe jo me tapi, nuk “pranojnë” në asnjë mënyrë të flasin shqip.

Bile, kur ti i afrohesh ndonjërit prej tyre dhe i flet shqip ata të largohen gjithë frikë, njësojë si në kohën e regjimit komunist në Shqipëri. kur çamët kishin frikë të deklaroheshin se ishin nga Çamëria.

Një grua shqiptare, nga zonat e jugut të Shqipërisë, e cila punonte në një familje të këtyre fshatrave( emrin dhe fshatin nuk e tregojë sepse ajo i trembej “rrezikut” që sillte) më tregojë se në fikun e shtëpisë, ku ajo ishte e punësuar, kishte gjetur në një pllakë dërrase të gdhendura emrat e një çifti shqiptar mysliman – çamë.

Por, sipas studiuesve të çështjes Çame, thuhet se :”Arvanitët ortodoks dhe arvanitët myslimanë (çamët), përbëjnë në vetvete një popull me një origjinë të përbashkët – Pellazgët e lashtë që i bie se janë shqiptarët e sotëm” thonë ata.

Të cilët kanë gjuhën dhe kulturën e arvanitëve – shqiptarë, por që ekzistenca e këtij populli të harruar dhe e lënë pas dore në drejtim të trashëgimisë së tyre, si nga sundimi gjysmë shekullor i Enver Hoxhës, dhe atë që është bërë fare shumë pak për ta, gjatë këtyre 23 vjetëve prej nga koha që ai regjim u rrëzua, ngelen përsëri sot e kësaj dite “shqiptarët e harruar” e lënë pas dore.

Vetëm në kuadrin e një “Traktati Miqësie” me shtetin grek të arritur nga ish Presidenti Berisha, cili bëri të vetmin hap për hapjen e kësaj çështje mas 50 vjetëve.

Asimilimi dhe “harresa” mendohet se ka ardhur edhe ngaqë se ata mund të humbasin përkrahjen e shtetit grek dhe politikave kulturore për minoritetet, megjithëse, arvanitët e quajnë veten autoktonë në Greqi dhe kjo është një pyetje që lë shumë për të diskutuar, dhe që politika e sotme shqiptare mban një barrë të rëndë për ta zgjidhur atë sidomos kur bie fjala sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare.

Megjithëse, nuk a asgjë zyrtare dhe studim të mirëfilltë, por kan mbetur vetëm shkrime dhe disa reportazhe prej Edit Durhamit, disa studiuesve , historianëve dhe gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë, të dekadave të fundit dhe disa dokumentare nga Çamëria, për të treguar se sa shqiptarë ka mbetur në këto zona dhe se sa shqiptare janë këto zona, ka edhe fakte të tilla që mund të tregojnë si ky fakt që mësova gjatë vizitës ime në Çamëri.

Një shqiptar që kishte emigruar në Gumenicë në vitin 1990, kur u rrëzua komunizimi në Shqipëri, në kushte anonime, tregon se :” Kur u largova nga Shqipëria, dhe u vendosa në Gumenicë, u strehova tek një shtëpi dykatëshe, karakteristike të këtij qyteti që ngjason shumë me Sarandën.

Flija,thotë ai në katin e dytë sepse kati i pare ishte dyqan që mblidhte qumështin e mëngjesit, të fshatrave për rreth qytetit të Gumenicës, dhe prodhimeve të fshatit.

Të nesërmen që isha arratisur nga Shqipëria, fillova të dyshojë, me vetveten nëse e kisha “kaluar kufirin” apo jo!? sepse çdo mëngjes ata flisnin shqip me njeri tjetrin duke bërë pazarin.

Por më ka çuditur fakti se as sot e kësaj dite nuk e di se çfarë u bë me këta fshatar, dhe se çfarë ka ndodhur sepse mbas 1993 kur dhe erdhën me shumicë shqiptarët nga Shqipëria, asnjeri prej këtyre, fshatarëve kur sillte qumështin dhe prodhimet që kishte mbledhur, nuk fliste më shqip…”.

Dhe kjo më sqaron ai me keqardhje, ka ardhur si pasojë e asaj politike që ka ndjekur “politika dhe shteti grek ndaj atyre shqiptarëve, e cila ka qenë konstante…dhe e pa ndryshuar që i ka çuar shqiptarët drejt asimilimit dhe largimit nga këto troje që dikur ishin vetëm shqiptare.

Ta ραthënat e Ιαgjes së fαmshme të Athinës, “Plaka”. Origjina e emrit dhe lidhja me arυαnitasit

Intervista në fjalë është një bisedë mes historianes së artit dhe cicerones Artemis Skumburdhi me gazetarin M. Hulot për gazetën greke «Lifo» mbi librin e saj «Monastiraki – Plaka» dhe pushtuesit e ndryshëm të Athinës përgjatë shekujve. Nga dhjetë librat që ka shkruar (të gjitha për Athinën, për historinë, kafenetë e teatrot e saj), nëntë prej tyre nuk janë më në librari, kanë mbaruar. Libri i saj «Monastiraki – Plaka», është një studim i hollësishëm mbi zonën më të lashtë të Athinës e Europës, që banohet parreshtur prej 4500 vjetësh.

Përse u quajt Plaka, vendbanimi konkret?

Varianti më mbizotërues, është që vjen nga fjala arvanitase «plak» – në fund të shek. XVI erdhën dhe u vendosën në zonën rreth sheshit Lisikratous drejt Makrijanit e Shtyllave të Zeusit, disa familje arvanite, që u dëbuan nga turqit e Argonafplisë. Kjo zonë qe boshatisur, që në shek. XII dhe mbeti e zbrazët për shumë shekuj. Kësisoj, njerëzit e ardhur u vendosën në shtëpitë e vjetra ekzistuese dhe e emërtuan këtë pjesë “Athina Pliaku”. Dalëngandalë, fjala “pliaku” u bë “pliaka” dhe më pas u greqizua në “pl(l)aka”. Ky emërtim, vlen për pjesën që fillon nga sheshi Lisikratus, që është pjesa qendrore e Plakës, pra zemra e saj, dhe mbulon edhe zonën më të gjerë të Athinës së vjetër.

Kamburoglu, athinografi më i rëndësishëm i qytetit, donte që të jepte një variant më grek për origjinën e emrit, që sipas tij vinte nga një pllakë shumë e madhe mermeri, e cila ndodhej në pikëtakimin e rrugëve Adrianu, Kidhathineon dhe Thespidhos, por në atë periudhë kishte me qindra pllaka mermeri të hedhura majtas-djathtas nga monumentet e shkatërruara e të vandalizura nga grabitësit e gjërave antike, pra nuk ishte e mundur, që një pllakë e vetme të emërtonte një mëhallë të tërë.

Është shumë e rëndësishme të theksojmë, që Plaka është mëhalla më e lashtë e qytetërimit perëndimor – janë zbuluar gjetje neolitike, banesa të lashta e varre, që datojnë të paktën 4500 vjet para Krishtit. Pra, ekziston një vazhdimësi jete nga vitet neolitike e gjer në ditët tona. Praktikisht, edhe rruga Tripodhon, që përshkon mespërmes Plakën, është rruga më e lashtë e Europës, e cila krijonte një gjysmërreth 850-900 metrash, nga hyrja e teatrit muzikor e gjer në Eleusin e Agorasë së Lashtë. Ishte rruga me numrin më të madh të zbukurimeve, për shkak të monumenteve koregjike dhe me përdorim të vazhdueshëm prej 6500 vitesh. Ky fakt është tronditës për një studiues e shëtitës.

Është pak a shumë si Agora e Romës, që sheh shtresa qytetërimi shekujsh të tërë.

Po, vetëm se Roma dhe Agora e saj vijnë shumë më vonë. Plaka nuk është monument arkeologjik, është monument i gjallë, është histori, folklor dhe s’rreshti kurrë së ekzistuari, madje edhe në vitet më të errëta të Mesjetës, ku pas masave që mori Justiniani kundër helenizmit, popullsia ishte reduktuar ndjeshëm dhe njerëzit e paktë, që kishin mbetur në qytetin e lavdishëm, ishin mbledhur brenda murit romak. Madje edhe atëherë, rruga Tripodhon, nuk ndaloi së pasuri gjallëri.

Dihen shumë pak gjëra për Mesjetën në Athinë.

Ka qenë një periudhë shumë e trishtë. Imazhi i Athinës fillon të zvetënohet, bëhet një qytet i ndaluar idhujtar, me banorë të këqinj, që patën shkaktuar zemërimin e të krishterëve filortodoksë, të cilët kishin një këndvështrim shumë negativ të gjërave.

Është e çuditshme se grekët idhujtarë asnjëherë nuk përndoqën të krishterët. Feja e lashtë greke, predikonte laicizmin dhe tolerancën, me kusht që çdo qytetar grek duhej të respektonte adhurimin tradicional të grekëve.

Çdokush mund të besonte në çdo lloj zoti që dëshironte, mjaft që të mos binte në kundërshti me fenë tradicionale të grekëve të lashtë.

Rjedhimisht, nuk kishin përplasje dhe madje edhe Perandori Julian, “renegati” sikurse e quajti Kisha, nuk i përndoqi të krishterët. E shihte, që paralelisht me komunitetin e vogël të të krishterëve, ekzistonte komuniteti i madh i grekëve etnikë idhujtarë dhe u përpoq të forconte arsimin e lashtë grek dhe fenë, të rimëkëmbte ekonomikisht tempujt grekë.

Asnjë grek etnik nuk përndoqi ndonjë të krishterë. Dëbimet i bënë romakët. Grekët që s’ishin të krishterë, u përndoqën, ishte e tmerrshme situata gjatë sundimit të Justinianit dhe kjo është diçka, që nuk e mësojmë në shkollë.

Jam sulmuar nga njerëz, që cënohen kur flas gjatë guidave të mia për Justinianin dhe kur prek tema të tilla, por jam shumë mirë e përgatitur, e lexuar, nuk bëj guida sipërfaqësore, flas me fakte e citime. Një herë, një pedagog teologjie dhe dy zonja i dërguan një letër Bashkisë së Athinës, që të më hiqnin nga institucioni i ciceronëve– dhe kë mua, që e kisha themeluar! – por, natyrisht që Kryebashkiaku nuk bëri diçka të tillë.

Më flisni për Justinianin

S’mund të flas mirë për njeriun, që theri grekët. Gjatë sundimit të Justinianit, Athina fillon e rrënohet, reduktohet popullsia dhe vendoset brenda murit. Justiniani mbylli shkollat filozofike, por masa më e ashpër që mori, ishte ndalimi i shkollimit të lashtë grek. Kjo nënkupton, që nga viti 527 pas Krishtit e teorikisht deri më1830-n, kur fituam pjesërisht pavarësinë, nuk ka pasur shkolla në formë sistematike dhe për 13 shekuj kemi qenë analfabetë e të painformuar. Nuk patëm kurrë Iluminizëm, Rilindje, asgjë. Gjatë pushtimit osman, funksiononte një numër i vogël shkollash, që mbaheshin nga disa mësues të pasur iluministë, sepse vetëm familjet e pasura mund të dërgonin fëmijët për studime jashtë shtetit dhe kur ktheheshin krijonin shkolla të përkohshme e u mësonin shkrim e këndim fëmijëve të athinasve.

Një masë tjetër e turpshme e Justinianit ishte ndalimi i përdorimit të emrave “Hellas” dhe “Helen”. Greqia quhej “Romania”, përbënte një pjesë shumë të vogël të rajonit më të gjerë të Ballkanit dhe i quajti gjithë grekët romios. “Romios” ishte një përcaktim nënvlerësues dhe një kategori dytësore e qytetarit romak. Nuk ishim qytetarë romakë, por romios.

Gjithashtu, ndaloi përdorimin e tunikës greko-romake dhe detyroi grekët, pas 2500 vitesh veshjeje helene, të vishen si popujt e tjerë të Ballkanit. Kështu, filluam të vishnim fustanellë, që është ballkanase, konkretisht shqiptare.

Masa më e vështirë ishte, se brenda tre muajve grekët e të singjashmit e tyre, duhet të pagëzoheshin të krishterë. Kur je “tifoz” i një feje prej 2500 vitesh dhe papritmas duhet të pranosh një fe dogmatike monoteiste, që të ndalon shumë gjëra, të imponon të kesh frikë ndaj Zotit, – që grekët e lashtë nuk e njihnin – dhe e cila mbështetet në parime judaike e hebraike, nuk është diçka e lehtë.

Jam ortodokse, por nuk mund të mos zemërohesh me këto gjëra. Përse duhej rreth 13 shekuj të qemë idiotë e të pashkollë? Na donin analfabetë, që të bëheshim pre e çdo pushtuesi oportunist.

Justiniani ishte një personalitet kontrovers, sllav i jugut dhe ndoshta që atëherë ka fillluar përplasja mes sllavëve e grekëve. Ky njeri, nga njëra anë mbështetej te grekët etnikë, që të ndërtonte dy veprat madhore, për të cilat është i njohur në Histori, Shën Sofinë (Anthemios dhe Isidhoros, që e bënë, ishin grekë etnikë) dhe Neares, ligjin e njohur, që bazohet në greqishten e lashtë (edhe juristët e tij ishin grekë etnikë) dhe nga ana tjetër, ndërhyn me urrejtje kundër grekëve e të singjashmëve të tyre.

Në vitet 570-580 pas Krishtit, kemi dhe mësymjet e avarosllavëve. Pashmangshmërisht banorët e paktë të Athinës mbyllen brenda murit romak dhe do kalojnë shumë shekuj, që të dalin prej andej. Një mëkëmbje të vogël kishim, kur Perandori Kostanc, gjatë rrugës për në Itali, kaloi nga Athina dhe ngaqë solli një ushtri mercenarësh të pasur, nga vjeshta e 662 e gjer në pranverë të 663, filloi të qarkullonte paraja – më pas njerëzit u rimbyllën brenda mureve.

Mëkëmbja pasuese ishte në vitin 1018 pas Krishtit, kur Vasili II Maqedonasi, që në histori njihet si Bullgaroktoni, vjen në Athinë, që ta nxjerrë nga errësira mesjetare dhe të festojë fitoret e tij nga betejat kundër bullgarëve. Me vete ka sjellë edhe dedikime të arta Shën Mërisë Athinase, që është Partenoni.

Vitet në fjalë, Athina fillon e mëkëmbet, por jo vetëm Athina, krejt perandoria, sepse Vasil Bullgaroktoni ishte një perandor i jashtëzakonshëm. Konsiderohet si ndër perandorët më të mirë që kaluan këtej, në mos më i miri.

Gjatë sundimit të tij, perandoria u zgjerua dhe arriti shtrirjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë një perandori: Në veri shtrihej deri në Danub, në lindje deri në Mesopotami e në jug deri në Egjiptin verior.

Athina fillon e zhvillohet, sepse sigurohen kufijtë e perandorisë romake dhe për shumë vite gjatë shek. XI, asnjë rrezik nuk u kanoset këtyre kufijve. Ngaqë njerëzit e Athinës ndihen më të sigurtë, fillojnë të dalin nga muret për herë të parë dhe s’është aspak e rastësishme, që kishat e vogla bizantine të shek. XI, që kemi në Athinë dhe në Atikë, përkojnë me vitet e udhëheqjes nga Vasili i II.

Por, nga mesi i shek. XII fillojnë sërish mësymjet dhe njerëzit rimbyllen brenda mureve. Nuk do dalin prej andej, deri në vendosjen e pushtimit osman. Athina do të kalojë kohë të vështira, do jetë për dy shekuj e gjysmë nën pushtuesin frëng dhe në vijim do të vijnë turqit, më 4 qershor 1456. Nga gjithë dinastët e Athinës, otomanët ishin më të butët. Dy shekujt e parë të pushtimit otoman, janë shumë të mirë për Athinën, athinasit gëzojnë privilegje të veçanta që ua kishte dhënë Sulltan Mehmeti dhe dinastët e tjerë turq. Mirëqenia ishte e kënaqshme.

Frëngët ishin pushtues të vështirë. Kur u vendosën në Athinë?

Administrata e tyre ishte sipër, në Akropol, por ishin shtrirë edhe poshtë. Nuk qenë gjithmonë të njëjtët frëngë, ndryshonin gjatë periudhave të ndryshme, nga kryqtarët e parë, Delaraux dhe Jean de Debrien gjer të mëvonshmit. Por, të gjithë ishin plaçkitës dhe na trajtonin me inferioritet, si bastardë të grekëve. Konsideronin, që nuk ishim grekë. Por gjatë kësaj kohe ka pasur dhe një periudhë të mirë për ne, sepse në 15 mars 1311, në betejën e Kopidnadon, mercenarët frëngë u mposhtën nga katalanët, mercenarët almogavarë, dhe u bënë zotëruesit e pjesës më të madhe të Greqisë kontinentale, me seli Akropolin e Athinës.

Këta mercenarë, që kishin edhe një kryeqytet të dytë “Neai Patrai”, Ipatinë e sotme, ishin gjithashtu plaçkitës, por fatmirësisht për ne, kishin mbretër të kulturuar, me qendër Aragonën. Të gjithë këta mbretër kishin shkollim human dhe ia njihnin vlerën Akropolit, Partenonit e monumenteve. Mes tyre, qe dhe Pedro i III Theromonios, siç njihet në Histori, sepse donte shumë festat. Ai shpalli një urdhër më 11 shtator 1380, ku thuhej që duhet të mbrohen monumentet e Akropolit të Athinës, sepse Akropoli ishte stolia më e bukur në botë.

Rrjedhimisht plaçkitësit nuk guxuan të bënin diçka kundër monumenteve, por vazhduan të qëndronin në Greqi. Disa u martuan dhe u vendosën kryesisht në zonën e Viotisë.

Më pas erdhën florentinasit, që ishin tregtarë, më të kulturuar, Atzaiolët, zotëruesit e Athinës nga 1387 deri në mbërritjen e turqve më 1456. Ata nuk bënë shkatërrime, por na përçmonin e na quanin bastardë. 240 vitet e pushtimit frëng, nuk ishin periudhë fort e mirë.

Duhet thënë, që edhe periudha bizantine, pra pushtimi romak, nuk ishte periudhë e lehtë dhe e mirë. Bizanti është një term i mëvonshëm i Rënies së Konstandinopojës, që na intereson ta përdorim – grekomanët nuk e pranojnë këtë – me një regjim të ashpër taksash për të gjithë grekët, e sidomos për athinasit.

Ekzistojnë dëshmi të historianëve të njohur, të Mihal Pselosë nga Konstandinopoja, i cili u dërgon shpesh letra çdo perandori romak dhe u lutet, që të jenë të butë dhe më dashamirës ndaj athinasve dhe të ulin taksat e larta, sepse athinasit ishin një popull i ndriçuar dhe karizmatik, që i dhuruan shumë gjëra qytetërimit botëror.

Kërkonte një regjim të veçantë për qytetin e Athinës, por, sigurisht, që s’e përfilli askush prej tyre. Regjimi i taksave ishte kaq i ashpër, saqë njerëzit kishin arritur në limitet e tyre. Mes taksave të ashpra, që administrata romake u kishte imponuar athinasve, ishte dhe taksa, që quhej “proskinitikion” (taksa e adhurimit fetar).

Çfarë ishte kjo? Kohë pas kohe, pretori, pra prefekti në termat e sotëm, që e kishte selinë kryesisht në Tebë, fundjavave shkonte të argëtohej në Athinë. Mblidhte gjithë kustodinë e tij, blinte një kandil të argjendtë ose temjanicë të argjendtë, gjoja t’i falej Shën Mërisë së Athinës, në Partenon. Sapo mbërrinte, i kushtonte Shën Mërisë dedikimin e argjendtë dhe rrinte më pas një javë, duke pirë e dëfryer me oborrtarët e vet.

Kur kthehej në bazë, dërgonte një urdhër në qytetin e Athinës dhe u kërkonte taksë të veçantë, përpos taksave të tjera, të ashtuquajturën “proskinitikion”, që t’i paguanin gjithë shpenzimet e udhëtimit, madje edhe dedikimin e argjendtë, që i solli Shën Mërisë në Partenon. Dhe ngaqë njerëzit nuk kishin para, nuk kishin ç’ të jepnin. Shisnin ç’ të kishin, që të paguanin taksat e vitit, por shumica e tyre s’kishin ç’të shisnin, që të paguanin “proskinitikion”. Dhe atëherë, çfarë bënte ky pretori mizor? Dërgonte njerëzit e vet dhe u merrnin banorëve, që s’mundeshin të paguanin, gjithë kafshët e fermës e të kopshtit, madje edhe qentë, pulat, gjelat, kecat, ç’të kishin. I transportonin në një vend tjetër, i rrethonin dhe i detyronin njerëzit të gjenin lekë, që të merrnin kafshët e tyre pas, pra t’i blinin, se tani ishin në pronësinë e pretorit. Bëhet fjalë për situata të turpshme.

Nga romakët te frëngët, nuk kishte ndryshim të madh, të gjithë u pinin gjakun athinasve, madje frëngët edhe i përçmonin. Nga ana statistikore, dinastët më të këqinj për popullin grek, kanë qenë venecianët, të krishterët venecianë.

Në librin “Greqia 1453-1821, shekujt e panjohur”, David Brewer, përmend që nga gjithë dinastët, otomanët ishin më të butët.

Është e vërtetë. Kur vijnë turqit, athinasit ndihen të lehtësuar, sepse Mehmeti II, që erdhi në fund të gushtit 1458, kishte shkollim grek, fliste shkëlqyer greqisht (e ëma ishte gjysmë grekoponte nga e ëma e vet, nga familja e Katakuzinëve) dhe u dha privilegje athinasve.

Athina u pushtua nga turqit në 4 qershor 1456, por prezenca e tyre në fillim ishte shumë diskrete. E vërteta është, që jeta e përditshme e athinasve nuk ndryshoi, por nëse do të kishim komoditetin të zgjidhnim mes dinastëve, do të thoja, që më mirë kaluam me almogavarët, katalanasit domethënë dhe me turqit, se sa me guvernatorët romakë e taksat e tyre “proskinitikion” dhe frëngët.

Mund të flasim për pushtues të mirë e të këqinj?

Gjithë pushtuesit janë njësoj, nuk ka të mirë e të këqinj, por Mehmeti ishte një njeri shumë i zgjuar, si gjithë sulltanët, shumë i kulturuar. Erdhi në Athinë dhe ishte në ekstazë që shkelte tokën e qytetit të lavdishëm të antikitetit. Gjithashtu, çmonte shumë monumentet. Kësisoj, u dha privilegje të veçanta athinasve, si dhe lehtësime në taksa. Partenoni gjatë kohës së vet u bë sërish kishë ortodokse, pasi për dy shekuj e gjysmë, gjatë pushtimit frëng, ishte katedrale e dogmës e perëndimore.

Kjo i bëri athinasit, që të ndihen mirë, por qenë të rezervuar me turqit (vetëm 11 familje turqish jetonin atëherë në Athinë), ngaqë përgjatë shekujve kishin vuajtur shumë nga pushtuesit e ndryshëm.

Sigurisht, që në vazhdim Partenoni do të shndërrohet në xhami, nuk e dimë se kur saktësisht, nga fundi i shek. të XV, kur vdes Mehmeti – vdiq në fillim të viteve 1480 – dhe nuk ekzistonte më lidhja sentimentale, që kish pasur ai me qytetin e Athinës, marrëdhënia e tij e veçantë.

Në të njëjtën kohë, zhvillohet dhe lufta veneto-turke, ku athinasit luftuan në krah të venecianëve, sepse ishim naivë. Sa herë, që bëhej një luftë, merrnim anën e venecianëve, se i shihnim si çlirimtarë, më pas ata na plaçkisnin dhe na sulmonin edhe turqit.

Si ishte Athina gjatë sundimit të Mehmetit?

Athina lulëzon gjatë sundimit të Mehmetit. Grekët, që s’ia kanë haberin historisë, jemi mësuar të themi “400 vite skllavëri”. Nuk janë 400, janë mbi 2000 vite, lënë jashtë pushtimin romak. Si mund të lësh jashtë periudhën bizantine? Pushtues ishin bizantinët, rrënuan popullin, e shtypnin me taksa të tmerrshme, por këtu ka gisht edhe Kisha….

Athinasit dhe grekët, ishim zyrtarisht të pushtuar nga viti 146 para Krishtit, kur romakët pushtuan territorin grek, dhe nuk u çliruam në 1830-n. Ndërronim vetëm pushtues. Në fillim kishim romakët (që u bënë të krishterë në vazhdim), që u pinin gjakun grekëve, në vijim patëm dy shekuj e gjysmë pushtim frëng dhe katër shekuj pushtim turk.

Dy shekujt e parë të sundimit otoman, qenë shumë të mirë për Athinën, domethënë athinasit gëzojnë privilegje të veçanta, që u kishte dhënë Mehmeti dhe dinastët e tjerë turq. Gjatë periudhës së parë, nuk kishte rreziqe të veçanta, shumë rrallë shfaqen në Athinë piratë dhe mësymës, pra njerëzit kanë qetësi, kanë kishat e tyre dhe ndërtojnë vazhdimisht të reja.

Turqit ishin veçanërisht tolerantë me athinasit. Në Athinë ekzistonte një pakicë turqish dhe pavarësisht se sharia, ligji i turqve, ndalonte zyrtarisht ndërtimin në themel të kishave, u lejonte, me një leje të posaçme, të riparojnë kisha të vogla – askush nuk i shqetëson athinasit, që vazhdojnë të ndërtojnë kisha të reja.

Shumica e kishave të vogla, që kanë mbijetuar deri më sot, i përkasin kësaj periudhe të pushtimit otoman. Turqit janë tolerantë dhe diplmatë, nuk duan të krijojnë probleme, kështu që asnjë nuk spiunon te sulltani kishat e reja, që ndërtohen. Është kaq i madh numri i kishave, që vazhdon të ndërtohet, madje edhe brenda qendrës historike, edhe në zonën më të gjerë të Atikës.

Në këtë klimë tolerance, njerëzit dalin jashtë mureve romake për herë të parë pas shekujsh të tërë – tashmë, përfundimisht – rigjallërohet zona e Psirisë, qendra historike mbushet me njerëz dhe për herë të parë pas viteve të Adrianit, kemi një imazh begatie të qytetit.

Në shek. XVI dhe fillim i shek. XVII, që janë periudha lulëzimi, Athina arrin në 17.000 banorë, rrjedhimisht konsiderohet qyteti i katërt i Perandorisë Otomane për nga numri i banorëve pas Konstandinopojës, Adrianopolit e Selanikut. Numri i turqve në Athinë është i vogël, por ka gardë turke mbi Akropol. Rreth 2000 persona, që jetojnë bashkë me familjet e tyre dhe disa që jetojnë më poshtë, afër çarshisë, pra në anën e sipërme të rrugës Areos, në mëhallën e Rizokastros dhe më pak, në pjesën lindore të Plakës.

Në shek. XVII kemi shumë të dhëna për mirëqënien e Athinës, sepse shumë udhëtarë të huaj, vijnë ta vizitojnë e shkruajnë për të. Kështu, mësojmë që ekzistonin struktura shkollore për athinasit e vegjël, nën kujdesin e murgjëve, ku jepnin mësim njerëz që rridhnin nga familje të pasura, të shkolluar jashtë. Ngaqë kishin probleme ekonomike, krijonin shkolla, që të jepnin mësim. E konsideronin si detyrim.

Në atë periudhë, shkatërrohet Partenoni…

Po, në 1687, në 22 shtator, vjen në Athinë Francesko Morosini me ushtri të madhe mercenarësh, që për arsye madhështie, donte të pushtonte qoftë edhe për pak muaj kështjellën e njohur të Athinës, që të thotë se u bë “Zot edhe i Athinës”, për shkak të së shkuarës së lavdishme të Athinës.

Për pesë ditë bombardonte Partenonin, ngaqë kishte informacione, që turqit kishin fshehur barutin atje. Fatkeqësisht, informacioni ishte i vërtetë dhe ditën e pestë të rrethimit, muzgun e 26 shtatorit, një predhë nga katër topat, bie mbi strehën e Partenonit dhe hedh në erë monumentin. Kështu, në 20 mars arrin të pushtojë qytetin e Athinës dhe ikën.

Një pushtim pesëmujor, që shkaktoi shumë probleme, përveç shkatërrimit të Partenonit. Gjatë përpjekjes për të dërguar suvenire nga Athina në senatin e Venecias, katër ditë para se të largohej, në 15 mars të 1688-s, hipi në Akropol dhe urdhëroi që të ulin dy shtatoret e protagonistëve të strehës perëndimore të Partenonit, veprat më të mira të periudhës më të arrirë të Fidias, Athinanë dhe Poseidonin.

Teksa, përpiqeshin t’i zbrisnin, i hodhën poshtë dhe u thërrmuan. Kësisoj, u shkatërruan veprat më të mira fidiane, shtatoret më të mira, që u krijuan ndonjëherë nga dora e njeriut. Mori disa copa e iku, se s’mund ta mbante kështjellën. E rimorrën sërish turqit, këtë herë të egërsuar e hakmarrës. Shumë familje athinase ikën përgjithmonë nga qyteti, sepse u frikësuan nga hakmarrja e turqve.

E njëjta gjë, ndodhte përherë: ngaqë grekët shihnin të huajt si çlirimtarë, i ndihmonin (sidomos venecianët) dhe pas humbjes, riktheheshin turqit e u pinin gjakun.

Për shkak të diplomacisë së arrirë dhe tolerancës së sulltanit, athinasit gëzonin privilegje të veçanta. çdo herë, që ndodhte diçka e pakëndshme në Athinë, athinasit krijonin një grup, si grekët e lashtë, dhe e dërgonin në Portën e Lartë, që të protestonte. Dhe duhet të themi, që çdo sulltan, gjithmonë u jepte të drejtë athinasve, pa hetuar mirë në kishin faj apo jo (e vërteta është, se gjithmonë turqit ishin fajtorë) dhe u priste kokat turqve, që krijonin probleme ose i dëbonte.

Ishte gjithmonë i predispozuar, që të ishte pozitiv me athinasit. Por, mos të harrojmë, që qemë nën pushtetin e turqve, nuk ka qenë një periudhë e mbarë, ajo e sundimit osman. Brenda një shekulli, janë regjistruar gjashtë rrëmbime masive fëmijësh (devshirme), ndoshta më shumë, nga koha e Sulejmanit të Madhërishëm, pothuajse në mes të shek. XVI gjer në shek. XVII. Sa herë, që turqve u duhej ushtri për luftra ekspansive, bënin rrëmbime masive fëmijësh.

Në librin e Brewer, përmendet që nuk i rekrutonin të gjithë fëmijët me dhunë, disa herë, vetë baballarët ofronin fëmijën e vet për rekrutim dhe herë të tjera, sugjerohej që një fëmijë i dytë të shkonte me të parin, ndoshta për shoqëri. Sipas Martino Krusios, historianit të Patriarkanës, “shumë grekë dorëzonin fëmijët e tyre, me shpresën që do kishin një rrugëtim të suksesshëm, do të ndihmonin familjen e vërtetë dhe komunitetin e tyre. Devshirmeja ishte një mënyrë, që të shpëtonin nga punët e vështira bujqësore dhe në rastin më të mirë, ndoshta hapej “rruga drejt lavdisë”

Nuk e besoj këtë gjë, por do kërkoj. Periudha e varfërisë nuk ishte gjatë kohës së pushtimit turk, por menjëherë pas çlirimit – shumë periudhë e vështirë. Kemi qenë gjithmonë të pushtuar, por nuk e besoj, që prindërit deshën të jepnin fëmijët e tyre, nuk e kam hasur askund këtë informacion.

Situata, pasi Athina u bë kryeqytet, qe tepër e vështirë për shtresat e mesme e të ulëta. Natyrisht, ekzistonte shoqëria e lartë, që nuk ndikohej nga kriza, sikurse ndodh në çdo periudhë.

Cilat ishin kushtet në Athinë, pas çlirimit nga turqit? Si jetonin njerëzit?

Kushtet qenë tmerrësisht të vështira nga ana ekonomike. Në vitin 1834, kur u bë Athina kryeqytet, në 1 dhjetor, aparati shtetëror i Greqisë fillon të funksionojë në kushte falimentimi, ngaqë kishim një borxh të madh ndaj Anglisë dhe 60.000 franga tre Fuqive të Mëdha (secila dha nga 20.000) dhe duhej t’i shlyenim. Shumë pak ishte shlyer nga borxhi, i kishin shpërdoruar shumat zëvendësmbretërit. Ishte bërë një përzgjedhje shumë e keqe zëvendësmbretërish, që kishin ardhur në Greqi bashkë me Otton. Madje edhe vetë bavarezët e gjermanët i gjykonin negativisht, pasi shihnin se ç’vuanin grekët. Gjendja e rënduar ekonomike ishte një nga arsyet kryesore, që shpunë në largimin e Ottos në 1862.

Nuk jam filomonarkiste, por Otto ishte një helenist shumë i madh dhe adhurues i Greqisë dhe i grekëve. Edhe ai, edhe i ati Ludoviku, dashuruan Greqinë me zjarr dhe i kontribuan shumë.

Ishin njëmend filohelenë, se e kemi zakon të quajmë filohelenë disa anglezë e francezë, që deshën grekët e lashtë dhe flisnin për ta me adhurim. Në të kundërt, flisnin me shumë përçmim për grekët e rinj, pasi na konisderonin të bastarduar, që s’ishim të denjë, analfabetë, idiotë, të paaftë, mashtruesa e njëmijë të zeza.

Këta të dy, i deshën grekët e rinj me gjithë kusuret e tyre. Dhe derisa vdiqën, jetonin me vizionin e Greqisë së Madhe, të Idesë së Madhe, ishin mbështetës të flaktë të idesë, që Athina duhej të ishte kryeqytet i përkohshëm dhe që me siguri, qendra do të transferohej në Konstandinopojë. Por, kjo ide u shua përfundimisht në 1922.

Deri në fund të jetës, deshën të ofronin gjëra për Greqinë fshehtazi. Otto kishte vënë kusht, që sa ishte gjallë, të mos zbulohej që dërgonte ndihmë monetare nga Franca në Greqi, duke bërë një jetë të varfër, ekstremisht modeste e duke dërguar paratë e veta për revolucionet e Kretës. I ati, Ludoviku, i tha njëherë Delijanit “t’i përcillni popullit tuaj, që do të jem gjithmonë në krah të tij, sa herë të më keni nevojë.

Kishin shumë dashuri dhe respekt për grekët e rinj dhe ndoshta ishin të vetmit, që nuk na konsideronin të bastarduar. Grekët jetonin në kushte shumë të këqija dhe mendonin, që po të dëbonin mbretin, do të vinin ditë më të mira, por pasuan më të këqijat. Sepse monarkia, që vijoi ishte shumë më e keqe, ndërsa Otto ishte vetëmohues, romantik dhe s’bënte asgjë në kurriz të Greqisë.

Kurse George I, ishte një filobritanik i strukturuar, e kishin sjellë me kushte dhe u shërbente interesave të tij e të Britanisë së Madhe. Më pas, gjërat u përkeqësuan akoma më shumë, mendonin që do të shpëtonin nga monarkia dhe ranë nën qeverisjen e një demagogu si Dhimitrios Vulgaris, që gjakderdhi Athinën – u vranë gati 200 njerëz në episodet e qershorit në vitin 1863. Shiste mend dhe bënte si çlirimtar.

Kur Athina u bë kryeqytet, gjendja ishte shumë e keqe për shtresat e mesme dhe të ulta. Sigurisht, që shtresat e larta, nuk prekeshin nga pasojat e krizës, sikurse edhe në të shkuarën. Otto u kishte imponuar njerëzve të tij të pallatit, shpenzime të pakta, nuk lejonte shpërdorimin më të vogël.

Konkretisht, kur motra e Camadhusë, në festimet e 25 marsit, u shfaq me një shami arqëndisur në kokë për falënderimet ndaj Shën Irinit, e ktheu pas dhe i tha: “nuk mund të provokosh ndjenjën publike, të jesh e veshur me gjëra të çmuara, kur të tjerët s’kanë bukë të hanë”.

Burimi: lifo.gr

Përktheu: Eleana Zhako – Respublica.al

Shqiptari kishte dalë të filmonte shiun, GODlTET nga rrυfeja

Kurioziteti i tepërt thuhet se shpesh herë mund të jetë edhe fatal.


Një gjë e tillë ka ndodhur me një qytetar nga Prishtina,

i cili ka dalë të filmojë motin e keq me breshër e shira të rrëmbyeshëm, që ka përfshirë kryeqytetin kosovar.

Por gjatë filmimit, ndodh e papritura!

I riu pak sekonda pasi kishte nisur të filmonte, goditet nga një rrufe.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit në fjalë, ndërkohë që video në fjalë është bërë mjaft virale në rrjet.

I thanë ke dhe dy νite jetë/ Gruaja hαbit mjekët: Shërohet vetë nga sëmυndja e ligë

Një 40-vjeçare britanike ka habitur mjekët që po trajtonin kur shpëtoi veten nga ka nceri.

Edhe pse nuk kishte pirë kurrë duhan në jetën e saj, Kate Malvenan u diagnostikua më 3 tetor të vitit 2018 me ka ncer më mushkëri.

Më vonë, gjatë trajtimit, 40-vjeçares i dhanë mjekët një tjetër lajm aspak të mirë.

Tum ori i saj ishte përhapur nëpër organe të tjera të trupit, dhe sipas mjekëve, asaj i kishin mbetur vetëm 24 muaj jetë.

E vendosur për të mos u dorëzuar, Kate mblodhi të gjitha kursimet e saj dhe u nis për në Meksiko për një mjekim alternativ.

Ajo u mjekua në një qendër të quajtur ‘Hope4Ca ncer’ dhe pagoi rreth £35,000 për një program tre javor.

Kur u kthye për vizita, ka nceri i saj ishte zvogëluar në 75% të masës së tij ndërsa nuk kishte më gjurmë të tum orit në nyjet limfatike.

Kur k υnata fiIIon ti DRlDHË , dά smorët e hαrrojnë edhe n υsen…(VIDEO)

Kur kunata fillon ti dri d hë , dasmorët e harrojnë edhe nusen…

Kryesisht në ndonjë dasmë, fokusi është te çifti që martohet, por në këtë rast ishte te kunata.

Ky rast ka ndodhur në Rumani, me ç’rast krushqit nuk kishin të ndalur me hedhje të parave në drejtim të saj, gjë që mund të shihni pamjet

.Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

SHIKO VIDEON KËTU

Për 5mije euro mυnd ta keni tυαjën për 1 n.atë Kejvinën, daIin bisedat kur i kërkon para një

“5 mijë euro për një natë”, biseda private në emër të Kejvina Kthella.

Ka dy ditë që në rrjete sociale po qarkullon një bisedë private ku ka përfshirë modelen Kejvina Kthellen shkruan, Gazeta Plugu.

Në fotografinë e publikuar pretendohet një bisedë in.time e Kejvines me një person tjetër.

Sipas kësaj bisede personi në fjalë pretendon se Kejvina i ka marrë atij 5 mijë euro.

P.S: Të dashura Dhipse mos na thoni se jeni modele dhe punoni në djesë.

Sepse në CV tuaj nuk ka një kontratë apo një kompani modelingu për kë po punoni.

Ashtu siç dolën zbuluar në Kosovë vajzat të cilat ishin ekskorda luksi ashtu do zbuloheni edhe ju.

Vetëm kini pak durim jemi shumë afer, gjithçka do të publikohet me fakte dhe foto.